• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2013

Nje vite nga mungesa e gjeniut shkencarit shqiptar Ardian Greca

March 31, 2013 by dgreca

Nga Lek Gjoka/

Ne jete njeriu vjen ta jetoje jeten,ti jape njerezimit por shpesh here dhe jeta tregohet e padrejte me disa.Njeri nga ato qe jeta u tregua e tille eshte edhe Prof. Asc. Dr. Ardian Greca nje nga kokat e ndritura te shkences shqiptare te informatikes qe la nje emer te madh ne bote e ne shqiptaret e Amerikes krenohemi me te. Keto dite mbushet nje vit qe ai iku ne amshim por vepra,kujtimi i miqve dhe i familjes jeton dhe do te jetoje. Kush ishte shqiptari qe beri emer ne NTTJ kompania me e madhe e informatikes ne Japoni? Kush ishte ky Profesor i Universitetit Georgia Southern University qe me zbulimet e tij shkencore la nje veper te pavdekshe ne SHBA dhe ne boten e informatikes? Kush ishte ku shkencar i madh shqiptar qe ne Shqiperi nuk iu dha kurre asgje por qe flamurin shqiptar kuq e zi e kishte medalionin me te shtrenjte te jetes qe nuk e hoqi asnjehere nga zemra ? Prof. Asc. Dr. Ardian Greca ka lindur ne qytetin e Elbasanit me 25 Shtator 1968 nga prinder mesues te nderuar qe brumosen ne ndienjat e tij dashurine per dijen,shkencen dhe Atdheun. Arsimin e mesem e mbaroi ne Politeknikumin 7 Nentori ne Tirane per elektronike ku ishte studenti me i mire nje gjeni qe natyra ia dhuroi Shqiperise.Me pas mbaron po me rezultate te shkelqyera Universitetin e Tiranes ne degen inxhieneri elektronike.Endrrat dhe deshirat e tij per kete shkenca ne vitin 1991 kur komunizmi po pergaditej te shtrohej ne shtratin e vdekjes sikur ia lodhen disi ndienjen e gjeniut duke e caktuar elektricist ne Teatrin Kombetar.Merzia u mundua ti trokiste ne deren e shpirtit por Ardiani u tregua shume i forte ku te njejten qendrese te Tiranes e perballoi edhe me semundjen e rende qe per shume vite po luftonte me te por nuk e gjunjezonte dot.Me pas caktohet ne Drejtorine e Doganave te Tiranes qe fale aftesise se tij intelektuale arrinte te risillte ne jete me dhjetera kompjutera te vjeter ne Kontrollin e Larte te Shtetit dhe ne Ministrine e Finacave ku shoket dhe miqte e pagezuan edhe me emrin Ardian “kompjuteri”. Duke pare qe Shqiperia eshte nje enderr e vrare e cdo gjeniu me 1996 troket ne Japoni vendin qe cdo shkencari te botes endrrat i behen realitet.Aty gjeti nje ngrohtesi te pa imagjinuar.Pas kater vitesh studimesh u diplomua me vleresimin “A” vleresimi me i larte ne bote nga Keshilli Graduejt i Universitetit te Yamagates me titullin “Doktor i Shkencave” Puna e tij kerkimore filloi te fitonte pike ne arenen shkencore te kohes.Prof. Asc. Dr. Ardian Greca krijimet e tija iu botuan ne revisten IEEE, ku shume shpejt u be edhe pjese e kolegjiumit te redaktoreve per vleresimin e punimeve te studiuseve nga vendet e ndryshme te botes qe i pergadisnin per botim. Referimin e tij te pare e beri ne Simpoziumin e Australise ku merrnin pjese mjaft studius nga bota .Referati i tij u vleresua mjaft nga auditori dhe menjehere pati oferta per bashkepunim.Madje pothuajse te gjithe e kishin marre per studius Amerikan dhe u cuditen pa mase kur Ardiani me plot shpirtin iu tha se ishte dhe do te jete gjithmone shqiptar. Pas Australise erdhen me radhe Simpoziumet shkencore ne Kine,Kore,Gjermani etj.Pas diplomimit menjehre filloi pune ne  NTT te Japonise ne Laboratorin e Kerkimeve Shkencore ne fushen e teknologjise se komunikimit dhe te fibrave optike.Gjithmone dallohej per perkushtim ne pune dhe ne simpoziumin shkencor ne Nagoja u vleresua aq shume saqe drejtoi i kesaj qendre nder me te medhajat ne bote kur mori vesh lajmin e largimit te Ardianit e thirri ne zyre. -Ardian nuk jam aspak dakort me vendimin tend te largimit sepse je nje njeri i madh qe i duhesh shkences dhe ketu i ke te gjitha mundesite ,madje te japin cfare te duash,pasaporte japoneze ,shtepi, ndertoje jeten tende familjare ketu , e di se e do me gjithe shpirt Shqiperine por ketu ke te ardhem. Ardiani me zemer te thyer ia kthen se ishte kenaqesi qe kishte mbeshtjeten e tij dhe te gjithe stafit por per probleme familjare qe te qendronte me afer prinderve dhe motres i duhet te largohet per ne Amerike.Keshtu ne 2001 u largua nga Japonia dhe trokiti ne deren e Universitetit te Savannah ne Georgia  Southem University ne shtetin e Georgia .Stafi i GSU-se e priti mjaft mire shqiptarin qe vinte me ne CV te shkelqyer nga Laberatori Kerkimor shkencor NTT ,Japoni.E  caktuan profesor ne programin shkencor “Jamatra professor” duke i vene ne dispozicion labaratore e mbeshtetje finaciare.Punoi me shume perkushtim.U be pjese e shume forume shkencore te GSU-se. Ne gazeten e ketij universiteti “Eagle Excutive”  sapo u mesua ndarja nga jeta e ketij gjeniu shkruajti”Ass Pr.Dr Ardian Greca sherbeu ne disa forume shkencore gjate ketyre 11 viteve pune prane ketij Universiteti tregoi kulture te larte shkencore dhe perkushtim ndaj punes qe u mor si shembull nga organet drejtuese te GSU.Ai ishte nje nga yjet e ndritshem te ketij Universiteti te Teknologjise se informacionit. Profili i tij ishin kerkimet shkencore ne fushen e tij por hobi i tij si cdo evropian ishte futbolli por edhe basketbolli, si dhe udhetimet neper bote. Shkencari Prof. Asc. Dr. Ardian Greca shkroi  48 artikuj shkencore te mbajtur ne Simpoziomet e ndryshme ne Australi,Kore,Kine,Japoni,Gjermani,Itali, Kanadasi dhe ne SHBA ne Kentaki,Alaska,Orlando Florida,Las Vegas,Havai etj. Semundja e rende dhe  e pasherushme -tha plot respekt Profe.Dr. Jimmy Harris- vertete e nderpreu punen e tij shkencore  por nuk humbi dhe as nuk do te humbasin shkelqimin punimet e tija shkencore .Madje kemi shprehur habi se si nje djal i ri  shqiptar te kishte nje bagazh te tille shkencor.Madje ne fillim e shikuam disi me pak dyshim se e kishte mbrojtur doktaraturen ne Japoni ne NTTJ qendra kerkimore shkencore nje nder me te rendesishme te botes, kishte punuar aty dhe pastaj e kishte braktisur ate enderr boterore te cdo shkencari.Por shume shpejt nga puna e vetpra e tij ndihemi krenare qe kemi punuar perkrah atij shkencari te madh boteror. Prof. Asc  Ardian Greca nuk e hoqi kurre nga mendja Shqiperine ndaj flamuri kuq e zi ishte  i pazevendesueshem per te.Deshironte me gjithe zemer qe te ishte ne Tirane Pedagog ne Universitetin Politeknik ku pat punuar si pedagog i jashtem ne vitet 1991-1996 por jeta u tregua e padrejte per te. Me 3 prill mbushet nje vit nga ndarja nga jeta e ketij shkencari shqiptar ndaj i takon jo vetem Amerikes ku punoi dhe dha nje kontribut te cmuar shkencor ne vitet e fundit te jetes por edhe Shqiperise shkences shqiptare te mos e leje ne harrese kontributin e tij.Vleresimi i qeverise se Shqiperise per bijte e ti mergimtare sigurisht qe duhet te jete me i afert por iu takon shkences shqiptare qe jo vetem te ndihet krenar se nga gjiri i saj doli nje shkencar por ti jap vleresimin e duhur. Sigurisht Ardian Greca edhe ne vitet ne vazhdim do te ndricoje me teper me punen qe la ndaj ne kete pervjetor i themi qe shpirti tu prefte ne Paqen e perjetshme.Ndaj ne shqiptaret e Amerikes te falenderojme per emrin e mire qe na dhe duke ngritur edhe me tej emrin e Shqiperise kombit tone ketu ne Ameriken e endrrave..

Jacksonville Florida Mars 2013

Filed Under: Kronike Tagged With: Dritan Greca, e shkencetarit, Lek Gjoka, nje vit nga mungesa

RËNDËSIA E FAKTORIT POPULL

March 31, 2013 by dgreca

NGA HASAN KOSTRECI/

Në momente të caktuara dhe kyçe të historisë sonë, faktori popull ka luajtur një rol të madh dhe tepër të rëndësishëm. Duke kujtuar periudhën e pushtimit otoman, qenë kryengritjet dhe revoltat e herë pas herëshme popullore të krahinave të ndryshme, të cilat mbajtën gjallë shpirtin dhe shpresën se një ditë do fitonim lirinë dhe në se kjo më 1912 u arrit, qenë sakrificat e patriotëve, por gjithashtu dhe të faktorit popull, i cili bëri të mundur realizimin e atij qëllimi. Ishte faktori popull gjithashtu, që u bëri ballë tendencava shoviniste të disa shteteve fqinjë, të cilët si gjatë Luftës Ballkanike, ashtu dhe më vonë, kanë patur ndaj nesh gjithmonë qëllime grabitqare dhe këto e shumë të tjera të nxjerrin në konkluzion, se kur populli organizohet dhe drejtohet për mirë, bën mrekullira, por kur bije në duar të këqija dhe manipulohet, ai kthehet pastaj në një turrmë të pa kontrolluar që bije trazira dhe sjell në pushtet individë, shoqëri apo sisteme të pa dëshërueshme.

Komunizmi përshëmbull lindi dhe u përhap fillimisht në Rusi, tentoi të depertonte edhe në perëndim, por nuk gjeti terren dhe u dëbua; Hyri e diktuar me forcë nga ushtria e kuqe në shtetet e lindjes, ndërsa në Shqipëri, për çudi, ajo u prit me dëshirë dhe krah hapur. Pse ndodhi kjo, sepse ata që e kuptuan se ç’ishte ajo doktrinë, qenë shumë të pakët në krahasim me shtresën e pa emancipuar fshatare, e cila bënte në atë kohë përqindjen më të madhe të popullsisë dhe e gënjyer nga premtimet e tyre, ajo u bë dhe faktor për fitoren e saj. Revolucionet në përgjithësi kanë për qëllim marrjen e pushtetit me dhunë, por në se në mjaft vënde perëndimore, ky fenomen gjithmonë ka dështuar, e kundërta ka ndodhur në Rusi , në Kinë, në Kubë dhe në disa vënde të Afrikës apo Amerikës Latine, të cilëve kjo ideollogji u ka ardhur për shtat dhe e kanë përqafuar. Edhe Enveri pikërisht “Kllasën” përdori për të marë pushtetin dhe po atë ai ndërseu gjithashtu për të azgjësuar intelektualët dhe kundërshtarët e tij politikë, prishi dhe shkatërroi vlerat e historisë, kulturën, institucionet fetare dhe nga që “e donte dhe e kishte për zëmër aq shumë”, po nga ‘Kllasa”, ai mblodhi gjithë teneqexhijtë, furrxhijtë, shoferat, karrocierët, mjelëset e lopëve dhe i bëri pushtetarë.

Pra, në se në një kohë më të herëshmë, me veprimet dhe pjekurinë e tij, populli ynë ka lënë emër të mirë dhe ka bërë histori, qysh kur u përfshi nga ideollogjia komuniste, e cila, siç thamë, prioritet i dha vetëm injorancës, ai pësoi transformim dhe çdo dukuri intelektuale,  jo vetëm që nuk i lihej hapësirë, por përkundrazi zbehej, për të mos thënë më saktë që edhe kërcënohej dhe shkaku që treguesit edhe mbas dy dekada të shëmbjes së tij,  nuk janë edhe aq pozitivë, tregon se dëmi dhe shpërbërja e vlerave të kësaj popullsie që doli nga ai regjim, qe tepër i madh.

Megjithatë, nuk mund të themi se populli sot është po ai i viteve nëntëdhjetë, i cili tregoi kurajo dhe trimëri të përmbysë komunizmin, por nuk kishte eksperiencën e duhur të ndërtonte demokracinë dhe fakti që mjaft nga ata me prejardhje, por edhe me mentalitet komunist, u lanë në aktivitet edhe në procesin e ri, tregon se me dashje apo pa dashje ai bëri gabime, të cilat na kanë kushtuar dhe vazhdojnë akoma të na kushtojnë. Por, nëqoftëse për atë periudhë, nuk mund të fajësohet, sot, kur kanë kaluar njëzet e ca vjet, ai duhet të jetë një faktor kryesor dhe mban përgjigjësi për çdo tregues që shkon apo nuk shkon mirë dhe këtë ai e korigjon me votën që ka në dorë, të cilën jo vetëm duhet ta vlerësojë, por edhe ta hedhë atje ku duhet.Vëndet që sot ne i shohim me demokraci të stabilizuara, për të ardhur deri këtu, u ka dashur mjaft mund e djersë, prandaj të heqim dorë sa më parë nga interesat vetjake dhe të shohim të mirën e kombit.

“Duhet ndërruar sistemi”, dëgjojmë që përsërisin disa, por në realitet, mendoj, se duhen ndërruar njerëzit, sepse janë pikërisht këta që krijojnë turrbullira dhe pengojnë zhvillimin apo integrimin e vëndit.

Shtresa e persekutuar, e cila është prezantuesja e vërtetë e të djathtës, nuk e ka atë gjallërinë dhe aktivitetin e viteve të para dhe arësyeja qëndron, sepse u mungon uniteti. Protestën e bërë nga ata katër fatzinj vitin e kaluar, dy nga të cilët përfunduan edhe në vdekje, prej tyre u quajt e paarësyeshme dhe i braktisën, po ndonjë “më të arësyeshme”, për të kërkuar ato të drejta që u takojnë dhe u është mohuar, nuk po i shohim. Intelektualët, gjithashtu, tek të cilët populli ka patur dhe ka gjithmonë shpresa, s’i kanë ato vlera, të cilat kemi kohë që s’i shohim dhe çmallemi vetëm duke i gjetur në ndonjë libër historie, i cili flet për periudhat që thamë pak më lart.

Me anëtarsimin në “Nato”, nga ndonjë trazirë e llojit të 97tës apo 21 Janarit, meqënëse rebelizmin e kemi në gjak, s’mendohet që të përsëriten, kështu që  t’ia lemë ato veprime ordinere të kaluarës dhe të tregohemi këtej e tutje më europianë.

Shpresojmë, pra që zgjedhjet e ardhëshme të zhvillohen paqësore, sepse kështu do justifikohemi jo vetëm me të huajt, por dhe me vetë -veten.

Filed Under: Opinion Tagged With: e faktorit, Hasan Kostreci, popull, rendesia

RRUGA QË ZBULOI DORËSHKRIMET E RRALLA SHQIPE NË BIBLIOTEKAT GREKE

March 31, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*/

Ilo Mitkë Qafëzezi ,rruga që zbuloi korçari , dorëshkrimet  e rrallë shqipe në bibliotekat greke .

-“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.

Në vetvete  siç kërkon të shprehi rrodhana  e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës ,një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës i cili rrëfen atje gjithë historinë të mirat dhe të këqijat

-Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit ,sekretar i Ismail Pasho Beut

-Dorëshkrimi 5000 vargje të Abdyl Saidit .

-Borshura :”Shqiptarë dhe e pastajmja e tyre “ botuar në Athinë në 1878 . Duhet të jetë broshurë politike citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një profesor Thoma Pasko.

-Trimërita e Kapedan Mërkur Bua,origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës s perandorit bizantin .Janë 4500 vargje ,16 rrokëshe ku një arbëresh i Elladhës himnizon kapedanin Mërkur  Bua ‘stradiot-kordhëtar i shquar .

Duke vendosur në krye të rrodhanës gazeta jep një lajm të mirë ngase nga Bukureshti i vijnë dy copë :”Protopiri”, të Kavalliotit .

…….

Ilo Mitkë Qafëzezi shkruan gazeta ‘Drita” 26 Mars 1939 ,faqe 4  se javën e shkuar dhashë fjalën se do të ekspozonjë te libraria “Argus” dorëshkrimin shqip me alfabet elenisht të Abdyl Saidit do ti botojmë në klishe duke disa faqe duke bërë përshkrimin,historikun  e tij dhe nëse ky dorëshkrim mundet të ketë lidhje e një proze shqip politike, e cila ka të bëjë drejtpërdrejte me besën e Prizrenit . Më tej I.M.Qafëze thotë:Të flasim për dorëshkrimin shqip:”Muhtarname”prej 5000 vargje I shkruar me shkronja elenisht të Abdyl Saidit pastaj edhe për prozën politike të Abdyl be Delvinës pas të cilit fjala vjen për Abdyl bej Frashërin me shokë thotë Qafëzezi. Ma do puna të përsërit se dorëshkrimin Muhtarname” ia kam hua zbulonjësit Abdulla Ferhati në Berat dhe prozën shqipe z Profesor Linos Politis të Bibliotekës Kombëtare të Elladhës .duke shqyrtuar kohën kur është ka rënë në gjurmë të këtij dorëshkrimi Qafëzezi shprehet se ka qenë mëngjesi i vitit 1938 kur miku A.Ferhati i ka dërguar një pusullë për zbulimin e një dokumenti shqip me rëndësi dhe në pusullë ai i kërkonte të mos shkonte në kala. Qafëzezi shprehet se ai atë momenti ishte  duke punuar në bibliotekën e Shëmërisë së kalasë , për të kataloguar e inventarizuar e selektuar katalogët dorëshkrimet më ët vjetra që nga Kodex Beratinues (Ungjilli i Pashkës) e gjer te Autografi”Metafizika e Kavliotit “1750 me dy ungjill shqip të Grigor Gjirokastritit 1827,1858. Duke folur për marrjen e dorëshkrimit në Berat z Ilo shprehet për pasioni që ka zotëruar Z. Ferhati zbulonjësi i këtij dorëshkrimi dhe sipas Ilos ai vjen pas Hamdi Bushatit të Shkodrës që di të gjuaj me mbarësi dokumentet shqipe e shqiptare të vjetra të shkruara sipas tij nga shqiptarë myslimanë. Është i pari qytetar beratas ,thotë Ilo, që më shfaqi gëzimin me letër , kur këndoj vjet te Drita mbi dorëshkrimin shqip të Kostë Beratit 1765 .Duke shqyrtuar dorëshkrimin z Ilo thotë se që në syrin e parë ky dokument linguistik shqip ishte një fenomen, sepse dija me siguri që së paku vargje apo prozë fetare myslimane nuk ka qenë  e lejuar të shkruhen veçse me abc arabe ose turqisht . Zbulonjësi na thotë I. M. Qafëzezi ,duke trajtuar kompetencën e transkriptimit ,pranuam hipotezën e z.Ferhati që vargjet do të jenë shkruar ja prej sheh Muhamet Kolonjës nga Labëria, apo të Sheh Azis Delvinës prej Hasan Zyko Kamberit , dhe se Abdyl Saidi është vetëm kopjuesi në vitin 1885.

Përshkrimi i dorëshkrimit/

“Në drekë të datës 10 korrik ma ka prurë zoti Abdullah dorëshkrimin shqip shkruar me alfabet greqisht “.  Këtë dorëshkrim Ilua e merre me vete në Korçë. “E studiova mirë ,shprehet ai , dhe pasi transkriptova 1000 vargje nga të 5000 fletët , që kanë mundur të shpëtojnë duke krahasuar me “Qerbelanë” e Naimit , vepra del pra quhet ‘Muhtarname” vepër shqip-bektashiane ,shoqe e Handikasë që këndohet në teqe . Z. Ilo thotë se Abdyli e ka ditur mirë turqishten ka qenë poliglot,i gjezdisur njeri që zotëronte shumë gjuhë të huaja.

Dorëshkrimi i publikuar/

Dorëshkrimi përbëhet nga nga 230 fletë apo 460 faqe me 10,14,16 vargje tetërrokëshe ku secilës i mungojnë fletë.

Formati i dorëshkrimit është 17×10 .Data e shkrimit është 1885.  Fillon Ego avdul saitis ,kjia egrafon artaneon .Në krye radhë dhe për fundi të kësaj flete quhen 4 myhur ,vula turqisht . Abdyl Saidi e ka pasur të shkruar defterin sipas mënyrës arabe  nga  djathta mbi të mëngjër shprehet z.Ilo.

Alfabeti shqip me germa elenisht i A.Sadidit  i krahasuar me alfabetin smilar të Kostë Beratit ,Kavaliotit,Dh.Voskopojarit ,Grigor Gjirokastritit e të tjera na del një alfabet variant i bukur e të 4 linguistëve shqiptarë  të qindvjetëshit  XVIII e fillesë së XIX.

Nga shumë vargje të sjella në gazetën Drita 26 Mars 1939,faqe 4.

Ja një strofë e tij ;E gjec me Perëndinë,/sot për sot në këtë zaman/nuk ja gjen dot akranë/xhane vuxhut bëri kurban……

DORËSHKRIMI SHQIP

-I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë

-230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje )

-dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike  që zbulua në Athinë

Kurse Gazeta “Drita” e 15 marsit te viti 1939 ka përcjell një lajm që përmban interes për studiuesit e shqipes . Gazeta në kronikën e reporterit I. M. Qafëzezi shkruan se dorëshkrimi :I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë,230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje )dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike  që zbulua në Athinë . Në kronikë përmendet edhe emri i  një ndër krijuesit e shuar dhe fetarit bektashian Ali Tomorri, patrioti që shkoi deri në Egjipt për të siguruara libra për shkollat shqipe .Duke cituar këtë material mund të themi se lëvizja bektashiane ka qenë një faktor kryesor në Lidhjen e Prizrenit . Baba Alush Frashëri hapi teqenë malore në Frashër. Flitet se nga koha e Nasibi babait një gen i shqiptarizmit,filloi të lëviz tek dervishët e teqesë. Ky gen sa erdhi ,por u forcua duke u ruajtur i shenjtë tek dervishët pasardhës. Numërohen të këtij geni të shqiptarizmës i përkasin :Baba Alushi, Baba Abedini, Baba Mustafai, Baba Shemja. Njihet dhe një kryegjysh botëror që i përket derës së teqesë së Frashërit. Baba Abazi,që u martirizua në dyert e shenjta të kryegjyshatës botërore. Baba Alush Frashëri,ishte një patriot, që ushqeu ,shqiptarizmin gjatë gjithë  kohës së ndritshme të përndritjes tonë kombëtare..Baba Alush Frashëri është organizatori i disa mbledhjeve të rëndësishme ,për fatin dhe çështjen shqiptare,që u mblodhën në drejtimin e tij dhe të Abdyl bej Frashërit në teqenë malore të Frashërit. Baba Alush Frashëri ,ka vendosur në dispozicion të Lidhjes së Prizrenit një shumë të hollash,nga të ardhurat e teqesë për ti përdorur për realizmin e qëllimeve të Lidhjes. Baba Alush Frashëri dërgoi në këtë qytet dervishin e tij, Adem Vehxhin duke e graduar baba. Dërgimi në Prizren, aty nga viti 1877,një vit përpara aktit final të lidhjes është fakt i pakundërshtueshëm,që tregon se baba Alushi e kishte paracaktuar vendin,pra qytetin dhe kohën kur do të mbahej kuvendi i lidhjes shqiptare. Adem Vehxhi,ndoqi të gjitha udhëzimet e Baba Alushit,kur u realizua lidhja në Prizren,nga shqiptarët e mirë.

Pjesë nga kronika

Dorëshkrimi shqip –bektashian i Abdyl Said it .Kjo pasuri që drithëron shqiptarët sipas medies në fjalë nuk po ekspozohej dot tek libraria Argua e kryeqytetit sikundër u paralajmërua tek ;Drita; e së dielës për arsyen që pason . Meqenëse dorëshkrimi në fjalë shprehet korrespodenca  e gazetës , do të bëhet pronë e Ministrisë së Arsimit ,ka qenë në pjesën më të madhe tepër i katërruar dhe tani rregulluar prej të nënshkruarit :I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë ka nevojë të ruhet me shumë kujdes sikurse çdo dorëshkrim tjetër i vjetër . Disa miq t mëdhenj të këtyre arkivave dhe veçanërisht “Drejtoria e ‘Dritës” e pan mynasyp të mos e ekspozojnë dhe në vend të kësaj të bëjnë një gjë tjetër më të mirë dhe të marrë anë bota shqiptare në të shijuar të dorëshkrimit e sidomos në të shfaqur mendimin ata që u mundet , përsa i përket Baba Ali Tomorit  .Gazeta në fjalë me koripsodencën e I. Qafëzezit shkruan se në të ekspozuar nuk do të ish e mundur të paraqiteshin veç 7 fletë të së shtatë pjesëve të dorëshkrimit që përmban 230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje ).

Drejtoria e ‘Dritës’ morri përsipër në klishe disa nga këto fletë së bashku me një artikull 4-5 shtyllash të së dielve të ardhshme ,me anë të së cilit do të kërkojmë për të mirë për gjuhën dhe historinë ,të bisedohet dhe të vendoset .Ai është një dhe vetë një person Abdyl Saidi i dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina  I prozës politike  që zbuluam në Athinë ,siç u njoftua tek “Drita: e 12 Marsit .I.M.Qafëzezi .

ILO MITKË QAFËZEZI DHE ZBULIMI I DORËSHKRIMEVE

Ilo Mitkë Qafëzezi është kthyer në Korçë nga Athina ku kishte bërë një sërë zbulimesh në dorëshkrime shqip e në bibliotekën e Kamura të kryeqendrës greke . Setenca e këtij shqiptari të mira ka qenë shprehja e tij thënë gazetës në fjalë:

”Njeriu sa ka shpirt ndër dhëmbë duhet dhe diç  të punojë”.

Sipas Z. Ilo ,bibliotekat e Athinës duhen shënuar si çerdhet më të begata  për kërkime studime shqiptare , historike,letrare. Flitet për nj zbulim që ai ka bërë për:

1-Një dorëshkrim prej 12 fletësh, bërsi anonim ,rrënjë origjinar nga fshatrat e Pogonit.

2-Një varg fjalësh shqipe në një dorëshkrim autograf të Dhaskal Thanas Paskalidhës i akademisë Mauricion të ditëvet të Ali Tepelenës në Janinë . Ky dorëshkrim titullohet : ”I Arheoloja ton Alvaniton me 37 fletë i mbetur pa ju dhënë fund.

3-Në Ethniki Vivliothiki prej koleksionit të pasur  të revistës :“ Nea Ellas” të Zavirës ,shënohet me siguri ndodhja e një dorëshkrimi shqip në manastirin e Shën Gjergjit të Limbozit me datë 1750 domethënë dorëshkrim,që thyen rekordin vjetërsie  shkrimi të toskërishtes si i shkruar 18 vjet përpara dorëshkrimit të Kostw Beratit dhe 20 vjet përpara Protopirisë së Kavaliotit . Ky dorëshkrim sipas kësaj gazetë gjendet tek Manastiri ën fjalë dhe jo në Athinë.

DOKUMENTA QË ILO MITKË QAFËZEZI ZBULOI

Ilo Mitkë Qafëzezi ky korçarë i shquar në këtë periudhë ka punuar intensivisht  duke transkriptuar , duke zbuluar dorëshkrime të cilat janë dorëshkrime shqipe  të shkuar në gjuhë të ndryshme por që për fatin tonë gjendeshin nëpër biblioteka të huaja. Ndër këtë kontribut të Ilo Mitkë Qafëzezi janë dorëshkrimet e mëposhtme qe i ka gjetur në shtetin helenë .

-“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.

Në vetvete  siç kërkon të shprehi rrodhana  e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës ,një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës i cili rrëfen atje gjithë historinë të mirat dhe të këqijat

-Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit ,sekretar i Ismail Pasho Beut ,një burrë më ditur ië t mirë sipas kohës.

-Dorëshkrimi 5000 vargje të Abdyl Saidit .

-Broshura :”Shqiptarë dhe e pastajmja e tyre “ botuar në Athinë në 1878 . Duhet të jetë broshurë politike citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një profesor Thoma Pasko.

-Trimëritë e Kapedan Mërkur Bua,origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës s perandorit bizantin .Janë 4500 vargje ,16 rrokëshe ku një arbëresh i Elladhës himnizon kapedanin Mërkur  Bua ‘stradiot-kordhëtar i shquar .

Duke vendosur në krye të rrodhanës gazeta jep një lajm të mirë ngase nga Bukureshti i vijnë dy copë :”Protopiri”, të Kavalliotit .

*Master.Anetar i Akademsie Evropiane te Arteve

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: doreshkrimet e rralla, Gezim Llojdia, ne biblioteken greke, rruga qe zbuloi

JA SI URDHEROI ENVER HOXHA:”VRISNI KOSOVARET”!

March 31, 2013 by dgreca

Masakra e Tivarit, Uran Butka: Enveri urdhëroi, “vrisni kosovarët”/

Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Është folur dhe shkruar për atë në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është marrë në shqyrtim pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e pushtetit komunist të Shqipërisë në këtë masakër, për mungesë të dhënash e dokumentesh, por edhe për fshehje të së vërtetës.
Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e të mpakur, por gjithsesi ka nxjerrë disa konkluzione dhe disa përgjegjësi. Ndërsa shteti shqiptar, i implikuar në këtë kasaphanë, shkaktuar kundrejt popullit të vet, ka heshtur për gjysmë shekulli, duke e mbuluar me harresë dhe papërgjegjshmëri të plotë, aq më tepër që akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda territorit të Shqipërisë.
Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.
Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, herzegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtare. Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1)
Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaromadh”, kundër “bashkëpunëtorëve” të nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundërrevolucionare, irredentiste, që duhej nënshtruar dhe tjetërsuar etnikisht.
Por, në kushtet e Luftës së Dytë dhe menjëherë pas saj, ky nënshtrim e spastrim i plotë etnik, ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, sepse populli i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare ishte i gjithi më këmbë, i ndërgjegjësuar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e praktikave antishqiptare e kriminale të PKJ dhe të Ushtrisë NÇJ. Titos dhe udhëheqësisë jugosllave nuk u interesonte edhe një luftë tjetër. Këtë gjë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndihmën e propagandës dhe të armëve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.
Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant Peko Dapçeviç.
Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniç, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Përgj.)
Pala shqiptare u tregua e gatshme. Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II)
Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, Miladin Popoviç, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I:
“Lajmëro Pavlen ( Pavle Joviçeviç, shën. im UB) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:
“Të mos i tregohet Inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSH, F.14)
Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata të fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste, si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit, e më pas “Besa Kombtare” dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Bashkëpunonte me ta edhe Muharrem Bajraktari dhe forcat e tij kombëtare.
Në këto kushte, Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.
E. Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë.” (Arkivi i FA, dosja 45, v.1944)
Në muajin nëntor 1944, u angazhua në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshiu Brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI ( brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve. Komisari politik, Ramiz Alia thotë në një intervistë se ka qenë në Bosnjë kur ndodhi masakra. Nuk është e vërtetë. Në 3 mars 1945 ai dhe Divizioni V ndodheshin në Mitrovicë, mandej në gjithë Kosovën. (Dokumenti i datës 3.03.1945 i Shtabit të Përgjithshëm)
Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në urdhërveprimin e Armatës V të Jugosllavisë përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë:
“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjaktorëve, do të dënohet…” (AQSH, Fondi.181, d.45)
Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviç. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411)
Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem, ishin prologu i masakrës së Tivarit.
Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandantit suprem të UNÇ të Jugosllavisë, J.B.Tito, pushteti ushtarak.
Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit jugosllav. Ato qëndruan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjermanët nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra për 10 muaj, derisa Kosova e viset e tjera shqiptare u bënë pjesë e Jugosllavisë dhe derisa u bënë zgjedhjet, ku fitoi Fronti NÇ i Jugosllavisë. E konfirmojmë këtë edhe me Radiogramin e Reiz Maliles, zv.komisarit të Divizionit V: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë.”
Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e dhanë komandat e divizioneve e brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që u vunë nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivore, Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonët) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945. Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizimin e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është evident dhe i dokumentuar.
Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Divizionit V dhe VI, nënshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantët Gjin Marku, Rahman Parllaku etj., dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim, si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e Divizioneve V dhe VI te ushtria jugosllave.
Lista e parë përmban 190 vetë, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefekturat e Mitrovicës dhe të Pejës.
Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarësh shqiptarë të bashkuar me Divizionin V të Shqipërisë.
Lista e tretë, e bashkëngjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar. (AQSH, F.14, d.206, v.1945)
Po kështu edhe lista të Divizionit VI dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashkoheshin me ta, por që pabesisht i dorëzonin te ushtria jugosllave.
Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.(AQSH, F.206, v.1945)
Si rezultat i këtij bashkëveprimi të ndërvarur ushtarak, vullnetarët dhe të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, që besonin tek thirrjet e Komandës së Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë, u dorëzoheshin pabesisht Oznës dhe komandës Ushtarake Jugosllave dhe përfundonin si mish për top në kolonat e vdekjes, që ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dërgonte për t’i asgjësuar në Tivar apo më tutje..
Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte se sa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhej të përfundonte në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesit.
Të dhënat burimore ushtarake jugosllave, tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut 13.323 rekrutë shqiptarë. Nuk kishte asnjë rekrut serb, malazez apo maqedonas. Përse? Dihet, për të asgjësuar vetëm shqiptarë. Përse i kaluan nëpër territorin e Shqipërisë, kur kishin edhe rrugë të tjera për në Istria? Për t’i asgjësuar bashkërisht me ushtrinë shqiptare. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur ‘Golgota e madhe Shqiptare’”- konstatonte Zekeria Cana.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945:
“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rrëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetësh. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.( Arkivi i Luftës i Jugosllavisë, k.1411)
Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës, u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-së. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (Ark.Min.Jashtme, v.1949, D.191)
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu:
“Xhelatët e Rankoviçit-it, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo, një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin” ( B. Spahiu, Pretenca në gjyqin e K.Xoxes, 1949)
Autorizimin (lejen) për futjen e kolonave me rekrutët e Kosovës dhe asgjësimin e mëse 1000 kosovarëve të pafajshëm, siç e cilësojnë dokumentet e mësipërme, e ka sigluar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Haxhi Lleshi, por autoritetet e Shqipërisë ia faturuan Koci Xoxes, si një kokë turku, për t’ia ngarkuar atij gjithë përgjegjësitë e kësaj masakre.
Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmë shekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajësisë.
Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë, jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritetet jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes. (Arkivi MB, D.1623)
Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini – Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare.
“Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini, – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”( A.Hajdini, Letër e hapur)
Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie, kur ishin në gjumë. Masakër dinake, jonjerëzore, në kundërshtim me çdo moral, fe dhe ligj.

“Kur kaluam Pukën, i nxorën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare, dhe i pushkatuan para syve të kolonës si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, derisa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duartrokitje!” (A.Hajdini, Masakra e Tivarit)
Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër; gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish.
Në kazermat e Shkodrës u pushkatuan 11 shqiptarë, ndërsa në kalimin e Bunës, 18 të tjerë.
Në mesditën e datës 31 mars 1945, në qytetin e vogël të Tivarit ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur, për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas përllogaritjeve, rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviç.

Edhe nga kolonat e tjera, me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën.
Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, rezulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 – 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4.000-jët. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1500 shqiptarë të Kosovës. Heshtja 50-vjeçare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhëheqjes kriminale hoxhiste, por edhe e udhëheqësve të Kosovës, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte një përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe bashkëfajësinë në këtë masakër ndaj bashkëkombësve të tyre.

Për shkaktarët e kësaj masakre me përmasa ballkanike, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkundrazi, janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur.
Ndaj edhe është përsëritur në përmasa edhe më të mëdha, deri në ditët tona.
Krimi, në çdo kohë, duhet evidentuar e ndëshkuar, përndryshe të ndëshkon sërish.
Një komb nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse nuk e njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar nëse nuk distancohet nga çdo lloj krimi e dhune, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë nëse nuk është në paqe me veten dhe me të tjerët.

Krimet, me përmasa, implikime dhe pasoja tragjike kombëtare e ndërkombëtare, si Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtësisht, jo vetëm që të zbulohet e vërteta historike, por edhe që të dalin përgjegjësitë dhe të ndëshkohet krimi, në mënyrë që ai të mos mbetet si një kërcënim, si një njollë e pashlyer, si një plagë e hapur dhe si një urrejtje vepruese midis njerëzve dhe ndërmjet popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim dhe në një mirëkuptim në rrugën drejt paqes dhe integrimit europian.

Filed Under: Histori Tagged With: e kosovareve, Masakra e Tivarit, per vrasjen, Uran Butka, urdheri i Enver Hoxhes

NUK SHKOJ KURRË MA NË MITINGJET E TYNE

March 31, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

nuk do të shkoj kurrë ma në mitingjet e tyne/
të dëgjoj si do të na rrejnë/
ca rrejtarë /
të dalë boje/
që rrojnë aq lluksshëm/
tuj i shitë rrenat e tyne/
se gjejnë budalla/
si puna jonë/

që për 22 vjet nuk lamë miting/
shkuam e stërshkum në mitingjet e tyne/
tuj hangër e tuj pi/
rrena/
tuj i ba keq stomakut/
e trunit/

 

 

se rrenat e tyne
që nuk i hanë as qentë
i shesin si të jenë
të jenë mall bio
pa konservues dhe ngjyrues
sepse gjejnë
prapë e prapë
budallë si na

 

 

a i dëgjoni si ulërojnë
Zot i madh
runa prej tyne
mbyllini veshët me dyll
si veproi Ulisi
sepse janë
ma të rrezikshëm
se Sirenat
ato knonin magjishëm
kta knojnë si gozhdat
që gërvishtin murin
ta çajnë tipanin e veshit
nuk ka gja
më të stonushme
si ata
antimuzikë
antiharmoni
sepse
nuk e njohin zanin tjetër
sepse kështu krijohet
rezonanca
ata nuk njohin askënd
veç zanin e tyne
të çjerrshëm
tuj tjerr fjalë rrejshëm

unë nuk kam me shku
kurrë ma
në mitingjet e tyne
ku rrenën e ngritën
në piedestal
dhe piedestalët
i lanë pa krena

unë nuk kam me shku
kurrë ma
në mitingjet e tyne
sepse e kthyn
gjuhën shqipe
në gjuhë rrenash
e nuk ka dhimtë ma të madhe
me dëgju në gjuhën e nanës
se si po ta ngopin
barkun e trunin me rrena

nuk do të shkoj ma në mitingjet e tyne
tuj e pa veten si delja Dolli
tuj t’i ofru rrenat
pa doreza krejt
tuj të than troç hape
gojën
se po të hedh si në kosh plehnash
rrena
tuj të thanë troç
« jam tuj ta shpla trunin me rrena»
ashtu turpshëm
tuj e sakatos gjuhën e bukur shqipe
tuj i llabuçit nëpër gojë
fjalët e gjuhës shqipe
tuj t’i ofru rrenat
krejt të zhveshuna
lakuriqe ose zhele-zhele
krejt pa ambalazh
qyqanisht
tuj të konsideru si bagëti
e tufëzash kooperativash

nuk shkoj ma në mitingjet e tyne
rrenat e tyne ma nuk i ha
prej 22 marsit 1992
jam çlirue prej vargojve të rrenave

edhe durimi e ka sensin e masës

e kta rrenat e tyne
t’i hajn për veten e tyne
sa herë të dojn
në drekat e tyne të pasura
me proteina rrenash
me karbohidrate rrenash
me 100 përqind rrena
pa organe, pa zorrë, pa zemër,
pa mushkëri, vetëm rrena
edhe pjata e parë
rrena
edhe pjata e dytë rrena
edhe dezerti rrena
edhe në vend të verës
franceze
pini rrenat e juaja
sepse
ky asht malli i juaj

ndërsa unë

nuk shkoj ma në mitingjet e tyne

do të qëndroj sa ma
larg shesheve të mbushur
me smogun e rrenës
që në vend të ajrit të pastër
të bëjnë të frymëmarrësh
helmin e idhtë të rrenës
që ta shkurton jetën

nuk shkoj kurrë ma në mitingjet e tyne
do të rri sa ma larg tyne…

e çlirume prej rrenës
e të jetosh e çlirume prej rrenës
do të thotë ta ndish
shijen e vërtetë të lirisë…

 

Filed Under: Kulture, Sofra Poetike Tagged With: E TYNE, Elida Buçpapaj, MA NË MITINGJET, NUK SHKOJ KURRË

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 26
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT