• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2012

SAMEDIN ASLLANI, ARTIST ME IDENTITET TE KRIJUAR, HAP EKSPOZITE NE LOZANE

November 20, 2012 by dgreca

Të shtunën që shkoi, më 17 nëntor, Asllani ka hapur ekspozitën e tij të radhës, në Galerinë Prieurè të Lozanës/

Piktori i njohur shqiptar që jeton në Lozanë, Samedin Asllani, të shtunën që shkoi, më 17 nëntor, ka hapur ekspozitën e tij të radhës, në Galerinë Prieurè të Lozanës.Në praninë e një rrethi artdasësish, zviceranë e shqiptarë, piktori Asllani ka shoqëruar vizitorët e tij në botën e tij të artit.I lindur në vitin 1969 në Mitrovicë, Samedin Asllani fillon studimet për pikturë në Universitetin e Prishtinës dhe i vazhdon ato në Zvicër, gjegjësisht në Lozanë.

Asllani prej afër 20 vitesh është aktiv në skenën e artit në Lozanë dhe në gjithë Zvicrën. Ai, duke filluar nga viti 1995, ka hapur deri më tash një numër të madh ekspozitash personale. Një numër veprash të tij janë pasuri e koleksioneve dhe galerive të ndryshme të artit.Piktori ynë merret edhe me dekoracione, që i realizon në mure të jashtme e të brendshme ndërtesash të ndryshme

Veprën artistike të Samit që në fillimet e veta e karakterizon një vulë që e bën të dallueshme nga konglomerati i pikturave që sot krijohen dhe ekspozohen gjithandej. Në to dominon figura e dallueshme enjeriut, e cila, e deformuar dhe stërkequr qëllimisht, transmeton mesazhe të ndryshme, në varësi nga konteksti dhe koha.

Krijimtaria e Samedin Asllanit është një meta-sintezë e tri kohërave dhe dy stileve teknike. Periudha e parë, ajo e zanafillës së krijimtarisë, inspirohet në suaza të surealizmit duke pasur si veçanti vijën harmonike me tush.

Faza që pason, ajo e zhvillimit të identitetit artistik, karakterizohet me studim ngjyrash ekspresive. Koha e tretë, ajo e maturisë, është gërshetim i këtyre përvojave duke rezultuar me perfeksionimin e një stili artistik personal dhe dallues”. Kështu hkruajnë kritikë zviceranë të artit, të cilët, duke iu referuar veçantisë së pikturës së tij, tashmë flasin për “Stilin Asllani”.

Ekspozita e pikturave të Samedin Asllanit do të qëndrojë e hapur deri më 23 nëntor.(albinfo.ch)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: ekspozite, hap, Lozane, piktor, Samedin Asllani

NJË EKIP I MADH ZJARRFIKËSISH SHQIPTARË NË ZVICËR

November 20, 2012 by dgreca

Zjarrfikësit shpesh portretizohen si heronj, sidomos në raste të tilla kur vendosin jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar të tjerët.Një portretizim i tillë vjen në albinfo.ch, por jo për ndonjë zjarrfikës hero, por për ekipin më të madh që përbëjnë shqiptarët në këtë shërbim në Zvicër.Janë pak qytetarë me prejardhje të huaj, të cilët i bashkangjiten këtij profesioni sa të rrezikshëm, aq edhe fisnik.Nuk bëhet fjalë për 100, tash për tash janë vetëm shtatë zjarrfikës shqiptarë në Opfikon të Cyrihut, por nëse krahasohet me numrin e të huajve që i bashkangjiten këtij shërbimi vullnetarë, është megjithatë inkurajues për të motivuar edhe të tjerët që të veshin rrobat e zjarrfikësve.Për komandantin e kësaj njësie zjarrfikësish ku shërbejnë shqiptarët në Opfikon të Cyrihut, zviceranin Chritian Stieget, nuk ka edhe shumë rëndësi se a janë të huaj apo zviceranë në ekipin e tij.„Për mua është kështu. Ka njerëz që janë zjarrfikës dhe jozjarrfikës. Për mua nuk luan rol se a janë me prejardhje të huaj apo jo. Të gjithë njerëzit që janë këtu i kryejnë punët e tyre, kjo është me rëndësi. Dhe nuk ka dallime se a janë zviceranë apo të huaj. Në vendet e tjera nuk e di sa janë aktivë personat me prejardhje të huaj. Ai thotë se edhe shërbimet e tjera të zjarrfikësve në rrethinë kanë në ekipet e tyre të huaj, si Rümlang, Walisesln“, ka deklaruar për albinfo.ch Stieget.Por, ndryshe i ka motivuar bashkëkombësit e tij shqiptarë Agim Kalludra me prejardhje nga Klina e Kosovës, i cili ishte i pari që iu ka bashkëngjitur njësitit të zjarrfikësve në Opfikon.Nënoficeri shqiptar doli vullnetar në vitin 2000 për të kryer këtë punë dhe falë përkushtimit të jashtëzakonshëm që tregoi gjatë këtyre viteve, arriti të ftonte në ekip edhe dy vëllezërit dhe djalin e tij 13 vjeç.

Janë gati një familje e tërë zjarrfikësish shqiptarë.

Kalludra ka bërë stërvitjet në mënyrë të vazhdueshme dhe është në gjendje sa herë që të jetë i ftuar të shpëtojë njerëzit nga flakët dhe nga rreziqet e tjera të papritura.

„Përveç që duhet të jetë obligim qytetar, unë mendoj se edhe duhet të kenë interesim për këtë profesion“, tha Kalludra.

Ai gjatë kësaj periudhe që ishte në shërbim të zjarrfikësve shpesh është përballur edhe me situata të trishtueshme.

„Trishtimi më i madh për zjarrfikësit është kur dëgjojnë fjalën „ndihmë“, do të thotë jemi para sfidës për të shpëtuar jetë apo jo njerëzish“, rrëfen zjarrfikësi shqiptar.

Kalludra ka përjetuar ngjarje të tmerrshme. Ai thotë të ketë parë pjesë të trupit të viktimave nga aksidentet, ndërsa flet edhe për rastet kur i kanë nxjerrë të gjallë njerëzit nga zjarri.

„Ne stërvitemi për këtë punë. Janë deri 30 alarme që pranojmë për ndihmë brenda vitit. Të gjithë ikin nga zjarri, e ne hyjmë në zjarr. Është ndjenjë tepër e mirë kur arrijmë t’i nxjerrim të gjallë njerëzit që janë ngujuar nga zjarri“, thotë Kalludra.

Ai thotë të ketë mësuar shumë në kryerjen e këtij shërbimi dhe për këtë arsye i kishte sugjeruar edhe djalit të tij 13-vjeç që të bëhet zjarrfikës.

„Më mirë të jenë këtu në shërbim të qytetarëve, sesa të humbin kohë para kopjuterit. Këtu mësojnë shumë, në raste të rreziqeve, si të bëhet reanimimi, etj“, tha Kalludra.

Përveç Endil Kalludres, nga zjarrfikësit më të ri në ekip (jugendfeurwehr) është edhe Atdhe Mehmeti nga Gjilani, që është motivuar të jetë pjesë e ekipit të zjarrfikësve në Opfikon.

Atdheu tha se dëshiron të bëhet IT, por paralelisht do të vazhdojë të kryejë vullnetarisht edhe profesionin e zjarrfikësit.

„Pasi jam konsultuar me prindërit, kam vendosur të bëhem zjarrfikës për të bërë diçka për qytetarët zviceranë që kanë bërë shumë për ne“, tha 14-vjeçari nga Gjilani.

Si ndjenjë të mirë e përshkruan kur iu ndihmon njerëzve në rast zjarri apo aksidenti edhe zjarrfikësi tjetër, Skender Morina, i cili bashkë me Agimin ishin të parët që veshën uniformën e zjarrfikësve në Opfikon.

„Ne ndjehemi krenarë që kaq shumë shqiptarë kontribuojnë vullnetarisht në njësitin e zjarrfikësve të Opfikonit“, tha Morina.

Është vështirë t’i takosh të gjithë zjarrfikësit shqiptarë bashkë në shërbim të zjarrfikësve. Ishte stërvitja vjetore (Schlussübung) që kishte bërë bashkë të gjithë zjarrfikësit në Opfikon. Ata kanë treguar në këtë stërvitje për profesionalizmin e tyre para autoriteteve lokale dhe të sigurisë. Në njësitin e zjarrfikësve në Opfikon aktualisht shërbejnë më shumë se 80 persona vullnetarë.

Qytetarët me prejardhje të huaj janë pak të përfaqësuar në njësitet e zjarrfikësve në Zvicër, për këtë arsye shpesh edhe bëhet thirrje që edhe ata të jenë pjesë e këtij shërbimi.(kortezi albinfo.ch)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: albinfo, ne Zvicer, zjarrfiksit shqiptare

TONY DOVOLANI, NE GARE PER MEDALJE NE 100 VJETRIN E PAVARESISE

November 20, 2012 by dgreca

Tony Dovolani, ylli i vallëzimit profesionist,  nuk mund të jetë i pranishëm në Shqipëri në përgjigje të Ftesës, por ai po lufton për një medalje në këtë përvjetor të 100 të Shqipërisë/

Nga BEQIR SINA, New York/

 NEW YORK CITY : Tony Dovolani është valltari i shquar shqiptaro-amerikan, i cili që prej 10 sezonesh(nga 13 që janë mbajtur deri tani) që po shkëlqen në spektaklin e famshëm dhe më të shikuarin në SHBA, “Dancing with the Stars” (Vëllzim me yjet). Një spektakël i njohur ky që ndiqet nga miliona vetë në SHBA. Përveç shqiptaro-amerikanëve që votojnë për të në mënyrë besnike, janë miliona amerikanë që prej vitesh mbështesin Toni Dovolanin me partneret e tij të cilat kan qenë nga yjet e jetës artistike amerikane.

Kështuqë, ylli shqiptaro-amerikan i kërcimit vazhdon suksesin në spektakiln “Vallëzim me yjet” Shqiptari nga Dibra e Madhe , lindur në Prishtinë, vazhdon të mbetet kampion ynë i vallëzimit në SHBA .Ylli i vallëzimit, shqiptaro-amerikani Toni Dovolani, dibrani 39 vjeçarë, pasi ka garuar me sukses deri tani me partnere si Stacey Keibler, Sara Evans, Leeza Gibbons, Jane Seymour, Marissa Jaret Winku, Melissa Rajkroft, Kate Gosselin kësaj here është përkrah me Melissa Rajkroft, e cila në sesionin e 10 u largua nga gara pas një dëmtimi ,

Ditën e hënë, Tony dhe partnerja e tij e këtij viti, Melissa Rycroft (e rikthyer për herë të dytë në këtë konkurrim me vallëzime) kanë fituar 27.5 pikë nga juria për vallëzimet e stilit “Tango Argjentinase” dhe “Stilit të përzier”duke u ngjitur ngjitur në krye të tabelës së çifteve konkurruese me pikë të mundshme për të dalë në finale.

I lindur në Kosovë, Dovolani ëndërronte qysh i vogël të bëhej valltar i zoti si Fred Astaire që shihte në filmat e vjetër. Në SHBA, u shqua në vallëzimin profesionist të ballove ku mori disa herë medaljen e artë në konkurrimet kombëtare duke u shpallur madje dhe kampion bote në këtë zhanër duke përfaqësuar Amerikën
Pjesa e mbetur për pesë çiftet në spektaklin më të famshëm të vallëzimit në SHBA” Dancing with Stars – sesioni i 13-të n?7 “Vallëzimin me Yjet” mbeti për të u përballur me dy raundet e konkurrencës të hënën. Së pari, çiftet kan kryer një lloj kërcimi të përzier- dhe rutinë, e ashtuquajtura lloj vallëzimi “stilet e përzierja me stilet pazakontë me tema të pazakonta” dhe tangon e famëshme Argjentinase. Mëpastaj, ata kërcyen duke festuar 25 vjetorin e albumit të Michael Jackson sipas stilit “Bad hit” dhe me vallëzimet tradicionale në ballroom .
Melissa Rajkroft & Tony Dovolani

Pesë vendet e lartë të javës së kaluar nisën sonte garën me një “ngutje” shkruajn revistat rozë amerikane duke i përcaktuar ata si duke kërcyer(pa qëllim ofendimi) “Caveman – Shpellarë”. “Fred dhe Wilma kurrë nuk kanë bërë kërceim kaq mirë,” tha Len Goodman, ndërsa Bruno Tonioli, tha se Melissa Rajkroft & Tony Dovolani disa herë në “kthesat” kan humbur ekuilibrin gjatë rrotullimit dhe kan humbur edhe pikë. Megjithatë,ata shënuan një 27,5 të mirë, për Melissa Rajkroft & Tony Dovolani – Pikë këto që japin shumë shpresë që Tony dhe Melisa të hyjnë në finale.

Sipas revistes People vallezimin e Tony Dovolani me partneren e tij – Melissa Rycroft Tango Argjentinase – ka qenë “e kuqe dhe e nxehtë” deri tek vallëzimi “Dirty Diana” i cili ishte një 30 pikësh i përsosur për të dy javën e kaluar. “Kjo ishte përtej çdo gjëje që unë mund të kisha imagjinuar për Melissa Rycroft & Tony Dovolani ,” tha emocionuar trilleria Carrie Ann Inaba duke shtuar se: “Unë do të jemë me të vërtetë pakënaqur në qoftë se Tony Dovolani dhe partneria e tij Melissa Rycroft nuk janë këtu javën e ardhshme”, ka shtuar ajo.

Shawn Johnson & Derek Hough

Hough tha se ai do të preferojë për të “vënë qershinë mbi akullore ” mbi një vallëzim të kombinuar me temë nga Rider Knight tyre me stilin Bhangra. Por “gjykatësit” juria e panë këtë si një vallëzim rutinë – dhe i dhanë atyre 30 pikë për vallëzimin e parë. Në raundin e dytë, tango tyre argjentinas shkaktoi mosmarrëveshje në panelin e “gjykatëseve” jurisë -. Bruno dhe Len kan mbajtur tabelen me 10-tën, por Carrie Ann e uli edhe një pikë. “Çdo linjë ishte e përkryer, por ndonjëherë është më shumë se vetëm të shohësh pas lëvizjeve mbasi kam menduar se atyre ju mungonte pasioni i vërtetë për tangon argjentinase,” tha ajo.

Apolo Ohno & Karina Smirnoff

Një tjetër vallëzim e rradhës i tyre që ishte një tjetër stili i ngjashëm me “top jazz” për të marrë pikë kyçe nga Carrie Ann dhe Bruno Tonoili . Ata e gjeten veten në valle “shumë të shthurur”, “nga sync” dhe “mjaft të lerosur” thanë “gjykatësit” Carrie Ann dhe Bruno Tonoili duke shtuar se Apolo Ohno & Karina Smirnoff ishin shumë “nervoz dhe surreal” dhe në një “përzierje të madhe të lëvizjeve top xhazit”.Megjithatë ata kan fituar 27 pikë.

Emmitt Smith & Cheryl Burke
. Edhe pse kjo ishte një natë e vështirë edhe për çftin Cowboy – ish Dallas, gjyqtarët ishin të kënaqur dhe i dhanë atyre 27 pikë . “Emmitt Smith & Cheryl Burke ishin duke kërcyer sipas stilit Looney Tunes të James Bond”, tha Bruno Tonioli. “Kjo ishte performanca më e bukur që kam parë që ju të bëni në këtë sesion.” Tango e tyre kishte “një vallëzim të qetë” ishte më shumë se një sfidë, por ende keni për të bërë tha njëri prek gjyqatarëve Len i cili i tha Emmitt Smithit: “Ju keni përballuar mrekullisht mirë me dy vallet që nuk kan përshtatme,” tha ai.

Kelly Monaco & Val Chmerkovskiy
Vallëzimi i tyre Flamenco ishte super sexy – Vallëzim i përfunduar në asgjë, por Speedo! thanë gjyqtarët e panelit- gjyqtarët kishin probleme me teknikën e tyre, dhe ata dhanë minimumin e pikëve – vetëm 25.5 pikë. “Ata kishin më shumë se duhej “agresion” dhe ishin shumë të ” zjarrtë’. Flamenco ka vendosur shumë, shumë saktë dhe kjo nuk ishte aty ku duhej të ishin Kelly Monaco & Val Chmerkovskiy “, tha Bruno Tonioli. Ndërkohë që gjyqtaria tjetër e këtij paneli Carrie Ann i quajti ata “robotik”. Por ata megjithë kaq shumë kritikave morën 28,5 pikë me një Rumba romantike për të thënë thjesht se nuk mund “Stop Loving You”.

Në fund :

Dy çifte janë për të u drejtuar në shtëpin e tyre natën e martë, duke lënë në garë vetëm tre çiftet më me fatë dhe më të mirat për të konkurruar në finalen e javës së ardhshme. Atë se Kush e meriton një shans dhe një trofe për të fituar vendin e parë dhe medaljen e artë për këtë sesion për vitin 2012.

 

Dritan Dovolani ka lindur me 17 korrik 1973 ne Prishtine :

Ai eshte diplomuar me pas si kercimtar profesionist ne Amerike ku jeton dhe sot e kesaj dite ne shtetin e Nju Jorkut se bashku me bashkeshorten dhe femijet e tij. Ai eshte nje higjienist i betuar dhe nuk pi as alkool, as duhan. Kur ishte 14 vjeç, familja e Tonit emigroi nga Kosova ne SHBA, ku atij iu dha me pas mundesia per te studiuar ne akademine e vallezimit “Fred Astaire”. Qysh atehere, familja e Tonit u vendos ne nje nga lagjet me te populluara me shqiptare, siç eshte Konektikat. Mund te thuhet se edhe sot Toni mban lidhje shume te mira me komunitetin shqiptar, sidomos me ata nga Dibra e Madhe. Mbasi bashkeshortja dhe pothuajse i gjithe fisi i tij jane nga Dibra e Madhe.

Per here te pare Toni ka kercyer valle popullore qe ne moshen 3-vjeçare, per t’iu perkushtuar me tej vallezimit profesionist me standardet e larta ku gjendet sot. Dovolani ka pasur edhe rolin e mesuesit te aktores dhe kengetares Xhenifer Lopez, gje qe e ka shtuar edhe me teper famen e tij. Ai ka fituar mjaft kampionate vallezimi amerikane, por edhe boterore, duke rrembyer çmimet e para dhe eshte kampioni ne fuqi i kampionatit te vallezimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. 8 Mars 2008.

Kercimtari i njohur shqiptaro-amerikan Toni Dovolani i njohur per publikun amerikan por edhe me gjere si pjesemarres i rregullt i edicioneve te spektaklit “Vallezim me Yjet”, por edhe si kampion Amerike dhe boteror ne kampionatet e dancit, i ka thene gazetes tone ne nje interviste eskluzive se “Jam krenar qe jam shqiptar, artistet shqiptare te Kosoves, Maqedonise, Shqiperise dhe diaspores kudo ne bote, duhet te jene te bashkuar dhe te mos e mohojne kombesine tone” .

Megjithë pengesat ai mbetet optimist. “Përsëri shpresoj që çdo gjë do të pëfundojë në favor të gjithë shqiptarëve”, tha ai për gazetën “Illyria në numërin e saj të fundit. “Shqiptaria do të rrojë!”

Dovolani i entuziasmoi shqiptaro-amerikanët disa vite më parë kur u shfaq në një nga vallëzimet konkurruese i veshur me një këmishë kuqezi me shqiponjën dykrenare. Gjatë një vizite në redaksinë e gazetës e solli këmishën si kujtim për arkivin e gazetës. Qysh atëhere në vite është shfaqur shpesh në televizion me variacione veshjesh me ngjyrat kombëtare shqiptare.

Tony është djali i aktivistit dhe biznesmenit të komunitetit Munir Dovolani dhe vjen nga një familje me origjinë nga Dibra. Gara e këtij sezoni në Vallëzimet me Yjet ndodhet në javën e 8. Është ende shpejt për të deklaruar çiftin fitues të këtij sezoni, por Tony dhe Melissa kanë arsye për të shpresuar. Për fat të keq, finalja do të jetë në 27 nëntor dhe kjo e bën të pamundur që Tony Dovolani të udhëtojë për në Shqipëri ku është ftuar personalisht nga kryeministri Sali Berisha. Pamundësia e vajtjes e ka mërzitur valltarin e njohur dhe ai shpreson që të paktën te fitorja në konkurrimin e këtij sezoni që do të ishte ngushëllimi më i mirë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 100 vjetorin, Beqir Sina, e Shqipeerise, medalje, Tony Dovolani

FALJE PUUBLIKE PER ISH TE BURGOSURIT POLITIK

November 19, 2012 by dgreca

IKEA – kërkoi falje publike për shfrytëzimin e punës së të burgosurve politikë në ish Gjermaninë Lindore/

 NGA BEQIR SINA, New York/

Ndërmarrja suedeze e mobiljeve IKEA kërkoi falje publike për shfrytëzimin e punës së të ish burgosurve politik në ish Gjermanin Lindore dhe se do të dëmëshpërblejë dhe se IKEA duhet të kompensojë “qindarkë për qindarkë ” ata – në bazët të vlerës së atëherëshme në pagesë ” kundrejt pagësë për çdo ditë pune për punën e bërë vetëm për supergjigantin e prodhimeve të moblijeve IKEA nga Suedia , shton gazeta e Suedisë Aftonbladet..

STOCKHOLM – SWEDEN :  Media Gjermane dhe ato nga Suedia kanë raportuar për një skandal – i cili ka ndodhur në kohën e monizimit me disa nga prodhimet e bëra në tre dekadat e fundit për gjigantin e moblijeve në botë superkompaninë suedeze IKEA.

  Sipas, një investigimi të bërë disa muaj më parë rezulton se mobiljet e këtij gjiganti  të cilat u prodhuan 25-27 vjet më parë në Gjermaninë Lindore janë bërë në kampet e të burgosurve politik – burgjet politike nga të burgosurit politikë( me djersën e mundin e tyre të pa paguar dhe të pa shpërblyer) në ish Gjermaninë Lindore dhe që i përkasin epokës së Luftës së Ftohtë .
Sot, mbas afro tre dekadash IKEA e pranoi se raportet janë të vërteta dhe se disa prej “përfaqësuesve” të saj ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, por në saj të “marrveshjeve sekrete” të asaj kohe – nuk ishin në gjendje të flisnin se nga po vinin këto mobilje – mjafton që etiketa e tyre të shkruante “Made in Sweden”.

   Megjithatë, sot pas 27 vjetëve që gjiganti mobilier suedez IKEA, e cila edhe sot njihet si prodhuesi numër 1 në botë për mobiljet në të gjithë botën – kërkoi falje për shfrytëzimin e punës së të burgosurve politikë në Gjermaninë Lindore, dhe mos vlesrimin e punës së tyre – gjë të cilën u detyrua të bëjë më shumë se dy dekada më parë, thuhet në një raport të kompanisë të lëshuar ditën e premte.

   Sipas të dhënave të raportit, në prodhimin e mobiljeve të IKEA-s, në kampet e të burgoserve politik në ish -GDR – Deutsche Demokratische Republik – ata merreshin të detyruar, dhe me “forcë” prej rojeve të burgut – pavarësisht se cila ishte gjendja e tyre, në disa raste edhe shëndetësore apo mosha në mesin e të cilëve kishte shumë disidentë dhe të burgosur për bindjet e tyre politike dhe kundërshtar të regjimit komunist.

  Ajo që po trondit nga themelet këtë skandal është se nga dokumentet e gjetura dëshmohet gjithashtu se bordi drejtues i kompanisë, ka qenë në dijeni të përfshirjes së të burgosurve politikë me forcë policore në prodhimin e mobiljeve, por nuk e parandaloi atë dhe e fshehu megjithatë këtë gjë, jo vetëm para 27 vjetëve por deri tani.

“Ne jemi sot jemi të njderë thellësisht keq që kjo mund të ndodhë”, ka thënë Jeanette Skjelmose, kreu iqëndrueshmërisë në IKEA duke folur për gazetën e Suedisë, për Aftonbladet, e cila botohet edhe në gjuhën anglezelokale.
  Pas raporteve të lajmeve, IKEA pyeti të rinjët suedes në një sondazh kombëtarë se “A është IKEA për të hetuar nga ky skandal !?. Thuhet se më shumë se 85 përqind e tyre janë që të hetohet dhe të zbardhet mirë ky skandal të cilin disa prej tyre e kan quajtur dhe  “turpi” i epokës së sundimit komunistë në Gjermaninë Lindore dhe pjesmarrjes së superkompanisë Suedese në këtë marrveshje të asaj kohe. Si dhe mbajtjen fshehur deri tani të kësaj gjëje.

Mbas kësaj, kompania IKEA  tha se:

    “Hetimi tregon se burgosurit politike dhe një pjesë e atyre për veprime kriminale janë të përfshirë në disa pjesë tënjësive përbërëse të këtyre prodhimeve të saj të cilat janë orendi mobilerie dhe që furnizonte në atë kohë shitoret e supermarketet e IKEA-së nëpër më shumë se 25-30 vende të botës tre dekada  më parë.

     Ajo që po trondit nga “themelet” skandalin e IKEA-s, mbas nxjerrjes së këtij lajmi thonë ata është se hetimi tregon gjithashtu se ka pasur edhe përfaqësues të Grupit të IKEA-së, të cilët në atë kohë ishin të vetëdijshëm për përdorimin e mundshëm e të burgosurve politikë në prodhimin e këtyre moblijeve në ish – Republikën Demokratike Gjermane.Edhe pse Grupi i zyrtarve të IKEA-së, në atë kohë mori hapa për të siguruar që të burgosurit nuk duheshin përdorur në prodhimin, mirëpo ajo tani është e qartë se këto masa nuk ishin mjaft të efektshme, për të mbrojtur të drejtat e të borugusurve politik në atë kohë në Gjermaninë Lindore. ”
IKEA shton se ajo ka depozituar një ndjesi dhe është duke përgatitur një dekleratë publike për të kërkuar falje të gjithë atyre të burgosurve politik dhe familjeve të tyre – në konsultim me Bashkimin Organizative dhe të Shoqatës Mbarëkombëtare së Viktimave të Despotizmit Komunist, ‘UOKG’ në Gjermani.

    Gjtihashtu IKEA vendosi të bëjë një kontribut financiar për projektin e tyre kërkimore shkencore për punë të detyruarnë RDGJ  në gjithë  ish – Republikën Demokratike Gjermane dhe të dëmëshpërblejë të gjithë ata të burgosur politik që me forcën e gardianëve u shfrytëzuan për prodhimin e moblijeve të IKEA-s, prodhim që vinte nga Gjermania Lindore. 

    Gazeta më e madhe e Suedisë Aftonbladet raporton se të burgosurit politik u paguan tre dekada më parë me rreth40 marka gjermane në muaj ( gjithmonë me vlerën e markës së atëhershme në Gjermaninë Lindore) për punën e tyre,dhe që në atë kohë një “rrogë mujore normale” në Gjermaninë Lindore ishte rreth 1.000 marka gjermane të quajtura Markat e Lindjes.

     “Sot shumë nga të burgosurit të cilët kan mbetur gjallë dhe por dhe familjet e tyre, mendojnë se IKEA duhet të kompensojë “qindarkë për qindarkë ” ata –  në bazët të vlerës së atëherëshme në pagesë ” kundrejt pagësë për çdo ditë pune për punën e bërë vetëm për supergjigantin e prodhimeve të moblijeve IKEA nga Suedia , shton gazeta e Suedisë Aftonbladet.

Rainer Wagner, kryetar i UOKG  e cila përfaqëson viktimat e komunizmit, dhe Federal Komisionerë i Institutit të Përndjekurve Politik – ish anëtari i gazetës së kontrolluar prej qeverisë dhe intiligjencës(Sigurimit të Shtetit)  në ish-Gjermaninë Lindore, Roland Jahn, dhe Peter Betzel,  kreu i IKEA-s, në Gjermani, nga e majta, duke folur për fillimin enjë ndërmarrje të përbashkët në “skandalin” e tre dekadave më parë, dje në konferencë për shtyp në Berlin, Gjermani,e premte, nëntor 16, 2012. Gjigandi suedez i mobiljeve IKEA shprehur keqardhjen të premten se ajo përfituar nga përdorimi i punës së detyruar e burgjeve politike nga disa prej furnizuesve të saj në ish Gjermaninë Lindore, gjermaninë komuniste në më shumë se dy dekada më parë Rainer Wagner, kryetar i UOKG e cila përfaqëson viktimat e komunizmit, dhe Federal Komisionerë i Institutit të Përndjekurve Politik – ish anëtari i gazetës së kontrolluar prej qeverisë dhe intiligjencës(Sigurimit të Shtetit) në ish-Gjermaninë Lindore, Roland Jahn, dhe Peter Betzel, kreu i IKEA-s, në Gjermani, nga e majta, duke folur për fillimin enjë ndërmarrje të përbashkët në “skandalin” e tre dekadave më parë, dje në konferencë për shtyp në Berlin, Gjermani,e premte, nëntor 16, 2012. Gjigandi suedez i mobiljeve IKEA shprehur keqardhjen të premten se ajo përfituar nga përdorimi i punës së detyruar e burgjeve politike nga disa prej furnizuesve të saj në ish Gjermaninë Lindore, gjermaninëkomuniste në më shumë se dy dekada më parë

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, burgosurit politik, falje, per ish te

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE

November 19, 2012 by dgreca

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ/

Dafina, kjo bimë mesdhetare me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, për çka është dhe simbol i fitores, triumfit e lavdisë, por edhe, bash për shkak të ngjyrës tunduese dhe erës gjumëndjellëse, simbol i vetëshkujdesjes, vetëdehjes dhe vetëkënaqësisë, në fakt nuk ka si të mos jetë edhe shoqëruesja metaforike e atmosferës që përjeton dhe përcjell Tirana e këtyre ditëve të fundit të nëntorit 2012.Kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kryeqendër e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, të shpallur në Vlorë më 28 Nëntor 1912, nga Plaku i Vlorës Ismail Qemali dhe të thirrurit e tij të asaj dite nga anë të ndryshme të vendit. Ishte e natyrshme që viti i 100të i shtetit tonë të qe vit i bilancit shekullor në të gjitha fushat, vit i rishikimit dhe i ripasurimit të historisë sonë në një dritë të re të munguar më herët për faje subjektive dhe objektive. Është e natyrshme që fundi i këtij viti të jetë edhe vit i konfirmimit dhe rikonfirmimit, kritik e vetëkritik të heriarkisë së ngjarjeve, personaliteteve, zhvillimeve të kombit.

Ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë së dalë nga 28 Nëntori 2012, pavarësia e Kosovës e shpallur zyrtarisht para katër-pesë vjetësh, integrimi i Shqipërisë në NATO dhe statusi i kandidatit për në BE janë disa nga arritjet, triumfet, fitoret që meritojnë të jenë pjesë e bilancit tonë shekullor. Lavdia e tyre relativizohet nga kthimet e shumta prapa gjatë kësaj historie dhe nga prirjet e fuqishme sot e kësaj dite për kthime prapa, madje për kthime fatale mbrapa. Edhe meritat tona të përgjithshme e ato të veçanta relativizohen, për shkak të rolit dhe pjesëmarrjes sonë – mbarë apo mbrapsht – në këto dukuri. 

Kundërthëniet e përjetshme të ndërthurura me ato koniunkturore e karakterizojnë edhe jetën e kombit tonë numerikisht të vogël, ashtu si e karakterizojnë jo pak edhe jetën e kombeve të tjera numerikisht të mëdhenj apo shumë të mëdhenj. Tek i përmendim dafinat, triumfet, fitoret, lavditë është e pamundur të mos e kujtojmë Trojën atë natë kur mikpriste dhuratën e Odisesë, ndonëse Tiranës së sotme i mungojnë Priamët sikurse dhe Laookontët. Tirana e sotme karakterizohet nga sharlatanë që i rrëmbejnë për vete kurorat e dafinave dhe ua përplasin të tjerëve kurorat e gjembave. Kështu ndodh që e njëjta kokë që vetëstoliset me dafina, njëkohësisht përdhoset me gjemba nga pala tjetër. 

Nëse kjo dukuri do të kufizohej në studiot, në konferencat, në botimet dhe publikimet, pa dyshim do të ishte normale dhe do të ishte e natyrshme si në çdo vend tjetër të hapur, me dëshirë apo pa dëshirë, ndaj botës. Në Shqipëri ndodh ajo që nuk ndodh as në kulturat më retrograde, nuk ndodh as në kontekstet më ballkanike, ku Shqipëria jonë përfaqëson tashmë, e vetme, kampionen. Vetëm në Shqipëri, edhe gati një çerek shekulli pas hapjes ndaj botës, ndodh që festimet bëhen me dy protokolle paralele, vetëm në Shqipëri ndodh që e njëjta figurë lartohet në qiell prej një pale, ndërsa fundoset në fund të baltës nga pala tjetër.

E keqja më e madhe e më e zezë është se kjo nuk bëhet për llogari të figurave historike as për llogarit të historisë kombëtare, as për llogari të 100 vjetorit të shtetit, por bëhet për llogari të sharlatanëve që janë sot në krye të Tiranës, të cilët e rrezatojnë sharlatanërinë e tyre anembanë vendit dhe anembanë shqiptarëve, tashmë jo të izoluar, por në praninë e syve të botës, në praninë e syve të hapur të botës. E keqja është se sulmohen apo mbrohen figurat e mëdha, absolutizohen anët e tyre negative nga sulmuesit dhe ato pozitive nga mbrojtësit, vetëm për të madhështuar të tjerët dhe për t’i ulur të tjerët. Kjo bëhet vetëm ngaqë duan të identifikojnë veten e tyre si Zogu i sotëm, si Enveri i sotëm, pse jo edhe si Skënderbeu i sotëm. 

Rradaket e tyre boshe e të thata nuk mund të kuptojnë se figurat sa më të mëdha të jenë, aq më mbresëlënëse dhe aq më të pashpërfillshme bëhen të metat e tyre. Dhe harrojnë se figurat sado të mëdha, aq sa të pajisura me lartësi njerëzore janë edhe të pajisura me dobësi njerëzore. Harrojnë se edhe profetët kanë pasur lartësitë dhe dobësitë njerëzore, edhe gjenitë, edhe heronjtë nuk i kanë shpëtuar dhe nuk kanë për t’i shpëtuar dot këtij rregulli. Kush i ka lexuar librat e shenjtë, kush i ka lexuar thëniet e profetëve, kush e ka njohur jetën e përditshme të figurave më të larta të njerëzimit, të interpretuar e të dëshmuar prej vetë atyre, e pranon me gjakftohtësi se edhe figurat e larta shqiptare kanë pasur lartësitë dhe madhështitë, ultësitë dhe dobësitë.

Sharlatanët në krye të Tiranës nuk ua pranojnë këto gjoja të adhuruarve të tyre, gjoja shembelltyrave të tyre, gjoja udhërrëfyesve të tyre jo se druajnë errësimin e realitetit, por druajnë se mos vihet në diskutim edhe madhështia e lartësia e mbretëruesve të sotëm, druajnë se mos ultësitë dhe dobësitë i mbulojnë dhe i fundosin. Kjo vjen ngaqë janë të paemancipuar, janë mediokër, janë politikanucë, janë enverucë, janë diplomatucë, por nuk kanë lidhje as me Gjergj Kastriot Skënderbeun, as me Ismail Qemalin, as me Ahmet Zogun. Këta tre do të trupëroheshin nga ata që përpiqen sot të fitojnë votat duke i monopolizuar figurat e tyre. 

Populli shqiptar i njeh krerët e Tiranës dhe, ngaqë, në gjendjen ku ndodhet, prapë është shumë herë më i lartë se sharlatanët që e drejtojnë, i pranon. Ngaqë këta i kanë mbetur në derë, i pranon ashtu si janë, me të metat e shumëta dhe ligësitë e shumëta. I pranon, sepse bën relativizime mes dëmit dhe dobisë së tyre, bën relativizime në kuadrin e një historie mbijetese, çka është edhe kjo e 100 viteteve të fundit.

As Pavarësia e Shqipërisë, aq më tepër në këtë 100 vjetor, nuk do t’iu shpëtojë kornizave krahinore dhe ideologjike, ashtu si nuk iu ka shpëtuar as Ҫlirimi i Shqipërisë. As Pavarësia nuk do t’iu shpëtojë gjembave të një pale, as Ҫlirimit nuk do t’iu shpëtojë gjembave të palës tjetër. Në vend që të forconte unitetin kombëtar, edhe Festa e Pavarësisë po e thellon anarshinë. Në fakt as njëra palë, as pala tjetër nuk e pranojnë e nuk e përfytyrojnë dot shqiponjën me dy krerë në fushën e kuqe, sepse në vend të saj përfytyrojnë drapërin dhe çekanin. Ngaqë sharlatanëria e sotme i ka rrënjët jo tek data të tjera, por thjesht e vetëm tek 8 nëntori 1941 i dushanianëve dhe miladinianëve. Janë pikërisht dushanianët dhe miladinianët, dikur në krye të të njëjtës parti dhe, prej gati një çerekshekulli, tashmë në krye të dy partive.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe gjembave, Skender Bucpapaj, Tirana e dafinave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT