• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

PARKU KOMBETAR DETAR KARABURUN – SAZAN

January 30, 2013 by dgreca

Konsultimet publike, te cilat do te kontribuojnë ne hartimin e axhendes ndërkombëtare te zhvillimit pas vitit 2015, pjese e fushatës mbarëkombëtare te Kombeve te Bashkuara – “E Ardhmja qe Duam”./

 NGA GËZIM LLOJDIA/

Nisin sot ne qytetin e Vlorës  në :”hotel Vlora Internacional”,konsultimet publike, te cilat do te kontribuojnë ne hartimin e axhendes ndërkombëtare te zhvillimit pas vitit 2015, pjese e fushatës mbarëkombëtare te Kombeve te Bashkuara – “E Ardhmja qe Duam”. Mjedisi është një nder temat e identifikuara nga agjencitë e Kombeve te Bashkuara ne vendin tone rreth te cilës do te diskutojnë banoret e Vlorës, duke shprehur vizionin e tyre për te ardhmen e heshtjeve te mjedisit. Përmes këtij konsultimi te gjere me përfaqësuesit e te gjitha grupeve te interesit ne qytetin e Vlorës, synohet te identifikohen dhe te mblidhen te gjitha këndvështrimet e pjesëmarrësve rreth problematikes se ceshtjeve mjedisore ne vendin tone dhe qytetin e Vlorës ne veçanti, ku kjo teme ka një impakt thelbësor ne zhvillimin e kësaj zone me potencial te madh turistik. Gjate takimit do te paraqitet një panorame e sfidave te qendrueshmerise se mjedisit ne Shqipëri, duke u fokusuar tek kontributi dhe roli i çdo qytetari ne mbrojtjen e mjedisit. Te gjitha sugjerimet qe do te vijnë nga qytetaret shqiptare, përmes këtyre diskutimeve qe do te mbahen ne te gjithë vendin, do te zënë vend ne hartimin e Axhendes Ndërkombëtare pas vitit 2015. Ne vitin 2000 te gjitha vendet, përfshi edhe Shqiperine, u zotuan për te përmbushur tete Objektivat e Zhvillimit te Mijëvjeçarit (OZHM) – nga përgjysmimi i varfërisë ekstreme, ndalimin e përhapjes se HIV / AIDS-it ne sigurimin e arsimit baze fillor ne mbare boten -te gjitha këto deri ne vitin 2015. Disa vende i kane arritur këto objektiva dhe disa te tjera jo. Tashme është e nevojshme ndertimi i nje axhende te re zhvillimi qe do te çoje boten përpara pas vitit 2015. Për ketë arsye Kombet e Bashkuara kane themeluar një Panel te Nivelit te Larte për te udhëhequr përpilimin e kësaj axhende zhvillimi, mes te cilave është përzgjedhur edhe Shqipëria. Vendi ynë do te prezantoje një raport qe tregon se cilat duhet te jene, sipas shqiptareve, prioritetet e zhvillimit dhe si e shohim ne te ardhmen tone. Ekipi i Kombeve te Bashkuara ne Shqipëri po organizon një sere takimesh e konsultimesh anembanë vendit me temat: Punësimi, mjedisi dhe pabarazitë sociale. Ne vitin 2000 liderë botërore përcaktuan Objektivat e Zhvillimit te Mijëvjeçarit (OZHM), tete premtime globale për progresin e njerëzimit. Këto objektiva synonin te përgjysmonin varfërinë ekstreme deri ne vitin 2015. Përmes ketyre objektivave, qeveritë janë zotuar te arrijnë objektiva te veçanta ne reduktimin e varfërisë, rritjen e arsimimit, nxitjen e barazisë gjinore, zvogëlimin e vdekshmërisë foshnjore, përmirësimin e shëndetit te nenës, luftën kundër virusit HIV/AIDS, garantimin e qendrueshmerise se mjedisit dhe zhvillimin e nje partneriteti global për zhvillimin.Viti 2015 është afati i arritjes se Objektivave te Zhvillimit te Mijëvjeçarit. Disa vende i kane arritur këto objektiva dhe disa te tjera jo. Është koha kur te gjithë vendet duhet te rishikojnë performancen e tyre. A janë përmbushur objektivat qe vete vendet kane rene dakord? A është koha qe te vendosen objektiva te reja. Cilat do te jene ato?

Pra është i nevojshëm ndërtimi i një axhende te re zhvillimi qe do te çoje boten përpara pas vitit 2015. Prandaj Kombet e Bashkuara kane ndërmarre një nisme te gjere ne te paktën 50 vende te botes qe ka për qellim te kontribuoje ne planifikimin axhendes ndërkombëtare te zhvillimit pas vitit 2015. Shqipëria është një nga vendet e përzgjedhura.   Problemet që u trajtuan ishin:Situata aktuale dhe problemet ne Detin Mesdhe përgatitur nga  Atef Limam (RAC/SPA).Giuseppe Di Carlo (ËËF MedPO,midis të tjerave thuhet:Mare nostrum, Deti Mesdhe, djepi historik i një sere kulturash te ndryshme, është një pike shkrirjeje qe përmbledh çdo gjë te rëndësishme persë i përket zhvillimit te qëndrueshëm dhe ruajtjes se biodiversitetit detar. Mare medi terra, ky det gjysme i mbyllur, qe përfaqëson me pak se 1% te oqeaneve te botes, përmban 10% te biodiversitetit detar te njohur deri me sot.

Deti Mesdhe vepron si një katalizator për ceshtjet e qeverisjes dhe menaxhimit te integruar te aktiviteteve njerëzore për arsye se: ai mbështet 1/3 te trafikut detar te globit, strehon 150 milion njerëz dhe tërheq çdo vit 200 milion vizitore; pothuajse gjysma e vijës bregdetare te tij është kthyer ne “artificiale”; dhe menaxhimi i stoqeve ne rënie te peshkut është një ceshtje aktuale për debat.

Nisur nga nevoja për te ruajtur burimet detare e bregdetare të Mesdheut si dhe për te vazhduar përdorimin e shërbimeve te tyre, vendet e Mesdheut kane krijuar tashme një sere zonash te mbrojtura detare (ZMD). Vetme 3.8% e Mesdheut është nen njëfarë mbrojtjeje (nëse përjashtojmë Pelagos Sanctuary kjo hapesire shkon ne vetëm 0.4%) dhe vetëm 42% e ZMD-ve kane një plan menaxhimi.Gjithashtu, ekzistojnë mangësi edhe midis statusit ligjor te zonave te mbrojtura dhe zbatimit te masave te nevojshme për ruajtjen e tyre, me fonde te mjaftueshme për menaxhim. Shume ZMD janë” krijuar thjesht dhe vetëm për ruajtjen c llojeve pa marre ne konsiderate mundësitë për marrjen e përfitimeve te shumëfishta nëpërmjet shqyrtimit me kujdes te vendndodhjes, madhësisë, zoonimit/menaxhimit (përdorimi i shumëfishte) dhe efekteve sinergjike te rrjeteve te zonave te mbrojtura. Për me tepër, disa raporte kombëtare kane identifikuar probleme te ngjashme lidhur me përzgjedhjen, krijimin dhe menaxhimin e zonave te mbrojtura detare ne detin Mesdhe. Samiti Botëror mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm (ËSSD) deklaron: “ZMD-te janë kyçi për arritjen e objektivit për te ruajtur efektivisht te paktën 10% te secilit rajon ekologjik te botes”, cka është synimi i përcaktuar ne Konferencën e 6-te te Paleve te Konventës mbi Diversitetin Biologjik (KDB). Deri ne 2012, qeveritë janë angazhuar te ulin humbjen e biodiversitetit nëpërmjet krijimit te “një rrjeti global te sistemeve efektivisht te menaxhuara, kombëtare apo rajonale te ZMD-ve”.

Duke iu përgjigjur sfidës se planit strategjik te KDB dhe Objektivave te Zhvillimit te Mijëvjeçarit per vitin 2012 lidhur me ruajtjen e biodiversitetit dhe krijimin e zonave te mbrojtura detare, UNEP/MAP-RAC/SPA dhe ËËF MedPO – sebashku me te gjitha organizatat e rëndësishme partnere (IUCN-Med, shoqata MedPAN, Conservatoire du Littoral, ACCOBAMS, FAO…) – po krijojnë partneritete për te zbatuar aktivitete ambicioze ne kete drejtim.

Ne mënyrë me specifike, RAC/SPA dhe ËËF MedPO, ne kuader te “Partneritetit Strategjik për Ekosistemet e medha Detare te Detit Mesdhe” (projekti SP LME), aktualisht po ndihmojne disa vende te Mesdheut për ngritjen e një rrjeti zonash te mbrojtura detare e bregdetare nëpërmjet nxitjes se krijimit dhe menaxhimit te zonave te mbrojtura detare. Këto aktivitete i ndihmojnë vendet e rajonit te zbatojnë prioritetet e pranuara dhe te miratuara ne Programin Strategjik te Veprimit për Ruajtjen e Diversitetit Biologjik ne Rajonin e Mesdheut (SAP BIO; UNEP/MAP-RAC/SPA, 2003) dhe janë ne një linje me Protokollin e Konventës se Barcelonës mbi Zonat Ve9anerisht te Mbrojtura dhe Diversitetin Biologjik ne Mesdhe (SPA/BD Protocol).

Atef Limam (RAC/SPA).Giuseppe Di Carlo (WWF MedPO)

 

Plani Strategjik i Qarkut Vlore

Aktualisht, një nga prioritetet me te rëndësishme për shumicën e vendeve ne zhvillim, është zhvillimi i një baze ekonomike te qëndrueshme. Autoritetet lokale te Qarkut te Vlorës, si një nga destinacionet kryesore turistike ne vend, kane shfaqur një interes te vazhdueshme për tu bere pjese e një zhvillimi te integruar ne linje me Strategjinë Kombëtare te Turizmit dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Megjithëse ne nivel lokal ka pak dokumente strategjike për zhvillimin e territorit te bashkive dhe komunave, deri ne vitin 2011 nuk kemi pasur një vizion te përbashkët rajonal për te ardhmen dhe as strategji qe te udhëheqin zhvillimin e 9do komune apo bashkie, veçanërisht atyre qe nuk kane plane lokale zhvillimi. Gjate periudhës 2010-2011 është hartuar nga UNDP ART GOLD 2 një plan strategjik për qarkun e Vlorës i paraqitur ne qershor 2011.Turizmi ne Qarkun e Vlorës.Industria e turizmit ne zonën e Vlorës është kryesisht e lidhur me turizmin natyror (Parku Kombëtar i Llogorase, Laguna e Nartës dhe e Orikumit) dhe atë bregdetar. Sipas te dhënave statistikore te Qarkut Vlore, numri i përgjithshëm i operatoreve turistike dhe agjencive te udhëtimit qe operojnë ne qarkun e Vlorës është 16. Edhe pse zona e Vlorës është ne fillimet e zhvillimit te turizmit, aktualisht ekziston një kapacitet akomodimi prej rreth 3200 shtretërish ne 38 hotele (Qarku Vlore, 2011). Hotelet pranë qytetit te Vlorës kane kapacitet me te madh se ato përgjatë bregut.

Shumica e tyre nuk janë ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare. Ato janë te vete-klasifikuara për sa kohe qe shteti nuk ka ngritur ende një sistem për standardizimin dhe klasifikimin e tyre. Shume hotele dhe restorante te vogla janë vendosur përgjatë bregdetit nga Vlora ne Orikum. Ne parkun Kombëtar Llogora janë ngritur disa fshatra turistike me shtëpiza prej druri, restorante dhe mjedise sportive. Disa nga hotelet e reja janë ndërtuar pa ndonjë plan apo edhe pa leje ndërtimi.

Ne qytetin e Orikumit, banoret ofrojnë shtëpitë e tyre për akomodimin e turisteve, veçanërisht gjate stinës se verës. Ne zonën e Izvorit (Tragjas) është ndërtuar një hotel modern (Grand Hotel) qe ofron jo vetëm akomodim dhe ushqim, por edhe shërbime te tjera argëtuese e 9lodhese.

Te dhënat statistikore mbi turistet e ardhur bazohen ne informacionin e marre ne pikat e kalimit kufitar, i cili nuk është fort i besueshëm. Sipas te dhënave qarkut Vlore, numri i turisteve te huaj p vitin 2011 ka qene 10’926 turiste. Numri i përgjithshëm i turisteve është rënie për dy arsye: shqiptaret gjithnjë e « shume po preferojnë t’i kalojnë pushim jashtë vendit dhe diaspora është prer nga krisa ekonomike globale.

  Parku Kombetar Detar Karaburun – Sazan -përgatitur nga F.Paloka

Krijimi i Parkut Kombëtar Detar ne një ngushtice e vogël qe njihet me emrin zonën  e  Gadishullit  te   Karaburunit “Mezokanal dhe është 16 km e gjate dhe   Ishullit   te   Sazanit  përbën   një 3,5 km e gjere. Diversiteti detar është mundësi për menaxhimin e burimeve mjaft i bollshëm dhe pasurohet edhe me detare ne mënyre te qëndrueshme dhe mbetje anijesh te mbytura qe e bene me ndikon edhe ne përdorimin e burimeve tokësore, ndaj është e rëndësishme qe kjo mundësi te shfrytëzohet plotësisht nga autoritetet lokale dhe komunitetet qe jetojnë aty. Parku Kombëtar Detar Karaburun Sazan shtrihet ne një sipërfaqe prej 12’571 ha brenda territorit te Qarkut te Vlorës dhe Bashkise se Orikumit. Zona e mbrojtur shtrihet ndërmjet gjirit te Vlorës dhe Parkut Kombëtar te Llogorasë, dhe karakterizohet nga një reliev i ashpër me shpate qe bien thike mbi det dhe me kanione e shpella qe mund te vizitohen vetëm me varke. Gadishulli i Karaburunit është i pabanuar dhe pa ndërtime. Në këtë guitë  shpalosen mjaftë nga treguesit kryesor të sferave të jetës,ekonomisë,kulturës,artit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Karaburun-Sazan, Parku Kombetar

“RRETHIMI I SHKODRËS”I BARLETIT TANI NE ANGLISHT” THE SIEGE OF SHKODRA”

January 30, 2013 by dgreca

PËRKUJTOHET HEROI KOMBËTAR SKËNDERBEU DHE BËHET NJOHJA E PARË NË SHBA ME BOTIMIN NË GJUHËN ANGLISHT TË LIBRIT “THE SIEGE OF SHKODRA” TË MARIN BARLETIT “RRETHIMI I SHKODRËS”/

/NGA ARDIAN MURRAJ/

 Një veprimtari për Skënderbeun në kujtim të 545-vjetorit të vdekjes si dhe njohja me botimin më të ri “Rrethimi i Shkodrës” ishin dy tematika të simpoziumit të mbajtur në bibliotekën e qytetit të Usterit, Masaçusets,New England, me bashkëkombasit shqiptarë, shkrimtarë, historianë, shkencetarë, poetë dhe artistë dhe gazetarë nga Usteri e Bostoni si dhe miqtë e shteteve fqinjë nga New York, Connecticut dhe Rhode Island. 

Organizatorët Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) dhe Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI synuan që të sjellin në kohë vlera të rëndësishme të historisë së shqiptarëve e cila me Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun si figurë botërore janë një pjesë e historisë së shquar të tyre. Dokumenta historike për Skënderbeun, qëndresën shqiptare, arbëreshët, pushtimin pesë shekullor, pavarësinë 1912-ës, e më pas Luftën e Dytë Botërore, diktaturën 50 vjeçare komuniste, erën e demokracisë me tërsinë e problemeve të saj si dhe kontributin e shkrimeve dhe të letersisë të shkruar në shqip dhe të përkthyer në anglisht e sollën gjatë veprimtarisë referues dhe ligjërues të njohur tashmë në diasporë.

Artur Vrekaj, kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore Kombi përshëndeti pjesëmarrësit si dhe drejtoi mbarëvajtjen e Simpoziumit që në fillim u shpreh:-“ Sot nderojmë heroin Kombetar Gjergj Kastrioti Skënderbeun në 545- vjetorin e vdekjes dhe promovimin e librit “Rrethimi i Shkodrës” (në anglisht). Falenderojmë për pjesëmarrjen z. Joseph DioGuardi Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Nju Jork), një ambasador i çështjes shqiptare për 25 vjet nga brigjet e Adriatikut ku ne lindëm në verilindje të Atlantikut ku ne shqiptarët zgjodhëm të rrojmë, ku shqiptarët ndër breza jetojnë dhe trashëgojnë Historinë Botërore të Skënderbeut si kampion i lirisë, i flamurit dhe i krishtërimit. Ne i urojmë mirësardhjen zonjës Shirley Cloyes DioGuardi , Këshilltare e Çështjes Shqiptare për Ballkanin e LQSHA. Sinqerisht, ne nuk mund të gjejmë nje çift si Dioguardët që kanë punuar kaq shumë për çështjen shqiptare. Më gjeni një çift që familja e tyre të përmbledh tre kombe, amerikane, italiane dhe shqiptare… Në vitin 1929, babai i tij vjen në Nju Jork në moshën 15 vjeçare nga Greci, nje nga fshatrat arbereshe te Italise ku u sistemuan ushtaret e Skenderbeut pas thyerjes se francezeve me 1461. Joseph DioGuardi i lindur këtu përfaqësoi edhe kongresmenin e parë me origjinë shqiptare nga historia shekullore e emigrantëve shqiptare të amerikës. Ai është një nga njerëzit më të përkushtuar dhe që vazhdon edhe sot të mbrojë çështjen shqiptare”. 

Ish përfaqësuesi në Kongresin Amerikan Joseph DioGuardi u ndal në kujtimet arbëreshe, si dhe tërheqjen pas historisë dhe studimit të kohës së Skenderbeut. Në shumë drejtime ai tregoi se kjo figurë legjendare dhe krenarie i ka shërbyer vetë atij të lidhet më shumë me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ç’ka është më e rëndësishmja zëri i tyre të dëgjohej në politikën e lartë të Uashingtonit prej 1984 e paundalur, ku mund të përmendim punën dhe përpjekjet për Kosovën si dhe Rezolutën e Kongresit Amerikan për Skenderbeun më Tetor të 2005-ës.

Bashkëngjitur kësaj përpjekjeje zj. Shirley Cloyes DioGuardi epokën e Skënderbeut e lidhi me të sotmen. Atë që shqiptarët si komb të marrin mirënjohje nga bota e qytetëruar për sa kanë bërë dhe sakrifikuar, por edhe atë që është në duart e tyre të ngrenë figurën e vendit të vet me zhvillimet e demokracisë dhe të shtetit ligjor, me dije dhe zhvillim ekonomik në çdo aspekt të jetës. Në këtë drejtim çështja kombëtare në përvojën dhe përgjëgjesitë e bashkëkombasve emigrantë në SHBA tregon shumë ku pavarësisht nga besimi dhe bindjet politike, liria e fjalës dhe e vërteta e historisë i kanë dhënë atyre mejtet e duhura, diplomacinë për ta bërë të njohur në botë se kush janë shqiptarët, një shembull që shkon sot drejtpërdrejt në vemendjen e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre si dhe drejtuesve e shtetit dhe politikanëve për të mbajtur qëndrime të drejta dhe të veprojnë krahas botës së zhvilluar.

Aristotel Mici, shkrimtar dhe historian trajtoi studimin e tij “Shtegëtimi i armëve të Skenderbeut” i cili është pjesë e librit më tëe ri të tij “Himni i Flamurit” botuar me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Raimonda Moisiu shkrimtare, poete e publiciste në materialin e saj nënvizoi se shqiptarët “… e njohin atë dhe vetëm atë për Hero Kombëtar-Gjergj Kastrioti Skenderbeun!”

Kasëm Kaso shkrimtar dhe veteran i Luftës së Dytë Botërore pasqyroi aftësinë e Skënderbeut si strateg ushtarak duke detajuar mënyrat e luftimit për të thyer ushtri të mëdha në numër si ajo e Perandorisë Osmane.

Lediana Stillo poete dhe përkthyese ligjëroi pjesën poetike të shkruar për Skënderbeun nga Bajroni si dhe disa nga krijimet e saj më të fundit.

Krisela Karaja , Zv/ Kryetare e Shoqatës së Studentëve të Kënektikatit (Connecticut), përcolli rezolutën për Skënderbeun që votoi më 2005 Kongresi Amerikan në kuadrin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Artur Vrekaj, poet paraqiti njohjen me Librin “Rrethimi i Shkodrës” i përkthyer në anglisht nga nënshtetasi amerikan David Hosaflook. Libri i botuar me firmën e Marin Barletit më 1504 u përkthye nëe shqip nga Henrik Lacaj më 1962. Pra një vepër vertetë kala e qëndresës (monumentale), e mbetur 458 vjet në gjuhën latine pa u përkthyer në shqip ose së paku 508 vjet më pas për t’u përkthyer e nxjerrë në dritë në gjuhën anglisht, si për t’i kujtuar “vetë historisë ndëshkimin e harresës” . Kjo është njohja e parë që i bëhet këtij libri-dramë në tokën amerikane.

Ai vuri në dukje fjalët e autorit përkthyes: “Sot anglishtfolësit mund të lexojnë për trimërinë shkodrane dhe për kurajën heroike që e mbrojti Evropën nga pushtimi turk për një dekadë pas vdekjes së Skënderbeut”… të cilës i shkojnë fare mirë për përforcim edhe forca e rezolutës së kongresit amerikan mbi Skënderbeun më 2005 : “Duke pasur parasysh se populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut ndaloi rënien e Romës dhe të të tërë Italisë nën sundimin e Perandorisë Otomane, duke i hapur kështu rrugën Rilindjes italiane). 

Gjithashtu përshëndetën simpoziumin: Rita Saliu poete dhe humaniste,Rozi Theohari shkrimtare dhe poete, Hafiz Kabashi kryetar i Shoqatës Kosova Boston, Imer Berisha –zv/konsull i Kosovës në Nju Jork, Mëhill Velaj zv/Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-AmerikanëHA si dhe Xhelal Pepaj bashkëkombas-vizitor nga Peja e Kosovës. 

Në mbyllje të kësaj veprimtarie Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI e Usterit të Masaçusetsit nderoi ish-përfaqësuesin e kongresit amerikan z.Joseph DioGuardi, Kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA), dhe Shirley Cloyes, Këshilltare për Çështjen Kombëtare në Ballkan (të LQSHA) me motivacion:”Për mbështetjen dhe ndihmën për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjen Kombëtare Shqiptare”. 

Plot emocion shqiptarët e mbledhur në takim e fiksuan këtë kujtim në fotografi dhe bashkë me to shpesh u përmendën fjalët e urtësisë popullore dhe të patriotëve shqiptarë.. “Gurë gurë bëhet Murë…”kalatë dhe qëndresa si dhe thënia e Nolit:- “ Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemtë në amerikë!”.
Uster, Masaçusets- 26 Janar, 2013.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Balrlet, DioGuardi, kombi

DioGuardi: Barleti hapi një dritare në historinë madhështore të popullit shqiptar

January 30, 2013 by dgreca

Ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti Albanian-American Civic League flet për botimin në anglisht por dhe ribotimin e plotësuar në shqip të veprës monumentale të Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës”

 NEW YORK :  “Ribotimi dhe përkthimi në anglisht i librit “Rrethimi i Shkodrës” i ka shërbyer një brezi të ri dhe të arsimuar shqiptarësh, duke hapur një dritare në historinë madhështore të popullit shqiptar.” Kështu shprehet ish-kongresmeni amerikan, njëkohësisht president i “Albanian-American Civic League”, Joseph Dio Guardi.  “Rrethimi i Shkodrës çmohet si vepra e parë e letërsisë historiografike shqiptare. U hartua në latinisht (De obsidione Scodrensi) dhe u botua për herë të parë në Venedik më 1504/1505, pothuajse 100 vjet pas lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Veprën e përktheu në shqip për herë të parë studiuesi i shquar Henrik Lacaj më 1962, në përvjetorin e 50-të të Pavarësisë së Shqipërisë.

     Më vonë u ribotua disa herë, por për fat të keq, ka shumë vite që nuk është në qarkullim. Edhe pse vepra është monumentale siç e ka cilësuar edhe shkrimtari Ismail Kadare, ajo është pak a shumë e panjohur në Perëndim, aq sa është e panjohur ngjarja historike që përshkruhet në të. Kjo ka qenë arsyeja që ka nxitur një pastor të quajtur David  Hosaflook që të botojë për herë të parë në gjuhën angleze librin “Rrethimi i Shkodrës”. Ky variant i përgatitur në gjuhën angleze nga David Hosaflook është botuar edhe në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Onufri”.

       Promovimi i librit organizohet sot në Muzeun Historik në orën 18.00.  David  Hosaflook është një pastor ungjillor që erdhi në Shqipëri në vitin 1992. U vendos në qytetin e Shkodrës, ku fillimisht nisi të mësonte gjuhën shqipe. Në Shkodër pranë një trotuari ku shiteshin libra të vjetër  e pa për herë të parë botimin e parë të veprës së Marin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”. Botimi i këtij libri është përshëndetur edhe nga ish-kongresmeni me origjinë shqiptare Joseph DioGuardi. Ai shprehet ndër të tjera për këtë botim se brezi i ri sidomos i shqiptarëve që jetojnë në Amerikë duhet të mësojë historinë e Shqipërisë.

      “Ky brez duhet të mësojë të vërtetën rreth një ndër ngjarjeve më të rëndësishme të historisë evropiane. Kisha dijeni për rolin historik të Gjergj Kastriotit ‘Skanderbeut’, por kur lexova “Rrethimin e Shkodrës”, kuptova se nuk e njihja historinë rrënqethëse të qëndrimit shqiptar që kishte vazhduar pa ndërprerje edhe pas vdekjes së Skënderbeut. “Rrethimi i Shkodrës” e bën mbrojtjen e Shkodrës të gëzojë një famë së paku të barazvlefshme me rrethimet e Krujës ndër analët e betejave më të madhe të kohërave – një grusht luftëtarësh kundër një ushtrie kolosale! Pushtimin që udhëhoqi personalisht Sulltan Mehmeti II ‘Pushtuesi’ e ka përshkruar kaq bukur Marin Barleti, saqë lexuesi nuk do të mund të luajë nga vendi pa mbaruar tër?sisht leximin e librit.”- tha DioGuardi.

      Ndërsa vetë përkthyesi David Hosaflook shprehet se botimi në anglisht vlen për komunitetin e shqiptarëve jashtë atdheut. “Ka shumë prej tyre që nuk e dinë gjuhën shqipe, prandaj kanë nevojë të mësojnë rreth historisë së vendit të origjinës, qoftë edhe në gjuhën që po bëhet gjuha e tyre amtare. Së dyti, historianëve që merren me historinë e Ballkanit, Shqipërisë, Perandorisë Osmane apo të Republikës së Venedikut etj. Ka kaq shumë informacion në këtë libër.”  Ribotimi në shqip i kësaj vepre që promovohet sot nga botimet “Onufri” sjell për herë të parë veprën e plotë të Barletit duke sjellë jo vetëm referencat e kohës por dhe harta dhe gravura të asaj beteje. “Rrethimi i Shkodrës është një nga episodet më mbresëlënëse të luftës midis Perëndimit dhe Gjysmëhënës.”- shkruan historiani gjerman Franz Babinger një nga studiuesit e veprës së Barletit. Ndërsa albanologu Robert Elsi e ka cilësuar si një burim parësor të Historisë së Ballkanit. “Lufta për Shkodrën përcaktoi fatin e ardhshëm të shqiptarëve në histori.”- thotë historiani Ferid Duka.

     Ndërsa historiania italiane Luçia Nadin (autore e librit “Shqipëria e rigjetur”) thotë se kjo vepër bëri të njohur ndër shekuj dhe në të gjithë Evropën luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve. Libri është ilustruar edhe me shumë skica dhe harta. Janë disa harta dhe skica të Shkodrës dhe të Shqipërisë veriperëndimore; një nga histografi Piri Resi, e vitit 1520, një nga hartografi venedikas Giovanni Camocio, e vitit 1570, dhe një nga hartografi Vicenzo Coronelli, e vitit 1700. Por harta që është prezantuar në fillim të këtij botimi është një rikrijim që është realizuar bazuar nga të dhënat që jep Marin Barleti.Kjo hartë është rikrijuar nga përkthyesi i librit, me ndihmën e arkeologëve Ardit Miti dhe Zamir Tafilica. Gjithashtu, në libër janë pasqyruar edhe disa vepra arti me shpjegimet përkatëse. Vizatimet brenda tekstit me pamje betejash janë marrë nga versioni origjinal i veprës së Barletit botuar në latinisht. Thuhet se këto vizatime kanë si autor Jost Amman-in. Në fund është një skicë që prezantohet për herë të parë e që ka si autor Lorenzo Gatteri-n dhe i përket vitit 1860. Ai e ka përshkruar Rrethimin e Shkodrës si një nga betejat më të rëndësishme.

 (Përgatiti në shqip Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane  – Albanian American Civic League)

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Barleti, DioGuardi, historia shqiptare

AMBASADORI ARVIZU KESHILLON ALEANCEN KUQ E ZI

January 29, 2013 by dgreca

Arvizu – Spahiut: Shmangni rrëshqitjen në retorika nacionaliste/

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me kreun e aleancës “Kuqezi” Kreshnik Spahiu.
Takimi mes ambasadorit Arvizu dhe Spahiut është zhvilluar në zyrat qëndrore të kësaj force politike ndërsa në fokus të bisedimeve kanë qënë zgjedhjet e 23 qershorit.
Në një prononcim për mediat pas takimit, ambasadori Arvizu ka vlerësuar konkurrencën në politikë por ka këshilluar të shmanget rrëshqitja drejt retorikës nacionaliste.
“Konkurrenca politike është gjë e mirë, në çdo lloj demokracie duhet të ketë një konkurrencë të tillë. Për këtë arsye vlerësojmë pjesëmarrjen e saj aktive në këtë fushatë. Kemi folur për platformën, theksin e fortë që kanë, shtetin ligjor dhe antikorrupsionin. Ne gjithashtu folëm për atë që është e rëndësishme për çdo parti në vend dhe SHBA, që të flitet në mënyrë të moderuar për vazhdimësinë në rajon prandaj e kam nxitur Spahiun në këtë kuptim që patriotizmi është gjë e mirë, por është e rëndësishme që në axhendën tuaj të shmanget tundimi që të rrëshqitet drejt retorikës nacionaliste, e cila mund të jetë kundër stabilitetit dhe moderacionit për të cilën folëm dhe kemi marrë garanci prej tij dhe lidershipit të AK-së që në fakt politika e tyre do të jetë siguria” tha Arvizu.
Ndërsa kreu i AK-së Kreshnik Spahiu është shprehur se forca politike që ai përfaqëson do të publikojë platformën politike e cila do të ketë në fokus luftën kundër korrupsionit.
“Shqipëria është në prag të zgjedhjeve më vendimtare për shqiptarët, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe për të ardhmen e procesit të gjithë shqipatreve në rajon dhe natyrisht për standardet e integrimit ta gjithë shqiptarëve na BE. AK tashmë do ta prezantoja programin dhe platformen e saj të orientuar në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, për ta nxjerrë për të parën herë nga harta e zezë Shqipërinë, si një nga vendet më të korruptuar në të gjithë Europën si një nga vendet e përfshira në trafiqe dhe me probleme të krimit të organizuar ” tha Spahiu.
Ai ka theksuar gjithashtu se AK-ja do të kërkojë edhe hartimin e një ligji për kufizimin e mandateve të lidershipit politik.
“Aleanca “Kuqezi” do të kërkojë një ligj për vendosjen e standarteve ashtu si në SHBA-ja ku ndryshon lideri edhe në Shqipëri të kufizohet mandati i lidershipit politik shqiptar, jo më shumë se dy mandate, duke filluar nga kryetarët e komunave, të bashkive, kryeminitri, presidenti, liderët e partive, etj” tha Spahiu.(BS)

Filed Under: Kronike Tagged With: Aleanca Kuq e Zi, ambasadori Arvizu, keshillohet nga

TRAGJEDIA E QYTETIT TIM HISTORIK

January 29, 2013 by dgreca

NGA IBRAHIM KOLARI/

 Prej disa vitesh jetoj midis Dibres dhe New Yorkut midis varferise dibrane dhe luksit amerikan, por me ne fund vendosa qe pergjithmone te jetoj ne Dibren time, ne token qe me lindi duke kandiduar per kryetar Komune si i pamvarur. Duke kerkuar perkrahjen e popullit te thjeshte dhe partive politike per nje Diber me te bukur, per me shume vende pune qe Dibranet mos braktisin me kete toke,per ti thene STOP mergimit.
Dibranet edhe sot, ashtu si ne shekullin e kaluar po marrin rrugen e lodhshme dhe te dhimbshme te mergimit, duke braktisur vendlindjen per te mos u kthyer me kurre te gjalle, por vetem me arkivolet qe eshtrat tu prehen ne Dibren e varfer. Shumica e kandidateve per kryetar komune ne vitet e shkuara kane premtuar gjithmon se do hapin vende te reja pune ,do ndertonin shkolla, do kujdeseshin per infrastrukturen e qytetit per ruge dhe trotuare qe automjetet dhe qytetaret te ecin lirshem dhe te sigurt. Ata premtonin se do punonin per nje qytet te paster, me shume uje dhe mirqenie per banoret, por pasi uleshin ne karrigen e bute te Komunes ata i haronin premtimet dhe perseri kishin nje Diber jo te paster, me mungesa te ujit, nuk jane ndertuar asnje fabrike, asnje shtepi pleqesh. Por dibranet a e meritojne kete gjendje te mjerueshme ?

Kuptohet asnjehere, sepse ne dibranet jemi pasardhesit e Skenderbeut, kryengritesit e cetave kombetare qe kundershtuan cdo perdhoses te tokes arberore. Dibra dhe dibranet i rezistuan tragjedise se madhe te vitit 1913 ku pati shperngulje te banoreve per mos me kthyer me kurre, por edhe pas 100 vitesh nga ajo tragjedi ne po ndeshemi me nje tragjedi edhe me te rene, te braktisjes nga bijte e saj qe nuk e kthejne koken pas. Dhe faji me i madh i tragjedise se Dibres bie mbi ne. Dibranet te pas vitit 1990 ishin deputet, ministria,gjeneral shefa te UCK, por ata nuk bene asgje per Dibren, nuk shtruan asnje meter rruge me asfalt, ata ulen me kete harese te shkuaren e historise Dibrane.

Diaspora shqiptare prej shume vitesh i ka respektuar politikanet, deputetet, ministrat, kryetaret e komunaveqe vinin ne SHBA per vizita. Ketyre u siguronin takime me personalitete te larta te Amerikes, shtronin darka solidarizimi per ngritjen e ekonomise ne Maqedoni, ne Dibër Natyrale ,por shqiptaro- amerikanet gjithmon kur vizitonim vendlindjen verenin se asnje ndryshim nuk ishte bere,asnje investim me fondet qe u kishim besuar,atehere vendosem vete te investojme ne vendlindje ,ne Dibren tone. Kur investova mbi 1 milion dollare ne Diber shumica e miqve te mi ishin pesimiste sepse do humbisja te tere pasurine qe kisha bere ne SHBA por une kisha vendosur te beja dicka per Dibren time. Bleva nje ndermarje duke punesuar kryefamiljare qe e kishin gjendjen ekonomike shume te dobet per tju siguruar nje rroge per te ardhmen e familjeve te tyre. U mundova prej kaq vitesh te beja dicka me shume per qytetaret e vendlindjes time, por ndesha ne vesh te shurdher sepse politikaneve tane nuk ju intereson jeta dhe familja e votuesve te tyre. Ata kane nevoje vetem ne diten e votimeve dhe pas asaj dite votuesi genjehet, harohet,poshterohet dhe injorohet tej masa. Por votuesi nuk e meritojne kete poshterim,ata meritojne respektin me te madh sepse ju kane besuar voten, per te ardhmen e tyre.

Mendoj se me ne fund ka ardhur koha qe disa gjera per dibranet ,por edhe per qytetaret ne Maqedoni diaspora shqiptare duhet ti menaxhoje vete, pra nese do kemi neser kretar Komune i ardhur nga SHBA ose Evropa atehere do te krijohet besimi i investitoreve te huaj per te financuar Dibren. Dibra ka me shume nevoje se kurre qe mergimtaret te investojne ne Diber me mirbesim duke kontribuar ne te gjitha sferat e jetes, ekonomise, kultures per me shume mirqenie per qytetaret. Me qellim qe qytetari mos kete 10 euro vetem diten e votimeve, por ai te kete nje rroge mujore te sigurte per te ardhmen e femijeve, votuesi nuk ka nevoje qe vetem diten e votimeve pakon me sheqer,makarona, vaj dhe miell por ne dollapin e tij ushqimor te kete gjithmone ushqime dhe shume sende tjera te nevojshme.

Ashtu si disa vite me pare kur mora guximin per te investuar ne Diber po e marr guximin per te konkuruar per Kryetar Komune i pamvarur,por qe ti arrijme qellimet humanitare,per nje jete me te mire ,une kam nevoje per perkrahjen e qytetareve, kam per voten e sinqerte, per te hapur vende te reja pune, per te mos e mare rrugen e lodhshme dhe te dhimbshme te mergimit me femijet tane. Une po ju drejtohem me sinqeritet dhe veprat e mia humane qe kam financuar nder vite ne Diber ,Shqiperi,Kosove dhe SHBA.Une e dua Dibren e madhe ashtu sic duhet te jete ne te vertete,por ne sot kemi nje Diber te braktisur, te haruar, te shkateruar ne te gjithe sferat e jetes, mua kjo me dhemb shume, une ndihem keq kur shoh femijet qe lypin, trishtohem kur nje prind nuk mund t’ia plotosoje deshirat elementare femijeve te tij. Une ika i varfer nga Dibra ne moshen e njome, por i faleminderohem Amerikes qe me dha mundesine te krijoj nje pasuri, qe femijet e mi te kene nje te ardhshme te sigurte ,prandaj une ju lutem sot bashkeqytetareve te mij te me japin mundesine per te udhehequr Komunen e Dibres qe te gjithe se bashku te mundemi te ndryshojme per te mire ekonomimine e qytetit tone.

Pra te dashur qytetare pagesa ime mujore si kryetar Komune nuk do te perdoret ne xhirollogarine time , por do te perdoret per nxenesit e shkollave neper fakullteteve ku te jete e nevojshme. Pagesa ime si kryetar Komune le te jete 1 euro ne vit.

Filed Under: Editorial Tagged With: Dibra, historik, Ibrahim Kolari, Tragjedia e qytetit tim

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT