Shqiptarja që synon mandatin në Parlamentin e Zvicrës
Kosovare Rrustemi, nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës, në zgjedhjet e 12 marsit. Ajo jeton në Zvicër që nga viti 1993, ndërsa në vitin 2016 është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garon për deputete. Rrustemi aktualisht është Asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq ka treguar për Klan Kosova se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit, siç u shpreh, të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat të barabarta per shqiptarët, por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje. Kosovarja është e para shqiptare që garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota. Rrustemi pret që numri i Partisë Sociale 4 dhe i saj si kandidate për deputet që është 18, të votohet jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga zviceranët. Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës “Terre des Hommes” e cila meret me kujdesin nda fëmijëve dhe ka degë edhe në Kosovë.
INTERVISTË E SUPERSTARIT RITA ORA TEK “20 FRIDAY” ZVICËR
Pas yjeve të futbollit Zviceran, Rita Ora është një personazh shumë i njohur në Zvicër, me përmasat e një ylli botëror të krahasueshëm me Mbretëreshën e Muzikës pop – vetë Madonën. Kësaj jave ajo kishte pushtuar kopertinën dhe faqet e revistës zvicerane më të lexuar në Konfederatën Helvetike – një suplement javor 20 Minuten, gazetës gratis që gjendet në çdo cep të Zvicrës.
RITA ORA NJË SUPERSTAR NGA KOSOVA – PAS ALBUMIT TË PARË ORA I CILI ISHTE NË MAJË TË ÇARTSEVE BRITANIKE – ASHTU SI EDHE ME SINGELIN AKTUAL « I Will Never Let You Down», NË SHTATOR VJEN ME ALBUMIN E DYTË
Me flokë të lyer në biond platin së bashku me Gwen Stefani, Michelle Williams, duke u cilësuar nga eksperti Eddine Belaid – si perfekte në look – Rita Ora e çmend rininë zvicerane me magjinë e saj – prandaj ajo është e kudogjendur në shtypin helvetik, gati për çdo ditë, ku lexuesi merr informacion për çdo të re që vjen prej Planetit Rita Ora. Lexuesit shqiptar po i sjellin pjesë nga intervista që ajo dha për redaktorin e Friday Marc-André Capeder.
SUPERSTAR-I RITA ORA ISHTE VETËM 1 VJEÇ KUR PRINDËRIT E SAJ U VENDOSËN NË LONDËR
Rita Ora sot 23 vjeç, ishte vetëm një vjeçare, më 1991, kur bashkë me familjen u vendos në Londër për shkak të konfliktit në ish-Jugosllavi. Më 2009 ajo nënshkroi një kontratë me Jay-Z, të cilin e konsideron mentorin e saj, që do t’i hapte asaj dyert e suksesit në të gjithë botën. Suksesi në muzikë i Rita Orës shoqërohet edhe me pamjen e saj fantastike, në look dhe veshje, duke e bërë që të jetë sa sfiduese aq e kërkuar nga bota e lartë e modës dhe firmave më të famshme të sportit – si Donna Karan, Met Gala, Rimmel DKNY, Adidas etj. Të gjitha dyert janë të hapura për të. Dhe ajo në çdo intervistë nuk harron të tregojë kurrë se vjen me prejardhje nga Kosova, fakt që e bën të ndihet krenare. Më poshtë po ju sjellim pjesë nga intervista që i dha redaktorit të 20 minuten Friday Marc-André Capeder.
«Asnjë pyetje për marrëshëniet e saj me Calvin Harris». Ky ishte mesazhi që mori gazetari nga Shtëpia diskografike e superyllit përpara se ai të vinte këmbën në dhomën ku do t’i merrte intervistë Rita Orës. Në fakt, gazetari i Friday dëshironte të mësonte nëse në vilën e saj, Rita kishte një dhomë të mbushur me albumet dhe fotot e Calvin Harris. Gjithësesi ajo u tregua shumë miqsore me gazetarin, ashtu si tregohen njerëzit me miqtë e tyre, duke i treguar foto nga celulari i saj ku ajo bënte grimasa dhe në fund duke i thënë se „Ajo është gjithmonë Rita ora – njëlloj si ka qenë dy vite më parë“. „Superylli britanik me rrënjë kosovare.“ Kështu shkruan gazetari zviceran.
INTERVISTA
Rita, ti je shumë kohë e ikur nga shtëpia me aktivitete, çfarë bën ti kur ke një pauzë?
Rita Ora: Qendroj gjithë ditën në krevat, duke parë Realityshows si «The Real Housewives of Atlanta». Në këto ditë nga krevati ngrihem vetëm kur më duhet të gatuaj e të ha.
Do të kesh ti një Realityshow?
Rita Ora: Kurrë. Nuk mund ta duroj, do të rraskapitesha krejt nëse rreth meje do të sillej një ekip me kamera.
Po më habit.
Rita Ora: Përse kështu?
Sepse ti je shumë ekstroverse, një person që dukesh se merr energji kur rrethohesh nga njerëzit. A nuk pozove ti për Terry Richardson (fotograf amerikan i famshëm) me BH thuajse transparente.
Rita Ora: Terry Richardson është një legjendë. Unë duhej patjetër të punoja me të…
Prandaj interpreton ti në filmin «50 Shades of Grey» (një romancë erotike) ?
Rita Ora: Po interpretoj këtu, por askush nuk më sheh të zhveshur. Luaj rolin e motrës të Christian Grey…
Ju tregoni shumë lehtë, diçka që ngjan rrallë tek yjet.
Rita Ora: Unë jam gjithnjë e çiltër në intervista. Por ne mund të flasim edhe për Albumin tim të ri apo jo.
Okay. Përse jo?
Rita Ora: Albumi përmban këngë dashurie – në kohën më të bukur të një raporti dashurie, të muajit të mjaltit, kur jemi të dashuruar marrëzisht dhe bota e gjithçka të duket me ngjyrë rozë. Ky Album del në shtatorin që vjen.
Ka Albumi diçka të veçantë?
Rita Ora: Po, Prince është në Album. Ndaj jam unë kaq krenare.
Ti i dhe fund shkollës në moshën 16 vjeçare për t’u bërë një Star. Cili ka qenë qëndrimi i prindërve të tu?
Rita Ora: Babait tim nuk i pëlqente kjo gjë. Ndërsa mamaja më ka mbështetur. Ajo më thoshte gjithmonë:«Rita, a ke ëndërruar ndonjëherë në gjumë, sikur ndodhesh përpara një turme prej 20’000 njerëzish, ku të gjithë ulërasin emrin tënd. Kjo ëndërr do të bëhet realitet.» Ajo kishte të drejtë.
Si je përfshirë me karrerën tënde?
Rita Ora: Tashmë kam themeluar Firmën time. Shumë shpejt do të dalin në treg produkte të Rita-Ora-Beautyprodukte. Motra ime Elena e drejton këtë firmë së bashku me prindërit. Dua të ndërtoj një Ora-Imperum të vogël.
Ke të një shtëpi edhe në Kosovë?
Rita Ora: Ende jo, por shpejt do të kem. Por tashmë kam investuar në një skuadër futbolli të Kosovës.
A mund të qarkullosh lehtë nëpër rrugë atje?
Rita Ora: Natyrisht, njerëzit atje janë kaq të natyrishëm. Kur jam në Prishtinë, njerëzit më thërrasin në rrugë «Hey Rita, ç‘kemi?». Unë jam si ata, njëra prej tyre.
Më 23 Korrik Rita Ora jep koncert live në Festivalin Blue Balls Festival në Luzernë.
(Shqipëroi dhe përgatiti për botim Elida Buçpapaj)
Një trio e fuqishme e Dr.N.Pllanës para opinionit evropian
Nga, BLERTA BAJRAMI/ Glattbrugg, Zvicer/
Zëri kumbues i Nusret Pllanës në bjeshkët e Berishës,, Ju flet Kosova e Lirë,, të shtunën më 30 mars 2013, jehoi fuqishëm edhe në Glattbrugg të Kantonit te Zürichut në Zvicër. Ky zë autokton, tanimë nuk fliste në rrethana të një lufte të përgjakshme siç ishte ajo e viteve 1998/99, por tanimë ai fliste përmes tri veprave publicistike – dokumentare ; librave ,,Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999,, « Intervenimi i NATO-s në Kosovë », si dhe përmes filmit që u shfaq para kurbetçarëve shqiptarë këtu ,, Rrugëtimi i një libri nëpër botë,,. Librat, bashkë me filmin , që pasqyrojnë luftën dhe punën më shumë se njëzetëvjeçare të studiuesit, Prof.Dr. Nusret Pllana, në arkivimin dhe kompletimin e fakteve dhe dëshmive rrënqethëse të masakrave dhe dhunës që ka ushtruar pushtuesi serb mbi popullin shqiptar për rreth dy shekuj, ka rrugëtuar nëpër shumicën e shteteve dhe vendeve të globit, deri në Australinë e largët, si dëshmi e një kohe të barbarizmit dhe krimeve të të çmendurës së Ballkanit, Serbisë fashiste. Edhe në Zvicër, si edhe çdo kund ku udhëtori autori Pllana bashkë me librin, qindra mërgimtarë shqiptarë kishin ardhur për të parë dëshmitë tronditëse të cilat ishin mbledhur në një libër dhe ishin përkthyer në shumicën e gjuhëve të huaja botërore.
Moderatori i tubimit me bashkëatdhetarë, Mr.sc. Metush Zenuni, njëherit edhe bashkëluftëtar dhe koleg i autorit të librit, Prof. Dr. Nusret Pllana, në fjalimin e tij i njoftoi të pranishmit lidhur me rëndësinë e librit ,,Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999,, në të cilën në mënyrë faktografike dhe të dokumentuar, sjell të dhëna rrënqethëse për terrorin serbomadh mbi popullin shqipëtar, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë 1998 -1999. Ai poashtu duke i faleënderuar mërgimtarët për kontributin e dhënë gjatë gjithë kohës së pushtimit të trojeve shqiptare, tha se, fatkeqësisht edhe sot, ndihma juaj është ende shumë e nevojshme në propagandimin e çështjes shqiptare, e në veçanti në përkrahjen financiare të ribotimit dhe përkthimit edhe në shumë gjuhë tjera të këtij libri(serbisht, maqedonisht, rusisht, greqisht, kinezisht, arabisht e spanjisht), i cili është dëshmi e pa kontestueshme për të gjitha ato mizori, masakra, vrasje e dhunime që ka ushtruar pushtuesi serb mbi popullin shqiptar. Atë që nuk e bëri Qeveria e Kosoves dhe Akademitë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, po e bën Prof.dr.Nusret Pllana i vetëm, duke vazhduar kështu edhe më tutje, luftën e tij kundër pushtuesit serb, kësaj radhe jo sikur dikur me mikrofon në dorë nga malet e Berishës, por me pendë dhe dëshmi që e tronditën botën e qytetëruar, deri në Amerikën mike dhe Australinë e largët.
Më pas, para të pranishmëve u shfaq filmi dokumentar ,, Rrugëtimi i një libri nëpër botë,, në të cilën jepen të dhëna kronologjike të udhëtimit të autorit Nusret Pllana, bashkë me librin e tij në shumicën e qendrave evropiane e botërore, përmes së cilës njoftohet opinioni botëror për gjenocidin serb mbi shqiptarët. Në filmin dokumentar vërehej qartë përkrahja dhe përgëzimet që mori autori i librit, si nga shqiptarët që jetojnë në shtetet perëndimore, në SHBA dhe në shtetet skandinave, por më të rëndësishme ishin përshtypjet e shumë studiuesve të huaj(publicistë, historianë, gazetarë, politikanë, profesorë universitetesh eminente, nënkryetarë shtetesh) të cilët me dhimbje e shqetësim flisnin për ata që kishin parë në këtë libër, pa mundur asnjëri prej tyre ta shfletoj deri në fund.
Pjesa e fundit e këtij takimi, kaloi në debate shumë miqësore, në mes të pranishmëve me autorin e librit Prof. Dr. Nusret Pllana dhe penalistët tjerë të tryezës, Mr.sc. Metush Zenuni, Murat Jashari, Xhevat Zeka dhe Bejtullah Tahiri. Folësit e shumtë, me shqetësim të madh, dhanë vlerësimet e tyre për filmin dhe librat e autorit Pllana, duke e quajtur si një punë voluminoze dhe shumë të domosdoshme, sidomos tani kur Kosova dhe Serbia po zhvillojnë negociata për të zgjidhur çështjen e konfliktit shqiptaro – serb.
Në këtë aspekt, Shkurte Babanaj duke falënderuar për praninë e autorit në Zvicër, shprehu shqetësimin e saj për mospunën dhe neglizhencën që po shfaqin institucionet e Kosovës, në përkrahjen e nismave, qoftë edhe individuale, për të diskredituar Serbinë para opinionit botëror, dhe se siç tha ajo, është shumë e nevojshme që ky libër t’i ofrohet në tavolinën e bisedimeve Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq.
Debatuesit gjithashtu patën kritika lidhur me mungesën e përkujdesjes të institucioneve të Republikës së Kosovës, për shkak të rëndësisë që ka libri për njoftimin e opinionit kombëtar dhe atij botëror, për dhunën dhe terrorin që ka ushtruar pushtuesi serb mbi shqiptarët për rreth 150 vjet. Në fjalimin e tij, Xun Çetta, rëndësi të veçantë i kushtoi strukturës së ndërtimit të filmit ,, Rrugëtimi i një libri nëpër botë,, në të cilin siç tha ai, shihen qartë vështirësitë e autorit gjatë gjithë këtij udhëtimi marathonik, bashkë me librin nëpër botë, sidomos në grumbullimin e materialeve incizuese, jo gjithë herë me kamerë profesionale. Kjo tha z.Çetta, është pasojë e mospërkrahjes së Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, e cila është dashur ta mbulojë gjithë aktivitetin dhe punën e autorit me mjete propaganduese, financiare, politike e diplomatike, meqë tash Kosova ka edhe ambasadorët e saj në shumicën e këtyre shteteve.
Folësja tjetër, Blerta Bajrami, vajza e Komandantit të UÇK-së në Kaçanik, Agim Bjrami- ZEFI, e emocionuar dhe e rrënqethur me atë që pa, tha se si e re, e rritur në mërgim, ka pasur shumë pak informacione për krimet dhe masakrat në luftën e Kosovës, dhe se siç tha ajo, tani po e shoh më mirë pse qenka vrarë babai im në luftë dhe, po krenohem edhe më shumë me babain tim dëshmor.
Veprimtari dhe juristi Ragip Shala nga Malisheva, poashtu tha se, lufta me Serbinë nuk ka përfunduar akoma , por ajo tani po vazhdon me forma të tjera, më të rënda se lufta frontale e viteve 1998/99. Qeveria e Serbisë tha ai ka botuar librin ,, Bella knjiga o Kosovo ,, dhe diplomacia e Beogradit dhe e Moskës , pasi e kanë përkthyer në 12 gjuhë botërore, atë e kanë shpërndarë nëpër ambasada të shteteve të ndryshme, për të mbuluar krimin dhe për ta shpallur veten gjoja se janë viktima të ,,terrorizmit shqiptar“. Është për ta përshëndetur autorin e këtij libri, vazhdoi Shala, për një punë kaq të madhe që është duke bërë, Prof. Nusret Pllana megjithatë është një individ , është i vetmuar, një ambasador i papaguar i çështjes shqiptare, ndërsa në këtë betejë përballë projekteve famkeqe serbe, do të duhej të ishte Republika e Kosovës, me të gjithë mekanizmat shtetëror të saj.
Fiqerete Haziri, artiste nga Tropoja, e tronditur poashtu nga ajo që pa në film dhe në librin e Nusret Pllanës, tha se ky libër duhet të futet nëpër testet shkollore të Historisë së popullit shqipëtar dhe se nxënësit, studentët dhe të rinjtë tanë, brenda dhe jashtë shtetit, duhet të mësojnë nëpër shkolla dhe fakultete për maskrat dhe dhunën që ka ushtruar pushtuesi serb mbi shqiptarët.
Studentja e Universitetit të Zurichut, Doruntina Dema nga Struga, poashtu duke përgëzuar autorin e librit, prof.dr. Nusret Pllanën tha se, ky libër është shumë i nevojshëm për të informuar botën për dhunën serbe mbi shqiptarët, si dhe shprehu shqetësimin e saj për mos interesimin e kolegeve të saja studentë keëtu në Zvicër, të cilët pak po punojnë në propagandimin e çështjes shqiptare, dhe se ato bile edhe nuk kishin shprehur interesim as për të ardhur sonte këtu për të parë punën shkencore të studiuesit Pllana.
Pyetjeve të debatuesve iu përgjigj autori i librit ,,Terrori i Serbisë Pushtuese mbi
Shqiptarët 1844 – 1999,, prof.dr. Nusret Pllana, i cili pasi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, siç tha ai nga e gjithë gjeografia shqipëtare, tha se është fatkeqësi për botën e qytetëruar që u ka rënë hise kjo racë e çmendur karpatiane, që në gjak e kënë një defekt gjenetik, urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve. Megjithate, Serbia tha ai, një ditë duhet të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për gjenocidin mbi shiqptarët, për vrasjen e më tepër se 570.000 shqiptarëve, në periudhën midis viteve 1844-1999. Gjatë këtyre më shumë se njëqind e sa viteve, Serbia ka ushtruar dhunë dhe terror intenziv kundër shqiptarëve, madje edhe duke vrare gra shtatëzëna e fëmijë të vegjël, që as në kohë të mesjetës nuk mbahen mend këso barbari. Vetëm në luftën e fundit në Kosovë, edhe pas Intervenimit humanitar dhe ushtarak të NATO-s në Kosovë, u vranë rreth 18.000 shqiptarë duarthatë, prej tyre 1600 fëmijë të moshave të ndryshme, dhe rreth 20.000 femrave të dhunuara. Duke folur për librin ai tha se, gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, ka udhëtuar në qendrat kryesore, evropiane e botërore, për ta informuar opinionin përparimtar lidhur me masakrat dhe dhunën serbe kundër popullit shqiptar, duke shtuar se, është fatkeqësi për Ballkanin dhe Evropën, që një Serbi gjenocidale të lejohet të futet në Evropë me gjithë këtë këtë « bagazh » të krimeve dhe barbarive gjenocidale që i ka bërë mbi shqiptarët, boshnjakët, etj. Është përgjegjësi historike tha ai, që një Serbi e tillë të futet në familjen e madhe evropiane pa i larë borgjet ndaj shqiptarëve, të cilat vetëm për shkak të dëmeve materiale( pa i llogariur ato në njerëz) bëjnë qindra miliarda dollarë, e të shpallet fajtore botërisht në Tribunalin e drejtësisë ndërkombëtare të Hagës, për gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo libër tanimë është pjesë e bibliotekave dhe zyreve të shumë shteteve e qendrave të vendosjes në botë, e përkthyer në pesë gjuhë të botës, e cila së shpejti do ta « përjetoj » ribotimin e pestë të saj, duke ia shtuar edhe gjuhën suedeze, serbe dhe maqedone.
Pas shfaqjes së filmit dokumentar, Prof. Nusret Pllana, i shoqëruar nga përfaqësuesi i familjes së dëshmorëve të kombit Murat Jashari dhe veprimtarë tjerë vizituan familjen e dëshmorit të kombit, Agim Bajrami, ku u prit nga bashkëshortja e Agimit, zonja Zarije Zenuni – Bajrami dhe fëmijët e saj Blerta, Burimi dhe Florimi.
Glattbrugg, Zvicër, 30.03.2013
ARTISTËT SHQIPTARË NË BOTË- FLET NGA ZVICRA GJON KARRICA: PERFORMOJ KUDO KU KA SHQIPTARË!
Artisti Gjon Karrica është një këngëtar nga Gjakova. Në 1998 largohet nga vendlindja për në Zvicër ku jeton dhe sot. Pasionin e tij, muzikën e bëri karrierë në vitin 2008 dhe e mori seriozisht hobin e tij. Në 2010 Gjoni përfundoi shkollën private të muzikës dhe këndimit. Gjatë karrierës së tij të sukseshme ka bashkëpunuar me artistë shqiptarë dhe të huaj. Krijimet e tij të para janë “Qësht Dashuria” dhe “Një Kosovare virgjëreshë”, me producentin Anton Nuo (Videoklipi: http://www.youtube.com/watch?v=VM-w2W-lasc)
Në performancat e tij i talentuari Gjon Karrica di si të emocionojë publikën me entuziasmin dhe interpretimin e bukur të muzikës shqiptare, si në këngët tradicionale dhe në zhanra të tjera.
“Dua të falenderoj miqtë dhe fansat e mi për përkrahjen. Kam kënaqësinë që t’ju them se ju jeni adrenalina e karrierës sime. Kam akoma shumë punë për të bërë. E dua pa fund muzikën dhe çdo gjë të bukur që quhet ART. Ndoshta dashuria shumë e madhe për këngën ka bërë që të këndoja gjithë kohën duke kënaqur veten. Nga dita në ditë pres të sjell krijime të reja, gjithmonë për t’ju argëtuar juve që më dëgjoni dhe duke u mbështetur te ju miqtë e mi,” tha artisti Gjon Karrica.
Intervista me Artistin Gjon Karrica
Bisedoi Ermira Babamusta, New York
Gjon, keni kohë që merreni me muzikë. Cili zhanër përshkruan më mirë stilin e muzikës tuaj nëpër vite?
Gjon Karrica: Asht një Mix, Pop, House, R`n`B.
Cila është kënga e parë që keni kënduar?
Gjon Karrica: Kënga e parë që kam kënduar është “Unë do t’jam i joti”. Këtë kang e këndoj për një person shumë të vecantë. Videoklip juaj “Qësht Dashuria” është mirëpritur dhe pëlqyer shumë nga fansat tuaj. Na trego më tepër për krijimin e videoklipit.
Gjon Karrica: Videoklipi është filmua në Winterthur të Zvicrës, në nëntor 2009. Mbaj mend që ka qenë një ditë shumë e ftohtë edhe ishte shumë vështirë që të realizohet. Madje, ka në shumë vene që vërehet që kam nirth shumë. Regjizori turk Uğur Gültekin ka kryer projektin. Jam shumë i kënaqur me realizimin e kësaj video. Video është lançuar në shumë televisione të Kosovës dhe Maqedonisë. (Videklipi: http://www.youtube.com/watch?v=xav9qPd0lk4 )
Cila ka qenë performanca live më e preferuar për ju?
Gjon Karrica: Performanca më e pëlqyra ka qenë në finalen e programit famoz pasioni im, Finalen e Zürich.
Ku dëshironi të performoni në të ardhme?
Gjon Karrica: Ku do që ka Shqiptar.
Cilat janë synimet dhe ëndrra juaj në jetë?
Gjon Karrica: Ëndrra ime ma e madhe kishte me qenë nje këngë në gjuhën shqipe ta bënim të njohur në shkallë ndërkombëtare.
Me çfarë projekti po merreni tani?
Gjon Karrica: Tani po merrem me një projekt të ri i cili quhet, Shqiptar, a jeni gati se po vjen Lugati. Tekstin e kam shkruar unë dhe Anton Nue. Muzika nga Anton Nue. Është një kang shumë e mirë edhe mendoj që ka një stil të veqant, është party song. Kurse kangët e tjera që janë në realizim kanë të bëjnë me mua, sepse nëpërmjet muzikës time mund t’i shprehi të gjitha idetë dhe talentin tim. (https://www.facebook.com/GjonKarricaFanpage).