• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një veprimtari e bukur përmbyllëse për Vitin e Skenderebeut

January 9, 2019 by dgreca

Në Nju Xhersi u organizua një Konferencë Shkencore për Vitin e Skenderbeut dhe u bë përurimi i poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skenderbeu” të aktorit Xhevat Limani/

1 Marigoja1 Filadelfia1 me vajzen1 Ligejruse Filad

Nga Sadik ELSHANI*/

Viti 2018 është shpallur Viti i Skenderbeut në tërë botën shqiptare, sepse shënojmë 550 vjetorin e ndarjes fizike nga kjo botë të Heroit tonë Kombëtar. Po ashtu, shënojmë edhe 575 vjetorin e kthimit të tij në Krujë, për të shënuar kështu periudhën më të ndritur e më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Me këtë rast në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë u organizuan mjaft manifestime të ndryshme kulturore – artistike, konferenca shkencore, simpoziume, etj. Siparin e këtyre veprimtarive e hapi Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe e Arteve me seli në Nju Jork, e cila ne ditën e shtunë më 13 janar në mjediset e Monroe College në Bronx organizoi Konferencën Shkencore kushtuar figurës së Gjergj Kastriot – Skenderbeut me rastin e 550 vjetorit të kalimit të tij në botën e lavdisë së përjetshme. Në këtë konferencë ku mernin pjesë një numër i lakmueshëm i bashkatdhetareve, u paraqit një numër i madh i kumtesave që vinin nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Në këtë tubim merrte pjesë edhe një grup veprimtarësh nga shoqata “Bijtë e Shqipes”. Ndërsa një javë më vonë, edhe shoqata “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia organizoi një veprimtari dinjitoze ku u paraqiten disa kumtesa serioze, shoqëruar pastaj me një program artistik dhe koktejin tradicional me pije e ushqime të kuzhinës shqiptare.

Në fillim të dhjetorit morëm një njoftim nga dr. Bexhet Asani, i cili na ftonte që të marrim pjesë në një veprimtari që do te organizohej në Nju Xhersi në fund të dhjetorit, një veprimtari, një Konferncë Shkencore për ta mbyllur Vitin e Skenderbeut. Edhe përkundër angazhimeve tona në punë e veprimtari të fundvitit, ia arritëm që të bëheshim pjesë e kësaj veprimtarie të bukur. Veprimtaria u zhvillua më 28 dhjetor në Pompkin Lakes (Nju Xhersi), në qendrën qytetare, shoqërore (Civic Center) të këtij qyteti. Kjo Konferencë Shkencore u organizua nga dr. Bexhet Asani, sekretar i Akademisë Alternative Pegasiane, zonja Sabije Veseli, kryetare e Shoqatës së Grave Shqiptaro – Amerikane “Marigona”, imami Arun Pollozhani dhe prof. Bashkim Klloboçishta, hulumtues i shkencave historike. Merrte pjesë një grup, ndoshta jo i madh në numër, por i zgjedur i bashkatdhetarëvë – njerëz të artit shkencës e kulturës, kryesisht me banim në Nju Xhersi e Nju Jork. Nga shoqata “Bijtë e Shqipes” merrte pjesë një grup i përbërë nga kryetari Bujar Gjoka, anëtarët e Këshillit Drejtues: Bujar Çela e Sadik Elshani dhe ish nxënësja e shkollës shqipe “Gjuha Jone”, Silvana Çela – vajza e Bujarit.

Këtë konferencë e hapi dr. Bexhet Asani, i cili u dëshiroi mirëseardhjen të pranishmeve dhe pastaj bëri njoftimin për programin dhe mbarëvajtjen e këtij tubimi shoqëruar me një fjalë hyrëse për rëndësinë e figurës së Skenderbeut në historinë tonë kombëtare dhe theksoi: “Për një cerek shekulli Shqipëria dhe Gjergj Kastriot Skenderbeu ishin mburoja e Europës. Kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për njëzetë e pesë vjet bëri luftë çlirimtare, për njëzetë e pesë vjet bëri luftë ngadhënjimtare, për njëzetë e pesë vjet vigjiloi për të mbrojtur tokat arbërore nga cilido armik që do të sulmonte Arbërinë e shenjtë të mbretit Skënderbe. Gjergj Kastrioti Skënderbeu bëri luftë triumfale. Kushdo që mendon se Skënderbeu mbrojti fenë apo luftoi kundër kësaj apo asaj feje ai nuk mund të jetë as hulumtues, as studiues, as shqiptar, as atdhetar por vetëm tradhtar i atdheut të tij dhe shqiptarizmit.”Ky tubim pastaj vazhdoi me paraqitjen e kumtesave të përgatitura posaçërisht për këtë konferencë. Në vazhdim po japim titujt dhe autorët e këtyre kumtesave:

  1. Prof. Kristaq F. Shabani:
    “Skënderbeu, një histori politike” – Një kumtim paraqitës mbi veprën e Prof. Aurel Plasarit, studiues, përkthyes
  2. Prof. dr. Nebi Dervishi (USHT):
    “MARRËVESHJA E SHKUPIT (27 PRILL 1463) DHE FITORET E SKËNDERBEUT NË VITET 1462-1465”
  3. Prof. mr. sc. Migena ARLLATI:
    POEMË MBI EPOKËN DHE KULTIN E GJERGJ KASTRIOTIT – (Vështrim mbi poemën e Fran Ukcamës: “Gjergj Kastrioti – Heroi kombëtar e shkëlqimtar”)
  4. Dr. Sadik Elshani:
    “SKËNDERBEU I LAVDISË SË PËRJETSHME, MBIJETESA E NJË KOMBI”
  5. Mr. Sabaudin Zhuta:
    OPERA “SKANDERBEG” E ANTONIO VIVALDIT, FRYMËZIM BAROK
  6. Prof. dr. Nebi Dervishi:
    “BETEJA E LIVADHISË” (vjeshtë 1462), me rastin e 556 vjetorit
  7. Dr. Bexhet Asani:
    POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV

Për shkaqe objektive autorët e disa kumtesave: Prof. Kristaq F. Shabani, prof. dr. Nebi Dervishi. Mr. sc. Migena Arllati nuk mund të merrnin pjesë personalisht në këtë konferencë, por kumtesat e tyre u lexuan nga zonjat, Sabije Veseli e Sonila Gjona – Fitzpatrick, si dhe z. Shaban Shala. Siç shihet nga vetë titujt e këtyre kumtesave, tematika e kësaj konference ishte mjaft e lërmishme, ndërsa autorët kishin bërë një punë serioze në trajtesat e tyre.

Në këtë veprimtari kushtuar “Vitit të Skënderbeut”u  bë edhe  përurimi i Poemës dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të dramaturgut dhe aktorit Xhevat Limani, themelues dhe drejtues i Teatrit Shqiptar të Amerikës. Libri u botua në përkujdesjen e prof. Kristaq F.Shabanit i cili është redaktor letrar i veprës. Me këtë rast u lexua parathënia e prof. Kristaq Shabanit: Hëna pesëmbëdhjetëshe e paralajmëroi daljen e poemës dramatike,“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”
Për poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të artistit Xhevat Limani, fjalën e rastit e mbajti rcensenti i librit, dr. Bexhet Asani, duke theksuar se kjo poemë dramatike është një panegjirik për Heroin tonë Kombëtar.  Me këtë shfaqje të poemës dramatike, “Gjergj Kastriot Skenderbeu, aktori Xhevat Limani gjatë tërë vitit me plot sukses u parqit në të gjitha trevat shqiptare, në shumë qendra të diasporës dhe te arbëreshët e Italisë. Nxënësja Sivana Çela i dhuroi dr. Bexhet Asanit një buqetë me lule dhe recitoi disa vargje për Skendeerbeun. Ishte ky një rast i mirë për kryetarin e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, z. Bujar Gjoka që t’i njoftojnte të pranishmit për shkollën e kësaj shoqate dhe për veprimtaritë e shumta që rganizon ajo. Pastaj ne diskutime moren pjese imami Arun Pollozhani dhe z. Naim Balidemaj, të cilët e vlerësuar lart figurën e Skenderbeut si fytyrën më të ndritur të kombit tonë.

Në fund fjalën e mori edhe aktori Xhevat Limani, i cili foli për procesin krijues të poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, duke shprehur dëshirat e kahmotshme dhe motivacionet për hartimin e kësaj poeme. Në vazhdim ai recitoi me një mjeshtri artistike e plot ndjenja disa vargje nga poema e Naim Frashërit, “Skenderbeu”.  Duhet përmendur se në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe drejtori i AA Vision Media and Interpreting Services,gazetari Qazim Doda, i cili e gjiroi tërë veprimtarinë për kanalin e tij në YoyTube. Po ashtu, ai diskutoi në këtë tubim dhe bëri disa njoftime për punën e tij gazetareske në komunitetin shqiptaro – amerikan e më gjërë. Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua  një koktej i pasur me pije e ushqime të shijshme tradicionale shqiptare për të cilin ishin kujdesur zonjat shqiptare. Edhe gjatë koktejit bisedat vazhduan në mes bashkatdhetarëve për Skenderbeun, cështjet kombëtare, gjendjen në trojet shqiptare dhe për disa cështje të komunitetit tonë shqiptaro – amerikan. Kështu mori fund edhe kjo veprimtari përmbyllëse për Vitin e Skenderbeut.

Philadelphia, janar 2019

*Sadik Elshani është doktor i shkencave të kimisë dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Sadik Elshani, Skenderbeu, veprimtari, Xhevat Limani

Kosovë-Veprimtari për Shën Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriotin

September 9, 2018 by dgreca

-Javë veprimtarishë në Festën e Shën Nënë Terezës 2018 dhe të Vitit Mbarëkambëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut/1 Ipeshkevi Doda

-Në Meshën solemne në Katedrale në kryeqytetin e Kosovës, si dhe në aktivitete tjera, përfshirë promovimin të enjten e 6 Shtatorit të dy librave – për Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriotin, ishte i pranishëm edhe veprimtari veteran vatran Dr. Gjon Buçaj, ish-kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA/1 Gjoni Dom Lushi

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/1 Kisha Kat ShkupPRISHTINË, 9 Shtator 2018/ Kosova kaloi një javë veprimtarishë në Festën e Shën Nënë Terezës 2018 dhe të Vitit Mbarëkambëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.1 Behluli GjoniNë 5 Shtator, ditë e mërkurë, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, që ishte edhe e 1 vjetorit të shugurimit, u mbajt Mesha solemne, e udhëhequr nga Delegati Apostolik për Kosovë,  Monsinjor  Juliusz Janusz dhe Ipeshkvi i Kosovës,  Imzot Dodë Gjergji.

“Në festën e Shën Nënë Terezës, në 5 shtator 2018, në Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, për Kishën Katolike në Kosovë ishte gëzim dhe festë e dyfishtë, pasi Delegati Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mon. Juliusz Janusz, e solli lajmin e gëzuar që Papa Françesku e ka lartësuar Kishën tonë në Dioqezë të re me emrin Prizren-Prishtinë”, u kumtua me këtë rast.

Në Meshën solemne në Katedrale në kryeqytetin e Kosovës, si dhe në aktivitete tjera, përfshirë promovimin të enjten e 6 Shtatorit të dy librave -për Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriotin, ishte i pranishëm edhe veprimtari veteran vatran Dr. Gjon Buçaj, ish-kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA. Të vlerësuar e falënderuar, shqiptarët nga Amerika – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Ipeshkvia e Kosovës, ka theksuar se sivjet, në mënyrë të veçantë do të kujtojmë 1 vjetorin e shugurimit të Katedrales dhe 90 vjetorin e nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës për misione në Kalkuta të Indisë.

Ditët e Nënë Terezës 2018 në Kosovë nisën në përvjetorin e ditëlindjes së saj në 26 Gusht të vitit 1910 për t’u përmbyllur në 5 Shtator – në ditën e përvjetorit të kalimit në amshim në vitin 1997, ndërsa kanë vijuar edhe veprimtari tjera në ditët në vijim.

Në ditën e parë vaprimtaria e parë ishte në mesditë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku u bë promovimi i monografisë “Familjet katolike shqiptare në Shkup” – (dokumente, fotografi, dëshmi I), botues: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Shkupit (2018), nga autorët: Skender Asani, Albert Ramaj, Natash Didenko.Me këtë rast, për këtë studim dhe botim folën ministri Pal Lekaj, në emër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradianj, Skender Asani, Dr. Gjon Berisha, Anton Sereqi, Don Lush Gjergji e pjesëmarrës të tjerë. Pas promovimit u bë hapja e ekspozitës fotografike për periudhën, personalitetet dhe ngjarjet e Shkupit të atëhershëm.Të njëjtën ditë, në mbrëmje, në Shenjtëroren dhe Katedralen “Nëna Tereze” u mbajt Akademia kushtuar Shën Nënës Tereze në 90 vjetorin e nisjes së saj për misione në Indi, si dhe u hap ekspozita nga Fondi i Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut lidhur me jetën dhe veprën madhore të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Programi ishte një gërshetim i bukur muzikor dhe poetik, me këndim të mrekullueshëm nga Adelina Paloja të këngëve për Nënë Terezën, recitime të shkëlqyera të poezive dhe uratave të Nënës Tereze nga aktorët Beslim Muçaj dhe Lumnie Sopi.Akademinë e përshëndeti Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji. Pjesë e programit ishte edhe kumtesa e Don Lush Gjergjit mbi thirrjen rregulltare dhe misionare të Gonxhe Bojaxhiut. Një fjalë mbajti edhe Gjon Berisha, përgatitësi i ekspozitës, i cili shpalosi rëndësinë e këtij fondi të veçantë për periudhën e Gjergj Kastirotit – Skënderbeut.

Të enjtjen e 6 shtatorit, dy  librat që u promovuan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ishin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në pullat shqiptare 1913-2017” dhe “Nënë Tereza në pullat shqiptare”, të autorit Hysen Dizdari, koleksionistit të pasionuar dhe njohur të pullave postare shqiptare, vlerësuar në fjalët e rastit edhe nga redaktorja-profesoresha Flutura Xhabija dhe Don Lush Gjergji, në fjalimet e rastit. Në këtë aktivitet promovimi e raste tjera bashkë me Dr. Gjon Buçajn ishin edhe miqtë e tij në Kosovë, mjeku  Dr. Sadri Bajraktari dhe piktori Blerim Luzha, të njohur kaherë, shokë shkolle e studimesh…

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Nene Tereza, veprimtari

KISHA ZOJA E SHKODRES DHE VATRA VEPRIMTARI PER HEROIN KOMBETAR

January 11, 2018 by dgreca

Kisha “Zoja e Shkodrës”,  New York në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare “Vatra” , me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më 17 janar 2018 organizon shënimin e kësaj date historike të kombit shqiptar.

1 Skenderbeu

Mesha shenjte celebrohet në Kishën “Zoja e Shkodrës” në ora 5:00 të mbrëmjes, dhe Simpoziumi kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut fillon në ora 6:00 në Qëndrën “Nënë Tereza”.

Në simpozium marrin pjesë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në New York, si dhe të ftuarit special, nga Shqipëria: Prof. Romeo Gurakuqi, historian; nga Kosova: Prof. Fahri Xharra, publicist; nga komuniteti shqiptar: Dr. Azeta Kola, historiane dhe perfaqësues i Federatës “Vatra” Dr. Pashko Camaj. Për informata më të hollsishme mund t’a kontaktoni Koordinatorin: Leonardo Berishaj tel: 917-592-5757

Filed Under: Histori Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, 550 vjetori, Heroi Kombetar, Kisha Zoja e Shkodres, Vatra, veprimtari

KA NDERRUAR JETE NE NEW YORK VEPRIMTARI SHEQIR GASHI NGA PEJA

March 4, 2015 by dgreca

Komuniteti po i shpreh ngushellimet sot, e merkure 4 Shkurt 2015, varrimi ne vendlindje/
Komuniteti Shqiptar i Nju Jork-ut me rrethe eshte duke shprehur ngushellimet familjes Gashi. Dje, me 3 mars 2015, ne moshen 72 vjeçare vdiq aktivisti shumëvjeçar i komunitetit Shqiptaro – amerikan, Shiqer Gashi, me origjinë nga Barani i Pejes.
Nderimet e fundit te ndjerit Gashi po behen sot, e merkurë nga ora 2 pas dite dhe do te vazhdojne deri ne 9 te mbremjes, ne Shtepinë Mortore Ruggierio and Sons ne Yonkers Avenue, ne Yonkers te Nju Jorkut, ndersa varrimi behet diten e shtunë, me 7 Mars, sipas deshires se te ndjerit Shiqer Gashi, ne Baran te Eperm, do te varroset ne vendlindje. Vatra I shpreh ngushëllime familjes Gashi!

Filed Under: Komunitet Tagged With: KA NDERRUAR JETE, ne New York, SHEQIR GASHI, veprimtari

DEGA E VATRËS NË QUEENS,VEPRIMTARI PËR 65 VJETORIN E VDEKJES SË MITHAT FRASHËRIT

September 30, 2014 by dgreca

NJOFTIM/
Ditën e Premte, 3 tetor 2014, Ora 7 e mbrëmjes, Dega e Vatrës në Queens me kryetar dr. Skënder Murtezani, do të organizojë një veprimtari përkujtimore kushtuar figurës së ndritur Kombëtare, Apostullit të Shqiptarizmës, politikanit, diplomatit, shkrimtarit, ish Kryetarit të Komitetit Shqipëria e Lirë, Mithat Bej Frashëri.
Veprimtari nuk do të ketë thjeshtë karakter përkujtimor, por edhe historik e shkencor. Për këtë qëllim janë ftuar figura të njohura të diasporës shqiptare, që të shpalosin përmasat e kësaj figure kombëtare.
Krahas hulumtimeve më të fundit për veprimtarinë në SHBA, dokumentacionit rreth vdekjes me mistere, do të ketë edhe një këndvështrim rreth Mithat Frashërit dhe VATRËS. Sic dihet, kontaktet e Mithat Frashërit me Vatrën janë të hershme, por veprimtaria e tij më e ngushtë me Vatrën ishte HUAJA KOMBËTARE e viteve 1920- 1921, ku Mithat Frashëri ishte i dërguari i Qeverisë Shqiptare për të bashkëpunuar me Vatrën. Ai shëtiti së bashku me vatranët nëpër kolonitë e Amerikës dhe u arrit suksesi i madh, ku vatranët realizuan Huanë me më shumë se 197 mijë dollarë.
Krahas kumtesave do të ketë edhe shfaqje të vidove, do të dëgjohet zëri i Mithat Frashërit gjatë intervistës për BBC, do të ekspozohen dokumente, përfshi edhe ato që kanë bëjnë me rrethanat e vdekjes së tij.
Takimi është i hapur për komunitetin dhe shoqatat.
Adresa, ku do të zhvillohet veprimtaria, është:

IMMACULATE CONCEPTION CENTER
ROOM E Southern entrance
7200 Douglaston Parkëay
Little Neck, NY 11362

Filed Under: Vatra Tagged With: 65 vjetori i vdekjes, Mit'hat Frasheri, Njoftim, Skender Murtezani, veprimtari

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT