• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2012

VRANARI PROMOVOHET NE UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”

December 9, 2012 by dgreca

Universiteti “Ismail Qemali” promovon botimet e vitit 2012 të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj/

Nga Saimira Konda/

E quaj veten të nderuar dhe të privilegjuar që pasqyroj një takim letrar sa të bukur dhe tejet produktiv të një zonje të respektuar, e vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk e tepëroj me entuziazmin tim, pasi referuasit apo moderatori u pritën me duartrokitje nga të pranishmit.
Dje më 7/12/2012, ditën e premte, në orën 11, në sallën e Konferencave në Universitetin “Ismail Qemali” me nismën e Z. Bujar Leskaj (ish Ministër i Kulturës) dhe nën drejtimin organizativ të Rektorit të këtij tempulli dijeje, Prof.Dr. Albert Qarri, u promovuan tre libra të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, ku u prezantuan 4 botime të vitit 2012. Theksoj 4 botime, pasi romani “Rikthim i Ismail Qemalit” është botuar dy herë. Botimi i parë u bë nga Sh. Botuese”LULU” (USA),nën kujdesin e Dr. Fatmir Terziut – Londër. Kurse ribotimi u bë nga Sh. Botuese “Nacional”.
Moderator i takimit ishte Z.Fitim Haxhiraj.

Librat që u analizuan dhe u bënë të njohur për të pranishmit  janë:
1- “Rikthim i Ismail Qemalit” -roman
2-“Çmimi i Dualizmit “-novelë
3- “Bashkë në dashuri dhe  atdhetari” studim, që u botua në Bukuresht nën kujdesin  e plotë (tekniko-financiar) të Z.Baki Ymeri.
Ky takim ndryshe nga promovimet e tjera të shkrimteres Haxhiraj kishte një vlerë të veçantë pasi u bë në prani të mëse 300 studentëve.Morën pjesë përfaqësues të: Ministrisë së Kulturës, Zv/ministri Abaz Hado, ish ministri i Kulturës, Z.Bujar Leskaj(Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me përfaqësues të Qarkut Vlorë ,sekretari i Qarkut Vlorë Z. Ridvan Mersimi, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Vlorë, Z.Ermal Xhelili,përfaqësues të  shoqatave, “Ismail Qemali”, “Ali Asllani”,”Dukati”,”Labëria”, “Kanina”, “Shoqata e të persekutuarëve”, shkrimtarë dhe lexues të autores.

Moderatori Fitim Haxhiraj, pasi falenderoi Rektorin e Universitetit, z. Bujar Leskaj, Zv/ministrin Hado, Sekretarin e Qarkut, Z.Ridvan, drejtorin e arsimit Z. Xhelili studentët dhe pjesëmarrësit, për këtë takim në Universitetin që mban emrin e Ismail Bej Vlorës, burrit të shquar të kombit, themeluesit të Pavarësisë dhe shtetit të parë shqiptar, citoi këto vargje të kënduara në Labëri:

“Moj Vlorë,

    moj strehë  xheneti,

       Doli e foli prefekti,

       Osmën Haxhi Muhameti:

       Të mblidhet gjithë mileti

       Se vjen Qemali nga deti”

“Labëri”

Fjalën e çeljes e mbajti Rektori i Universitetit, Z. Qarri, i cili e quajti domosdoshmëri takimin me një shkrimtare të tillë me përmasa tej kufijëve tanë shtetëror me studentët e Universitetit. Ai e quajti të rëndësishëm futjen e letërsisë bashkëkohore në institucionet  e arsimit dhe Kulturës për një edukim dhe drejtim ndryshe studentëve dhe brezit të ri.
Më pas, Prof.Dr . Bardhosh Gaçe “Mjeshtër i Madh” bëri analizën e romanit “Rikthim i Ismail Qemalit”dhe nxori në pah vlerat e tij, referat që do ta japim të plotë, fjalën e të cilit moderatori Haxhiraj e përshëndeti me disa vargje krenarie pr të shoqen:

“Zoti i madh që je lart.

Ma bëre dhuratë mua.

I lumtur që e kam shoqe

I nderuar që e kam grua!”

Fitim Haxhiraj
Bedri Çoku ardhur enkas nga Tirana, foli për vlerat e Vilhelmes si shkrimtare, së cilës ia mohuan të gjitha të drejtat humane apo si një nga gratë e para , që theu frikën e punoi në fushën sociale për demokracinë tonë të brishtë, për emancipimin e shoqërisë dhe veçanërisht në integrimin e gruas, ka luftuar dhe vazhdon të luftojë me letërsinë e dhe publicistikën e saj për barazi gjinore si dhe zbutjen e problemeve sociale . Z.Bedri Çoku theksoi se asnjë shkrimtar tjetër ,jo në 16 vjet por as në 68 vitet e pasluftës, si Znj. Haxhiraj që i ka dhuruar lexuesit 32 libra, me mijëra faqe , gjë për të cilën e falendereoj. Si Vilhelmja nuk ka tjetër në Shqipëri, është unikale.Ndaj pa droje jam i lumtur që e quaj “Shkrimtarja e Kombit”.

Nxënësja e shkollës së mesme “Orikum” Brixhid Çeloj, përshëndeti takimin me poezinë në hyrje të romanit, e cila me deklamimin e bukur, bëri gjithë auditorin të ngërthehej pas fjalëve të saj shprehëse.

“E Djeshmja”

Iku…

si ku kështu?!

Mbeti diku…

në rrugët e drobitura,

nën peshën e kohës.

La pas të qeshurat,

gëzimin,

dhembjen…

dhe zhgënjimin që lë mohimi.

Harroi përleshjet mes epokave.

Shpërfilli

ngërdheshjet demoniane,

hakërrima zagarësh…

lajkat servile…

buzëqeshjet hipokrite…

dhe me pluhurin e shekujve i mbuloi…
Ajo që iku dje,

vazhdon të çapëlojë

këmbëzbathur …

e përbaltur…

e lodhur…

e sfilitur…

Në shinat e jetës

bashkëudhëton me të sotmen,

rrugën e Nirvanës i tregon…

E sotmja …kapur për dore,

të dyja i ngërthen…

dilemën që nesër pritet të vijë

me gungaçen e zymtë që shkoi…

Buzëqeshjen…

shpresën…

të bukurën e rilindur…

mes dallgëve zulmëmëdha të jetës…

në një pikëkohë …e tashmja i bashkon!”

Vivra
Z.Ahmet Demaj, mësues, Kryetar i Sh.” Labëria”, autor i librit”Burimi që s’fal”,para se të bënte analizën e novelës “Çmimi i Dualizmit”,tha: “Z.Fitim Haxhiraj e kam njohur si qytetar, si artist, koreograf e kërcimtar, apo aktor, kohët e fundit si menaxher i letërsisë së bashkëshortes, znj.Vilhelme, kurse sot po njoh një moderator të shkëlqyer. Pas analizës së novelës, u shpreh duke pyetur: “Kjo novelë, këlthet ulërin:’ O njerëz, çfarë jemi dhe ku po shkojmë?” dhe më pas vazhdoi: “Kjo ngjarje mos ndodhtë në Shqipëri…larg nga vendi im, larg nga qyteti a fshati im, larg nga lagjia ime dhe larg nga shtëpia ime…!”

Ndërsa Z.Bajram Koshena pasi dhe mendimin për vlerat letrare të krijimtarisë së Vilhelme Vranarit, ku ai gjente veten, përshëndeti me  një poezi kushtuar autores:

 

Lulja që mbiu në gur

 

Në agun e qiellit arbëror

Kur nata ra…

mbi qiellin blu të vendit blu,

dhe maleve shkrepin vetëtima

Rrënjët …

Ti fort i mbolle mbi gurë,

Atje…,

ku lindin vetëm trima.

Mbi kalanë e lashtë

të Kaninës Zonjë…

u rrite …hodhe shtat,

detet e kaltër ta lanë ball

ti emrin e saj e ngrite lart.

S’të trembën vitet e përgjakur

fjala jote…

mes territ çeli si dritë

mirësi…

shpresë shpërndau anekënd,

edhe pse të keqen barbarët

mbillnin për çdo ditë,

Ti shpërfillëse

të ardhmen e brishtë po gdhend.

Lule je

në ballkonin mbi Vlorë,

fjala aromë mirësie

kë kundërmon në çdo vend

sikur Zoti…

të paska dërguar me dorë.

Si rreze drite, ngjyrë ergjënd

fjala jote

si ujëvarë që zbret nga mali

mendjekthjellët..

nën shkëlqimin diellor,

e shtrenjta jonë, Vilhelme Vranari,

je si rreze drite…

në agimet e qiellit arbëror!

Ish i burgosuri politik,qytetari fisnik,Anëtar Nderi i Sh.”Ali ASllani”,Z.Shaban Xhyheri, përmes fjalëve të tij si i moshuar përcolli te studentët mesazhe e dukimi mbi vlerat e një letërsie bashkëkohore, ku shkrimtarja i bënë radiografinë dhe autopsinë shoqërisë dje edhe sot. Lexoni letërsinë e saj që të njihni të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Moderatori Haxhiraj e përshëndeti me vargjet:

“Kështu lufton shqiptari,

për mëmëdheun e tija,

ndaj e gjithë bota thonë :

“atje buron trimëria!”

Zv/ministri Abaz Hado përgëzoi takimin e mrekullueshëm, uroi për vlerat e kësaj shkrimtareje të famshme brenda kufijëve tanë tokësor, në trevat shqiptare. E vlerësuar me çmime edhe jashtë vendit, në formë autoktritike pranoi mungesën e futjes së letërsisë moderne, veçanërisht të zonjës së nderuar Vranari për t’u studiuar nga nxënës dhe studentët tanë. E mori si detyrë për të ardhmen.

Nxënësja e gjimnazit të Orikumit, Marsela Seferi uroi shkrimtaren dhe përshëndeti të pranishmit me poezinë në ballinën e fundit të romanit. E ulur në gjunjë, ajo vajzë e re 16-17 vjeçe, iu fal qytetit “Nder i Kombit”mes duartrokitjesh për qytetin ëndërr.

Të falem , o Vlorë

 

Të falem …

ty Vlorë!

O qytet i Diellit,

ty…Parajsa,

ku kanë folenë Perënditë…

Adriatiku i kaltër…

të dhuroi mirësinë…

Joni blu i thellë…

me të tepërt të fali bujarinë…

Kodrat me agrume e ullinj…

dhuratë e vyer për begati.

Të pyes moj fatmadhe:

-a gjendet ndokund..

një tjetër Perlë margaritare…

si ti ?!

 

Ndaj Zoti…

me bujari të përkëdheli…

sepse të ka pasur …

dhe përjetësisht të ka

“Të Përzgjedhurën e tij…”

 

Unë…

bija jote të përgjërohem,

sot e përgjithënjë,

se kurrë nuk do të të ndërroj

me asnjë thesar të gjithësisë…

 

Të lutem,

më thuaj,

o qytet ëndërr…

a mund ta gjej vallë …

tjetërkund…

si ti një tjetër mrekulli ?! 

                 Vivra

Iniciuesi i takimit, biri i Vlorës Z. Bujar Leskaj i bëri një analizë prurjes letrare dhe cilësore të autores. Kujtoi promovimin e trilogjisë “Vështroni Meduzën”më 2005, kur ishte Ministër i Kulturës, e kam quajtur Zonjën Vranari “Musine Kokalari e Vlorës” kurse trilogjinë “Saga e Vranajve”.Ajo që ka shumë vlerë është ballafaqimi që i bën autorja të vërtetës së hidhur. Nga romani ai udhëtoi bashkë me Ismail Qemalin nëpër vite duke pasqyruar vlerat e diplomatit të shquar, fisnikut të mençur që pas Skënderbeut themeloi shtetin e parë shqiptar. Si Skënderbeu për kohën e vet, edhe Ismail Bej Vlora kanë vlera të pallogaritshme dhe janë të papërsëristshëm. Vilhelmja na e solli të gjallë në këtë 100 vjetor., gjë që nuk e bëri asnjë tjetër: Ndaj kritiku i mirëfilltë Dr. Fatmir Terziu dhe Prof. dr.Eshref Ymeri e kanë quajtur“E munguara në letrat shqipe”

 Së fundmi shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj shprehu falenderimet për të pranishmit, iniciues dhe organizatorë, si dhe lumturinë e saj që ky promovim u bë mes studentëve, pasi para së gjithash ajo është mësuese.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ismail Qemali, Saimira Konda, Universiteti, Vilhelme Vranari

FESTIMI I 100 VJETORIT TE PAVARESISE PAGEZOI LINDJEN E DEGES SE RE NE JACKSONVILLE

December 9, 2012 by dgreca

NGA MIRGENA DEMNERI/

O Flamur gjak, o Flamur Shkabe,/

O vent’ e vater, o nene e babe…./

Fan Stilian Noli (Himni I Flamurit)/

Kush nuk i ka mbushur syte me plot te pakten nje here ne jeten e vet duke lexuar vargjet e rindasve shqiptare. Kush nuk ka qare te pakten nje here sepse eshte ndiher shume i pafuqishem per ta ndihmuar Shqiperine. Njeqind e dyzet shqiptaret e mbledhur nga shoqeria Vatra ne Jacksonville kishin njeqind arsye per te derdhur lot perpara flamurit, por vendosen te festonin ne vend qe te vajtonin. Ne fund te fundit, 28 nentori i 2012 shenon 100 vite Pavaresi. Dhe per shqipetaret qe kane shkruar historine me gjak bijsh e bijash, kjo dite shenon Rilindjen Kombetare ne kalendar.

Shkodrani Asllan Hysaj, nder me te urtet mes te pranishmeve ne restorantin “Mediterane”, ngriti flamurin ne shtize nderkohe qe tingulli i Himnit shoqeronte ritualin e shenjte. Per te shtuar emocionet dhe dhene udhe festimeve kryetari i deges se Vatres ne Jacksonville, Adriatik Spahiu, permendi vlerat qe na bejne ne shqiptaret nje komb. Sic jane deshira per te jetuar te lire, respekti per fete, idete dhe toleranca civile.

Federata Panshqiptare e Amerikes “Vatra” u themelua me 28 prill te 1912. Me 28 prill 2012 u festua ne New York me madheshti 100 vjetori i themelimit te saj. Atje, ne festen e 100 vjetorit te Vatres, ishte dhe Adriatik Spahiu me familjen dhe pat premtuar se shqiptaret e Jacksonville do ta kishin shpejt degen e Vatres. Dhe ja ne 100 vjetorin e Pvaresise, dega ka nise veprimtarine e saj me synimin qe te forcohet, te shtoje anetare dhe te rrise veprimtarite. Dega e Jacksonvill-it e themeluar me 18 nentor 2012, premton te ndjeke ne gjurmet e nismetareve te saj qe kane influencuar diplomacine nderkombetare ne mbeshtetje te interesat liridashese te kombit. Rilindasit, filozofet dhe poetet qe ia dedikuan vepren e tyre Shqiperise u sollen ne festime nepermjet recitimeve te poezive te tyre frymezuese. Naim Frasheri erdhi permes recitimit te Dr. Ali Lushnja nga Permeti. Gjergj Fishta erdhi permes recitimit te Enrik Baba nga Shkodra. Cajupi erdhi me poezine “Atdheu” permes ligjerimit te Juli Pollo nga Gjirokastra. Asdreni erdhi me “Himnin  Flamurit” permes korcarit Z. Nezmi Cuko. Vaso Pasha  erdhi me “O moj Shqypni”nga Matilda Moja. Filozofi Arshi Pipa u soll me passion nga Teuta Agovi me origjine kosovare dhe poeti I famshem cam Bilal Xhaferri zuri vend me “Baladen Came” nga recitimi i Z. Rexhep Laias. Faic Konica na kujtoi perms citimit te z. Vebi Musta se sa I vjeter eshte prejardhja e flamurit shqiptar. Gjergj Lacuku recitoi poezine e Gjergj Fishtes “Atdheu’ dhe koordinoi mbremjen. Festimet I nderuan me fjalime, edhe avokati Ardian Gjoka dhe Besim Hasani. Humoristi shkodran Z. Aleksander Ruci solli buzeqeshje me humorit e zgjedhur. Ashtu te bashkuar shqiptaret kenduan dhe kercyen kenge e melodi nga te gjithe trevat e Shqiperise duke deshmuar se I mbajne dhe I trashegojne traditat dhe e lena brez pas brezi. Ne festimin me sukses ndihmuan kontribuesit, Niko Bnega, Hasan Hakrama, Adratik, Spahiu, Ardjan Gjoka dhe Bukurosh Curre.

Cdo shqiptar ka qare te pakten nje here ne jete kur ka lexuar poezite plot pasion te rilindasve. Cdo njeri(1-ri) nga 140 shqiptaret e mbledhur per 100 vjetorin e pavaeresise do ta kujtoje diten qe vatra I mblodhi bashke, dhe shpresen qe iu ndezi per nje te ardhme me premtuese per Shqiperine.

“..Jepni, Nenen te shpetoni,

Komb e vatra te nderoni.

Mbahu, Neno, mos kij frike

Se ke djemte n’ Amerike..”

“Jepni per Nenen”  nga Fan Stilian Noli

***

Histori per degen e Vatres ne Jacksonville:

18 nentor 2012 mbledhja e pare per krijimin e Vatres

19 nentor 2012 mbledhja e pare e bordit drejtues,

Lista e bordit drejtues te  Deges vatra ne Jacksonville,

Kryetar I zgjedhur:         Adriatik Spahiu.

Anetare te Bordit:  Aferdita Laias, Gjergj Lacuku,  Ardian Gjoka, Bukurosh Curre((Per me shume do te lexoni ne DIELLIN e printuar)

Filed Under: Kronike Tagged With: dega e re, e Vatres, Jacksonville, Mirgena Demneri

AZEM HAJDARI, PERJETESISHT MES STUDENTEVE

December 8, 2012 by dgreca

Përurohet në Qytetin Studenti busti i liderit të dhjetorit Azem Hajdari

 Aty ku nisi 22 vjet më parë, ëndrra e studentëve të dhjetorit dhe mbarë shqiptarëve për liri dhe demokraci, është përuruar busti i tribunit të demokracisë Azem Hajdarit. Dhe pikërisht me rastin e 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, statuja e tij qëndron sot në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti.

Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij ka vlerësuar liderin e dhjetorit si tribuni, që bëri më shumë për liritë në historinë tonë kombëtare.
“Kjo ditëlindja e dytë e qytetarëve shqiptarë, ditë në të cilën 22 vjet më parë studentët e universitetit të udhëhequr nga tribuni i lirisë Azem Hajdari nisën protestën e tyre të madhe”- u shpreh në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë.

Duke ju drejtuar studentëve dhe studenteve kryeministri u shpreh: “Ju do kaloni prnaë këtij busti dhe natyrisht në tërësi ju nuk keni takuar dhe nuk e keni njohur Lëvizjen e Dhjetorit, studentin që në krye të studentëve të Dhjetorit ’90 të cilët ne shqiptarët në të 4 anët e vendit do t’i quanim asokohe ëngjëjt e lirisë sonë”- vijoi ai.

Përurimi i kësaj shtatoreje për kryeministrin Berisha është një nderim për veprën e tyre të pavdekshme dhë qëndron pikërisht në vendin ku lindën liritë njerëzore dhe individuale, atje ku nisën një nga betejat më të mëdha, më të vështira dhe më të guximshme në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Kryeministri kujtoi kohën e takimit 22 vjet më parë me liderin e Dhjetorit dhe konstatoi një vendosmëri për të realizuar ëndrrat e lirisë, sepse pa tek Azemi një lider të jashtëzakonshëm.

“22 vjet më parë në 9 dhjetor, në një ditë shiu si kjo, pata fatin e madh të takoj për herë të parë në jetën time të ulem dhe bisedoj me Azem Hajdarin, tek i cili konstatova një vendosmëri absolute për të realizura idealet e lirisë së mbarë shqiptarëve. Hajdari kishte shpirtin e pamposhtur dhe dhuntitë e një lideri të jashtëzakonshëm”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Azem hajdari

CEZARIT-PËR ATË QË I TAKON CEZARIT

December 8, 2012 by dgreca

 NGA GËZIM LLOJDIA*

 
Abstrati
Enver Memisha Lepenica njihet  prej vitesh si studios e publicistë i veçantë në fushën historike   mirëpo sakrifica dhe  mundi i tij, puna shumëvjeçare përfundoi pa kapitale dhe pa fitime,por ai është nga figurat me te nderuara, sepse të  gjithë energjinë e tij ai e drejtoi në luftën për te mirën e përgjithshme. Enveri shkeli në gjurmët historike të një katundi të vogël me histori te madhe në Labëri, plot tradita që  kane ruajtur dashurinë dhe respektin reciprok duke vlerësuar karakterin burrërinë dhe patriotizmin. Sokakët e Lepenicës ky katund  i pluskuar  në  një shullë larg maleve maleve me mjegull,afër shushurimës së Shushicës. Katundet e shtrirë në të dy anët e lumit Shushicë e vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës afro 80 km. Gjurma e thellë e qytetërimit të lashtë të kësaj lugine ka hapur një brazdë të thellë, ndonëse ndodhet në fillesë të saj. Në këtë luginë mulliri i kohës kishte gdhendur më tepër bestini se sa realitete duke fshehur në tokën e sajë të sertë, shkëmbore, aty ku gruri gjendet në “shtëpinë e vet”, diamantet e qytetërimit të saj, historinë e shkruar dhe gjurmët që kanë lënë qytetërimet. Këtu në këtë truall lindi edhe studiuesi dhe publicisti Enver Lepenica për të cilin dy autorë Novruz Shehu dhe Doc.Dr.Alqi Naqellari  përgatitën një botim serioz “: Enveri i Lepenices- Me rastin e 65 vjetorit te lindjes. Publikuar nga   “Emal “ gjithsejtë 449 faqe,  me ISBN978-9928-04-022-2. Ky libër është  i pari në llojin e vete ku autorët kanë sjell të plotë 65 vjet,të një njeriu studios,kërkues i ndershëm,patriot deri në frymë të fundit. Ky libër është i pari në llojin e vet , sepse jeta e një njeriu  pasionant e shqiptar i vërtetë aty është konceptuar në tërësinë sipas historiografisë dhe rrjedhave të kohës,është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme plot kulturë .Ky libër është shkruar ndryshe nga botimet tjera .Ka një rrjedhë logjike të ngjarjeve dhe shkallëzimit të jetës të personazhit kryesor. Ka një renditje të temave sipas botimeve të kryera .Ka një mënyrë shkencore të paraqitjes së dokumenteve jetësore .Ka jetë dhe frymë jete në këtë botim  i cili i kushtohet një njeriu, që jeton ka mbushur plot 65 vjet,jeta e tij  është gjurma   që mbeten në shekuj thonë autorët .

Kronologji  historike

Autorët kanë ndjekur një kronologji  historike të çdo botimi  të këtij autori duke cituar  për çdo libër artikujt,kritika,recensat e kryera nga autorë të ndryshëm për librin e autorit E.Lepenica duke llogaritur kështu një punë me një kosto të madhe. Janë mbledhur pothuajse në masën 100%  artikujt dhe gjithçka, që i është kushtuar botimit,gjë që ka detyruar autorët ti kërkojnë ato jo vetëm në sitet e internetit por duke nisur një komunikim me autorët që kanë shkruar ,për botimet që do të thotë se janë kontaktuar shumë autorë për botime të ndryshme në kohë të ndryshme botimi dhe frutë i kësaj pune janë mbi 380 faqe,në formë eseje,kritike,recense,diskutimi , që i kushtohen librave të botuara nga E .Lepenica.Ne mund të vështrojmë vetëm disa prej tyre si i kanë renditur autorët e librit.:”Neper greminat e përgjakura komuniste”, Tirane 2007. Kanë shkruar: Eglantina Alliaj, Albert Abazi,Novruz Xh.Shehu,Hysen Ismail Haxhiaj,Petrit Muca, Dr. Iliaz Gogaj,Fari Shaska,Gezim Llojdia.”Perballe klithmave te korbave”, tirane 2008. Kanë shkruar: Gezim Llojdia.Dr. Iljaz Gogaj Docent, Dr. Alqi Naqellari,Kastriot Frasheri,Shpresim Kasaj.Thonë se ujqit e vjetër e shqyejnë vërtet hënën lehonë. Dhe qentë do ta bënin copë, nëse u jepej mundësia. Kështu ujqit dhe zogoria e qenve të ligësisë ishin gati duke shqyer, atë që quhej demokraci e brishtë e vendosur pas viteve ‘90 në Shqipëri. Një cifël e kësaj historie që ende e kemi në kujtesë gjendet në botimin më të fundit të studiuesit dhe publicistit të mirënjohur: Enver Memisha Lepenica: “Përballë klithmave të korbave”. Mjegullina ka  mbuluar nëpër kohëra enigmën e shumë vrasjeve mister. Nga zëri varet vdekja ose rrojtja e Shqipërisë .Enver Lepenica është laureuar në fakultetin ekonomik UT me rezultate të lartë ka kryer kurse kualifikime për organizim dhe drejtim, ka qenë drejtor kabineti i Ministrit të Kulturës, si dhe Inspektor i përgjithshëm i Ministrit të Brendshëm me gradën nënkolonel. Është themelues i gazetës së parë opozitare të qytetit të Flamurit “Zgjimi”, autor i librave historikë si: “Vetëvrasjet. Barbarët zbresin në Vlorë”, “Hysni Lepenica-Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar”, “Antologjia e plagëve nën terrorin komunist”, “Pseudonimet e përdorura gjatë Lëvizjes antifashiste 1939-1944”.Një rekurs i munguar i individit në mbrojtje të demokracisë ndaj së keqes social-politike. Shënime për librin e z. Enver Memishaj. Edhe pse ndodhemi pranë kapërcimit të dy dekadave të përmbysjes së diktaturës komuniste ende shqiptarët nuk po arrijnë të shijojnë kolektivisht shijet e demokracisë së ëndërruar dhe shtetit të së drejtës. Këtij shqetësimi mëse qytetar, mbetjes së “korbave” dhe klithmave të tyre, i referohet studiuesi dhe autori i mirënjohur Enver Memishaj me libri e tij të fundit: “Përballë klithmave të korbave”. Në këtë lundrim të gjatë dhe të lodhshëm, për ti sjellë lexuesit me fakte ato të vërteta historike, që përveçse përshkojnë këtë tranzicion të tejzgjatur, ashtu edhe ngarkesat jo vetëm mendore, por edhe të armatës së ish-nomenklaturës komuniste të regjimit të kaluar. është ky udhëtim që na eksploron atë që rrallë e shohim. “ Kthimi i borxhit te madh”, Tirane 2009. Kanë shkruar:-Ferdinand Hysi,Izet Shehu, Gëzim Llojdia  ,Flori Slatina.’ Emblema e nje epopeje”, Tirane 2010. Kanë shkruar :Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Laureta Petoshati .Prof.Dr. Uran Asllani, Ilmi Bani,Doc.Dr.Alqi Naqellari,Prof. dr. Bardhosh Gace,Shpresim Kasaj, Astrit Xhaferi.”Vetëvrasja, barbaret zbresin ne Vlore”, Tirane 1998-Fari Balliu. Komandanti i  pergjitheshem i fuqive te Ballit Kombëtar”. Prof.Doktor Hysni Myzyri,Akademik, Prof.dr. Beqir Meta, Prof. dr. Muharrem Dezhgiu –Avokat Neshat Nguci. Gëzim Zilja,Kostaq Xoxa, Cobo Skenderi, Skender Qendro.Prof. dr. Bardhosh Gace:Ne vargun e botimeve te pakta për Luftën e Vlorës te vitit 1920, do te zere nje vend te nderuar edhe “Emblema e një epopeje” e autorit vlonjat Enver Memishaj, qe ai shton mbiemrit edhe emër-vendin Lepenica, duke dëshmuar dashurinë e tij te zjarrte për vendlindjen, e duke respektuar e kujtuar edhe te paret e tij qe e mbajtën me nder këtë mbiemër. Për këtë ngjarje madhore te historisë sonë kombëtare, ne bibliotekën tone njohim disa botime serioze, si ato te Muin Camit, Neil Shehut, Ago Agajt, Gani Iliazit, Spiro Kosovës, Isuf Luzaj dhe shume shkrime analitik e studimor.

Epopeja e Vlorës e gjalle ne kujtesën historike te shqiptareve

Gjithsesi Epopeja e Vlorës me 1920, ende është e gjalle ne kujtesën historike te shqiptareve, e sidomos vlonjateve, pasi siç shprehet edhe autori italian Agustino Koriliano, ajo tronditi qiellin e Evropës dhe diplomacisë se saje duke kërkuar Urine e shqiptareve. Ne këtë 90 vjetor te kësaj epopeje te lavdishme, studiuesi i zellshëm Enver Memishaj pas një hulumtimi te thelle nxori ne drite ketë libër monografik dhe te veçante, libër ky qe përben një vështrim enciklopedik mbi Luftën e Vlorës siç është përcaktuar me te drejte edhe nga Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. Duke përshëndetur këtë botim do te thosha se vlerat e tij janë te shumëfishta, veçanërisht do te theksonim:Se pari: Me këtë vepër autori për here te pare e sheh Luftën e Vlorës me 1920 ndryshe nga studiuesit dhe historianet e deritanishëm. Autori e sheh këtë lufte te udhëhequr nga atdhetare te zjarrte dhe te përgatitur nga ana ushtarake dhe kulturore si Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi, major Ahmet Lepenica, kapiten Qazim Koculi etj, dhe jo ashtu siç është trajtuar deri tani se kjo luftë u udhëhoq nga fshatare analfabet, pavarësisht se peshën me te madhe te kësaj lufte e mbajtën fshataret patriot te Vlorës. Se dyti: Vlora nuk ka një muze qe te pasqyroje sadopak këtë epope legjendare. Vepra e z. Enver Memishaj “Emblema e një epopeje” na paraqitet ne këtë 90 vjetor si një muze i gjalle lëvizës, i cili ringjall historinë tone kombëtare dhe shërben njëkohësisht si një sensibilizim për organet e shtetit shqiptar per te ngritur muzeun e epopesë se Vlorës me 1920.Se treti: Ne këtë libër përshkruhen ngjarje dhe ndodhi historike te njohura pak ose aspak, por ka edhe mjaft personazhe, qe nga anëtaret e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, qe rishpallen pavarësinë e Shqipërisë, shtabi i Luftës se Vlorës me 1920, komandantet e çetave, dëshmoret, te plagosurit ne këtë lufte, edhe këta te trajtuar për here te pare pasi ishin lënë ne harrese apo ishte mohuar vepra e tyre atdhetare. Autori pasqyron gjithashtu atmosferën e zjarrte luftarake e shpirtin liridashje te vlonjateve, por edhe te krahinave te tjera te vendit për te zgjidhur enigmën ne se do te kishte Shqipëri pas kësaj beteje, apo do te fshihej nga faqja e dheut si? shpreheshin luftëtaret e kohës. Se katërti: Je vlere e veçante e veprës se z.Memishaj është se ne faqet e kësaj vepre përshkruhet edhe kontributi i krahinave te tjera si Mallakastra, Tepelena, Gjirokastra, Tirana, Skrapari, Devolli te cilët ju bashkuan zërit çlirimtar te Vlorës.Se pesti: Këndvështrimi historik i kësaj vepre është i qarte Lufta Epope e Vlorës, është vazhdim i Kongresit te Leshnjes, ose siç thotë njeri prej protogandisteve te asaj kohe është e pjella e këtij kongresi, pra i përpjekjeve te vazhdueshme te shqiptareve për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut

Flet autori Novruz Shehu: Enver Memisha, hyri ne jetën time dhe te Alqi Naqellarit, mbas viteve 2000. Ai vinte vazhdimisht ne Bibliotekën Kombëtare dhe shfletonte e shfletonte vazhdimisht. Kish nje trup te larte, flokët e bardhe e tregonin intelektual, por disa rrudha qe i ngushtoheshin e zgjeroheshin ne balle e tregonin rebel deri ne te pandreqshëm. Ndoshta ky rrebelizin i përbashkët na beri te mblidheshim te tre ne Institucionin e kafesë, ose parlamentin e popullit siç e quan Balzaku, e te sillnim e stersillnim te gjalle e te vdekur nga faqet e historisë. Demokrat e antikomunist i përkushtuar, Enver Memisha hyri ne fokusin e media jo pak here. Dhe ai përballej pa ja here syri “tent” duke u dhënë te kuptojnë, ish punëtoreve te sigurimit, se geni vital i se djathtës u përndoq, u sulmua, u dogj e sterdogj, por nuk u zhduk. Dhe te dine mire se demokracia, s’është tolerante aspak për militantet e terrorit te komunizmit. Me Enver Memishen është pothuaj e pamundur, qe te jesh mik dhe kjo për arsye se duhen tre kushte: Te jesh i ndershëm, te mbash fjalën, te jesh i guximshëm. Ne këtë trim e kemi pasur te vështire, por jo te pamundur, qe ta mbajmë mik dhe ne 65 vjetorin e lindjes t’i dhurojmë këtë libër, ashtu siç mund t’i dhuronim edhe një tufe me lule, apo një torte te shoqëruar me një 5000 lekëshe. Po pse nuk zgjodhëm rrugën tradicionale? Miti i librit mund te na beje pak allaoficer e allakryetar komiteti e alia sekretar i pare etj etj, qe bëjnë libra për vete e për ata qe bene çudira ne komunizëm. Natyrisht do te nënqeshin jo pak. Do te nënqeshin e bile do te shkrihen ne gaz ata, qe kane shkruar poema e filma e opera e valle e këngë për heroin e Kinës Lej Fen. Le te qeshin. Duhet te qeshin dhe te n–ojne edhe ata ne ketë planet. Por ne jemi te ndërgjegjshëm se po kryejmë një akt intelektual duke i dhënë pikërisht këtë libër, shoqërisë shqiptare, pikërisht ne 65 vjetorin e një intelektuali e studiuesi te guximshëm. Ne rast se shoqërisë i jepet ne libër modeli i një personi, qe te bën te ndihesh me i guximshëm, me sakrifikues, me human, atëherë këtu duhet kuptuar se kemi te bëjmë me një akt te rendesishem për ata, qe dine te vlerësojnë aktet e rëndësishme te shkronjës. Skënder Brahimaj shkruan:Lepenica është një fshat i vogël por me histori te madhe, qe ka nxjerre mjaft figura te patriotizmit shqiptar qe ne kohe te hershme, por veçanërisht dua te përmend figurat qe nga 1912, ne Luftën e Vlorës me 1920 dhe deri tek Lëvizja Antifashiste. Figura nga ky fshat nuk munguan edhe gjate Lëvizjes Demokratike dhe përmbysjes se diktaturës komuniste, 1990, 1991 dhe gjate vitit 1997 dhe 1998. Një nga figurat e shquara te këtij fshati është edhe Enver Lepenica, i dli u shqua veçanërisht gjate viteve 1990, 1991 dhe sidomos gjate viteve 1997 e 1998, duke luftuar me bandat komuniste me pene, me libra te botuar, ne propagande dhe me pushke ne dore kur qe nevoja. Komunistet e Vlorës nuk kishin gabuar, me 1997, kur morën vendimin për ta ekzekutuar. Ai ishte qendrestar dhe kundërshtar i vendosur i tyre. Enver Lepenicen te cilin unë do ta quaja pa dyshim një patriot dhe bir te denjë te Lepenices, me shume se sa një studiues te historisë dhe denoncues i forcimit, terrorit dhe dhunës komuniste.

Rilingjalli me buje tiparet e zjarrin e atij geni

Flasin autorët e librit:Ai ka lindur ne fshatin e Lepenices te rrethit Vlorës me5 korrik te vitit 1944, i përket fisit Allushaj te këtij fshati, fis me personalitete, qe kane rrezatuar ne historinë kombëtare. Ky fis, i ndare ne nendeget Memishaj, Brahimaj, Canaj, Hysaj, i ka dhënë personalitete te shquara historisë se Shqipërisë, ne shtresa te ndryshme kohore si Ahmet Lepenica, Hysni Lepenica, Aferdita Lepenica, Fejzua, Numani, Xhelali, Selami, Qemali, Refati, Zij ai, Hasani, Faiku, Xhezua, Allushi etj.I rritur ne genin e një fisi nga me vitalet, ne trevën e Vlorës e me tej, Enver Memisha, trashëgoi e rilingjalli me buje tiparet e zjarrin e atij geni, sa rebel e kryengritës, aq te mençur e me polen inteligjence..Enveri kreu ne Lepenice klasën e pare te shkollës fillore, shkollën shtatëvjeçare dhe dy shkolla te mesme e kreu në Vlorë,kreu arsimin e lartë për ekonomi., juridik

Referencë

“Perballe klithmave te korbave”, Tirane 2008

“Pseudonimet e përdorura gjatë Lëvizjes antifashiste 1939-1944”.
Kthimi i borxhit te madh”, Tirane 2009.
“Emblema e një epopeje Tiranë 2010
“Vetëvrasjet. Barbarët zbresin në Vlorë”,
 “Hysni Lepenica-Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar”,
“Antologjia e plagëve nën terrorin komunist”
Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Filed Under: Kulture Tagged With: Enver Lepenica, Gezim Llojdia

8 DHJETOR, DITA E RINISE

December 8, 2012 by dgreca

 

TIRANË-Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e   pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë   iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore   që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Akti i tyre publik,   sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të   vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë   së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Me rastin e kësaj feste kombëtare nuk munguan mesazhet dhe nga arena   politike. Kryeministri u shpreh gjatë një koncerti festiv për të rinj   organizuar nga Ministria e Kulturës, kurse kryesocialisti Rama mblodhi të   rinj në një lokal rroku në qendër të Tiranës. Duke përmendur studentët   dhjetoristë, politikanët shprehën dhe mesazhet për rininë e sotme.

FATMIRA HAJDARI: DITË EMOCIONUESE
Bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, udhëheqësit të lëvizjes së   studentëve të dhjetorit të vitit 1990 Fatmira Hajdari, e cila mori fjalën e   para në ceremoni u shpreh se kjo ditë përbën një emocion të vecantë.

“Është shumë emocionues ky moment që së bashku me këtë shi përurojmë bustin e   Azem Hajdarit, bashkëshortit tim, mikut dhe vëllait tuaj. Gjej rastin të   falënderoj kryeministrin që ishte iniciatori i këtij memoriali dhe ishte ai   që dha idenë që ky bust të qëndrojë këtu ku ka nisur dhe lëvizja studentore”,   u shpreh Fatmira Hajdari.

INAGUROHET BUSTI I AZEM HAJDARIT
Në “Qytetin Studenti”, ku 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të   Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e   protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën   rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë u inaugurua busti i tribunit të   lirisë Azem Hajdari. Në ceremoninë e zhvilluar pasditen e sotme ishte i   pranishëm kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili shoqërohej nga   bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari dhe figura të njohura të PD-së.

Berisha: Azem ti je gjalle! Rini, me 23 Qershor votoni bashkimin kombetar,   hidhni poshte bllokistet

Kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalim në koncertin festiv të organizuar   nga Ministria e Kulturës me rastin e Ditës së Rinisë.

Në një fjalim Berisha kujtoi me pathos ngjarjet e 8 Dhjetorit të vitit 1990   kur studentët shqiptarë u përleshëm me policinë në emër të lirisë së   Shqipërisë nga diktatura.
“Studentët e ‘90 u përballën me diktaturën hoxhiste. Më 8 dhjetor, studentët   dhe prijësi i tyre Azem hajdari gjunjëzuan diktaturën. Gjunjëzuan regjimin e   bllokmenëve primitivë që iu ndalonte shqiptarëve me ligje e kushtetutë   besimin te zoti, Krishti, Muhameti, pronën, lëvizjen e lirë, regjimin që edhe   pas rënies së perdes së hekurt vari disidentë shqiptarë në sheshet e qyteteve   tona, e në vitet 90 ekzekutoi në kufijtë me tela, 97 bashkëmoshatarët tuaj,   për fajin e vetëm se donin të lëviznin të lirë. Rroftë Azem Hajdari. Azem ti   je gjallë!”

Duke lidhur ditën e sotme me 23 Qershorin, ditën kur mbahen zgjedhjet   parlamentare, kryeministri u bëri apel të rinjve të votojnë kundra opozitës.
“Jam i bindur se ju të rinj dhe të rejat e Shqipërisë, po prisni me padurim   që me 23 qershor të rrëzoni murin e bllokimit të ëndrrës suaj evropiane që   kanë ngritur pinjollët e bllokmenëve hoxhistë. Të humbur kanë qenë ata që   janë përballur me ju, gjithmonë”.

Sipas tij, ata qe rrezuan regjimin hoxhist do te rrezojne edhe neobllokmenet   qe kane bllokuar me voten e tyre endrren evropiane te te rinjve.
“Ju sot nuk jeni të rinjtë e një vendi anëtarë të BE, ndërkohë që në   dhjetorin e vitit ’90 ju shpallët për moto Shqipëria si Evuropa, në 20 vite   ju të rinjtë e Shqipërisë, vendin tuaj e nxorët nga bunkeri hoxhist, më i   izoluar i botës, e bëtë anëtarë të aleancës së NATO, vendin e qytetarëve që   lëvizin të lirë. Sot pas 22 vitesh, bijtë e etërve që ngujuan Shqipërinë në   izolimin më të thellë përdorin votën e tyre në Kuvend, pushtetin që u kanë   dhënë qytetarët për të bllokuar endrrën tuaj evropiane, projektin tuaj   evropian”- tha Berisha.

Sipas tij, ‘neobllokmenët e rinj duan të hakmerren ndaj te rinjve për   Vaterlonë që ata i rezervuan ju etërve të tre në dhjetorin e vitit ’90’.

Po kështu së bashku me ditën e zgjedhjeve, kreu i qeverisë përsëriti idenë e   bashkimit kombëtar në sallën e mbushur me të rinj.
“Jemi një komb i vetëm që nuk na ndan asgjë kurrë në botë përveç kufijve të   padrejtë të vendosur me traktate të padrejta. Kufij që copëtuan në 5 copa   trupin e Shqipërisë”.

“Jam i bindur se ju do bëni ju të vërtetë ëndrrën e bashkimit kombëtar, ndaj   ju ftoj të gjithëve ju, të vazhdojmë ëndrrën e lirisë, më 23 qershor të   votojmë për lirinë, dinjitetin, për ëndrrën tonë kombëtare, Shqipërinë   Europiane, shqiptarët e bashkuar”

Rama apel te rinjve: Të bëjmë të mundur të pamundurën

Kryetari i Partisë Socialiste ka mbledhur sot të rinjtë në ambientet e një   lokali roku në Tiranë për tu folur mbi Ditën e Rinisë.
Rama theksoi se ajo ditë nuk i përket së kaluarës, sa i përket së tashmes dhe   së ardhmes.
“Ishte një ditë që do ta kujtonim si një ditë të shkuar, por 8 dhjetori është   një ditë e tashme për të folur për të ardhmen”.

Sipas Ramës, sot është dita për të ecur përpara.
“Ajo që unë dua të përsëris sot, 8 Dhjetori i 22 viteve më parë ishte momenti   kur të reja dhe të rinj si ju sot vendsoën të hedhin një hap të rrezikshëm të   marrin përsipër dicka që ishte një shtysë drejt një të panjohure. Asnjë nuk e   dinte se cfarë do ndodhte më pas, ndodhi ajo që ndodhi. Por, mund të ndodhte   që lëvizja e të rinjve mund të mos arrinte qëllim por edhe të dështonte, të   shtypej.
Sot nuk jemi ndryshe. Sot të ecim para në një rrugë të përbashkët është   domosdoshmëri. Të bëjë të mundur ëndrrat. E pra sot, më shumë sesa atëherë   është e qartë se nga hedhja e një hapi të mëtejshëm, duke u marrë me   politikën për të mos e lënë politikën të marrë para dëshirën tënde është një   investim i sigurt për veten tënde. Sot më shumë se atëherë është e qartë se   nga hedhja e një hapi duke u përfshirë në politikë, është një investim i   sigurtë për të nesërmen, që s’ka rrezikun që kishte 22 vite më parë, investim   që pa asnjë dyshim do e cojë më tutje për mirë rrugën e përbashkët”, u shpreh   Rama para të rinjve.

Në kujtim të ditës së Rinisë, Rama ka kujtuar vullnetin e të rinjve 22 vite   më parë, duke ftuar të rinjtë e sotëm të bëhen bashkë për qëllime të mëdha,   për ndryshim e për të bërë të mundur, gjërat që secili më vete i ka të   pamundura t’i bëjë.
“Njerëzit morën në dorë mundësinë për të vendosur vetë dhe varet nga njerëzit   se sa shumë duan ta përdorin mundësinë, varet nga secili prej jush se sa   dëshiron dhe sa vullnet ka që mundësinë për të vendosur vetë ta përdorë deri   në fund dhe më atë të bëjë të mundura gjëra që duken të pamundura. Asgjë nuk   është e pamundur kur të zakonshmit vendosin të përdorin mundësitë që kanë në   dispozicion, se njerëzit e zakonshëm janë të jashtëzakonshëm kur të   zakonshmit bëhen bashkë, për qëllime më të mëdha, ambicie më të mëdha, se sa   ato që realizohen secili më vete, pa realizuar këto nuk ka hapësirë për   ambicie vetjake”- tha Rama.

Majko: Kjo është dita e Studentëve dhe jo e Politikës
Deputeti socialist Pandeli Majko vlerësoi sot në rrjetin social Facebook,   se në këtë ditë të shënuar mungojnë ata njerëz që kryen betejën para 22   vitesh.

“ 8 dhjetor 1990 – 8 dhjetor 2012 Pak rreshta dhe shumë kujtime për Lëvizjen   Studentore të Dhjetorit. E vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e   Shqipërisë. Mungojnë të “munguarit”, Arben Broci dhe Azem Hajdari, si   stacione të kohës që jetuam…Cdo brez ka betejën e tij për të fituar”.

Sipas Majkos, kjo është dita e Studentëve dhe jo e Politikës.
“Vëllezër dhe motra kudo ku jeni, GEZUAR 8 Dhjetorin! Eshtë dita e studentëve   jo e politikës! Historia vazhdon… Mesazhi i Lëvizjes nuk ka ndryshuar!”.

8 Dhjetori
Për shkak të ngjarjeve të mëdha, ajo u njoh si Dita e Rinisë Shqiptare. 8   Dhjetori, është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë,   në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.

Studentët protestues të dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta   kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen “E   duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave   perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin   e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Me lëvizjen dhe idetë e saj u bashkuan pedagogë, akademikë, intelektualë   qytetarë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera kryesore duke e shndërruar   Lëvizjen Studentore në një revolucion kombëtar demokratik. Vlerat e kësaj   dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e   tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë: një fituese dhe një të humbur. Koha tregoi   se të fituar ishin të gjithë, shteti, shoqëria dhe individët, partite( Newz   24)

 

 

 

 

 

KRYEMINISTRI NE DITEN E RINISE

 

Kryeministri Berisha përshëndeti sot të gjithë të rinjtë e të rejat e vendit me rastin 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë, gjatë një koncerti të madh festiv të organizuar në Tiranë nga ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në përfundim të fjalës së tij përshëndetëse, para qindra e mijëra të rinjve të pranishëm, Kryeministri Berisha lançoi edhe faqen e tij në Facebook. Duke i ftuar të rinjtë të komunikojnë së bashku, Kryeministri u shpreh “prej shumë vitesh shkëmbej qindra mesazhe në ditë me të rinjtë, me qytetarët shqiptarë kudo që janë dhe tani janë bërë me qindra e mijëra të tilla. Prej kohësh kam një dëshirë të madhe, një lakmi të thellë shpirtërore, që në Facebook të jem njëri prej miqve tuaj, të komunikoj me ju. Ndaj dhe zgjodha këtë ditë, këtë takim, për të ardhur tek ju me profilin tim në Facebook”.

Në fjalën e tij, me rastin e Ditës së Rinisë, Kryeministri Berisha u shpreh:

Të dashur të reja e të rinj të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,

Përshëndetje të përzemërta! Jam shumë i lumtur që kremtoj së bashku me ju 8 dhjetorin, ditën e rinisë, ditën tuaj, që është edhe ditëlindja e lirive dhe dinjitetit, të drejtave të mia njerëzore, si dhe të mbarë shqiptarëve. Ju, të dashur të reja dhe të rinj, jeni këtu bashkëmoshatarë me lirinë, por moshatarë me ju janë sot liritë individuale dhe dinjiteti njerëzor i të gjithë shqiptarëve, që hynë në dimrin e viteve ’90 si qytetarët më të shtypur, më të varfër, më të mjerë, më të izoluar, më të dëshpëruar të globit. Ata të gjithë festojnë me ju këtë ditë, si ditëlindjen e tyre të dytë.

Gëzuar festën tuaj, festën e lirisë së shqiptarëve!

Më 8 dhjetor të vitit 1990, studentët e Universitetit të Tiranës, me në krye tribunin e lirisë së shqiptarëve, Azem Hajdarin, u përballën në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit me diktaturën më të egër në Evropë, me regjimin e bllokmenëve Hoxhistë që për 45 vjet me radhë persekutoi, burgosi, ekzekutoi me gjyqe apo pa gjyqe, iu mori jetën me sëmundje në burgje, kampe përqendrimi apo kooperativat e skllavërisë socialiste qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë.

Më 8 dhjetor 1990, studentët liberatorë dhe prijësi i tyre legjendar, Azem Hajdari, gjunjëzuan regjimin e bllokmenëve primitivë që iu ndalonte shqiptarëve me ligj dhe kushtetutë besimin tek Zoti, tek Krishti, tek Muhameti, iu ndaloi pronën, lëvizjen e lirë, regjimin që edhe pas rënies së Perdes së Hekurt vari disidentë në sheshet e qyteteve tona dhe që vetëm në vitin 1990 ekzekutoi në kufijtë e rrethuar me tela me gjemba të Shqipërisë 97 bashkëmoshatarët tuaj, për fajin e vetëm se ata donin të lëviznin të lirë dhe me një akt makabër zvarriti në rrugët e Sarandës dhe Shkodrës, trupat e njomë, të pa jetë të tyre, për të terrorizuar të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë.

Azem, ti je gjallë!

Nga data 8 dhjetor e vitit 1990 dhe në vazhdim, energjitë tuaja rinore të pashtershme, entuziazmi juaj i pakufishëm dhe vizioni juaj evropian, guximi qytetar i të rinjve, do të shndërroheshin në uraganin e lirisë që do të përmbyste më 22 mars të vitit 1992 diktaturën hoxhiste, do të ndante epokat dhe historinë e shqiptarëve.

Nder për jetë studentëve të dhjetorit, studentëve liberatorë!

Të dashur të reja dhe të rinj shqiptarë,

Më 28 nëntor të viti 2012, kombi që 100 vjet më parë parashikohej të fshihej nga faqja e dheut, nga trojet e tij mijëra vjeçare, shqiptarët e shqiptaret në trojet e tyre dhe kudo në botë përjetuan, gëzuan dhe kremtuan festën e të gjitha festave të 100 viteve të fundit. Ata nga thellësitë e shpirtit derdhën në vatrat e tyre familjare, në rrugët e sheshet e qyteteve, fshatrave të tyre, shkollave, lokaleve gëzimin, harenë, ngrohtësinë, respektin, dashurinë më të madhe për njëri-tjetrin, për baballarët, për gjyshërit e tyre, për fëmijët, për flamurin e Skënderbeut, për tokën e tyre, për Skënderbeun. Por, më 28 nëntor dhe çdo ditë të vitit të 100 të pavarësisë së Shqipërisë të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë, të moshuarit, të gjithë shqiptarët kudo që janë sot të lirë u ndjenë, mbi të gjitha, më krenarë se kurrë ndonjëherë më parë me trimërinë, guximin, heroizmin, sakrificën, atdhetarizmin, flamurin, fitoret e tyre. Nga thellësitë e shpirtit të tyre mijëra vjeçar, nga çdo por i qenies së tyre fisnike jehoi më fuqishëm se kurrë kushtrimi – “Krenar me qenë shqiptarë!”

Krenarë me qenë shqiptarë, por shumë më krenarë me qenë e re dhe i ri shqiptar, sepse në një kohë kur kombi dergjej, lëngonte nën diktaturën më të egër të Hitlerit të pas Luftës, në një kohë vendi ishte ngujuar në bunkerin e vet-harresës dhe kur bota po harronte emrin e tij, të rejat dhe të rinjtë e këtij vendi u ngritën me kurajo mbinjerëzore dhe në një betejë si ajo e Davidit me Golian, shkallmuan dyert e mbyllura për lirinë e shqiptarëve, na rikthyen ne lirinë dhe dinjitetin e munguar, bënë të lirë shqiptarët në Shqipëri.

Zoti i bekoftë ata, ju dhe rininë shqiptare!

Krenar me qenë shqiptarë dhe më krenar me qenë i ri shqiptar. Ju vërtet sot nuk jeni të rinjtë e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian, ndërkohë që në dhjetorin e vitit ’90 ju shpallët për moto “Shqipëria si Evropa”, por në 20 vite ju, të rinjtë e Shqipërisë, nxorët vendin tuaj nga bunkeri hoxhist, nga vendi më i izoluar i botës dhe e bëtë atë vend anëtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendin e qytetarëve që lëvizin të lirë pa viza në mbarë Evropën.

Sot, pas 22 vitesh, bijtë e etërve që ngujuan Shqipërinë në izolimin më të errët në tërë historinë e saj, përdorin votën e tyre në Parlament, pushtetin që u kanë dhënë qytetarët që ju bënë të lirë, për të bllokuar projektin tuaj evropian. Neobllokmenët e rinj duan të hakmerren ndaj jush, për ‘Vaterlonë’ që ju u rezervuat etërve të tyre në dhjetorin e vitit 1990.

Unë jam i bindur se ju, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, po prisni me padurim që më 23 qershor të vitit që vjen të rrëzoni me votën tuaj të lirë murin e bllokimit të ëndrrës tuaj evropiane që kanë ngritur pinjollët e bllokmenëve hoxhistë.

Të humbur kanë qenë gjithmonë ata që janë përballur me ju.

Ne do të fitojmë!

Krenarë me qenë shqiptarë dhe më krenarë me qenë i ri shqiptar, sepse vërtet ju sot nuk keni nivelet më të larta të shkollimit, të shoqërisë dixhitale dhe të punësimit siç meritoni, por ju sot keni ritmet më të larta në Europë të shkollimit. Sot, 92% e të rinjve që mbarojnë shkollën 9-vjeçare dhe 72% e maturantëve tanë ndjekin përkatësisht shkollat e mesme dhe universitetet e vendit. Ne duam votën tuaj për të kapur së bashku, në mandatin e ardhshëm, cilësitë më të larta të shkollimit, për tu bërë ju arkitektët e vërtetë të së ardhmes së shkëlqyer tuaj, të shqiptarëve, të fëmijëve tuaj, të brezave që vijnë.

Krenar me qenë shqiptar, më krenar me qenë e re ose i ri shqiptar. Unë e di se sot ju ende nuk keni nivelet më të larta të shoqërisë dixhitale, të cilat mendja juaj reaktive, imagjinata juaj e pakufishme po i pret me padurim, por ju, përsëri, keni ndër ritmet më të larta në botë të rritjes së Shqipërisë dixhitale. Vetë gjashtë vjet më parë përdorimi i internetit në Shqipëri ishte ndër më të ulëtit në botë, 4.8%, kurse sot ai është 13 herë më i lartë. Sot ju, të rejat dhe të rinjtë e Shqipërisë, komunikoni në Facebook më shumë se të rinjtë e shumë e shumë vendeve të zhvilluara. E kam për nder, e kam për kënaqësi të jem në Facebook që sot, që Ditën e Rinisë, si një mik i çdonjërit prej jush. Ju ftoj të bashkoheni me mua, të komunikojmë lirisht. Ne e duam votën tuaj, votën e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, për të ngjitur së bashku Shqipërinë në majat më të larta të shoqërisë dixhitale.

Sot është krenari me qenë shqiptar, por dhe më krenari me qenë i ri dhe e re shqiptare, sepse ju sot ende nuk jeni të rinjtë e një vendi të pasur, apo një vendi të zhvilluar, por në një hark kohor të shkurtër prej dy dekadash mundi, djersa, energjia, mençuria, vizioni juaj, Shqipërinë e rrezuar përdhe, që përpëlitej e dergjej në varfëri ekstreme, e ngritët në këmbë dhe me shpejtësi po e ngjisni atë, po e çoni të sigurt në zenitin e zhvillimit. Shqipëria është zhvilluar dhe rritur këto 20 vite më shpejt se çdo vend tjetër në Evropë dhe në botë. Ajo me padurim pret votën tuaj si eliksirin e saj më 23 qershor, për t’i dhënë mandatin që ta shndërrojë atë në vend të zhvilluar, në Shqipërinë evropiane. Unë e di, gjithashtu, se sot jo të paktë janë të rinjtë dhe të reja e papunë, por të gjithë e dinë se në këtë kohë krize më të thellë që Europa ka njohur, Shqipëria është i vetmi vend që ka dyfishuar eksportet, trefishuar investimet dhe jo vetëm nuk ka pasur rritje, por ka pasur ulje të papunësisë. Unë ju jap fjalën ju se do të bëj gjithçka që votën tuaj të 23 qershorit ta shndërroj në mirësi, në vende pune, në punësim për ju, të rejat dhe të rinjtë e Shqipërisë.

Krenar me qenë shqiptar dhe shumë më krenar i ri shqiptar, sepse për 100 vite me radhë ju ishit guximi, trimëria, heroizmi, shpirti i pamposhtur i kombit shqiptar. Për shqiptarët rinia dhe liria janë një binom përjetësisht i pandarë. Betejat tuaja për liri dhe dinjitet njerëzor janë legjenda e vërtetë trimërisë, sakrificës, atdhedashurisë. Ishit ju, ishin të rinjtë e kombit shqiptar që 100 vjet më parë u përballën me aleanca barbare që u vërsulën të tërbuara mbi trojet etnike shqiptare për copëtimin e tyre, shuarjen nga harta të kombit tonë të lashtë. Ishin luftërat, kryengritjet e mëdha të të rinjve shqiptarë të të gjitha trojet etnike, të fillimit të shekullit të shkuar, që tronditën Evropën dhe botën, si dhe bënë të mundur shpalljen në Vlorë të pavarësisë së Shqipërisë. Dhe më pas, pas pushtimit të ri të vendit, do të ishin djemtë dhe vajzat shqiptare që do t’i kthenin ditën e parë pushkën okupatorit dhe në vitet në vazhdim do të krijonin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri e kudo që ishin njësitë e luftëtarëve të lirisë dhe me një rezistencë të pamposhtur, beteja heroike, me gjakun, jetën, rininë e tyre do ta rreshtonin kombin në anën e fitimtarëve, do të dilnin fitimtarë nga një luftë mizore.

Sot, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, në këtë 22 vjetor – ditëlindje të lirive tona, është krenari me qenë shqiptar, por më shumë krenari me qenë i ri dhe e re shqiptar, sepse jeni ju, vajzat dhe djemtë e kombit që vetëm 14 vjet më parë, sërish si luftëtarë lirie, u mblodhët nga të katër anët e botës shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, diaspora, emigracioni, Evropa, Amerika e kudo që ishit, dhe u përballët në qytetet, fshatrat, në fushat dhe malet e Kosovës dhe trojeve të tjera etnike shqiptare me pushtuesit e shekullit, zhvilluat luftën e fundit çlirimtare të Europës, luftuat dhe fituat kundër një armiku të egër, shumë e shumë herë më të fuqishëm. Mijëra të reja dhe të rinj ranë në fushë-beteja për të fituar pavdekshmërinë, por ata me sakrificën e tyre sublime i rikthyen kombit lirinë kombëtare, e cila për një shekull ishte grabitur nga pushtuesit.

Sot, është krenari me qenë shqiptar, por më krenari se kurrë me qenë i ri shqiptar, sepse ju, të rejat dhe të rinjtë e këtij kombi, këto 100 vite ishit dhe jeni më shumë se çdo gjë tjetër misionarë të lirisë shqiptare, misionarë të lirisë së kombit shqiptar. Shqiptarët sot janë të lirë dhe ata lirinë e tyre ua dedikojnë vetëmohimit, sakrificës, flijimit, martirizimit të vajzave dhe djemve të kombit tonë. Por, përsëri shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete. Unë, siç kam besim tek Zoti, kam besim se do të jeni ju, të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, që nuk do të pranoni kurrë të mbeten të shuara ëndrrat e dhjetëra mijëra bashkëmoshatarëve tuaj që flijuan jetën dhe rininë e tyre për ëndrrën më të bukur, idealin më të shenjtë të shqiptarëve, atë të bashkimit kombëtar. Ne vërtet sot jetojmë në pesë shtete, por ne jemi një komb i vetëm, me një gjuhë, me një histori, me një kulturë, me një gen, me një gjak, me një prijës të pamposhtur – Skënderbeun, me një flamur. Ne jemi një komb i vetëm që nuk na ndan dot asgjë në botë, përveç kufijve të vendosur me zjarr, me hekura dhe traktate të padrejta mbi trupin e kombit dhe trojeve tona, kufij të cilët copëtuan në pesë pjesë trupin dhe trojet shqiptare që dergjeshin pas shekujsh robërie.

Unë jam këtu sot më besimplotë se kurrë tek të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, se ju nën moton “të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Evropën” do të shëroni plagët që rrjedhin prej një shekulli në trupin e kombit tonë, do të bëni të parëndësishëm kufijtë që e copëtuan atë, do të bëni të vërtetë ëndrrën e bashkimit kombëtar.

Ju ftoj të gjithëve ju të vazhdojmë betejën tonë të lirisë. Më 23 qershor të votojmë për liritë, të votojmë për dinjitetin, të votojmë për mirëqenien, të votojmë për ëndrrën tonë kombëtare, Shqipërinë evropiane, shqiptarët të bashkuar.

Zoti i bekoftë të rejat dhe të rinjtë e këtij kombi!

Zoti i bekoftë shqiptarët, flamurin, idealin e bashkimit të tyre!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Gëzuar!”
08/12/2012

Filed Under: Kronike Tagged With: 8 Dhjetor, Dita e Rinise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT