• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Vidovdani, festime dhe provokime serbe

June 28, 2018 by dgreca

-Në çdo 28 qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur/1 Vidovan-Autoritetet e Kosovës nuk japin leje për ardhjen e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin/

2 Vidovan

PRISHTINË,  28 Qershor 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Serbë kosovarë dhe të ardhur edhe nga Serbia festojnë Vidovdanin,  të mbledhur sot në Gazimestan, në një fushë rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, duke shënuar kështu 629 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Edhe me manifestime tjera, në çdo 28 qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur.

Policia e Kosovës deklaroi se, “për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet me datën 28 qershor, përmes hartimit të planit operativ, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit në vend, si dhe shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve”.

Media serbe duke iu referuar burimeve të saj zyrtare njofton sot se, “autoritet kosovare kanë ndaluar vizitën në Kosovë të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, në Vidovdan”.

Kjo konfirmohet edhe nga autoritetet në Prishtinë, madje një zyrtar i MPJ-së ka shtuar se, “është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosoves, nenkupton zbatim te ligjit nga policia e Kosoves”.

Para 29 viteve, në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, pikërisht në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan, u binte daulleve të luftës, e cila pastaj u ndez e përfshiu hapësirat e ish-Jugosllavisë, edhe Kosovën, luftës për Serbinë e madhe, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë e Ballkanit, dhe që në fund e humbi e pastaj vet përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

“Ne ishim të guximshëm e dinjitozë. Tani, gjashtë shekuj më vonë, ne sërish jemi në betejë. Nuk janë këto beteja të armatosura, por ato nuk mund të përjashtohen”, thoshte Milosheviç në fushën e Kosovës në Gazimestan.

Po para 29 viteve, në rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën 7 shtete të pavarura.

Në demonstratat  gjithëpopullore në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë, vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Në ditën e Vidovdanit në Kosovë, në vazhdimësi, grupe ekstremiste të serbëve kanë manifestuar edhe provokacione, në forma të ndryshme. Provokime në fjalime, ku është thënë edhe se “serbët do luftojnë për Kosovën”  apo me ndonjë parullë a foto ka pasur edhe sot nga disa serbë të ardhur në Gazimestan, po edhe në manifestime tjera. Por, është parë edhe se numri i pjesëmarrëve në manifestime të tilla me provokime është më i paktë nga viti në vit…Policia e Kosovës me kohë bën të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për mbarëvajtjen e manifestimit tradicional religjioz të Vidovdanit.

POLICIA E KOSOVËS: Komunikatë për media

Prishtinë, 28 qershor 2018

Lidhur me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’, Policia e Kosovës ka ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet paraprake, duke përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.

Plani operativ policor u realizua me qëllim që gjatë aktiviteteve të mbajtura të arrihen objektivat si në vijim:

  • Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit në vend.
  • Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve.
  • Garantimi i lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.
  • Kontrollimi dhe rregullimi i nevojshëm i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.
  • Përcjellja dhe sigurimi i eskortave, individëve dhe grupeve të veçanta.
  • Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.Sa i përket aspektit të sigurisë, Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante të caktuara sipas planit operativ, gjatë gjithë kohës është përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit, në mënyrë që të kalojë qetë dhe pa incidente.

Njësitet policore po ashtu janë angazhuar edhe në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut, duke ridrejtuar automjetet në rrugë alternative gjatë kohës, përderisa kanë kaluar eskorta apo automjete të cilat kanë qenë pjesë e manifestimit, e të cilat kanë qenë nën përcjellje policore. Ndërprerja e qarkullimit të përkohshëm të këtyre rrugëve ka ndodhur në intervale të shkurtra kohore.

