-
– NJOFTOHEN VATRANËT E QENDRËS TË MBLIDHEN NË SELINË E VATRËS TË PREMTEN, 10 JANAR, ORA 5 PM- /
– NJOFTOHEN VATRANËT E QENDRËS TË MBLIDHEN NË SELINË E VATRËS TË PREMTEN, 10 JANAR, ORA 5 PM-
Mbrëmjen e ditës së Martë, 7 Janar 2020, u mblodh Komisioni i Përgatitjes të Kuvendit të 19 Janarit nën drejtimin e kryetarit të këtij Komisioni, z. Agim Rexhaj. Një ndër vendimet e këtij Komisioni është thirrja e anëtarësisë së qendrës të premten, 10 Janar 2020, në orën 5 pasdite në Selinë e Vatrës. Qëllimi i kësaj mbledhjeje është që të anëtarësuarit në qendër të zgjedhin delegatët e tyre për në Kuvendin e 19 Janarit sipas kuotës së degëve, një delegat për cdo 10 anëtarë.
Ju lutemi të anëtarësuarëve në qendër të respektojnë kohën e mbledhjes sepse pas këtij takimi, Komisioni mblidhet për të marrë vendimet përfundimtare për mbarëvajtjen e Kuvendit.
Gjatë takimit të mbrëmshëm, Komisioni, shqyrtoj listat dhe pagesat e anëtarësisë për të përcaktuar numrin e delegatëve sipas raportit 1 me 10, plus Kryetarin e degës. Po ashtu u mor vendim që kryesia të jetë e pranishme në Kuvend, bashkë me të edhe anëtarët e Këshillit, si llogaridhënës para Kuvendit.
Numri i delegatëve për cdo degë do të marrë formë ligjore pas mbledhjes të Komisionit ditën e Premte,10 Janar.
Para Komisionit u deklaruan dy kandidatë për kryetarë të Vatrës, nënkryetari aktual z. Agim Rexhaj dhe Kryetari i degës së Vatrës në Hudson Vally, NY, z. Elmi Berisha, i propozuar nga kjo degë. Priten kandidaturat deri me 10 Janar 2020.