Diku -diku në trojet shqiptare toleranca fetare duket se vërtetë është një virtyt. Rasti më i fundit është ndërtimi i një kishe me kontributin e 15 familjeve myslimane.
Si rrallë herë, në fshatin Derven të rrethit të Krujës banorët e fesë myslimane kanë kontribuar financiarisht, apo me punë vullnetare ndërtimin e kishës së Shënkollit, e cila sipas tyre po ringrihet për herë të tretë, pas luftrave apo vendimeve për asgjësimin e objekteve fetare në periudhën komuniste.
Banorët që kanë ndihmuar në ngritjen e kësaj kishe shprehen se ky kontribut ka ardhur pasi në këtë fshat nuk ka ezkistuar asnjëherë dallimi fetar mes myslimanëve dhe katolikëve.
Edhe përfaqësues të kishës katolikë e kanë vlerësuar këtë gjest human në ceremoninë e përurimit të kishës.
“Pa dallim feje, Myslimanë dhe të Krishterë, janë bashkuar vullnetarisht me ne për të ndërtuar Kishën për të cilën u jemi shumë mirënjohës. Ky solidaritet vëllazëror, human e fetar është i veçantë për të gjithë ne dhe Shqipërinë, sepse në të gjithë botën, vetëm Shqipëria ka një fe të përbashkët, Myslimanë dhe të Krishterë”, tha meshtari i Kishës së fshatit Derven, Pashk Cypi.
“U habita kur pashë aq shumë njerëz. Unë mendoja se do jenë 20 veta. Gëzohem gjithashtu që shoh aq shumë fëmijë, sepse Shën Kolli është shenjtori i veçantë i fëmijëv”, u shpreh zv/Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit George Frendo.
Për ndërtimin e kishës së Shënkollit kanë kontribuar banorët e 5 fshtatrave, kryesisht të besimit musliman.( Marrë nga gazeta e Kosovës, Express)
Fritz Radovani says
Ky material dishmon per trashigimine e Gjakut te Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, ne Trojet e veta. Kam njoh Krutane si te Ndjerin Sami Hoxha (ne Durres), qe e kujtoj me respekt per tolerancen dhe dashnine vllaznore.
U trashigofshin pafund keta Fise!
SAMI says
JAPRA SE SI ËSHT BASHK JETESA VLLAZRORE MES KOMBIT SHQIPTAR JEMI NJI KOMB I MREKULLUR UNIK NBOT.?
Marjan Cubi says
Kisha e Shen Nikolles tani do te jete nje symbol I vertet dhe I sigurte se Kruja dhe te gjitha trojet Shqipetare jane deshmi e gjalle autoktonise se Shqipetarve dhe nje shembull qe kane bere keta 15 familje , jane per ti uruar me gjithe zemer se keshtu vepruan edhe Rugovasit ne Rugove e Zoti I madhe ju a kthefte me te mira ne familjet e tyre.
Zoti I bekofte dhe ruajte keta njerz te medhaj te Kombit tone.