Nga Lek Gjoka/
Ne jete njeriu vjen ta jetoje jeten,ti jape njerezimit por shpesh here dhe jeta tregohet e padrejte me disa.Njeri nga ato qe jeta u tregua e tille eshte edhe Prof. Asc. Dr. Ardian Greca nje nga kokat e ndritura te shkences shqiptare te informatikes qe la nje emer te madh ne bote e ne shqiptaret e Amerikes krenohemi me te. Keto dite mbushet nje vit qe ai iku ne amshim por vepra,kujtimi i miqve dhe i familjes jeton dhe do te jetoje. Kush ishte shqiptari qe beri emer ne NTTJ kompania me e madhe e informatikes ne Japoni? Kush ishte ky Profesor i Universitetit Georgia Southern University qe me zbulimet e tij shkencore la nje veper te pavdekshe ne SHBA dhe ne boten e informatikes? Kush ishte ku shkencar i madh shqiptar qe ne Shqiperi nuk iu dha kurre asgje por qe flamurin shqiptar kuq e zi e kishte medalionin me te shtrenjte te jetes qe nuk e hoqi asnjehere nga zemra ? Prof. Asc. Dr. Ardian Greca ka lindur ne qytetin e Elbasanit me 25 Shtator 1968 nga prinder mesues te nderuar qe brumosen ne ndienjat e tij dashurine per dijen,shkencen dhe Atdheun. Arsimin e mesem e mbaroi ne Politeknikumin 7 Nentori ne Tirane per elektronike ku ishte studenti me i mire nje gjeni qe natyra ia dhuroi Shqiperise.Me pas mbaron po me rezultate te shkelqyera Universitetin e Tiranes ne degen inxhieneri elektronike.Endrrat dhe deshirat e tij per kete shkenca ne vitin 1991 kur komunizmi po pergaditej te shtrohej ne shtratin e vdekjes sikur ia lodhen disi ndienjen e gjeniut duke e caktuar elektricist ne Teatrin Kombetar.Merzia u mundua ti trokiste ne deren e shpirtit por Ardiani u tregua shume i forte ku te njejten qendrese te Tiranes e perballoi edhe me semundjen e rende qe per shume vite po luftonte me te por nuk e gjunjezonte dot.Me pas caktohet ne Drejtorine e Doganave te Tiranes qe fale aftesise se tij intelektuale arrinte te risillte ne jete me dhjetera kompjutera te vjeter ne Kontrollin e Larte te Shtetit dhe ne Ministrine e Finacave ku shoket dhe miqte e pagezuan edhe me emrin Ardian “kompjuteri”. Duke pare qe Shqiperia eshte nje enderr e vrare e cdo gjeniu me 1996 troket ne Japoni vendin qe cdo shkencari te botes endrrat i behen realitet.Aty gjeti nje ngrohtesi te pa imagjinuar.Pas kater vitesh studimesh u diplomua me vleresimin “A” vleresimi me i larte ne bote nga Keshilli Graduejt i Universitetit te Yamagates me titullin “Doktor i Shkencave” Puna e tij kerkimore filloi te fitonte pike ne arenen shkencore te kohes.Prof. Asc. Dr. Ardian Greca krijimet e tija iu botuan ne revisten IEEE, ku shume shpejt u be edhe pjese e kolegjiumit te redaktoreve per vleresimin e punimeve te studiuseve nga vendet e ndryshme te botes qe i pergadisnin per botim. Referimin e tij te pare e beri ne Simpoziumin e Australise ku merrnin pjese mjaft studius nga bota .Referati i tij u vleresua mjaft nga auditori dhe menjehere pati oferta per bashkepunim.Madje pothuajse te gjithe e kishin marre per studius Amerikan dhe u cuditen pa mase kur Ardiani me plot shpirtin iu tha se ishte dhe do te jete gjithmone shqiptar. Pas Australise erdhen me radhe Simpoziumet shkencore ne Kine,Kore,Gjermani etj.Pas diplomimit menjehre filloi pune ne NTT te Japonise ne Laboratorin e Kerkimeve Shkencore ne fushen e teknologjise se komunikimit dhe te fibrave optike.Gjithmone dallohej per perkushtim ne pune dhe ne simpoziumin shkencor ne Nagoja u vleresua aq shume saqe drejtoi i kesaj qendre nder me te medhajat ne bote kur mori vesh lajmin e largimit te Ardianit e thirri ne zyre. -Ardian nuk jam aspak dakort me vendimin tend te largimit sepse je nje njeri i madh qe i duhesh shkences dhe ketu i ke te gjitha mundesite ,madje te japin cfare te duash,pasaporte japoneze ,shtepi, ndertoje jeten tende familjare ketu , e di se e do me gjithe shpirt Shqiperine por ketu ke te ardhem. Ardiani me zemer te thyer ia kthen se ishte kenaqesi qe kishte mbeshtjeten e tij dhe te gjithe stafit por per probleme familjare qe te qendronte me afer prinderve dhe motres i duhet te largohet per ne Amerike.Keshtu ne 2001 u largua nga Japonia dhe trokiti ne deren e Universitetit te Savannah ne Georgia Southem University ne shtetin e Georgia .Stafi i GSU-se e priti mjaft mire shqiptarin qe vinte me ne CV te shkelqyer nga Laberatori Kerkimor shkencor NTT ,Japoni.E caktuan profesor ne programin shkencor “Jamatra professor” duke i vene ne dispozicion labaratore e mbeshtetje finaciare.Punoi me shume perkushtim.U be pjese e shume forume shkencore te GSU-se. Ne gazeten e ketij universiteti “Eagle Excutive” sapo u mesua ndarja nga jeta e ketij gjeniu shkruajti”Ass Pr.Dr Ardian Greca sherbeu ne disa forume shkencore gjate ketyre 11 viteve pune prane ketij Universiteti tregoi kulture te larte shkencore dhe perkushtim ndaj punes qe u mor si shembull nga organet drejtuese te GSU.Ai ishte nje nga yjet e ndritshem te ketij Universiteti te Teknologjise se informacionit. Profili i tij ishin kerkimet shkencore ne fushen e tij por hobi i tij si cdo evropian ishte futbolli por edhe basketbolli, si dhe udhetimet neper bote. Shkencari Prof. Asc. Dr. Ardian Greca shkroi 48 artikuj shkencore te mbajtur ne Simpoziomet e ndryshme ne Australi,Kore,Kine,Japoni,Gjermani,Itali, Kanadasi dhe ne SHBA ne Kentaki,Alaska,Orlando Florida,Las Vegas,Havai etj. Semundja e rende dhe e pasherushme -tha plot respekt Profe.Dr. Jimmy Harris- vertete e nderpreu punen e tij shkencore por nuk humbi dhe as nuk do te humbasin shkelqimin punimet e tija shkencore .Madje kemi shprehur habi se si nje djal i ri shqiptar te kishte nje bagazh te tille shkencor.Madje ne fillim e shikuam disi me pak dyshim se e kishte mbrojtur doktaraturen ne Japoni ne NTTJ qendra kerkimore shkencore nje nder me te rendesishme te botes, kishte punuar aty dhe pastaj e kishte braktisur ate enderr boterore te cdo shkencari.Por shume shpejt nga puna e vetpra e tij ndihemi krenare qe kemi punuar perkrah atij shkencari te madh boteror. Prof. Asc Ardian Greca nuk e hoqi kurre nga mendja Shqiperine ndaj flamuri kuq e zi ishte i pazevendesueshem per te.Deshironte me gjithe zemer qe te ishte ne Tirane Pedagog ne Universitetin Politeknik ku pat punuar si pedagog i jashtem ne vitet 1991-1996 por jeta u tregua e padrejte per te. Me 3 prill mbushet nje vit nga ndarja nga jeta e ketij shkencari shqiptar ndaj i takon jo vetem Amerikes ku punoi dhe dha nje kontribut te cmuar shkencor ne vitet e fundit te jetes por edhe Shqiperise shkences shqiptare te mos e leje ne harrese kontributin e tij.Vleresimi i qeverise se Shqiperise per bijte e ti mergimtare sigurisht qe duhet te jete me i afert por iu takon shkences shqiptare qe jo vetem te ndihet krenar se nga gjiri i saj doli nje shkencar por ti jap vleresimin e duhur. Sigurisht Ardian Greca edhe ne vitet ne vazhdim do te ndricoje me teper me punen qe la ndaj ne kete pervjetor i themi qe shpirti tu prefte ne Paqen e perjetshme.Ndaj ne shqiptaret e Amerikes te falenderojme per emrin e mire qe na dhe duke ngritur edhe me tej emrin e Shqiperise kombit tone ketu ne Ameriken e endrrave..
Jacksonville Florida Mars 2013
Najada says
Kta njers na bejn qe te jemi krenar qe jemi Shqiptar.