Mustafa Kruja
Dërgoi për botim: Eugjen Merlika/
Tetuer 1912. Të katër Pushtetet (powers) balkanike : Mal i Zi, Sërbí, Bullgarí e Greqí i kishin shpallë luftë mbtretnisë (emoire) othomane e gjatë gjithë kufinit po sulmojshin, ku mâ shumë e ku mâ pak, me fitime. Ushtrija sërbe i ka thyem Tyrqit në Kumanovë dhe ka nisun me përparuem pa mundime të mëdhaja. Vetë Kumanova âsht shqiptare e as Sërbt as Malazezt s’kanë ku me vûmë kâmbë jashta vëndit të vet veçse në tokë shqiptare. Patrijotët e Shqipnisë, ndërmjet nji angështije dërmuese (overwhelming anxiety) e shpresash t’âmbla por fort të zbeta (pale) për fatin e atdheut të tyne, kishin nisun qyshë ditën qi plasi lufta me lëvizun. Në krye ishin beglerët, dirigjentat e popullit shqiptar n’atë kohë. Mâ aktivët ndër ta ishin beglerët e Vlonës e Toptanët e Tiranës. Aty këtu grupe të vogla e të dame (isolated) intelektualësh pa influencë mbi turmat. Përjashta (abroad) kolonitë shqiptare në Boston, Kajro e Bukuresht, sidhe Arbreshët e Italisë.
Por ç’duhej bâmë e ç’mund të bâjshin Shqiptarët n’ato çase vendimtare? Cila ishte interesa reale e kombit? Ky gjindej, pa metaforë, përpara dilemës hamletjane : me qênë a mos me qênë ! Balkanasit kishin hŷmë në luftë hajsmi (would-be) për me shpëtuem nga salvimet (persecutions) e Tyrqet vëllaznit slavë e grekë ende (still) nën zotnimin othoman. Por me të vërtetë, po t’u ecte puna mbarë, ata kishin ndër mênd zgjânimin e pronave (dominions) të tyne deri ku të mundshin. E Shqipnija, gjeografikisht, vinte mû në ballë të vêndevet qi ata lakmojshin (coveted). Prandej, për Shqiptarët me mênd në krye (judicious) rruga për t’u ndjekun ishte nji e vetme : me përsritun gjestet e Lidhjes së Prizrenit 34 vjet mâ parë, dmth. me u shtrënguem n’armë (to take up arms) e me luftuem kundra mvatorëvet (invaders), mundsisht mbë vete e si aljatë të Tyrqet, por në fund të fundit edhe si pjesë e ushtrisë othomane.
Veçse ksi hovi (this time) rrethanat ushtarake, politike e psykologjike kishin ndërruem faqe e natyrë sa nata me ditë me ato të 1878-s. Aso here anmiku i madh, Rusija, ishte larg tokës shqiptare e nuk e shkeli asnji herë këtë ; Shqiptarët patën ngé me u mbledhun e çëmbledhun, me u matun e shmatun (matem e shmatem – rifletto lungamente su una questione), me u menduem e kshilluem shoq me shoq qyshë prej skânjeve të Veriut e deri te skânjet e Jugës pa i pyetun kush se ç’po bâjshin e ku po vejshin ; mundën me u organizuem e armatisun ndër sŷtë dashamirë të pushtetevet (le autorità = the rulers?) othomane, nemose në fillim ; s’patën përballë për t’i qëndruem me armë veçse nji Mal të Zi. Kurse tashti lufta kishte zânë në gjumë jo vetëm Shqiptarët, por gati edhe vetë qeverinë tyrke e me të tânë furín’e vet gjatë gjithë kufije të Shqipnisë prej Taraboshit në Kumanovë e n’Epir.
Shqiptarët porsa kishin dalë prej nji revolucjoni katërvjeçuer kundra Portës së Naltë e ksaj s’i kishte mbetun besim në ta, jo vetëm për me i thërritun unjí nën armë, por as me përdorë në ballë të luftës ato pak bataljone qi ndodheshin n‘ushtrín’ e saj për shërbimin e zakonshëm ushtarak si nënpushtetas (subjects) të Sulltanit.
S’kishin pra Shqiptarët fé mundsije (had no possibility) as me organizuem nji mburesë autonome kundër sulmit të furishëm e të fuqishëm t’anmikut, shumë herë mâ të fortë për numër e për mjete, as me bashkuem forcat e tyne me ato të mbretnisë : në krahasim me anmiqt ishin nji popull i vogël e pa kurrfarë ndihme të përjashtme, u mungonte nji armatim i përshtatshëm e u mungonte besim’i qeverisë e i ushtrisë tyrke.
Mund t’i vijë ndër mênd ndokuj me thânë se ndoshta do të kishte pasun ndonji farë gjase (likelihood) qi Shqiptarët t’u merrshin vesht me anmiqt vetë, me fqinjët e Balkanit, si aljatë…. nënurdhnorë (subordinate). Asnji mundsi! Do të kishte qênë vetëm nji tentativë e turpshme si ajo e nji grigje me ukun qi i âsht vërsulë me e premë. E cilido Shqiptar qi t’a kishte tentuem nji diplomatí fantastike të tillë, edhe me mâ të mirin vullnet nuk do të kishte fituem tjetër veçse vulën e tradhtisë në ballë ndër sŷt’ e bashkatdhetare të vet, qyshë në fillim, josemâ si t’ishin pamë përfundimet (resultats) negative. Vetëm nji pjesë e vogël e popullsivet shqiptare u gënjye e e bâni këtë provë t’idhët, e aqë mâ fort âsht për t’u mjeruem për tê, pse ajo popullatë qi u gënjye e e muer këtë rrugë të keqe qe shi nj’ajo qi motmot parandej pat kuqun Cemin e shkrepat (crags) e Malsisë së Madhe (Large Highland) me gjakun e vet për lirí të Shqipnisë : Malsorët e Mbishkodrës. Këta të bekuem ku me u kshillue me të parët e vet të cilsuem (qualified) në Shkodër, votën e i besuen Kral Nikollës në Cetinë se po ishte tue luftuem për lirín’e Shqiptaret !
Jo, Shqiptaret s’u kishte mbetun asnji rrugë tjetër n’ato rrethana tragjikisht të vështira, posë nj’asaj qi zgjodhën parija e tyne kudo qi qenë e si të kishin pasë bâmë kuvênd bashkë : rrugën e apelit pranë Pushtetevet të mëdhá a disave prej tyne qi aso kohe kishin mâ tepër interesë me përkrahun të drejtat e kombit shqiptar. Mâ të parët qi e ndoqën kët’udhë qenë nji grup i vogël intelektualësh kosovarë, qi e kishin rrezikun shi përpara sŷvet, bashkë me Midhat Frashërin qi ndodhej atëherë në Shkup si mbiqyrës i qeverisë othomane për zgjedhjet parlamentare qi do t’u bâjshin. Ata u dhanë konsullatave të Pushteteve të mëdhá nji shkresë me të cilën i bâjshin me dijtun këto Pushtete nëpër konsullatat e veta se shqiptarët nuk do të njihshin asnji cënim (violation) të të drejtave të tyne si komb.
Në qytetin e vogël të Durrësit në breg t’Adrijatikut, n’atë Epidamnos piktoresk të Helene të motshëm, n’atë Dyrrachium të shkëlqyeshëm (magnificent) t’antiqitetit qi i ka pasë shërbyem aristokratisë romake për vênd verimi e pushimi e qi tash s’ishte veçse nji burgatë e keqe orjentale, baritshin (to ramble) posht’e përpjetë nëpër rrugët e përbaltueme (miry, muddy) tuba fshatarësh të Shqipnisë së mesme me hapa të rânda (a passi goffi = clumsy) qi paraqitshin nji kundresht të çuditshëm me uniformën kaki të porsaveshun : ishin elemente të nji bataljoni territorjalësh të vûmë prej pushtetevet othomane nën komandën e Hamid beg Toptanit për sigurimin e vêndit. Nji ditë vijnë n’atë qytet dy Toptanë tjerë, Avdi e Refik begu. Ishin të shoqnuem prej Midhat Frashërit, Salih Gjukës, Bedri Pejanit e Rexhep Mitrovicës, i njâjti grup i Kosovës për të cilin folëm pak mâ parë e qi porsa kishte pasë mbërrîmë në Tiranë. Kërkojnë e gjêjnë Mustafa Krujën me katër shokë tjerë, Dr. Neki Libëhovën, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Salih Nivitzën, e të gjithë ven’e mblidhen në kryepeshkopinë katholike të vêndit. Atje i priste nji patrijot i madh, Nikoll Kaçorri, ndihmës i kryepeshkopit.
Çilet bisedimi me nji analysë të gjêndjes politike e ushtarake në bazë të lajmeve qi kishte secili. Avdi beg Toptani këndon nji letër qi kishte marrë prej Syrja beg Vlorës, me të cilën ai sugjeron mbledhjen e nji kuvêndi kombtar sa mâ shpejt dhe lajmonte se kishte nisun për Vjenë të birin, Ekrem begun, qi të përpiqej me fituem ndihmën e asaj qeverije për pamvarsinë e tânsínë toksore të Shqipnisë. Përmbajtja e ksaj letre u bâ objekti kryesuer i bisedimeve të mbledhjes. Ideja e nji kuvêndi kombtar u pa krejt e arsyeshme e, mb’anë tjetër, ishte edhe në mênden e të gjithe. Por sendërtimi (realisation) i saj dukej praktikisht i pamundshëm. Sepse ndër qytetet e Shqipnisë sundojshin (to govern) ende pushtetet othomane, e mb’anë tjetër s’do të kishte kuvênd’i Shqiptaret qi do t’a ndalte vrapin e trupavet sërbe kah bregjet e Adrijatikut. Për këto arsye, mbledhjes (meeting) nuk i a muer mêndja (to deem) me i a hŷmë (to try) ksaj pune. Por, tue mos mundun me marrë masa qi t’i përgjigjeshin mâ mirë situatës (più rispondenti alla situazione), dau (decise) me kshilluem gjithë bashkitë (municipality) e Shqipnisë ende të pashkeluna (yet nonoccupied) prej anmikut qi të dilshin me e pritun (receive) këtê përjashta qytetevet n’emën të popullit të vêndit (local population) paqsisht e me flamurin shqiptar në dorë si mysafir (guest) në tokën e nji Shteti asnjanës qi s’kishte mâ të bânte me Tyrqinë.
U bisedue mbasandaj për nji thirrje (appeal) Pushteteve të mëdhá. Kjo s’kishte si me u bâmë veçse tinzisht (secretly) me anën e konsullatave të tyne. Mirpo aso kohe vetëm Austro – Hungarija e Italija kishin konsullata në Durrës, prandej vetëm këtyne dyjave mund t’u bâhej thirrja. Por mbasi s’mund t’u bâhej të gjithave, u hoq edhe Italija, e cila n’ato kohna s’kishte dijtun me u frymzuem (to inspire) Shqiptaret besim për nji dashamirsí të çinteresueme (unselfish goodëill). Kështu u vendos me i dërguem nji shkresë vetëm qeverisë austrijake tue i a adresuem fill perëndorit Franz-Joseph I.
Ȃsht tepër interesant këtu, nga shumë pikpamje, me përmêndun (mention) nji hollsinë (detail) të bisedimit (discussion) mbi përmbajtjen (subject) e letrës qi po shkruhej për mbretin (sovereign) e Austrisë. Qe deshir’i mbledhjes qi të tregohej edhe se si e mendojshin dërguesit e asaj letre formën e përtardhmen (future) e shtetit të tyne. Të gjithë u bashkuen në nji mendim qi Shqipnija duhej t’ishte nji Shtet federativ si Helvetija e Shtetet e Bashkueme t’Amerikës së Veriut. Por nji prej shokësh të mbledhjes shtron përpara nji mendim të ri t’arsyetuem me nji realizëm e nji logjikë turbulluese : “ Nji Shqipní qi ka rruem katër shekuj e gjymsë nën nji sundim barbar e qi për këtë shkak gjindet sod n’ato kushte shoqnore e ekonomike qi dijmë të tânë, për mâ tepër rrethuem gjithandej me fqîj të panginjëshëm” thotë Salih Gjuka, “ nuk mundet me u bâmë përnjiherë Shtet mbë vete edhe me jetuem e përparuem pa ndihmën e projën e nji Pushteti të madh dashamirë !”. E proponon qi duhej kërkuem prej monarqisë austro – hungare qi Shteti shqiptar të vêhej nën projën e saj deri qi të bâhej i zoti me qëndruem mbë kâmbët e veta. Nji Shqiptar mysliman po deshironte, jo vetëm me e shkëputun vêndin e vet prej zotnimit (domination) të sulltanit khalif, por edhe me e shtimë nën hijen (protection) e perëndorit “fort katholik” t’Austro – Hungarisë. E kush âsht i pari qi i kundrështon ? Prifti katholik Nikoll Kaçorri, i cilli do t’ishte gati me pranuem për nji Shqipní “autonome” mâ parë (rather) projën e perëndorisë othomane, “qi-kështu arsyetonte Kaçorri- pa dyshim s’do të kishte mâ nji jetë të gjatë e me dekën e saj Shqipnija do t’a kishte të sigurtë pamvarsinë e plotë”. Mbledhja tekembramja e la mbënjanë (to omit, to leave out) kët’aspekt të problemës shqiptare. Rândsij’ e bisedimit të saj qe vetëm fakti qi vûni n’evidencë, në nji rasë aqë konkrete se te patrijoti intelektual shqiptar ndjenja e ideja e kombsisë qëndronte përmbi ato të fesë. Rreth ksaj çeshtjeje kemi për të folë mâ gjatë në kapitullin qi vjen.
Por nji tjetri i a kishte pasë ruejtun fati (the fate) lumninë (the good luck) e lavdinë (the glory) me e lidhun të pandashëm emnin e vet me pamvarsin’ e kombit shqiptar : ai ishte Ismail beg Vlora, i quejtun përgjithsisht (ursually) me emnin Ismail – Kemal, siç njihej në mbretninë othomane. Pa pritë e pa kujtuem Bashkij’e Vlonës merr nga Vjena me 27 tetuer prej tij këtë telegramë : “Me vaporin e parë jam aty. E ardhëshmja e Shqipnisë âsht siguruem. Ju porosis qi, tue pasun besim në fatin e atdheut, të punoni së bashku si vllazën, të merreni me rregullimin e pune të përgjithëshme (public) e të rueni qetsinë. Epnu rrethevet (environs, neighbourhood) lajmin e gzueshëm. Ju falem të gjithe atnisht. Ismail – Kemal”
Ky sihariq ( glad news) i atij burri të madh qi kishte lemë për t’u ngritun n’altarin e tempullit t’atdheut shqiptar, përhapun në të katër anët prej Vlonjatet, freskoi zêmrat e pikllueme (grieved) të gjithë patrijotet qi e ndëgjuen. Por Ismail – Kemali nuk mbërrîni aqë shpejt sa pritej dhe nuk duel në Vlonë, por në Durrës. Kishte me vete mikun e bashkpuntorin e pandashëm të tij, Luigj Gurakuqin, dhe disa patrijotë nga kolonija shqiptare e Rumanisë si Dhimitër Berattin.
I pritën në molë Hamid beg Toptani me nji tubë patrijotësh intelektualë të Durrsit. Ndër sŷt’ e këtyne dukeshin si Mesija qi kishte ardhun me shpëtue vêndin , i shoqnuem nga apostujt e tij. Pushtetet othomane të vëndit pa dashim ishin të lajmuem për misjonin madhështuer, sa dhe të vështirë e të rrezikshëm qi ai kishte ardhun me kryem, por s’u vinte kurrgjà për dore me bâmë kundër tij, qi me gjithë shokë gjindej nën projën e sigurtë të bataljonit territorjal shqiptar. Ismail – Kemali u tfilloi imtisht patrijote të mbledhun rreth tij qëllimin e vet e masat qi duheshin marrë për t’i dalë në krye : do t’i lëshohej menjiherë gjithë bashkive të Shqipnisë ende të pashkelun prej ushtrive të beslidhune balkanikë zâni me zgjedhun e dërguem përfaqësuesat e tyne për t’u mbledhun në kuvênd kombtar në nji skelë t’Adrijatikut qi do të shënohej. Kuvêndi kombtar do të shpallte pamvarsín e kombit e do të zgjidhte nji qeverí të përkohëshme. Ai s’kishte dyshim se pamvarsija shqiptare do të njihej prej Pushteteve të mëdhà e Vjena dhe Roma e kishin siguruem se nuk do t’i lêjshin beligjerantat me e shkelun nji zonë të kufizueme (restricted) ku do të vendosej Kuvêndi Kombtar e qeverij’e përkohëshme e Shqipnisë së lirë. Duhej veç me e shpejtuem mbledhjen, në mënyrë qi të mûjshin me marrë pjesë në tê sa mâ shumë vise të Shqipnisë. Por ku do të mblidhej Kuvêndi Kombtar ? Vjena e Roma kishin porositun për nji qytet në breg t’Adrijatikut për shumë arsye praktike në lidhje me luftën qi po zhvillohej. Pra Durrësin ase Vlonën. Prej këtyne dý skelave u pa mâ me vênd Vlona. Viset rrethepërqark Durrësit ishin të banueme prej myslimanësh fanatikë, të cilët, të lidhun shpirtnisht me kalifatin e Stambollit e tue mos i dhânë dum (realize) ende gjêndjes kritike në të cilën ndodhej mbretnija othomane, nuk do t’a pritshin mirë nji kryengritje të hapët (open revolt) kundër saj. Komandar’ i bataljonit territorjal të Durrësit, Hamid beg Toptani, nuk merrte asnji përgjegjësi për njerzit qi komandonte, të gjithë banorë t’asaj zone, kur do t’a merrshin vesht se Shqipnija po i bie mohit (deny) sulltanit kalif. Ndryshe ishte popull’i krahinës së Vlonës. Ndonse mysliman edhe ai, ishte liberal e kishte nji zgjuetí politike mâ të gjânë. Prinjësi (leader) i lëvizjes vetë ishte nji beg i atij vêndi, pra i njohun e i ndëgjuem mâ fort atje se në Durrës. Mâ në funt, kabla telegrafike me Evropën atje e kishte kryet e për tê do të kishte nevojë të domosdoshme qeverij’e re.
Për të tâna këto arsye, Ismail Kemali vendosi me e thërritun (to convoke) Kuvêndin Kombtar në Vlonë. Por ftesat (invitations) i u derdhën gjithë Shqipnisë telegrafisht nga Durrësi me porosi qi delegatët t’u nisshin menjiherë për Vlonë.
Puna në Durrës tashma (now) ishte kryem, Ismail – Kemali me ata shokë qi kishin ardhun me tê e me përfaqsuesat e bashkivet mâ t’afravet, si Durrësi vetë, Shjaku, Kruja, Tirana e kush tjetër mundi me mbërrîmë në Durrës a me dalë para mbi udhën Durrës – Vlonë, u nis. Rruga kryesore kalonte nëpër qytetin e Lushnjës. Por patrijotët e këtij qyteti, tue marrë vesht se pushtetet othomane të vêndit kishin pasun urdhna eprorë (upper orders) e po përgatiteshin me reshtuem ( arrest) Ismail – Kemalin me të gjithë shoqnin’e tij (company), lajmuen me kohë e kështu u muer nji tjetër udhë pa kaluem nëpër Lushnje.
Pritja qi i bâni Vlona bashkqytetarit të madh qe madhështore, enthuziaste, e përmallueshme. Jo mâ si në Durrës nji grusht patrijotë nën projën virtuale të nji bataljoni qi në të vërtetë për tjetër qëllim ishte atje, por krejt popullsij’e qytetit e deri parí e përfaqsí katundesh kishin mbushun rrugat e qytetit për me pritun e brohoritun të parin kryetar t’ardhëshëm të Shtetit shqiptar të rilindun mbas 444 vjet robnije. S’ka atje asnji zyrtar tyrk, Shef’i administratës, Nënprefekti, nji Shqiptar nga Berati, asht bashkuem përvûshëm me popullin, forca e sigurimit me gjithë komandarin e vet mbë krye, shqiptare edhe ajo, përshëndet plakun e thinjun me të njâjtat nderime qi do t’i bânte mbas pak ditsh si kryetar i kombit. Në çdo anë buçiste nga krahanorët e turmës klithma “Rroftë Shqipnija, rroftë Ismail – Kemali !” Popull’i Vlonës po e shpallte shlirimin e atëdheut pa pritun vendimin e Kuvêndit Kombtar, me zâ t’unjishëm e të drejtpërdrejtë (universal and direct suffrage), si Athinasit e Romakët e hershëm.
Me 27 nânduer gjithë delegatët e Shqipnisë së pashkelun prej ushtrivet të hueja kishin mbërrîmë në Vlonë. Nesret me 28 u mblodh Kuvêndi Kombtar në nji çardak të madh të shtëpisë së Xhemil beg Vlorës, ku kishte ramë Ismail – Kemali. 24 distrikte ishin përfaqësuemn’atë kuvênd prej 47 delegatësh. Edhe 20 delegatë tjerë mbërrînë me vonesë prej visesh të ndryshme. Ishte ora 4 mbasdite. Kuvêndi brohoriti (to acclaim) njizâni Ismail – Kemalin për kryetar. Këtu po nxier nga procesi verbal i kuvêndit fjalët mâ kuptimtaret (most significant) të fjalimit inaugural të tij :
“ Shqiptarët nuk e kanë harruem kurrë as gjuhën as kombsin’e tyne, dhe prova mâ e mira janë përpjekjet e kryengritjet qi kanë bâmë herë mbas here e sidomos ndër këto katër vjett e fundit për të ruejtun të drejtat e zakonet e veta. Qeverija othomane nuk e kuptoi kurrë interesën e saj e nuk deshi kurrë t’u shpërblejë me të mirë Shqiptaret shërbimet e mëdhá qi i kishin bâmë. Tashti vonë pati rrëfyem, nji farë deshiri qi të merrej vesht me popullin t’onë. Por prap nuk vû në të gjithë vullnetin e mirë e nuk muer të gjitha masat e nevojshme për të kënaqun e paqsuem Shqiptarët. Qe ndër këto rrethana qi plasi lufta me katër Pushtetet balkanike, të cilat kërkojshin prej saj reforma e të drejta për vllaznit e tyne të nji kombi e të nji bese. Por këto, si panë se lufta po u vente mbarë, e harruen qëllimin e parë e u muerën vesht për coptimin e mbretnisë e pra edhe të Shqipnisë. Shqiptarët, të cilët kishin marrë pjesë në këtë luftë mâ fort si të zott e vêndit e për të shpëtuem veten e tyne se si ushtarë, kur e panë se ushtrija e Tyrqisë u mund e s’po mujte me qëndruem mâ, nxituen me marrë masat qi u impononte gjêndja për të shpëtuem vêndin e vet. Kështu u bâ qi un u nisa nga Stambolli e, mbasi u mora vesht edhe me Shqiptarët e Bukureshtit, vota në Vjenë, ku fillova kontaktet me ato Pushtete të mëdhá qi kanë interesa mâ të gjalla në Balkan. E mbasi nuk mbetej mâ asnji shpresë me e shpëtuem Shqipninë me armë, e vetmja udhë shpëtimi ishte të shkëputunit e saj nga Tyrqija. Ky mendim u pa me vênd edhe nga an’e Pushteteve të mëdhá e sidomos në Vjenë e në Romë. Vetëm Rusija mund të mbahet pakëz e ftohët nga shkaku i fqije t’anë slavë, por as ajo nuk e mohon kombsinë shqiptare…”
Për me u dhânë këndueset nji idé të kthiellët mbi këtë dokument, pikë mâ së pari duhet të shënojmë se procesi verbal i Kuvêndit të Vlonës s’ka qênë mbajtun stenografisht e fjalë për fjalë, por shkurtazi e ad sensum, e kurkush s’ka folë atje me shkrim të përgatitun parandej, qi të mundej me i dhânë sekretarisë tekstin e fjalimit ; pra kështu edhe Ismail – Kemali. Pjesa e citueme këtu âsht mbas versjonit të dhânë në fletoren Flamuri, korrik – shëndre 1952, N. 31-36, f.3. Romë, me pak ndryshime forcuem edhe prej simotrës së saj Besa, nânduer 1954, N.15, Istanbul. Ndër këto fjalë të kryetarit sidhe në gjithë ligjëratën e tij âsht për t’u vûmë rò absenca absolute e çdo shprehsije (expression) revolucjonare a zëmrimi kundra Tyrqet, siç e lypte vêndi e rasa ; asnji namë, asnji mallkim kundra së huejsh qi zotnuen mbi vêndin t’onë për katër shekuj e gjymsë. Jo gjuhën e liderit të nji kombi qi ka vendosun me këputun hekurat e robnisë për me kthyem në lirinë e rrëmbyeme me forcë, por Ismail – Kemali ka përdorë gjuhën e nji diplomatit të nji populli të pafuqishëm kundrejt nji tjetri mâ të fortë qi i ka bâmë ndonji dhunë doret të dytë ; ase, të thomi, gjuhën e nji vllau mâ të vogël qi ankohet për disa padrejtsina të bâme nga mâ i madhi, tue i thânë këtij se ka vendosun me u damë mbë vete për me mbetun gjithmonë vlla me tê. Ky qëndrim (attitude) mund të ketë rrjedhun prej nji kompleksi a sugjestjoni të dinjitarit të vjetër të mbretnisë othomane, të cilës i kishte shërbyem brez mbas brezi ai vetë me nji varg të gjatë së parësh të vet ; por ndoshta edhe prej nji oportunitetit politik, tue e dijtun se shumic’e madhe e popullit shqiptar, si myslimane qi ishte s’ushqente mëní as ndonji anmiqsí të vërtetë kundra popullit e sidomos mbretit tyrk.
Po të shtojmë se jo veç prej gojës së kryetarit, por nga asnji mis i kuvêndit, plak a i ri, mysliman a i krishtenë, s’kanë dalë n’atë kuvênd fjalë të zjarta a sado pak t’ashpra e të fyeshme për sunduesin e deratëhershëm, i ve mêndja njeriut se atje përnjimênd s’ishin mbledhun gjind revolucjonarë, por gjithaqë doktorë t’urtë për konsultim rreth nji të sëmuni delikat qi ishte në rrezik jete. E kjo ndoshta ishte vetë rasa. Frika për ekzistencën e kombit nuk ndihej n’anmikun e vjetër qi po shkonte, por në të riun qi po vinte.
Mbas ligjëratës së kryetarit, përsjellë (followed) me të rrahuna duersh të gjata e klithma enthusjaste “Rroftë Shqipnija e lirë !”, sekretar’i parë i kuvêndit Luigj Gurakuqi u ngrit e parashtroi resolutën qi vijon , të cilën, tue qênë dokumenti historik i themelimit të Shtetit shqiptar, po e riprodhojmë këtu fjalë për fjalë siç e ka shkruem dor’e auktorit :
“ Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912.
Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail – Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vete, e lirë e e mosvarme”
T’u mbaruemen këndim’i ksaj resolute të paharrueshme (memorable), të gjithë delegatët e ndëgjuesat brofën mbë kâmbë (spring to one’s feet) si nji trup i vetëm me nji krisëm (detonation) të pasosun shuplakash e klithmash për Shqipnin’e lirë, për Shqipninë e pavarme. Në proceset verbale të kuvêndit figurojnë me rend përfund ksaj resolute këto nënshkrime delegatësh .
Ismail Kemal, Kaçorri (Dom Nikoll Kaçorri), Abdul – Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish muftiu i Dibrës e aty e mbrapa myftiu i përgjithshëm për myslimanët e Shqipnisë së pamvarme), J. Karbunara, Elmas Boco, Vehbi Harçi, Qazim Kokoshi, J. Minga, Rexhep (Mitrovitza), A. Rruçi, Abdi (Toptani ), Abas Dilaver (Çelkupa), Midhat Frashëri, Shefqet Dajiu, Zihni Abas Kanina, Xhelal (Koprencka), Hajredin Cakrani, Qemal Elbasani (Karaosmani), Iljas Vrioni, Salih Gjuka, D(himitër) Beratti, D(himitër) Emanuel (Mborja?), Dimitri Zografi, Murad Toptani, Pandeli Cale, Luz Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiro Ilo, Thanas Floqi, Lef Nosi, Dr. H. Murteza, Nuri (Sojliu), Mustafa Asim Kruja, M. Ferid Vokopola, Ymer (Deliallisi), Xhemaledin (Xhemal Deliallisi), Nebi Sefa Lushnja, Zuhdi Ohria dhe dy tjerë qi s’këndohen.
Në nji shtëpí modeste të Vlonës, kishte kohë qi zonja Marigó Poze, nji zonjë orthodokse shqiptare e shqiptare me mish e me gjak e me shpirt, po qëndiste me duert delikate e t’afta (dexterous) të saja e me nji dashuní pa skânj (boundless love) nji shqipe të madhe dykrenshe, të zezë mbi pëlhurë të kuqe. Ishte flamur’i Shqipnisë së lirë. Këtë flamur, ditën 28 nânduer 1912 orën 17.30, porsa patën prâjtun (had ceased) brohorit’ e resolutës së Kuvêndit për pamvarsinë kombtare, vetë thinjosh’ i përnderuem (honorable old man) Ismail – Kemali e ngriti madhnisht (majestically), tue i u dridhun duert nga mallëngjimi (emotion), në nji dritore qendrore të ndërtesës historike. N’oborr e gjatë rrugës pranë ksaj ishte derdhun popull’i Vlonës, si ditën qi kishte dalë me pritun birin e madh të saj kur po vinte së largu si Mesija i kombit shqiptar. E të gjithë delegatët e ndëgjuesat kishin zbritun e ishin përziem me turmën, të tânë me zêmër të gufueme e me sŷ të ngulun mbi atë dritore. Klithma gzimi të papërshkrueshme e aty-këtu lot e dënesma përmallimi e shoqnuen shpalimin (display) e atij symboli magjik qi ndër disa çase na ngre e na kredh ndër sfera (to plunge) ndër sfera elysjane (Elysian).
Flamur’i Shqipnisë âsht flamuri qi përdorte Skënderbegu. Para kohës së tij nuk dijmë se ç’formë flamuri kanë pasun princat e ndryshëm të vêndit t’onë. Sa për Skënderbegun, janë tre auktorë të vjetër qi s’na lânë as mâ të voglin dyshim.I pari Shqiptar qi i ka shqyrtuem (to examine) këta e na i bân të njohuna përshkrimet e tyne në Albania, XII, 1909, Bruxelles, âsht Faik Konitza. Ky citon tekstualisht : 1) “L’insegna di Scanderbeg era un’aquila nera distincta in due teste sopra campo rosso.” (Anonymi i Tivarit te Biemmi, faqe 23. Qi don me thânë : flamuri i Skënderbegut ishte nji shqipe e zezë e dallueme me dy krenë mbi fushë të kuqe ( the flag of Skanderbeg was a two – headed black eagle spread on a background of red”: kështu e kam gjetun përkthimin në nji numur të vjetër të Dielli-t të Bostonit). “Rubea vexilla nigris et distincta aquilis gerebat Skanderbegus” ( Barletius, faqe XV), qi don me thânë : Skënderbegu bânte flamuj të kuq “të shkruar me shqiponja të zeza dhe dy-krenësh” ( “Skenderbeg had red flags embellished with black two – headed eagles”).
3) “ Dans ses estendars qui estoient tout rouges il portait une aigle noire à dux testes” (Lavardin, faqe 42) , qi don me thânë : në flamujt e tij, qi ishin gjithë të kuq ai kishte nji shqipe të zezë dy krenësh” ( On his flags, which all red, he dada black two-headed eagle”).
Faik Konitza shkruen në Dielli-n e Bostonit me 26 nânduer 1921 disa mendime interesante të tija mbi përdorimin e këtij flamuri prej Skënderbegut. Ai, mbasi përmênd shêmbuj popujsh të lashtë e të vonë qi kanë përdorë fytyra shtâzësh të ndryshme, e veçanë shqipen, për flamur, shton : “Nuk është çudí që Skënderbeu, ca nga kujtimi i Byzantit, ca nga armët (armours) që kish parë n’Itali, ndofta edhe se shqiponja me dy krerë ka qênë shênja (“coat of arms” ) e shtëpisë tij e përdori në flamurët. Sa për ngjyrën e kuqe të këtyreve, s’duket të ketë pasur nonjë kuptim të veçantë, ndofta u zgjoth si ngjyra më popullore e Shqipërisë”.
Mustafa Kruja