Referuar vlerësimeve në terren në këto manifestime morën pjesë rreth 700 (shtatëqind) pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës.Gjatë zhvillimit të të gjitha aktiviteteve manifestuese si në DRP Prishtinë po ashtu edhe në DRP Mitrovicë veri, sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë operativ dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, dhe provokime serbe, festime, Vidovdani

KOSOVË – RRETH 1.300 – 1.500 SERBË NË GAZIMESTAN FESTUAN VIDOVDANIN

June 28, 2015 by dgreca

Policia e Kosovës: Manifestimi ka përfunduar i qetë pa ndonjë incident/

Nga: Behlul Jashari/*

PRISHTINË,  28 Qershor/.-Serbë kosovarë dhe të ardhur edhe nga Serbia festuan Vidovdanin,  të mbledhur sot në mesditë në Gazimestan, në një fushë rreth pesë kilometra në veri të Prishtinës, duke shënuar kështu 626 vjetorin e Betejës së Kosovës.Në çdo 28 qershor serbët festojnë Vidovdanin apo Betejën e Kosovës, që ka ndodhur në vitin  1389, e cila ishte humbur.Lidhur me manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së Vidovdanit Policia e Kosovës paraprakisht ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.

 Qëllimi strategjik i këtij plani operativ policor ishte:  Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit në vend; Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të Vidovdanit; Garantimi i lirisë së lëvizjes  për të gjithë qytetarët dhe ofrimi i sigurisë;  Kontrollimi dhe rregullimi i nevojshëm i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale; Përcjellja dhe sigurimi i eskortave, individëve dhe grupeve të veçanta;  Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

 Policia e Kosovës më tej bën të ditur se në bazë të të dhënave nga terreni ka regjistruar rreth 1.300 – 1.500 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, me rastin e festës me karakter religjioz të quajtur Vidovdani.

 Fillimisht rreth orës 10:00 ka filluar manifestimi në afërsi të Manastirit në Graçanicë, ku kanë marrë pjesë një numër kryesisht i vogël i pjesëmarrësve.

 Njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit në Graçanicë, duke përfshirë edhe njësitet policore të trafikut të Prishtinës, të cilat kanë mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative.

 Ndërsa rreth orës 13:00, ka filluar manifestimi tek monumenti i Gazimestanit, ku njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor.

 Njoftimi thekson se, karakteristikë që duhet veçuar me rastin e realizimit të planit policor është një planifikim me kohë i udhëhequr me vigjilencë dhe profesionalizëm nga Policia e Kosovës, e cila ka ofruar shërbimin e vet të sigurimit të pelegrinëve dhe qytetarëve në përgjithësi, duke siguruar një qarkullim të lirë sipas axhendave dhe planeve të parapara.

 Po ashtu Policia e Kosovës është përkujdesur për të mundësuar lëvizjen e lirë për të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e manifestimit, duke përfshirë edhe qytetarët tjerë të cilët nuk kanë qenë pjesë e këtij manifestimi.

 Manifestimi ka përfunduar i qetë pa ndonjë incident që vlen të potencohet dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë në formën siç edhe kishin ardhur, përfundon deklarata e orës së fundit e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se tashmë ka përfunduar festa e Vidovdanit në Gazimestan, ku sipas medias, i pranishëm në  ishte edhe mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq.

Duke folur rreth kësaj feste, Radoviq ka thënë se “Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit”.

Ndërkohë, zyrtarët serbë, edhe pse kishin paralajmëruar pjesëmarrjen, ata nuk ishin të pranishëm në Gazimestan, raporton media kosovare.

Para 26 viteve, në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, kreu i atëhershëm shtetëror serb, Slobodan Milosheviç, pikërisht në ditën e Vidovdanit në fushën e Kosovës – Gazimestan, u binte daulleve të luftës, e cila pastaj u ndez e përfshiu hapësirat e ish-Jugosllavisë, luftës për Serbinë e madhe, nga më të përgjakshmet në gjithë historinë e Ballkanit, dhe që në fund e humbi e pastaj vet përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

* Falenderojme gazetarin me pervoje nga Kosova z. Behlul Jashari qe i eshte shtuar lsites se bashkepunetoreve te Diellit nga Republika e Kosoves.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, festuan, serbet, Vidovdani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT