• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NATO IA BEN TE MUNDUR UKRAINES TE ANTARESOHET NE ALEANCE

March 10, 2018 by dgreca

RFE- Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/

1-Kadeli-160x300-1Organizata e Atlantikut Verior i ka dhane te drejte Ukraines, qe po te dishroje,mund te bahet antare e kesaj Aleance Perendimore qe perbahet nga 29 shtete Perendimore.Gjeorgjija,Maqedonia,dhe Bosnia-Hercegovina kane poithuejse te njejten te drejte.

“Ne nji deklarate qe u ba nga Aleanca e Natos,thuhet se dera e saj asht e hapet per cdo vend te Europes, qe asht i afte te ndermarri zotimet dhe detyrimet per t’u ba antare e Natos,dhe te ndihmoje ne sigurine e zones Euro-Atlantike.”
Ne deklarate lidhun me kete ceshtje thuhet se,kater vende ortake te Natos kane shfaq deshiren per t’u ba antare te kesaj Aleance.Keto vende jane Bosnja e Hercegovina,Gjeorgjija,Maqedonija dhe Ukraina.
Vendet qe zyrtarisht kane shfaq deshiren per t’u ba antare te Natos, ne fillim ato ftohen te bajne bisedime te hollsishme me zyrtare te Natos rreth deshires se tyne per antarsim si edhe per reformat qe ato duhet
te bajne.
Hapi tjeter drejte mundesise per t’u ba antare asht pjesmarrja ne Planin e Veprimtarise se Natos, ne te cilin vehen ne dukje detyrimet dhe zotimet qe kane te bajne me mudesin per t’u ba antare.
Deri tashti,vetem Bosnja -Hercegovina e Maqedonija kane vu ne dukje deshiren per antaresim e,qe marrin pjese ne Planin e Veprimeve per antarsim.
Me 8-te Qershor,2017,Parlamenti i Ukraines miratoi nji ligj, ne baze te cilit, perparsija e politikes se jashtme te atij vendi.do te jete antersimi ne Nato.Ne Korrik te 2017-tes, Presidenti i Ukraines Petro Peroshenko njoftoi se do te kerkoje fillimin e bisedimeve me Naton, per te marre pjese ne Planin e Veprimtarive te Antarsimit.
Tash per tash Ukraine gjindet  ne nji gjendje lufte me kryengritsit ruse,ne zonen e saj lindore,ku deri tashti, gjate luftimeve qe filluen ne Prill te 2014-tes, jane vra ma shume se 10300 njerez, dhe zhvendos me qinda mija te tjere.Luftimet filluen kur Rusia nxiti trazime ne zonen lindore te Ukraines,mbas debimit te presidentit pro-rus te Ukraines Viktor Janukoviq.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjon kadeli, NATO, RFL, Ukraina

Ukraina dhe Çekia drejt dekomunizimit! – Po Shqipëria !

April 13, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
Ukraina, po përgatitet për të bërë të ditur dokumentat të shërbimit të sigurimit të kohës komuniste, nga KGB -ja, Sovjetike, duke vënë në dispozicion të gjitha arkivat në internet. Kurse, Shqipëria, e cila ka pasur numërin më të madh të njerëzve që kan vuajtur pasojat e Sigurimit të Shtetit, pothuajse nuk ka bërë asgjë me këtë çështje.
1625404.jpg

arhyv.jpg
KIEV : Ndërsa, Çekia, thotë se është gati të publikojë një bazë të dhënash në internet të 300 mijë dokumenteve të skanuar të shërbimit të sigurimit të kohës komuniste, Ukraina, është duke kaluar një ligj që lejon hapjen e dosjeve të kohës së komunizmit, me një rishikim të arkivave të saj prej KGB-së, për të krijuar, si Republika Çeke, një arkiv të vetëme të hapur me qasje në internet – e quajtur :”The National Memory Archive”.
Për gati një vit, që nga koha kur “ligjet e dekomunizimit” kanë hyrë në fuqi, të gjitha dokumentet represive të agjencive Sovjetike, të shërbimeve të veçanta të sigurimit në arkivat e Ukrainës, kanë për të qenë në dispozicion për të gjithë, qytetarët falas, thuhet në një dekleratë të Ihor Kulyk, Drejtor Menaxhues për Zhvillim të Politikës Kombëtare – nga Instituti i Kujtesës Kombëtare, në Ukrainë.
Me këtë proces duket se edhe Ukraina, paksa ngadalë po shkon drejt dekomunizimit të vendit. Por, Shqipëria, e cila ka pasur numërin më të madh të njerëzve që kan vuajtur pasojat e Sigurimit të Shtetit, pothuajse, nuk ka bërë asgjë me këtë çështje. Madje, sot në këtë qeveri – Qeveria Rama ose në dplomaci dhe anëtar të qeverisë janë më shumë se 50% e tyre, kontigjente ose bijë e bija të ish zyrtarve të lart të Partisë së Punës, dhe të ish Sigurimit të Shtetit.
Ihor Kulyk, vë në dukje, se të gjitha arkivat nga 1918 deri në1991, të Sigurimit të Shtetit të Ukrainës (pasues të KGB) , janë të hapura tani për publikun.
Përveç kësaj, sot në Ukrainë, është vënë në përdorim edhe materiali nga arkivi elektronik i lëvizjes nacionalçlirimtare, i cili është aktivë në adresën elektronike avr.org.ua. Ky material arshivor, ka mbi 20 mijë kopje elektronike të dokumenteve në lidhje me lëvizjen çlirimtare të shekullit të 20, në Ukrainë, si dhe materiale të KGB-së. Ky arkiv elektronik, është një projekt i përbashkët me Qendrën për Kërkime mbi Lëvizjen Çlirimtare, Universitetit Kombëtar të Lviv, dhe Muzeut Kombëtar të Burgjeve.
Është, raportuar më parë se Republika Çeke, do të ribëjë ribotimin në internet të versionit të procesverbalit të shërbimeve të Sigurimit të Ministrisë të Punëve të Brendshme Çeke dhe të raporteve të inteligjencës dhe kundër-inteligjencës. Publiku me këtë rast thuhet se do të jetë në gjendje për të parë dokumentet e Czech State Sicurity, në lidhje me grushtin e shtetit komunist të shkurtit 1948, si dhe veprimet e agjencive të Sigurimit të Shtetit, rreth vdekjes së ish Presidentit Czechoslovakë Klement Gottwald.
Ukraina, në përputhje me ligjin për qasje në arkivat e agjencive represive të regjimit komunist totalitar të viteve 1917-1991, është aktualisht në proces të transferimit në arkivat e agjencive të policisë së fshehtë sovjetike dhe Shërbimit të Sigurisë, Ministrisë së Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e tjera ushtarake dhe civile të mbrojtjes të përcjelluar në Arkivin e Institutit “Publik Memory Nationality” të Ukrainës.
Pas këtij transferimi, historianët do të përgatisën dhe të bëjnë gati këto arkivat që lirisht të jenë qasshme në internet, edhe të hapura për publikun.
“Sot, policia ukrainase dhe strukturat e mbrojtjes, po ndërmarrin një rishikim të arkivave të tyre, për të përcaktuar se cilat dokumente të organizatave represive sovjetike ekzistojnë prej periudhës 1917-1991 të pa prekuar. Ata duhet të transferojnë në arkivat në Institutin Kombëtar të Kujtesës, të gjitha dokumentat deri me 21 maj të vitit të ardhshëm. Ne jemi në të njëjtën kohë duke siguruar të gjitha kërkesat për degën e re të arkivit kombëtar të Institutit “Publik Memory Nationality” të Ukrainës”, tha Ihor Kulyk.
Qendra për Kërkime mbi Lëvizjen Çlirimtare, në Ukrainë raporton se nuk ka bashkëpunim aktiv midis Arkivit të Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës dhe partnerët e saj çeke – Arkivit të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes dhe Instituti për Studimin e Regjimeve Totalitare. Në veçanti, përgatitjen dhe publikimin e koleksioneve të dokumenteve të “Operacionit Çekë dhe pasojat e tij (me 1937-1941 NKVD dokumenteve të RSS të Ukrainës)” dhe “Oun dhe UPA në dokumentet Czechoslovake të Shërbimeve të Veçanta (1944-1959).”
Ukraina dhe Republika Çeke, janë gjithashtu të gatshme të shkëmbejnë çdo kopje elektronike të dokumenteve, që lidhen me çështjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Pala Çeke thotë se është transferuar një pjesë e mirë e dokumenteve në lidhje me veprimet e agjencive Czechoslovake në shërbimet speciale zbuluse dhe kundërzbuluse – Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas, ndërsa pala ukrainase është duke e transferuar materialin arkivor, lidhur me rastet penale kundër ish-banorëve të Çekosllovakisë, të shtypur dhe keqtrajtuar nga regjimi totalitar sovjetik.
Ligji për qasje në arkivat e agjencive represive të regjimit komunist totalitar prej periudhës 1917-1991, ka për të hapur të gjitha arkivat e shërbimeve sekrete për publikun, në kuadër të programit të Arkivave të hapura të Qendrës për Kërkime në Lëvizjen Çlirimtare, me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar të Rilindjes .
Përkrahësit, e hapjes së dosjeve, thuhet se janë të bindur se ky hap jo vetëm që do të ndihmojë për të thelluar të kuptuarit në lidhje me historinë e vendit, por do të ndihmojë të në kthimin e atyre me dosje, dhe të praktikave totalitare në punën e zbatimit të ligjit dhe agjencive të veçanta të shërbimeve në Ukrainë.
Pas rënies së regjimit komunist, Polonia, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovakia, dhe shtetet Baltike dhe disa vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, me perjashtim të Shqipërisë, kanë bërë, që dokumentet sekrete të burgjeve dhe kampeve të interrnimit, të krijuara prej policisë sekrete, të jenë të qasshme, për publikun dhe dokumentat u kanë kaluar autoriteteve civile si Instituti Kombëtari Kujtesës, i cili do përdoret vetëm për dekomunizimin e Ukrainës dhe Çekisë.
Kurse, analistët në Shqipëri, thonë se asnjë çështje, me përjashtim të asaj të pronave nuk ka ndezur aq shumë debate në Shqipëri pas vitit 1990 sa çështja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Duket se ky debat do të vazhdojë edhe për një kohë shumë të gjatë. Mbasi thonë ata në parim, të gjitha palët e politikës në Shqipëri, nuk janë kundër hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe, pyesin se :”Kush do të guxonte të shprehej kundër?” Kjo do të ishte, thotë njeri prej analistëve shqiptarë, njëlloj sikur të vetë shpallej spiun i Sigurimit të Shtetit. Pra palët kanë mendime të ndryshme vetëm në lidhje me modalitetet e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Pra, njëra palë e akuzon tjetrën se modalitetet ligjore sipas të cilave ajo kërkon që t’ i hapë dosjet, lënë shteg për spekulime dhe akoma më keq, për të mbrojtur njerëz të caktuar nga demaskimi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Beqir Sina, Cekia, Dekriminalizimi, po shqiperia, Ukraina

TE NDARA QE KUR LINDEN: UKRAINA E RUSIA, NDJEKIN DY RRUGE TE NDRYSHME

March 9, 2015 by dgreca

Si dhe pse keto dy vende, mberrijten ne piken ku ndodhen tashti?
By Brian Whitmore/
Perktheu GJON KADELI/
Natyrisht, shkaku per krizen e tashme, asht vendosmenia e Rusise, per
te mos lejue Ukrainen te integrohet ne Perendim. Por arsyeja baze asht
se mbas 1991-shit, ato moren drejtime te ndryshme. Keto dy rruge te
ndryshme e kane piknisjen, gjate dy diteve fate-zeza, ne fazen e
hereshme formuese, mbas shpartallimit te Bashkimit Sovjetik.
FAJI FILLESTAR I RUSISE
Dita e pare asht 4 tetori 1993, kur presidenti i Rusise Boris Jeltsin,
e zgjidhi problemin e tij te gjate me Parlamentin, tuej dergue tanket,
te cilet gjuejten ndertesen e atij insitucioni dhe e nenshtruen ate.
Ne ate moment, u duk, si nji fitore per Jeltsinin dhe ndjeksit e tij
reformiste kunder ligjvenesve, te mbrapambetun dhe reaksionare, por ne
te vertete ishte nji krim fillestar i Rusise.
Gjuejtja ma arme e Parlamentit Rus krijoj nji precedence (shembull) qe
grindjet politke mund te zgjidhen me force. Si rrjedhim Presidenca e
Rusise u shendrrue, ne nji ent shume te fuqishem, qe nuk i jepte
llogari askuj; gja qe Putini do t’a perdorte ne menyre te plote. Keto
lloje veprimesh provojne se, ne te vertete, zbatimi i ligjit ne Rusi,
asht, me thane te pakten, vetem nji iluzion.
Ish shefi i personelit te Jeltsinit, Sergei Filatof tha se tash 20
vjete kemi vazhdue me perdorun te njejtat menyra. “Ne mbijetuem ate
rast dhe duhet te kishim mesue, dicka prej tij, por fatkeqesisht, nuk
mesuem asgja. Te gjithe ne kishim mentalitetin Perandorak Rus,ku
fuqija, i zgjidhe ma mire problemet, se sa bisedimet dhe kompromiset.
Ne qofte se ne, duem te bahemi ndonjihere, shoqni demokratike, ne
duhet t’i ndryshojme, menyrat tona qeverisese, dhe metodat e
marredhanjeve, ndermjet autoriteteve drejtuese”.
ALTERNATIVA PER UKRAINEN
Me 10 korrik 1994 u mbajten zgjedhjet e pregjitheshme ne Ukraine,
mbasi ai vend fitoi pavaresin nga Bashkii Sovjetik. Njerzit votuen
kunder presidentit ne fuqi Leonid Kravcuk. Kravcuk dha dorehqjen, pa
krijue ndonji problem dhe e lejoj Kucmen te fillonte detyren. Kravcuk
kishte nji grindje te madhe me antaret e Parlamentit, por ndryshe nga
menyra ruse, kriza ne Parlamentin e Ukraines u zgjidhe ne menyre
paqsore, me nji marreveshje, per te ba zgjedhje te parakoheshme,
presidenciale dhe parlamentare.
Ja vlen te vehet ne dukje se gjta te gjitha zgjedjeve qe jane zhvillue
ne Ukranin dhe ne Rusi, qe nga koha qe Ukraina fitoi pavaresine,
zgjedjet ne ate vend kane qene demokratike, edhe pse jo te persosuna,
kurse ne Rusi nuk kane qene aspak demokratike.
ANALIZA (SHOSHITJA) E DY GJANAVE TE PERKUNDERTA
Jo vetem qe, vazhdimisht zgjedhjet ne Ukraine kane qene, ma
konkurruese se ne Rusi, por edhe elita politike dhe ajo ekonomike, ka
qene gjithnji ma pluralistike, qe nga koha e shpartallimit te
Bashkimit Sovjetik. Ukraina, ne menyra te vazhdueshme asht ba ma
demokratike, kurse Rusia ma pak demokratike.
Sean Guillori, i Qendres se Studimeve Ruse e Europiane ne Pitburg te
Shteteve te Bashkueme tha se “Qendrimi i eger i elites ruse ne
krahasim me ate shume ma te bute te elites Ukrainase” ishte nji faktor
themelor qe percaktoi rruget e ndryshme te te dy vendeve,qe nga koha
qe Ukraina fitoi pavaresine.
NDRYSHIME TE PARIKESHILLUESHME
Qe nga vjeti 1991, kur Ukraina fitoi pavaresine, ajo mberrijti nji
zhvillim shume ma te madhe demokratik se sa Rusia. Si rrjedhim, ne
fillim te veres se 2013-tes, shoqnia civile e Ukraines, me nji bindje,
gjithnji e ma te madhe, donte dicka edhe m a te mire. Hapi i pare ne
kete drejtim ishte nenshkrimi nga Ukraina, e nji marreveshje
bashkpunimi me Bashkimin Europain. Historiani i Universiteti Yale,
Timothy Snyder, tha gjate nji lekture keto fjale “Ne qofte se ju jeni
nji student, nji pronar i nji tregetije te vogel ne Ukraine,ju e
kuptoni Europen ne kete menyre, Ajo asht pjese e historise tone.
Europa sot, don te thote Bashkimi Europian, dhe Bashkimi Europian don
te thote, se asht vendi ku zbatohet ligji, dhe njeriu mund t’i
parashofi zhvillimet e ndryshme” Snyder shtoi se kryengritja ne
Euromaidan te Ukraines “ishte nji kryengritje e klases se mesme” per
t’i dhane fund sundimit te vendit nga nji sistem Oligarksh ne nji
sistem demokratik gjithepershijes.
Ajo qe e bani kete gja vendimtare, ishte se oligarket kryesore, si per
shembull Rinat Ahmetov dhe Igor Kolomojski, i bane llogorite, se ata
do te kishin kushte ma te mira, per te mbrojtun pasunite e tyne, ne
nji sistem qeveritar te lloit Europian, se sa, ne nji Ukraine, qe ne
te vertete ishte nji koloni e Rusise. Kur nji gja e tille ngjau,
drejtimet politike, qe Ukraina e Rusia moren, qe nga viti 1991, u bane
te parikeshillueshme.
Tuej shkrue kohet e fundit nji artikull ne Revisten “Foreign Affairs”
historiani i Universitetit Prinnceton, Stephan Kotkin, ven ne dukje se
Ukraina “asht nji komb teper i madh dhe i pavarun, per t’u perbi nga
Rusia”.
Ukraina u bashkue me Rusine me 1653, per t’u mrojtun bashkarisht,
kunder pushtueve te mundshem. Ukraina me qinda vjetesh asht trajtue
nga Rusia si nji koloni e saj. Pervec kesaj, nder te tjera, tragjedija
qe krijoj Rregjimi Komunist Sovjetik, tuej perdorun terrorin, e aq ma
keq urine, kunder popullit te Ukraines, gjate te ciles humben jeten,
ma shume se 4 milione Ukrainas, e me qinda mija te tjere u kalben
neper burgjet e kampet e perqendrimit ruse. Si mund t’i harrojne keto
veprime barbare ruse Ukrinasit. Pra shifet se kush asht fajtor , per
kete gjendje te krijueme. Natyrisht, tavarishat rusega

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjon kadeli, ne lindje, Rusia, te ndara, Ukraina

Cfare zbulon Ukraina

February 19, 2015 by dgreca

Nga Zeno Jahaj/
Në një përpjekje të minutës së fundit për të evituar Luftën e Dytë Botërore, Kryeministri i atëhershëm anglez Çamberlein propozoi një konferencë të katër fuqive në Mynih për të diskutuar e pranuar një marrëveshje sipas një plani të “propozuar” nga Musolini për të ardhmen e zonave të diskutueshme, siç ishin, midis të tjerash, edhe Sudetet Çeke të pretenduara nga Hitleri. Kur anglezi u kthye në Londër, i kumtoi opinionit publik britanik se kishte arritur “një paqe me nder,” gjë që u sfidua menjëherë nga pasardhësi i tij Çërçill: “Ju patët shansin të përzgjidhni midis luftës dhe turpërimit. Ju zgjodhët turpërimin, por do të keni luftë.”
Tashmë rolet janë përmbysur: Gjermania, e cila atëherë duhet të menaxhohej, sot duhet të menaxhojë. Gjermania e atëhershme ishte një fuqi në rritje dhe arti i parandalimit të luftërave qëndron pikërisht në menaxhimin e fuqive në rritje. Në të kundërtën, sot duhet të menaxhohet Rusia, por jo se është fuqi në rritje. Përkundrazi, thjeshtë sepse është një fuqi në rënie.
Vite më parë Presidenti i sotëm rus do të konkludonte se shpërbërja e ish BRSS ishte “katastrofa më e madhe gjeostrategjike e shekullit të njëzetë.” Ndërhyrja ushtarake ruse për të bërë zap Gjeorgjinë tregoi se ky nuk ishte një konkluzion akademik, por një platformë veprimi për të sjellë botën në modelin dypolar apo shumëpolar. Në kulmin e zhvillimeve në dhe për Ukrainën ai e shpalli akoma më hapur: “Ka një përpjekje për të përmbysur rendin egzistues botëror…” dhe se ky rend botëror “kurrë nuk do t’i përshtatet Rusisë.”
Natyrisht Rusia është një fuqi dhe kjo lidhet me sipërfaqen e paanë, popullsinë relativisht të madhe, armët bërthamore dhe gazin. Ndaj sipërfaqes dhe popullsisë ruse dështoi Bonaparti, dështoi edhe Hitleri – dy fuqi të mëdha të atyre kohëve. Veçse do thënë: në luftëra konvencionale, ashtu siç do thënë se në botën e sotme nuk është më në fuqi rregulli i sipërfaqes apo i popullsisë si rregull fuqie. Prandaj zor se do të kemi këtu e tutje një luftë botërore apo edhe rajonale ku mizëritë njerëzore të ushtrive të zvarriten e kacafyten për të pushtuar hapësira tokësore e detare.
Fuqia ruse është arma bërthamore. Por fuqi do të thotë që të jesh në gjëndje të neutralizosh fuqinë e një tjetri – një mision që fuqia bërthamore nuk e njeh, sepse i shuan të gjithë. Pastaj, si çdo armë, edhe arma bërthamore e ka një kundërarmë. Ndërkohë, armën bërthamore e zotërojnë të paktën dhjetë shtete. Dhe më në fund, armën bërthamore mund ta përftojnë apo ta prodhojnë edhe persona e grupe terroriste. Por kjo nuk do të thotë se për këtë arsye, të gjithë këta këta duhet të përbëjnë klubin e të pyeturve për rendin e ri botëror.
Fuqia ruse është gazi rus. Por edhe kjo fuqi është me një efekt të dyanshëm: aq sa Rusia e mban atë si mjet presioni duke mos e shitur, po aq presion e nevojë ka edhe vetë për ta shitur. Siç dihet, sektori rus i energjisë përllogaritet të mbulojë afro dy të tretat e eksporteve dhe përbën rreth 30 përqind të GDP-së apo pothuajse gjysmën e të ardhurave të buxhetit federal.
Politika ruse e ka mbështetur kërcënimin pikërisht mbi faktorët e mësipërm të fuqisë. Po a janë të mjaftueshëm? Dihet se ka një marrëdhënie midis fuqisë dhe kërcënimit. Kërcënimi “pi ujë” vetëm kur mbështetet nga një fuqi proporcionale. Për më tepër që në kontekstin e rendit botëror të aspiruar nga Putini, kërcënimi duhet të jetë në koncert të paktën me një fuqi tjetër të botës. Kina do mund të ishte një fuqi e tillë, prandaj Rusia u kujdes aq shumë për të lidhur me Kinën një marrëveshje 30 vjeçare miliarda dollarëshe për furnizimin me gaz. Gjithsesi, zor se Pekini do të bëhej pjesë e një koncerti me Moskën. Nuk mund të harrohen mosbesimi dhe armiqësia historike midis Kinës e Rusisë. Në një reagim ndaj “referendumeve” të mbajtura kohë më parë në dy rajonet e Ukrainës Lindore, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, deklaroi qartazi se “Kina respekton sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës”.
Presidenti rus e ka “hapur lojën” duke akuzuar Perëndimin për “komplot ndaj Rusisë.” Në botën e komuniste të shekullit të kaluar shpikeshin patjetër komplote për të justifikuar dështimet që natyrshëm sillte ai rend social e ekonomik. “Komplot perëndimor” u quajtën revoltat e atëhershme në Hungari, Çekosllovaki e Poloni. Por çuditërisht kohët treguan se as Hungarinë, as Çekosllovakinë dhe as Poloninë nuk i tërhoqi askush me zor apo në mënyrë komplotuese të përzgjidhnin modelin perëndimor të zhvillimit. Ashtu si carët e dikurshëm të Perandorisë Ruse, as udhëheqësit e sotëm rusë nuk do të mund t’i ndalojnë as rusët, të cilët, me vullnetin e tyre të lirë priren të përzgjedhin shkollat perëndimore për të shkolluar fëmiijët, të përzgjedhin bankat perëndimore për të vendosur kursimet dhe vendet perëndimore për të emigruar.
Propaganda ruse thotë se lufta në Ukrainë bëhet për sigurinë e popullsisë ruse në këtë vend. Natyrisht që interesi dhe interesimi për popullsinë ruse në Ukrainë është një e drejtë legjitime ruse, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të përmbysë rendin e pranuar ndërkombëtar. Precedenti i Kosovës (që e ka aq shumë për zemër ta përmendë Presidenti rus) nuk është në të njëjtin plan të së drejtës ndërkombëtare me të ashtuquajturën Republikë e Donetsk-Krivoy-Rog. Kjo e fundit, historikisht është vetëm e vetëpohuar por jo e pranuar, as kombëtarisht, as ndërkombëtarisht dhe ndaj popullsisë ruse të saj nuk është ushtruar spastrim etnik sikurse u ushtrua nga regjimi i Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës. Përkundrazi, janë pikërisht formacionet hibride të orkestruara nga Moska që kryejnë spastrim etnik ndaj popullsisë ukrainase. Praktikisht, ushtria ukrainase është inegzistente, ndërkohë që ushtria ruse e ka kthyer Ukrainën në një poligon ku eksperimenton llojet e luftimit, të armëve e mjeteve sipas mësimeve të nxjerra nga operacionet e demoduara në Gjeorgji.
Për të arritur “misionin” e tij Presidenti rus ka përzgjedhur dhunën dhe jo garën paqësore të zhvillimit, duke injoruar kësisoj faktin se ndryshimin në Luftën e Ftohtë nuk e bëri dhuna e Perëndimit ndaj Lindjes por efektiviteti i demokracisë si vlerë politike dhe ai i tregut si vlerë ekonomike. Dhuna është thjeshtë një instrument, një gjëndje psikologjike, një përzgjedhje personale, jo fuqi, as forcë. Përkundrazi, fuqia, në radhë të parë, është legjitimitet dhe, mbi këtë bazë, kërkon edhe mbështetje. Zor se dikush që pretendon të ndryshojë rregullin ndërkombëtar t’ia dalë vetëm me dhunë apo pa aleatë. Nëse këtë e arriti me Krimenë, kohët do tregojnë pse u hesht e po heshtet ndaj saj.
Për arritjen e këtyre qëllimeve nga pikëpamja ushtarake Putini ka përzgjedhur formën hibride të luftës, domethënë luftën në bazë të së cilës qëndron kaosi i mbajtur nën kontroll nëpërmjet gërshetimit të formacioneve të fshehta me uniformë ushtarake, zbulimit, informacionit e terrorit, të gjitha të bashkërenduara nga një qendër e vetme për të arritur qëllime strategjike. Në rrafshin gjeopolitik synimi është shkatërrimi i shtetit viktimë, përkatësisht i Ukrainës, neutralizimi i peshës së saj gjeopolitike, sakatimi i përmasave të saj shtetërore, i territorit, popullsisë, ekonomisë, fuqisë luftarake, statusit të saj në botë, degradimi i prestigjit të saj, etj. Gjithsesi, luftërat hibride mund të sjellin, e shumta, rezultate hibride.
Përhapja gjeografike dykontinentale dhe kompozita shumëkombëshe e detyron Rusinë ose të përzgjedhë një qeverisje e ekonomi rreptësisht të centralizuar, ose të rrezikohet të shpërbëhet nga tendencat nacionaliste. Shteti pothuajse sundohet nga vetëm një parti politike ku udhëheqësi bën ligjin dhe jo politikat e programet, ku oligarkia shtetërore, ekonomike e financiare transferon pushtetin në dy-tre individë të përjetshëm. Ndërkohë, një ekonomi e padiversifikuar, e mbështetur kryesisht në eksportin e gazit, veçse fuqi nuk është. Për më tepër, gjysma e GDP së Rusisë bashkëshoqërohet si produkt i drejtëpërdrejtë i korrupsionit, prandaj edhe vlerësohet se korrupsioni në Rusi nuk është thjeshtë një problem, por një biznes.
Në këto kushte, ndërmarrja e një lufte në terma klasikë do mund të kishte pasoja të paparashikuara në radhë të parë për vetë Rusinë. Gjeopolitikisht Rusia ndihet gjithnjë e pasigurtë dhe e izoluar në pikëpamje tregëtare për shkak të mungesës së aksesit në oqeane. Për më tej, Rusia nuk i ka aleancat dhe as mundësitë për aleanca të qëndrueshme, si për nga vlerat, ashtu edhe për nga numrat. Si rrallë ndonjë shtet tjetër, Federata Ruse, në jo pak raste, ka qenë e detyruar të shtypë me luftë vetë pjestarët e saj. Kësisoj nuk është fuqia, por rënia e saj që e shtyn klasën politike ruse drejt autoritarizmit në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Prandaj kursi i Putinit nuk mund ta çojë Rusinë shumë larg. Prandaj ka pak gjasa që i dyti Minsk të dështojë me sukses si i pari.

Filed Under: Analiza Tagged With: Cfare zbulon, Ukraina, Zeno jahaj

SINDROMI I LUFTËS SË PARË BOTËRORE DHE LUFTA AKTUALE MIDIS RUSISË DHE UKRAINËS

February 6, 2015 by dgreca

Nga Dr. Islam Lauka*-
Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike/
Aneksimi i Krimesë nga Rusia, në mars të këtij viti dhe mbështetja prej saj e forcave separatiste ukrainase në Donjeck dhe Llugansk, bëri që shumë historianë, analistë, studiues e politologë të përsërisin pyetjen e shtruar para gjashtë vjetësh, kur në gusht 2008, Rusia ndërhyri ushtarakisht në Gjeorgji, duke shkëputur prej saj dy krahina, Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, të njohura ndërkombëtarisht edhe nga vetë Rusia, si pjesë e territorit gjeorgjian. Pyetja e atëhershme ishte kjo: Kush e ka radhën pas Gjeorgjisë? Përgjigja e një pjese të mirë të ekspertizës politike e shkencore të asaj kohe, fatkeqësisht, rezultoi të jetë e saktë-radhën do ta kishte Ukraina.
E njëjta pyetje shtrohet edhe sot: Kush e ka radhën pas Ukrainës? Shtetet balltike, Lituani, Letoni, Estoni? Aq më tepër që këto dy të fundit kanë komunitete të rëndësishme rusësh etnikë e rusishtfolës. Apo Moldavia, shteti i brishtë, ku si pasojë e ndërhyrjes së Armatës së 14 ruse, në fillim të viteve `90, sot e kësaj dite, ekziston konflikti “i ngrirë” i Transdnistrias, krahinës që këtë vit i kërkoi zyrtarisht Moskës përfshirjen në Federatën Ruse? Sipas analistit Pavel Sheremet, Putin do të përpiqet të dalë në Moldavi dhe krahinën e saj, Transdnistria për t`u ndërfutur në trupin e Europës Qëndrore dhe Lindore, duke e futur në rreth Ukrainën dhe duke e vënë plotësisht nën kontroll Detin e zi.1 Të gjitha shtetet e lartpërmendura kanë qenë pjesë e BS, deri në shpërbërjen e tij, në vitin 1991.
Të tjerë analistë e studiues shkojnë edhe më tej, duke mos përjashtuar nga lista e zezë e Putinit as Poloninë, dikur pjesë e Perandorisë Ruse.
Pyetje të tilla janë shprehje e shqetësimit të thellë të botës akademike, shkencore e politike që shkaktoi aneksimi i Krimesë, akt, i cili përbën “rastin e parë të pushtimit territorial në Europë, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.2 Ky shqetësim ka të bëjë edhe me nëpërkëmbjen e hapur të së drejtës ndërkombëtare nga Moska , si dhe natyrën, historikisht, ekspansioniste të Rusisë, që, për hir të interesave të saj si fuqi e madhe, nuk është ndalur dhe nuk ndalet as para aventurave ushtarake të tipit të Gjeorgjisë 2008 dhe Ukrainës 2014.
Meqenëse lufta Rusi –Ukrainë përkoi me shënimin e 100- vjetorit të Luftës së Parë Botërore, shumë studiues kërkuan dhe gjetën paralele domethënëse midis tyre, pavarësisht se i ndan një shekull i tërë. Sipas Bashkëdrejtorit të Institutit të Analizës së Sigurisë Globale në Uashington, Gal Llaft “kuptimi i llogarive strategjike”3 që bënte Rusia në prag të Luftës së Parë Botërore na ndihmon të deshifrojmë kodin e sjelljes së sotme të Moskës në Ukrainë.
Në Manifestin e Carit, Nikollaj i II, të datës 20 korrik 1914, thuhet: “Duke ndjekur amanetin e vet historik, Rusia, një dhe e pandarë me popujt sllavë në besim dhe gjak, kurrë nuk ka qenë indiferente ndaj fatit të tyre. Këto ditë, kur Austro-Hungaria i paraqiti Serbisë kërkesa krejtësisht të papranueshme për një shtet, në mënyrë unike dhe me një forcë të veçantë, shpërthyen ndjenjat vëllazërore të popullit rus ndaj sllavëve…”4
Po të merret i shkëputur ky fragment, mund të biesh lehtë pre e stereotipit, sipas të cilit, Rusia u përfshi në Luftën e Parë Botërore, jo për shkak të interesave të veta perandorake, të cilat ajo i perceptonte si jetike, por për hir të aleates së saj ballkanike, Serbisë. 5
Kjo tezë, natyrisht, mbështetësit e saj kryesorë i ka të përqëndruar në Moskë dhe në Beograd, por nuk mungojnë as në Perëndim.6 Midis tyre është edhe ish Sekretari Amerikan i Shtetit, Henri Kisingeri, i cili, duke iu referuar lidhjeve ruso-serbe dhe mbrojtjes së Serbisë nga Rusia, arrin në përfundimin se “Kombet e Europës i lejuan vetes të bëheshin pengje të klientëve të tyre kokëkrisur ballkanikë, në vend që t`i frenonin ata”.7 Për hir të së vërtetës, duhet thënë se në librin e tij “Diplomacia”, Kisingeri, si një nga përfaqësuesit më të shquar të shkollës realiste, sjell fakte dhe argumente qe rrëzojnë tezën, sipas së cilës, fuqitë e mëdha të asaj kohe, përfshirë Rusinë, u tërhoqën në konflikt nga klientela ballkanike, në kundërshtim me vullnetin e tyre.8 Faktet dëshmojnë se Rusia hyri në Luftën e Parë Botërore për interesat dhe egon e saj si fuqi e madhe. Janë të njohura rivalitetet historike të Rusisë me fuqitë e tjera europiane për ndikim në Ballkan, në Europën Lindore, në Azinë Qëndrore etj.
Por në prag të Luftës së Parë Botërore, si kërcënim kryesor, Perandoria Ruse shihte Gjermaninë. Kjo situatë është fiksuar në një informacion sekret të Shtabit të Përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë, drejtuar Carit, Nikollai i ll, në fillim të vitit 1914 : “Pesëmbëdhjetë vitet e fundit, Gjermania është përpjekur me të gjitha forcat për ta nënshtruar Rusinë ekonomikisht dhe për ta dobësuar atë politikisht dhe ushtarakisht…Por rilindja e Rusisë, tashmë, ka filluar dhe po përparon me shpejtësi. Për pasojë, në Gjermani po shfaqet frika, lidhur me shtrirjen e mëtejshme të ndikimit të saj, prandaj gjermanët po nxitojnë të marrin masa”.9
Por në prag të Luftës së Parë Botërore, si kërcënim kryesor, Perandoria Ruse shihte Gjermaninë. Kjo situatë është fiksuar në një informacion sekret të Shtabit të Përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë, drejtuar Carit, Nikollai i ll, në fillim të vitit 1914 : “Pesëmbëdhjetë vitet e fundit, Gjermania është përpjekur me të gjitha forcat për ta nënshtruar Rusinë ekonomikisht dhe për ta dobësuar atë politikisht dhe ushtarakisht…Por rilindja e Rusisë, tashmë, ka filluar dhe po përparon me shpejtësi. Për pasojë, në Gjermani po shfaqet frika, lidhur me shtrirjen e mëtejshme të ndikimit të saj, prandaj gjermanët po nxitojnë të marrin masa”.9 Është koha kur Berlini kishte shpallur synimin për ndërtimin e një hekurudhe që do ta lidhte me Bagdatin, nëpërmjet Stambollit. Pikërisht në këtë periudhë , nisin e forcohen marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Perandorisë Osmane, sidomos në fushën ushtarake. Një mision ushtarak gjerman u vendos në Stamboll për të drejtuar stërvitjen dhe modernizimin e ushtrisë turke, në mënyrë të veçantë, Korpusin e saj të Parë, që kishte për detyrë mbrojtjen e kryeqytetit dhe të Ngushticave . Perandori gjerman, Vilhelmi i II, shprehu besimin se flamujtë e vendit të tij “së shpejti do të valëviten mbi fortifikimet e Bosforit”.10 Në takimin që Nikollaj i II pati me ambasadorin britanik në Shën Peterburg, deklaroi se në një situatë të tillë, Rusia do ta kundërshtonte me të gjitha forcat Gjermaninë “edhe sikur lufta të ishte e vetmja alternativë”.11 Kjo luftë, sipas shefit të administratës ushtarake të Rusisë, Nikollaj Obrushev, “do të ishte e përgjithshme, jo e lokalizuar”.12 Kërcënimin tjetër ndaj interesave të saj, Perandoria Ruse e shihte tek Austro-Hungaria. Viena konsiderohej nga Shën Petërburgu si një ndër rivalët e tij më të egër në Ballkan. Në qendër të politikës ballkanike ruse, për rreth tre shekuj me rradhë, ka qenë frenimi i ekspansionit austriak në drejtim të Ballkanit, duke përdorur të gjithë instrumentët që kishte në dispozicion, ushtrinë, diplomacinë, shpesh edhe popullsitë ortodokse të këtij rajoni duke i manipuluar dhe shfrytëzuar ato në funksion të interesave të veta, për ta mbajtur Austro- Hungarinë sa më larg Ballkanit. Në këtë kontekst, duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit, por edhe para saj, Rusia nuk ka lënë gurë pa lëvizur për copëtimin e trojeve shqiptare dhe pengimin me çdo mjet të përpjekjeve për formimin e shtetit të pavarur shqiptar, i cili shihej prej saj si një projekt, kryesisht , austro – hungarez. Të tre projektet 13 e hartuar nga Shën Petërburgu, në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e gjymtonin atë territorialisht, deri në kufinjtë e një prefekture, midis Matit dhe Elbasanit, ndërkohë që një gjymtim akoma më i rëndë i bëhej përmbajtjes së tij: sipas projekteve ruse, ai do të quhej “shteti mysliman shqiptar”.
Rusia ishte ndër fuqitë e para, krahas Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë që, në fillim të Luftës së Parë Botërore, në vend që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë si garantuese e saj, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, i shkeli ato me të dyja këmbët, duke iu rikthyer, edhe një herë tjetër, tezës së vet të vjetër për copëtimin e trojeve Shqiptare. Në një takim me ambasadorin e Francës, Moris Paleologu 14, Cari, Nikollaj i II 15, i paraqiti atij pikëpamjen ruse, lidhur me Shqipërinë londineze, edhe ashtu të cunguar. Sipas tij, Serbia duhet të marrë pjesën veriore të Shqipërisë, Greqia, atë jugore, ndërsa Vlora duhej t`i kalonte Italisë. 16
Politikën e mbajtjes larg të Austro-Hungarisë në Ballkan, Rusia e ka ndjekur edhe lidhur me Serbinë. Sipas llogarive të Shën Peterburgut, me pushtimin e Serbisë, Vjena nuk do të ndalej vetëm me kontrollin e Adriatikut, por mund të dilte në Egje, duke pretenduar edhe ajo kontrollin e Ngushticave. Rusia mund të pajtohej me gjithçka, por kurrsesi me marrjen nën kontroll të Ngushticave nga një fuqi e madhe si Gjermania, apo aleatja e saj, Austro-Hungaria. Kjo do të thoshte asfiksi ekonomike për perandorinë cariste, pasi nëpërmjet Dardaneleve dhe Bosforit kryhej pjesa më e madhe e eksport-importit rus. Në të njëjtën kohë, do të shkaktonte asfiksi ushtarako-strategjike, sepse nëpërmjet tyre kalonin anijet luftarake ruse për mbrojtjen e interesave të saj si fuqi e madhe në Mesdhe dhe po nëpërmjet Ngushticave futeshin anijet luftarake të kundërshtarëve të saj, gjë që Rusia e kishte provuar, duke e pësuar keqas, në Luftën e Krimesë, gjatë viteve 1854-1856.
Një interes tjetër që e çoi Rusinë drejt përfshirjes në Luftën e Parë ishte ai i përmirësimit të imazhit. Pas poshtërimit nga Japonia, më 1905 dhe nga Berlini e Vjena, më 1908, duke e detyruar që të pranojë aneksimin austro-hungarez të Bosnjës, pa marrë asgjë në shkëmbim, Rusia dëshironte që, nëpërmjet fitores që ajo shpresonte ta arrinte në Luftën Botërore, të rivendoste autoritetin dhe prestigjin e saj si fuqi e madhe e klasit të parë.
Këto ishin interesat themelore që e shtynë Peterburgun drejt Luftës së Parë Botërore dhe jo sllavofilia apo serbofilia ruse, që propagandohet nga historigrafia ruse dhe një pjesë e historiografisë serbe.
Në manifestin e lartpërmendur të Carit, Nikollaj i II, nuk flitet hapur për këto interesa, sepse ai ishte një dokument moralizues e propagandistik që kishte për qëllim mobilizimin e perandorisë në emër, gjoja, të solidaritetit me vëllezërit serbë të një feje e të një gjaku.
Megjithatë, edhe në këtë dokument ka një fjali kyçe që shpreh thelbin e interesave ruse në Luftën e Parë Botërore, që, siç e formulon Cari, është “mbrojtja e pozitës së Rusisë si fuqi e madhe” .17 Këtij qëllimi i janë nënshtruar “serbofilia” dhe “solidariteti sllav” apo pretendimet e Peterburgut për, gjoja, mbrojtjen e paqes e të rendit ndërkombëtar.
Deshifrimi i kodit të sjelljes së sotme të Rusisë putiniste, nisur nga “kuptimi i llogarive të saj strategjike”, në vitin 1914, do të thotë që këtë sjellje ta shohim të kushtëzuar nga interesat e saj aktuale si fuqi e madhe, ashtu siç i percepton ajo.
Sot, pas 100 vjetësh, sipas Moskës, pozitat e Rusisë përsëri janë të kërcënuara .18 Nëse atëhere problem themelor ishin Ngushticat dhe frika e kontrollit të tyre nga Gjermania apo Austro-Hungaria, këtë radhë, Presidentin Putin e ka kapur ankthi se mos, pas orientimit properëndimor të Ukrainës, Krimea kthehet nga një bazë e fuqishme ushtarake ruse, në bazë ushtarake amerikane ose të NATO-s, duke e kthyer Detin e Zi në një det të rrezikshëm, armiqësor për Rusinë. Qëllimi i aneksimit të Krimesë, duket se ishte parandalimi i një zhvillimi të tillë, që, në gjykimin e Moskës, cënonte interesat e saj jetike në fushën e sigurisë. Por duke fituar Krimenë, Rusia humbi Ukrainën.
Me humbjen e saj, si republika më e madhe dhe më e pasur, pas Rusisë, në ish-Bashkimin Sovjetik, merr fund edhe ëndërra e Putinit për Bashkimin Euraziatik, si një pol i veçantë fuqie, në botën shumëpolëshe. Ndërhyrja në Ukrainën juglindore dhe mbështetja e forcave separatiste në Donjeck dhe Llugansk, duket se ka si qëllim që, në pamundësi të kthimit të Ukrainës në sferën e saj të ndikimit, ta destabilizojë atë dhe të mos i japë asnjë mundësi që të integrohet në strukturat e BE dhe NATO-s. Pengesë kryesore për realizimin e ambicjeve si fuqi e madhe, Rusia e konsideron SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.
Duke vazhduar me deshifrimin e kodit të sjelljes së sotme të Rusisë, mund të pohohet se, ashtu si me 1914, edhe me 2014, përmirësimi i imazhit, rikthimi i vendit në hierarkinë e lartë të fuqive botërore, ishte një tjetër interes që e shtyu Kremlinin drejt goditjes së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë.
Mesazhi që ai dëshiron t`i japë Perëndimit, nëpërmjet ndërhyrjes në Ukrainë, është ky: Nëse nuk doni të dëgjoni zërin dhe mendimin tonë, nëse nuk doni të respektoni interesat tona, ne do t`ju detyrojmë ta bëni këtë. Në logjikën e Putinit, tani Rusia është bërë aq e fortë, sa t`i lërë pas fyerjet dhe poshtërimet që, sipas tij, Perëndimi ia ka bërë Rusisë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së BS.
Ashtu si 100 vjet më parë, edhe në vitin 2014, Rusia nuk kursehet në përdorimin e demagogjisë. Për shkak të ndërhyrjes me forca ushtarake kundër një vendi tjetër sllav, siç është Ukraina, Moska nuk mund të flasë më në emër të “solidaritetit sllav”, si në rastin e Serbisë, por ka shpikur “mbrojtjen” e të drejtave të rusëve etnikë dhe të popullsisë rusishtfolëse” 19, duke i dhënë vetes të drejtën e ndërhyrjes, jo vetëm në Ukrainë, por në gjithë hapësirën ish sovjetike, kudo ku jetojnë pjesëtarë të së ashtuquajturës “botë ruse” dhe sa herë që ajo vetë e gjykon se të drejtat e tyre po “shkelen”. Natyrisht, nuk janë të drejtat e rusishtfolësve ato që e shqetësojnë Moskën, por interesat shtetërore të saj, si fuqi e madhe.
Përtej Rusisë, në plan më të gjërë global, një tjetër ekspert amerikan, Ambasadori Charles Freeman, gjen “ngjashmëri shqetësuese” midis sfidave të një shekulli më parë dhe atyre të sotme. Ai thekson se edhe në prag të Luftës së Parë Botërore procesi i globalizimit po zhvillohej me shpejtësi, ekuilibri i forcave po ndryshonte, fryma nacionaliste po përhapej, tensioni shoqëror-ekonomik po rritej, ndërkohë që teknologjitë ushtarake po përsoseshin, 20 duke paralajmëruar ndryshimin e karakterit të veprimeve luftarake.
Sot këto dukuri po shfaqen në progresion gjeometrik. Gazeta “Die Welt” konstaton “ngjashmëri të dukshme strukturore”21 midis sistemit të sotëm ndërkombëtar dhe atij që ekzistonte në prag të Luftës së Parë Botërore. Këtu, në radhë të parë, ajo ka parasysh lëvizjet tektonike në shpërndarjen e fuqisë dhe shfaqjen e lojtarëve të rinj që aspirojnë të sfidojnë rregullat e vendosura pas Luftës së Ftohtë, midis të cilëve, ndër më aktivët dhe më agresivët, paraqitet Rusia.
Pas zhvillimeve dramatike në Ukrainë, janë bërë gjithnjë e më të shumtë zërat për fillimin e një “lufte të ftohtë” të re midis Lindjes dhe Perëndimit. Sipas politologëve rusë, Fjodor Llukjanov dhe Sergej Karaganov, “lufta e ftohtë”, as që është ndërprerë ndonjëherë, sepse, sipas tyre, edhe pas viteve `90- të të shekullit të kaluar, Perëndimi vazhdoi politikën e frenimit, të margjinalizimit dhe poshtërimit të Rusisë.22 Profesori i Universitetit të Nju Jorkut,Stiven Kohen, jo vetëm që e pranon se situata e tanishme në marrëdhëniet ndërkombëtare i ka të gjitha shenjat e “luftës së ftohtë”, por e krahason atë me momentet më të mprehta të ballafaqimit midis Perëndimit dhe Lindjes, duke u shprehur se kriza aktuale është me e rrezikshme se ajo e Karaibeve në vitin 1962 .23
Nuk janë të paktë zërat, sipas të cilëve, po shfaqen fantazmat e luftës së tretë Botërore 24, e cila, sipas tyre, nuk mund të jetë tjetër veç luftë bërthamore.
Profesori i Universitetit Kolumbia, Robert Levgold, paralajmëron se acarimi i krizës së sigurisë në qendër të Europës mund të kthejë rrezikun e kësaj lufte .25
Aq më tepër që Vladimir Putini, më se një herë, gjatë këtij viti, i është referuar arsenalit bërthamor rus dhe nevojës së modernizimit të tij. Në doktrinën ushtarake dhe atë të sigurisë të Federatës Ruse, që në vitin 1993, është hequr dorë nga parimi “i mospërdorimit i pari të armës bërthamore”. Para pak kohësh, ishte pikërisht Moska ajo që kërcënoi se vetëm Rusia është në gjendje që ta shndërrojë SHBA-në në pluhur radioaktiv .26
Se çfarë do të thotë luftë bërthamore, këtë e ka paralajmëruar me kohë Albert Ajnshtajni: pas luftës së tretë, e katërta do të zhvillohet me gurë dhe me shkopinj .27
Nisur nga arsenalet e fuqishme bërthamore që zotërojnë SHBA dhe Rusia armagedoni eventual atomik, me shumë gjasë, do t`i jepte fund jetës në planetin tonë.
Sa janë reale gjasat për luftë botërore, në mënyrë të veçantë, për një ballafaqim bërthamor midis Rusisë dhe SHBA-së?
Për t`i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, duhet nisur nga rrethanat aktuale, si dhe nga raporti i forcave midis aktorëve kryesorë të skenës politike ndërkombëtare. Precedentët historikë janë të pamjaftueshëm për të arritur në përfundime të argumentuara shkencërisht. Analogjitë me të shkuarën mund të ofrojnë pjesë të së vërtetës, por asnjë prej tyre nuk pasqyron dot situatën e tanishme, sidomos sa u përket prognozave katastrofike .28 Duke pranuar që situata e sotme ndërkombëtare ka “ngjashmëri të dukshme strukturore” me atë në prag të Luftës së Parë Botërore, duhet vënë në dukje se ato janë larg së qëni identike. Mark Tuen ka shkruar se historia rimon 29, duke kuptuar me këtë që ajo nuk përsëritet, as nuk mund të përsëritet pikë për pikë.
Dallimi themelor është se me 1914, përballë njëri-tjetrit ishin dy blloqe antagoniste, nga njëra anë, Antanta (Britani, Francë dhe Rusi) dhe, nga ana tjetër, Blloku Qëndror, (Gjermani, Austro-Hungari).
Në mars 2014, Rusia ndërhyri e vetme në Ukrainë, pa patur ndonjë aleat pas vetes. Bile as Bjellorusia dhe Kazakistani, anëtarë të Bashkimit Doganor Euraziatik, nuk i mbështetën veprimet e Moskës në Krime.
Një dallim tjetër, gjithashtu thelbësor, ka të bëjë me raportin e forcave. Moska, vërtet, ka arritur paritetin strategjik me Uashingtonin, që në mesin e shekullit të 20-të, por në të gjithë elementët e tjerë të fuqisë ekziston një asimetri e dukshme midis këtyre dy vendeve. Mjafton të përmendim që ekonomia e SHBA-së është tetë herë më e madhe se e Rusisë, buxheti ushtarak amerikan është shtatë herë më i lartë se ai rus 30, pa folur për epërsitë e SHBA-së në teknologji, në telekomunikacion, në “fuqinë e butë”, etj.
Në këtë kontekst, vështirë të thuhet që Putini është i gatshëm për një ballafaqim me SHBA, me NATO-n dhe Perëndimin, në përgjithësi. Deklaratat e tij kërcënuese duhen parë më shumë si mjet presioni ndaj Perëndimit, për të zbutur sanksionet apo për ta lënë të qetë në “tajgën” e tij, sesa kërcënim real për përdorimin e armës bërthamore. Kërcënime të tilla pati bërë edhe paraardhësi i tij, Boris Jelcin, në vitin 1995, gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë, si dhe në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, si shprehje e pakënaqësisë së tij ndaj ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe .31 Ato mbeten pjesë e retorikës së nxehtë, më shumë simbol i dobësisë, sesa i fuqisë ruse. Siç do të mbeten të tilla, me siguri, edhe kërcënimet e Putinit. Sepse çdo udhëheqës shteti që ka pultin e komandimit të armës bërthamore e di që shtypja e tij çon në shkatërrimin e ndërsjellë, të sigurtë. Është vetë arma bërthamore që shërben si siguresë për mospërdorimin e saj dhe jo arsyeja e shëndoshë e Putinit dhe as triumfi i drejtësisë ndërkombëtare. Ka shumë të ngjarë që, po të mos ishte arma bërthamore, lufta botërore do të kishte filluar me kohë.
Megjithatë, siç konstaton me të drejtë studiuesi bullgar, Ivan Krastev, përkujtimi i 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, e bëri të pashmangshme referimin ndaj analogjisë me të 32, gjë që nuk kaloi pa ndikim në vendimmarrjen dhe reagimin e Brukselit dhe të Uashingtonit. Sipas këtij koncepti, që njihet edhe si “sindromi i Luftës së Parë Botërore”, meqenëse konflikti para 100 vjetësh erdhi si pasojë e keqkuptimit dhe mungesës së besimit midis fuqive të mëdha, pra, dështimit të diplomacisë, atëhere, mësimi që duhet nxjerrë është ky: kujdes nga reagimi i tepruar, jepi shans diplomacisë 33 ; ndaj veprimeve të Moskës të veprojmë me kujdes, të mos e provokojmë atë, përndryshe ajo do të bëjë ndonjë të keqe edhe më të madhe. Ky koncept gjeti vend në reagimet e para të Perëndimit ndaj aneksimit të Krimesë, të cilat ishin të vakëta dhe të mangëta 34, duke u kufizuar me disa sanksione ndaj një numri nëpunësish të administratës së Putinit.
Koncepti tjetër, që filloi të shfaqet me thellimin e krizës, ishte i kundërt me atë të sindromit të Luftës së Parë Botërore: ndaj Rusisë duhet qëndruar fort 35, ajo duhet frenuar në agresivitetin e saj dhe ky frenim duhet të jetë sistemor, në të kundërt, lëshimet dhe pasiviteti e trimërojnë regjimin e Putinit dhe ai mund të ndërmarrë aventura të tjera, me pasoja edhe më të rënda. Pra, jo reagimi, por mosreagimi do të ishte i rrezikshëm. Këtë kishte dëshmuar përvoja e Luftës së Dytë Botërore, kur politika e pajtimit me Hitlerin, veç i kishte shtuar orekset e tij dhe historia e saj, tashmë, dihet. Këtë dëshmoi edhe përvoja e Luftës së Ftohtë, kur politika amerikane e frenimit dhe sanksioneve ndaj BS dha frytet e veta.
Këtë dëshmoi edhe rasti i Kosovës, kur qëndrimi i fortë i Perëndimit ndaj Millosheviçit u konkretizua me ndërhyrjen e NATO-s, në pranverën e vitit 1999, duke parandaluar spastrimin etnik të shqiptarëve nga dhuna e strukturuar ushtarake dhe policore serbe.
Koncepti i qëndrimit të fortë gjeti konkretizimin e vet me sanksionet e nivelit të tretë të BE-së dhe vendimet e Samitit të NATO-s në Uells, të cilat, pritet që në të ardhmen e afërt, të japin efektet e duhura.
Përkujtimi i 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, si dhe zhvillimet e sotme ndërkombtare, sidomos lufta e Rusisë kundër Ukrainës, pra historia dhe e sotmja duhet të shërbejnë si momente reflektimi për shqiptarët. Popujt dhe kombet seriozë nxjerrin mësime të vyera nga përvoja historike dhe ajo aktuale. Ashtu si gjatë historisë, politika zyrtare e shtetit rus vazhdon të jetë në kundërshtim me interesat tona kombëtare shtetërore. Moska vazhdon të mbetet kundërshtari më i egër i pavarësisë së Kosovës. Si instrument të lojërave të saj gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, ajo ka zgjedhur Beogradin dhe serbët, natyrisht, në funksion të interesave të veta dhe jo “vëllezërve sllavë”.
Nga ky këndvështrim, ngjarjet në Ukrainë, edhe një herë tjetër, rikonfirmojnë të vërtetën e shpallur, që në kohën e Rilindjes dhe të përsëritur si devizë kryesore në lëvizjet demokratike, në kapërcyell të viteve `80- `90-të të shekullit të 20-të, se për Shqipërinë dhe Kosovën, ashtu si për gjithë kombin shqiptar, nuk ka alternativë tjetër, veç forcimit të lidhjeve të gjithanshme me Perëndimin dhe, veçanërisht, me aleatin tonë strategjik-SHBA, si dhe vazhdimi i proceseve integruese në strukturat euro-atlantike.
_________________
1.Pavel Sheremet, “Peredel Ukrainy”, Ukrainskaya Pravda, 14.04.2014
2. Robert Kagan, “Superpowers don`t get to retire”, www.newrepublic.com, 26.05.2014
3.Gal Luft, “Tsar Vladimir the first”, www.foreignpolicy.com, 05.08.2014
4.Viktor Cernomyrdin, “Vyzov”, M., 2003, s. 193-194;
“Za balkanskimi frontami Pervoy Mirovoy Voyni “, M., 2002, predisllovye, s.3
5.Nikolay Rizhkov, Vyacheslav Tetyokin, “Yugoslavskaya Golgofa”, M., 2002, s. 22-35;
E. Yu. Guskova, “Istoriya Yugoslavskogo krizisa” (1990-2000), M., 2001, s. 508;
A. Bezhicky, “Voyna, kotoraya vsegda s toboy”, Ogonyok, nr. 30, iyul`, 1995
6.Henri Kisinger, “Diplomacia”, Tiranw 1999, f. 194;
Patrick. J. Buchanan, “Who and what is Vladimir Putin?”, The American Conservative, 18.03.2014;
Margaret Macmillan, “Sherri i madh i Serbisë së vogël”, Koha Ditore, 18.01.2014
7.Henri Kisinger, op. cit
8.Henri Kisinger, op.cit, f. 181;
N. Rich, “Diplomacia e fuqive të mëdha 1814-1914”, Tiranë, 2006, f. 260-261
9.Yu. Pisaryev, “Tayny Pervoy Mirovoy Voyny. Rossiya i Serbiya v 1914-1915 gg.”, M., 1990, s. 109-110
10.D.C.B. Lieven, “Russia and the origins of the First World War”, New York, St. Martin`s Press, 1983, p. 46
11.D.C.B. Lieven, Op.cit, p. 69
12.George F. Kenan, “The fatefull alliance: France, Russia and the coming of the First World War”, New York, Pantheon, 1984, Apendix II, p. 264
13.“Istoriya vneshney politiki Rossii”, M., 1997
14.Moris Paleologu, (1859-1944), diplomat i shquar francez, nga viti 1914 deri në vitin 1917 ka qenë ambassador i Republikës së Francës në Perandorinë Ruse
15.Cari Nikollaj II (1868-1918), ka qenë perandori i fundit rus. Gjatë revolucionit të shkurtit të vitit 1917, abdikoi nga froni. Me urdhër të autoriteteve sovjetike, në vitin 1918 u pushkatua në qytetin Ekaterinburg, me të gjithë anëtarët e familjes së tij.
16. Moris Paleologu, “Tsarkaya Rossiya vo vremya mirovoy voyny”, M., 1991
17.Viktor Cernomyrdin, op cit
18.Gal Luft, op.cit
19. Vladimir Putin, “Obrascheniye Prezidenta Roossiskoy Federacii”, www.kremlin.ru, 18.03.2014
20.Charles W. Freeman, “Kogda bessil`na diplomatiya”, www.globalaffairs.ru, 03.09.2014
21.Dominik Geppert, Sonke Neitzel, Cora Stephan, Thomas Weber, “Pochemu vinovata ne tol`ko Germaniya”, Die Welt, www.inosmi.ru, 12.01.2014
22.Sergey Karaganov, “Evropa: Okonchit` holodnuyu voynu”, www.globalaffairs.ru, 08.04.2014;
Sergey Karaganov, “Evropa i Rossiya: Ne dopuskat` novoy holodnoy voyny”, www.globalaffairs.ru, 27.04.2014;
Fyodor Lukyanov, “Mechta o holodnoy voynye”, www.globalaffairs.ru, 28.04.2014;
Georgiy Bovt, “Hotyeli russkiye voyny?”, www.globalaffairs.ru, 02.03.2014
23. Stephen F. Cohen, “The new cold war and the necessity of patriotic heresy”, www.thenation.com, 12.08.2014
Dominik Geppert, Sonke Neitzel, Cora Stephan, Thomas Weber, “Pochemu vinovata ne tol`ko Germaniya”, Die Welt, www.inosmi.ru, 12.01.2014
Sergey Karaganov, “Evropa: Okonchit` holodnuyu voynu”, www.globalaffairs.ru, 08.04.2014;
Sergey Karaganov, “Evropa i Rossiya: Ne dopuskat` novoy holodnoy voyny”, www.globalaffairs.ru, 27.04.2014;
Fyodor Lukyanov, “Mechta o holodnoy voynye”, www.globalaffairs.ru, 28.04.2014;
Georgiy Bovt, “Hotyeli russkiye voyny?”, www.globalaffairs.ru, 02.03.2014
Stephen F. Cohen, “The new cold war and the necessity of patriotic heresy”, www.thenation.com, 12.08.2014
24. Jacques Attali, “Geopolitique de l`humiliation”, www.slate.fr, 16.09.2014;
Gareth Evans, “Five reasons why the sky is not falling”, www.project-syndicate.org, 27.05.2014;
Han Siudun, “Pora gotovit`sya k tret`yey mirovoy”, Huancin Zhibao, www.inosmir.ru, 16.09.2014
25..Robert Legvold, “Managing the new cold war”, www.foreignaffairs.com, 08.08.2014
26.Fyodor Lukyanov, op cit
27.Andrey Bystritskiy, “SMI v koren` ”, www.globalaffairs.ru, 27.01.2014
28.Dominique Moisi, “Vladimir Poutine donne un nouvel elan a l`axe Paris-Berlin”, Les Echos, FR, 24.03.2014
29.Graham Allison, “Could the Ukraine crisis spark world war?”, The national interest, 07.05.2014
30.Robert Legvold, op cit
31.John Mearsheimer, “Why the Ukraine crisis is the west`s fault?”, www.foreignaffairs.com, (nr. 5, 2014), dt.31.08.2014
32.Ivan Krastev, “1914 protiv 1938: kak yubileynyie daty delayut istoriyu”, www.globalaffairs.ru, 19.07.2014
33. Ivan Krastev, idem.
34.Robert Kagan, op cit
35. David J. Kramer, “Action, not words needed for Ukraine”, The Washington Post, 22.04.2014; David Francis, “How NATO could confront the Putin doctrine”, www.foringpolicy.com, 26.08.2014
*Kumtesë e mbajtur para disa muajsh në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Islam Lauka, lufta aktuale, sindromi i Luftes se I Boterore, Ukraina

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT