
AMBASADA E KOSOVËS NË WASHINGTON DHE KONSULLATA E PËRGJITHSHME NË NEW YORK NISËN DREJT VENDLINDJES 147 BASHKATDHETARË/

Njoftimin e ka bërë të njohur Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, Ambasadorja Teuta Sahatçija. Në postimin në faqen e saj në facebook, Sahatçija shkruan:

147 bashkatedhetarë u nisën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovë me fluturim të organizuar nga Ambasada e Kosovës në DC dhe Konsullata e Përgjithshme e RKS në New York. 108 prej tyre u nisën përmes aeroportit Newark nv New Jersey dhe të tjerët nga Washington DC.
Ishte një punë intensive për muaj të tërë me shumë thirrje e komunikim të përditshëm për ti akomoduar kërkesat e shtetasve të Kosovës për kthim.Dua ta përgëzoj Ambasadoren Çitaku dhe ekipin tim të mrekullueshëm të diplomatëve në New York, e në veçanti Konsullin Lulzim Krasniqi i cili ishte bartës i këtij organizimi nga Konsullata në New York.
Udhëtarëve kthim të lehtë e të këndshëm në vendlindje!