• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Profesorë, intelektualë e themelues të UÇK-së i bashkohen PDK-së

August 6, 2021 by s p

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka zgjedhor sot Kryesinë e re e cila përbëhet nga zyrtarë të PDK-së që janë rritur organikisht në këtë parti dhe emra të rinj që i janë bashkuar vizionit të PDK-së dhe kryetarit Memli Krasniqi. Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi tha para anëtarëve të Këshillit Drejtues se Kryesia e re e PDK-së do të përbëhet nga njerëzit e devotshëm të saj që kanë qenë në PDK që nga themelimi por edhe nga gra e djem të rinj profesionistë që besojnë në vizionin e PDK-së.  “Përbëhet po ashtu nga njerëz që kanë qenë shumë të rinj në fillet e PDK-së, e që si të rinj kanë besuar e kanë rrugëtuar me PDK-në deri sot, kur janë kalitur e janë të gatshëm për të zhvilluar betejat politike të saj. Përbëhet po ashtu nga njerëz që kanë përvojë në politikën kosovare jashtë PDK-së, e të cilët, tashmë janë të bindur se vetëm brenda PDK-së e me PDK-në, Kosova ecën në rrugën e duhur të zhvillimit e integrimit. Përvoja e të cilëve e plotëson mozaikun tonë gjithëpërfshirës e të pa alternativë. Dhe së fundmi, përbëhet po ashtu nga njerëz komplet të rinj, jo veç në PDK por edhe në politikë, të cilët janë vlerë e shtuar e që përbëjnë avantazh për ne, por që janë profesionistë, e njerëz kompetent me përvojë në fushat e tyre, të cilët sot na duhen e të cilët i kanë besuar vizionit tonë. Pra, një kryesi, që e lidhë çdo hallkë të PDK-së, të përvojës së saj, të identitetit të saj, të profesionalizmit dhe qeverisjes së saj, dhe të perspektivës së saj në të ardhmen”, tha Krasniqi.  Ai po ashtu tha se anëtarët e Kryesisë së PDK-së nuk janë aty për kurrfarë privilegji, por për përgjegjësitë që i presin, dhe siç tha ai, këto përgjegjësi janë të mëdha.  “Kjo kryesi e re, do të prodhojë orientimin politik të PDK-së. Do të prodhojë orientimin ideor të saj. Do të prodhojë organizimin e saj. Do të prodhojë aktivizimin e saj. Do të prodhojë alternativën e qeverisjes me Kabinetin e Qeverisjes së Mirë. Pra një kryesi e punës dhe angazhimit”, tha ai.  Por, kush janë emrat e rinj që për herë të parë u bënë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së?  Profesoresha e njohur e Psikologjisë, Donika Shahini-Lami i nga sot është bërë pjesë e Kryesisë së PDK-së dhe anëtare e Këshillit Drejtues.  Profesoresha Donika Shahini-Lami, më parë ka punuar për 10 vite në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE.  Ajo po ashtu njihet për punën e saj si gazetare gjatë luftës në Kosovë si dhe ka punuar për Televizionin Publik Japonez, NHK si dhe ka bashkëpunuar me media të ndryshme ndërkombëtare.  Në Kryesinë e re të PDK-së është zgjedhur edhe Jakup Nura, bashkëpunëtor i ngushtë i Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.  Bernard Nikaj – profesor, diplomat, ish- ambasador i Kosovës në Bruksel, po ashtu i është bashkuar PDK-së në Kryesinë e re.  Nikaj është i shkolluar në disa prej universiteteve më prestigjioze botërore.  Anëtare e re e Kryesisë së PDK-së ështe zgjedhur edhe Besa Kabashi-Ramaj, e shkolluar në Universitete Amerikane, dhe me përvojë mbi 10 vjeçare në fushat e sigurisë ndërkombëtare, politikat e mbrojtjes dhe menaxhmentit.  Ajo ka punuar për shumë organizata e fondacione të njohura vendore e ndërkombëtare. Pjesë e Kryesisë së re të PDK-së është bërë edhe Bekim Çollaku. Ai është i shkolluar në Britani të Madhe, me përvojë të gjatë institucionale e politike. Ai ka qenë bashkëpunëtor i afërt dhe shef stafi i kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi.  Në Kryesinë e re të PDK-së është zgjedhur edhe Adri Nurellari, politolog, pedagog e publicist. Nurellari ka qenë më parë shef i kabinetit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe keshilltar i ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi. Sekretar i përgjithshëm i PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli. Kryesia e re e PDK-së me vendim të Këshillit Drejtues do të ketë pesë nënkryetarë dhe pesë sekretari. Nënkryetarë të PDK-së janë zgjedhur Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Ramë Buja dhe Enver Hoxhaj. Anëtarët tjerë të Kryesisë së PDK-së janë zgjedhur emra të njohur të PDK-së dhe zyrtarë të kësaj partie që janë rritur organikisht në PDK e ata janë: Blerand Stavileci, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi – Dragusha, Sokol Bashota, Rashit Çalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj – Gutaj, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtim Gashi, Safete Hadergjonaj dhe Donjet Bislimi.

Filed Under: Politike Tagged With: Memli Krasniqi, PDK, uck, Vlora Citaku

Shkarkimi i Vlora Çitakut gëzoi vetëm Beogradin

March 4, 2020 by dgreca

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

Shkarkimi i ambasadores Vlora Çitaku, është i ngutshëm, sepse ishte njëra nga ambasadoret më të suksesshme në Uashington dhe në OKB (2008-2015) !

Gjatë mandatit të saj pothuajse 5-vjeçar (gusht 2015 – mars 2020) politika e jashtme dhe diplomacia e Beogradit zyrtar e kishte halë në sy ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, sepse kjo profesonalisht u dëshmua  më e aftë dhe më e suksesshme nga të të gjithë ambasadorët e deritashëm të Kosovës  në Uashington (2008-2015), në mbrojtjen e interest të përgjithshëm nacional dhe shtetëror të Kosovës së pavarur, si dhe të mbrojtjes së çështjes shqiptare, në kuptimin  më të gjerë në Ballkan. Këtë e dëshmoi me diturinë, me guximin dhe me qëndrimin e saj serioz konstruktiv dhe profesional  në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve e objektivave të Kartës së Kombeve të Bashkuara (2015-2020).

 Vlora Çitaku si Shotë Galica, edhe trime, edhe e ditur e largpamëse

Këtë e dëshmoi edhe në  sesionin e KS të OKB-së, më 10 qershor 2019, e cila për herë të parë në historinë e diplomacisë dhe të politikës së jashtme shqiptare ia bëri me dije ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe të të gjithë të pranishmëve në KS të OKB-së, se  “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste, por produkt i dekolonizimit të saj nga Serbia”.

Pohimi i kësaj së vërteteje nga ana e mabasadores së Kosovës, Vlora Çitaku  e pati harbuar tej masës  ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili doli jashtë  kontrolli të “mekanizmave mbrojtës”   të artit dhe të taktit diplomatik, duke  e pyetur në formë kërcënuese  dhe cinike ambasadoren Vlora Çitaku se  “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”. (Po aty,

Ivica Dacic e quan të paturpshme Vlora Çitakun ).

Gjithashtu, Vlora Çiatku disa herë në kuadrin e  debateve të sesioneve të KS të OKB-së për Kosovën, e pohoi të vërtetën e pakundërshtueshme, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, si dhe Seribia, duhej të zhvishej nga  e drejta dhe nga sovraniteti kolonial shekullor mbi Kosovën dhe mbi territoret e tjera shqiptare (Presheva, Bujanoci e Medvegja).

Kjo e vërtetë, e pohuar botërisht para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i goditi rëndë dhe i dogji keq diplomacinë dhe politikën e jashtme dezinformuese të Serbisë, ku si rrjedhim  ambasadorja Vlora Çitaku disa herë  u përplas me  ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili me rrenat dhe me dezinformimet  e tij orvatej t’i justifikonte të drejtën historike të Serbisë mbi Kosovën, si dhe krimet, masakrat, reprezaliet  monsturoze të terrorizmit dhe të gjenocidit shtetër serb, të kryera ndaj popullit shqiptar në Kosovë (1989-1999).

Ne, për këtë të vërtetë të thënë nga Vlora Çitaku për mbrojtjen e Kosovës në OKB, kemi shkruar, duke kosntatuar se kjo është ambasadorja e parë shqiptare në historinë e derisotme të OKB-së (1945-2020), që Serbisë dhe 192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së, ua tha botërisht  se Serbia është shtet kolonial, dhe duhet të pranojë dekolonizimin e territoreve shqiptare sipas së drejtës historike dhe të së drejtës ndërkombëare, sipas së cilës edhe kolonializmi shekullor serb mbi territoret indigjene shqiptare (1878-2020), është krim dhe vepër penale ndërkombëtare.

Për inati të Serbisë, Vlora Çitaku nuk do të  duhej të shkarkohej nga pozita e Ambasadores në Uashington, por të lihej të vazhdonte kryerjen e detyrave të saj diplomatiuke deri në mbylljen e mandatit ligjor më 1 gusht 2020.

Nëse ndokush, do të duhej të jepte llogari për  dezinformacionin publik, se gjoja “Xhamajka ka njohur Kosovën”, atëherë, presidenti Hashim Thaçi është ai që mban përgjegjësi, dhe, do të duhej të shkakrkohej, jo ambasadorja Vlora Çitaku, sepse kjo nuk ka shpërndarë në opinionin publik kurrfarë informacioni  të tillë dezinformues, të cilin më pas e përgënjeshtroi deklarata e ministres së Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith se “Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën e pavarur”.

Për këtë skandal diplomatik nuk mban përgjegjësi ambasadorja Vlora Çitaku, por vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  sepse   atë lajm privat të pakonfirmuar paraprakisht , e  bëri publik, duke e përhapur  në “Twiter”.  Ky ishte gabim i pakorrigjueshëm diplomatik dhe politik i presidentit Hashim Thaçi, jo i ambasadores së shkarkuar Vlora Çitaku, duke qenë se kjo asgjë nuk ka deklaruar për rrjetet sociale e as për masmedia, se gjoja “Xhamajka e ka njohur Kosovën”.

Ka çka të thuhet edhe shumë për këtë skandal diplomatik, por po përfundoj më kaq, duke ritheksuar se, gabimi nuk qëndron tek ambasadorja Vlora Çiatku, por te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ky  do të duhej shkarkuar, JO ambasadorja e pambrojtur në këtë rast.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof. Dr. Mehdi Hyseni, Vlora Citaku

AMBASADA NE WASHINGTON: LIBER ZIJE PER DR. BAJRAM REXHEPI

August 22, 2017 by dgreca

Ambasada e Kosoves ne Washington: Libri i zisë për ish Kryeminstrin Dr. Bajram Rexhepi/

2 Dr Bajram Rexhepi

Në emër të Ambasadores Çitaku dhe stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, DC, njoftohet komuniteti se libri i zisë për t’i bërë nderimet e fundit ish Kryeministrit të parë të Kosovës, Dr. Bajram Rexhepit, do të jetë i hapur prej orës 11:00 deri në orën 15:00 të enjten, më 24 gusht, dhe të premten, më 25 gusht, nëzyrat e Ambasadës – 2175 K Street, NW, Suite 300, Washington, DC 20037.

Embassy of the Republic of Kosovo

2175 K Street, NW, Suite 300

Washington, DC 20037

T: (202) 450-2130 | F: (202) 735-0609

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: ambasada e Kosoves, Bajram Rexhepi, dr, Liber Zije, Vlora Citaku

Ambasadorja Çitaku në OKB: Kosova e lodhur nga standardet e dyfishta në dialog

May 17, 2017 by dgreca

1 Citaku1Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së(16 Maj 2017) se Kosova është e lodhur nga standardet e dyfishta në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.“Përderisa jemi dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar në dialog, jemi të lodhur nga standardet e dyfishta”.“Në njërën anë, Serbia vjen dhe na thotë se janë për paqe dhe pajtim, ndërsa në anën tjetër ata keqpërdorin për çdo ditë Interpolin dhe urdhëresat e deponuara kundër luftëtarëve të lirisë. Si duket ka një model të vjetër të brutalitetit që është e shoqëruar me burokraci të ngathët”, tha Çitaku.Si pasojë e kësaj burokracie, tha Çitaku, ndodhi edhe ndalimi i ish-kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.

“Ajo çfarë ndodhi ndaj zotit Haradinaj flet shumë për gjendjen e mendësisë që akoma mbizotëron në Serbi”, u shpreh ambasadorja Çitaku.

Sipas Çitakut, Serbia e di se “e ka humbur betejën në Kosovë.

“Serbia e di shumë mirë që e ka humbur betejën në Kosovë. Në aspektin ushtarak, e ka humbur betejën në vitin 1999. Politikisht e kanë humbur më 2008 dhe ndërkombtarisht dhe juridikisht e kanë humbur më 2009 me vendimin e GJND-së”, tha ajo.

Duke folur për pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadorja e Kosovës, tha se një gjë e tillë mund të ndodhë, vetëm kur Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës.

“Për të ndodhur pajtimi si i tillë, Serbia duhet ta pranojë Kosovën si të barabartë dhe ta pranojë si shtet dhe gjithashtu duhet të pranojë përgjegjësinë që bartë”, u shpreh Çitaku.

Në këtë takim, Serbia është përfaqësuar nga ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq.

Kuburoviq tha se shteti i saj ka vazhduar të marrë pjesë në dialogun e Brukselit dhe është sjellë në mënyrë konstruktive dhe përgjegjëse.

Por ajo tha se “trajtimi i Prishtinës në dialog dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve nga ana e Bashkimit Evropian, është i papranueshëm për Serbinë”.

“Një sjellje e tillë ndodhi në mars, kur Kosova miratoi një rezolutë, për suspendimin e dialogut për shkak të një personi, i cili akuzohet për krimet më të rënda”, tha ajo, duke iu referuar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kuburoviq tha se Serbia e konsideron skandaloze vendimin e një gjykate në Colmar të Francës, që e liroi Haradinajn, pasi siç tha ajo, Haradinaj ka qenë i dyshuar se ka kryer “krimet më të rënda të luftës.

“Ky vendim nuk është fitore e Kosovës dhe Metohisë por është fitore e krimit dhe nuk është humbja jonë por është humbja e ligjit dhe drejtësisë”.

“Autoritetet në Prishtinë duhet ta kuptojnë se ndëshkimi i personave që kanë kryer krime janë pjesë e procesit të normalizimit”, tha ministrja Kuburoviq.

Seanca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për gjendjen në Kosovë në tre muajt e kaluar, nisi me paraqitjen e raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e misionit të OKB-së në Kosovë dhe gjendjes së përgjithshme.

Raportin e sekretarit të përgjithshëm e ka paraqitur Përfaqësuesi i Posaçëm në Kosovë, Zahir Tanin, dhe ai përfshinë periudhën prej 16 janarit deri më 15 prill.

Sekretari Guterres, në raport, ka shprehur shqetësimin e tij me “pengesat në përparimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, si dhe me rritjen e nacionalizmave”.
Guterres thekson faktin se “dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit me lehtësimin e BE-së, është mekanizmi më i mirë për zgjidhjen paqësore të dallimeve në favor të të dyja palëve” por nënvizon se zbatimi i marrëveshjeve që dalin nga dialogu në periudhën që po shqyrtohet ka qenë “jashtazakonisht i ngadalshëm”.

Ai ka konstatuar se “nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë” si dhe ka shprehur shqetësimin me “rritjen e ndjenjave etnike-nacionaliste”.

Guterres tha se çështja e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur paraqet “një përparësi humanitare që kërkon vendosmëri politike të lidershipit nga të dyja palët” dhe ka nënvizuar edhe faktin e kthimit të ngadalshëm të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: dialogu Kosova-Serbia, Keshilli i Sigurimit, standarti, Vlora Citaku

“Washington Life”: Vlora Çitaku, ambasadorja e Vitit

September 30, 2016 by dgreca

12196309_10153142160202414_5303976508485869797_n
Revista Life, ka nderuar  për këtë vit, ambasadoren e Kosovës, Vlora Çitaku, si   “Ambasadore e Vitit” /
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku tashmë nuk po e prezanton në Amerikë vetëm diplomacinë kosovare, por edhe aftësinë fotogjenike që ajo e ka  peshqesh nga natyra me bukurinë e femrës shqiptare/
Beqir SINA – new York/
 
14441225_10153820072972414_6181467831186360799_n.jpg


WASHINGTON D.C: Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pushtuar ballinën e revistës së njohur amerikane “Washington Life”. Pas përzgjedhjes së saj në mesin e ambasadoreve më të suksesshme, që e bashkoi atë me Ambasadoret femra në kryeqytetin e SHBA ,disa muaj më parë Vlora Çitaku – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington D.C. ka zënë edhe kopertinën e revistës prestigjoze Washington Life – Jeta në Uashington .
Revista Washington Life, e cila është revistë elitare –  revista luksoze  në kryeqytetin e SHBA, dhe në DC – Distriktin Columbia, e botuar që nga viti 1991, duke qenë revista më jetë gjatë në lidhje Washingtonian, thonë se ajo ka njohuri të jashtëzakonshme në komunitetin e saj.
Në numërin  më të ri – mbi foton e saj të koopertinës, (faqes së parë ) plot sharm kësaj rradhe do të shfaqet titulli “Në radhë fytyra e Ambasadores – Vlora Çitaku nga refugjate në Ambasadore  ”, që në brendësi të artikullit i referohet jetës dhe rolit të gruas diplomate nga Kosova – dhe ngjitjes së karjerës, së saj.
Kështu që revista e kryeqytetit amerikan Washington Life, thotë se paska zgjedhur për këtë vitë, duke e nderuar atë, edhe me çmimin e “ Ambassadores vjetore” , Vlora Çitakun, dhe me këtë rast zgjodhi atë që të shfaqë në faqen e parë, edhe Kosovën.
Ajo vetë këtë e ka bërë të ditur, duke postuar sot  përmes faqes së saj në Facebook, ku ka shkuar: “Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të  më përzgjedh mua ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku tashmë nuk po e prezanton në Amerikë vetëm diplomacinë kosovare, por edhe aftësinë fotogjenike, që ajo e ka  peshqesh nga natyra me bukurinë e femrës shqiptare.
Mbasi, edhe mjeshtri i fotografisë në SHBA – fotografi me famë botërore, Fadil Berisha, ka qenë ai që ka “zbuluar”  i pari bukurinë e Vlora Çitakut, para disa muajve, kur Studio Berisha nga Nju Jorku, publikojë një set me foto të Vlora Çitakut, ku ajo duket si një modele tërheqëse.
Prej nga 1 gushti i vitit të kaluar, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, ish- Konsullja e Pergjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, Ambasadorja Vlora Çitaku – kishte marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, detyrë të cilën ajo vazhdon ta kryej.

Filed Under: Featured Tagged With: “Ambasadore e Vitit”, Vlora Citaku

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT