Nga Tonin Mirakaj/
Ndiej kenaqesi per kete organizim qe po sjell ne kujtese njenin nder personalitet me te shquara te mergates shqiptare ne Amerike, te ndierin Xhevat Kallajxhi. U jam mirenjohes organizuesve qe me dhan rastin te them pak fjale ne kujtim te mikut tim Xhevatit. Nga une do ndegjoni per pak minuta kujtime qe ruej, jo analize e veprave qe Xhevati kishte lene ne doreshkrim. Per ato, do ndegjojme sigurisht nga dy persona shume kompetent ne letersi, zoterinjt Lamaj dhe Greca. Ishte vere e vitit 1961 qe e takova per here te pare. Ky takim qelloj rastesisht ne zyren e Profesor Nexhat Peshkepise, ne 14 East 34th street ne Manhattan. Aty ishte qendra e Komitetit “Shqiperia e Lire”, ku Nexhati pregatiste gazeten “Shqiptari i Lire”.
Ndersa po bisedonim me Nexhatin ne lidhje me nje tregim qe i kisha dergue per botim ne gazete, hyri ne zyre nje burr i madh, i pashem, pak si i verenjtur. Ky ishte Xhevat Kallajxhi. Shpejt u ngriten ne kembe ata qe qelluen present, qe e njifnin Xhevatin. Ne kembe u ngrita edhe une, qe nuk e njifnja! Mbas pershendetjeve te rastit, Nexhati na e beri prezentimin. Une dhe Xhevati i shternguem doren njeni tjetrit. Ai, me beri urimin e zakonshem ne ate kohe, per te riardhurit. “Te marrte Amerika per te mire”, ishte kjo pershendetje qe ndegjohej shpesh. A ishte e mundur qe Amerika te mirrte per te keq? Po, ishte e mundur! Xhevati ishte per ngute, nga se po udhtonte per ne Washington. Ne ate kohe punonte ne Zerin e Amerikes, qe i kishte zyret ne New York, dhe po transferohej ne Washington. Xhevatit i duhej te nderronte vendbanimin per arsye te punes. Pa vonese u dha “lamtumire” personave qe u gjeten present, Profesor Rexhep Krasniqit, sekretarit te Komitetit Kostandin Vangjelit, profesor Peshkepise dhe mue, e u largue.
Kush eshte Xhevat Kallajxhi, pyeta une Nexhatin? Ai qeshi pak, nga se u befasue si nuk e njoh Xhevat Kallajxhiun, dhe vazhdoj:
Xhevati eshte nje njeri i drejte dhe objektiv, independent dhe burim i pashterrshem idenash perparimtare.Eshte gazetar dhe penden e zoteron shume mire. Ndjeh mire historine dhe mentalitetin e shqiptarve. Ndjeh gjithashtu miqt dhe armiqet e Shqqiperise. Ne pune nuk lodhet kurr, dhe as nuk ankohet nga puna e tepert. Eshte i urte dhe i arsyeshem. Po u atakue padrejtesisht,eshte shume i rrepte. Eshte Shqiptar i mire, tha profesori!
Pune e madhe, thash nder mend! Te gjith shqiptaret jane “Shqiptar te mire”!
Me kalimin e kohes fillova te njof Xhevatin si shkrimtar ne fillim,me librin “Lincoln” qe botoj ne vtin 1961, mandej “Bektashizmi dhe Teqeja Shqiptare”, me 1964, “Skenderbeu” me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Heroit Kombetar. Keto vepra vertete tregonin se e zoteron penden,qe u permnd me pare!
Njohja me afer per mue filloj mbasi Xhevati prendoj kerkesen e kryasise se Vatres per te marre persiper gazeten “Dielli” si Editor,me 1 Tetor 1976. Ne ate kohe isha “Board Member” gje qe i bente takimet me te shpeshta, nga se Editori merrte pjese ne mbledhjet e kryesise. Gjate mbledhjeve ne mes meje dhe Xhevatit u formue nje miqesi dhe bashkpunim, qe vazhdoj deri sa u nda nga jeta, me 8 Nandor 1989.
Gjate 10 viteve si Editor i gazetes “Dielli”, i ndieri Xhevat mundi te bashkpunojë me shume emra te njohur ne Mergaten Shqiptare ketu dhe ne Europe, te cilet me shkrimet e tyre e pasuruen dukshem gazeten Dielli. Editorialet qe shkruente Xhevati, paraqesnin mendime rreth ngjarjeve kombetare dhe nderkombetare, qe ne nje mendyre apo tjeter, kishin te bejne me situaten e veshtire ne vendlindje, Kosove dhe vende te tjera te banuara nga Shqiptar. Paraqesnin gjithashtu permbajtjen ne mbrendsine e gazetes, gje qe terhiqte lexuesin. Editorialet jane shpirti i gazetes, thoshte i ndieri Xhevat.
Reverend Father Arthur Liolin i krahasonte editorialet e Xhevatit me ato te nje Editori te meparshem te gazettes Dielli, Qerim Panariti, i cili njifet si nje nder me te miret editor te gazetes Dielli.
Ne shej mirenjohje per punen e shkelqyeshme qe po bente Xhevati per gazeten Dielli, kryesia e Vatres organizoj “Dreke Testemoniale” qe u mbajte ne Anthony’s Pier 4, me daten 6 Nendor 1983, ku moren pjese me se 300 persona. Ne ate rast pati tre foles. Me kerkese te kryesise, foles kryesor isha une Tonin Mirakaj. Te tjeret Dr Andrea Elia dhe Revend Arthur Liolin. Te tre fjalimet gjinden ne Dielli date 16 Mars 1984.
Kuvendi i Federates Vatra per vitin 1984, po pregatitej ne Detroit. Ne kuader te Kuvendit, do kremtohej 75 vjetori i gazetes Dielli. Per ket rast, Xhevati shkroj nje vjershe shume te bukur, ecila u botue ne librin perkujtimor qe u pregatit per ket rast, nga vatranet Fehmi Kokolari dhe bashkpuntoret e tij Gjon Lulgjuraj dhe Kolec Pikolini. Ne nje bisede me telefon, Xhevati sugjeroj qe une te bej nje shkrim per ket rast. Thuej shume me pak fjale, tha Xhevati! Nuk i pelqenin shkrimet e gjata? E bana shkrimin dhe ja dergova. E pelqej, dhe e botoj ne gazeten e dates 16 Mars 1984.
Ne ate kohe, aktivitetet kryesore te Federates Vatra beheshin ne New York, nga se ketu ishte Dega me e madhe e Vatres. Xhevati vinte per kremtimet e festes kombetare 28 Nandorit. Disa here ishte mik ne familjen time. Kjo ishte kenaqesi per mue, bashkeshorten dhe femiljt e mije. Xhevati kenaqej me pritjen qe i benim. Ishte shume i thjeshte. Insistonte qe mos te pregatishim ushqime te
posaqme, vetem ato qe kishim per vehte.I pelqente bureku (pite) qe pregatiste bashkeshorte e ime Miliana.
Gjate kohes qe kalonim bashke, me bisedonte per aktivitete te tije qe ne moshe te re. Kur ishte 22 vjeq, filloj botimin e gazettes “Demokratia”, e cila u be shpejt nje nder gazetat krahinore me te preferuara ne ate kohe. Kjo gazete u botue per 14 vjet. U mbyll me 1939.
Xhevati ishte udheheqes ne aktivitete shoqerore me vlere ne qytetin e tije. Ishte inisiator i ngritjes se statujes se luftarit te lirise Cercis Topullit. Dha kontribut me rendsi ne ndertimin e ujesjellsit te qytetit si edhe vepra te tjera me rendesi ne jeten e qytetarve te Gjirokastres.
Sherbeu si antar i Kshillit te Bashkise se qytetit. Nder detyra politike, Xhevati sherbeu si kryetar i Bashkise ne Sarande, dhe me vone kryetar i Bashkise ne Gjirokaster. Sherbeu gjithashtu si Nen Prefekt ne Gostivar dhe ne Kercove, vise keto te Shqiperise Ethnike qe bashke me Kosoven ishin bashkue administrates Shqiptare me 1941. (Ne kete administrate sherbente edhe kushriri i im Kole Mirakaj si Minister i Mbrendshem). Ne gjith detyrat qe ju ngarkuen, Xhevati tregoj zotesi, vision, enthusiazme dhe emri i tije u be i njoftun si emer i mire ne gjith zonat qe sherbeu.
Nder biseda qe zhvillonim, Xhevati tregonte se mori pjese ne Levizjen Nacionaliste “Balli Kombetar” ne krahinen e Gjirokastres. Ne veren e vitit 1943, Italianet e arrestuen dhe kaloj disa muej ne burgjet e Gjirokastres (burgun e kalase) dhe te Vlores. U lirue me 8 Shtator 1943.
Ne Nendor te vitit 1944, Xhevati dhe shume te tjere, tuej pa rrezikun qe u kercenohej nga fitore e komunisteve, largohet nga Shqiperia, dhe strehohet ne kampet e Aleatve ne Itali. Mbas afer 4 viteve ne keto kampe, ne fund te vitit 1948 emigron ne Shtete te Bashkuara, dhe vendoset ne New York.
Ne New York filloj pune menjehere ne nje restaurant si “piata-lares”. Megjithse punonte nga 12 ore ne dite, bashke me Fehmi Kokolarin fillojne botimin e gazettes “Shigjeta”, ecila u botue vetem 4 numbra, nga se Xhevati mori persiper botimin e gazettes “Shqiperia” organ i Komitetit “Shqiperia e Lire”. Me 1952, Xhevati zen pune si Editor ne sherbimin Shqiptar te Radios “Europa e Lire”. Ne Korrik te vitit 1954 Xhevat punesohet ne “Zerin e Amerikes”, sherbimin Shqiptar.Te dyja keto Radio e kishin qendren ne New York.
Ne “Zerin e Amerikes” Xhevati punoj me se 20 vjet, deri sa dolli ne pension.Gjate kohes ne ‘Zerin e Amerikes mundi te botoj disa vepra ne proze dhe poezi, te cilat provuen zotesin e tije te shkelqyeshme si shkrimtar. La dy vepra ne doreshkrim qe po promovohen ne ket mbremje. Mirenjohje atyre qe bene botimin dhe Vatres qe po i promovon.
Ndiente dhimje te madhe per gjendjen ne Atdhe.Dhimje gjithashtu per femijt e tij qe mbeten jetim pa nane pa babe. Ne vjershen shkrue per bashkeshorten e tije Faikat,qe kishte vdeke 10 vjet me pare, strofa e fundit eshte aq e prekeshme sa eshte zor te lexohet,pa derdhe lot!
Po e mbylle fjalen time, me ket strofe, qe mund tu permalloj edhe ju:
Dhjet me vone tjeter fat i zi
U ruejt per mua dhe femijt e mi:
U desh te largohem,te le Shqiperine,
Vater e femije dhe njerezine.
U ndava perj tyre me lot duke qare,
Sic bera per Faikon dhjet vjet me pare.
Femijt e gjore u rriten jetim
Me nenen ne varr, atin ne megrim.
U falem nderes!
Vjersha Faikat gjindet ne
Tingllime te Zemres, faqe 25
20 Prill 2022