• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2012

PAVARËSIA DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR

November 2, 2012 by dgreca

Nga prof. dr. Beqir Meta/

Dhjetvjeçari i dytë i shekullit XX përbën kulmin e përpjekjeve për afirmimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, të cilat u kurorëzuan me krijimin e shtetit kombëtar pas 450 vjet robëri. Shqipëria u rishfaq në skenën ballkanike dhe evropiane si një faktor real, ajo ofronte shanse të mëdha për vendosjen e ekuilibrit politik të qëndrueshëm në Ballkan dhe për zhvillimin paqësor të rajonit tonë.

Në vitin 1912 pavarësia e Shqipërisë ishte pjekur për zgjidhje si nga pikëpamja e zhvillimeve të brendshme të Perandorisë Otomane, ashtu edhe nga faktorët e rinj, që po shfaqeshin në politikën evropiane dhe ballkanike. Por në radhë të parë tashmë këtë e diktonte zhvillimi i forcave politike shpirtërore brenda territoreve shqiptare. Sundimit të Turqisë në Ballkan i kishte ardhur fundi. Hovi i ri i lëvizjes kombëtare shqiptare kishte vënë në rend të ditës çështjen e së ardhmes së këtij kombi të vjetër evropian. Lëvizja kombëtare shqiptare në periudhën e mëparshme, veçanërisht prej Lidhjes së  Prizrenit (1878) e këtej ndonëse nuk kishte arritur objektivin e saj kryesor, kishte patur përveç të tjerash një rezultat të madh historik, kishte afirmuar identitetin e kombit  shqiptar në arenën ndërkombëtare. Rezultatet e saj do të kishin qenë shumë më pozitive, nëqoftëse ajo, s’do të ishte ndodhur në pozita të disfavorshme ndërkombëtare.

Lëvizja shqiptare kishte kundër gjithë shtetet fqinjë, dhe pas tyre një pjesë të mirë të diplomacisë evropiane, që ishte influencuar kryesisht nga Rusia Cariste. Fatkeqësia e shqiptarëve në radhë të parë, por edhe e popujve të tjerë ballkanikë, ishte se lëvizjet çlirimtare të gadishullit nuk bënë kurrë një front të përbashkët lufte kundër sundimit të huaj. Krijimi i Aleancës Ballkanike, në vitin 1912, nuk mund të konsiderohet si instrument i këtij fronti. Rrjedha historike e ngjarjeve dëshmoi se ajo ishte një koalicion i përkohshëm, i brishtë, i paprinciptë dhe i pasinqertë.  Në krijimin e Aleancës Ballkanike, Lëvizja Kombëtare Shqiptare kishte vendin e saj. Madje, shkakun imediat për fillimin e sulmit kundër Turqisë do ta jepnin kryengritjet shqiptare e në mënyrë të veçantë kryengritja e madhe e pranverës së vitit 1912, që u përhap sidomos në Shqipërinë Veriore. Këtë rol të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e ka pranuar deri diku edhe literatura e huaj historike. As qarqet drejtuese të shteteve fqinje, nuk e injoruan në atë kohë faktorin shqiptar, përkundrazi u vendosën kontakte, u zhvilluan bisedime për bashkëveprim, disa here midis kryengritësve shqiptarë dhe përfaqësuesve të shteteve fqinje, por megjithatë Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk u njoh prej tyre zyrtarisht, nuk u trajtua si palë zyrtare. Kështu, në fund të fundit, shpërthimi i Luftës Ballkanike në vjeshtë të vitit 1912, i gjeti shqiptarët jashtë radhëve të Aleancës Ballkanike. Dihet gjithashtu se shtetet fqinje ia vunë për këtë fajin shqiptarëve, duke i akuzuar për besnikëri ndaj Portës dhe për papjekurinë e tyre për vetëqeverisje. Këto koncepte i ka  mbrojtur dhe për shumë kohë historiografia Ballkanike1.

Shumë historianë kanë bërë përpjekje për të nxjerrë konluzione nga kjo ngjarje historike, por unë mendoj se refleksionet rreth saj nuk janë asnjëherë të tepërta. Ajo pati rëndësi, sepse ndikoi pozitivisht në kapërcimin e atij pozicioni tepër të rrezikshëm politik, për të cilin nuk do ta tepronim  po të shpreheshim se ishte vetëm një hap drejt shpërbërjes fatale të kombit shqiptar duke e çuar pozitën e tij drejt një ekuilibri të ri, i cili po lëvizte në një drejtim përtej greminës. Edhe pse shteti, që u krijua pas saj qe i brishtë, dhe kaloi përmes krizash e vështirësish të jashtëzakonshme, ai deri në vitin 1920 shërbeu për të krijuar eksperiencën e parë pozitive dhe hodhi hapat e para për fuqizimin e identitetit të ri si komb – shtet.

Në dekadën e dytë të shekullit të kaluar, kombi shqiptar kaloi provën më të rëndë të historisë së tij. Ai arriti të shpallte pavarësinë në gjysmën e territoreve të tij etnike, ndërtoi një administratë kombëtare, por fatkeqësisht koha ishte kundër tij. I ndodhur nën presionin e fuqishëm të fqinjëve me aspirata shoviniste të forta  dhe të Fuqive të Mëdha, që ishin në prag të shpërthimit të konfliktit botëror dhe që më tej e filluan atë, në një moment kritik kur ndërgjegjja kombëtare nuk ishte e konsoliduar në të gjitha shtresat e popullsisë, kur elita politike kombëtare ende ishte e paformuar, Shqipëria u përfshi në një sërë lëvizjesh separatiste dhe me frymëzim antikombëtar. Për ironi të fatit, pikërisht në Vlorën e flamurit të pavarësisë, rebelët fanatikë të Haxhi Qamilit e ulën dhe dhunuan flamurin tonë kombëtar. Dëshpërimi kaploi shtresa të shumta shqiptarësh. Por Kongresi i Lushnjës në aspektin politik dhe Lufta e Vlorës në atë ushtarak i dhanë fund këtij procesi regresiv. Ato mposhtën dëshpërimin, pesimizmin dhe skepticizmin se shteti shqiptar nuk mund të bëhej. Ato i thanë stop asaj krize kombëtare, që u shfaq në momentet e para të vështira të lindjes së shtetit shqiptar dhe i hapën rrugën një etape të re të konsolidimit të ndërgjegjes kombëtare dhe të institucioneve kombëtare. Pra, këto ngjarje, jo vetëm që ishim një dëshmi e qartë e një faze të re të pjekurisë politike dhe e formimit të indentitetit kombëtar shqiptar, por edhe një premisë për ta çuar atë më tej.

Në vitet ’20 – ’30 Shqipëria hyri në rrugën e stabilizimit të saj kombëtar. Institucionet kombëtare u bënë më efektive, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve ndërsa Konferenca e Ambasadorëve rinjohu pavarësinë dhe integritetin e saj territorial. Një sërë shtetesh vendosën marrëdhënie diplomatike me të. Sigurisht një faktor i rëndësishëm nxitës i këtyre proceseve afirmuese pozitive ishte demonstrim i qartë dhe i vendosur i vullnetit të shqiptarëve për të ndërtuar dhe mbrojtur shtetin e tyre kombëtar dhe integritetin territorial.

Sigurisht rruga e afirmimit kombëtar dhe e stabilizimit të shtetit nuk qe e lehtë dhe nuk eci në një vijë të drejtë. Shqipëria provoi kriza e vështirësi të reja në sendërtimin e institucioneve të saj kombëtare. Por tashmë ishin tejkaluar fenomenet e viteve 1913 – 1915 dhe problematika kishte ndryshuar. Akti i I. Qemalit dhe ngritja e flamurit në Vlorë në të gjitha këto ngjarje, shërbeu si një shembull frymëzimi për unitet kombëtar, për ta nxitur faktorin shqiptar të merrte në dorë fatet e vendit të tij. Ato gjithmonë qenë një model për elitën politike shqiptare dhe një pikë reference për të zhvilluar një politikë kombëtare, që bazohej në interesat dhe në moralin kombëtar.

Edhe paskësaj shteti shqiptar dhe institucionet e tij u ndeshën me një sërë vështirësish. Ata u ballafaquan pikësëpari me presionin politik, diplomatik e ushtarak të shteteve fqinje, Greqisë dhe Jugosllavisë, të cilat u përpoqën jo vetëm të aneksonin territore të reja, jo vetëm të fusnin atë nën influencën dhe ndikimin e tyre, por edhe të zbehnin karakterin unik dhe kombëtar të tyre, të nxisnin lëvizjen separatiste brenda tij etj.

Përpjekjet e Greqisë për rigjallërimin e lëvizjes vorioepirote, për krijimin e një statusi autonom për Jugun e Shqipërisë, për mohimin e autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare, përpjekjet e Jugosllavisë për të aneksuar territore në veri të vendit për te nxitur një lëvizje separatiste në Mirditë apo për të rigjallëruar lëvizjen esatiste në Shqipërinë e Mesme ndeshën në vullnetin dhe qëndresën e fortë të forcave atdhetare shqiptare, të cilat duke iu referuar dhe duke u frymëziar nga Flamuri i ngritur në Vlorë ishin të bindura dhe plot entuziazëm se uniteti kombëtar, stabiliteti i shtetit shqiptar dhe e ardhmja mund të ndërtoheshin vetëm duke luftuar me forcë dhe të bashkuar çdo lloj presioni dhe politike antishqiptare.

Afirmimi dhe plotësimi i identitetit kombëtar shqiptar në Himarë dhe në disa treva të tjera të Shqipërisë së Jugut ishte një proces që erdhi duke u rritur. Entuziazmi që krijoi Pavarësia si dhe rrjedhojat politike të saj ishin vazhdimisht faktorë nxitës në gjithë këtë proces jetik për kombin shqiptar dhe ky nuk është thjesht një deduksion logjik, por një fakt që përmendet në një sërë dokumentash historike të kohës.

Madje edhe disa dekada më vonë, siç ishte periudha e Luftës II Botërore, kur përfaqësues të ndryshëm të shtetit shqiptar u ndodhën edhe njëherë përpara detyrës së vështirë që të mbronin të drejtën historike të kombit shqiptar për të jetuar i lirë në shtetin e tij, akti i I. Qemalit u paraqit si një argument historik dhe si një provë e vullnetit dhe e ndërgjegjes kombëtare të këtij kombi për të mbrojtur integritetin dhe pavarësinë e tij.

Përballë argumentave false të diplomacisë greke e jugosllave dhe të disa qarqeve politike britanike etj. se populli shqiptar nuk ishte pjekur politikisht për shtetin kombëtar, se pavarësia e Shqipërisë kishte qenë thjesht një eksperiment i dështuar dhe produkt e krijesë e politikës italiane e Austro-Hungareze dhe se një popull raja i gadishullit ballkanik ishte ngritur në pozitën e një kombi të pavarur jashtë dëshirës dhe vullnetit të tij etj., diplomatët, politikanët dhe intelektualët e shquar shqiptarë i kundërvunë, përveç të tjerash edhe shembullin brilant të kryengritjeve shqiptare në prag të pavarësisë dhe Aktin e Madh të Kuvendit të Vlorës,  më 1912. Këto fakte historike kanë qenë vështirë të kundërshtohen si nga miqtë ashtu dhe nga armiqtë e lirisë shqiptare.

Kështu, Kuvendi i Vlorës dhe pavarësia e shpallur prej tij krijoi premisat, modelin dhe frymëzimin për të çuar përpara procesin e konsolidimit të identitetit kombëtar shqiptar. Ato kanë lënë gjurmë të thella pozitive për forcimin e shqiptarizmit.(Dielli –arkiv)

 

1 P.N.Pipinelis “Europe and the Albanian question” Chicago, 1963 p.27-28.

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Meta, dhe identiteti, Kombetar, pavaresia

DIPLOMACIA LOBUESE E VATRES DHE REVISTA E SAJ”THE ADRIATIC REVIEW”

November 2, 2012 by dgreca

Nga Rafael Floqi/

“Zgjidhja e çështjes shqiptare është një domosdoshmëri, se është një conditio sine qua non, për paqen e përhershme në Evropën Juglindore dhe ky fakt nuk duket se është kuptuar nga publiku i gjerë “ Fan Noli

 “Fakti që dy liderët të tilla të mëdhenj amerikane, si presidenti Wilson dhe kolonel Roosevelt, bashkohen në simpatinë e tyre për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Shqiptarët u janë thellësisht mirënjohës atyre, kryesisht për mënyrën sesi ata mbrojtën kauzën e tyre të drejtë”.    Fan Noli

“Ne besojmë tek Presidenti Wilson dhe ne jemi të bindur plotësisht se Amerika dhe aleatët e saj do të bëjë drejtësi për këdo nga të gjitha kombet e vogla që luftojnë për lirinë kombëtare dhe kështu të krijojë një bazë të shëndoshë për paqen”. Fan. Noli

Shoqata panshqiptare Vatra  mblodhi rreth vetes jo vetëm të gjithë shqiptarët, në ato periudha të vështira , kur vihej në diskutim ekzistenca e shtetit shqiptar, por diti të mblidhte në vete, dhe jo pa divergjenca, mendjet më të ndritura të kombit, që kishin studiuar në Universitetet më prestigjioze : si Hawardi dhe Yale, një grup shqiptarësh patriotë e të dituar, që ditën të bëjnë në ato momente  të vështira të bëjnë fushatën më të suksesshme të lobimit për Shqipërinë. Instrument  i  fuqishëm për të cilin u bë edhe revista në anglisht dhe shqip e iniciuar nga Noli dhe vazhduar nga Kosta Çekrezi  “The Adriatic Review”.

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, kanë historinë e tyre, në të cilat një rol kryesor ka luajtur shoqata Vatra  dhe  Fan Noli, Faik  Konica dhe vëllai i tij Mehmet Konica,  por edhe të tjerë , të cilët hodhën qysh me krijimin e Vatrës urat e njohjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, përcaktuan grupin e miqve të Shqipërisë, dhe strategjitë e lobimit politik për çështjen shqiptare.  Në atë kohë gjatë paraqitjes së fjalës së tij në Londër, Mehmet Konica në krye të një delegacioni shqiptar,  do të deklaronte se “Vatra është i vetmi organ përgjegjës i shqiptarëve në gjendje të ketë ndonjë ndikim në të ardhmen e Shqipërisë. Ajo përmblidhte të gjithë shqiptarët me ndikim, mes muslimanëve dhe të krishterëve të Shqipërisë së Jugut, të cilët, ishin vënë në shërbim të lirisë, dhe e  kanë lënë vendin e vet për të bërë të pavlefshëm çdo presion të huaj”. Në fakt kjo fushatë e  Vatrës ishte një proces  i  mirëfilltë lobimi.

Në qoftë se pranojmë se Federata “Vatra” në vitet 1915-1920” ishte si qeveri në mërgim. Në këtë kuptim, përfaqësuesit e saj kishin dijeni të plotë për fatet e Atdheut dhe kishin edhe strategjinë e tyre të bashkëpunimit me miqtë  amerikanë, por edhe një platformë mbi formën  e qeverisjes së Shqipërisë së lirë, të pas Luftës së Parë Botërore.

Platforma e Vatrës  mbështetej në këto premisa: Shteti Shqiptar  i pas-Luftës së Parë duhet të ishte, një shtet i pavarur, i shtrirë në të gjitha rajonet shqiptare, nuk mund të ishte republikë, pasi populli ende nuk ishte çliruar nga konceptimi (monarkik)  i shtetit pas pushtimit të gjatë  osman. Vatra  kërkonte një shtet të pavarur, jo nën mbikëqyrjen e fuqive te mëdha, pasi ky do të ishte një akt neokolonial, por një farë monarkie, qoftë edhe me një princ  të huaj, si W.Wied-i. Kjo platformë ishte paraqitur nga Mehmet Konica dhe një delegacion shqiptar i Vatrës i dërguar në Londër.

Aksionet politike e kulturore që Noli ndërmori në vitet 1917-1918 janë të gjithanshme dhe nga më të ndryshmet, të papraktikuara deri atëherë në atë shkallë nga qarqet shqiptare për të njohur e propaganduar kauzën e atdheut të tyre në Amerikë.

“ Nga shtatori i 1918, ai fillon botimin dygjuhësh të revistës “The Adriatic Review” me qëllim që, siç del nga kryeartikulli i parë, “të bëjë të njohur çështjen tonë para miliona amerikanëve” dhe të tërheqë në bashkëpunim për këtë kauzë, intelektualët amerikanë.  Noli më 1917, ai u zgjodh në kryesinë e  Vatrës, çka e bëri atë , de fakto, lider në fakt të diasporës shqiptare. Në shtator të vitit 1918  ai krijoi revistën “Adriatic  Review” një periodik në anglisht dhe shqip që vazhdoi për dy vjet.

Si Noli dhe Konica ditën të kuptojnë se në një situatë të komplikuar për Evropën e pas Luftës së Parë Botërore, çështja shqiptare ishte e rrezikuar, dhe se  rreziku për kombin shqiptar ishte shumë i madh. Çështja shqiptare në opinionin publik amerikan nuk ishte dhe aq e njohur, ndaj Noli ndjeu nevojën e një lobimi në gjuhën angleze dhe të një komunikim me publikun amerikan për të bërë me dije problemin shqiptar ,ndaj ai i futet botimit përgjithësisht në anglisht të revistës “The Adriatic Review”. Lobimi është pjesë e kulturës politike amerikane. Ai është akti i përpjekjes për të ndikuar në vendimet e marra nga zyrtarët e qeverisë, më shpesh ligjvënësit. Aftësia e individëve, grupeve, dhe korporatave për të lobuar qeverinë amerikane është e mbrojtur nga e drejta për Peticion, artikulli [15-të] i Amendamentit të Parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Kjo shtytje e Nolit kombinuar dhe me përvojën diplomatike të Faik Konicës e Mehmet Konicës arriti një sukses të pa diskutueshëm për kohën.

Çështja Adriatike dhe fati i Shqipërisë

Përzgjedhja e këtij titulli për revistën lidhet me rezonancën që kishte në qeverinë amerikane të pas Luftës se parë Botërore dhe veçanërisht të presidentit Woodrow Wilson por dhe në opinionin publik amerikan qëndrimi ndaj Çështjes Adriatike të debatuar gjatë në Konferencën e Paqes dhe lidhjes së kësaj çështje, në bazë të së cilës ishin divergjencat italiane dhe jugosllave për portet e Adriatikut me fatin e Shqipërisë.

Në vetë parathënien e numrit të parë të kësaj reviste Noli shkruante se : “ Objekt i këtij botimi është që të njihet publiku amerikan dhe aleatët me pikëpamjet e Shqipërisë, historinë e popullit të saj dhe përpjekjet e saj të gjata, për pavarësi kombëtare, që janë aq pak të njohura, ndaj vështirë se mund të kërkojmë falje, për nisjen e këtij periodiku, tani në vorbullën e krijuar në këtë kohë të përmbytur nga  letërsia me temën  e luftës. “Për këtë ka një arsye të mirë dhe shumë të rëndësishme: se zgjidhja e çështjes shqiptare është një domosdoshmëri, se është një conditio sine qua non, për paqen e përhershme në Evropën Juglindore dhe ky fakt nuk duket se është kuptuar nga publiku i gjerë( amerikan  RF)”. Sa i drejtë ishte ky pohim i Nolit, këtë e ka dëshmuar historia.

Qysh në parathënien të hapjes së revistës Noli, duke pasur parasysh, gjeopolitikën e pas Luftës së parë botërore parashtron gjeopolitikën e Shqipërisë në lidhje me rajonin Adriatik dhe atë ballkanik. Duke u referuar shkrimeve në shtypin amerikan e britanik të cilat i dilnin në mbrojtje idesë të ndarjes së Shqipërisë, Noli shkruan : «  Sipas mendimit të tyre, një vend i vogël si Shqipëria, me një popullsi e cila ka rënë në 2,500,000  duke qenë gjak i bardhë që ka bërë në shekuj luftëra të papërshkrueshme heroike kundër turqve dhe i ka bërë ballë dyndjeve të pashembullta, ndoshta nuk mund të vlerësohet si diçka me rëndësi për fatet e botës, dhe ajo mund të shpërfillet ose trajtohet padrejtësisht. Por një shikim shkarazi në hartë, do t’i bënte këta zotërinj të ndryshonin qëndrimin e tyre dhe, madje ta përputhnin atë me tonin në këto pika. Ata do të zbulonin se Shqipëria ka një bregdet me porte, dhe se bregdeti i saj shkon paralel me atë të Italisë në detin Adriatik, dhe se porti shqiptar i Vlorës është çelësi për hyrje në këtë  det për shkak të afërsisë së saj me bazën detare italiane të Otrantos, dhe se, cilado fuqi që kontrollon bregdetin shqiptar bëhet praktikisht, zot i pellgut të Adriatikut, për arsyen e thjeshtë se,bregdeti italian i Adriatikut është i pamundur të përdoret për qëllime mbrojtëse dhe është praktikisht pa porte që nga Venecia gjer në Otranto. Ata gjithashtu do të zbulonin se Shqipëria është pjesë e Gadishullit Ballkanik, i cili i ka komplikuar problemet që kanë pllakosur Evropën qysh nga shekulli i kaluar, ku kjo luftë e ka origjinën dhe ku ajo zë një pozicion komandues strategjik. Elokuenca e hartës është e papërmbajtshme. Shqipëria, nuk mund të trajtohet si një gjë e papërfillshme në vetvete, por si pjesë e një të tëre, ose më mirë si një pjesë të dy gjysmave : të Gadishullit Ballkanik dhe të bregdetit Adriatik dhe si e tillë ajo duhet të kuptohet ».

Noli kishte besimin që : «  Një tjetër Kongres Paqeje pas lufte, ndryshe nga Konferenca Londrës do të përmirësonte çështjen e  pavarësisë së Shqipërisë, sepse pozicioni gjeografik i Shqipërisë nuk ka ndryshuar që atëherë. Shqiptarët ishin të zhgënjyer thellë me kufijtë e tyre, të përcaktuar nga Konferenca e Londrës, por ata shpresojnë se drejtësia do të mbizotërojë në Kongresin e ardhshëm të Paqes dhe se kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë do të korrigjoheshin, në mënyrë që të përfshiheshin në të gjitha rajonet kryesisht shqiptare, të cilat ishin shkëputur padrejtësisht dhe forcërisht jashtë vendit te tyre amë, pa përfillura asnjë nga dëshirat e shprehura të banorëve të tyre”.

Qëndrimi i Nolit dhe i Vatrës është i qartë dhe i shpallur. Ai ishte pavarësia e plotë e Shqipërisë”.  “Zgjidhje të ndryshme kanë qenë të propozuar, nga palët e  interesuara, shkruan ai , dhe i janë vënë në dispozicion Shqipërisë. Një protektorat i huaj, nga ndonjë fuqi e interesuar është qëndrimi i paraqitur nga disa, një ndarje e Shqipërisë mes fuqive  ka qenë një qëndrim i mbrojtur me guxim nga disa të tjerë. Por asnjë nga këto zgjidhje,  argumenton me fuqi Noli “nuk është e kënaqshme për të gjithë ata që janë të interesuar, sepse ata (shqiptarët R.F) kurrë nuk do të bien dakord për ndarjen e plaçkës as me fuqinë së cilës mund t’i besohet  protektorati mbi Shqipërinë, për të mos thënë asgjë për imoralitetin dhe padrejtësinë e privimit të së drejtës së një kombi për  caktimin e së ardhmes së vet. As ndonjë nga këto zgjidhje nuk të ka të ngjarë të ndihmojë në krijimin e paqes në Gadishullin e  Ballkanit pasi ajo do të jetë në funksion të interesave të dhunshme e konfliktuoze të Austrisë, Italisë dhe shteteve tjera të Ballkanit”.

Në këtë drejtim Noli bëri një punë të madhe, gati të pazëvendësueshme, shkruan Nasho Jorgaqi”nga një anë, për njohjen dhe propagandimin e Shqipërisë dhe të vlerave të saj etno-historike para opinionit amerikan dhe, nga ana tjetër, për legjitimitetin e të drejtave të popullit të tij në qarqet zyrtare amerikane. Prapa kësaj qëndron një prehistori dhe një veprimtari e gjithanshme me synime të qarta politike e me një strategji patriotike, me vështirësi të jashtëzakonshme, po të marrim parasysh terrenin e një vendi të madh multinacional dhe në një kohë kur, siç thotë F. Konica, “fati i Shqipërisë ishte në balancë”.

Duke dëshmuar një njohës i mirë i gjeopolitikës Noli argumenton se pavarësia e Shqipërisë do të ishte në të mirë edhe të fqinjëve te saj .“Zgjidhja më e mirë përmbi të gjitha duket të jetë zgjidhja më e drejtë, pavarësia e plotë e Shqipërisë brenda kufijve të saj etnikë. Kjo zgjidhje ndodh të jetë zgjidhja e dytë më e mirë edhe për të gjitha shtetet fqinje, argumenton ai, pasi ka avantazhin e zgjidhjes grindjeve të tyre mbi tokat e kontestuara si edhe kënaqjen pronarëve të ligjshëm të tokës së vet, të shqiptarëve, aspiratat e të cilëve duhen marrë parasysh, në radhë të parë”.

”Përpjekjet e “Vatrës” me në krye F. Nolin për të mbjellë farën e bashkëpunimit e kanë fillesën menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 1913 ishte puna e Nolit me shokë që siguroi mbështetjen e një personaliteti si Charles Crane, i cili do të ndikonte në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës me anë të Eduart Grey-it për një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare. Më pas, më 21 gusht 1915, ishte Noli ai që hodhi hapin e parë zyrtar, duke i drejtuar Sekretarit të Departamentit të Shtetit, R. Lansing, një telegram, me anën e të cilit denonconte Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe kërkonte nga presidenti Wilson “të parandalonte ndarjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha”. Brenda një kohe të shkurtër u arrit që të krijohet Komiteti i miqve të Shqipërisë me figura të njohura filoshqiptare, si Ç. Krane, S. Uilliams, R. Uds, T. Erikson etj”.

Nën kujdesin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra (Vatra), një komision i  formuar në Evropë nga Mehmet Konica ish-ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë dhe anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrolli në Shqipëri dhe i përbërë nga katër anëtarë përkatësisht, Dr Mihal Turtulli, ish-ministri i punëve  Publike, dhe Dr Gjergj Adamidi Frashëri,ish  ministri i Financave, dhe Mithat Bej Frashëri, ish ministri i Punëve Publike, të cilët ishin caktuar nga Vatra të bënin përpjekje për kauzën  kombëtare . “Vatra është i vetmi organ përgjegjës i shqiptarëve në gjendje të ketë ndonjë ndikim në të ardhmen e Shqipërisë.  Ajo grupon të gjithë shqiptarët me ndikim, mes muslimanëve dhe të krishterëve të Shqipërisë së Jugut, të cilët, të mbeten luftëtare të  lirisë”

Se cili ishte roli i Vatrës e përshkruan nga ana tjetër një përfaqësues i Megalidhesë, një aktivist i dalluar i lëvizjes ekspansioniste greke të diasporës së asaj kohe,  Nicholas J. Cassavetes i cili shkruante ne librin e vet të asaj kohe “ Çështja e Epirit te Veriut dhe Konferenca e Paqes “ se në  “Në Amerikë, propaganda shqiptare për nënshtrimin ( sic! RF )e Epirit të Veriut në shtetin e ardhshëm shqiptar është kryer nga tre organizata shqiptare: (A) Vatra, (B)Rev. Kristo Dako (C) dhe Shqyperia.  Sipas tij Vatra, me seli në Boston, ishte organizata më e njohur shqiptare. Ajo kishte  rreth 1,600 anëtarë. Kryetari i Vatrës është i përndershmi Fan Noli. Përfaqësuesi i Vatrës në Londër është Faik Bej Konica. Cassavetes thotë se “Vatra kërkon që jo vetëm Epirin e Veriut, por tërë krahina e Epirit, domethënë: Janina, Preveza, dhe Konica, t’i bashkëngjiteshin shtetit të ardhshëm shqiptar. Vatra e konsideronte Greqinë si armikun e saj të madh dhe polemikat e saj janë të drejtuara kundër atij vendi. Vatra ka simpati proaustriake dhe anti-italiane. Faik Bej Konica ishte më parë konsulli i Turqisë në Korfuz. Vatra është në favor të kthimit të Wilhem Weidit, ish-mbretin e Shqipërisë, dhe aktualisht një oficer në ushtrinë austriake.”

Siç shihet edhe në këtë pasazh, përfaqësuesit e lobit grek të Vorio Epirit në ShBA, përpiqeshin që t’i paraqisnin shqiptarët dhe organizatën e tyre Vatra, si mbështetëse  të Fuqive te Boshtit.  Për të siguruar mbështetjen e qeverisë Amerikane e cila u vu në shërbim të Antantës dhe larguar Vatrën nga mbështetja e saj.  Sipas këtij armiku të Shqipërisë, të tria këto organizatat përpiqen në punën e tyre për të bërë miq për Shqipërinë, dhe duke fituar mbështetësit në favor të mendimit për qenien e Epirit të Veriut nën Shqipëri.

“Vatra është organizata më energjike shqiptare në Amerikë dhe në Angli. Dhe  për këtë arsye që ne të konsiderojmë këtu vetëm argumentet e Vatrës për çështjen e Epirit të Veriut. Para se të vazhdojmë me argumente tona është, ndoshta, e nevojshme që të thuhet se Vatra nuk përfaqëson ndonjë parti në Shqipëri. Ajo është një organizatë e emigrantëve shqiptarë këtu në Amerikë dhe e njëjta gjë e vërtetë dhe për shoqatën e Kristo Dakos dhe shoqatën Shkyperia me përkrahës të Ismail Qemal Beut. Ai përmend argumentet “e propagandistëve shqiptarë, sipas tij”. Ku ndërmjet rreshtave kuptohet efektiviteti i Vatrës i parë tashmë me sytë e armikut. Sipas tij Z. Stavro,( Skendo) sekretari i Vatrës, në një artikull të botuar në shumë gazeta në të gjithë vendin,( ShBA ) në mënyrë që të ngjallte antagonizëm kundër Greqisë, shkruante: “Greqia pushtoi me shpata rajonin shqiptar të Çamërisë, ose Epirin e Jugut, siç e quajnë grekët atë, dhe dy vjet më parë e kishin pushtuar dhe shkatërruar dhe rajonin shqiptar të Korçës dhe Gjirokastrës, ose Epirin e Veriut, siç e quajnë grekët atë. Ky citat vjen nga një deklaratë zyrtare e Vatrës, dhe kjo tregon shumë qartë se cilat janë aspiratat e kësaj organizate”, thekson ky përfaqësues në zë dhe jo i pa kulturë i shovinizmit grek.

Vatra pro Antantës, kundër grekëve

Por beteja diplomatike dhe propagandistike e Vatrës u zhvillua edhe në shtypin amerikan. Shumë artikuj zunë vend në revistën në fjalë si ribotime. Në këta artikuj kërkohej të sqarohej se shqiptarët dhe Vatra ishin mbështetës të Antantës, pasi dhe vetë Shtetet e Bashkuara iu bashkuan asaj. Në këtë debat sqarohet edhe misioni i trupave vullnetare te regjimentit të Vatrës në mbështetje të aleatëve.  Sipas shkrimeve  të ndryshme, si të vetë Nolit por edhe të krerëve të tjerë të Vatrës, një debat mjaft i gjerë për çështje u bë me qarqet shoviniste greke. Kështu në një ribotim të një shkrimi të N. Stavres, Sekretarit të Federatës Panshqiptare  Vatra, në  Biddeford, Me., ne gazetën “Record” shkruhet” : « Një farë greku, në një letër qarkore, të botuar kohët e fundit në disa gazeta amerikane, sulmon shqiptarët, organizatat  e tyre kombëtare në Amerikë, si Vatra dhe të deleguarin e saj në Londër, z M. Konica, si të dhunshëm dhe mik të austriakëve të  pabesë, me qëllim dëmtimin e marrëdhënieve të Vatrës me aleatët. Një akuzë e tillë, që vjen nga një burim grek, që hiqet si i mirinformuar të shkakton neveri dhe përbuzje. Por një pjesë e madhe e publikut amerikan, nuk di asgjë rreth propagandës djallëzore që grekët kanë kryer në mënyrë sistematike, kundër shqiptarëve në dekadat e fundit, me qëllim diskreditimin e tyre, dhe kështu të justifikojnë planet e tyre imperialiste për pushtimin e territoreve thjesht shqiptare.  Prandaj një përgjigje është e nevojshme për të parandaluar keqnjoftimet, mashtrimet dhe shpifjet e qëllimshme.”

“Ky palo shkrimtar grek pohon se përfaqësuesi në Londër Federatës Shqiptare “Vatra”  e Mehmet Konicës  ishte, deri në kohën e shpalljes së luftës nga ana e Amerikës, një të austrofil i dhunshëm dhe kështu ishte dhe Vatra, austrofile në zemër.” Dhe pastaj ai e pyet: “Si ndodhi që Vatra dhe Konica tani janë atantofilë? Dhe ai vetë përgjigjet: “Vatra punon në Amerikë dhe ajo nuk mund ta shfaqë hapur simpatinë për Austrinë”. Kjo akuzë bie poshtë në dritën e faktit të thjeshtë se Federata Shqiptare e Amerikës e kishte ftuar z. Konica  të vazhdonte të qëndronte në Londër si përfaqësues i saj në mars 1916, një vit para se Amerika të hynte në luftë. Z. Konica ishte atëherë në Greqi dhe Vatra mund të kishte dërguar atë në Austri, nëse shqiptarët e Amerikës, i dukeshin të atij shteti për pavarësinë e vendit të tyre. Por ajo nuk e bëri, sepse të gjithë shqiptarët e dinin se një marrëveshje e fshehtë ekzistonte ndërmjet Fuqive Qendrore dhe Greqisë për copëtimin e Shqipërisë në mënyrë brutale dhe se mbretit Konstantin i qe premtuar Shqipëria Jugore, si çmimi për makinacionet e tij  të zeza, të cilat janë zbuluar më vonë nga Venizelosi dhe botuar në Librin e Bardhë grek. Z. Konica arriti në Londër në fillim të muajit gusht 1916, dhe u prit në zyrën e Foreign Office nga Lordi Robert Cecil, të cilit iu paraqit një memorandum për Shqipërinë. Ai u shoqërua me disa miq simpatizantë angleze, si koloneli Obri Herbert, deputeti, komandant Eedgewood, deputet, gjenerali Sir Ivor, Z. Lamington, Miss Durham dhe anëtarë të tjerë të shquar të Shoqërisë Anglo-Shqiptare të Londrës. Akuza e vetme, pra që mund të bëhet logjikisht kundër Federatës Shqiptare është se ajo ishte anglofile dhe joneutrale, kur Amerika ishte akoma neutrale dhe presidenti Wilson nuk kishte mbaruar ende shkrimin me shënimet në një përpjekje të kotë për ta bërë Gjermaninë të arsyetonte. Të dhënat në disa raste janë mjaft elokuente. »

Nga ana tjetër, kur Amerika dhe Greqia ishin ende neutralë, Vatra pat menduar se Antanta nuk ishte aq e keqe sa mbreti Konstantin i Greqisë, dhe me anë të Konicës dhe të delegatëve të saj në Londër, i ofroi Qeverisë britanike një ose dy regjimente me vullnetarëve shqiptarë nga Amerika.  Menjëherë pasi Amerika hyri në luftë, shkruan N. Stavre, Sekretari i Federatës Panshqiptare Vatra, ne u këshilluam që qeveria britanike të mirëpriste regjimentet shqiptare dhe se një vendim përfundimtar për këtë çështje do të merrej në të ardhmen. Vatra që atëherë ishte e detyruar që të nderonte dhe të mbante fjalën e saj, sa ta thyente zotimin për organizimin e këtyre regjimenteve me shqiptarë, vullnetarë dhe jo subjekte të rekrutuar, kur të ftohemi për ta bërë këtë nga Qeveria Britanike. Federata shqiptare nuk mund ti kërkojë Anglinë për ta çliruar atë nga detyrimi i saj. Për më tepër, ka një tjetër arsye se pse shqiptarët janë aq të shqetësuar për të shkuar dhe për të luftuar në frontin e Ballkanit. Grekët atje nuk po lëvizin shumë shpejt, shumë e ndoshta, për shkak Venizelos i cili duket të ketë disa vështirësi shumë serioze për të mobilizuar e Grekët e tij, shumica e të cilëve kujdeset më shumë për fatin e ish-Mbretin pro-gjerman të tyre Konstandin, sesa për kauzën e njerëzimit dhe të qytetërimit. Fakte natyrisht të mjaftueshme, këto, që tregojnë se shqiptarët kanë humbur durimin dhe kanë pritur me padurim një shans për t’i sheshuar gjërat në Ballkan ».

Replikat me shtypin amerikan

Noli mundohet të sqarojë opinionin amerikan duke marre shkas nga shtypi i kohës.“Disa nga miqtë tanë janë shumë ose më pak pesimistë për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo gjendje është ilustruar me një artikull të New York Evening Sun cilin Noli e riprodhon. “Autori i tij është i prirur të besoje se Shqipëria do të zhduket në vorbullën e kësaj katastrofe botërore( Luftës Botërore RF ) dhe se asgjë nuk mbetet nga ajo, vetëm shkrimi mbi një epitaf heroik të luftëtarit shqiptar.

“Ne nuk e ndajnë pesimizmin e tij. As nuk e besojmë se Amerika dhe aleatët do ta lejojnë që Shqipëria të ndahet brutalisht dhe të privuar nga portet e saj  në mënyrë që të plotësojë kërkesat imperialiste të shteteve fqinje. Ne besojmë se aleatët, besnikë ndaj parimeve të tyre fisnike, do të respektojnë të drejtat e racës së lashtë ilire dhe rivendosjen e pavarësinë e saj”.

Madje para se te takohej me presidentin W. Wilson, Noli pat theksuar se deklaratat e presidentit amerikan nuk do të ishin  sa për të kaluar radhën dhe se Amerika do ta mbante premtimin në favor te kombeve të shtypur .

Presidenti Wilson në fjalimin e tij të famshëm mbi kushtet e paqes pat deklaruar se pavarësia e të gjitha kombeve të Ballkanit duhet të restaurohej, përgjatë linjave racore dhe historike dhe të garantuara me marrëveshjet ndërkombëtare. Ne refuzojmë të mendojmë për një moment që të gjitha këto deklaratat solemne do te jenë “letër për kosh “. Ne besojmë tek Presidenti Wilson dhe ne jemi të bindur plotësisht se Amerika dhe aleatët e saj do të bëjë drejtësi për këdo nga të gjitha kombet e vogla që luftojnë për lirinë kombëtare dhe kështu të krijojë një bazë të shëndoshë për paqen, duke siguruar një terren të vlefshëm për aleatët, gjë që ka rrezikuar pozitën e austriakëve në Shqipëri dhe kërcënimin e mbështetjes bullgare në Maqedoni. Madje Noli duke thënë se shqiptaret u rreshtuan krahas fuqive aleateve francezeve dhe italianeve pohonte se “Shqiptarët e Amerikës po vlerësonin mundësi dhe mjete për rekrutimin e vullnetarëve në Amerikë, me shprese se do të mbështeteshin nga aleatët që të ndërtonin një ushtri shqiptare që mund të luante një rol të rëndësishëm në frontin shqiptar.

Takimet e Nolit me Presidentët Woodrow Wilson dhe Theodore Rusvelt

Ne revistën  “The Adriatic Review” , Noli kujton  takimin e parë te tij me dy presidentë të Amerikës,  por së pari me Presidentin  Wilson, atë që do të bëhej mbrojtës i interesave kombëtare shqiptare. Kanë mbetur të skalitura në kujtesën shqiptaro-amerikane fjalët e këtij  burrishteti idealist që ia shqiptoi  Nolit: “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Versajë dhe këtë zë do ta përdor në interes të Shqipërisë.” Në këto fjalë historike zë fill ai qëndrim dashamirës i politikës amerikane ndaj Shqipërisë.  Në vitet 1917-1918, që mbahen mend dhe si kohë e artë e “Vatrës”, Noli, si kryetar i saj, zhvilloi një veprimtari të dendur politike, me peshë disa herë vendimtare. Krahas një takimi zyrtar në Departamentin e Shtetit, ai arrin të bisedojë personalisht me ish-presidentin e ShBA, T. Ruzvelt, një vit më pas, më 4 korrik 1918, Noli, duke përfituar nga pjesëmarrja si delegat në Kongresin e Kombeve të Shtypura në Uashington, takohet dhe bisedon me presidentin e atëhershëm të ShBA, Wilsonin.

”Në listën e miqve të tyre, shqiptarët kanë shtuar tani dy nga emrat më të shquar në Amerikë dhe në të gjithë botën, përkatësisht Presidentin Wilson dhe ish-presidentin Roosevelt. Padyshim simpatia e këtyre njerëzve të mëdhenj për Shqipërinë fatkeqe nuk  ka nisur qysh nga dita e djeshme, por zbulimi u bë shumë kohët e fundit dhe askush nuk mund t’i fajësojnë shqiptarët që i përshëndesin këto ngjarje me një entuziazëm që lyp përshkrim të veçantë në funksion të faktit se kjo mund të shënojë epokë në historinë e përpjekjeve të tyre të gjata për pavarësi”.

Ky zbulim i rëndësishëm u zhvillua në të njëjtën ditë, më 4 korrik të fundit, nën rrethanat e mëposhtme i përshkruan atë Noli: “Përfaqësuesit e të gjitha grupeve racore në Shtetet e Bashkuara ishin të ftuar për të shoqëruar Presidentin Wilson për festimin e ditës së pavarësisë në Mount Vernon. Më shumë se tridhjetë tre kombe u përgjigjën thirrjes duke dërguar delegatët e tyre me një krye z Streyckmans Felix, një delegat belg. Përfaqësuesi shqiptar ishte imzot Fan S.Noli, atëherë president i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” Ata të gjithë vunë kurora mbi varrin e George Washingtonit dhe delegati belg iu drejtua Presidentit Wilson në emër të delegatëve të racave të ndryshme, duke përsëritur për besnikërinë e tyre flamurin e vendit të tyre të ri ( SHBA) dhe duke shprehur vendosmërinë e tyre “që do të vazhdonte në luftën derisa liria e qëndrueshme të ishte siguruar jo vetëm për këtë komb, por për të gjitha kombet e tjera. ” Pastaj Presidenti Wilson shkruan Noli, mbajti fjalimin e tij të famshëm, i cili u përhap në të katër anët e botës dhe u lexua me padurim nga miliona qenie njerëzore. “Rënia e autokracisë, sundimi i ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare, çlirimi i të gjitha kombeve dhe mbrojtja e tyre kundër “interesave private apo komploteve” ishin theksonte ai  fuqishëm, baza e vetme e paqes së përhershme. Në udhëtim e kthimit nga Mount Vernon në bordin jahtin presidencial ‘ Mayflower’, përfaqësuesi shqiptar kishte rastin t’i bënte nderimet e tij zonjës e parë të vendit, dhe natyrisht zonjat të parat, e cila i siguroi mundësinë për një takim dhe për t’i paraqitur jozyrtarisht rastin e Shqipërisë para Presidentit Wilson.

“Presidenti Wilson dëgjoi lutjen e Nolit me një interes mirëdashës, e siguroi atë për simpatinë e tij dhe shprehu vendosmërinë e tij solemne për ta ndihmuar Shqipërinë në orën e saj e nevojës. Presidenti Wilson e di faktet e rastit të Shqipërisë dhe është i bindur për drejtësinë e tyre dhe ai me siguri do ta përdorë zërin e tij në Kongresin e ardhshëm Paqes në emër të kërkesave të Shqipërisë. Pikëpamjet e tij, të të bërit drejtësi dhe të mbështetjes se saj me forcë, do të tërheqin vëmendjen dhe respektin e  botës së qytetëruar.

Ish-Presidenti Roosevelt, në një deklaratë publike për synimet e luftës amerikanë, të bëra në një drekë në shtëpinë e Përgjithshme Spencer  W. Bird në Passaic, NJ, më 4 korrik, e përfshiu Shqipërinë në listën e vendeve, pavarësia e të cilëve duhet të restaurohej dhe vendosur nën garancinë e fuqive aleate. Imzot Fan Noli zhvilloi një intervistë me kolonelin Roosevelt në Klubin e Harvardit të Nju Jorkut dhe ishte i habitur që mori vesh se koloneli ishte jashtëzakonisht i mirinformuar për çështjen shqiptare në veçanti dhe problemin e Adriatikut në përgjithësi. Kujtesa e tij është e jashtëzakonshme shkruan Noli. Ai i tregoi bashkëbiseduesit e tij një incident në historinë shqiptare, të cilën tani shumë shqiptarë e kanë harruar,pasi ajo pat ndodhur  shumë vite më parë, kur Shqipëria ishte ende një krahinë turke.

Problemet e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë nuk janë aspak një libër të mbyllur për të, shkruan Noli, përkundrazi ai i ka studiuar ato me kujdes. Ka rëndësi të mjaftueshme për të, të jetë në gjendje për të gjetur një zgjidhje  të detajuar për të gjitha prej tyre, një zgjidhje e cila është shkak të faktit se ai zor devijon nga ajo që dëshirojnë vetë shqiptarët. Sipas tij, çështjet territoriale në Ballkan dhe në bregdetin e Adriatik-ut duhet të rigrupohen në përputhje me linjat racore dhe Shqipëria duhet të zotërojnë bregdetin e saj nga Mali i Zi në Greqi. Mesazhi i mëposhtëm u dërgua nga koloneli Roosevelt për të shqiptarëve përmes  Rev Fan S.Nolit: “Pavarësia e Shqipërisë, duhet të restaurohet në Kongresin e ardhshëm të Paqes dhe të vënë nën garanci pa interes nga Fuqitë Aleate, unë do të bëj çdo gjë, që kam në dorë , për arritjen e atij rezultati dhe të njohjes së kërkesave të racës së lashtë dhe trime shqiptare. ” Në pikëpamje të pozitës së lartë kolonel Roosevelt ka zë në Amerikë dhe në vendet aleate, dhe vlera e mbështetjes së tij vështirë se mund të mbivlerësohet.

“Fakti që dy liderët të tilla të mëdhenj amerikane, si presidenti Wilson dhe kolonel Roosevelt, bashkohen në simpatinë e tyre për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Shqiptarët u janë thellësisht mirënjohës atyre, kryesisht për mënyrën sesi ata mbrojtën kauzën e tyre të drejtë”.

Në revistën  “The  Adriatic review “ janë përfshirë edhe mjaft artikuj gazetash të anëtarëve të Vatrës, por edhe të miqve të Shqipërisë, si edhe shkrime të gazetave amerikane,qe lidhen me Shqipërinë dhe në seksionin shqip, krijime dhe përkthime e shqipërime të Nolit e te tjerëve .

“The Adriatic  Review” e zgjati botimin e saj mbi dy vjet e në numrin e nëntorit të vitit 1919, pas konferencës se Parisit, ajo u mbyll për të mos u hapur më, por në periudhën që kjo revistë gjalloi, ajo ishte një dëshmi e gjallë e punës plot  pasion kombëtar  të Vatrës dhe të suksesit të lobimit të saj në emër të çështjes kombëtare.(Dielli-Arkiv, qershor 2012)

Filed Under: Histori Tagged With: diploacia amerikane, Rafael Floqi, Vatra dhe

ISH PRESIDENTI TOPI PREZANTOI DEPARTAMENTET E PARTISE

November 2, 2012 by dgreca

1. Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë do të drejtohet nga znj. Alketa ÇOÇKA MATI

Znj. ÇOÇKA MATI është diplomuar në Universitetin e Ilinoisit në SHBA në Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pas disa vitesh aktivitet profesional, humanitar dhe politik në SHBA është rikthyer në Shqipëri me angazhime në fushën akademike.

2. Departamenti i Integrimit Evropian do të drejtohet nga Prof. Asoc. Dr. Mirela BOGDANI

Zonja Bogdani është një emër i njohur në jetën publike dhe botën akademike. Ajo ka kryer studimet master në Universitetin e Oksfordit për “Politika Evropiane”, si dhe në Universitetin e Kardifit, njëkohësisht edhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, për “Politika Publike Evropiane”. Është doktoreshë në shkencat mjekësorë. Zonja Bogdani është lektore në disa universitete evropiane dhe shqiptare, autore e disa botimeve shkencore dhe eksperte nga më të njohurat në fushën e studimeve evropiane.

3. Departamenti i Arsimit dhe Shkencës do të drejtohet nga Prof. Dr. Edmond DRAGOTI

Profesor Dragoti është një personalitet në jetën publike, psikolog dhe pedagog, autor i shumë teksteve universitare dhe studimeve shkencore. Z. Dragoti ka përvojë të gjatë akademike, por edhe politike dhe është një nga ekspertët më të njohur në trajtimin e çështjeve të arsimit dhe shkencës.

4. Departamenti i Shëndetësisë do të drejtohet nga z. Aleksandër SALLABANDA

Zoti Sallabanda është një personalitet i njohur publik, me një CV të pasur profesionale dhe politike. Ai është mjek, ekspert i shëndetit publik, Doktor i shkencave mjekësore. Në karrierën politike janë të njohura angazhimet e tij si Zv/ministër i Shëndetësisë dhe Ambasador i Shqipërisë në SHBA.

5. Departamenti i Marrëdhënieve Publike dhe Medias do të drejtohet nga znj. Edlira Gjoni

Zonja Gjoni është një analiste e njohur politike dhe pedagoge në universitet. Ka kryer studimet master dhe është doktorante në fushën e komunikimit në Suedi. Zonja Gjoni sjell një eksperiencë dhe përqasje të re në fushën e marrëdhënieve me publikun, ku pjesën qendrore, e zë pikërisht ndërtimi dhe përcjellja e mesazhit politik ne interes te publikut.

6. Departamenti i Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor do të drejtohet nga z. Andi SEFERI

Zoti Seferi është jurist dhe ekonomist, ka kryer studimet master në qeverisje në Universitetin e Palermos, dhe Universitetin Katolik në Perugjia, Itali. Ka një përvojë të gjatë angazhimi në disa organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e Kosovë dhe në programe trajnuese si ekspert i metodave bashkëkohore dhe kooperimit ndërkombëtar.

7. Departamenti i Çështjeve Kushtetuese, Ligjore dhe i Politikave të Institucioneve të Pavarura do të drejtohet nga zonja Edlira Abazi

Zonja Abazi është juriste, specialiste e Shkencave Politike, Master “Për të Drejtën Kushtetuese dhe Administrative” dhe për “Marrëdhënie ndërkombëtare”. Ajo ka përvojë të gjatë pune në Gjykatën Kushtetuese dhe në institucione akademike e universitare, ku është lektore.

8. Departamenti i ish të Përndjekurve Politikë do të drejtohet nga z. Bedri BLLOSHMI një nga emrat simbol të disidencës antikomuniste në Shqipëri

Zoti Blloshmi është një emër shumë i dashur në publik. Ai në mbrojtje të ideve demokratike kaloi shumë vite burgim politik në regjimin komunist dhe sot në demokraci është një shkrimtar e autor me disa botime me vlerë historike. Zoti Blloshmi është diplomuar në shkencat juridike. Vëllai i Bedriut, poeti Vilson Blloshmi u pushkatua bashkë me poetin Genci Leka nga regjimi komunist. Familja Blloshmi numëron 12 të pushkatuar nga regjimi komunist.

9. Departamenti i Çështjeve të Pronësisë do drejtohet nga zonja Arjola TOLA (TABAKU)

Zonja Tola është juriste dhe inxhiniere, me studime master në administrim publik dhe me përvojë të gjatë profesionale në çështjet e pasurisë dhe pronësisë në Shqipëri. Aktualisht është eksperte teknike dhe konsulente ligjore në çështjet e pronësisë së paluajtshme.

10. Departamenti i Politikave Ekonomike, Burimeve Natyrore dhe Pasurive Kombëtare do të drejtohet nga z. Alfred CAKO

Zoti Cako është gjithashtu një figurë e njohur publike, ish deputet në parlament gjatë viteve 2001-2005. Z. Cako ka kryer masterin në administrim biznes në programin e Universitetit të Nebraskës. Ka përvojë të gjatë politike dhe profesionale, është botues i suksesshëm dhe analist politik në media.

11. Departamenti i Politikave Financiare dhe Rregullimit të Tregjeve do të drejtohet nga znj. Gerta GUMENI

Zonja Gumeni është gjithashtu një emër i njohur i fushës financiare, eksperte ekonomie, diplomuar në Menaxhim Biznes në Universitetin e Torontos, Kanada. Zonja Gumeni ka përvojë të gjatë administrimi dhe drejtimi, duke qënë drejtuese kryesore për disa vite në INSAT, në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Aktualisht ajo drejton “Qendrën e Zhvillimeve Post Tranzicion”.

12. Departamenti i Marrëdhënieve me Biznesin do të drejtohet nga znj. Mimoza PREKU, specialiste e njohur e biznesit dhe Dhomave të Tregtisë.

Zonja Preku ka kryer studimet master në shkencat administrative dhe ka përvojë të gjatë pune në Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. Gjatë aktivitetit të saj ka koordinuar projekte të ndryshme në fushën e biznesit, dhe aktualisht është Drejtore e Departamentit të Misioneve të Biznesit dhe Panaireve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

13. Departamenti i Infrastrukturës, Rregullimit të Territorit dhe Transporteve do të drejtohet nga Stavri RISTANI.

Inxhinier Ristani ka një përvojë të gjatë akademike dhe profesionale, është Doktor i Shkencave në inxhinierinë e strukturave (Itali), dhe prej 30 vjetësh është lektor në Universitetin e Tiranës. Ka gjithashtu përvojë politike në angazhimet politike si Zv/ministër apo edhe si ekspert direkt i fushës, duke qenë një nga autorët e reformës në sektorin e furnizimit me ujë dhe të shërbimit të kanalizimeve që po implementohet në Shqipëri.

14. Departamenti i Bujqësisë dhe Ushqimit do të drejtohet nga Prof. Dr. Aleksander Flloko

Zoti Flloko është biolog i njohur, pedagog prej 30 vitesh në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me përvojë të gjatë profesionale, politike dhe administrative. Zoti Flloko ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në çështje të veçanta të bujqësisë dhe ushqimit, si dhe për pesë vjet ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë. Ai është autor dhe bashkëautor në disa botime, përfshirë studime shkencore brenda e jashtë vendit në fushën e bujqësisë.

15. Departamenti i Politikave të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të drejtohet nga z.Agron XOXA

Zoti Xoxa është një nga ekspertët më me përvojë në fushën e kulturës, pianist dhe publicist i njohur, me studime pasuniveristare në Gjermani dhe Belgjikë, si dhe me eksperiencë administrative e drejtuese në disa institucione kulturore. Ai ka qenë drejtor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe këshilltar pranë PNUD dhe në Ministrisë së Kulturës. Zoti Xoxa është prej vitesh pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura.

16. Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Shoqërisë Civile do të bashkë-drejtohet nga z.Kliton ZGURI dhe znj. Edlira SEFERI SHETA

Zoti Zguri është psikolog, ka kryer studimet master për Qeverisje dhe Politika të Zhvillimit të Territorit. Ai ka një eksperiencë të gjatë në radhët e shoqërisë civile, ku në fokus të këtij aktiviteti kanë qenë gjithmonë çështje me interes dhe ndjeshmëri të lartë për publikun.

Zonja Seferi SHETA ka kryer studimet pasuniversitare në Itali për sipërmarrje, marketing dhe menaxhim në sektorin social – shëndetësor. Ajo është menaxhere në sektorin privat, eksperte në fushën e sipërmarrjes dhe sektorit social, me përvojë të gjatë në OJF humanitare ne Shqipëri dhe Itali.

17. Departamenti i Diasporës dhe Emigracionit do të drejtohet nga z. Lisandër SARAÇI

Zoti Saraci është matematicien dhe ekspert në financë, me master në Universitetin e Parisit dhe Institutin e Shkencave Financiare dhe Aktuaristike, Francë. Ka një përvojë të gjatë në rrjetin e organizatave shqiptare të emigracionit, në promovimin dhe organizimin e komuniteteve tona në diasporë, si dhe në angazhimin e tij si këshilltar i Presidentit për cështjet e sigurisë kombëtare.

18. Departamenti i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare do të drejtohet nga z. Klajdi Mati

Zoti Mati është ekspert i njohur me përvojë të gjatë profesionale në Shqipëri dhe në SHBA në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Është diplomuar për Drejtësinë Kriminale, dhe ka kualifikime të ndryshme në SHBA. Ai ka gjithashtu përvojë në çështjet e sigurisë edhe në Shqipëri, me angazhimet e tij si drejtues pranë zyrës së delegacioneve të huaja, Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë apo Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në këtë ministri.

19. Departamenti i Turizmit do të drejtohet nga z. Fisnik Brovina

Zoti Brovina ka kryer studime në shkencat ekonomike dhe ka eksperiencë në mësimdhënie në universitetet shqiptare. Zoti Brovina ka qenë një nga drejtuesit në institucionet përgjegjësisë për politikat e turizmit në Shqipëri.

Filed Under: Politike Tagged With: bamir topi, departamentet e FRPD

NDAHET NGA JETA LIRAK BEJKO

November 2, 2012 by dgreca

Një nga ish të dënuarit politik në Shqipëri, Lirak Bejko i cili i vuri flakën vetes në tendat ku ish të përndjekurit zhvilluan në Tiranë një grevë urie, u nda sot nga jeta në një spital të Barit në Itali ku ishte shtruar për një kurim më të specializuar.
Sipas familjarëve të Bejkos, ai kishte patur komplikacione për shkak të plagëve të rënda që i shkaktuan flakët në trup. Bejko ishte një ndër 20 ish të dënuarit të cilët në fund të muajit shtator zgjodhën një formë ekstreme të protestës për të kërkuar dëmshpërblimet për vitet e kaluara në burgjet e diktaturës komuniste.
Megjithë presionin ndërkombëtar qeveria refuzoi të hynte në bisedime me ta duke këmbëngulur se kishte respektuar ligjin që përcakton rregullat dhe procedurat e shpërndarjes së dëmshpërblimit, qëndrim i cili detyroi edhe gjashtë grevistët e fundit që kishin mundur të rezistonin, t’i jepnin më pas fund grevës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Lirak Bejko, u nda nga jeta

SHQIPTARET E KANADASE, FESTE ME ELITEN E KULTURES SHQIPTARE

November 2, 2012 by dgreca

Albanian Canadian Events sjell elitën e kulturës shqiptare për 100 vjetorin/

Nga Nora Kalaja, New York/

Kanadaja nëpërmjet punës fisnike të Albanian Canadian Events ka filluar përgatitjet për Koncertin e madh të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me në krye, organizatorin dhe biznesmenin e suksesshëm z. Tonin Ndoja, komuniteti shqiptar dhe kanadez po angazhohen për realizimin e këtij manifestimi madhështor.  Të pranishëm do jenë tenori Kastriot Tusha, Myferete Laze , Vellezrit Endri & Stefi Prifti dhe Mera Zymeri. Gjithashtu e Ftuar speciale Mjeshtree madhe Tinka Kurti, zëri legjendar i Mera Zyberit, grupi përfaqësues i New Yorkut (aktorët Shaban Lajci, Tomë dhe Blerina Gjergji), grupi i shquar valltar, ‘Bijtë e Shqipes’, orkestra e famshme Alba, dhe të ftuar nderi. Koncerti zhvillohet me 24 nëntor 2012 (www.albcanevents.com).

Shqiptarët  e Kanadasë përgatiten për 100 vjetorin e Pavarësisë

Intervistë Eksklusive me Z. Tonin Ndoja, Albanian Canadian Events

 Më 24 nëntor, pra pak ditë para startimit të ditës që plotëson 100 vite të pavaruara për shqiptarët, edhe në Kanada do të festohet. Cilat janë disa nga përgatitjet e albaniancanadian për për këtë ditë?

 Tonin Ndoja: Po është e vërtetë. 24 nëntori i këtij viti që shënon plot 100 vite pavarësi do të jetë një ditë e madhe feste për shqiptarët e Kanadasë. Për vetë rëndësinë e madhe që ka kjo festë për shqiptarët, ne si staf i Albanian Canadian Events kemi punuar që herët që festa të përcillet me madhështinë që meriton. Që në praneverën e këtij viti, menjëherë pas përfundimit të koncertit në traditë të pranverës, kemi filluar të marrim masat përgatitore. Fillimisht kemi rezervuar sallën për aktivitetin, ndërkohë që vetë kam udhëtuar për në Tiranë ku edhe kam nënshkruar kontratat përkëtëse me artistët, si edhe jam marrë me dokumentacionin e tyre. Duke qenë se akoma vendi ynë Shqipëria  akoma nuk ka shkëmbime në nivel ambasadash, kam adresuar një menagjer i cili ka pasur tagrin për të udhëtuar drejt Romës për të siguruar vizat e udhëtimit.Në këtë kontekst nuk mund të lë pa vlerësuar ambasadën kanadeze në Romë, e cila ka qënë një mbështetëse dhe dashamirëse e të gjithë aktiviteteteve tona në Kanada.

Puna ka vijuar me informimin e publikut me të gjithë format tashmë të njohura si me postera, postcard-s, e-maile, fb-linked, twitter, Tel dhe TV.

 Z. Tonin, deri tani keni organizuar shumë koncerte, festivale, mbrëmje kulturore. Ç’far  nënkupton festa me datën 24 nëntor, sidomos për rëndësinë historike të 100 vjetorit të pavarësisë?

 Tonin Ndoja: Të  gjitha evenimentet kanë rëndësinë e vet, por aktiviteti i  100 vjetorit është  një motiv më shumë, pasi finalizohet një shekull luftë e përpjekje për mbijetesë të shqiptarëve. 100 vite liri dhe shtet, por fatkeqësisht jo për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre. Pak më shumë se një dekadë më parë edhe Kosova ju bashkëngjit listës së shteteve të pavaruara të globit, por ende pjesë të trungut të shqiptarëve janë të shkëputuara si një mallkim antishqiptar që ende vazhdon, ndonëse është në momentet e fundit. Janë Camëria, Lugina e Preshevës e Bujanoci etj. Shqiptarët në Mal të Zi dhe në Maqedoni ende nuk i kanë të drejtat që meritojnë dhe u takojnë. Megjithatë optimizmi ndër shqiptarë nuk mungon. Kjo shikohet qartë në organizimet dhe festat e përbashkëta.

 Ndonëse janë të shpallur në postera, cfar mund të thuash më shumë për artistët shqiptarë që do të entuziasmojnë sallën në ditën e shqiptarëve?

 Tonin Ndoja: Për vetë specifikën që paraqet evenimenti, ne jemi përpjekur të sjellim elitën e kulturës dhe muzikës shqiptare. Janë të mirnjohur ndër shqiptarë anë e mbanë botës si tenori i madh shqiptar Kastriot Tusha, ikona e muzikës së lehtë Myfarete Laze, këngëtarët tipkë të veqantë si Endri & Stefi Prifti. Por ky event do të sajdiset me elitën e teatrit dhe kulturës shqiptare, aktoren e madhe Tinka Kurti.

Nuk mund të mungonte një zë i fuqishëm nga Kosova e lirë Mera Zyberi me këngën më të fundit të saj “Ora e historisë”. Një realizim i shkëlqyer dhe i merituar për që i kushtohet festës së 100 vjetorit.

Ndërsa nga New-Yorku do të jenë pjesmarrës aktorët Shaban Lajci, Tomë dhe Blerina Gjergji të cilët do të interpretojnë momente historike që kanë shoqëruar ngritjen e e flamurit.

Edhe komuniteti shqipëtar këtu në Kanada do të ketë përfaqësuesit e vet gjatë interpretimeve. Konkretisht është ftuar këngëtarja Grace Paci e cila do të interpretojë himnin e flamurit shqiptar dhe atij kanadez, si dhe muzikanti Sami Pacolli me vjazën e tij do të përshëndesin publikun dhe artistët e ardhur nga Shqipëria.

 Për vetë rëndësinë e aktivitetit, a do të ketë pjesmarrje autoritetesh si shqiptare ashtu edhe kanadeze?

 Tonin Ndoja: Jemi ne kontakte  te vazhdueshmë  me ambasadoren e RSH në Ottawa, Z. Elida Petoshati, e cila na ka  përkrahur në shumë aktivitete, edhe kësaj rradhe kanë konfirmuar se do të jenë prezentë, ku edhe janë parashikuar përshendetje në emër të Ambasadës që përfaqëson republikën e Shqipërisë.  Po ashtu do të ketë pjesmarrës nga parlameti i  Ontarios dhe të Canadas, por pritet që edhe ministra te qeveris Kanadeze të ndjekin evenimentin e shenjëtë të shqiptarëve. Megjithatë gjatë ditëve në vazhdim websiti ynë do të jetë në shërbim të të interesuar me informacion të përditësuar.

 Atmosfera por dhe niveli i aktivitetit janë më ndryshe këtë vit. Cili është ndryshimi,  dhe çfarë mund të presi publiku nga përjetimet dhe eksperiencat në këtë koncert?

 Tonin Ndoja: Albanian Canadian Events tashmë eshte konfirmuar dhe vlerësuar nga komunitetiti shqiptar këtu por edhe më gjerë. Kësaj rradhe  stafi është edhe më me përvojë, pasi ka kaluar me sukses edhe aktivitete të tjera. Vecoj faktin se koreografja Denajda Dhrimaj ka filluar pregaditjet me grupin e valleve “Bijte e Shqipes” një grup i krijuar nga Albanian Canadian Events. Gjithashtu dhe dy prezantuesit e kesaj mbremje te madhe,  aktori shqiptaro-kanadez Indrit Kasapi dhe Edlira Cini,  po punojme ngushtë me njeri tjetrin per te realizuar programin sa me professional. Javen që vjen kemi takim me inxhinieret e salles se koncertit për finalizimin e dritave, skenografisë, dhe detaje te tjera, cdo gje falë teknologjisë do bëhet live dhe do trasmetohet nëpër monitorve ne cdo ambjent të pallatit të koncerteve. Ky koncert do mbetet për shumë kohë ne kujtesën e ç’do pjesmarrsi.

 Keni ftuar enkas dhe orkestrën e famshme Alba të New Yorkut. Çfar  ofron programi këtë natë?

 Tonin Ndoja: Orkestra Alba Edmond Xhani (drejtues),Maksim Vathi saxophone, Ilir Dangellia, Zini Borova jan nje garanci me shum per suksesin. Ketij grupi i shtohet dhe xhez bandisti Kanadez  Barete Santourdjian dhe Lola Kecaj  violin

 Mesazhi juaj për publikun për koncertin dhe mesazhi për shqiptarët për festën e 100 vjetorit.

 Tonin Ndoja: Unë do uroja që komuniteti shqiptar do gjejë një motiv më shumë të marrë pjesë ne Koncertin e 100 vjetorit të organizuar nga Albanian Canadian events, por dhe në të gjitha aktivitetet që do organizohen nga individdë apo shoqata te ndryshme këtu në Kanada, pasi motivi është i njëjtë:  të festojme të gjithë së bashku dhe të percojmë tek brezi i ri vlerat tona të muzikës dhe artit.  Shprehja ime e vjetër ka qenë atë si nuk arrin ta bëjë politika, le ta bëjë muzika dhe ne te bashkohemi dhe ne vllazërim me njeri tjetrin vetem te festojme dhe te gezojmë, për një të ardhe më të mirë.

 Ruajtja e traditave forcon identitetin kombëtar, sidomos në diasporën shqiptare jashtë vendlindjes. Cili është angazhimi i komunitetit shqiptar në Kanada në këtë drejtim ?

 Tonin Ndoja: Komuniteti shqiptar këtu në Kanada është shumë i ndjeshëm dhe në një mënyrë apo tjetër e shpreh se i mungon Atdheu , por ka arritur me punë dhe dinjitet te integrohet plotësisht ne jetën kanadeze. Unë do thoja se suksesi i nje elite shqiptaresh këtu në Kanada, të cilët kanë arritur të gjejne vende  pune si ne arsim finance, kërkime shkencore dhe bisnes ne identifikohemi si shqiptar per mire. Por eshte per tu vlersuar lart dhe puna ambicioze e studenteve shqiptarë ku shquhen për rezultate te larta në të gjitha universitetet kanadeze.

 Cila mendoni se do të jetë pjesëmarrja, sa prisni të vijnë në këtë manifestim kulturor, dhe ku do zhvillohet?

Tonin Ndoja: Pjesmarrja pritet te jet madheshtore, kjo tregon dhe fakti i interesimit te madh qe tani, parashikojme një  pjesmarrje masive dhe ne ju kemi ofruar nëpërmjet websitit tone www.albcanevents.comrezervimin e vendeve dhe online duke paguar me visa, mastercard, american expres. Gjithashtu me telefon 289-937-6523.

Falemiderit!

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, feste me eliten, i Kanadase, Komuniteti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT