• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2013

Dita e Shën Valentinit në Nju Jork

February 14, 2013 by dgreca

Ndërsa kjo ditë zakonisht festohet me lule, çokollata dhe mbrëmje intime, mesazhi është dashuria e vërtetë për atë që bën këto dhurataDita e Shën Valentinit në Amerikë është një ditë ku tradicionalisht tregohet dashuria që njerëzit kanë për njëri-tjetrin. Ndërsa kjo ditë zakonisht festohet me lule, çokollata dhe mbrëmje intime, mesazhi që shoqëron këto akte është se marrësi i tyre është dashuria e vërtetë për atë që bën këto dhurata. Në materialin në vazhdim, do të ndjekim mendimet e disa nju jorkezëve se çfarë i shtyn për t’iu nisur partnerëve të tyre këto mesazhe dashurie.
Ishte një kohë gri dhe e ftohtë në Nju Jork, por atmosfera ishte e ngrohtë brenda zyrës së martesave të qyteti, ku çiftet prisnin me durim për të zyrtarizuar martesën e tyre. Ne pyetëm Larryn se çfarë bën bashkëshorja e tij e ardhshme, Karren që ai të ndjehet i lumtur dhe i dashuruar.
“ E fejuara ime më bën çdo mëngjes në fundjavë petulla. Këtë bën ajo për mua.”
Ndërsa Karren thotë:
“Ai më bën të qesh”.
Ushqimi luan rol edhe për Kenin dhe Rifkën, ndonëse Keni thotë se shija e ushqimeve që ajo përgatit nuk merret parasysh.
“Ngaqë e dua, çdo gjë që ajo bën më duket e shijshme. Nuk ka të bëjë me ushqimin. Unë dua çdo gjë që ajo gatuan sepse e di që i bën për mua”.

“Ajo që pëlqej tek ai është se ai asnjëherë nuk dorëzohet. Ai bën çdo gjë që unë të jem e lumtur. Çdo gjë!”
Për Jenifferin, dashuria e Juanit është masazhi që ai i bën kur ajo kthehet nga puna:
Jeniffer
“Unë punoj në restorant. Ka raste që punoj gjithë ditën dhe në fund të ditës këmbët më dhembin shumë. Ai thuajse çdo ditë më bën masazh. Ndjej përherë që ai më do”.
Për Shanen dhe Michaelin, dashuri do të thotë përkujdesja për njëri-tjetrin.
Shane
“Kisha një grip të rëndë. Isha sëmurë për dy javë. Ai u kujdes për mua”!
“Ajo që ai bën, është se ai është i kujdeshëm në përdorimin e kripës në ushqim pasi unë përdor shumë dhe ndonëse është irrituese shpesh herë kur më thotë, unë e di se ai kujdeset për mua”.
Ricardo dhe Maria kanë një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe figurative për të përçuar mesazhet mes tyre.
“Ajo më jep pusulla ku shkruhet “Të dua”. Mbas tre vitesh humbet disi kjo ndjenjë. Por unë ende i kam këto pusulla edhe sot”.
“Pata një ditë të keqe një herë dhe ai erdhi me një lodër dhe një kartolinë ku thuhej se e hëna është ditë e ngarkuar përherë. Nesër do të jetë një ditë më e mirë”.
Ngaqë nuk e di se çfarë sjell e nesërmja, Brittany dhe Hectori thonë se çdo ditë është e rëndësishme. Ata folën me Zërin e Amerikës disa momente përpara se të martoheshin.
“Burri im i ardhshëm, në çdo moment më thotë se sa e bukur jam. Dhe kjo më bën të ndjehem e veçantë për të. Fatkeqësisht ai është në ushtri, por unë e mbështes atë. Ai do të kthehet në Janar nga misioni”.
“Fakti që ajo më pret pa e ditur nëse unë do të kthehem ose jo nga misioni, do të thotë shumë për mua”.
Këto janë disa mënyra se si nju jorkezët shijojnë marrëdhënien e tyre, mes çokollatave dhe tullumbaceve në formën e zemrës, për Ditën e Shën Valentinit.(VOA)

Filed Under: Kulture Tagged With: ne New York, Shen Valenttini

NJË NGJARJE E VECANTË PËR 5 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS NË ALBANY

February 13, 2013 by dgreca

Një ngjarje e rëndësishme për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës u shënua të martën e 12 Shkurtit 2013, në orën 11:00 paradite, në sallën e Asamblesë dhe Senatit të Shtetit të New Yorkut, në Albany. Promotori i kësaj ngjarjeje ishte bashkombasi ynë, Assemblyman i District 80th ne Bronx, z. Mark Gjonaj. Në Capitol Building, ndërtimi i të cilit pat filluar që në vitin 1867, pallatin e cuditshëm me pamje magjike, një nga njëmbëdhjetë capitols në SHBA, që nuk kanë një çati kube,pallatin e mbështjellë në misterin e ngjarjeve më të cuditshme për gjatë historisë së vet, ku janë thurur qindra legjenda dhe rrëfime për fantazma e legjenda, përfshi dhe atë të rojtarit që humbi jetën nga zjarri që ra më 29 mars 1911, i rishfaqur si fantazmë për rrëfimtarët, përfshi dhe historianët.Pikërisht në sallën me akustikën më të rrallë, me kube gjigande dhe harqe e shtylla të stilit roman, u mbajt ceremonia kushtuar pavarësisë së Kosovës, e paraqitur nga Assemblyman i Distriktit 80th ne Bronx, z. Mark Gjonaj. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Shefi i Misionit të përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, z. Ferid Hoxha, Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në New York, z. Bekim Sejdiu, kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli, zv kryetari i  Vatrës Agim Rexhaj, anëtari i këshillit të Vatrës Zef Balaj, vatrani Besim Malota, Esad Gashi dhe të tjerë bashkatdhetarë. Ngjarjen e regjistroi edhe media shqiptare; TV 21 Halil Mula, Bota Sot& Illyria Beqir Sina, editori i Diellit Dalip Greca.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo ngarje pati të vecantë se për të parën here u organizua jo formalisht sa per ceremoni, por gjate punimeve te Asamblese. Salla e Asamblesë ishte e mbushur plot dhe pas përcjelljes së proklamatës për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga z. Gjonaj, e morën fjalën edhe mbështetën Mark Gjonaj edhe kolegë të tjerë amerikanë, perfaqesues te distrikteve te tjere te shtetit te New Yorkut.

Në drekën që z. Mark Gjonaj dha për përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të pranishëm në këtë ngjarje, kryetari i VATRËS, dr. Gjon Bucaj, duke iu drejtuar z. Mark Gjonaj tha: Kjo asht nji ditë për t’u shenue, me vlerë historike për ty Mark, për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për Kosovën në veçanti. Në fillim të karrierës s’ate në Asemblenë e këtij shteti të madh t’Amerikës, ti sigurove nji Proklamatë të randësishme për Pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky akt patriotizmi me dobi për Kosovën shqiptare, në frymën e vleravet morale të lirisë dhe të drejtësisë që janë karakteristika të këtij Kombit të madh, të vlerëson si nji shqiptaro-amerikan i nderuem. Të lumtë dhe faleminderit!Më gjërësisht do të lexoni në gazetën Dielli të printuar.(Korresp I DIELLIT)

 

TEKSTI NE ANGLISHT I REZOLUTES

 

 

LEGISLATIVE RESOLUTION commemorating the 5th Anniversary of the Declaration of Independence of Kosova on February 17, 2013

WHEREAS, It is the practice of this Legislative Body to commemorate historical events which exemplify the spirit and struggle of peoples throughout the world to achieve Independence and live in peace and freedom; and

WHEREAS, This Legislative Body is proud to recognize the economic, educational and cultural contributions of the people of Kosova in the fields of business, science and government which have inspired and encouraged the young people of New York to realize their dreams and ambitions through education and hard work; and

WHEREAS, It is the sense of this Legislative Body to celebrate and applaud the people of Kosova, who have fostered ethnic pride and exemplify the cultural diversity that represents and strengthens the fabric
of the communities of the State of New York; and

WHEREAS, The largest concentration of Americans with Kosovar descent in the United States is in the State of New York; and

WHEREAS, The people of the Republic of Kosova acquired independence on the 17th day of February 2008; and

WHEREAS, On the 17th day of February 2013, Kosovar Nationals and Kosovar-Americans and Albanian-Americans from throughout Kosova, the United States, and the State of New York will celebrate the independence of Kosova; and

WHEREAS, In March 1999, the United States, along with members of the North Atlantic Treaty Organization (NATO), commenced military intervention aimed at ending Slobodan Milosevic’s brutal campaign of ethnic cleansing against the people of Kosova; and

WHEREAS, That military intervention resulted in the defeat of Milosevic’s forces and the creation of the United States mission in Kosova; and

WHEREAS, The men and women of the Armed Forces of the United States have served bravely in Kosova since 1999, and their presence and participation in NATO-led Kosova force has been indispensable in protecting the people of Kosova and stabilizing the region; and

WHEREAS, Kosova is now functioning under its own democratic Constitu tion and rule of law, combined with a new flag bearing a map of Kosova topped by six stars, representing the six major ethnic groups in the country; and

WHEREAS, Kosova has earned the recognition of the many United Nations member states and many international organizations; and

WHEREAS, The establishment of diplomatic relations demonstrates the special ties that have linked the people of the United States and Kosova together; and

WHEREAS, The State of New York has developed medical, community, business, and educational services to assist in integrating the people of Kosova into the community; now, therefore, be it

RESOLVED, That this Legislative Body pause in its deliberations to commemorate the 5th Anniversary of the Declaration of Independence of Kosova on February 17, 2013; and be it further

RESOLVED, That copies of this Resolution, suitably engrossed, be transmitted to The Honorable Andrew Cuomo, Governor of the State of New York; The Honorable Bekim Sejdiu, Consul General of Kosova; The Honorable Jetish Jashari, Deputy Chief of Mission; and Akan Ismaili, Ambassador of the Republic of Kosova to the United States.

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dielli, Mark Gjonaj, rezoluta ne Albany, Vatra

Filozofi që na fali Logjikën

February 13, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Shpesh jemi mësuar që ta konsiderojmë filozofinë si mbretëreshën e shkencës, fakt që nuk ka asnjë dyshim, dhe ndodh që duke i dhënë kërë rol, harrojmë se e vetme dhe e shkëputur nga shkencat e tjera, do të ishte një mendim apo opinion abstrakt pa shpirt dhe pa imazhe të qarta dhe të prekshme. Ndoshta jemi mësuar që t’u referohemi gjithmonë klasikëve në shumë lexime dhe shkrime dhe shprehemi se ende nuk ka ardhur koha që t’i futemi punës për të kuptuar dhe shpjeguar filozofët e shekullit të kaluar. Një lloj ideje racionale që gjërat ët dekantojnë apo sa do i rezistojnë kohës.  E shkuara e largët duket se i ka bazat e forta dhe të siguruara nga vazhdimësia e pasardhësve, ndërsa e shkuara e afërt është ende aty tek pret studime impenjuese që të dekodifikohet deri në detajet e saj më të himta. Koha që i ndan këto dy epoka është e gjatë, shumëshekullore, por nëse e kuptojmë drejt ka kaluar jo pak kohë edhe për shekullin modern të kaluar. Koha nuk është e njëjtë, shoqëria po ashtu, por kanë një gjë të përbashkët, njerëzimin dhe hapësirën e betejave të shkëlqyera të mendimeve dhe debateve lidhur me jetën. Ndonjëherë duket se duke lexuar klasikët grekë, ngjarjet zhvillohen në një të tashme historike dhe imazhet e debateve na ndjekim pas, pa i kapërcyer caqet e një civilizimi tepër të evoluar, por shumë prapa nga respekti dhe toleranca. Sot debatet me karakter politik kanë degjeneruar në zënka apo përleshje dyerve të parlamenteve dhe me një fjalor rrugaçërie të paparë, por debati filozofik vazhdon të mbetet po ai i hershmi në një përballje gjeniale mendimesh. Politika si një zanat interesash dhe inatesh pa asnjë vlerësim objektiv për vlerat e vërteta dhe kontributet vazhdon të mbetet në nivelin e të rëndomtës. Natyrisht kjo gjë pritet përderisa lojtarët në fushë i përkasin turmës pa formë dhe formim dhe jo elitës së vërtetë. Një prej filozofëve që e meriton vëmendjen tonë dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm, logjika duhet të jetë primare në jetë, në filozofinë moderne është Ludwig Josef Johann Wittgenstein. Me origjinë gjermanike, madhështia e origjinës nuk të gënjen kurrë, lindi në vitin 1889 në Vienë. Ja cili është përcaktimi i ëikipedias për të: Filozof, mendimtar austriak, autor që dha kontributin kryesor në themelimin e logjikës dhe filozofisë së gjuhës. Vepra e tij Tractatus logico-philosophicus konsiderohet një prej veprave filozofike më të rëndësishme të ‘900. Do të mjaftonte ky përcaktim që ta kthenim vëmendjen tonë pikërisht tek logjika e palogjikë shqiptare dhe realiteti ynë i këtyre kohëve. So më shumë se kurrë kemi nevojë për një logjikë të ftohtë dhe të matur, reale dhe racionale, sepse punët siç po e shohim po shkojnë keq e më keq. Por do të kemi kohë të shkruajmë edhe për këtë logjike shqiptare, e ndotur edhe në nivel global, në artikuj të tjerë, pse jo edhe filozofikë. Po i kthehem lidhje së shkencave apo edhe lidhjeve të tyre me artin, si një shkencë sublime e shpirtit. Shkas bëhet historia e jetës së filozofit austriak që vazhdon ende sot të jetë i pranishëm në jetën tonë jo vetëm me filozofinë, por me pasionet e tjera të tij, mes të cilave muzika, për të na treguar se njeriu mbetet i tillë edhe pse lartësia e filozofit e ngre lart në tempullin e paprekshëm të gjenive dhe mendimtarëve botërorë. Faktet flasin se në kolegjin e Triadhës në Kembrixh, tek kisha e vogël në hyrje të tij, nderimi për njerëzit e mëdhenj nuk do të mungojë kurrë, ndodhen disa pllaka përkujtimore, apo statuja që na kujtojnë kontributet e vyera të Njutoni, Bekonit dhe të shumë të tjerëve. Sipas historikut të shkollës ajo u themelua nga Enriku i 8-të në vitin 1546 dhe mesa duket tradita do të vazhdojë rrugën e vet në homazhet dedikuar edhe Ludwig Wittgensteinit, një personazh thellësisht i paqetë. Tek pllaka shkruhet : Gjithmonë i përkushtuar me integritet të veçantë në gjurmimin e së vërtetës; vdiq në vitin 1951 në moshën 63 vjeçare. Një vepër tjetër që flet për lidhjet e tij me mqitë dhe bashkëkohësit më të shquar, Letrat 1911-1951, është kredoja e tij intelektuale, por edhe njerëzore. Po t’i hedhim një sy personave të cilëve u drejtohen letrat, është fat që korrespondeca të tilla janë ruajtur me skrupolozitet, do të shohim sesa të rëndësishme janë dëshmitë e këtyre lidhjeve. Russelli, Keynesi, Moore etj. janë në qendër të vëmendjes së filozofit dhe nuk mund të ndodhte ndryshe që të kishte figura të shpëlara politike apo ideologë të së keqes. Ja se çfarë i shkruan Russelli në përgjigjen e vet nga Londra, pas një vizite në Kinë në vitin 1921 ku pas disa lajmeve që lidhen me jetën e tij private se ishte martuar, se priste një fëmijë dhe se kishte blerë një shtëpi ku kishte futur mobiljet e tij, i thotë: Fëmija do të lindë ndoshta në shtratin tënd. Kishte shumë libra, si dhe shumë kuti dhe pako të dërguara nga studimet teknike të inxhinjerisë që nuk i kishe hapur kurrë. Nëse do të vish të na takosh, do të jap çdo libër të dëshirave të tua. Gjërat e tua vlejnë më shumë, sesa unë i pagova. Më tej në letërkëmbimet me Moorin zbulojmë interesat muzikore të tij dhe përgjgjia e tij se Shubertit është i jashtëzakonshëm, siç e kishte shprehur vetë Ludvigu. Në letërpërgjigjen e vet, disa ditë më vonë, filozofi shprehet se është mëkat që të mos dëgjosh Bruknerin. Një leksion tepër i çmuar për ne që të dimë të vlerësojmë njerëzit vërtet të mëdhenj të kombit, të gjitha sakrificat që kanë bërë në emër të tij dhe rrugën përmes së cilave kalon historia e vërtetë e një vendi, jashtë frymës utilitariste të çastit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Th. Kallço. filozofi, logjiken, qe na fali

SHEFI I PENTAGONIT, ISH SENATORI HAGEL: AMERIKA NUK E HARRON BALLKANIN

February 13, 2013 by dgreca

NGA BEQIR SINA/

PENTAGON – WASHINGTON : Prej se kur Presidenti Obama mori mandatin e dytë , si rëndomtë në politikën amerikane pati nisur i ashtuquajturi “Sesioni” i spekulimeve’ . Spekulime, këto për “ndërtimin” e kabinetit të ri ku sipas “traditës” së çdo Presidenti kur merr mandadatin e dytë dy postet më të rëndësishme, historikisht marrin ndryshime; ato janë ai i Sekretarit të Shtetit dhe Sekretarit të Mbrojtjes.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, duket i se e kaloi të ashtuquajturën “sifidë me emrimet” e reja të kabinetiti të fundit të tijë teksa emërojë dy veteranë të luftës në Vietnam në kabinetin e tij – senatorin demokrat, John Kerry, në postin e sekretarit të shtetit, dhe ish-senatorin republikan, Chuck Hagel, si Shfei i Pentagonit.

Nderkohë qe John Kerry e mori detyren javën e kaluar pritet që këtë jave edhe ish senatori Chuk Hagel te emërohet në një post me te vërtetë te rendesishem ne Administraten amerikane dhe kjo doshta vjen nga qe te dy kan përvojen e tyre në luftë dhe pritet të ketë ndikim në politikat që do të ndjekë Amerika në katër vjetët e ardhshëm,thone analistete e ketyre ceshtejeve ne SHBA.

Këtë la të kuptoi dje një paneli i ndarë i Senatit, kur ka aprovuar të nominiuarin e presidentit Barack Obama Chuck Hagel që të bëhet Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-ve.

Votimi i Komitetit për Shërbime Armëve të Senatit do të përcaktojë bazat për një votim mbi emërimin të plotë nga Senati, ndoshta gjatë fundi i kësaj jave.Votimi i komitetit ishte 14-11, më një senator nga Partia Republikane, nga radhët e së cilës vije edhe Hgel, që ka votuar kundër tij.

Anëtarët e Partisë Demokratike të Obamës, të cilët përbëjnë shumicën në Senat, ishin në gjendje që të çojnë përpara emërimin e presidentit.

Hagel, ish senator i Nebraskas dhe veteran i luftës në Vietnam, është ballafaquar me një kundërshtim të fortë të republikanëve, të cilët kanë ngritur pyetje se a është ai i fuqishëm mjaftueshëm që të përkrahë aleatin amerikan – Izraelin dhe se a ka vizion të qartë se si të kundërshtoj programin nuklear të Iranit.

Kerry, veteran gati 30-vjeçar në Senat dhe kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ishte i pari nga ata që avancoi në krye të listës së Shtëpisë së Bardhë, pasi zgjedhja e preferuar e Obamas, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice, ishte larguar vet nga gara.

Hagel ka lënë Senatin në vitin 2008, pasi ka shërbyer 12 vjet. Si anëtar me mendje të pavarur i Partisë Republikane, ai është armiqësuar me disa kolegë për shkak të kritikave që u ka bërë politikave të presidentit George W. Bush në Afganistan dhe Irak.

Axhensia e lajmeve njujorkeze Bloomberg ofroi e para në SHBA supozimet të saj të qelluara, sipas nga burime të sigurta se kush ishte favorite për të zëvendësuar Sekretarin e Mbrojtjes Leon Paneta si kreun e Pentagonit:

Sipas, Bloomberg por edhe shtypit më prestigjoz në SHBA, ish senatori i njohur i Nebraskës, republikani Chuck Hagel i cili ishte kandidat kryesor për t’u bërë sekretari i ardhshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA, në Administratën e Obamës dhe ai tani emërohet sa më shpejt këtë fundjavë, në bazë të vendimit të senatiti amerikan.
Hagel, i cili shërbeu si një ushtarë i këmbësorisë në Vietnam, ka kaluar më parë se të vinte në senat procesin e verifikimit në zyrën e avokatit të Shtëpisë së Bardhë.Ish senatori Nebraskas

Emri Hagel ka qenë qysh më parë i cili qarkulloi për një postë të rëndësishëm në Pentagon – DOD, kështu që raporti nuk është për t’u marrë si ndonjë surprizë, shkruante New York times. Megjithatë, Administrata Obama thkeson NYT, Chuck Hagel deri në emrim nuk ka ka pasur ndonjë “rival” ai ishte favoriti i dukshëm për këtë post.

Hagel është i njohur për të pasur mjaft dell të pavarur, diçka që do të ishte një parakusht për kalimin në këtë post të rëndësishëm , pra për t’u bashkuar me një administratë Demokratike. Megjithatë, ai do të shtojë një postë të dytë të GOP-së në ekipin e presidentit Obama. Aktualisht, Sekretari i Transportit Ray LaHood është i katërti anëtar republikan që po shërben në kabinetin Obamës, prej kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008.

“SHBA duhet t’i rikthehet angazhimit në Ballkan”
Ish Senatori Chuck Hagel, ish -kryetar i Komisionit të Mbrojtjes në Senat ka qenë dalluar për lidhjet e forta me çështjen shqiptare, sidomos në mbështjetjen e dhënë në Kartën e Adriatikut për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe shkatërrimin e armëve, për aq sa shërbeu në Senatin amerikan. Ai ishte një ndër senatorët e Shteteve të Bashkuara, që shpreh shqetësimin se vitet e fundit vëmendja amerikane ndaj Ballkanit ka rënë dhe theksoi se ka ardhur koha që angazhimi për këtë rajon të rikthehet.
Ka qenë pikërishtë Senatori Chuck Hagel, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit që në Mars 2005, duke iu përgjigj pyetjeve për rolin amerikan në Ballkan dhe në Kosovë, gjatë një takimi në Fakultetin e Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Washington ka thënë se “Ballkani ka rënë në radhën e përparësive dhe nuk është më në qendër të vëmendjes së mediave, por ai shtoi se një gjë e tillë nuk duhet të ndryshojë përparësitë e Amerikës në atë pjesë të botës”.
Duke iu referuar asaj kohe ai ka thënë se; “Ajo zonë është ende e paqëndrueshme, ende e rrezikshme dhe ne mbetemi të angazhuar atje në nivel diplomatik dhe ushtarak”. Ai ka shrehur atëhere edhe shqetësimin për rënien e vëmendjes së Shteteve të Bashkuara në Ballkan. “Megjithatë unë nuk mendoj që qeveria amerikane e ka lënë thjesht mënjanë këtë çështje, por është e vërtetë që Lindja e Mesme ka mbizotëruar gjithçka. Ndoshta vitet e fundit nuk i kemi kushtuar aq shumë vëmendje rajonit të Ballkanit. Do të na duhet që të riangazhohemi përsëri”citohet të ketë thënë ish Senatori Hagel i cili më pasë ka vlerësuar faktin që europianët, kanë marrë përsipër shumë nga përgjegjësitë për rajonin e Ballkanit.
“Kjo është diçka pozitive, por një fakt i tillë nuk është një justifikim që Shtetet e Bashkuara të mos jenë pjesë e këtij angazhimi. Ishte një përpjekje që filloi me NATO-n, të gjithë aleatët tanë europianë ishin të përfshirë dhe ne duhet të vazhdojmë të jemi të angazhuar” ka pohuar 7 vjetë më parë ish Senatori republikan i Nebraskës Chuk Hagel, emër i cili po spekulohet deri tani se do të marrë muajin e ardhëshëm postine Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara , me rikonfigurimin e ri të Administratës Obama.
Ish senatori Hagel, është ai që ka folur edhe për rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve me Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi, në mënyrë që atje të konsolidohet demokracia.
“Kosova është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të mbajmë lidhjet me popullin e Kosovës dhe të Ballkanit, pasi është një rajon i Europës ku për shekuj me radhë ka patur konflikte dhe njerëzit atje meritojnë demokraci, liri individuale dhe mundësi” ka pohuar ish Senatori Hagel duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me aleatët europianë për të garantuar këto liri dhe për të ndihmuar vendet e rajonit në drejtim të integrimit euro-atlantik.”
Ish senatorin Chuck Hagel, i cili në pension u “punësua” si shef i këshillit për inteligjencën e huaj pranë Presidentit Obama. Zoti Hagel është njëkohësisht professor në Shkollën e Shërbimit Diplomatik në Uashington. Ai në një takim më 10 qershor 2010,me Ministrin e Mbrojtjes i Shqipërisë Arben Imami në Shtetet e Bashkuara, dy vjet më parë në Komandën e Aleancës në Norfolk të shtetit Virginia, e cila ndjek njëkohësisht transformimin e forcave të armatosura të Shqipërisë, ka biseduar në Washington me Ministrin Imamai mbi çështje që kanë të bëjnë me transformimin e NATO-s.

Ata të dy kan folur mbi pjesmarrjen e Shqipërisë në NATO duke vlersuar kontributin e Shqipërisë në përpjekjet për të garantuar siguri dhe qendrueshmë në njërin prej rajoneve historikisht të paqendrueshëm të botës:
“Mendoj se të gjitha vendet e anëtare të NATO-s janë shumë të kënaqura që Shqipëria është në aleancë ashtu si edhe vendet e tjera anëtare që janë anëtarësuar vitet e fundit sepse kjo vërtet përfaqëson një stabilitet dhe siguri të cilën nuk e kemi parë më përpara. Shqipëria do të luajë një rol shumë të rëndësishëm ndërkohë që gjen vendin e saj në NATO. Aftësitë e saja do të rriten. Ajo do të gjejë rrugë të reja të sofistikuara për të marrë pjesë. Ajo po merr pjesë tani në një sërë detyrash bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani është vetëm një prej tyre,” citohet të ketë thë në atë takim zoti Hagel.
Ish-senatori dhe kryesuesi aktual i Këshillit të Atlantikut për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chuck Hagel duke komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Bosnje, Serbi dhe Kosovë, në vitin 2009 theksoi se ajo paraqet një konfirmim se SHBA nuk e ka harruar Ballkanin. Në një deklaratë ekskluzive Hagel ka thënë se me Bidenin kishte biseduar para nisjes në turneun ballkanik. ”Ky rajon në aspektin gjeostrategjik është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Evropën, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Hagel duke vlerësuar se ky rajon “paraqet një udhëkryq të besimeve, popujve dhe fenomeneve të ndryshme”. “Por, megjithë përparimet e bëra, ky rajon ende nuk ka arritur gjithçka që i nevojitet”, ka theksuar Hagel.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Amerika nuk e harron, ballkanin, Beqir Sina, shefi i Pentagonit

POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE BARAZ ME NEPOTIZËM E BARONIZËM – RASTI CEKA DHE JO VETËM AQ

February 13, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Nepotizmi“ është favoritizmi që zyrtarët e lartë u bëjnë të afërmve të tyre.„Nepos“ – „nip“. Me të njëjtin sens përdoret edhe termi „baronizëm“, veç rritet doza e negativitetit.Baronizmi, klientelizmi partiak, klanet politike dhe hijet me të shkuarën diktatoriale- janë morbuset e administratës të lartë publike shqiptare, pasojat e të cilave i vuan direkt shoqëria shqiptare këta 22 vjet tranzicion.Në vetvete, klanet, nepotizmi e klientelizmi janë armiqtë e betuar të meritokracisë. Që do të thotë se lufta kundër njerëzve me merita, me integritet, pa hije nga e shkuara e të ndershëm nuk është ndaluar asnjë çast, përfshi edhe dy mandatet e kryeministrit Berisha dhe po ashtu edhe periudhën e gjatë të këtyre 22 viteve tranzicion.

Politika shqiptare ka patur alergji nga figurat me integritet të spikatur, të cilat duhet të jenë shtylla kurrizore e një sistemi demokratik, pavarësisht rotacionit partiak. Duke patur frikë nga konkurenca e pastër, politika shqiptare ka bërë spastrime përmes mënyrave aspak qytetare dhe aspak fair.

Nga kjo sëmundje vuan e djathta shqiptare, që këtë emër e mban pa asnjë meritë, nëse e vendosim në korrelacion me pronarët dhe të përndjekurit politikë. Prej kësaj gjendje përfiton edhe e majta, reformimi i të cilës ka mbetur peng i një të djathte pa standarde. Dhe pasojat i ka vendi dhe shteti i së drejtës, i cili vihet në rrezik.

Lideri i maxhorancës, ndërsa është futur në fushatë për mandatin e tij të tretë, nuk e njeh fare katharsisin, ndërsa shoqëria shqiptare është në mëshirën e pamëshirëshme të baronëve dhe klientëve të partisë dhe aliazheve të saj, klaneve dhe shërbimeve klienteliste si dhe njerëzve me lidhje me të shkuarën, të cilët përbëjnë rrezik për sistemin. Nëse je në orbitën e klanit, fitove. Nëse nuk je, merre arratinë, sepse përjashtimi është verdikti i klanit, verdikt i cili është vetëm goditje për shëndetin dhe higjenën e demokracisë.

I kthehemi skandalit më të fundit të nepotizmit. Neritan Ceka, ish-armik i egër i Sali Berishës prej 1992, sidomos më 1997 deri në zgjedhjet e 2005 është në pushtet dhe koalicion me të majtën qeverisëse dhe kur e majta në maxhorancë ka humbur çdo kredibilitet, e gërryer nga korrupsioni dhe keqqeverisja, afrohet me Berishën bashkë me Arben Imamin dhe partinë e tyre mikroskopike dhe kështu hynë direkt në efektet e orbitës të merkatos politike, pa asnjë moral, veç për pushtet.

Ky imoralitet politik, kur politikanët e Shqipërisë shiten e blihen herë majtas e herë djathtas, në mënyrën më të pacipë të mundshme, bëhet sepse në Shqipëri edhe shtypi është në marrëdhënie klienteliste me politikën. Jo më kot, ngjarjet e 1997 asnjëherë nuk kanë kaluar në fokus për t’u analizuar. As nga historianët, as nga mediat. Përdoren zhargonë mallkues për efekte propagande, por vetëm kaq. Kush kujtohet për të analizuar 1997 shpallet armik dhe lufta e klaneve në Shqipëri është shumë më mizore se lufta e klasave.

Si personalitet, Neritan Ceka vjen nga arkeologjia, është me background akademik, por kjo nuk i jep të drejtën e xhonglerit, sepse besueshmëria e një politikani varet nga votat që ai fiton dhe nëse partia që ka drejtuar Neritan Ceka nuk ka arritur as pragun minimal që të ketë të paktën një karrike në Parlament, kjo do të thotë se kaq vlen Neritan Ceka si politikan.

Por klasa politike në Shqipëri këta 22 vjet tranzicion ka qenë gjithnjë e lidhur me fijet e së shkuarës dhe skeletëve që ka patur në dollapë, duke përfituar se jemi i vetmi vend nga ish-ssitemet diktatoriale të Europës Lindore që nuk hap Dosjet dhe nuk voton ligjin e Lustracionit. Kjo do të thotë se në politikën shqiptare vlen ai që e ka hipotekën më të pasur. Pra konkurrojnë hipotekat, pisllëqet dhe jo figurat me integritet, ato që i duhen shtetit të së drejtës.

Të kthehemi tek skandali më i fundit i nepotizmit në diplomacinë shqiptare, ku diplomatët emërohen me një VKM (Vendim të Këshillit të Ministrave). Sot, po të diskutosh me zyrtarë të Ministrisë të Jashtme, ata që vinë nga partia e Ilir Metës të ngrenë supet. Ata që vinë prej 2005, të tregojnë dhëmbët. Jo drejtpërdrejt. Kërcënojnë në mënyrë diplomatike. Edhe kur kanë një vend të rëndësishëm të thonë në konfidencë se nuk mund të bëjnë asnjë presje pa leje dhe pa urdhër, dhe larg qoftë të bëjnë ndonjë prononcim. Dhe kur shohin se në celularin e tyre del një numër që pyet, ata të nxjerrin menjëherë centralin telefonik, që të thotë se për momentin poseduesi i numrit nuk është i disponueshëm.

Në mandatin e dytë të PD-së, Neritan Ceka është këshilltar i Sali Berishës, ndërsa Arben Imami nga shefi i kabinetit në mandatin e parë, kalon ministër i Mbrojtjes. Lind pyetja, po si është e mundur nisur nga fakti se partia e tyre PAD s’kishte fituar asgjë në zgjedhjet e 2009. Mos pyet pastaj për të shkuarën e afërt, vitin 1997, midis Berishës nga njëra anë dhe Cekës e Imamit në anë tjetër. Politika shqiptare një ligj i vërtetë xhungle.

Pra më 2009, pasi Neritan Ceka emërohet këshilltar i kryeministrit, pikërisht më 2009, duke iu referuar të dhënave që boton sot Shqiptarja, përmes një VKM-je, vendim që i vjen i gatshme Ministrisë të Jashtme për t’u zbatuar, i biri i Neritan Cekës, emërohet diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Austri. Djali i zotit Ceka ka studjuar në Vjenë, njohës i gjermanishtes, por kjo nuk mjafton për të përmbushur etikën e standartit të zyrtarit të lartë të shtetit të së drejtës, ku përjashtohet keqpërdorimi i pushtetit.

Lajmi tjetër i konfirmuar është se zoti Neritan Ceka, 72 vjeçar tashmë, për të evituar fushatën lodhëse të 23 qershorit, e sheh të udhës që t’i kushtohet diplomacisë. Dhe Sali Berisha pranon e, përmes një emërimi politik, e ka këtë të drejtë, e emëron ambasador të Shqipërisë në Romë, ndërsa i biri i Cekës vazhdon të jetë diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë dhe sipas informacioneve jo të konfirmuara, por duke iu referuar shtypit të Tiranës, ai është emëruar ambasador i OSBE-së me seli po në kryeqytetin austriak!!!!

Po, edhe sikur të mos jetë e vërtetë. Mjafton fakti, që i biri prej 2009-2013 te ketë qënë diplomat, dhe prej 2013 në diplomaci të fillojë karrierën i jati! Këto veprime mbajnë erë abuzivizëm. Sikur pushteti politik i klanit është i trashëguar! Sepse mjafton të jesh i biri apo e bija, apo nusja apo dhëndri i klanit të pushtetit dhe pastaj mund të fitosh gjithçka, privilegje dhe shanse, mund të gdhihesh diplomat dhe përfaqësues i Shqipërisë, kur nuk ke dhënë asnjë lloj kontributi për vendin tënd. Kjo është demokracia? Jo, demokracia nuk është kjo. Këto mënyra janë përçudnimi i demokracisë dhe i diplomacisë shqiptare në rastin konkret! Sepse klientelizmi, klanizmi dhe baronizmi janë shprehje e qartë e degradimit të pushtetit partiak prej nga rrezikohet edhe sistemi. Ju kujtohet slogani i partisë të punës, « partia mbi gjithçka » ! Ku na humnerisi!

Për gjysmë shekulli kishim diktaturën komuniste. Prej 22 vitesh tranzicion kemi mbytjen e shoqërisë nga tentakulat e klaneve dhe shërbimet klienteliste duke e kthyer shtetin e së drejtës në tutor të tyre. Por të jesh tutor i klaneve nuk mund të jesh më shtet i së drejtës. Aty ku veprojnë klanet shteti i të drejtës ka marrë fund. Dhe prandaj pranojmë të gjithë se në Shqipëri nuk ekziston drejtësia.

Dhe konkluzioni i këtij shkrimi, është se për shqiptarët nuk do të ketë drejtësi sociale dhe as shtet të së drejtës, përderisa zyrtari publik do të jetë i varur nga lidhjet e gjakut apo lidhjet klienteliste që ka me partinë apo klanin politik ku bën pjesë. Meritokracia do të kthehet kësisoj në një nocion abstrakt dhe shënjestër e djajve të politikës e të pushtetit. Dhe ka vetëm një rrugë për të shpëtuar sistemi demokratik dhe vendi jonë nga ky kalvar tribal dhe antidemokratik, që të mos dorëzohemi e të mos pranojmë kurrsesi shtetin monstrum mbështetur në pushtetin e klaneve politike e partiake, klientelës dhe baronëve politikë së të gjitha ngjyrave.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ceka, Elida Buçpapaj, nepotizem, politika shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT