• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORE-Në Austri shënohen datat historike kombëtare

February 9, 2018 by dgreca

Vit i Gjergj Kastriotit - Skëmderbeu10 vjet pavarësi e Kosovës, Viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu të ndërlidhura me Vitin e Kulturës Shqipëro-Austri  fillim aktivitet/1 Vjene 1

Nga  Hazir MEHMETI, Vjenë? Ky vit është shpallur Viti i kulturës Austri-Shqipëri. Ambasada Shqiptare në Vjenë dhe Departamenti i Kulturës së Ministrisë Federale për Evropën Integrimin dhe Punë të Jashtme të Austrisë e fillojnë shënimin me koncert të muzikës klasike shqiptare, nga Kuarteti i Harqeve i Orkestrës së Radio Televizionit. Theks i veçantë do jetë bashkëpunimi kulturo-shkencor mes dy kombeve, i kontakteve të dy kulturave dhe një rinjohje e re me moton: ”Rizbulimi i të përbashkëtave”. Në këtë rast do të promovohen vepra ati, nga kultura, shkenca, me përparësi krijuesve të rinj.  Në Palais Echenbach u mbajte  koncerti i klasikes në hapje të të cilit mori pjesë dhe Roland Bimo, Ambasadori i Shqipërisë në Austri. Ishin të ftuar dhe shumë diplomat, miq e veprimtarë nga radhët e vendeve mike. Instrumentistet Albana Kola-Axha, Aristidh Prosi, Gëzim Bulçari e Blerta Ristani- Jakova, luajtën me sukses pjesë nga Prekë Jakova, Valton Beqiri dhe Dmitri Dmitrievich Shostakovich, duke entuziazmuar publikun e cili e shpërbleu me duartrokitje të gjata.

Vit Kulture dhe …

I gjithë aktiviteti do jetë gjithashtu i lidhur me  550 vjetori i vdekjes së  Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe 10 vjet pavarësi e Kosovë të cilat do shënohen me shumë aktivitete në Austri të organizuara nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovë në koordinim me vendorët dhe shoqatat shqiptare.  Të dy ambasadorët z.Roland Bimo dhe z.Sami Ukelli,  me rrethet e tyre përcaktuan strukturë e  programit duke bashkërenduar veprimet me institucionet vendore. Këto dy data historike dhe Viti i Kulturës Shqipëri Austri, jenë momente të mirëseardhura në rikujtimin e rivlerësimin e gjithë atyre veprimtarëve e miqve tanë që dhanë ndihmë për lirinë dhe bërjen e shtetit shqiptar.

     …kulturë
Vjena ishte kryeqytet kulture në mes të Evropës ku linden dhe vepruan figura madhore në historinë shqiptare nga të cilët duhet veçuar themeluesin e studimeve albanologjike, Norbert Jockli, i lindur nga prindërit hebrenj, për çka dhe depërtohet në kampet fashiste duke humbë çdo gjurmë rreth tij.  Ai ishte albanologu meritor në hapat fillestar të afirmimit të gjuhës shqipe dhe hulumtimeve albanologjike. Nëse dikush meriton dekoratë nga kombi ynë tani në këto data rikujtimi, është pikërisht ai. Pastaj, Franz Nopesa i njohur me fototekën e tij etnografike shqiptare miku i madh i yni, Franz Nopesa.
… gjenitë

Një lidhje e fuqishme respektuese mes dy kombeve janë gjithashtu dy gjeni me origjinë shqiptar Karl Rither Gega dhe Aleksandër Moisiu, kurse katër shekuj më parë kryekomandanti i Ushtrisë Habsburge dhe Guvenatori i Vjenës,  Gjergj Basta. Ai la emër jo vetëm si komandant në luftë, por edhe në artin ushtarak në veprat e shkruara.

       …pak histori

Në historinë e kulturën shqiptare Vjena ishte dhe mbetet qendër e respektuar ku vepruan shumë figura të njohura historike nga të gjitha lëmitë. A mund të kalojmë pa përmendur këtu emrin e Norbert Joklit, Franz Baron-Nopsca. Leo Freundlich, Jakob Philipp Fallmaerayer, Johanenes Gerog von Hahn, Gustav Mayer, Jan Urban Jarnik, etj të cilët vunë themelet e njohjeve mbi gjuhësinë, kulturën, etnografinë e historinë e lashtë shqiptare. Ata ndihmuan në hapjen e shtigjeve drejt njohjeve të shqiptarëve nga popujt tjerë, të cilat u vazhduan të pasurohen edhe nga studiues shqiptarë në Univerzitetin e Vjenës, Graziit e Insbrukut. Nga këtu shndritën dhjetëra emra tani të njohur të kombit shqiptar: Eqrem Çabej, Aleks Buda, Dr. Gjergj Pekmezi, Hil Mosi, etj.

Një shekull më parë studentët shqiptarë themeluan shoqëri të fuqishme, gjurmët e veprimtarisë së të cilave mbetën të ndritura në historinë e formësimit kombëtar. Shoqatat: “Liria” e cila më vonë u quajt “Dija”, “Djalëria Shqiptare” e cila më vonë u quajt “Albania” të cilat botuan revista e gazeta nga të cilat më të njohura ishin revista “Djalëria” dhe gazetat “Ora e Shqipnisë”, “Vëllaznia”, “Minerva” ,,Albanische Corespondenze”, “Bashkimi Kombëtar”, “La Fedration Balcanique”, etj. Aty botuan shkrimet e tyre figura me peshë në historinë tonë kombëtare si: Hil Mosi, Dervish Hima, Dr. Gjergj Pekmezi, Kolë Rrota, Jani Basho, Xhevat Korça, Fuad Asllani, Vasil Laboviti, Lasgush Poradeci, Sokrat Dodbiba, Irakli Buda, Nush Bushati, Gjevalin Gjadri, Kolë Mirdita (Helenau), Rrok Gera, Rrok Maliki, Rrok Kolaj, Filip Papajani, Dr. Omer Hamiti, Sokol Sopoti, Rrok Stani, Terik Bekteshi, Hasan Ceka, K. Hobdari, Gjon Temali, Krist Maloki, Kristo A. Dako, Ndoc Naraçi, Kolë Kodheli, Krist Ndue Paluca, Gasper Mikeli, Kolë Margjini, Gasper Baltoja, Lec Çurçia, Ndoc Krajni e të tjerë.
Përkrahja e organeve austriake në shkollimin e studentëve shqiptarë, kulturës e gjuhësisë shqiptare vazhdoi pa ndërprerë deri në ditët tona. Kjo u duk në veçanti gjatë viteve të luftës në Kosovë, ku shteti austriak ndau bursa për të gjithë studentët nga Kosova.

Pa dyshim vendi mik në ballë të tribunës së nderit për ne shqiptarët është Austria, i cili në momentet vendimtare e mbështeti kauzën shqiptare. Nga këtu me bekimin e shtetit të Austro-Hungarisë u nis Ismail Qemali drejtë Durrësit e Vlorës për të shpallë mëvetësinë e Shqipërisë në ato pak territore të cilat akoma nuk ishin pushtuar nga forcat grabitqare të shteteve fqinjë. Nga Vjena bisedimet shqiptaro-serbe rreth së ardhmes së Kosovës, doli përfundimi logjik, se Kosova duhet marr rrugën e vet përmes Planit të Ahtisarit, Ky bashkëpunim u vazhdua në hartimin e planit për pavarësinë e Kosovës, ku diplomati austriak Albert Rohan u dallua me qëndrimin e tij konsekuentë, i cili Plan, Kosovës i dha bazën fillestare të shtetit të pavarur.
Politika austriake e shprehur përmes emrave Alois Mock, Vicktor Klima, pastaj Ulrike Lunack dhe publicistëve analitik të njohur mes të cilëve dallohej Christne Von Kohl korrespondente e “Die Presse” në Beograd, përbajnë themelet e respektit tonë, edhe për nesër.

… programi

Aktivitetet programore do prezantohen paralelisht në të dy vendet, nga të cilat për mërgimtarët tanë në Austri, prej atyre në vazhdim do veçonim, diskutimin prezantues “Lider”nga Ministria Federale, “Letërsi, lexim letrar” në Kunst Galeri; “Film për familjet austriake në Shqipëri”,  “Vepra nga Kujtim Çashku”, “Mbrëmje, film dokumentar shqiptar” TV-Shën Tereza- ikonë e shekullit”, Teatër- “ Nëntori Shqiptar”; Ekspozitë e Kolë Idromenos; Alte Schmiede, “Lexim me Ismail Kadarenë”; “Ekspozitë e veprave artistike shqiptare” dhe në përfundim do bëhet vendosja e bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu në Vjenë.
Kurse nga Ambasada e Republikë së Kosovës janë paraparë takime me diplomatë dhe media, Ekspozitë rreth raporteve lidhëse historike e kulturore mes Kosovës dhe Austrisë. Nga shoqatat shqiptare në gjithë Austrinë do shfaqen programe artistike e sportive në shënim të 10 vjetorit të pavarësisë.

Filed Under: Mergata Tagged With: Austri, Hazir Mehmeti, VEPRIMTARI KOMBËTARE, Vjene

GËZIM NIKA–35 VJETË KËNGË DHE VEPRIMTARI KOMBËTARE

November 29, 2017 by dgreca

1-Frank-300x212

Nga Frank Shkreli/

Njoftohet se me 1 dhjetor 2017, komuniteti shqiptaro-amerikan do të festojë 35-vjetorin e veprimtarisë muzikore të artistit dhe të legjendës së këngëve me motive patriotike, Gëzim Nika.

1 gezimGëzim Nika njihet mirë në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në diasporë, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për më shumë se 20-vjet tani jeton me familjen e tij.  Veprimtaria e tij, sidomos në lëmin e dendur muzikor, por edhe në veprimtarinë e tij patriotike është e njohur mirë tanimë anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporën shqiptare, jo vetëm në Amerikë dhe Evropë, por kudo që gjënden shqiptarët, përfshirë edhe Australinë e largët.  Këngëtari i njohur i folklorit shqiptar Gëzim Nika njihet për repertorin e tij të pasur me krijimtari të larmishme dhe si i tillë është ndër të pakët këngëtarë në diasporë dhe në trojet shqiptare që e mban gjallë këtë traditë duke ia përcjellur këtë lloj muzike edhe brezit të ri të shqiptarëve.  Vitin që kaloi, për veprimtarinë e tij artistike, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani dekoroi këngëtarin Gëzim Nika me titullin e merituar, “Mjeshtër i Madh”.1 Gezim

 

 

 

 

Me rastin fatbardhë të 35-vjetorit të daljes në skenë për të, familjen e tij dhe për shqiptarët kudo, disa bashkatdhetarë po organizojnë në fund të kësaj jave një darkë madhështore në nder të këngëtarit të njohur dhe tashmë legjendës së muzikës popullore shqiptare, i cili është gjithnjë aktiv dhe në këtë fushë dhe tepër i preferuar nga shqiptarët kudo për festat, dasmat dhe për ngjarje të ndryshme familjare, si ditëlindje dhe përvjetorë.  Pritet që në këtë solemnitet të marrin pjesë një numër i madh bashktadhetarësh nga Nju Jorku dhe nga shtetet për rreth.  Të ftuar të posaçëm në këtë darkë do të jenë një numër këngëtaresh dhe këngëtarësh si dhe artistë të njohur shqiptarë, për të nderuar veprimtarinë 35-vjeçare të kolegut të tyre të respektuar, Gëzim Nikës.

Pritet që darka të kalojë në një atmosferë përzemërsije të sinqertë dhe vëllazërore dhe si e tillë të jetë një dëshmi e nxehtë, nderim dhe falënderim për veprimtarinë muzikore dhe patriotike prej tre dekada e gjysëm të Gëzim Nikës, nga pjesëmarrësit dhe kolegët e tij artistë që do të jenë pranë tij atë mbrëmje për të festuar me ‘të, këtë jubile të shënuar për të personalisht dhe për kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi, këtë ngjarje pra tepër të rëndësishme në jetën artistike të Gëzim Nikës dhe për të gjithë admiruesit e tij sot dhe gjatë dekadave të kaluara.  Ndër pjesëmarrësit muzikantë, kolegë e kolege në këtë ngjarje me rëndësi jo vetëm për këngëtarin e njohur popullor do të jetë edhe këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj e cila ndanë me miqtë e saj në instagram njoftimin për këtë jubile dhe urimin e saj për Gëzimin – që shumë shqiptarë ndjejnë për këngëtarin e njohur dhe yllin e muzikës popullore shqiptare – dhe jo vetëm në këtë jubile, duke iu drejtuar atij me këtë mesazh: “1 Dhjetori është një festë për ty dhe për gjithë shqiptarët. Miq e mikesha, ju njoftoj se me 1 Dhjetor, Gëzim Nika feston 35-vjetorin e daljes në skenë! Unë dua të uroj paraprakisht për sukseset ndër vite me këngë që sot e përgjithmonë janë gur i rëndë në artin shqiptar. @gezimnika, ti për mua dhe familjen time je mik, vëlla që të duam fort! Këndofsh për shumë e shumë vite o Legjendë”, përfundon urimin e saj, Albërije Hadërgjonaj.

Në këngët e tija, Gëzim Nika shpreh dashuri dhe mall për kombin e vet, për shqiptarët në trojet e tyre dhe kudo janë të përhapur anë e mbanë botës.  Shpresoj se darka që komuniteti shqiptaro-amerikan po organizon me1dhjetor në nder të tij dhe të punës së tij prej 35-vitesh në skenë, të jetë sado pak një njohje e vogël, në shënjë falënderimi nga publiku — të pakën nga publiku shqiptaro-amerikan – ndaj rapsodit të shquar të kombit shqiptar, Gëzim Nikës.  Unë personalisht i jam mirënjohës, Gëzimit për këngët e tija që tani i dëgjoj rregullisht, por që dikur i dëgjonim me shumë vështirsi pasi i transmetonte radio Tirana me valë të shkurtëra në emisionin për bashkatdhetarët jashtë atdheut, këngë siç është, “Në Dardani bien tupanat” – por këngë të cilat më lehtësonin deri diku mallin për çdo gjë shqiptare, në atë kohë.  Prandaj, edhe unë bashkohem me Albërie Hadërgjonajn dhe me qindra mijëra bashktadhetarë, në Shtetet e Bashkuara, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në mbarë botën, që ndërsa Gëzim Nika kremton 35-vjetorin e tij në skenë – bashkohemi për t’i uruar atij suksese edhe në të ardhmen, në paqë e liri për shqiptarët kudo qofshin dhe në të mirën dhe përparimin e kulturës shqiptare kudo, megjithë bukurinë dhe shpirtin e saj arbëror që e dallon nga kombet e tjera.

Thashë më lartë se veprimtaria e tij artistike prej 35-vitesh, përveçse shquhet në fushën e muzikës, ajo veprimtari dallohet edhe si vepër patriotike, pasi këngët e Gëzim Nikës, siç është kënga, “Shqipëri oj Nëna ime”, përshkohen nga malli i mërgimtarit për Atdheun si edhe nga fryma e patriotizmit, ato shprehin dashurinë për popullin shqiptar si dhe besnikërinë ndaj interesave dhe vlerave të kombit, për bashkimin dhe lirinë e tij.  Gëzim Nika është dhe do të mbetet për gjithmonë, një “Gur i rëndë në artin shqiptar”.  I dashtun Gëzim, në këtë 35-vjetor të paraqitjes tënde në skenë, në mes të dollive dhe breshërisë së urimeve, mundem vetëm me të dërgue përshëndetjen që e përdornin malet tona, pasi lahutari mbaronte këngën: Sot e gjithmonë ty të lumtë goja e të këndoftë zemra dhe kënga jote u ndëgjoftë për gjithmonë: “Në Prishtinë e në Tiranë, dorë për dorë si vëllau me vëllanë”, dhe jo vetëm në Prishtinë e në Tiranë, por kudo jetojnë shqiptarët. Urimet e mia më të përzemërta në këtë përvjetor të shënuar suksesi e arritjesh…..
Unë e dua Shqipërinë
Këndon: Gezim Nika
Unë e dua Shqipërinë
Me gegninë, me toskninë
Per atë sofër bardh si borë
Ku rrinë bashk lab e malësor

Unë e dua Shqiperinë
Me Kosovën, Çamërinë
Per Ulqin e Gostivar
Dhe për lotin mërgimtar

Unë e dua tokën nan’
O bukës, bukë e ku i kanë thanë
O gjakut, gjak
O zanës, zanë
Se jam shqiptar-o
Tjetër s’kam dasht-e
Vec zemrat tona-a
Të rrahin bashkë

Unë e dua Shqipërinë
Per një vajzë gjeraqinë
Për tim bir që po lodron
Për manarin që blegron

Unë e dua Shqipërinë
Për rininë e mençurinë
Dhe për djepat me stoli
Dhe për varret me lavdi

 

Në Dardani Bien Tupanat

Këndon Gëzim Nika

Ç’janë kto gur’ t’bardh e t’zi
Dikush krushqit na i ka ngri
Na i ka ngri, o i ka bo gur
O krushqit tonë o me flamur

N’Dardani bjen nji tupan
Krushqit vijnë me kapuç t’bardh
Cili je krushku i parë që prinë?
O është Flamuri Kuq e Zi

Cili je krushku i dytë në radhë?
Skënderbeu me shpatën zjarr
Krushku i tretë o është Naimi
O Mic Sokoli thërret kushtrimin

Nji mijë vjet ecën këta krushq-e
Si e ka emnin kjo nuse?
Liri emnin o k’saj ia thonë
O lind e rrit në gjakun tonë

Nusja jonë o kurrë nuk vritet
N’çdo pikë gjaku ajo rritet
Ku e derdh Shqiptari gjakun
O n’at Liria ngre Bajrakun!

Filed Under: ESSE Tagged With: Frank shkreli, GËZIM NIKA–35 VJETË KËNGË DHE, VEPRIMTARI KOMBËTARE

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT