• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2013

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha nderon personalitete britanike

May 27, 2013 by dgreca

Në 23 maj 2013, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Basha gjatë vizitës së tij në Londër bëri një vizitë edhe në Ambasadën Shqiptare. Në një ceremoni zyrtare ai nderoi me medaljen “Mirënjohja e Tiranës”, ish-Lordin Mayor of the City of London, Sir Gavyn Arthur dhe Delegatin e Urdhrit të Kostandinit për Britaninë e Madhe dhe Irlandën, Sh.T. z. Anthony Bailey, OBE për kontributin e tyre të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-britanike në fushën politike, ekonomike dhe të bashkëjetesës ndërfetare.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Londër Z. Mal Berisha falenderoi te pranishmit në këtë ceremoni dhe i dha fjalën kryetarit të Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha.

Z. Basha në prani të Sir Gavril Arthur i cili ishte veshur në uniformë ceremoniale, Z. Anthony Bailey dhe të një grupi bashkatdhetarësh dhe miqsh anglezë u dorëzoi personaliteteve britanike medaljen e Mirënjohjes, si dhe simbolin e kryeqytetit shqiptar, Sahatin e Tiranës që shënonte orën lokale të Tiranës dhe të Londrës.

Në fjalën e tij Z. Basha tha se ky është një moment i rëndësishëm në udhëtimin e gjatë për forcimin e marrëdhënieve midis dy kombeve dhe dy popujve tanë. Në vijim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Basha lexoi tekstin e këtyre mirënjohjeve në të cilat thuhej:

Medalja “Mirënjohja e Tiranës” i jepet Sir Arthur Gavyn, GCFO, në shenjë mirënjohje të meritave të tij personale dhe kontributit që ka dhënë nëpërmjet zyrës së tij të lartë publike në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike ndërmjet qytetit të Tiranës dhe qytetit të Londrës si dhe në nderim të kontributit të tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-britanike gjatë vitit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Po ashtu ai lexoi edhe tekstin e Mirënjohjes që i dorëzoi Shkëlqesisë së tij Z. Anthony John James Bailey, OBE, GCSS, në njohjen e meritave të tij personale për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike, ndër-fetare e bamirëse ndërmjet autoriteteve vendore dhe popujve të qyteteve të Tiranës dhe të Londrës si dhe për kontributin e tij të madh në vite për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-britanike.

Një medalje e tillë ju dorëzua në zyrën e tij edhe Lord Mayor of the City of London, të nderuarit Alderman Michael Roger Gifford me motivacionin:

Në njohje të meritave të tij personale dhe të Korporates së City of London në forcimin dhe rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet qytetit të Tiranës dhe qytetit të Londrës. Kjo certifikatë tregon nje vlerësim të madh të kontributit tuaj gjatë vitit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqiperisë dhe është nje vlerësim i lartë që qyteti i Tiranës ka për institucionin tuaj dhe për Korporatën e City of London, si dhe për kontributin e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve reciproke ndërmjet dy kombeve, ndërmjet dy popujve tanë.

Takimet e shumta dhe veprimtaritë e organizuara gjatë vizitës së Z. Basha në Londër ngjallën interes të veçantë, jo vetëm tek bashkësia shqiptaro-britanike por edhe tek qarqe të larta të kësaj shoqërie si dhe të medias. Gazeta Daily Telegraph e ka pasqyruar atë në një informacion të posaçëm të datës 24 Maj 2013.1

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Lulzim Basha, nderon, ne Londer, Sir Gavyn Arthur

“LULI I VOCERR” … NË TEATRIN “MIGJENI”…

May 27, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

A ka shkodranë që nuk e kujton “Lulin e vocerr” ?!

As vetë Migjenit nuk i ka shkue mendja sa ishte gjallë se me 22 prill 2013 “Luli i vocerr” ka me shkue në Teatrin që mban emnin e tij, Migjeni, në Shkoder, megjithse, atij nuk ka pasë si me i shkue mendja 75 vjet perpara, tek “ai” Luli i vocerr, per të cilin, atëherë shkruente:

“Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin per hesap të vet e Luli i shikon per hesap të vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe qeveritarët, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punen tande!

Dhe kur Luli e ka ftyren e dlirë dhe pa puça, një shok ia ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t’ i falë diçka… Por vjollca nuk ka. Veç ne i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojen si me dashtë me e hanger…

Po, po, tollumbat e Lulit të vocerr kanë me e hanger edhe atë “shokun” perbrijë…”

Shumë njerëz mendonin se komunistët “hanë njenitjetrin” dhe kujtonin deri tashti vonë se kjo veti i perket atij sistemi! Migjeni e shpjegon kjartë se kjo ngjet nga “tollumbat” e tyne dhe jo, se komunistët hanë njerëz! E ka pa kush me sy Enver Hoxhen tue hanger “shokët” e tij!? As nuk kemi pa Ramiz Alinë me ndonjë kockë në gojë, kur thonte “edhe gjak do bëjmë”… As pasuesit e tyne nuk i kujtoj tue hanger ndonjë njeri… Per tollumba ase shkarpat e tyne nuk dij çka të tham! Nder shumë shtëpija shihen tollumbat ose shkarpat tek dera jashtë… E, simbas shkrimit që na ka lanë Migjeni, ata, tue qendrue mbas derës kanë mundësi edhe me të hanger! Migjeni, nuk asht kenë shkrimtar i “ndaluem” nga rregjimi komunist, edhe pse ka nxjerrë një sekret të atij sistemi. Tashti mund të thohet edhe arsyeja pse nuk u ndalue Migjeni nga sistemi komunist? Ma mirë se me thanë që komunistët “hanë njenitjetrin”, le të thonë, se kur u shkon kush tek shtëpija e tyne “tollumbat ose shkarpat e tyne të perlajnë”… Kjo që ngjet nder dyertë e tyne edhe justifikohet me thanjen se kjo asht një trashigimi nga “vëllezërit e gjakut turq”, që edhe ata i lanë shkarpat mbas dere, kjoftë edhe kur vijnë në shtëpinë tande! “Siguria” asht e mirë, prandej edhe “sigurimi” ishte kudo dhe në çdo lëvizje të tyne, e po mos t’ ishte “sigurimi”, nuk dihet cila shkarpë të han!

Çka nuk po mendojnë per Ty o Shkoder, këta koka gjarpijshë?

***

Sa shumë o Shkoder, po të takon me pa e me provue! 100 vjet shka ke groposë nder oborret e atyne shtëpijave të mbrojtuna vetem nga Zoti…

100 vjet shka nuk të ka rrezikue o Shkoder, vuejtjet, uria, fukaralleku, vorfnia, urrejtja, dashakeqja, shtypja, mizoria, burgosjet, vrasjet, torturat, burgjet, hetuesitë, kampet, plaçkitjet, smira, vjedhjet, shpifjet, dhuna, paditunia, shnderimi, perçamjet, tradhëtia, topat, mitralozat, pabesia e komshijve, brigadat e ndjekjes, brigadat e pushkatimit, agjentat e sigurimit të shtetit, “çlirimtarët” poshtnues, thirrjet “plumbin ballit”, ”Ik në Zallin e Kirit…atje është i pushkatuar!”…

Betohen…tash 72 vjet veç, betohen, se “do t’ a shkatrrojmë kulm e temel” Rozafen…

Ashtu si u betue Enveri me Titon në vitin 1941, ku në sofren e tradhëtisë ishin Mugoshat e Popoviqët…në krye të vendit, prap me 22 prill 2013, po shovenistët serb, Boris Tadiç, Milo Doukanoviç (trashiguesi i Krajl Nikollës së Malit të Zi), Ranko Krivokapiç, Svetozar Pudariç, Muhamed Budimliç,  me tollumbat e Lulit të vocerr, erdhën mysafirë në shtëpinë e Migjenit…

Vazhdojnë “amanetin” e të parëve të vet…”Amanetin” e 1467, 1479…

Sa gjaku asht ba n’ Atë Vend…

Vazhdojnë “amanetin”…

“Amanetin” e tradhëtarit…1913, 1925, 1941, 1944, 1967, 1985, 1989, 1991…1997…

Edhe tue ngordhë “tradhëtari la amanet”: “Gjak, vetem gjak e parimet mos i ndryshoni!”

“Shkodra duhet shkatrrue, Ajo pengon triumfin e “tradhëtarëve” të Ballkanit!”…

Kanë kalue plot 100 vjet dhe asnjë ndryshim në qeverisjen e anadollako sllave të 1913…

Shkon një palë e vjen një tjeter, të gjithë vetem me një qellim të paracaktuem që në 1469: “Me e shkatrrue dhe pergjakë kulm e temel Shkodren, ashtu si porositën sulltanët tash 100 vjet, por edhe tue vjedhë, tue mbushë xhepat dhe tue trashigue pushtetin..!”

22 prill 2013… Tek dera e Teatrit “Migjeni”, “Luli i vocerr” prap ka vue tollumbat…

E prap se prap, unë të shoh krenare Rozafë!

Melbourne, 2013.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Luli i vocerr, ne Teatrin "Migjeni"

Ardhja e poetit Naim Frasheri në Jacksonville, Florida

May 27, 2013 by dgreca

Nga Lek Gjoka/

Poeti   i madh kombëtar Naim Frashëri u nis dhe arriti në Jacksonville  Florida në oren shtate pasdreke te 25 Majit   2013 në hotelin Holiday inn ,më anijen shpirterore te atdhetareve shqiptare   që ë kishte sjelle me plot pasion per here të pare në mole dega e Vatres se   Jacksonvilles fale punës së palodhurur të patriotit permetar kryetarit te saj   zotit Adriatik Spahiu .Naimi ndihej krenar që në kontinentin Amerikan   bashkatdhetaret e tij po jetonin disa ore më vepren e tij,me dashurine e   pashtershme te Atdheut.Sigurisht ai që në ardhjen e parë i bëri një   falenderim të rralle dhe teper të veçante një antari te Vatres është ai që   vargjet e tija iu kishtë dhëne jete,ndienja të fuqishme shpirtërore bilbili i   kënges shqipare Gezim Nika.
Gjithashtu salla ishtë mbushur më plot artdashesh nga të gjitha trevat   shqiptare qe kurbeti i kishte mbledhur sonte rreth vatres nëpër sofra gëzimi   ,ku një sofer është vendosur disi pak më veçante,sofra e miqve,siç thone nga   veriu i Atdheut kryni i vendit.Në këte sofer bashkë më këngetarin Gezim Nika   është kryetari i Vatres doktor Gjon Buçaj i cili shpirtërisht ndien një lloj   gëzimi shpirtëror për ardhjen përseri në Jacksonville sepse Vatra e   Nolit,Konices po rigjallerohet,po mërr jete në të gjitha shtetet e Amerikes   mëgjithëse Vatra ky vapor që ka mbi njëqind vite në udhëtimin jetesor të   shqiptareve te Amerikes më një kontribut madhor në shërbim të kombit shqiptar   përseri është nisur në udhetimin tjeter te një shekulli të ri që   femijet,niperit tanë do e perfundojnë më sukses.Dhe miqte qe e nderojnë kete   sofer vazhdojnë më Dervishin e qese se Detroitit zotin Eliton Pashaj si dhe   gazetarin e palodhur të diaspores sone Beqir Sina dhe atdhetarin nga New   Yorku vatranin Sejdin Hysenaj.

Për   pak sekonda jetoi një qetesi e shkurter.Adriatik Spahiu i përshendeti dhe i   falenderoi të gjithe për pjesmarrjen në menyre te veçante miqte që kishin   ardhur nga larg dhe duke veshtruar portretin e Naimit përballë tij iu duk   sikur poeti e falenderoj për këte mikpritje të madhe qe i benë, nderkohe qe   Tiku ndiente një lehtesim shpirteror realizimin e ketij pervjetori ndaj   njerit prej viganive te letrave shqipe  ia dha fjalen për të folur për jeten e tij   doktorit te shkencave mjekesore zotit Ali Lusha.Doktor Aliu dukë falenderuar   të gjithe pjemarrsit u nus ngadale në trenin e jetes të poetit Naim Frasheri,duke   u fokusuar me imtesi në shkollimin e tij ku ai u njoh më letersinë,kulturen   greke dhe romake si dhe ra në kontakt më idete revolucionare te revolucionit   borgjez Francez .Dukë pervetsuar shumë gjuhe si greqishten e vjeter dhe te   re,latinishten,frengjishten,italishten,turqishten dhe persishten jo vetem qe   mori bazet e formimit te tij por u bë një njohjes i mirs i poezise Europiane   .Gjathashtu-tha nder te tjera- kur lexojme Naimin mendon Shqiperine,mendojme   popullin e vujtur shqiptar nga zgjedha shekullore e pushtuesit otoman,pushtues   qe ka luftuar më çdo lloj menyre asimilimin e kombit tone por që fale punes   se palodhur të rilindasve tanë si De Rada,Çajupi,Mjeda,Asdreni,Fishta,Konica   nuk arriti kurrë ate qe donte.

Vargjet e Naimit gjithmone kane vlera te pazevendesushme atdhetare te perzier me krenarine e te qenuarit shqiptar sterniper te heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Si te mos krenohemi per vargjet e poemes

“ BAGËTI E BUJQËSI “

Ti,Shqipëri, më jep nder , më jep emrin shqipëtar,

Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Shqipëri, o mema ime, ndonse jam i mërguar.

Dashurinë tënde kurrë zemra s’e ka harruar .

 

Atmosfera filloi te ndizej.Tinguj e muzikes se kenges me te preferuar te Gezim Nikes e ngriten sallen ne nje kor me te.Gezimi ndihej teper I emocionuar sepse ishte hera e pare qe po kendonte vargjet e Naimit  ne kete festim te ditlindjes e tij ndaj edhe portreti i poetit perballe tij sikur e duartrokiste shpirterisht.
Me pas nisi te marre jete vallja shqiptare e Jugut te Shqiperise fale kengetarit te ri te talentuar Ermal Ponoçi.

Ne nje heshtje te shkurter e mori fjalen kryetari i Vatres doktor Gjon Buçaj i cili pershendeti komunitetin shqiptar te Jacksonvilles qe ishin pjesmarres ne diten kombetare te Naimit.Gjithashtu falenderoi edhe organizatoret e deges se Vatres se Jacksonvilles per pune e palodhur qe nje nje kohe te shkurter jo vetem ndertuan nje vater por kete vater po e bejne vater bashkimi te te gjithe shqiptareve ketu.

Aktori i humor shkodran Sander Ruçi me humor e tij te rradhe dhe tipik shkodran i dha nje buzeqeshje te veçante kesaj mbremjeje.

Vallja dhe kenge shqiptare sikur nuk e linte te vlinte gjume sonte kete salle te ketij hoteli.
Me pas miku i ardhur nga teqeja e Detroit dervishi Eliton Pashaj i cili falenderoj te gjithe pjesmarrsit the nder te tjera tha:

Jam i emocionur per pjesmarrjen e time ketu ku po te mos ishit ju bashkatdhear edhe ne nuk do ishim asgje ndaj te gjithe bashke bejme kalane,nje Shqiperi te vogel ne mërgim.Duke falenderuar organizatoret dhe Vatren ai te tha se te flasesh per Naimi ai ka folur vete sepse ne disa vargje ai ka pas thene :Kur te me shihni se jam tretur/mos kujtoni se kam vdekur.
Na ngelet qe keshillat ,mesimet e Naimit dhe te poeteve te tjere rilindasve tane te medhenje sikur jane At Gjergj Fishta,Mjeda, Fan Noli etj te cilet bashkpunuan per nje Shqiperi te lire,te kulturuar ti plotesojme dhe tiu percjellim edhe brezit te ri si gjuhen shqipe,traditen e kulturen.Duhet te falenderojme edhe Ameriken qe na hapi deren por te ngelim si nje pike uje i paster ndaj zoti iu bekofte juve,zoti e bekofte Ameriken dhe Shqiperine..

Me pas kryetari i deges se Vatres zoti Spahiu ndau disa certifika falenderime per disa bashkatdhetare qe ndihmuan qe ne themelimin e deges si dhe ne gjallerimin e Vatres,jetes kulturore artistike siq jane kryetari i Vatres doktor Gjon Bucaj,aktori I humorit shkodran Sander Ruci, Mark Duka I Kelmen TV, Lek Gjoka , sAdem Agolli,Hasan Hakrama,Ali Lushnja.

Gjithashtu nje falenderim i vecante iu be edhe sponsorit te bluzave te Dites kombetare te Naimit Frasherit, pronarit te kompanise se stampimit Alpha Special Ts shkodranit me zemer te madhe Palok Dushi.

Gjithashtu diten kombetare te Naimit si nje dite te shenjte e zgjodhen per tu antearsuar ne shoqaten Vatra edhe bashkatdhataret zoterinjte Gjergj Shkurtaj dhe Fitim Fejzo.

Po afrohet mesi i nates dhe gjalleria ,gezimi i kesaj feste po i afrohej fundit.Askush nuk donte qe kjo nate ,kjo copez atmofere Shqiperie te mbaronte por me shpresen e madhe qe festa dhe dite te tjera te shenuara te kombit shqiptar fale Vatres se madhe te marrin jete dhe malli per Memedhene te zvogelohej disi.Vete kjo nate regjistroi ne historine e diaspores shqiptareve te Amerikes nje histori te shkurter se si shqiptaret edhe ne kontinentin amerikan shpirterisht jetojne dhe respektojne te gjitha figurat e nderuera te kombit te tij

Filed Under: Kulture Tagged With: ardhja e Naim Frasherit, Lek Gjoka, ne Jacksonville

NAIM FRASHËRI, Mendje e artë e pendë e ndritur

May 27, 2013 by dgreca

Nga Dr. Ali LUSHNJA/*

Të nderuar Zonja e Zotërinj !

Të nderuar Miq dhe Bashkë Kombas!

Së pari, dua të shpreh falënderimet e mia për pjesëmarrjen Tuaj dhe për Kryesinë e Degës së Vatrës Jacksonville për mundësimin dhe  organizimin e kësaj mbrëmje argëtuese. Sot së bashku,  ne kujtojmë  168-vjetorin e lindjes së një prej figurave qëndrore  të letërsisë shqiptare të Rilindjes, poetit të madh të Kombit shqiptar, NAIM FRASHËRI .

Naim Frashëri lindi më 25 Maj 1846 në Frashër të Përmetit .

Mësimet e para i morri nën kujdesin e hoxhës së fshatit në arabisht e turqisht. Naimi filloi të shkruante vjershat e para  që në moshë të vogël. Studimet e shkollës së mesme i morri në Janinë, në gjimnazin ‘’Zosimea‘’ në kohën kur ky qytet ishte pjesë e Mbretërisë Otomane. Në këtë gjimnaz, Ai u njoh me letërsinë, kulturën, filozofinë greke e romake, si dhe ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Frances dhe me iluminizmin Frances .Duke përvehtësuar shumë gjuhë, si: Greqishten e vjetër dhe të re, Latinishten , Frëngjishten, Italishten, Turqishten e Persishten , jo vetëm mori bazat e formimit të Vet, por u bë një njohës i mirë i poezisë Evropiane dhe I asaj të Lindjes .

Pas mbarimit të shkollës së mesme, më 1870, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga sëmundja e tuberkulozit dhe për një klimë më të mirë e të shëndetëshme , u kthye në Shqipëri . Ka punuar në Berat e Sarandë si nënpunës, gjatë viteve 1872 – 1877 . Gjatë kësaj periudhe , ai  njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtutet dhe aspiratat e tij . Naimi njohu gjuhën e bukur , krijimtarinë popullore, shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë dhe bukuritë e natyrës shqiptare . Ishte periudha e ngjarjeve të mëdha të kombit tonë, ngjarjet e lëvizjes çlirimtare, e përgatitjes për formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ku udhëheqës ishte Abdyl Frashëri, vëllai më i madh i Naimit . Naimi ka dhënë kontributin e vet për krijimin e degëve të Lidhjes në Jugë të Shqipërisë, me programet që përgatiteshin për këtë ngjarje të madhe historike për Kombin tonë .

Kur lexon Naimin, mendon Shqipërinë, mendon Atdheun tënd të dashur, mendon popullin e vuajtur nën zgjedhën e pushtuesit Otoman, pushtues i cili kurrë nuk ka dashur zhvillimin e përparimin e vendit tonë, me hapjen e shkollave e mësonjëtoreve të asaj kohe . Hapja e shkollave Shqipe u realizua në saj të përpjekjeve kolosale të Rilindasve tanë: Jeronim Derada, Andon Z. Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda,  Azdreni , Gjergj Fishta, Faik Konica etj …, dhe ndër më të mëdhenjtë e Rilindasve Kombëtarë, ka qënë Naim Frashëri . Vepra e Tij është e gjerë dhe plot dritë, ku në themel të saj, ka Atdhe dashurinë dhe lirinë  . Vepra e tij ka qënë frymëzim dhe udhërëfyes edhe për shkrimtarët, letrarët e poetët e kohës së vet dhe në vazhdim  edhe pas 100 vjetësh, ajo tingëllon aktuale dhe sot . Ajo të frymëzon që me mënçuri e pjekuri të shikosh të kaluarën, të tashmen dhe të mendosh për të ardhmen .

Naimi Frashëri jetoi dhe punoi në shekullin e 19-të . Ky shekull ka qënë vendimtar për historinë e vendit tonë  . Me poemën “ Historia e Skënderbeut “, Naimi  i tregonte popullit se duhet të ndërgjegjësohej dhe të mendonte për një luftë të drejtë duke patur idealin e lirisë . E vërteta e çmuar e Naimit dhe Rilindasve ishte se duke kujtuar Skënderbeun e madh, u jepte të kuptonin bashkëkombasve të largoheshin nga kujtimi i hidhur i pashallarëve rebelë që punonin për interes të tyre dhe të pushtuesit Osman .

Naimi duke vënë në themel të artit të tij Atdheun dhe lirinë, krijoi dimensione të reja të poezisë  sonë . Kjo poezi ka qënë frymëzim i madh për popullin shqiptar . E si të mos enthuziasmohesh e krenohesh kur lexon poemën:

“ BAGËTI E BUJQËSI “

Ti,Shqipëri, më jep nder , më jep emrin shqipëtar,

Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Shqipëri, o mema ime, ndonse jam i mërguar.

Dashurinë tënde kurrë zemra s’e ka harruar .

 

Janë këto vargje që më kanë emocionuar, që kur kam qënë i vogël, rreth moshës 5-6 vjeç dhe kur akoma nuk kisha mbushur moshën për të filluar shkollën fillore, por që prindët e mij të dashur më mbanin në prehërin e tyre, më përkëdhelnin e më recitonin vjershat e Naimit .

Të shkruash për Naimin  e të flasësh për Atë, duhen ditë e netë të tëra, por dua të theksoj se Atij i përkasin shumë ndere, por nderi më i madh është se Naimi është themeluesi i gjuhës letrare shqipe, mësues i madh për miliona e miliona shqiptarë .

Librat e tij kryesorë , si:

“ Historia e Skënderbeut,

“  Bagëti e Bujqësia “,

“ Lulet e Verës “, etj. u bënë një pasuri e madhe e kombit dhe frymëzim në vitet e luftrave të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit e deri në shpalljen e pavarësisë , e në vazhdim .

Një popullaritet të madh morri poeti edhe pse nuk kishte as gazeta e as botime dhe as institucione kulturore . Kjo tregonte forcën e madhe të artit kur ky vihet në shërbim të popullit e të Kombit  .

Ja si shprehej shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare në librin Naim Frashëri  ( Poezi, botuar me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 1878 – 1978 ) .  “ Prania e tij ndihej kudo . Të shpërndarë nëpër pllaja e lugina faqeve  të maleve e nëpër fusha, midis territ të robërisë dhe mjerimit ekonomik, shqipëtarët, bujq, zanatçinj, barinj e nënpunës e dinin se atje larg në Stamboll, në qëndër të Perandorisë Otomane , midis institucioneve e monumenteve të saj të zymta , jetonte Naim Frashëri, tempulli i fjalës shqipe, fener që dërgonte sinjalet e tij në atë fund shekulli robërie  e në atë fillim shekulli lirie .”

Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë .  Ai ka bërë një punë të pa lodhur për çështjen kombëtare duke punuar me gjithë forcat dhe talentin e Tij , për ngritjen e shkollës shqipe, hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu dhe botoi vazhdimisht duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë tonë .

Disa nga botimet e tij janë:

-Më 1886 botoi veprat:

‘’Bagëti e Bujqësi “,

“ Vjersha për mësonjëtoret e para “,

“ Histori e përgjithshme “,

poemën greqisht “ Dëshira e vërtetë e shqiptarëve “, “ Ekëndimit të çunave këndonjëtorja “ .

-Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht

“ Tehajylat “ ( ëndërrimet },

-Më 1888 botoi “ Dituritë “ ,

-Më 1890 “ Lulet e verës “,

-Më 1894 “ Parajsa dhe fjala fluturake”,

-Më 1898 “ Historia e Skënderbeut “ dhe “ Qerbelanë “ dhe

-Më 1889 “ Historia e Shqipërisë “ .

Sëmundja dhe lodhja e madhe ja keqësuan shëndetin , zemra e Tij pushoi së rrahuri më 20 Tetor 1900, në moshën 54 – vjeçare, i zhuritur nga malli për Atdheun dhe me brengën që s’e pa dot të lirë .

Naimi vdiq , por vepra e tij ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve  kudo që janë, duke patur një ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona .

Respekt, dashuri e mirënjohje  poetit të madh të Rilindjes  Kombëtare Shqiptare , Naim Frashërit  .

Së fundi, dua të falënderoj këtë vend të bekuar, Amerikën, që ndër shekuj ka qënë dhe është mbështetje e fuqishme e Shqiptarëve. Kujtojmë gjithashtu shoqërinë gjithë-shqiptare Vatra e cila ka qënë është dhe do të jetë mbrojtëse e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve.

Qofshin shqiptarët gjithmonë të bashkuar, kudo që ndodhen !

*Fjalimi i mbajtur nga Doktori i Shkencave Mjekësore Ali Lushnja,Doktori i Shkencave Mjekësore me 25 Maj 2013 ne Jacksonville, organizuar nga dega e Federates Panshqiptare te Amerikes Jacksonville.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 25 Maj 2013, Ali Lushnja, fjalim per Naim Frasherin, Jacksonville, ne veprimtarine e Deges se Vatres

“PAVARËSIA”-UNIVERSITETI I JETËS

May 27, 2013 by dgreca

Shkruan nga VLORA: Gëzim Llojdia/

Universiteti “Pavarësia” në jug të vendit përbënë aktualisht historinë e arsimimit shqip në këtë trevë jugore , në këtë kohe po ti quajmë cilësisht këto radhë kthjellime historike. Qyteti i Vlorës në jug të vendit është kryeqendra arsimore dhe kulturore e kësaj treve.Dallgëzimet e historisë këtu kanë pasqyruar treguesin barometrik, ngritjet dhe uljet të përkohshme por me tendencë asnjëherë shuarje . Nëse janë si dallgëzimet detare këto thërrmija godisnin brigjet dëshmitare . Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë dhe në areolën e qytetit ,nën syprinën e tij gjejmë këtu një vatër dijesh . Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda këtij qyteti në qendër të tij ndeshemi me një objekt arsimimi si i pari dhe një filiz për arsimin e lartë shqiptar,në jug të vendi .

Gërmëzimi i Samiut

Cili është ndërkohë instrumenti matës i valës arsimore por edhe të vuajtjeve për tu arsimuar në këtë qytete ,rrethinat e tij , te fqinjët qytete të vogla industrial, agrikulturor ? Ka pasur një kosto jo të vogël,që ka qenë produkt i mungesës së godinës së madhe, që atëbotë njerëzia e quanin njëherazi universitet .Një rilindës quhej Sami nga dera e Frashëllinjëve ka gërmëzuar fjalët për një universitet buzë deti. Mirëpo më ka munduar historikisht një pyetje e brendshme për një urdhër të patreguar, që këtu nuk do të kishte universitet dhe njerëzia e tij e rrethinave të tij do tu duhej të merrnin autobusin deri në stacionin e Fierit drejt një udhëtimi në Tiranë dhe më vonë te stacioni i trenit për një shkollim në kryeqendër të vendit . Kjo shkretinë solli një uri të paparë që me hapje të një universiteti publik në shkallët e tij dhe në auditorët e tij të riformoheshin radhët e dikurshme , por këtë herë nga studentët.Kjo uri arsimore është e pranishme edhe sot në këtë qytete,rrethinat e tij e më gjerë. Ka një numër të madh gjimnazesh private dhe ende kërkesa njeh rritje .Dhe të parin universitet privat me emrin që për shtat i shkon qytetit “Pavarësia”.Një universitet do të thotë : Dritë. Kahu i saj, agimi i paperëndueshëm . Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta .Ashtu si në trung të një pemë çdo vit që kalon lëshon një rreth,ky universitetet në jug të vendit ka gjurmën” e vetë . Dhe ç’masë ,kjo përkufizohet thjeshtë :Më i miri në shkallë rajoni.D.m.th ‘sizmografi” që e përcakton këtë është edhe numri i madh i studentëve të kësaj qendre të re universitare, marrëveshjet me universitetet e tjera të botës,stafi i kualifikuar lektorësh ,aktivitete të fushës së kulturës dhe teknologjisë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, pavaresia, Universiteti, Vlore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT