• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2012

Halil Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil

December 17, 2012 by dgreca

Nga Nora Kalaja, Prishtinë, New York 

 Me 21 dhjetor 2012 në kinematë amerikane dhe në të gjithë botën do shfaqet filmi ‘Cirque du Soleil: Worlds Away’, në 3D. Ky film është shkruar dhe drejtuar nga i famshmi i Hollivudit Andrew Adamson (nominuar nga Academy Award, regjizor i filmave Shrek, The Chronicles of Narnia) me vizion nga i shquari James Cameron (që realizoi filmat e shumënjohur me titull Titanik, Avatar, The Terminator, Judgment Day, etj). Drejtori James Cameron ka fituar disa çmime nga festivali prestigjioz Golden Globe Awards si ‘Drejtori më i mirë’. Aktori dhe valltari shqiptar nga Kosova, i talentuari Halil Gashi interpreton në këtë film në dy role, si kërcimtar dhe si aktor. Me koreografi përpunuar nga vetë Halil Gashi, në performancën solo, Halili vallëzon me muzikën e Beatles. Ndërsa në performancën e dytë, Halil Gashi luan në një vallzim duet me një kërcimtare tjetër, po me muzikë të Beatles. “The Beatles show LOVE” është një nga shtatë aktet kryesore të filmit, midis te cilave: 1) ”O”, performancë në ujë, e cila nënkupton jetën dhe vetëdijen, 2) “KA”, spektakli ku ndërthur artin me teknologjinë, 3) “Mystere”, shfaqja akrobatike, 4) “Viva Elvis”, dedikuar muzikës se Elvis me kostume dhe vallëzime përkatëse, 5) “Criss Angel Believe”, dedikuar magjistarit Criss Angel dhe tregon historinë e dashurisë së humbur, 6) “Zumanity” dhe 7) “the Beatles Love”, me numrin më të mëdhenj të artistëve në një akt (www.worldsaway3d.com). Filmi u xhirua në 2011 në Las Vegas, ShBA. Halil Gashi ka qenë pjesë e trupës famoze botërore të Cirque De Soleil, ku ka punuar për shfaqen ‘Beatles Love Show’ në Las Vegas për 3 vjet e gjysëm. Halil Gashi ka qenë mjaft i suksesshëm në fushën e aktrimit, ku ka luajtur për regjizorë të njohur në Angli dhe Gjermani, fillimisht në teatër pastaj në film. Njihet dhe për videoklipet e firmave dhe artistëve famoz si Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi, dhe Addidas.

Filed Under: Kulture Tagged With: alias Ermira Babamusta, Halil Gashi, ne filmin, Nora Kalaja, Worlds Away

MUZIKE SHQIPTARE NE BUKURESHT

December 17, 2012 by dgreca

Muzikë shqiptare nga sopranoja Arlinda Morava në koncertin e jashtëzakonshëm kushtuar festave të dimrit në Bukuresht /

Nga Mira Skenderaj-Bukuresht/

Në prag të festave të fundvitit, në Sallën e Koncerteve të Radio Rumanisë në Bukuresht, u organizua një koncert i jashtëzakonshëm i formacionit muzikor « Kavaljerët e Dakisë », nën drejtimin e dirigjentit Marius Firka. Koncerti u quajt « Bizhuterii Muzikore» pasi programi i tij përmblodhi pjesë të njohura të muzikës klasike botërore, muzikë xhaz, këngët më të njohura rumune dhe amerikane për Krishtlindjet, pjesë nga operat e Verdit, Bizesë, Rossinit, Strauss etj.

Në këtë koncert të jashtëzakonshëm u interpretuan, gjithashtu, arie të njohura të muzikës operistike nga solistë të njohur të Operës Rumune, por edhe të operave të tjera europiane.

E ftuara e nderit në këtë eveniment të rëndësishëm të vitit ishte Arlinda Morava, sopranoja shqiptare, e mirënjohur tashmë në skenat rumune dhe me shumë interpretime nëpër skenat  europiane. Me këtë rast, prezantuesja bëri një paraqitje të shkurtër të aktivitetit artistik të Arlinda Moravës dhe përshëndeti popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar se Rumania dhe komuniteti shqiptar i Rumanisë kanë luajtur një rol të madh në këtë eveniment historik. Sopranoja Morava, përveç pjesëve të repertorit klasik, interpretuar në shoqërimin e tenorit Florin Ormenisan, interpretoi disa këngë qytetare shqiptare-serenata, të cilat u pritën dhe u duartrokitën me entuziazëm nga publiku rumun që kishte mbushur sallën prej 2000 vendesh. Në këtë maratonë të muzikës më të mirë botërore, interpretuan, gjithashtu, sopranoja rumune Angela Stratulat dhe baritoni i njohur Iordache Basilic, solisti i parë i Operës Rumune.

Koncerti i jashtëzakonshëm i datës 6 dhjetor krijoi atmosferën e festave te fundvitit, kurse zëri dhe interpretimi i Arlinda Moravës solli në vëmendje të publikut Shqipërinë dhe jubileun e madh të festës kombëtarë të shqiptarëve.

E pyetur pas koncertit, sopranoja Arlinda Morava u shpreh: “Pjesëmarrja ime në këtë koncert është në vazhdën e koncerteve që unë kam organizuar në disa qytete të Rumanisë, kushtuar tërësisht muzikës shqiptare dhe Shqipërisë. Ka qenë një projekt i imi për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kam dhënë koncerte me muzikë të lëvruar shqiptare, gjatë këtij viti të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në qytetet Jash, Galaci, dhe Brëila. Këto koncerte janë pritur me interes dhe janë vlerësuara nga publiku rumun. Popullaritetin dhe njohjen time në fushën e muzikës përpiqem ta kthej në një mundësi për ngritjen e imazhit të Shqipërisë, jo vetëm në Rumani, por në të gjitha skenat europiane ku kam rastin të këndoj”

Talenti dhe popullariteti i Arlinda Moravës në botën e artit në Rumani i sjell një shërbim të çmuar Shqipërisë, krenaria e saj për përkatësinë kombëtare manifestohet në çdo shfaqje, ajo nuk nguron që krahas emrit të saj të shkruajë “Albania”.

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Mira Skenderaj, muzike shqiptare, ne Bukuresht

SHOW ME PUÇ DHE PUÇISTAT TEK DARKA E GABUAR

December 17, 2012 by dgreca

ABCNEWS, BERISHA , FRANGAJ, TOPALLI, ZOGAJ ETJ/
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Disa ditë më parë pamë se si kryeministri i Shqipërisë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD dhe përpara kamerave foli, duke huazuar titullin e një libri të Kadaresë, për një «Darkë të gabuar» të ca ish-bashkëpunëtorëve të tij që deshën t’i bënin puç, por që sipas Berishës u kishte dalë huq. „Puçi antiBerishë“ u kthye në lajmin kryesor për gazetat e Tiranës, paçka se javën që shkoi lajmet kryesore ishin dy, i pari ai që vinte nga Transparency International ku Shqipëria zinte vëndin e parë si vendi më i korruptuar i Ballkanit dhe lajmi i dytë, nga BE, i cili ia refuzonte për të tretën herë klasës politike statusin e kandidatit. Në raste të tilla, duhet të kishim një lumë dorëheqjesh, por në Shqipërinë politike nuk qëndron më i miri, por anasjelltas, më i korruptuari, dosjexhiu, spiuni, maskarai, sharllatani, mediokri, ky prototip është modeli i politikanit që ka prodhuar tranzicioni shqiptar, ai bën karierë, ai bëhet deputet, ministër, botues, opinionist e më the të thashë.

E lamë tek puçi antiberishë, i cili u zbardh disi të shtunën në mesnatë tek emisioni i Arian Çanit ‚Zonë e lirë‘, ku Çani kishte ftuar personazhët kryesorë të darkës së gabuar, që paskëshin qenë Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu, pjesëmarrës tek ditëlindja e Preç Zogajt, i cili ka 22 vjet që kacavirret sa majtas-djathtas, herë deputet i PD-së, herë i PS apo satelitëve të tyre, herë ministër i qeverisë të Stabilitetit, herë ministër i qeverisë së dalë nga revolucioni gjakatar i 1997, pastaj prapë deputet i Berishës, e tani zëdhënës i koalicionit të Ed Ramës. Përveç këtyre Çani kishte ftuar edhe Andi Bushatin, Andi Bejten, Armand Shullakun e ndonjë tjetër, që s’po ia përmend emrin. 

Disa kohë më parë deputetja e PD-së Mesila Doda, njëra prej ish-studenteve dhjetoriste do ta denonconte Preç Zogajn në një emision të Blendi Fevziut si një ish-Sigurims i vjetër. Por Preç Zogaj reziston. Nuk dihet po ashtu se cili ka qenë shkaku i largimit nga ABCNEWS e gazetarit të shkëqyer, anchorman-it Enkel Demi, ikja e të cilit, po ashtu, i ka larguar teleshikuesit e ABCNEWS nga orët e mëngjesit. Por duket se askush nuk pyet për shikueshmëri.

Ftesa që Çani i bënte zotit të shtëpisë, dmth Frangajt, binte erë servilizëm. Qëllimi i kësaj ftese ishte që Çani t’i bënte pyetjen Frangajt se a mos, për shkak të asaj darke të gabuar, e kishte ndryshuar vijën politike dhe nga mbështetës i Berishës, ishte kthyer në përkrahës të Ed Ramës! Troç, Frangaj duhej ta kishte urdhëruar Çanin, që ta ftonte dhe ta pyeste për sa më sipër. Se mos ABCNEWS dhe KLAN kishin ndryshuar krahun, nga djathtas majtas? 

Në fakt, shenjat se diçka kishte ngjarë ishin dhënë një natë më parë, kur, gjatë orëve të Sonila Meços, u dha dy herë kronika ku duelonte në Parlamentin e Shqipërisë Jozefina Topalli me Ditmir Bushatin, ku Bushati i kujtonte kryetares së parlamentit të dhëndrin dhe të vëllain që i ka nëpër ambasadat shqiptare në botë, si pasojë e postit që ajo mban. Ishte diçka e paparë. Që kjo të ndodhte tek ABCNEWS. Zakonisht ABCNEWS arrin deri aty sa redakton sipas qejfit edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë Perëndimorë dhe i transformon ato në favor të Berishës, edhe kur ka kritika të drejtpërdrejta. 

Tek ABCNEWS janë tema tabu kritikat ndaj shefit të qeverisë dhe enturazhit të tij të ngushtë, përfshi Jozefina Topallin. Në dimrin që shkoi kisha botuar një shkrim hulumtues për Ministrinë e Jashtme dhe midis të tjerave përmendja dhëndrin e kryetares së Parlamentit të Shqipërisë. ABCNEWS në orët e mëngjesit tek lexonte titujt e gazetave, kur i erdhi radha gazetës Shqip, ku ishte botuar shkrimi, shkoi deri aty sa e censuroi leximin e titullit. 

Tani, merreni me mend si ka arritur puna kur dy ditë më parë, Sonila e lajmëronte dhe rilajmëronte shfaqjen dhe rishfaqjen e kronikës në të cilën Ditmir Bushati e akuzonte Jozefina Topallin për nepotizëm! Kronika që dha Top Channel ishte sintetizuar, ndërsa tek ABCNEWS ishte dhënë gjiçka me hollësi, gjerë e gjatë. Pra diçka kishte ndodhur. Dukej qartë se Frangaj i tregonte Berishës fuqinë e tij si shtëpi mediatike.

Sepse që Zogaj, Frangaj, e Mustafaj me kompani hanë dreka e darka bashkë kjo nuk përbën lajm. Që në njërën nga këto darka ishte edhe Ed Rama as kjo nuk përbën lajm, sepse, si e shkruante Mustafa Nano, ata gjithnjë bashkë kishin qenë. Kur Zogaj është mik i Ramës dhe Zogaj po ashtu është mik i Frangajt, atëherë me rregullin e treshit del që Rama të jetë edhe mik i Frangajt. Sepse Frangaj nuk e ka mik Berishën, sepse po ta kishte mik, atëherë do të dilte që edhe Rama të jetë mik i Berishës! Kjo sikur nuk shkon. Po ku i dihet asaj pune. Në lidhje me miqësitë, Frangaj bëri ca komente tek Çani, për të treguar tolerancën e shpirtit të tij demokrat. Po për llogari të shpirtit të tij demokrat, Frangaj i tha Andi Bushatit se „Andi qenkesh i të majtës ekstreme“.(!!!)Dhe prapë Frangaj prej demokracisë të shpirtit e pranonte! Andi Bushati është i majtë, por natyrisht që nuk i takon të majtës ekstreme.

Sa për ftesën e Çanit, që Frangaj e Fevziu të komentonin komentet e Berishës për darkën e gabuar, kjo të kujtonte një darkë tjetër të gabuar, kur Ilir Meta dhe Ed Rama kishin ngrënë ngjala në vilën e të parit tek Gjiri i Lalzit. Pas asaj darke tête-à-tête, të Metës me Ramën, Fevziu e thirri menjëherë liderin e opozitës tek Opinion dhe pastaj ia shfaqi të gjitha insertet televizive ku Meta i adresonte sulme pas sulmesh kryetarit të PS-së, në kohën kur ky ishte bërë aleat me Dritan Priftin dhe atë botë qarkullonin videot, ku Prifti e akuzonte Metën për korrupsion aktiv. Ftesën Fevziu ia bënte Ramës, por qëllimi i tij ishte për t’i dhënë Metës të kuptonte se, nëse lëvizte bishtin dhe ndryshonte koalicionin, ABCNEWS dhe TVKLAN nuk do të merreshin me gjë tjetër veç do të shfaqnin e rishfaqnin kronikat ku Meta e Rama shaheshin e mallkoheshin. Vërtetë do të jetë diçka shumë spektakolare, sikur TVtë e Shqipërisë t‘i venë në përdorim arkivat, që opinioni publik t’i ketë parasysh se si „armiqtë për vdekje“, ata që e akuzojnë njëri-tjetrin me nëntëdhjetë e nëntat, bëhen miq e vëllamë, kur vjen puna për interesa pushteti.

Pra „ftesa“ tek Zona e Lirë, të cilën Çani ua bënte Frangajt dhe disa prej atyre që kishin marrë pjesë tek „Darka e Gabuar“ në mesnatën kur ndërrohej e premtja me të shtunën, kur pjesa më e madhe e shqiptarëve flinin, por Berisha jo (se dihet që ai vuan nga pagjumësia dhe fle vetëm tre-katër orë në natë), kishte si qëllim që t’i dërgonte një mesazh të drejtpërdrejtë shefit të ekzekutivit, i cili tashmë është futur në fushatën e 23 qershorit. Sipas këtij mesazhi, nëse Berisha, do të bëjë ndonjë devijim apo tundje bishti, ABCNEWS dhe TVKLAN do të kalojnë në krahun tjetër dhe pastaj Berisha do të mbetet me gisht në gojë! Por e meriton të mbetet ashtu, sepse, nëse dikush është përgjegjës për klientelizmin dhe gazetarëve dhe mediave të Tiranës, ky person është pikërisht vetë ai. Dhe nuk kaloi pak dhe Çani lajmëroi se Berisha i kishte dërguar një sms, përmbajtja e të cilit s’ka rëndësi fare. Rëndësi ka që Berisha e kishte marrë mesazhin.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, show me puciste

96 VJET NGA REPUBLIKA E KORCES

December 16, 2012 by dgreca

10 Dhjetor 1916-10 Dhjetor 2012/

 NGA SOTIR LACO- Rochester Hills, Michigan/

 Nentedhjeteegjashte vjet me pare u shpall Republika e Korces. Ja si shkruan horonikani:Mengjezin e 10 Dhjetorit, dite e diel dhe dite e kthjellet plot diell, behari vete, sikur natura vete kremtonte, Korca kremtonte ngjarjen e lumtur. Populli i tere, burra gra, te rinj te dale rrugeve po grumbulloheshin me te djathte e me te mengjer (Majte) te Bulevardit te Shen Gjergjit, ku ishte shtepia e Themistokliut dhe pak me poshte e komandantit francez.

            Por sa kohe kane kaluar, sa qeveri jane ndruar, por jehona e kesaj Republike me gjith se e shkurter ka mbetur dhe kujtohet vit per vit nga populli i Korces me fjalime ose sesione shkencore sipas jubileut. Sa mund e djerse u derdh sa bashkebisedime jane bere deri sa u arrit 10 dhjetori i 1916. Ja si shkruan gazetar francez Robert Vaucher i revistes “Illustrasion”, me 7 Prill 1917 ”Republika e Korces eshte sot ndofta i vetmi shtet ne Europe qe ekuilibronte buxhetin e tij dhe nuk kishte deficite “Ose Koleneli Dekuen i tha Themistokli Germenjit: “Sa arka fringe eshte per ty nga here e hapur dhe kur te kesh nevoje mund te marresh sa te duash. Por Themistokliu i tha: “Shqiptari eshte stervitur te cigariset me dhjamen e tij, ka nevoje per ndhime morale po jo materiale.”

Por le te shohim me poshte si i zhvilluan keto ngjarje.

Gjendja ne kazane e Korces ishte mjaft e koklavitur mbasi aty vepronin shume forca shqiptare e te huaja.

Do te mjaftonte nje hap i gabuar, qe gjithcka te shkonte ne katastrofe. Por le te shohim tekstin e histories. “Gjashte muaj histories e Shqiprise”, shkruar nga gjenerali francez Dekoen, ish komandat i qarkut te Korces.

a)Ne juge te Korces, ne krahinen e Ersekes e te Qafe Qarrit, (veprojne) banda greke roajaliste (Mbreti)

Qellimi i tyre:

1)Te kundershtijne veprimin e venizelisteve ne Shqipri (Forca te Venizello)

2)Te sigurojne nderlidhjen e postes midis oborrit (mbreteror) te Athines dhe fuqive Qendrore.

3)T’i sherbejne ceshtjes te ketyre fuqive te fundit, duke ushqyer trazira ne Shqipri.

b)Ne perendim te Korces banda austro shqiptare te Sali Butkes, Teresia numrike te disa batalioneva franceze.

Qellimi tyre:

T’i sherbejne ceshtjes austriake nen pretekstin e ruajtjes te autonomies se Shqiprise.

a)Ne veri te Korces, bandat bullgaro-shqiptare Themistokliu kishte forcen numerike te nje batalioni francez.

Largimi i autoriteteve venizeliste hec cdo aresya qendrimin e metejshem te bandave rojaliste, une pres se nga kjo ane gjendja do te sqarohet.

Veprimi kunder Sali Butkes me duket te jete ne kohen e tashme e nje natyre thjesht ushtarake. Sa per Themistokline, aime ndermjetes, ka kerkuar bisedime me mua per te bere nenshtrimin e tij dhe per te braktisur kauzen bulgare” shume te rendesishem ne Qarkun e Korces ne ate kohe.

Ne fakt sipas staistikave te kohes Sali Butka kishte 1500 trupa e qendren e kishte ne fshatin Voskop. Ndersa Themistokliu kishte 980 trupa dhe qendren e kishte ne teqene e fshatit Melcan. Teqeja ishte vend takimi per te dy komandantet sa here ishte nevoja.

Brenda ne Korce sundonin greket venizeliste dhe ja u kishin sjelle ne maje te hundes korcareve.

Ne tetor te vitit 1916 nje dite ne befasi zbret nga Gryka e Mborjes nje fuqi ushtarake franceze pre 400 kaloresish, te cilet hyne ne Korce si pa gje te keqe dhe me nje here vune rendin e tyre Keto forca komandoheshin nga koloneli Burnazel.

 

Nje nate ai gjeti rastin dhe hyri ne Korce, pasi ishte marre vesh me komitetin. Ne oren e caktuar erdhen disa nga shoket me besnike te tij. Nga biseda me ta , Themistokliu u njoh mire me gjendjen e popullit. Ardhja e francezeve do ta ndryshonte gjendjen. Mesoi se diten e dyte pas pushtimit, komiteti i fshehte drejtues mundi te krijonte nje komision nga populli ashtu sic ishte vendosur me pare, i cili kishte biseduar pastaj me komandantin e kavalerise franceze kolonelin Burnazel. Komisioni i kishte shfaqur pergezimet e populit te Korces dhe ishte lutur a tit e nderhynte prane aleateve per t’i njohur Korces te drejten te veteqeverisej si nje krahine autonome. Po Burnazeli ishte pergjigjur se nuk kishte kompetencat e tij te merrej me ceshtje politike e diplomatike.

 

Ne fund Themistokliu u la disa porosi e te ftuarit u ngriten e iken.

“Shkoi prapa si trim qe ishte, bashke me nje plan te vendosur te aktivitetit  per te shpetuar qarkun e Korces nga sundimi huja (Gazeta Rilindja e Korces 1935 fq. 3-4).

Si u kethye ne Melcan Themistokliu dergoi nje nga “djemte” te Sali Butka “fqinji”, qe kisthe ngritur selime ne Voskop. Ai I conte Plakut pershendetje e tij dhe e ftonte te takoheshin ne Melcan. Saliu unisne cast. Te dy kapedanet zhvilluan nje bisede te nxehte midis tyre. Preken ne menyre te vecante cilat do te ishin detyrat e secilit tani qe Korca gjendej, pothuaj e rrethuar. Si hap te pare, Themistokliu e Sali Butka vendosen te mbanin ne nje rrethim te hekurt garnizonin francez –venizlist. Ata (francezet) nuk mund te shkonin pertej Lumit Dunavec. Artaerit ishin te prera. Vetem nepermjet Bilishtit mund te lidheshin me te  lidheshin me Selanikun. Nje gjendje e tille pa fushen e Korces, pushtuesve  franceze do t’u  merrte frymen.Per kete aresye ose  do te hynin ne bisedime me kryetaret e cetave Themistokli Germenjin e  Sali Butken ose do tr perpiqeshin t’I zbrapsnin prej andej  me forcen e armeve.Rruge tjeter per pushtuesit nuk kishte.

Komanda fra nceze vendosi vendosi te  njihej me opinionin e komandateve te

Cetave Themistokli Germenjit e Sali Butkes. Nuk dihen rrethanat net e cilet u takua Themistokliu me te derguarit e komandes franceze, por permbajtjen e bisedimeve e gjejme  te fiksuar ne nje document frsncez.

Aty thuhet se ne bisedimet  me Themistokline doli me ne pah programi shqiptar:

Shqiptaret duan te  jene te lire autonome; ata nuk pranojne asnje qeveri greke.qofte

Venizeliste qofte mbreterore, ata,jane,gjithashtu kunder nderhyrjes se italianeve:

Se fundi duan nje rregjim demokratik dhe refuzojne t’I binden   Esad Pashes.

“Me keto kushte ata jane gati te merren vesh me francezet ne qofte se keta   mbajne rregullin dhe u sigurojne shqiptareveautonomine”

Sido qe Themistokliunu beri te qarte francezeve se do te arrinte ndonje marreveshje te shpejteme ta.Madje  I “trembej” kolonelit Burnazel, qe rrinte I  mbyllur

Si ne kafaz.

 

Komandanti francez vendosi me ne fund te ndermerte  nje operacion spastrimi kunder  bandave sic quheshin  ne fjalorin e tyre cetat, e me bindje se do te fitonte lehte

Me perparesine e grykave te zjarrit te artilerise malore dhe te mjeshterise luftarake.

Keshtu me 7  te nentorit franko __- venizeliste doli nga Korca  me dy kolona

Njera ne drejtim  Korce – Maliq dhe tjetra Korce – Tuhran.

Themistokli Germenji me te plasur  pushka I hipi kalit dhe inspektoi anembane

Pozicionet e luftes.Ai porosity komandatet qe te leftonin e te mbanin pozicionet e veta secili qofte duke dhene dhe jeten  e perms plumbave dhe gjyleve  te artlerise u kethye

Ne Melcan per te drejtuar luften me besim te plote ne forcat e tij.

Komandanti francez , duke hasur ne nje qendrese te ashper, dha urdher te dyfishohej  bombardimi.Gjylet e topave  rrihnin brigjet nga Lumalasi ne Melcan dhe vecanerisht godinen net e cilen valonte flamuri shqiptar.

Pas qitjeve te artilerise armiqte u hodhen ne sulm per te dyten here.Burnazeli

Dha urdher te  merrej teqjq e Melcanit me cdo mkusht.

Themistokliu e kuptoi planin e Burnazelit.(qe desh te merrte  teqene).Me te

Shpejte ai perqendroi forcat kryesore prepare pozicioneve te Melcanit.Armiqte u hodhen

Ne sulmin e fundit.Venizelistet munden tebenindisa hapa me tej.Atehere Themistokliunurdheroj te  kundrsulmohej.Shqiptaret me bomb adore I vune armiqte perpa.Dora – dores ata i lane te gjitha pozicionet e pushtuara dhe e ndalen vrapin ne lumi

I Dunavecit.Komandanti francez urdgeroi terheqjen e topave e te mitralozeve te rende qe mos binin ne duart e shqiptarev.

Me 13 Nentor u zhvilluan luftime te btjera midis cetave tw Themistokli Germenjit  dhe forcave franceze venizeliste te komanduara nga colonel Burnzel.Por prape forcat franceze pesuan disfate,kjo disfate terhoqi dhe nje here shtatmadhorise se Armates  se

Indjes.Kete gje e mesoi dhe gjenerali Moris Saraj ne mbremjen e  13 nentorit.Nen prizmin e ngjarjeve me te aferta  shihej qarte , se atij I beri pershtypje t e  keqe humbja

qe pesoi  koloneli  Burnazel prej  nje “brigandi”sic e quanin tashme  francezet Themistokli Germenjin.

Cetat e Sali Butkes prisnin urdher nga austriaket se si do te vepronin.Forcat e

Tij u shtuan  dhe fillonin nga Kemenica  e deri ne Pirg.

Me 24 Nentor I dhane urdher te sulmohej Korca. Te tilla urdhera nuk lene shteg

Per iterpretime  dhe as te japin kohe per t’u menduar.Ka vetem  dy mendime: te shkosh

Perpa ra apo te hidhesh ne anen tjeter.Plaku hipi mushkes  dhe arriti ne Voskop aty

Takoi Shefqet Korcen  nderlidhesi me austriaket dhe I tha:

-A vijne prapa fuqi ushtarake?Dhe kur u bind se forca  nuk kish dhe as vinin u qetesua mire.I tha Shefqetit te njoftonte  komanden Austriake se ne Korce ishin perqendruar disa batalione franceze te pajisura me artileri dhe se ne kufi behej levizje

Nate e dite.Te nisej per Korce apo te priste?

Shefqeti I trasmsntoi qendres  nderlidhese ne Gjonomadh dhe mbeten ne pritje.

Duke mos pasur  te dhena te t jera, austriaket u detyruan te pranojne ato qe jepte Sali Butka.

Paralevizjes francezeve, nuk mbetej vec te anullohej sulmi.Ne dhjetor  ,Saliu

Mori zyrtarisht konfermen e anullimit. Ai kishte fituar   te pakten pesembedhjete  dite

Kohe.

Ne Teqene e Melcanit,Saliun e priste Xhafer Selenica ,delegat  I ardhur nga Seleniku. Ai sillte 300 napolona florin e forme dhurate.

Ne kohen qe delegate vinte mbi taviline florinjte e mbeshtjelle ne fisheke letre ,

Plaku ishte  ulur  ne karrike dhe lexonte letren.Nuk ishte e mundur te dallonje  fytyren

E tijse cfare kishte mesuar nga ajo leter  e pa pritur.Esat Pasha e ftonte te njihte  qeverine e  tij ne megrim e te bashkepunonte me te.Ai e emeronte Sali Butken “Komandant te

Pergjitshem te Xhadermarise Shqiptare”.

Plaku rinte  me leter ne dore, sikur dinte qe me pare cfare shkruhej net e,kohen qe delegatinnumuronte me ze te larte – njezet,tridhjet. Dyzet, pesedhjet………

Plaku u nxeh shume dje armiq ,sot miq, qe u kullon mjalte e sheqer.Plakun e kishin cuditur shume here ngjarje te tilla,po nje guxim I  nje njeriu te paturpshem te mbrinte  gjer ne ata pike, nuk do te kish besuar kurre.

Saliukishndjekur rrugen e Esat Pashes per vjete me radhe.E tani ky I propozonte

Vendin e Komandatit te Pergjithshem te Xhandermarise,hic me pak.AI do te ishte kamxhiku hakmarres ne dore  te Esatit.Sa me gjate mendonte I vinte dhoma verdalle.

Atij I kaloi inati dhe I erdhi per te qeshur.Desh t’ja kriste te qeshurit e te mos pushonte kurre,se nukkishc’te bente tjeter.Pastaj ju drejtua delegatit:

Degjo ,zoti Xhafer.-I tha Saliu. Nga nje here ketunjane rrahur me kamxhik dhe delegatet,kur e teprojne shume,sesi fliste Plaku dukej sikur I jjepte keshilla aterore

E po tregonte disa te fshehta.

– Keshtu pra. – vazhdoi Saliu ,futi ato florinj ne brez dhe zhduku qe ketej.

Pergjigje letre nuk ka.Thuaji Zotit tendse nuk jam I afte per antar qeverie dhe se flamurin

E Shqiperisenuk do ta perlyej sa te jem gjalle.Keshtu perfundojndhe “beteja’   me  delegatin e Esat Pashes dhe Sali Butkes.

Ng ate gjitha sa ndodhe  francezet kuptuanqe:brenda ne Korce ekzistonte nje rryme e forte qe kerkonte vetqeverisjen e krahines  e qe nuk pajtohej  me asnje administrate tjeter e cfare do lloj qe te ishte.

Gjithashtu u vu re se ky opinion mbeshtetej fuqimisht nga forca te armatosura,

Sic ishin Cetat e Themistokli Germenjit  dhe te Sali Butkes.Pra  ata  rekomandonin te ngrinin qeveri shqiptare ne Korce.

Ne kete kohe cetat e Saliut  zbriten deri tek teqja e Melcanit  e deri ne Boboshtice.

Kishte  ardhur koha  qe nga kjo gjendje  te perfitonte  Themistokliu  dhe te hynte ne marreveshje me francezet.Bisedimet per kete merreveshje  thuhet se kane filluar  me

Nndermjetesine e Raul Vinet ,nje francez I instaluar prej mkohesh ne Manastir si komisioner  tregetar,dhe ishte martuar me nje vajze nga Korca.

Themistokliu ishte I mendimit qe Korca te shpetonte nga zgjedha greke  dhe ne

Te ardhmen  e Konferences se Paqes  te mos e gjente ate te okupuar prej tyre.(grekeve)

Francezet nuk e priten keq ate.Me 8 dhjetor  1916  Themistokliu me nje fuqi prej  300

Vetsh hyri ne Korce.Ndersa pjesen tjeter te  shokeve:disa I shpendau dhe me thirjen e pare te mblidheshin e disa te tjere tek cetat e   Saliut.

 

Nje dite me pare se te hynte THemistokliu  francezet debuan nga Korca gjith mbeturinat venizeliste  dhe se bashku me ta u   internuan ne elenik disa nga eksponetet e propogandes greke , si :Efrem Gjini.dr. Llambi Dardha,Kostaq Nacen ,dr Harisjadhin.

Me 9 dhjetor u biseduan hollesite per organizimin e administrates shqiptare qe do te  themelohej ne Korce.

Ne keto bisedime  me vete Themistokliu kishte dhe disa nga “djemte”qe nuk I

Ndante kurre si:KOzma Trebicken,Vasil Tromaren,Pasa Pemem.Ndreci Stathin,ILo Nonen etj.U lajmerua Dekueni dhe ai urdheroinqe te shoqerohej ne Prefekture.ku

Ai do t’I priste personalisht.Gjate kesaj kohe francezet ndruan kolonelin Burnazel

Dhe emeruan Kolonel Dekuenin ne vend te tij.Populli ne kete kohe mbushte rruget”

Dhe priste me  nderime dhe entusiazem”.Themistokline me shoket  I shoiqeroi

Nje shumice e madhe njerzish deri ne Prefekture ku do te beheshin bisedimet.

Ne kujtimet e tij nKol.Dekueni shkruan per persgtypjen qe I la Themistokliu:

“Ne fillim e quajten “brigand”tani  Dekueni  thote;”Me fytyre te cilter e te sinqerte,I gjate me trup,me qendrim burreror,sjellje te persosura,I veshur korrekt me kostum gjahtari,THemistokliu me beri pershtypjen e mire,”

Ne thelb me tha:Jam atdhetar  shqiptar.Nuk kam arsye te kem  armiqesi me francezet dhe s’kam qene kunder  jush.I quaj shovinistet greke armiqte tane me te keqinj.

Jam me ata  qe garantojne lirine e atdheut.”

Keshtu n e sallen e Prefektures u mbajten fjalime qe vijojne shkurt u nenshkrua

Proklamata   e Republikes autonome te Korces:

“Ne  te zgjedhurit  nga populli shqiptar deklarojme  perpara perfaqesuesit teFrancesqe kazaja e Korces,bashke me Bilishtin, Kolonjen,Oparin dhe Goren  formojne

Nje qark me vete,te administruar nga nenpunes shqiptare.Ju lutemi na vini nen mbrojtjen

E autoritetit  freng.

Kolonel Dekueni u perggjgj  si vijon:

“ Me shfaqet deshiren e popullit shqiptar  dhe kerkoni  mbrojten  te kazase se Korces qe te jetoni te lire dhe kerkoni  mbrojtjrn e ushtrise franceze.Si  perfaqesues  I

Komandes Franceze pranojn deshiren tuaj.Deklarojpra se qe sot 10 Dhjetor 1916

Kazaja e Korces ,bashke me Bilishtin,Kolonjen   Oparin    dhe Goren u formua Qark me vete I administruar nga nenpunes  shqiptare  nen mbrojtjrn e autoritrtit freng.”

Njekohesisht u nenshkrua midis colonel Dekuenit dhe antareve te zgjedhur nje

Protokoll dhe nga vete Koloneli  nje dekret qe pranonte antare  te Keshilles Administrative te Katermbedhjete te zgjedhurit.

Pastaj pas ceremonies te nenshkrimit te protokollit Themistokliu  doli ne ballkon

Me gjith shoket dhe me Kolonelin Dekuen,me kryet lart dhe me fytyre te qeshur  ku pasqyrohej lumturia e shpirtit te tij,dhe midis brohoritjeve entusiaste te popullit qe ishte

Perjashta, ngriti flamurin e Shqiperise,kuq e zi me Shqiponjen dy krenare populli

Therriste”Rrofte Shqiperia” “Rrofte Flamuri”.

I emacionuar Themistokli Germenji mbajti nje fjalim te shkurter,ku shpalli

Republiken e Korces  veteqeverimin e saj  nen mbrojtjrn r francezeve dhe tha:

Populli te punoje per te miren e tij e te bashkohemi ne vellazerim te plote te

Krishtere e myslimane.

Pokeshtu dhe colonel Dekueni pershendeti popullin per kete arritje dhe populli u

Shpernda I gezuar per arritjen e kesaj dite.

Ja teksti  I protokollit:

 

__                    ____________            KORCE  10 DHJETOR  1916

1.-SIpas deshires te popullit shqiptar,te shfaqur nga delegatet   e tij,Kazaja e  Korces bashke me Bilishtin,Kolonjen,Oparin dhe Goren,formuan qark me vete te administruar  nga Shqiptaret nen mbrojtjrn  e atoritetit  frenk.

2.-Administrimi I Kazase eshte lene  ne duart e nje keshilli   prej katermbedhjete antare,gjysma  te krishtere  gjysma myslimane.

3.-Detyrat e kesaj keshille jane:

1.-Te studijoje  te gjitha mjetet qe kane  per qellim administrimin e mire te Korces dhe te viseve qe varen prej saj.

 

2.- Te kontrolloje funksionimin e te gjitha sherbimeve publike.

3.-Keshilla t’I propozoje per pranim autoritetit freng  emrat e titullareve te nenpunesive te ndryshme. Emerimet ne keto nenpunesi  do te behen nga autoriteti ushtarak freng.

4.-Nen autoritetin e nPrefektit te Policise do te formohet nje trupe gjindarmerie, I ngarkuarme mbajtjen e regullit perbrenda.

5.-Do te krijohet nje trupe gjinndermarie levizore shqiptare  me ruajtjen e independences

Se qarkut dhe te lirise te banorve te  tij.

6.-Gjuha zyrtare do te jete shyqipja,por korespondencen me autoritetet franceze do te behet ne gjuhen frengjisht.

7.-Mbyllja e gjith shkollave te huaja.

8.-Flamuri I Kazase se akorces do te jete flamuri tradicional I Skernderbeut.

9.- Do te krijohet nje gjindarmeri  levizese shqiptare nen  komanden  e nje oficeri

Madhor francez e cila do te bashkepunoje me repartet  ushtarake franceze ne luft imet individuale kundra armiqve.

Komanda ushtarake aleate  mer detyrimin te mbroje  autonomine e Kazase se Korces nga cdo rrezik qe mund ta kercenoje.

Themistokli Germenji e filloi  me tere seriozitetin e duhur>Gjeja e pare thirri “djemte” e shperndare, disa erdhen disa jo.Midis “djemve” u fut dhe  Pasho Kolaneci

Te cilin e kishin rekrutuar agjent austrohungarezet.Keshtu austrohungarezet e futen  ne

Xhanndermarine e krijuar nga Themistokliu   agjentin e tyre.

Gazeta “POSTA” e dt.8.2.1930 te artikulli “Vrasja e   deshmorit  kombetar Th.Germnji shkruante:”Shpresonte  se asnjeri prej tyre nuk do te dilte I pa bese..”I  pelqente te besonte se tere njerzit {ishin}zemerbardhe, me ndergjegje te forte nga karakteri si ishte vete”Sipas tij ishte opportune te afrohen dhe te bashkohen  ne grupet

E patrioteve sa me shume shqiptare, se sa te lihen perjashta rrethit e te behen veglat e te

Huajve”.

Ai caktoi njerzit me te besuar te tij ne zyrat e policies si:Qamil Panaritin ne

Bilisht,rojrn e tij personale Kozma Trebicken ne Vithkuq,Llazo Progrinne Osoje,

Ilo Nonen brenda ne Korce dhe rojen e tij personale beri Pasa Pemen.

Ne mbledhjen e pare te keshillit administrative caktoi Petro Harizin  kryesekretar,

Nikollaq Zoin me kater te tjere ne drejtorine e financave ku drejtor u zgjodh  Nikollaqi

I cili  dha ndihmese te madhe dhe I nxori financat me bilanc pozitiv.

U happen 30 shkolla shqip me 2000 nxenes e per kete Themistokliu I lutej

Nikolla Lakos t’I dergonte nga Parisi 4000-5000 abetare dhe 3000-4000libra kendimi

Si dhe 200 fotografi te medha te Skenderbeut.”Konsiderojeni kete leter si nje urdher

,I shkruante ai, dhe eshte………..nje detyre e juaja atdhetare qe ta zbatosh kete porosi sa me shpejt te jete e mundur”{AQ.RSH .Leter 12.3.1917}.

Plakosi zija e bukes,prodhimet e vitit ishin te dobeta nje pjese u fshehen nga pronaret e dhjetaret.Uria bente kerdine.Per cyrek buke shume korcare thyenin gure ne gurore per ushtrine franceze.Cmimet ne tregun e zi arriten shifra te larta.

Themistokliu urdheron policine te beje bastisje(kontrolle),te rekuizonte drithin e fshehur.Keshilli qeveritar  formoi shoqeri  me  300.000 franga e cila te sillte drithera nga jashte e sende te tjera  ushqimore”P.Harizi Histori kronografike faqe 141”.

Kjo shoqeri lehtesoi deri diku gjendjen,u nxor dhe pulla e pare e krahines autonome te Korces ku u pajisen me pulla posta e Korces dhe e Bilishtit.Nxori dhe

bagnoten e pare por re te  zeza filluan mbi Republiken e sapo krijuar e paten zili suskseve te sad he filluan ta mbytnin qe ne djep.Italianet nuk e shikonin me sy te mire se dhe prej

atyreve do te kerkonin te drejtat ne viset e pushtuara te Shqiperise. Prandaj ata protestuan prane qeverise  Franceze.Qeveria Venizeliste ishte forcuar gj\ate vitit 1917,ushtria e saj

ishte shtuar prandaj Venizellosi filloi te luaje intriga kundra Republikes   te cilen e kishte

hale sy  dhe e shihte si nje pengese serioze per realizimim e aspiratave te tij mbi Korcen.

Ai e dinte se tere keto suksese I detyroheshin personit te Themistokli Germenjit.

Sueteja franceze(sigurimi)administrohej nga vellezerit  Galvani.Keta filluan intrigat kundra Themistokliut duke shfrytezuar merine dhe pakenaqesine qe kishin kishin ne

Korce disa persona me influence aty.Ky grup I te pakenaqurve kryesohej nga bejleret e Dishnices.Keta organizuan disa mbledhje te fshehta, ku dhe u pergatit  dhe nje peticion kundra Themistokliut si njeri qe mbante te fshehta me kundershtarin.Mbasi u mor dhe

Mendimi I general Sailit, ne Tetor 1917,ne mbremje,nje kamion ushtrak solli disa oficere

Te suertese franceze nga Follorina ne Korce te cilet u drejtuan ne shtepine e Themistokliut dhe e ftuan keta ne Selanik,ku gjoja e priste gjereral Saraili.

Themistokliu kishte kohe te fshihej te  arratisej e te mos dorezohesh atyre qe kishin  ardhur ta arrestonin,por duke e ditur veten te pa fajshem e duke patur besim ne

Drejtesine franceze, u  dorezua  me nje here dhe unisbashke me tan e Selanik.

Aty brenda tre kater diteve u nxuar ne gjyq ushtarak.U  akuzua per aktivitetin  qe

Kishte zhvilluar ne favor te sherbimit informative austro-bullgar kur ndodhej ne

Pogradec para marreveshjes me francezet.Themistokliu nuk e mohoi aktivitetin.Ai insistoi duke thene se pas marreveshjes me francezet kishte vepruar besnikerisht dhe si nje aleat I vertete me ta   dhe kerkoi mos merrej parasysh veprimtaria e tij  para mareveshjes.Gjykata nuk mori parasysh  justifikimet dhe e deklaroi fajtor per aktivitetin e tij te me parshem duke e denuar me vdekje.Ky denim u aprovua dhe nga general  Saraili

I cili  ushtronte te drejten e Presidentit te Republikes Franceze.Trupi gjykues I perbere nga pese veta ku tre votuan pro dh dy kundra..E priti gjakftotesine me te madhe  vendimin dhe kerkoi nte bflase, e tha:”Sido qe u denova me vdekje, une po vdes I pafajshem dhe jam I bindur  qe vdekja e ime ka per t’I sherbyer Shqiperise.

Lutja e ime e fundit ,eshte te mos rrezohet flamuri kombetar, qe kam ngritur ne Korce  dhe te mos behen shksk qe te prishet ajo cope Shqiperi.

Me vjen keq se vdes nga plumbat  e francezeve me te cilet lidha besen per ti sherbyer ceshtjes shqiptare .(e miqesise me  Francen) kjo dhemke do te jete e embel ,duke ditur qe po vdes ne luften per  liri ne Atdheun tim te dashur Shqiperise………..

Vdes I lumtur dhe I kenaqur  se kam ndergjgjen e  paster  dhe shpirtin e qete ne permbushjen  e detyrave kundrejt Shqiperise.

Parase te vdes kerkoj tri gjera:

-Tevishem me rroba shqiptare .

-Te mos m’I lidhni syte e duart.

-Te jap vete urdherin: ZJARR !

Fjalet e fundit e tronditen trupin gjykues dhe gjith ata qe ishin ne sale I tronditinpa mase fjala zjarr,sa mjaft prej tyre ulen koken nga turpi se nuk mund ta shikonin ne sy TRIMIN.

POr me humbjen e patriotit e trimit te madh Themistokli  Germenji  arrijme ne disa perfundime:

-Krijimi I krahines autonome te Korces qe fitore e madhe jo vetem  me karakter

Local,por dhe kombetar.

-Korce mbeti gjuha shqip net e gjitha shkollat,u mbyll gjimnazi grek.

-U cel   liceu francez me 1917 inspirator I hapjes ishte Themistokli germenji.

-Republika e Korces dhe pse funksionoi fare pak kohe u be baza e shtetit  te ardhme Shqiptar dale nga Kongresi I Lushnjes.

Fondi prej 4.111.800 frabga ari e republikes Korces e mori kjo qeveri si burim I vetem thesarit te qeverise re me 1920.

Administrata gjykatat,postat,doganat,taksat mbeten shqiptare.

  • *         *
  •     *

 

Me vdekjen e THemistokliut u bene shume protesta dhe shkruan shume gazeta si brenda dhe  jashte vendit .Gazeta “DIELLI” e shqiptarev te  Amerikes dt (17 dhjetor 1917).Si do qe te jete per kombin Shqiptar, ai ishte nje deshmor I madh “emir I te cilit te jete pasqyre e patriotizmit  per te gjithe shqiptaret,qe perpiqen per nje Shqiperi te lire dhe

Indipendente”.

–          Ai ishte aq shpirt madh shkruente nje lexues po ne “DIELLI”sa s’mund te tradhetonte asgje ne bote……….Me vrasjen e Themistokli Germenjit bota shqiptare  humbet nje jeri te shkelqyer,me veti te ndritura…….ai ishte n je Petrit I pa shembullt qe

–          I ben balle cdo te keqe.”

 

Ne “DIELLI” dt 22.12.1917 .Poeti Ramiz Harxhi shkrua:

Kur morem lajmet njeri pas tjetrit, te vrasjes te Cerciz Burrit(Topullit),Muco Qullit,

Isa Boletinit  e te mjaft atdhetareve te tjere,”qajtem san a u fryne syte,po kishim ku te mbaheshim per t’u ngushelluar, se kishim  burrin e pa tundur THEMISTOKLI GERMENJIN”.

E poeti e kendoi vrasjen e Themistokliut me gjith dufin e mbledhur ne shpirtin e tij:

U tund vendi dhe Ballkani,

Qani shoke, me lot qani!

Qani gjith’ju trimerine

Trim’n e madh Themistokline .

E veja e Themistokliut Evdhoksia, nje grua e forte dhe energjike , I takoi takim shefit te syertiese per Korcen ,K . Glavenit.

– Duhet te isha njoftuar zyrtarisht , – tha ajo me zemerim e pa permbajtur, -mbi arsyet e pushkatimit te burrit tim.Cilat do qofshin ato,une protestoj per vrasjen e tij, se

Themistokliu ishte I pa fajshem dh era viktime e shpifjeve.

–          Shikoni zonje, – u pergjegj Glavani,duke perdorur te gjitha “ argumentat”

–          E mundeshme , ju duhet te pranoni  faktin, se sado I hidhur te jete, se Keshilli

–          I Luftes, qe denoi burrin tuaj, u mbeshtet ne prova te sigurta.

–          – Ne cfare provash ?M’I jepni ato, ia preu me zemerim dhe e hidheruarajo.

–          -Cfare gjyqi qe ai kur nuk u thir asnje deshmimtar per te shfajesuar burrin tim?

–          E veja e shikoi me qortimdhe inat dhe shtoi:

–          Themistokliu   asnjehere nuk ka vepruar  me koken etij dhe pa biseduar ceshtjet me Dekuenin e me  Salin.Per cfare u akuzua ?Ju  dhe nje here te me paraqitni provat. Sa rrojti ajo se mesoi te verteten.

Kete  lajm te pa pritur e trondites, Sali Butka  e mesoi po ate dite qe u prhap ne Korce.

U pikellua per kete ngjarje tragjike dhe thirri gjith komandatet e cetave per t’u dhene mandatin e ketij lajmi te hidhur.Gazeta e Korces ui ndalua te dilte pas pushkatimit te Themistokliut,jehona ndiqej vetem nga gazetat e jashtme qe botoheshin shqip.Gazeta ´

“DIELLI”e 18 dhjetorit 1917 ne faqen e pare rrethuar me nje kornize te zeze                                                                                                             me viza te trasha  e me tituj e nen titij te medhenj  ja nje nga ata:

“FRENQTE DYFEQISNE PREFEKTIN E KORCES .ATDHETARINE MADH

THEMISTOKLI GERMENJIN’.

Korca qyteti I tij I lindjes  asnjshere nuk e harroi birin e saj te madh Themistokline shembull eshte monumenti prej bronxi ai paraqitet hije rende dhe ndofta pak I ngadalshem, ai shikon poshte, si kalliri I grurit plot buke .Ky eshte Themistokliu I Republikes  se Korces.AI monument u ngrit me ndihmen e pa kursyer te popullit te Korces  dhe bahces ku u ngrit ky monument ju vu emir I tij.

Themistokliu hyri ne histori e u be nje nga figurat me te ndritura me te dashura te popullit tone. U dekorua me dy dekorata:”Urdheri iSkenderbeut “ dhe “Perveprimtari

Patriotike te shkalles pare”.

            Nje gabim I bere me 1917 nga gjenerali Sali, qe u korigjua vetem 81 vjet me vone. Me 1998, Republica Franceze vendosi te njohe pafajesine e Themistokli Germenjit dhe ambasadori francez ne Tirane KRISMANT vendisi nje tufe me lule mbi monument (aty ndodhet edhe v\arri I tij). Kaq per te kujtuar nje aleat te ndershem, por edhe nje nga shqiptaret e pakte qe diti te nxjerre nga turbullirat e Luftes se Pare Boterore dhe nga pretendimet fqinnje te paprekur qytetin e tij. (Revista “Klan” 10.11.1999).

Sotir Laco

Rochester Hills, MIchigan

Filed Under: Histori Tagged With: 96 vjet, e Korces, nga Republika, Sotir Laco

Monografi për misionarin amerikan Charles Telford Erickson

December 16, 2012 by dgreca

Nga Ilirian Agolli/

Studiuesi Mal Berisha sapo ka botuar një libër me 3 vëllime mbi jetën dhe veprat e misionarit amerikan, Charles Telford Erickson. Ai ka patur një ndikim të madh në jetën e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Erikson ka komunikuar rregullisht me presidentin amerikan Udrou Uillson gjatë periudhës më të vështirë, kur rrezikohej ekzistenca e shtetit shqiptar.
Zëri i Amerikës: Zoti Mal Berisha! Ju sapo keni përfunduar një studim mbi jetën dhe veprat e Çarls Telford Eriksonit, një veprimtar i çështjes shqiptare, edhe pse amerikan. Ai ka punuar në Shqipëri, Angli dhe në SHBA, një pjesë kohe i lidhur me organizatën “Vatra”. Çfarë ju tërhoqi tek ky personazh, i cili ka dhënë ndihmesën e vet për pavarësinë dhe për mbrojtjen e territoreve të Shqipërisë?
Mal Berisha: Erikson i ka kushtuar një jetë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Erdhi në vigjilje të pavarësisë në vitin 1908 bashkë me familjen me tre fëmijë, jetoi një vit në Tiranë dhe tre vjet në Elbasan dhe i kushtoi tërë jetën e vet 99 vjeçare, Shqipërisë deri në vitin 1966. Kjo vepër është një pasqyrim i plotë i bëmave të tij në dobi të Shqipërisë, i letrave që u ka shkruar gjithë presidentëve amerikanë në rrjedhë të viteve gjatë jetës së tij, qyshkur erdhi në Shqipëri. Këtu është përfshirë edhe një përmbledhje e pesë veprave të tij të shkruara për shqiptarët, që fillojnë me luftën e Trojës dhe praninë pellazge aty, deri tek njeriu që ai e admironte shumë dhe që ishte mbreti Ahmet Zogu.

Zëri i Amerikës: Çfarë e tërhoqi atë nga Shqipëria, si u lidh ai kaq fort me Shqipërinë?
Mal Berisha: Në të vërtetë ai erdhi si misionar fetar. Duket si e rastësishme, por misionarët amerikane të kishës presbiterane kishin filluar qysh prej vitit 1830 të ishin të pranishëm në Perandorinë Osmane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria në atë kohë. Por sapo ra në kontakt me patriotë të tillë si Aqif pashë Elbasani, Lef Nosi e shumë të tjerë, Erikson u dashurua jashtëzakonisht shumë pas këtij vendi dhe admiroi gjithë virtytet e kombit shqiptar. Në veprat e tij gjenden vlerat më të mëdha të këtij kombi. Nga misionar ai u kthye në një historian, ai u bë një diplomat i famshëm për shqiptarët. Në veprat e tij ai e kualifikon kombin shqiptar si një nga kombet që i ka dhënë më shumë figura njerëzimit.
Zëri i Amerikës: Çfarë mund të na tregoni lidhur me përpjekjet në SHBA të Eriksonit për çështjen shqiptare dhe me marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan të asaj kohe, Uillson?
Mal Berisha: Korrespondenca e tij me presidentin Uillson nuk është një rastësi. Në vitin 1912 ai largohet forcërisht nga Shqipëria. Në çastin kur Shqipëria sapo u pavarësua nga patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin, dihet se korridori serb për në Durrës bëri atë që Shqipëria të pushtohej deri në Elbasan nga forcat serbe. Ata e përzunë Eriksonin “si armik i betuar i Serbisë dhe si mik i betuar i shqiptarëve”; me këtë motivacion është larguar nga Shqipëria me vendim gjyqësor ushtarak në Durrës në mesin e dhjetorit 1912. Por ai asnjëherë nuk u shkëput nga Shqipëria. Vazhdoi të shkruante për çështjen e saj nëpërmjet gazetës “Economist” të Londrës. Në vitin 1919 ai gjendej drejtor i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në zonën jugore të Italisë, e cila atë kohë vuante nga një uri masive. Por në çastin që ai kishte një punë kaq të mirë, organizata jonë “Vatra” i kërkon atij nga Bostoni që t’i bashkangjitet delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ai menjëherë lë çdo gjë dhe i bashkohet delegacionit tonë, i cili drejtohej nga Turhan Pasha dhe përbëhej nga imzot Bumçi, Lef Nosi dhe Mikael Turtulli.
Është një fakt historik i pathënë deri sot që afiliteti dhe ndjeshmria e madhe e presidentit Uillson ndaj çështjes kombëtare shqiptare u rrit në një masë të jashtëzakonshme për shkak të letrave që Eriksoni arrinte t’ia fuste në tavolinë çdo ditë nëpërmjet zonjës së tij, Edit Uillson, e cila kishte punuar bashkë me të për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Korrespondenca e tyre lidhur me çështjen shqiptare dhe letrat që vetë presidenti Uillson i ka kthyer delegacionit shqiptar janë nga dokumentat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë për konsolidimin e shtetit shqiptar, çka i parapriu antarësimit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Zëri i Amerikës: Është një rast i rrallë ky që një personazh i huaj t’i motivojë ose t’i edukojë shqiptarët në ndjenjat e tyre patriotike. Shqiptarët zakonisht janë mësuar që të frymëzohen nga rilindasit e tyre ose nga burrështetasit e tyre…
Mal Berisha: Nëse disa breza shqiptarësh u frymëzuan nga poemat e mrekullueshme të Naim Frashërit dhe të Vaso Pashës për rritjen e krenarisë kombëtare të shqiptarëve, unë u rekomandoj të gjithë lexuesit që kanë mundësi të bien në kontakt me këtë libër të mësojnë se si Çarls Telford Eriksoni e vuri si qëllim të jetës së vet rritjen e nacionalizmit, krenarisë dhe individualitetit të shqiptarëve, për shkak të historisë së mrekullueshme që ne kemi dhe që ai e ka evidentuar me fakte historike, referuar në dokumentat më serioze të bibliotekave të Stambollit, Romës, të British Museum, të Athinës dhe të Uashingtonit.
Zëri i Amerikës: Po misioni i tij si fetar? Ai jetoi në Tiranë, në Elbasan dhe ndërtoi një shkollë në Kavajë, atëherë qytete me prani të gjerë muslimane…
Mal Berisha: Ai erdhi si misionar, por qysh në fillim ai e pa që gjëja më e pakët, për të cilën shqiptarët kishin nevojë në atë kohë ishte të merreshin me punët e fesë. Kështu që ai u kthye në një historian, në një diplomat. Në vitin 1922 ai ishte antar dhe punonjës në Legatën amerikane, qysh në stafin e parë të amerikanë në Tiranë. Pastaj e shohim me një shkop në dorë me një kompani amerikane që kërkon naftë fushave deri në Tepelenë dhe Mallakastër. Pastaj hapi shkollën bujqësore të Kavajës, e cila për fat të mirë ekziston edhe sot, dhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë i vunë emrin e tij, si themelues i asaj shkolle. Pastaj e shohim që e merr dekoratën nga Mbreti Zog “Kalorësi i Artë i Skënderbeut” dhe në vitin 1937 ai ka qenë i ftuar i nderit midis miqve më të nderuar të Shqipërisë ne festimet e famshme të 25 vjetorit të pavarësisë. Dëshiroj të përmend se në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kemi arritur të kontaktojmë me nipërit e tij, prindërit e të cilëve kanë lindur ose kanë jetuar në Elbasan nga viti 1908 deri në vitin 1912 bashkë me gjyshin e vet. Ata ishin pjesë e këtyre festimeve të 100 vjetorit; Pol Erikson, Donald Xhonson dhe Meri Alise Morrison.
Zëri i Amerikës: Si studiues dhe diplomat, sa ka ndikuar Çarls Eriksoni në përpjekjet dhe në angazhimet tuaja profesionale? Çfarë shënon ky njeri në jetën dhe në punën tuaj?
Mal Berisha: Librat e Eriksonit, përveç dokumentave që përbëjnë biografinë, në çdo kapitull kanë një thënie të tij për shqiptarët. Sa herë që i kam nxjerrë ato citate nga veprat e tij të pabotuara, dhe sa herë që i lexoj tani, mua më bëjnë më krenar nga ç’kam qenë më përpara. Është krijuar një ndërlidhje midis këtij personaliteti shumë të madh që ka punuar për Shqipërinë dhe edukimit që ai më ka bërë mua si shqiptar, si diplomat, si patriot, si një qytetar që e dua këtë vend. Kur mësova se sa shumë e deshi ky njeri Shqipërinë, unë them se ne shqiptarët duhet ta duam shumë herë më shumë.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT