
New York, 6 Mars 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA uron përzemërsisht të gjithë shqiptarët për fitoren spektakolare në Komunën e Tuzit. Vatra beson se “Forumi Shqiptar” me në krye Nik Gjeloshajn me vizionin për të zhvilluar Malësinë, me energjitë, projektet dhe punën në dobi të mirëqënies së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera, do ta bëjnë Tuzin një komunë model zhvillimi, përparimi, bashkëjetese ndërkomunitare.
Fitorja dhe bashkimi i shqiptarëve ishte i shkëlqyer. Kjo fitore ka gëzuar shqiptarët kudo ku jetojnë, veprojnë e punojnë. Fitorja e shqiptarëve në Malësi ishte jetike në interes të komunitetit dhe kombit shqiptar.Vatra do të jetë një zë i fuqishëm dhe do të vazhdojë ti mbështesë kurdoherë shqiptarët në të gjitha trojet etnike.
Me gëzim të madh për fitoren e shqiptarëve në Tuz,
Me nderime
Kryetari i Vatrës
Elmi Berisha