• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2013

VIZITE HISTORIKE E KARDINALIT TE NEW YORKUT NE XHAMINE SHQIPTARE

July 6, 2013 by dgreca

*Kardinali Timothy M. Dolan – Kryepeshkopi Katolik i New York-ut, viziton për herë të parë – Xhaminë Shqiptare në New York

*Dolan:  “Falënderoj Perëndinë që kjo ditë ka ardhur – Ju falënderoj për mikpritjen tuaj, dhe ju falënderoj Ju për të bërë atë që unë të ndihem si një mik dhe një anëtar i familjes.”

Nga BEQIR SINA, Staten Isalnd New York/

STATEN ISLAND – NEW YORK : Jo pa qëllim, zgjodha qysh në fillim biografinë e Kardinalit Timothy Michael Dolan, për këtë shkrim. Eminenca e Tij – figura më eminente e Kishës Katolike në Shtetet e Bashkuara, sot, Kardinali Timothy Michael Dolan – Kryepeshkopi aktual i New York-ut(një ndër dhjetë arqipeshkvit e New York-ut), është një amerikan aktualishtKardinali i Kishës Katolike Romake. I emëruar nga Papa Benedikti XVI, Dolan aktualisht shërben edhe si President iShteteve të Bashkuara të Konferencës së Peshkopëve Katolikë dhe mbanë pozitën titullar si i Priftit, Kardinalit i NostraSignora di Guadalupe – Mario Monte ( Our Lady of Guadalupe on Mario Monte) në Romë.

Këto ditë shkruajn organet e shtypit katolik amerikan;”The Catholic Armory, Christian Post, Chatolic Review”, si dhe gazeta e ishullit njujorkez Staten Island,”Staten Island Advance” se :” Kardinali Timothy Dolan, Kryepeshkopi i Nju Jorkut, bëri vizitën e tij të parë në një xhami në qytetin e Nju Jorkut dhe kjo ishte Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island, ku ai u takua me krerët e fesë myslimane dhe lider të tjerë fetar”.

Rëndësi të madhe kësaj vizite i kushtuan organe të shtypit katolik, si edhe ai shtypit lokal, të cilat i bënë jehonë të madhe  kësaj vizite, e cila u krye dy javë para fillimit të muajit të Madhërishëm të Agjerimit – 30 Ditët e Ramazanit. Këto mjete shtypi theksojnë se Kardinali Dolan së bashku me ata që e shoqëronin atë, ka kaluar më shumë se dy orë vizitë në mjediset e Xhamisë shqiptare dhe Medresenë Miraj në Qendrën Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island dhe ka drekuar me rreth 40 klerikë të tjerë në një tryezë, sipas riteve muslimane.   Dolan, i cili është e njohur gjerësisht për vlerat e tij konservatore dhe si një personalitet karizmatik, në media, nga revista prestigjoze amerikane Time Magazine, është cilësuar një nga prej “100 njerëzve më me ndikim në botë” për vitin 2012.

Kardinali Timothy Michael Dolan, gjatë vizitës dy orëshe në xhamin shqiptare në qytetin e Nju Jorkut –  Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville, ishullin Staten Island , tha se :” “Falënderoj Perëndinë që kjo ditë ka ardhur – Ju falënderoj për mikpritjen tuaj, dhe ju falënderoj Ju për të bërë atë që unë të ndihem si një mik dhe një anëtar i familjes.”

Kardinali Dolan interesimit të gazetarëve rreth pyetjes ndaj besimit mysliman, theksoi se gjatë vizitës së tij ka shprehur disa herë se sa të përbashkëta kanë në mes tyre këto dy fet dhe pjesëtarët e tyre kanë gjëra të përbashkëta. “Ju keni dashuri për Zotin dhe ne kemi dashuri për Zotin dhe Ai është i njëjti Zot,” tha kardinali për besimin islam dhe atë katolik
Kardinali Dolan, theksoi se katolikët dhe myslimanët kanë një dashuri të ndërsjelltë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të lirisë fetare që ky vend u mundėson, çdo besmitari, veçanërisht, aftësinë për t’u takuar me njerëz të besimeve të ndryshme, që nuk është e mundësuar në disa vende të tjera. “Dashuria juaj për martesën dhe familjen, dashuria juaj për fëmijët dhe të miturit, dashuria juaj për lirinë – lirinë fetare në vecanti – mbrojtja e jetës, dëshira juaj për harmoni dhe bashkim dhe përkujdesja juaj për të tjerët, përkujdesja juaj për krijesat e Zotit dhe përkujdesja për nevojtarët,”tha Kardinali Dolan, duke shtuar se ato janë vlera islame të njëjta me ato të katolikëve dhe fusha ku mund të ketë bashkpunim të përbashkët.”

Ai i krahasoi muslimanët me valët më të hershme të emigrantëve katolikë gati 150 vjet më parë të përballur me të njëjtat sfida për tu bërë “amerikanë patriotë, lojalë e të përgjegjshëm pa humbur besimin.” Për Kardinalin Dolan si ata emigrantët katolikë dhe ata myslimanët kanë mësuar shumë mbi vlerën e shkollave fetare: “Arsimi pa besim është kohë e humbur, diçka dramatike për njerëzimin,” tha ai.
Vizita e Kardinalit Timothy Michael Dolan – Kryepeshkopi aktual i New York-ut në në një xhami në qytetin e Nju Jorkut dhe kjo në Qendrën Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island, ku ai u takua me krerët e fesë myslimane dhe të tjerë,  ishte në përgjigje të një ftese nga ana e liderëve të kësaj qendrës të cilët vizituan Kryepeshkopatën në Manhattan në janar të këtij viti. Dr Tahir Kukaj, PhD, Imam dhe nënkryetar i Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare  në Tompkinsville – Staten Island, tha se:  “Falenderojmë Zotin që vendi ynë i mirëpret të gjithë dhe, sic thatë dhe hirësia juaj, kjo ndodh vetëm në Amerikë dhe ne duam ta përhapim këtë shembull sepse mund të bëjmë shumë gjëra sëbashku kur ulem e hamë sëbashku si vëllezër se sa kur qëndrojmë kundra njëri-tjetrit,” tha imam Tahir Kukiqi i qendrës shqiptare. “

Imam Kukaj gjithashtu falenderoi dhe pjesmarësen Sarah Sayeed nga Qendra Ndërfetare e New York-ut “për punën këmbëngulëse me bashkësitë muslimane dhe katolike për ti sjellë pranë njëri-tjetrit.

Shtypi njujorkez dhe organet e e shtypit kaltolik theksuan se :”Kardinali Timothy Michael Dolan po pason në nivel lokal shembullin e Papës Francis i cili ka filluar përpjekjet për të thelluar dhe forcuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësive muslimane dhe të krishtera në Itali dhe në pjesë të tjera të Evropës” tha pas kësaj vizite monsinjor James Dorney.

Ndërkohë që pas kësaj vizite kan qenë liderit e qendrës shqiptare dhe xhamisë Noor të cilët e ftuan Kardinalin Timothy Michael Dolan Kryepeshkop i New Yorkut, për vizituar xhamitë e tyre sërish gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kardinali i new Yorkut, Timothy M. Dolan, vizite ne xhamine shqiptare

NËNA JONË TEREZË

July 6, 2013 by dgreca

Nga ROZI THEOHARI, Boston/

Mbasi gjeta adresën e dentistit, (ai banonte pranë nesh),u nisa menjëherë duke mbajtur një shami në faqe. Përveç ndjenjës së frikës dhe pasigurisë, më mundonte dhe diçka tjetër: a do të mundja t’ia shpjegoja me saktësi në anglisht simptomat doktorit…

Por çdo gjë kaloi për mrekulli, sepse infermierja ishte ruse. – Zgjidh, – më foli ajo në gjuhën e saj. – Njëri doktor është amerikan, tjetri, dr.Raxhi, është indian dhe shumë I kujdesshëm. Ky emër më kujtoi artistin Raxh Kapur dhe serine e filmave të tij të dëgjuar. Sigurisht, do të mjekohem tek indiani, vendosa, do t’i tregoj se si thyheshin dyert e kinemave në Shqipëri për të parë filmat indianë… Do t’i tregoj … Por unë s’i tregova asgjë, sepse njeri më nursëz se ky doktor s’kisha parë! Njeri më serioz e më të heshtur s’kishe ku e gjeje.

S’fola. Gjatë mjekimit, kur ai e hoqi maskën e po më shpjegonte diçka, dallova dhëmbët e tij të bardhë e të rregullt, që feksnin më shumë për shkak të lëkurës së zeshkët të fytyrës.

Provova të hapja bisedë, por zymtësia e fytyrës së tij ma preu hovin. Vetëm kur mbaroi seanca dhe ai po ftonte pacientin tjetër, unë i dola para e i thashë papritur:

– Ne kemi të përbashkët Nënë Terezën!

– Pse? – mblodhi vetullat ai.

– Sepse vendlindja e saj është Albania!

– S’e kam dëgjuar këtë, – tha ai ftohtë.

– Po, këmbëngula unë, – Nëna është jona.

– Nënë Tereza është indiane, është Nëna jonë! – përsëriti ai dhe me një gjest gati-gati mospërfillës më dha të kuptoja se biseda jonë kishte marrë fund.

 

Ika. S’do mend, pak a shumë isha zemëruar me atë njeri. Pas dy javësh, në seancën tjetër të mjekimit, shkova tek dentist me një vandak gazetash “Illyria”, ku kisha zgjedhur artikuj në anglisht për Nënë Terezën.

Mbasi lexoi disa syresh, dr.Raxhi hoqi maskën e tha:

– E po mirë, ja, paska lindur në Shqipëri… S’e paskam ditur këtë, se kam ikur i vogël nga India.

– Por duhet ta kishit mësuar… – thashë unë dhe, pa mbaruar mirë fjalën, ai ma  mbushi gojën me pambuk. Tek dentisti është vështirë të dialogosh.

– Nëna mund të kishte lindur diku gjetkë në botë, s’ka rëndësi, – vazhdoi ai me një ton bindës. – Ajo është indiane, ajo është jona… Kjo është thelbësorja!

Përgjigja e tij më indinjoi, por s’kisha mundësi të flisja. “O Zot, pse popujve të vegjël ua mbyllin gojën?” aludova atë çast.

Ika përsëri e zemëruar nga klinika. Më gëzoi vetëm fakti se seanca tjetër përsëritej në vjeshtën e vonë. Kështu, dalëngadalë, pothuajse e harrova indianin.

 

Por e kujtova atë disa ditë pas vdekjes së Nënë Terezës. Vendosa t’i telefonoja. Sa shumë e donte dhe me sa passion fliste ai për Nënën! Formova numrin në telefon dhe i thashë infermieres emrin tim.

– Doni ndonjë seancë të re mjekimi? – pyeti ajo.

– Jo …, dua të flas me doktor Raxhin…

Pas pak dëgjova në receptor zërin e tij.

– Ngushëllimet e mia për Nënën! – i thashë, duke u munduar që zërin ta kisha më të qetë.

– Oh, faleminderit, shumë faleminderit! – u përgjigj ai me një zë të pakët e të dridhshëm. Pastaj, pas një heshtjeje, sikur u përmend e tha:

– Edhe ju, sigurisht…, pranoni ngushëllimet e mia!

– Ju faleminderit! – i thashë.

Dhembja e vdekjes i bashkon dhe i pajton njerëzit.

 

Dy muaj më vonë, në ditën e takimit, isha ulur në dhomë e pritjes bashkë me pacientët e tjerë.

“Si do të shkojë biseda sot”, mendoja. Aty për aty, u kujtova që kisha botuar një vjershë në anglisht për Nënë Terezën. Ajo më duhej sot domosdo. E pushtuar nga krenaria brenda disa minutave vrapova në shtëpi, mora gazetën dhe, tek ecja mbi

dëborën e ngrirë, pëshpërisja: “Unë, të paktën, një vjershë e botova për Nënën, po ju doktor, ç’keni bërë? Por, kur hyra brenda, ngrohtësia e mjedisit, muzika e ëmbël dhe vështrimi indiferent i peshqve nga akuariumi sikur ma fshinë pak nga

pak ndjenjën e mërisë. M’u duk vetja shumë e vogël të filloja një debat të ri. Përtej vetratës infermierja po ndiqte luftën e ndjenjave në fytyrën time. Jo. Nuk do t’ia tregoja vjershën. E lashë gazetën mbi tavolinë dhe u futa në klinikë. Pa filluar ende mjekimi, hyri gruaja ruse.

– Ke harruar gazetën… Më prekën vargjet e tua! – tha ajo në rusisht.

Doktori, sapo e njohu gazetën shqiptaro-amerikane, ia mori nga dora. E lexoi vjershën. Ajo ishte e shkurtër, por ai e mbajti vështrimin aty për disa minuta:

“Mother Albania—yours and mine homeland

Gives me the right

To read

The hieroglyph of wrinkles

On your face,

Wetted by tears

Of thousands of Albanian mothers…”

 

Boston, dhjetor 1997

 

Filed Under: Kulture Tagged With: nena jone Tereze, Rozi Theohari

Dite e re Z/Kryeminister

July 6, 2013 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/

Sa here që kam ndjekur, lexuar apo dëgjuar Edi Ramën, kam pëshpëritur një pyetje, sa larg mund të shkonte ky njeri pa megallomaninë? Ndofta shumë, ndofta asgjëkundi. Por ndofta edhe këtu, ku është tani, është pikërisht prej saj. Kutadish?
Po a ka rëndësi të merresh me tiparin e mendjemadhësisë së Tij? Sigurisht, është Kryeministri I vendit tim. Domethënë, I pari I shtetit. I pari, është si ushtari dhe ashtu siç thotë Stënesku, ”poeti, ashtu si ushtari nuk ka jetë vetjake”. Pra, njeriu me mision, njeriu në detyrë. Kështu edhe shtetari.
Për më tepër që nuk jemi popull mendjemadh, por I (të) përvujtuar. Po kemi tipa mendjemëdhenj dhe, me shumicë biles.
Konkretisht, po lexoj intervistën e Kryemintrit Edi Rama, dhënë në Klan Kosova gazetarit Baton Haxhiu, në lidhje me breshkat. Nuk besoj se ka shumë njerëz që nuk e dine, se breshkat sipas mjeksisë popullore të vendeve afrikane, ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga astma. Një problem civil I mbarë njerëzimit, ashtu si sëmundjet e gjakut, tensioni, sheqeri apo kolesteroli. Autizmi, etj…, gjëra për të cilat komuniteti mbarë global, ka një përkushtim të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e masave. Edhe në kompaninë ku unë punoj, bëhet një punë e paimagjinueshme për të ndihmuar në mbledhje fondesh për nevojtarët në mbarë botën. Pra, jo vetëm në Amerikë. Gjithsesi, më vjen mire që Kryemistrit tim, prania e breshkave e ndihmon në problemet që Ai ka me astmën. Por nuk e kuptoj përse këto krijesa të javashta, tështitëse, plot koracë, etj., duhet t’i nominoj me emrat e para ardhësve të tij, Nano e Berisha.?. Apo kur thotë se ngjyra purpurt, është nga bashkimi I blusë me të kuqen.
Të gjithë e kanë kuptuar, megjithëse pak po analizojnë se, një politikë më e butë ndaj Nanos, sigurisht sot do I kish dhënë Ramës më shumë se numri 65, që është më I vogël se 66. Dhe po të shikosh dhe emrat e ndërfutur, shifra bie akoma. Dhe pa diskutim më pak se numrat që ka LSI. Mirëpo per Ramën e rëndësishme është të na tregojë se si lind ngjyra e purpurt, pavarsisht se ne shohim se si po zmadhohet e kuqja. E rendësishme per Ramen, është nominimi I breshkave me emrat e Nanos dhe Berishës.
Nga ana tjetër, këmbëngul me krenari se po I merr prej dore Nanon me Berishën, me
analogjinë tekstore të Ismail Qemalit, kur u tha Osmanëve se, ”me sjelljen tuaj po tregoni se jemi ata që keni qënë, këtu e pesëqind vjetë me radhë”. (Nga filmi, Nëntori I dytë).  Kaq e vështirë qënka, që një politikan shqiptar të bëj përjashtim? Ju e keni shancin, mos humbni.

 

Filed Under: Komente

Mbyllet festivali i vitit 2013 në Qendren e Shen Palit, Detroit

July 6, 2013 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Kisha e Shën Palit në Detroit, me e madhja në Diasporen Shqiptare jashtë atdheut, me madheshtinë  e një katedraleje, ka më shumë se dy dekada që mban Festivalin e përvitshëm në javën e parë të korrikut, me rastin e Pavarësisë së Amerikës. Këtë vit, ndoshta për të parën herë, ky festival zgjati më shumë se tri ditë. Festivali i këtij viti startoi diten e dielë, me 30 Qershor 2013, për ta vazhduar  pesë ditë, deri ditën e Pavarësisë, me  4 Korrik , ku me një mbrëmjë madhështore festive,  pati një dyndje të shqiptarëve për të përjetuar , jo vetëm muzikën e ushqimin tardicional, por edhe  bisedat e njohjet me njëri –tjetrin, si në një dehje të butë,  që vjen gjithnjë e më shumë duke të marrë në kënaqësinë marramendëse të njerëzve të qeshur, që nuk kanë të mbaruar. I gjithë stafi i kësaj Kishe është vënë në dispozicion të sistemit të të ardhurve, në mënyrë që secili të ndjehet mirë, të parkoi makinën dhe të leviz në mjediset e jashtëme, të përshtatura për të gjitha moshat. Fëmijët kanë këndin e tyre të lojrave, edhe  të apasionuarit pas muzikës mund të kërcejnë e këndojnë,  të moshuarit kanë pjesën e vet në qadren e madhe për të luajtur domino, shah e lojra të tjera. “Festivali është i të gjithëve”, – na thotë Don Fran Kola,- famullitari i kësaj Kishe, teksa leviz nga njëra punë te tjera, duke pasë në rend të parë sherbimet fetare, meshën e  mbrëmjës, detyrimet ndaj të sëmurëve dhe përgaditjet për dasma.

Na mbetet në mëndje shprehja e vetme e Don Franit, “ Festivali është i të gjithëve” dhe, teksa levizim përmes turmës, takohemi me Pirron nga Korca, Gjergjin nga Tirana, Luvigjin nga Dukagjini, duke u interesuar për Shoqatën “ Dukagjini” dhe mbrëmjen e saj festive që kishte disa ditë më vonë, Antonin nga Lezha, Aliun nga Kosova,  Manin nga Kukësi, Edin nga Gjirokastra, Bardhokun e Doden nga Mirdita, Ardianin nga Kelmendi, Muhametin nga Çamëria e shumë e shumë të tjerë, që mirëfilli plotësonin gjeografinë e Shqipërisë, në të gjitha trojet e saj. Ata  defrehen jo vetëm duke kërcyer vet, por edhe duke ndjekur vallet e  bukura të fëmijëve dhe të rriturve, realizuar nga Joli Papristo. Vallet e bukura  me motive të Tropojës dhe të Jugut, ta lehtësojnë mbrëmjen vezulluese të kësaj Qendre patriotike, atdhetare dhe fetare, duke plotësuar të gjitha ngjyrat, jo vetëm të veshjeve të bukura, por edhe të vendeve prej nga vijmë. Vazhdojmë me shprehjen e vetme: “ Festivali është i të gjithëve” , edhe kur takohemi me Tomë Sinishtaj që po pret të shoh nipin e mbesen në vallen e radhës. Të gjithë do të kënaqeshin, në pesë netët e festivalit, me muziken e të gjitha trevave. Aktivistët e këtij komuniteti do takoheshin me nëjri-tjetrin edhe për të këmbyer ndonjë mendim, si përherë të gatshëm për të ofruar zgjidhjen e tyre. Gjokë e  Mark Sinishtaj, Zef Lulgjuraj, Kujtim Qafen, Alfons Grishaj, Kanto Dushaj, Luigj Gjokaj, Kolë Gjokaj e  Rrok Junçaj, Petrit Dodaj, Mondi Rakaj e shumë të tjerë do të takoheshion në mjediset e këtij festivali, tashmë tradicional.

Festivali të jep edhe mundësinë e vizitës në mjediset tregtare të tij. Të intersuarit  do të gjejnë aty instrumenta popullor të traditës, CD, DVD e veshje kombëtare të Studio “ Malësisë” dhe pronarit të saj Dod Nikprelaj, i cili për vite me radhë e  kryen këtë shërbim, do të gjesh reklama të disa shërbimeve që i kryejnë shqiptarët në Realstate etj, por edhe reklamimin e Festivalit të Rapshës së Hotit, që do bëhët pak muaj më vonë.

Festivali është i të gjithëve, të gjithëve  u jepet mundësia të paraqesin punët e tyre, te reklamojnë bizneset e tyre, të ndihmojnë njëri-tjetrin, por edhe aktivitetin më të mirë të vitit: “ Festivalin e Kishës së Shën Palit!”

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Detroit, festivali i vitit 2013, ne Qendren e Shen Palit, Pjeter Jaku

Romeo Gurakuqi: Hapi i parë,reformatimi i shtetit prej konstitucionalistëve

July 6, 2013 by dgreca

Ndërrimin e partive politike në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit shumëkush po e sheh si një zhvillim pozitiv. Edhe profesor Romeo Gurakuqi mendon se rotacioni politik është shumë pozitiv për shëndetin e demokracisë së vendit, por ai këtë ngjarje e sheh edhe si një mundësi të madhe për të zhdukur shumë difekte të demokracisë dhe të institucioneve shtetërore, ndryshime që, sipas tij, nuk do të vijnë shpejt.

Profesori i historisë bashkëohore në Universitetin Europian të Tiranës thotë se ndryshimet që kanë ndodhur deri tani duhet të vlerësohen me seriozitetin e nevojshëm për të forcuar liritë njerëzore drejtësinë, parlamentarizmin, për të forcuar shtetin dhe sundimin e ligjit, përndryshe perspektiva e Shqipërisë nuk do të jetë ajo që gjithë publiku pret.
“Në gjirin e pozitës së re ka forca liberale dhe social-demokrate, të cilat janë të interesuar për vendosjen e shtetit. Por zbatimi i premtimeve është sfida e vërtetë”, thotë ai.

Sipas profesor Gurakuqit, mbetet të shihet reagimi i parë i shumicës së re se si do të ndajë pushtetin midis aleatëve të majtë, veprime që tek paraardhësit ka lënë shumë për të dëshiruar dhe shumë pasoja mbi administratën. Profesori i Universitetit Europian të Tiranës, Romeo Gurakuqi, thotë se situata është e vështirë dhe e ngarkuar me shumë pikëpyejte; tani mbetet që shumica e re dhe kryeministri i ri të zbatojë premtimet e veta, të shprehura në fjalime shumë të rëndësishme, që ka mbajtur.

Zoti Guqakuqi thotë se edhe presidenti i Republikës ka një rol të rëndësishëm për të paqtuar jetën politike shqiptare. Në bazë të kushtetutës ai ka tagrin për të ndërmjetësuar, për t’i bërë thirrje paqes mes grupimeve politike, që e kanë lodhur shoqërinë. Hapi i parë dhe para së gjithash, mendon profesor Gurakuqi, duhet ngritur një tryezë e ekspertëve konstitucionalistë, për të rregulluar deformimet e sistemit, i cili ka nevojë të riformatohet nga e para në shtyllat e veta kryesore, prej nga dalin edhe akte të shtrembëruara.

“Këtë reformë institucionale nuk duhet ta bëjnë politikanët për shkak të mungesës së vullnetit politik, për ta bërë në kornizat e duhura, për shkak të padijenisë së thellë të tyre mbi teorinë e shtetit. Fjalimet e zotit Rama zbatimin e parë e kanë tek hapja e rrugës së teoricienëve të shtetit dhe konstitucionalistëve për të riformatuar shtetin në shtyllat dhe hallkat e veta kryesore. Ky është hapi i parë dhe më dobishëm, që duhet bërë më së fundi shqipërisë pas 23 vitesh tranzicion shumë të vështirë me kahe të përkundërta politikanët e periudhës aktuale”, thotë ai.

Profesor Gurakuqi vlerëson se në përpjekje të përbashkëta për reforma nuk ka vend për nihiliëm, se reformat nuk bëhet duke fshirë cdo gjë të mirë të bërë në periudhat e mëparshme. Sipas tij, edhe në mandatin e fundit ka patur zhvillime shumë të rëndësishme, disa segmente të shoqërisë shqiptare kanë përparuar në liri, disa hapësira kanë patur prosperitet ekonomik dhe ato duhet të zhvillohen më tutje.(Ilirian Agolli “Zeri i Amerikes)

 

Filed Under: Analiza Tagged With: riformatimi i shtetit, Romeo Gurakuqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT