• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti i Serbisë Vuçiç në Kosovë

September 8, 2018 by dgreca

1 vuçiç Koso-Vizitë dyditëshe në lokalitete të banuara me shumicë nga serbët në veri të Kosovës dhe takime me përfaqësuesit e tyre/2 VucoGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari-PRISHTINË, 8 Shtator 2018/ Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërriti sot pasdite në vizitë dyditëshe në Kosovë, ku do qëndrojë në lokalitete të banuara me shumicë nga serbët në veri dhe do takojë përfaqësuesit e tyre.

Sipas axhendës së njoftuar në faqen zyrtare të Presidentit të Serbisë, Vuçiç sot fillimisht qëndron në një nga katër komunat veriore me shumicë serbe Zubin Potok, ku do vizitojë Qendrën për ekologji dhe zhvillim të sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq, e më pas  edhe pendën e liqenit të Gazivodës (Ujëmanit). Në axhendë është edhe vizita në dy lokalitete – një familjeje në fshatin Ibarsko Postеnjе dhe “Shkollës bujqësore të Prishtinës me seli të përkohëshme në Leshak”.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç sot qëndron edhe në komunën e Leposaviçit, ku do i drejtohet një Forumi të biznesit në një hallë sportive, si dhe në Zveçan, ku në ndërtesën e komunës do takohet me përfaqësues politikë (serbë) nga Kosova.

Axhenda e President të Serbisë, Vuçiç për nesër nuk është njofuar ende, por pritet të vizitojë Mitrovicën veriore.

Komuniteti serb përbën 1.47 % të banorëve në Kosovë, ku sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011 u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë, prej tyre  92.93 % shqiptarë, pa përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.

Në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të KQZ-së, ishte: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.

Në zgjedhjet lokale Lista Serbe ka fituar në të 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa Kosova ka gjithësej 38 komuna.

Komuniteti serb në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh përfaqësohet me 10 deputetë, ndërsa në qeverinë kosovare ka 1 zëvendëskryeministër e tre ministra.

Nga10 komunat me shumicë serbe në Kosovë  5  janë të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Kosova shtet prej 10 vitesh, ku gjuha serbe është një nga gjuhët zyrtare, me Kushtetutën e vitit 1974 ishte element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën 7 shtete, një nga të cilat edhe Serbia, si edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona e Mali i Zi.

Kosova e pavarur e shpallur në 17 Shkurt 2008 deri tani është njohur nga 116 shtete. Kosovën, nga shtetet fqinje, vetëm Serbia nuk e ka njohur ende, por të dy vendet vijojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – në Bruksel, ku dje pritej të zhvillohej edhe një takim tjetër i nivelit të lartë presidencial, në të cilin proces Prishtina angazhohet për një marrëveshje përfundimtare që do përfshinte edhe njohjen reciproke.

Por, sipas deklaratave nga delegacioni i Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiç nuk ka pranuar të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dje në Bruksel.

Raportimet nga Brukseli bëjnë të ditur se ndërmjetësuesja – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini  ka takuar ndaras presidentët, të cilët i kishte ftuar për të vazhduar dialogun final Kosovë-Serbi.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, vizite ne Kosove, Vucic

The Heritage Founndation nga SHBA vizitë në Kosovë

July 17, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj takim me përfaqësuesit e organizatës amerikane The Heritage Founndation: Kosova është e orientuar për ekonomi të lirë dhe ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime/

1 Heritage3 heritage2 Heritage

-Takime edhe në Odën Ekonomike të Kosovës dhe në Odën Amerikane në Kosovë/

PRISHTINË, 17 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ “Liria ekonomike e Kosovës ka marrë vlerësim pozitiv nga Heritage Founndation, duke u ranguar më mirë se disa vende të rajonit dhe BE-së. Kjo është dëshmi e orientimit tonë për ekonomi të lirë, duke marrë për model ekonomitë më të mëdha në botë si ajo e ShBA-ve”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e organizatës amerikane The Heritage Founndation, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme dhe Anthony Kim, menaxher i hulumtimeve dhe autor i publikimit Indeksi i Lirisë Ekonomike.

The Heritage Foundation është Institucion konservator i hulumtimit dhe edukimit në Uashington që harton dhe promovon politikat publike të bazuara në parimet e ekonomisë së lirë të tregut.Liria ekonomike e Kosovës është vlerësuar për herë të parë në Indeksin e vitit 2016. Në renditjen botërore për vitin 2018, Kosova zë vendin e 56 me gjithsejtë 66.6 pikë.Kryeministri Haradinaj ka informuar Carafano dhe Kim për progresin e Kosovës në fushën e të bërit biznes, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.Kryeministri Haradinaj gjatë këtij takimi, duke theksuar nevojën e investimeve amerikane në Kosovë, tha se investimet e tyre, ne veçanti në miniera dhe energji dhe jo vetëm me energjinë me thëngjill, por edhe në energjinë e ripërtëritëshme, si dhe në sektorë të tjerë, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.“Zona e Veçantë ekonomike Amerikane dhe investimi nga Contour Global, janë vetëm disa nga ato që Qeveria i ka ndërmarrë për ta fuqizuar partneritetin ekonomik me ShBA-të dhe dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për investitorët e huaj, në këtë rast investitorët amerikanë”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.Ai tha se Qeveria është e përkushtuar për stabilitet politik dhe institucional, një funksionim më i mirë i gjyqësorit, luftimi i krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e infrastrukturësEdhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti sot në takim delegacionin e organizatës prestigjioze të SHBA The Heritage Foundation.“Mbajtëm takim për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit, sidomos të ripozicionimit të Kosovës në hartën globale ekonomike dhe një bashkëpunimi intensiv, sidomos me institucionet amerikane, organizatat e shoqërisë civile në Amerikë që ndihmojnë liritë ekonomike dhe ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të Kosovës”, tha RukiqiKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës theksoi se The Heritage Foundation mund të ketë rol substancial në promovimin e ndërmarrësisë në Kosovë, se ka ndikim në politikën amerikane dhe në shumë vende të botës, përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende Kosovën.Delegacioni i organizatës amerikane The Heritage Foundation vizitoi edhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë  për të diskutuar lidhur me mjedisin afarist dhe të investimeve në Kosovë si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në të ardhmen.Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, njoftoi delegacionin lidhur me kontributin e Odës Ekonomike Amerikane në përmirësimin e mjedisit afarist në vend dhe përpjekjet e saj për të nxitur bashkëpunimin ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe atyre nga SHBA./b.j/

 

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, nga SHBA, The Heritage Founndation, vizite ne Kosove

Presidenti Meta në Kosovë, viziton Familjen Rugova

January 22, 2018 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj priti në takim presidentin Meta/

22.1.2018 - ZKM-2 (1)

PRISHTINË, 22 JANAR 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin bisedoi për temat me interes për të dyja vendet.22.1.2018 - ZKM-2 (3)Gjatë takimit kryeministri Haradinaj tha se perspektiva euroatlantike e Ballkanit, është ajo që na bashkon të gjithëve, duke besuar se askush nuk do të ketë hezitime për të ecur përpara në këtë aspekt.

Ilir-Meta-te-Familja-Rugova

“Ne patëm një bisedë të hapur, vëllazërore, për ecje në rrugën tonë të përbashkët”, shtoi kryeministi Haradinaj/

Ndërsa, presidenti Meta, duke siguruar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen maksimale të Shqipërisë, tha se shpreson shumë në angazhimin e mëtejmë të kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë, por edhe opozitës, për të dhënë zgjidhje të mençura, për të gjitha ato çështje që do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare, që do ta forcojnë pozitën e Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur dje në Kosovë, ka vizituar Familjen Rugova dhe ka shprehur vlerësimin dhe admirimin e veçantë për veprën e Presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje”, ka shkruar presidenti shqiptar Meta./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Presidenti Meta, vizite ne Kosove

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në Kosovë

October 11, 2017 by dgreca

1 MetaPRISHTINË, 11 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pritet sot në vizitë zyrtare në Kosovë.Presidenca kosovare në njoftimin e dërguar bën të ditur se, në orën 11:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij, pret në vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.Fillimisht, Presidenti Thaçi do ta pres Presidentin Meta me ceremoninë e organizuar në Sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.Në përmbyllje të takimit, në ambientet e Presidencës së Kosovës, presidentët Thaçi e Meta do të mbajnë konferencë për shtyp.Presidenti shqiptar Ilir Meta pritet të zhvillojë edhe takime të tjera me drejtues institucionalë e politikë të Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ilir Meta, vizite ne Kosove

Ftesë nga Pavarësia-Bush të vizitojë Kosovën

August 1, 2017 by dgreca

1 Pavaresia20476360_10154647160577414_7867742387038797956_n20476516_10154647086427414_1072061752885085342_n (1)20476522_10154647160597414_666565488938709440_n

NJË FALËNDERIM DHE NJË FTESË E VEÇANTË NGA KOSOVA PËR PRESIDENTIN XHORXH W. BUSH/

2 Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku njofton në faqen fejsbuk të përfaqësisë diplomatike të Prishtinës në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara se ajo ishte takuar, në fillim të kësaj jave, me ish-Presidentin amerikan, Xhorxh W. Bush në Dallas të shtetit Teksas.  Vizita e kryediplomates së Kosovës në Dallas kishte një mision të veçantë dhe tepër të rëndësishëm. Ambasadorja Çitaku duhej t’i dorëzonte ish-Presidentit Bush – jo një notë diplomatike ose ndonjë njoftim zyrtar nga Kosova a po nga udhëhqesit e Republikës së Kosovës, që ajo përfaqëson – por ishte diçka me më shumë rëndësi. Ishte një letër falënderimi drejtuar ish-udhëheqsit amerikan, e një përfaqsuesjeje të brezit të ardhëshëm të shqiptarëve të Kosovës, pikërisht nga vajza shqiptare nga Kosova, e quajtur Pavarësia.

Në njoftim thuhet se Pavarësia ka lindur pikërisht dy minuta pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u bërë foshnja e parë, lindur në ditën e shpalljes së Pavarësisë.  Në këtë kapacitet, po të mund të themi kështu, Pavarësia, vajza shqiptare 9-vjeçare nga Kosova, i drejtohet Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Z. Xhorxh W. Bush, me një letër falënderimi për rolin që ai ka luajtur në promovimin, dhe më në fund, në sigurimin e pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që në letrën e saj, Pavarësia, njëkohsisht e fton Presidentin Bush që të vizitojë Kosovën me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, vitin që vjen.

Shqiptarët do ta mbajnë mend për gjithmonë deklaratën e Presidentit Xhorxh Bush nga Tirana, qershorin e vitit 2007, në lidhje me vonesat ddiplomatike, kryesisht të evropianëve të asaj kohe, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës – se “enough is enough”, mjaft është mjaft dhe se kishte ardhur koha tashmë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kishte thënë Z. Bush gjatë vizitës së parë në Shqipëri të një presidenti amerikan në detyrë. Ishte kjo një deklaratë e njëjtë me atë të një shekulli më parë, kur një president tjetër i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson-i, i kishte premtuar Fan Nolit se, “Në konferencën e paqës do të kam një zë dhe se atë zë do ta përdor në mbështetje të Shqipërisë”.  Në të dy rastet, shqiptarët kudo, nuk duhet të harrojnë kurrë skenarët e mbrojtjes së Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo, nga ana e Shteteve të Bashkuara, por as edhe  rolin që ka luajtur diaspora shqiptare, sidomos diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara, fillim shekullin e kaluar si edhe në fillimin shekullin e 21-të.

Është në këtë frymë mirënjohjeje dhe falënderimi që vajza e re shqiptare, Pavarësia, nga Kosova i drejton letrën Presidentit Xhorxh W Bush, pikërisht si një kujtesë dhe falënderim për rolin e tij në përpjekjet amerikane për të bindur botën se kishte ardhur koha për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe për njohjen e atij vendi si shtet i pavarur.  “Ndërsa por afrohet 10-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në faqen e kryediplomates së Kosovës në Wasshington, “Ne duhet të kujtojmë miqtë dhe aleatët tanë më të mirë.  Presidenti Bush ishte ndër të parët presidentë që njohu Kosovën dhe e kemi për nder ta quajmë atë mik tonin.  Kosova ishte me të vërtetë e bekuar për faktin se kishte mbështetjen e tij në periudhën tonë më kritike të saj”, shkruan ajo.  Ambasadorja Çitaku thotë  gjtihashtu se Presidenti Bush i ofroi asaj një mikpritje të ngrohtë dhe se zhvilluan bisedime të frutshme me rastin e dorëzimit të letrës nga 9-vjeçarja Pavarësia, e lindur në ditën e shpalljes së pavarsisë së Kosovës.

Pavarësia i drejtohet Z. Bush me përshëndetjen,

“I dashur Z. President.

“Më quajnë Pavarësi, që do të thotë “Independence” dhe jam lindur 2-minuta pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj. Unë dua t’u falënderoj për punën tuaj për ta bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur. Së shpejti unë do i mbushë 10-vjetë ashtu siç do i mbushë edhe Kosova. Unë luaj me shokë e shoqe dhe shkoj në shkollë. Shpresoj që të vizitoni mua dhe Kosovën me rastin e ditëlindjes tonë.  Do të kemi përgatitur një tortë jashtzakonisht të madhe dhe do të ndezim fishekzjarre. Një falënderim të madh për ju dhe përqafime nga Kosova”, përfundon Pavarësia, letrën e saj dërguar Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Bush, Ftese nga Pavaresia, vizite ne Kosove

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT