*Kardinali Timothy M. Dolan – Kryepeshkopi Katolik i New York-ut, viziton për herë të parë – Xhaminë Shqiptare në New York
*Dolan: “Falënderoj Perëndinë që kjo ditë ka ardhur – Ju falënderoj për mikpritjen tuaj, dhe ju falënderoj Ju për të bërë atë që unë të ndihem si një mik dhe një anëtar i familjes.”
Nga BEQIR SINA, Staten Isalnd New York/
STATEN ISLAND – NEW YORK : Jo pa qëllim, zgjodha qysh në fillim biografinë e Kardinalit Timothy Michael Dolan, për këtë shkrim. Eminenca e Tij – figura më eminente e Kishës Katolike në Shtetet e Bashkuara, sot, Kardinali Timothy Michael Dolan – Kryepeshkopi aktual i New York-ut(një ndër dhjetë arqipeshkvit e New York-ut), është një amerikan aktualishtKardinali i Kishës Katolike Romake. I emëruar nga Papa Benedikti XVI, Dolan aktualisht shërben edhe si President iShteteve të Bashkuara të Konferencës së Peshkopëve Katolikë dhe mbanë pozitën titullar si i Priftit, Kardinalit i NostraSignora di Guadalupe – Mario Monte ( Our Lady of Guadalupe on Mario Monte) në Romë.
Këto ditë shkruajn organet e shtypit katolik amerikan;”The Catholic Armory, Christian Post, Chatolic Review”, si dhe gazeta e ishullit njujorkez Staten Island,”Staten Island Advance” se :” Kardinali Timothy Dolan, Kryepeshkopi i Nju Jorkut, bëri vizitën e tij të parë në një xhami në qytetin e Nju Jorkut dhe kjo ishte Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island, ku ai u takua me krerët e fesë myslimane dhe lider të tjerë fetar”.
Rëndësi të madhe kësaj vizite i kushtuan organe të shtypit katolik, si edhe ai shtypit lokal, të cilat i bënë jehonë të madhe kësaj vizite, e cila u krye dy javë para fillimit të muajit të Madhërishëm të Agjerimit – 30 Ditët e Ramazanit. Këto mjete shtypi theksojnë se Kardinali Dolan së bashku me ata që e shoqëronin atë, ka kaluar më shumë se dy orë vizitë në mjediset e Xhamisë shqiptare dhe Medresenë Miraj në Qendrën Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island dhe ka drekuar me rreth 40 klerikë të tjerë në një tryezë, sipas riteve muslimane. Dolan, i cili është e njohur gjerësisht për vlerat e tij konservatore dhe si një personalitet karizmatik, në media, nga revista prestigjoze amerikane Time Magazine, është cilësuar një nga prej “100 njerëzve më me ndikim në botë” për vitin 2012.
Kardinali Timothy Michael Dolan, gjatë vizitës dy orëshe në xhamin shqiptare në qytetin e Nju Jorkut – Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville, ishullin Staten Island , tha se :” “Falënderoj Perëndinë që kjo ditë ka ardhur – Ju falënderoj për mikpritjen tuaj, dhe ju falënderoj Ju për të bërë atë që unë të ndihem si një mik dhe një anëtar i familjes.”
Kardinali Dolan interesimit të gazetarëve rreth pyetjes ndaj besimit mysliman, theksoi se gjatë vizitës së tij ka shprehur disa herë se sa të përbashkëta kanë në mes tyre këto dy fet dhe pjesëtarët e tyre kanë gjëra të përbashkëta. “Ju keni dashuri për Zotin dhe ne kemi dashuri për Zotin dhe Ai është i njëjti Zot,” tha kardinali për besimin islam dhe atë katolik
Kardinali Dolan, theksoi se katolikët dhe myslimanët kanë një dashuri të ndërsjelltë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të lirisë fetare që ky vend u mundėson, çdo besmitari, veçanërisht, aftësinë për t’u takuar me njerëz të besimeve të ndryshme, që nuk është e mundësuar në disa vende të tjera. “Dashuria juaj për martesën dhe familjen, dashuria juaj për fëmijët dhe të miturit, dashuria juaj për lirinë – lirinë fetare në vecanti – mbrojtja e jetës, dëshira juaj për harmoni dhe bashkim dhe përkujdesja juaj për të tjerët, përkujdesja juaj për krijesat e Zotit dhe përkujdesja për nevojtarët,”tha Kardinali Dolan, duke shtuar se ato janë vlera islame të njëjta me ato të katolikëve dhe fusha ku mund të ketë bashkpunim të përbashkët.”
Ai i krahasoi muslimanët me valët më të hershme të emigrantëve katolikë gati 150 vjet më parë të përballur me të njëjtat sfida për tu bërë “amerikanë patriotë, lojalë e të përgjegjshëm pa humbur besimin.” Për Kardinalin Dolan si ata emigrantët katolikë dhe ata myslimanët kanë mësuar shumë mbi vlerën e shkollave fetare: “Arsimi pa besim është kohë e humbur, diçka dramatike për njerëzimin,” tha ai.
Vizita e Kardinalit Timothy Michael Dolan – Kryepeshkopi aktual i New York-ut në në një xhami në qytetin e Nju Jorkut dhe kjo në Qendrën Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island, ku ai u takua me krerët e fesë myslimane dhe të tjerë, ishte në përgjigje të një ftese nga ana e liderëve të kësaj qendrës të cilët vizituan Kryepeshkopatën në Manhattan në janar të këtij viti. Dr Tahir Kukaj, PhD, Imam dhe nënkryetar i Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville – Staten Island, tha se: “Falenderojmë Zotin që vendi ynë i mirëpret të gjithë dhe, sic thatë dhe hirësia juaj, kjo ndodh vetëm në Amerikë dhe ne duam ta përhapim këtë shembull sepse mund të bëjmë shumë gjëra sëbashku kur ulem e hamë sëbashku si vëllezër se sa kur qëndrojmë kundra njëri-tjetrit,” tha imam Tahir Kukiqi i qendrës shqiptare. “
Imam Kukaj gjithashtu falenderoi dhe pjesmarësen Sarah Sayeed nga Qendra Ndërfetare e New York-ut “për punën këmbëngulëse me bashkësitë muslimane dhe katolike për ti sjellë pranë njëri-tjetrit.
Shtypi njujorkez dhe organet e e shtypit kaltolik theksuan se :”Kardinali Timothy Michael Dolan po pason në nivel lokal shembullin e Papës Francis i cili ka filluar përpjekjet për të thelluar dhe forcuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësive muslimane dhe të krishtera në Itali dhe në pjesë të tjera të Evropës” tha pas kësaj vizite monsinjor James Dorney.
Ndërkohë që pas kësaj vizite kan qenë liderit e qendrës shqiptare dhe xhamisë Noor të cilët e ftuan Kardinalin Timothy Michael Dolan Kryepeshkop i New Yorkut, për vizituar xhamitë e tyre sërish gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
EPO KJO KA SHUM DOMETHANJE SI SHQIPTAR SE KOMBI SHQIPTAR IKA 4 KATËR FIE DHE NUKA KONFLIKT NDËRFETAR JEMI NJIKOMB I MREKULLUSHËM DHE I VEçANT NË BOT EPO KJO ËSHT QËLLIMI QË DIKUJT NUKI KONVENON QË NE MEU BASHKUE POR KEMI MEU BASHKU SE KEMI VLERA SI KOMB.