ALFONS GRISHAJ/
Ligji i gojëqepjes/
Zbathun hija e mordes , pa sandale…/
Vjedhun zhvillet n’ rrug e bashtinë/
Tue hjedh tinzisht po t’ njajten valle/
Si gjarpn’ motit kur mashtroi njerinë./
Shpifës’t e ligjit tash e shurdhun fjalen /
Tue e lidhë me tela , gjak t’ temperum,/
Bijtë e dreqit asnjiher nuk ndalen/
Tue shkel rishtas nji popull t’mjerum./
Teneqexhiu ma n’ fund e shpoi “kazanin”/
Me heshten e Don Kishotit, pazor, /
Thik’ për armikun , xhin për jeranin,/
Fluorina e shekullit , element mizor!
Popujt e lodhun bajnë çudina…
Teshat e kashmirit i kthejn n’ shajak.
Flejnë me çimka e and’rrojn mretnina,
Prej gjumi çohen veç kur shkreh dajak .
Atje ku u la…, vazhdoi me ra çanga…
Me nota dhune e ligje diabolike,
Vath n’vesh t’ varuna do pranga
Me ruejt nderin kurves klasike.
Çohuni n’ kam pra ju o gojëqepun!
E mledhni gjitha rrufetë nji zgalem
Me djegë plehna e shpirtna t’ krymun
Q’ flamur i lirisë me u rrit mbi alem!
My dear love
My dear love ,
Kur t’ plakem
mos m’ largo prej detit me lulkuqe
e trandofilave t’ Shkodres teme
q’ ngallnjyeshëm ripërtrijnë veten
n’ rinkarnim!
My dear love,
M’ len me shijue stuhinë…
ozonin e mushknive që si shampanja
t’ deh me eklektiken e notave tragjike,
dirigjuem prej idhnimit t’ shpirtit natyrës
në shkallën ma t’ nalt të vargjeve epike.
My dear love,
Kur t’ jem gati për udhtimin e përtejshëm
m’len ta përqafoj hijen e mordes
që rri mbi njerinë qysh kur lind…
se bash m’ka mërzit me tolerancen e saj t’shtime
tue me m’ rrejt çdo vit
të ditshkumjes teme.
My dear love,
Kur t’ shihemi n’ jet përtejme m’thuej, rri!
Për mos me thye bërthamen e përjetëshme
n’ rikthimin e ciklit t’ vuajtjeve t’ njeriut
tue u robtue si skllav… e vyshk përditë
me ndrrue jet i lumtun,
My dear love,
Kur t’ m’ takosh atje ku shpirti ban zgjidhjen e fundit
m’ shtrëngo fort … se, format e shpirtit janë pafre
ashtu si retë kur losin me natyren
e tundimi ndërqiellor me njimijë ngjyra
t’ tret nga dimensioni n’ dimension
tue recitu manifestin e jetës!
“Këshilla” për njerëz të mirë :
Hipokriti është plehu më i pavlerë,
Që në të s’mund të mbjellësh dot frut e as ferrë!
Mos i zini besë agimit të perënduar
se, mëngjez i errët nuk sjell fat t’praruar.
Mos kini besë errësirës kur trembet natyra
Se , ku griset parajsa nuk vlen më pasqyra.
Jo etikë për njerëzit që tregojnë muskujt në pabesi,
Paqe dhe fjalori i artë , për ta janë dobësi !
Nëse dyshoni tek një njeri , thojani një gënjeshtër për vetveten…
Pas pak , do shihni ku shëmtia e var të “vërtetën”.
Nëse ju bën presion një hor me cigar…
Tregojani rrugën ku leh një zagar !
Mos bëni të zgjuarin e stisur nga interneti
Se, po t’ua heqin fishen… do mbeteni si *Qerameti .
Nëse ngatërrestarët… për Kanun i ha meraku…
Thuajuni, “Shkon gjaku te pshtjellaku”!
Nëse je në një sallë ku të gjithë kërkojnë të bëhen kryetarë,
Mos haxho frymë …se, aty ku nuk ka bereqet nuk ka as hambarë!
* Qerameti.Nje djalë Shkodran (i vonuar), që rrinte gjithmonë me tel në dorë, kur ia hiqnin telin, fuste gishtin në gojë…