• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ABDYL KELLEZI NË KOTË TË VLORËS, NGA DREJTOR FERME, SHPËRNDARËS KARBURANTI…PUSHKATIMI…

September 17, 2013 by dgreca

Bisedë me të mbesën, Holta Këllezi, që jeton në Toronto të Kanadasë, e cila u internua në moshën 6-7 muajshe/

 Nga Gëzim Llojdia/

Kota është një qytet-fshat. Ndodhet buzë Shushicës dhe ka një vjetërsi moshe prej 50 vjet. Është krijuar si fillim fermë blegtorale e Llakatundit aty nga viti ’61. Më vonë ndahet dhe bëhet më vete fermë bujqësore e blegtorale. Një soj bashkimi  ku ata nga fshatrat që nuk  e hanin dot punën atje gjenin marifetin dhe zbritnin ne fermë. Kota ka qenë një vend i heshtur. Aty nga viti ‘20,kur u bë lufta,u vendos një garnizon ushtarak dhe është vrarë një gjeneral. Një shqiptar nga Shkoza me emrin Kanan Mazeja theu nofullat thonë aty pikërisht ku ka qenë porta e fermës gjatë luftimit me italianët,aq deshën rapsodët që t’i thurnin rapsodi :”Kanan Mazeja nga Shkoza me një nofull copa-copa…,dhe këtë vend që ishte i humbur e shkretuar i vunë edhe  bejte të tilla si :”Obobo se çënka Kota më e mirë se Europa…. Thoshin këta,pra bejtexhinjtë. Emri i saj ka një legjende interesante dhe intriguese. Unë këtë e kam lexuar nga një mësues tërbaciot vite më parë,italianët  e kishin ngritur garnizonin e quanin kuotë 860 m ,ajo ishte kodra,duke u shqiptarizua ajo erdhi dhe u quajt nga kuotë në Kotë…Kota ka qenë një qendër e internimit. Peta që ishte një sektor i saj ka pasur vetëm të persekutuar. Në Kotë u internuan zv/kryeministri i diktaturës  Abdyl Këllezi deri ditën që u muar dhe u pushkatua. Një pasdite maji sollën në këtë qytezë të vogël dy skoda,ngarkuar me rraqe. Në Kotë ,thonë për vaki dhe rrahje mblidhen të gjithë .Në fakt nuk ishte asgjë nga të dyja .Kishin sjellë anëtarin e byrosë politike,  zv/kryeministrin,kryetarin e komisionit te planit të shtetit shqiptar,Abdyl Këllezin. Në atë fermë internuan edhe familjen e Vasil Katit,madje Pranverën ,në Tiranë e njihni, ishte shpallur mis Tirana në fshehtësi. Ndërkaq në këtë fermë u mbyllën me internim edhe motra e Xhevdet Mustafes  ,dhe gjyshërit e Tedi Papavramit, doktori plak dhe e shoqja, vuajtën ikjen e  nipit në Francë. Ferma buzë Shushicës  kishte një sektor të sajën që quhej Petë dhe e kishte vetëm me të internuarit ordiner,siç i quante regjimi qindra familje që ikën pas viteve ’90 nëpër fshatrat dhe qytetësit e tyre ose mbeten atje mes baltës në  dimër dhe pluhurit të zhegut. Kjo e fundit ka mbetur gërdallë. Sot atje  në atë sektor pa ujë  të pijshëm, por me dy liqene artificiale,jetojnë vetëm  dy familje.

***

Zv/kryeministri ishte me bashkëshorten Safeten e thërrisnim ne një grua fisnike nga Kosova. Dhe tre djemtë,Leonin,Yllin dhe Maksin. Si dhe nusen e djalit dhe një vajzë të vogël. Njëri nga tre fëmijët e zv/kryeministrit ra në dëshpërim dhe kaloi një depresion gjithë kohën e internimit .Zv/kryeministriy i dhanë një hyrje të zgjeruar dhe pas disa ditësh ai filloi punë si drejtor i fermës së Kotës. Ndërkaq tre fëmijët e tij dhe nusja e djalit u sistemuan në punë shtetërore. Këllezi doli ditën e parë për të shkuar në punë me një kostum të zi.Shkoi në  fermë dhe pyeti:”Ku janë forcat sot në korrje gruri, ku ne Buallar? Mori administratën e hypi në makina dhe u nis vetë .Të nesërmen përsëriti këtë pyetje:”ku janë forcat sot korrje gruri në Petë, hypi administratën dhe rinis kështu një punë duke e bërë fermën të ndriste. Të gjithë këto ndryshime  u raportuan lartë. Mirëpo dihet se fati ishte paracaktuar .Kështu vunë spiunët që në atë fermë nuk mungonin dhe s’ishin të paktë, për t’u kundërpërgjigjur;Punon armiku për të fshehur të vërtetën…Një ditë atij i erdhi gjysma e keqe,urdhri i trishtimit. Hiqej nga drejtor ferme dhe vendosej shpërndarës karburanti, pra të zihej me zetoristët e shoferët që ai regjim i kishte nën hyqmën e tij.Megjithatë ai gojë kyçur çdo ditë shkonte i përpiktë të hapte rubinetin e naftës dhe një mbrëmje korbi erdhi më i zi se i pari lajm. E morën. Që nga ajo natë ai nuk u pa më në vajtje ardhjet e tij  në fermë  e vogël. Lajmi i pushkatimit të tij u muar vesh në një biçim salle kulture që kishte ferma. I kishin dërguar edhe familjes lajmë që të vinte. Erdhi bashkëshortja Safetja dhe djemtë. I deleguari lexoi letrën e KQ të PPSH ku thuhej se armiku Abdyl Këllezi u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua,sall buçiti ;”Poshtë armiku” dhe i binte këmbëve në çimento,ndërsa asaj bashkëshortes së tij i ndrisnin pikëzat e lotit. Të nesërmen   bashkëshortja vuri në kokë një shall të bardhë,shenjë zie. Ç’praj asaj dite djemtë dhe nusja e djalit ju vunë punës,i mbyllën në shtëpi dhe fituan një respekt që askush nuk mundi ti haronte, për  edukatën,moralin dhe normat e larta të jetës,sado që i provokonin,i ndiqnin e i torturonin nëpër punesat më të zeza,ata mbetën deri në fund fisnik të një jete internimi.

****

Pranvera e vitit 1975. Orët e fillimit të internimit dhe zhdukjes nga skena politike të ish-ministrit,anëtarit të Byrosë politike .Ditë maji. Dy skoda me rimorkio lëvizin nga dyert  e bllokut të udhëheqjes shqiptare. Ndërkaq dy automjetet e rënda morën drejtimin për në jug të vendit. Blloku dhe rojet e armatosura mbyllën portat. Atje udhëheqësi sapo ishte zgjuar kur u shua zhaurima e skodave. Enigma e kureshtarëve kur ndiqnin automjetet, që largoheshin  .

-Iku dhe një nga Byroja politike!

Tani automjete do të shtegtonin nëpër asfaltin e butë tej kryeqendrës së vendit. Njerëzia brenda tyre  shikonte brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi. Në sytë e tyre,vërtet lexoje:-Për ku ishte drejtimi i automjeteve?

Të dhëna në dy automjetet ishin 7 pjesëtarë të familjes Këllezi, të tjerët punonjës të sigurimit. Në automjetin  e parë udhëtonte ish-kryetari i komisionit të planit të shtetit me bashkëshorten në tjetrën, tre djemtë, Leoni me bashkëshorten Marjetën dhe vajzën 6 muajsh,Ylli dhe Maksimi.

15 qershori 1975 flitej se ishte lexuar një buletin nëpër të gjithë institucionet shtetërore, ku godiste si armik Abdyl Këllezin. Vetëm ca kohë më parë po më konkretisht  në maj të vitit 1975 ,Abdyl Këllezi u shkarkua nga detyra e anëtarit të byrosë politike. Tre djemtë e tij dhe nusja e djalit Marjeta u hoqën nga puna për ti përcjellë në internim .Leoni asaj kohe punonte në Institutin e fizikës bërthamore. Ishte specializuar në  Kinë. Leoni më kishte folur për jetën në Kinë. Me tregonte anekdota dhe kinezërit e pafund.

Ne ,tha kishim me vete mjeshtrin e uzinës traktori që do të bënte  kopje sepse kinezët nuk i jepnin gjithçka. Mjeshtri shikonte me sy kur dhe i vizatonte në hotel gjithë çfarë kishte parë me sy. Një herë tjetër na shpunë për të vizituar fshatin e lindjes së Maos .Udhëtuam me tren,me avion me makinë,tre ditë për të mëritur në Shaoshan. Atje nuk kishte kuzhinë evropiane. Ata kishin dëgjuar që shqiptarët hanë pilaf dhe na kishin përgatitur një lloj çorbe d.m.th pilaf, që notonte në gjalpë . Leoni i rrëfente bukurish bukur ndodhitë .Ylli gjendej gjatë asaj kohe në universitete më ngjanë në inxhinieri. Kur përfundoi zborin ushtarak  e fakultetit shkoi direkt në internim. Ndërsa Maksimi pësoi një traumë të rëndë.

***

Kur dy skodat me rimorkioi qëndruan në buzë mbrëmje në një qytezë të tipit socialist, kallaballaku, që u mblodh aty pyeste kurioz se kush po vinte për internim. Bëhej fjalë për zv/kryeministrin e qeverisë, anëtarin e byrosë politike. Në pallatin dy kate ndërtuar në vitin 1962, tip sovjetik në katin e dytë kishte ditë, që skuadra e ndërtimit po meremetonte hyrjen ku do të strehoheshin të internuarit, mirëpo nuk njihej se kush do të ishin banorët. Në atë zonë sillnin shpesh të internuarit e regjimit por ca më larg saj në një sektor ku vdisje për ujë dhe të hante të gjallë balta në dimër dhe pluhuri në zheg të verë,quhej  Petë. Qyteza, quhej Kotë dhe ishte krijuar vetëm në vitin 1961,si ndërmarrje  blegtorale fillimisht dhe më vonë bujqësore. Aty ishte administrata, zyrat, rrjeti i dyqaneve të shërbimeve të NTSH, pallate banimi, ofiçina, furra e bukës, kinemaja  e vjetër te vatra e kulturës, shkolla 8 vjecare, postë-PTT .

Gjendej në këmbë të fushë së Ahmete, poshtë ishte lumi dhe sipër maja e gjatë. Atë ditë unë kam parë zv/kryeministrin, që u fut direkt në banesë. Abdyl Këllezi i emërua drejtor i fermës bujqësore:”Kanan Maze” të Kotës. Ishte operativ. Që ditën e parë pyeti:- Ku punojnë forcat e punës?

-Në korrje gruri.

Urdhëroi dy makina mblodhi administratën dhe vetë shkoi  në krye të punëve. Kështu veproi çdo ditë.

Ku janë kombajnat sot?

-Në Brusnje. Makinat dhe administrata shkonte ku punonin njerëzit dhe nxirje buka e gojës. Vetëm pas ca muajsh erdhi urdhëresa ,që Abdyl Këllezi hiqej nga drejtor ,çuditërisht dërgohej të furnizonte me naftë  automjetet e fermës. Më  datën  4 shtator Abdyl Këllezi arrestohet. Abdyl Këllezi ish-ministër dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, i ekzekutuar me pushkatim në vitin 1976 si “armik i popullit. Atë ditë vjeshte e thirrën si zakonisht.

-Të kërkojnë te karburanti. Ish-anëtari i Byrosë Politike mori çelësat e cisternës, xhaketën e hollë dhe dolli nga pallati .Mirëpo BC-ja e degës ishte fshehur pas pallatit të parë ku ishte edhe rruga. Aty i hodhën prangat lexuan akuzën në emër të popullit , ndërsa anëtari i Byrosë politike shikonte për të fundit herë banesën ku kishte lënë,bashkëshorten ,tre djemtë, mbesën e vogël 10 muaj  dhe nusen e djalit. Një ditë të vitit 1976  buzë-mbrëmje fronti thirri një mbledhje për të lexuar një nga të shumtat buletine, që përcilleshin në popull direkt nga udhëheqja e lartë. U thirrën edhe familja e Këllezit ndërsa i deleguari lexoi buletinin ku flitej se Abdyl Këllezi ishte pushkatuar. Bashkëshortja dhe djemtë mbajtën një qëndrim burrëror.

Unë  i kam njohur në internim tre djemtë e familjes Këllezi. Nusen e djalit Marjetën dhe Holtën e vogël dhe më pas Dorianin ,që lindi në atë qytezë të vogël. Për këtë familje fisnike është folur gjatë. Qëndrimi  i tyre atje ka qenë  i pashembullt.Pasqyra  e punës dhe qëndrimit të tyre na rrëfen lëndën që ka dhuruar tek ata Zoti ynë. Ndrit pasqyra. Tek shpirti  i diellit. Unë do t’u rrëfej atë që ata e kanë bërë pak ose aspak nëpër medium. Marjeta, Leoni, Ylli arrin të realizonin nga dy-tre norma në ditë në punët më të vështira siç ishte qilizma,hapja kanali etj. U ngrinin normën. U ngritën normat, mirëpo ata të tre arrinin të bënin nga tre norma në një ditë. Në këto kushte u rritë edhe Holta Këllezi në atë qytezën e vogël ,që zgjerohej buzë lumit. Çapkënia vajzë. Mësuesit u vunë përpara një dileme të madhe. Ç’duhej bërë me këtë vajzë të shkëlqyer?

10 ishte pak nga njohurit e saj që i dhuronin të dy prindërit.

Marjeta Kellezi ka Studiuar në Universiteti i  Tirane. Fakulteti i Shkencave te Natyrës , dega fizike.Kishte lindur më 1952…

***

Holta Këllezi është mbesa e ish-anëtarit të Byrosë politike të Shqipërisë. U lind në bllok. 6-7 muaj shkoi në internim në një nga fermat bujqësore në jug të vendit. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërin pranverore. 16 vite pra diku në vitet ‘91 më vonë,mbante statusin e të qenit e lirë në vendin e vet. “Kreshtat” përmbi biografin e saj nuk do të njolloseshin më me nënshkrimin: ”mbesa e armikut të popullit”. U shkollua dhe sot punon në Kanada.

Disa të dhëna : Ka Studiuar në University of  Tirana. Eshte e martuar me Gjergji Vani. Flet shqip,English,Italisht. Ka lindur më Dhjetor 16.

Përshëndetje Holta:- Dua të bëjë një interviste me ty.

-Pyetja-Ju keni lindur ne bllok por u rritet ne internim. Ç’farë mund të thoni për këtë kontraste?

Holta Këllezi:Unë nuk e kam njohur jetën e bllokut pasi kam shkuar në internim 6-7 muajsh kështu qe nuk kam arritur kurrë te bej dallimin midis këtyre jetëve. Unë njoh vetëm një jete fëminore, atë të internimit.

-Ju keni shkuar ne internim rreth 7 muajsh dhe u larguat ne vitet ‘90.Si ishte jeta ne internim?

Holta– Jeta në internim ishte e vështirë sidomos vitet e para te fëmijërisë i kujtoj si tepër te vështira dhe jo në perspektiven e jetës së gjithë familjes sime por në perspektiven e një fëmijë që mundohej të kishte një jetë normale, por që në cdo hap i bëhej me dije, që ishte jo si gjithë të tjerët.

-Ju u kanë mohuar të drejtat si nxënëse e dalluar a mund t’më thoni raste?

Holta:-Ishte pak e vështirë ta kuptoja pasi në moshë të vogël nuk arrin të perceptosh pse ti duhet të jesh ndryshe nga të tjerët. Mbaj mend, që deri në klasë të parë asnjë fëmijë s’luante me mua dhe jo se nuk donin por sepse prindërit kishin frike ti lejonin fëmijët e tyre të luanin me mua .Kur kam shkuar në klase të parë e të dytë, kam filluar të kem shokë dhe ja di për nder mësueseve të mija të shkollës fillore, që u thonin fëmijëve te shoqëroheshin me mua .Me pas duke u rritur kam pasur shoqëri shumë të mirë, që vazhdoj ta mbaj dhe tani.

-Si e kishit menduar jetën nëse nuk do te hapej vendi ynë drejt Evropës?

Holta- Me thënë te drejtën do duket ndoshta pak e çuditshme, po unë gjithmonë kam besuar në ato vite me pafajësinë e një fëmije që po të mësoja patjetër do më jepej e drejta e shkollimit të lartë,kurrë nuk më shkonte ndër mend që do jetoja përjetë në fshat,ndoshta ka qenë një sens i brendshme që më fliste,s’di, po kurrë s’kam qenë pesimiste si tip. Nuk më shkonte në mend kuptohet, që do ndodhnin gjithë ato ndryshime por fakt është që shpresa e mban njeriun gjallë,prandaj ndoshta dhe motoja e jetës sime gjithmonë ka qenë:bëj gjithçka ke në dorë dhe më e mira do të ndodhe”

-Me se merrni aktualisht?

Holta-Aktualisht kam prej vjetësh që jetoj ne Toronto_Canada,jam e martuar me dy çuna dhe punoj ne fushën e stomatologjisë .Jam e kënaqur me jetën time dhe e jetoj jetën ne maksimum.

-Prindërit tuaj kane vuajtur mjafte dy intelektual u dërguan direkt ne punët e bujqësisë si e kane përjetuar dramën e vuajtjes.

Holta– Prindërit e mi janë shume te shtrenjte për mua, sa je fëmijë nuk e kupton se ç’farë kane bërë apo ç’farë kane arritur ne jete .Duke u rritur kam kuptuar më shumë dhe kam arritur ti vlerësoj në maksimum jo vetëm për sakrificat që  bënë në jetë por mbi të gjitha për ata çka janë. Dy njerëz të mrekullueshëm që megjithëse sistemi i goditi shume fort nuk ndryshuan po ngelën po ata të mrekullueshëm. Ajo çka vlerësoj më shumë ke ta është qe më mësuan të mësoj ,punoj fort, të jem e ndershme ,të respektoj gjithë njerëzit pavarësisht prejardhjes apo statusit te tyre social,të kem një buzëqeshje në fytyre dhe mbi të gjitha, të mos urrej asnjë e askënd. Kjo e fundit është një arritje e madhe për mua pasi vuajtjet e bëjnë njeriun shumë lehtësisht të urrej. Dua të përmend pak njeriun me të cilin kaloja pjesën më të madhe, të kohës në internim,njeriun që ishte i pari të më dilte në mbrojtje kur dikush më ngacmonte dhe që më përcolli një fortësi mendore,gjyshen time të dashur, që tani s’jeton më. Them se kam qenë me fat, që në jetën time jam rritur nga prindër të këtij niveli dhe nga një gjyshe, që çdo kush do e kishte zili.

-Faleminderit Holta!

-Faleminderit prej jush!

Filed Under: Interviste Tagged With: Gezim Llojdia, Holta Kelelzi, Kote, mbesa e Abdyl kellezit, Vlore

“PAVARËSIA”-UNIVERSITETI I JETËS

May 27, 2013 by dgreca

Shkruan nga VLORA: Gëzim Llojdia/

Universiteti “Pavarësia” në jug të vendit përbënë aktualisht historinë e arsimimit shqip në këtë trevë jugore , në këtë kohe po ti quajmë cilësisht këto radhë kthjellime historike. Qyteti i Vlorës në jug të vendit është kryeqendra arsimore dhe kulturore e kësaj treve.Dallgëzimet e historisë këtu kanë pasqyruar treguesin barometrik, ngritjet dhe uljet të përkohshme por me tendencë asnjëherë shuarje . Nëse janë si dallgëzimet detare këto thërrmija godisnin brigjet dëshmitare . Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë dhe në areolën e qytetit ,nën syprinën e tij gjejmë këtu një vatër dijesh . Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda këtij qyteti në qendër të tij ndeshemi me një objekt arsimimi si i pari dhe një filiz për arsimin e lartë shqiptar,në jug të vendi .

Gërmëzimi i Samiut

Cili është ndërkohë instrumenti matës i valës arsimore por edhe të vuajtjeve për tu arsimuar në këtë qytete ,rrethinat e tij , te fqinjët qytete të vogla industrial, agrikulturor ? Ka pasur një kosto jo të vogël,që ka qenë produkt i mungesës së godinës së madhe, që atëbotë njerëzia e quanin njëherazi universitet .Një rilindës quhej Sami nga dera e Frashëllinjëve ka gërmëzuar fjalët për një universitet buzë deti. Mirëpo më ka munduar historikisht një pyetje e brendshme për një urdhër të patreguar, që këtu nuk do të kishte universitet dhe njerëzia e tij e rrethinave të tij do tu duhej të merrnin autobusin deri në stacionin e Fierit drejt një udhëtimi në Tiranë dhe më vonë te stacioni i trenit për një shkollim në kryeqendër të vendit . Kjo shkretinë solli një uri të paparë që me hapje të një universiteti publik në shkallët e tij dhe në auditorët e tij të riformoheshin radhët e dikurshme , por këtë herë nga studentët.Kjo uri arsimore është e pranishme edhe sot në këtë qytete,rrethinat e tij e më gjerë. Ka një numër të madh gjimnazesh private dhe ende kërkesa njeh rritje .Dhe të parin universitet privat me emrin që për shtat i shkon qytetit “Pavarësia”.Një universitet do të thotë : Dritë. Kahu i saj, agimi i paperëndueshëm . Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta .Ashtu si në trung të një pemë çdo vit që kalon lëshon një rreth,ky universitetet në jug të vendit ka gjurmën” e vetë . Dhe ç’masë ,kjo përkufizohet thjeshtë :Më i miri në shkallë rajoni.D.m.th ‘sizmografi” që e përcakton këtë është edhe numri i madh i studentëve të kësaj qendre të re universitare, marrëveshjet me universitetet e tjera të botës,stafi i kualifikuar lektorësh ,aktivitete të fushës së kulturës dhe teknologjisë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, pavaresia, Universiteti, Vlore

CFARË ËSHTË KRIZA FINANCIARE SIPAS VLERËSIMIT SHKENCOR TË PROF. DR. ADRIAN CIVICI ?

May 23, 2013 by dgreca

 Ne Foto: Pamje nga aktiviteti promovues i zhvilluar ne Universitetin ”Pavaresia” ne Vlore/

NGA GËZIM LLOJDIA/

 Universiteti :”Pavaresia”Vlore promovoi “problemet e zhvillimit ekonomik dhe social perball globalizmit”,promovim i veprës shkencore te prof.dr. Adrian Civicit, permes botimeve të tij: “Dilemate zhvillimit” “lluzionet monetare” “Globalizing ante portas” “Krizafinanciare…apo globale?”Referimi: “Historia e krizave, shkolla e politikes”, nga Rektori Dr.Lavdosh Ahmetaj. Referimi “Një” leksion i vlefshëm për te gjitha moshat dhe profesionet”, i perfaqesuesit te Bashkise se Vlores, Nenkryetarit, Z.llir Banushi.Pershendetje nga Kryetari i Dhomes se Tregtise Vlore,Z.Arben Breshani.Referimi Leksione nga kjo krize” i Dr.Natasha Ahmetaj.Referimi “Kriza greke dhe efektet e saj mbi ekonomine shqiptare”, Dr.Veronika Durmishi.Referimi “Globalizing financiar dhe kriza”,Znj.Klodiana Dautaj.Referimi “Roli i bankave qendrore ne menaxhimin e krizes” Z.FIorian Miti.Fjala e Prof.Dr. Adrian Civici.Seance pyetjesh nga pjesemarresit per Prof.Dr. Adrian Civicin. Dr.Natasha Ahmetaj:”Kriza Finanaciare”.I. Zanafilla. “Nese gjithmone beni cfare keni bere gjithmone, gjithmone do te merrni .cfare keni marre gjithmone.” Gjithshkamire…Ne fundshekullin e kaluar besohej me shume se kurre se kapitalizmi dhe modeli i amerikan i shoqerise se konsumit siguronte mundesi te pafund zhvillimi.Administrata e Bush fokuson perpjekjet per imponimin e modelit perendimor ne gjithe Europen Lindore. Fillon periudha e tranzicionit nga shteti tek tregu.Era e Ten Siao Pin sjell epoken e “ndryshimit te madh”.Vjen epoka e “turbokapitalizem”, qe shoqerohet me sofistikimin e tregjeve dhe produkteve financiare, ose “turbofinancat”.Kemi pra nje moment euforie nderkombetare.Si nje rrufe ne qiell te paster… 2006: Ne SHBA shfaqet kolapsi i “subprime mortgage”, te cilat perbenin 23% te portofolit te kredive imobiliare. Kjo krize coi ne nje renie drastike te vleres se aseteve te shume bankave ne SHBA, duke u shoqeruar menjehere me nje krize mosbesimi ndaj ndermjetesve financiare, e per rrjedhoje, me:nje renie drastike ne tregjet e likujditeteve,bllokim te marrdhenieve nderbankare .bankat krijojne humbje shume te medha. Pranvera e 2007: tronditje e bursave ne SHBA, e krahasueshme me ate te ’29-’32. Brenda disa javesh kemi  renie me mbi 20% te kursit normal.Humbja llogaritet rreth 50 mije bilione USD=GDP globale te nje viti.Komunikim publik intensiv per te terhequr vemendjen e te gjithe aktoreve per permasat reale te krizes. Kembanat e alarmit fillojne te bien. Fjala “krize financiare” fillon te perhapet me shpejtesi.Te gjithe bien dakort: kjo eshte kriza me e madhe pas Luftes se Dyte Boterore. Bota kalon nga situate e “besimit absolut” ne modelin ekonomik actual, ne ate te “dyshimit absolut”.Paul Krugman, nje “neokeynesian” dhe kritik i modelit te Bush, qe u kishte rene kembanave te alarmit qysh me 1989 me “Koha e shpresave te kufizuara”, zgjidhet per cmimin Nobel. A do te jete vetem krize e SHBA-ve apo  Globale?Nje mengjes korriku te 2008, ekonomite me te fuqishme te planetit filluan rrugen drejt depresionit me te dhimbshem te 80 viteve te fundit.Globalizmi na ve te gjitheve ne nje anije .Bie teoria se “efekti i ekonomive te vendeve te zhvilluara nuk ka force te madhe ne ekonomite e vendeve te tjera”.Duhet transformim rrenjesor i natyres dhe sjelljes se kapitalizmit.Tani kerkohet revolucion shumedimensional.Revolucioni shumedimensional perfshin:Revolucion ekonomik: Rikthehet vemendja tek nevoja e nderhyrjes se shtetit.Revolucion gjeopolitik: Ne hierarkine e superfuqive  hyjne edhe superfuqite e Jugut, BIRK+Afrika e Jugut.Revolucion intelektual: Shkurorezim i “aftesise magjike te tregjeve.”Kriza eshte komplekse dhe perfshin te gjithe sektoret. Dalja nga kriza nuk mund te jete individuale dhe as pjesore.Kriza nxorri ne pah “luften e pandershme me buken”: perdorimi  i drithrave per prodhimin e biokarburanteve .Dolen me ne pah problemet e mjedisit.

Diversitet teorish

Opinionet ndahen ne disa grupe:G1.: Faji eshte i modelit kapitalist te ekonomise. Krizat ritmojne dhe kompozojne historine e vet kapitalizmit duke marre shpesh formen e krizave trinjake. G2.: Kjo krize nuk eshte rrenjesore. Nje rregull i ri Boteror u paralajmerua edhe pas krizes se 1970, por nuk u vertetua.G3.: Kjo krize eshte e jashtezakonshme dhe e shumfishte, sepse u shfaq me nje volatilitet shume te madh te treguesve.

Prof. Dr. Adrian Civici Historia e krizave , shkolla e politikës Dr. Lavdosh  Ahmetaj .John Laë ( 21 prill 1671, Edinburg, Skoci – 21 mars 1726) .Pse sistemi I ideuar nga Laë përbënte revolucion? Ishte I tillë në fushën monetare. Sepse u bë për herë të parë braktisja e arit si mjet  I vetëm pagese!Njihet si aventurieri I parë ndërkombëtar  I “lojrave” financiare ose “babai” I financave dhe  i përdorimit të monedhës – letër në vend të monedhës prej ari ose argjendi: PSE?Përmes vëzhgimit !Në Venecia u njoh me teknikat bankare më të përparuara të kohës, duke parë dhe kuptuar se tregëtarët dhe shitësit venecianë  ishin të gatshëm të jepnin monedhën e tyre prej ari në këmbim të monedhës prej letre, pasi ishin më praktikë në përdorim , ruajtje dhe transport. 2. Ideja gjeniale për të krijuar një lloj banke që nuk gjendej në Europë ! Pse? a) Kartmonedha ishte krejtësisht në përputhje me sasinë e arit. b) Laë  mendonte se garantimi I kartëmonedhave mund të bëhet edhe përmes të ardhurave nga pasuritë  e patundshme (toka, pyje, etj)c) Klientët ndiheshin të siguruar se vlera e shënuar mbi kartëmonedhë korespondonte me një vlerë tjetër të trupëzuar në pasuri  të patundshme.c) Europa ishte në fillimet e revolucionit industrial dhe metalet që vinin nga Amerika u bënë më të rralla.Kalimi revolucionar nga sistemi merkantelist tek sistemi I parasë!Tronditja e parë serioze e Ëall Street – it .Kriza e vitit 1792Cila është merita që studiuesit i atribuojnë kësaj krize? Pse ajo shënoi një kthesë në mentalitetin e shtetit modern amerikan? 1. Shteti amerikan nuk mund të ecte në rrugën e zhvillimit pa disa reforma, në formën e një “revolucioni financiar”.2. Shteti i ri nuk e kishte kuptuar si duhej domosdoshmërinë e  modernizimit financiar.3. Nëse SHBA  nuk do të kishte reflektuar thellë mbi këtë krizë  atëherë  nuk do te mund të bëheshin  lider botëror.4.Amerikanet ditën  që te kjo krizë të lexojnë qartë format esenciale.Pyetja më thelbësore :SHBA,çfarë duhet të bëjë një qeveri apo autoritet publik në kushtet e zgjerimit  të një “flluske finaciare” ? Kriza konsiderohet si nje eveniment I rendesishem per teorine ekonomike dhe politike . SHBA ndërtuan 6 elementë të rëndësishëm institucionalë që përbëjnë bazën e sistemeve moderne financiare. 1. financa publike të stabilizuara 2.krijimi i nje banke qëndrore efikase 3. stabilitet monetar .4.një Sistem bankar të mbikqyrur mirë.5.konsolidim dhe transparenc ë e bursës .6.zgjerim I aktorëve të tregut financiarRevolucioni francez , 1789.Faktorët që traumatizuan Parisin.1. organizimi politiko – social (ligji, trupat, rendet2. shpërdorimet financiare , ambicia për të ndërtuar një qytet të ri, përballë pallatit të Versajës . 3. blerja e një gjerdani të artë, i cili kushtonte sa gjyma e buxhetit të Parisit. Paniku i parë bankar në botë , 1797.Sipas ekonomistit David Richardo në veprën e tij: “Parimet ekonomike dhe taksat “ Lufta në të cilën u angazhua Anglia për të ruajtur kolonitë  e vjetra 2. Huatë e mëdha dhënë perandorit të Gjermanisë .3. Parat e shumta dhënë në avancë nga banka e Anglisë. 4. Mundësia e këmbimit dhe mbulimit të gjithë kësaj monedhe letër në ar u bë pothuajse e pamundur . 5. Alarmi nga thashethemetse nje pjese e rezervave te arit kishte dale jashte Anglise, kjo nxiti  vrapin ne bankat e provincave me shprese se, atje mund te kthenin ne ar banknotat e tyre.Shkolla keynsianiste.Përballja e parë e SHBA-së me ciklin ekonomik ,ekspansion – recesion ,e njohur në gjithë botën kapitaliste .Kombinimi i depresionit me spekulimet financiare kriza e parë financiare në SHBA  shënon fillimin e një faze të re në historinë ekonomike amerikane .Shkollat e mendimit ekonomik mbi panikun amerikan të 1819-tës.Shkolla AustriakeP.aniku i 1819-tës, shëenon deshtimin e parë të një politike monetare ekspasioniste mendim i bazuar mbi ciklet ekonomike politika monetare ekstremisht lehtësuese e orjentoj keq ekonominë amerikane, duke e çuar drejt recesionit të pashmangshëm .Konferenca e Paqes në  Paris, 1919Fituesit e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria .Kontradiktat e politikës globale :së pari, SHBA ekspansioniste, ka kredituar  disa fitues të Luftës së Parë Botërore.Europa mbron politiken e ekuilibrit të forcave.SHBA në kundërshtim me ekulibrin e forcave mbrojnë teorinë që, “çdo popull sado i dobët të jetë ka nevojë për ekzistencën e shtetit të tij. Fakt i cili ka krijuar këto  epërsi:1. Cmilitarizimin e Italisë në pellgun e mesdheut 2.Italia s`ka me armiq ushtarak per shkak se Austria kapitulloj në Luftën e Pare Botërore .3.Kontradikta ideologjike ,strategjike  te SHBA ne fituesit e luftes se pare boterore.Kriza  e 1929-1933-shit .Pse Rusvelti e ka fituar duelin e vështirë me Historinë Politike ? Pse modeli i këtij statisti ka interes edhe në  dhjëtëvjeçarin e dytë të shekullit  XXI?së pari:     për mënyrat efektive  dhe politikat më të përshtatëshme të daljes nga krizat financiare !së dyti:            zhgënjimi nga shumë liderë politikë apo qeverisje të këqija!së treti:në mediat botërore është bërë model, për kryeministrat apo presidentët te krahasueshëm me Rusveltin .Pikëpamjet e Rusveltit .Mbron me fanatizëm idenë se shteti duhet të ruajë një rol të rëndësishëm në ekonomi qoftë edhe pa ndërhyrë direkt. .  Shteti duhet të vëmendësohet maksimalisht për korigjimin e devijimeve dhe inefiçencës së tregjeve. 3.  Shteti  duhet të ndjekë e t’i përgjigjet me politike konkrete cikleve ekonomike . .  Shteti duhet te integrojë mekanizma gjenerues e garantues për tregun në mënyrë që, të ketë garanci dhe liri maksimale  të veprimit. 5.  Qeveritë kombëtare  mund të mbrojnë sektorë të veçantë të prodhimit dhe shëerbimit nga konkurenca e huaj, qoftë edhe në kohë të limituar .Kriza  e vitit 1997 në Shqipëri.Shembja e një shteti !Cilat janë arsyet kryesore që përgatitën terrenin për lulëzimin e skemave piramidale ?Kuptimi i gabuar që shqiptarët kishin për kapitalizmin ,ndërkohë që Shqipëria filloi të vlerësohej si një eksperiment laboratorik. Mungesa e instrumentave të institucioneve të rregullimit të tregut  e shoqëruar kjo me depërtimin masiv të kapitaleve , kryesisht në formën e investimeve  dhe transfertave të emigracionit .Dobësitë e bankave publike dhe tregjeve financiare të cilat ju lanë shumë hapësirë e lehtësi ndërmjetësve financiarë informalë .Bursa e Tiranës që mund të ishte një element I rëndësishem në qarkullimin formal të kapitaleve u hap zyrtarisht në maj të 1996, ndërkohë që u tregua mjaft e dobët në tërheqjen dhe qarkulimin e kapitaleve ,hapja e bursës mbeti vetëm një xhest  formal.Konpanitë rentiere nuk deklarojnë burime të të ardhurave të tyre ndërkohë që nuk paraqisnin as një bilanc për kreditë apo interesat që jepnin .Edhe pse disa kompani vepronin si banka ,aktiviteti I tyre finaciar nuk I nënshtrohej ligjit dhe supervizionit bankar apo detyrimeve për një liçencë zyrtare,konsiderohej si një marrëveshje e përbashkët ndërmjet një huadhënësi e një huamarrësi siç parashikohet në kodin civil të Shqiperisë .Bankat shqiptare njoftuan zyrtarisht për natyrën piramidale të firmave e shoqëruar dhe me Ministrin e Financave në tetor 96’ duke paranjoftuar publikun për rreziqet që paraqiste kjo veprimtari financiare.Pse kjo situatë nxiti akoma me shume euforinë e publikut shqiptar drejt këtyre firmave?Kriza Greke dhe Efektet e saj mbi ekonominë shqiptare..Dr.  Veronika Durmishi. “Liria financiare e pakufizuar dhe e               pakontrolluar

rreptësisht me mekanizma dhe instrumenta efikase – mund të prodhojë kriza”  Adrian Civici. Shkaqet dhe indikatorët e krizës greke. Deficiti buxhetor:  12.7 % ( kriteri 3 % )Borxhi publik: 300 miliarde euro.Borxhi ne % ndaj PBB-se:160 %( Kriteri 120 %).Papunesia: 26 % e forces aktive te punes .Importet 2 here me te medha se eksportet .Inflacioni arriti 5.1 % (sipas BQE 2 %).Punonjesit jane paguar 14 paga (12 ).Shuma te medha per pensione te parakoheshme .Kosto e evazionit fiskal: 20 miliarde $.Kapitale te zhvendosura nga Greqia rreth 10 miliarde euro.Statistika buxhetore te kamufluara . Mbi sigurine e depozitave (efekti minimal).Situata nxitese te gjendjes se panikut bankar ne popullate.Mbi kreditimin e ekonomisë shqiptare (reduktimi i kredive ).Mbi investimet në sektorin bankar (rritje e depozitimeve nga kthimi i emigranteve).Ne periudhen 2007-2010, BSH rriti 3 here normen baze te interesit, duke ndikuar keshtu ne oferten monetare, kreditimin dhe normen e inflacionit ne vend. IHD- greke jane 22% (2012 ) të IHD-ve në Shqiperi nga 45 % (2010 ) ose e vleresuar ne  1.2 miliarde euro.Rane ndjeshëm investimet qeveritare  greke në Shqipëri .Eksportet e Shqiperise ndaj Greqise jane ulur, po ashtu dhe importet.Ne kushtet e krizes kompanite greke kane me pak burime financiare ne dispozicion per te investuar ne Shqiperi . Rënia e ritmeve të rritjes ekonomike në Greqi rrit papunësinë dhe varfërinë, e cila prek edhe emigrantët shqiptarë . Në bankat në Greqi janë miliarda euro kursime te shqiptarëve, të cilat duhet të mbrohen nga inflacionet e larta.Rritja e ndjeshme e taksave ne Greqi do beje me të vështire qëndrimin e emigranteve në Greqi.Kthimi masiv i emigrantëve ne Shqiperi do të sjell vështiresi ne punësim. Greqia behet kercenuese per: Spanjen, Portugaline, Italine etj. Në rast falimenti, sistemi bankar europian do të duhet të rikapitalizohet.     Gjermania dhe Franca mund ta përballojnë rikapitalizimin e bankave të tyre me buxhetet e veta, por vendet e tjera ndoshta do të duhet të kërkojnë ndihmë jashtë vendit.   Ndikim ka mbi monedhen euro, kredite ne pjesen me te madhe jane ne      euro, investimet kryesore jane ne euro.   Nga 2010, Greqia ka përfituar nga “trojka” 270 miliardë euro.   “Kemi marrë vendimin t’i përkasim  një bashkimi monetar.Ky është një vendim jo vetëm monetar,  por edhe politik, do të ishte katastrofike nëse i thoshnim një vendi    që ka vendosur të jetë bashkë me ne  se nuk të duam më” -deklaroi Merkel.   në një intervistë  për rrjetin televiziv BBC.

 

Filed Under: Sociale Tagged With: Gezim Llojdia, Rof. Dr. Adrian Civici, Universiteti Pavaresia, Vlore

NDERIME DHE VLERËSIME NGA KËSHILLI i QARKUT TË VLORËS

May 12, 2013 by dgreca

Nga Andi BEGAJ/
Më 30 prill 2013, Këshilli i Qarkut të Vlorë organizoi në Vlorë, një ceremoni mbreslënëse, për dekorime të bëra me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Në bashkëpunim me komunat dhe shoqatat “Labëria” dhe “Ismail Qemali”, ishin zgjedhur dhe evidentuar personalitete që me punën dhe aktivitetin e tyre kanë kontribuar për zhvillimin dhe përparimin e këtij Qarku, ose më gjerë dhe që janë dalluar dhe janë bërë shembull si qytetar me vision europian.
Këshilli i Qarkut, nën drejtimin e kryetarit z. Anest Dhimojani, zëvendësit të tij Dhimitër Lapa dhe sekretarit Ridvan Mersini, kishin bërë një punë të lavdërueshme përzgjedhëse, prandaj dekorimet e bëra ishin të dëshëruara dhe të mirëpritura nga qyetarët. Në ceremoni mori pjesë si i ftuar edhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Bujar Leskaj.
Një punë të mirë përzgjedhëse, kishin bërë: Ago Nezha, kryetar i shoqatës “Labëria” dhe Bardhosh Gaçe, kryetar i shoqatës “Ismail Qemali”
Me kompetencat që i jep ligji nr. 8652 datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ndryshuar, Këshilli i Qarkut të, dha shume vlerësime. Po publikojmë personalitetet që u dekoruan në Bashkinë e Vlorës.

Me titullin e lartë “Nder i Qarkut të Vlorës” u dekoruan:

1. Hasan Sharra
2. Leonidha Bezhani
3. Dhimitër Konomi
4. Ahmet Muka
5. Latif Pasho
6. Bektash Cakrani
7. Shahin Haruni
8. Muhamet Çobo
9. Kristo Karbunara
10. Ibrahim Shyti
11. Ymer Radhima
12. Qamil Ismail Vlora
13. Et`hem Ismail Vlora
14. Qazim Ismail Vlora
15. Hajrie Kreshpa
16. Abaz Mezini
17. Bardhyl Golemi
18. Ceno Sharra
19. Bule Imami
20. Bardhosh Gaçe
21. Mexhit Haxhiu
22. Ismet Mersini
23. Nustret Llupa
24. Ekipi i futbollit

“Flamurtari”, i viteve 1980 – 1990

Në komunën Brataj me titullin “Nder i Qarkut të Vlorës” u dekoruan:

1. Zaçe Xhelo
2. Hasan Bleta
3. Sheme Jazo
4. Memo Mete Brati
5. Mato Hasani
6. Hasan Katrani
7. Begë Laze
8. Selam Hasani
9. Ali Beqiri
10. Hasan Hyso
11. Caush mehmeti
12. Islam Shano
13. Zeqir Dervishaj

Me titullin “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës”, u dekoruan:

1. Krenar Maçani
2. Koejdhel Zilja
3. Liza Laska
4. Vasillaq Zoto
5. Lutfi Balili
6. Arnen Meksi
7. Piro Stefa
8. Bejkush Birçe
9. Nestor Jonuzi
10. Skender Kamberi
11. Myslym Braho
12. Emiliano Stefa
13. Nedin Hoxha
14. Afrim Jupi
15. Simon Ranxha
16. Enver Memishaj
17. Roland Likaj
18. Petrit Velaj
19. Shpëtim Xhyheri
20. Qani Kamberi
21. Pullumb Velo
22. Servet Tartari
23. Ago Nezha
24. Xhemil Lato
25. Idajet Jahaj
26. Simo Milo
27. Toma Çavo
28. Lefter Jani
29. Refat Tartari
30. Liljana Gjika
31. Vasillaq Godo
32. Petrit Golemi
33. Zenel Zeneli
34. Zeqir Alizoti
35. Mirela Kapino
36. Albert Verria
37. Perlat Tartari
38. Refit Jazo
39. Veledin Resulaj
40. Salo Petoshati
41. Piro Çakalli
42. Bilbil Ceno Vlora
43. Sherif Hasani
44. Thoma Tulo
45. Dhimitër Xhaferi
46. Milto Guma
47. Odhise Nesturi
48. Aleks Çaçi
49. Odise Grillo
50. Andrea Varfi
51. Spiro Çomora
52. Dhimitër Varfi
53. Astrit Mema
54. Abdurrahman Deromemaj
55. Neim Saçaj
56. Vilhelme Vranari

_______

Filed Under: Kulture Tagged With: Enver Memishaj, Nderime dhe vleresime, nga Keshilli i Qarkut, Vlore

GJUHA E FOLKLORIT BURIMOR NË VLORË

May 3, 2013 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA/
Festival i 5-të i “Aulona Internacional Folk Festival”, do të zhvillohet në qytetin e Vlorës,shprehet Sejmen Gjokoli në datat 11-13 Maj 2013. Organizator i Festivalit është Qendra Kulturore “Aulona“, Vlorë. Festivali ka karakter burimor e spektakolar dhe është pjesë e Turizmit Kulturor të qytetit bregdetar. Data e hapjes së Festivalit do të jetë 11 Maj 2012. Kjo është edhe dita e çeljes së Sezonit Turistik të Vlorës për vitin 2013. Parashikohen të marrin pjesë rreth 10 Ansamble nga shtete të ndryshme të Evropës e Botës si dhe grupe të ftuara nga Vlora e qytete të ndryshme të vendit. Festivali është pjesë e Kalendarit të CIOOF-it dhe mbështetet në parimet e tij. Festivali zhvillohet në skenë të hapur ku, nata e fundit do të jetë Koncert i Madh me numura të zgjedhura. Për të gjitha Grupet pjesëmarrëse ndahet Emblema e Festivalit ndërsa për Grupin më të mirë jepet Kupa e Festivalit. Festivali“Aulona Internacional Folk Festival“ zhvillohet në qytetin bregdetar të Vlorës,Shqipëri. Ky Festival organizohet nga Qendra Kulturore “AULONA“ (më parë me emrin “Bilbilat e Jugut“) e cila është subjekt juridik privat që vepron në bazë të Legjislacionit shqiptar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Aktiviteti synon të mbetet tradicional dhe shoqëron çeljen e Sezonit Turistik të qytetit të Vlorës në çdo muaj Maj. Festivali mbahet mbi bazën e donacioneve të ndryshme në partneritet me Bashkinë e qytetit, Dhomën e Tregtisë dhe institucione apo subjekte të tjera të interesuara, vendase apo të huaja. AIFF është një festival i drejtpërdrejtë folklorik, mbështetet në parimet e C IOFF-it dhe drejtohet nga një Komitet Organizator (Staf) i përbërë nga personalitete dhe njerëz të artit e kulturës. Festivali i Parë është mbajtur nga data 9-11 Maj 2009.
Grupet pjesmarrëse.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “IbePalikuqi “,Shkup, Maqedoni
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi është themeluar më
30 Mars të vitit 1979 .Veprimtarinë e vet e ushtron pandërprerë plot 34vite duke lënë prapa vetes një numër të madh të aktiviteteve,që janë kurorëzuar me çmime të ndryshme. Brenda kësaj periudhe të veprimtarisë së bujshme,ka realizuar afër 1200 prezantime në kuadër të ngjarjeve të
ndryshme kulturore, festivaleve ndërkombëtare, duke afirmuar në mënyrë të
denjë dhe autentike vlerat kulturore shqiptare në vend dhe botë. Ndër çmimet të cila ky ansambël ka fituar janë festivalet në vijim :Qipro (tre here fitues të vendit të pare),Samsun, Turqi , Strugë ( tre herë vendi i parë )Viti,Presheve,Tetove,GjilanSi dhe fitues i shumë vendeve të para nëpër festival të ndryshme ne vend dhe jashtë.
Ansambli Kulturor “ŽELJEZNIČAR” , KROACI
Klubi ka qenë aktive nën emrin“ŽELJEZNIČAR” që nga viti kur u arrit pavarësia e Republikës se Kroacisë dhe ndryshimet demokratike në 1990. Ansambli ka promovuar dhe vazhdon te promovoje vlerat e trashëgimisë kulturore kroate dhe vlerat tradicionale në më shumë se 1mijë shfaqje .Ky ansambël ka një pozitë të shquar në imazhin kulturor të qytetit dhe të shtetit kroat. Në vitin 2006 me korin e përzier,grupin folklorik dhe orkestrën e tamburicave fituan diplomën e artë, çmimin e parë – medalje e artë dhe titullin e Kampionëve te Botes ne LOJËRAT e Korit ne Olimpiadën e Lojwrve në Xiamen (Kinë). Gjithashtu ansambli ka performuar dhe fituar çmime te ndryshme dhe në Britaninë e Madhe, Norvegji, Gjermani etj.
Ansambli i Valleve” Zdravets” Sofie, Bullgari
Ansambli i valleve” Zdravets” eshte themeluar ne vitin 1984 ne Sofie.
Themelusit dhe Drejtuset artistik jane Z dhe Znj Stojanov- Georgi dhe Alexandria. Zdravets eshte nje bime e eger e rritur ne mal, gjethet aromatike te se ciles qendrojne te fresketa gjate gjithe vitit.”Zdravets” aq shume i dashur ng aBullgaret simbolizon shendetin dhe jetegjatesin.Valletaret ne Ansambel jane te ndare ne grupe te ndryshme ne varesite moshes: fillestaret, grupi i femijeve, grupi i adoleshenteve dhe grupi i te rriturve. Ritmet tradicionale, teveshtiradhetedashurajaneperzgjedhur per tukercyerngagrupu i territurve. Ansamblika ne zotrimkostumeshumetebukuradheshumetevjetra per valledhevalletartendryshme,tecilat ne shumerrastejaneteberadhenga vet valletaret.Grupi” Zdravets” ka fituar shume cmim edhe trofe ne Bullgari si dhe jashte saj, te cilat jane trasmetuar dhe ne TV. Valletare tkudo qe kan marre pjese kane shprehur freski, risi ne art dhe shume kenaqesit e pubilikune vendesi: Spanje, Itali, Suedi, Turqi, Greqi, France, Hollande, Qipro e shumetetjera
Ansambli i këngëve dhe valleve “Bychleëianka”, POLONI
Ky ansambël është themeluar ne vitin 1974 si një rezultatet i përpjekjeve të bëra nga një grup me femra .Në fillim ishte një grup i vogël me vajza dhe gra që këndonin këngën gara joni i Sieradz dhe rrethinat e saj. Edhe kostumet bëheshin me dore nga këto vajza. Pastaj shumë shpejt u bashkuan me grupin disa djem të cilët i vunë të gjitha vallëzimet polakesi Oberek polka.
Nga 1976 grupi ka bërë të njohur emrin e tij përmes festimeve dhe festivaleve te ndryshme lokale dhe rajonale. Ky ansambël ka qenë gjithmonë në krye në muzikën popullor edhe konkurset e ndryshme folklorike. Ata kanë qenë gjithashtu të kudo ndjekur dhe nga televizionet e ndryshme polake. Muzika me instrumente performohet nga studentët e Akademisë së Muzikës Lodz. Në repertorin e ansamblit ka valle kombëtare, të tilla si polonez, kujaëiak, Oberek, krakoëiak dhe valët folklorike të rajonit të Loëicz, Sieradz, OPOCZNO. Ansambli ka marrë pjesë në festivalet e shumta folklorike ndërkombëtare .Ansambli ka selinë e saj në Qendrën e Kulturës Komunale në Bychleë i cili është sponsorizuar nga Zyra Komunale në Pabianice.
Ansambli i këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” Fushë-Kosovë
Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” u themelua nen këtë emër pas luftes se Kosovës për te ruajtur aspektin kulturor dhe traditat e kësaj zone kaq me rëndësi ne shtetin e Kosovës. Ansambli është i regjistruar si Organizatë Joqeveritare (OJQ) pranë Ministrisë së Administratës Publike, ka statutin, vulën, xhiro-llogarinë bankare dhe dokumentet tjera përcjellëse. Ansambli ka tri grup-mosha dhe numëron rreth 200 anëtar. Ansambli ka performuar ne shume festivale dhe evente kulturore si brenda Kosoves ne vendesi Kline,Gjilan,Decan etj ashtu edhe ne Shqiperi ne koncerte te ndryshme ne Sarande,Vlore,Tropoje.Per tu permendur eshte edhep jesemarrja e ketij ansambli ne shtete si :Turqi,Gjermani dhe Maqedoni ku nepermjet kostumeve dhe valleve tradicionale eshte bere e mundur percjellja e kultures se kesaj zone ane e mbane shteteve te ndryshme.
Grupi Folklorik Lucignano, Itali
Grupifolklorik i Lucignanos u themeluarreth vitit1937.Ky Grup perfaqeson një pikë të vlefshme përmbrojtjen e traditave toskan në Itali dhe ane e mban ebotes.Grupi ka qellimin e vet n ëstudimin, mbledhjen dhe riprodhimin e vallet më të njohura, këngëve dh emuzikes nga rajoni i Toscanes.Çdo valle ka kostumet e veta te cilat jane mjaft antike edhe te larmishme .Ato datojne qysh pre jshekullt te 15-te dhe shekullit te 18-te.Grupi ka marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare dhe kompeticione te ndryshme ne shtete si Turqi, Lituania, Hungaria, Spanja, Greqia, Franca, Zvicer, Israele, SHBA, Japonia etj etj
Ansambli “RRAJCA”, LIBRAZHD-SHQIPERI
Ky ansambël është themeluar ne vitin 1947 në fshatin Rrajca te qytetit te Librazhdit .Aktiviteti i pare ka qenë pjesëmarrja në Festivalin Folklorik në nivel lokal në vitin 1947, të organizuar në Pogradec, Shqipëri. Kjo është pasuar me Festivalin Folklorik në nivel kombëtar në Tiranë, në të cilën, u fitua çmimi I dytë në vitin 1949. Duke filluar nga ky vit, Ansambli “Rrajca” vazhdon të marri pjesë në të gjitha festivalet si në nivel lokal dhe në nivel kombëtar duke treguar, origjinalitetin dhe traditat folklorike dhe vlerat e kësaj zone. Karakteristikat kryesore të këtij grupi janë veshje tradicionale; valët popullore shumë dinamike, instrumentet popullor. Të gjitha këto së bashku krijojnë një prezantim të shkëlqyer të këtij ansamblin çdo festival në Shqipëri, në l Evropë dhe kudo ne botën. Ky ansambël ka marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare si në Rusi, Turqi, Itali, Maqedoni, Gjermani, Greqi etj
Ansambli „THESPROTIA”, Igumenice – GREQI
Ansambli është themeluar në vitin 2003 dhe ka selinë në Igumenicë . Ka ekspozuar pjesë të ndryshme kulturore dhe të traditës. Ekzekuton pjesë të ndryshme greke, valle për fëmijët dhe të rriturit me pjesëmarrjen në ngjarje të tilla si në Greqi dhe jashtë. Qëllimi i ansamblit është që të mbledhë dhe të ruajë çdo traditë që i referohen lindjes, jetës, sjelljet dhe zakonet e vllehëve në gjuhë vllehe. Gjuha vllehe dhe këngët polifonike janë ato që e karakterizojnë dhe i bëjnë të dallueshme.

Filed Under: Kulture Tagged With: burimore, Gezim Llojdia, Gjuha folklorike, Vlore

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT