• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2013

GËZUAR DITËLINDJEN AMERIKË!

July 3, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Ne Foto: Skenë e artistit nga nënshkrimi i Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 Korrik, 1776./

Me 4 Korrik, 1776, Kongresi i dytë Kontinetal,  miratoi Shpalljen e Pavarësisë të 13 kolonive amerikane duke shpallur kështu ndarjen, njëherë e mire,  të kolonive nga Britania e Madhe dhe shënon ditën ku iu shpallë mbarë botës se, “Të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta.”   Në thelbin e revolucionit amerikan, ishte ideja e vet-qeverisjes, dmth. e drejta e një populli për të ushtruar vet të gjitha kompetencat e pushetit pa ndërhyrje nga dikush tjetër.  Tomas Xhefersoni, kryeautori i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ka thënë se vetqeverisja është një e drejtë që njerëzit e kanë, në bazë të “ligjeve të natyrës dhe të  Perendisë”.

Historia  e kombit te ri amerikan ishte plot e për plot konflikte të mbrendshme por edhe të jashtme, me vendet që kërcënoheshin nga krijimi i një sistemi republikan të qeverisjes, siç ishte sistemi i republikës së re amerikane.

Por pas shumë debatesh dhe argumentash, Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë, 237 vjetë më parë nga kolonitë amerikane, vendosi bazën e një kombi të ri, — që sot quhet Shtetet e Bashkuaratë Amerikës — një dokument ky që ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si një frymëzim për  mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe për sovranitet dhe pavarësi.    Anë e mbanë botës, për ata që duan t’i degjojnë dhe për ata që nuk duan, gjithnjë  bën  jehonë deklarata e Kushtetutës amerikane se, “Perëndia  i ka pajisë të gjithë njerzit me disa të drejta të pa tjetërsueshme, ndër të cilat janë Jeta, Liria dhe e Drejta për të ndjekur mundësinë për  të qenë i kënaqur në jetë”.   Fjalët e para të Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, se “ne besojmë në këto të vërteta se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta”, kanë  bërë jehonë gjatë  histories së tre shekujve të kaluar, duke nxitur bërjen e ndryshimeve  për të siguruar barazi  për të gjithë, duke filluar nga zhdukja e skllavërisë e deri tek miratimi i ligjeve për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të barabarta për burrat dhe për femërat.  Dokumenti i  Shpalljes së Pavarësisë Amerikane, që zyrtarisht zyrtarizoi pavarësinë nga Britania e Madhe,  është në të vërtetë një përmbedhje e 10-amandamenteve të kushtetutës amerikane, dokument ky  që njihet si ”Bill of Rights”, që sot njihen si të drejtat bazë të njeriut, përfshirë lirinë e fjalës, lirinë e shtypit dhe të fesë, ndër të tjera.

Në Filadelfia të shtetit Pensilvania, 56 burra nga te gjitha kolonitë hodhën votën e parë për pavarësi nga Britania e Madhe duke nënshkruar  Shpalljen e Pavarësisë së Amerikës  më 4 Korrik, të vitit 1776 dhe njëkohësisht duke i shpallur  edhe botës  së atëhershme parimin radikal për kohën, se qeveria duhet të bazohet në pëlqimin  dhe miratimin e saj nga  populli.   Ndonëse natyrisht  4 Korriku është një festë amerikane,  parimet e Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara  janë bërë bazë gjithashtu edhe e kushtetutave të shumë vendeve të botës, por mbi të gjitha, ato janë përfshirë edhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Andaj si e tillë, këjo ditë mund të konsiderohet si një ditë feste e të drejtave të përbashkëta dhe universale të njerëzimit.   Shpallja e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara ka ndikuar dhe ka bërë jehonë në zhvillimet historike të shumë vendeve, përfshirë edhe Francën.   Në dokumentat e Revolucionit francez mund  lexohet, se “Njerëzit janë lindur të lirë dhe mbeten të tillë, me të drejta të barabarta”.
Historianët thonë se ndikimi i Shpalljes së Pavarësisë amerikane ishte i drejtë për drejtë, në valën e shpalljeve për pavarësi të shumë vendeve pas Luftës së Parë Botërore me shëmbjen e perandorisë osmane, ruse dhe austro-hungareze, si dhe gjatë periudhës deri në fund të shekullit të kaluar, me shpartallimin e perandorive të tjera,  përfshirëa tëë komuniste, kur nga shpartallimi i  këtyre perandorive lindën një numër shtetesh të pavarura anë e mbanë botës.
   

Edhe Shqiptarët kudo kanë të drejtë të festojnë sot 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, pasi ishin parimet për të drejtat universale të njeriut dhe për vetvendosje dhe sovranitet të shteteve që rrjedhin nga këjo deklaratë — ato që shtynë Presidentin amerikan Uilson të mbronte Pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqës në Paris në fillim të shekullit të kaluar —  dhe ishte  besimi në këto parime dhe si rrjedhim, detyrimi moral, ai që detyroi Shtetet e Bashkuara, me në krye Presidentin Klinton, të  ndërhynin ushtarakisht në Kosovë, në fund të shekullit që kaloi,  për të  ndaluar shfarosjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga ushtria dhe policia terroriste serbe.  Politika uilosniane, “se çdo popull ka të drejtë të zgjedhë sovranitetin nën të cilin dëshiron të jetojë dhe të veprojë”, u çua në vend.

Në të vërtetë, ishin parimet që rrjedhin nga deklarata e Pavarësisë së Shteteteve të Bashkura, se qeveritë duhet të kenë pëlqimin dhe miratimin e popullit, ato që çuan në prishjen e marrëdhënjeve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur në vitin 1945, Enver Hoxha refuzoi të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira, gjë që  përfundoi në mbylljen e misionit diplomatik amerikan në Tiranë.  Me rivendosjen e marrëdhënjeve diplomatike midis tyre në vitin 1991, dy vendet kanë zhvilluar marrëdhënjeve të mira, në bazë të parimeve të përbashkëta për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për të drejta të barabarta për të gjithë. Dhe duke u bazuar në parimin mbi sovranitetin dhe pavarësinë e shteteve — Shtetet e Bashkuara, sipas zëdhënsve amerikanë, vazhdojnë të jenë të angazhuara dhe të vendosura seriozisht që Shqipëria  dhe Kosova — si shtete sovrane dhe të pavarura — të realizojnë aspiratat e tyre për integrimin e plotë të kombit shqiptar në organizmat euro-atlantike, dhe në një Evropë, “të lirë, të tërë dhe në paqë”, aty ku e ka vendin dhe karrigën e vet.
Mesazhi i kësaj dite të rëndësishme për kombin amerikan — por edhe për të gjithë ata që vlersojnë dhe besojnë në parimet e Shpalljes së Pavarësisë amerikane — është i thjeshtë por edhe i rëndësishëm sa vet jeta.   Është një mesazh që jehon sot e kësaj dite anë e mbanë botës — se të drejtat tona bazë, si qenje njerëzore, e “që janë Jeta, Liria dhe e Drejta për të ndjekur mundësinë për të qenë i kënaqur në këtë jetë “, vijnë nga Perëndia dhe jo nga ndonjë autoritet qeveritar ose shtetëror i kësaj bote. Dhe si të tilla, qeveritë ekzistojnë me pëlqimin dhe miratimin e popullit, për t’i mbrojtur këto të drejta, dhe jo për t’i shkelur ato.  Në të vërtetë ky ishte një mesazh radikal  për kohën, por është i tillë edhe sot në shumë vende autoritare të botës ku shkelen të drejtat e njeriut dhe ku nuk merret parasyshë dëshira e shumicës.   Prandaj, mesazhi i kësaj dite është se, qytetarët kudo kanë jo vetëm të drejtë, por edhe detyrë  të  heqin qafe cilindo regjim që përpiqet t’i dhunojë këto të drejta.

Sot, në këtë ditë të shënjtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm amerikanët, por edhe popujt anë e mbanë botës, duhet të jenë krenarë dhe të kujtojnë  ata që shpallën  pavarësinë e Shteteve të Bashkuara, sepse ata hodhën në veprim një forcë pozitive  që solli dinjitet, dhe njëherazi çimentoi idenë e të drejtave të barabarta për të gjithë njerërzit jo vetëm sot, por  edhe për breznitë e ardhëshme anë e mbanë botës.   Ishin këto parime morale dhe jehona e tyre — nevoja pra për lirinë dhe respektimin e të drejtave bazë të njeriut — që çuan më në fund në shëmbjen e komunizmit në Evropë, duke bërë që qindra miliona njerëz të gëzojnë jetën në liri.   Ishin idetë e themeluesve të kombit amerikan, Xhorxh Uashingtonit, Tomas Xhefersonit, Xhon Adamsit, Benjamain Franklinit e shumë të tjerë, por dhe të vërtetat morale të tyre, ato që edhe sot vazhdojnë të frymëzojnë të shtypurit e botës.

Filed Under: Editorial Tagged With: Amerike, Frank shkreli, Gezuar ditelindjen

Assemblyman Mark Gjonaj: Happy 4th of July!

July 3, 2013 by dgreca

On this 4th of July, please join me to honor the determined spirit of our nation’s forefathers and to remember those who fought for our nation’s independence. That strength and courage continues to make America a free and great nation, and one that all Americans are proud of and should celebrate as one. 

Each day as we exercise our rights and freedoms in America, we celebrate Independence Day. Roberta, Nicholas, Joey and I wish you a safe and great Fourth of July.

 God bless America and all of you.

Assemblyman Mark Gjonaj

NYS 80th Assembly District

1126 Pelham Parkway South

Bronx NY 10461

Phone: (718) 409-0109

Filed Under: Editorial Tagged With: Assemblyman Mark Gjonaj, Happy 4th of July

New York Times: Dëgjimi i Evropës

July 3, 2013 by dgreca

Duket se një ndjenjë e pretendimit të tmerrit, në Francë, Gjermani dhe në qeveritë e vendeve të tjera evropiane, është shprehur prej se gazeta gjermane Der Spiegel, raportoi fundjavën e kaluar se Agjencia Kombëtare e
Sigurisë i ka përgjuar zyret diplomatike dhe i ka monitoruar sistemet e tyre të brendshme kompjuterike, shkruan në fillim të editorialit të vet, e përditshmja New York Times.
Gazeta shkruan se spiunimi i aleatëve duket gjë e keqe dhe është diskutuar rrallë në mënyrë publike, përveç atëherë kur, siç ka ndodhur tash, dokumentet e agjencive të spiunimit rrjedhin në shtyp.
Por, qeveritë në të dy anët e Atlantikut (dhe pothuajse çdokund) i kanë spiunuar njëlloj aleatët dhe armiqtë për një kohë të gjatë.
Ne jemi larg nga periudha kur sekretari i shtetit, Henry Stimson, në shpegimin e vendimit të tij në vitin 1929, për ta mbyllur zyrën e Departamentit të shtetit për thyerjen e kodit, tha “Zotërinjtë nuk e shikojnë postën e njëri-tjetrit”.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë (shkurtimisht N.S.A.) ishte krijuar në mënyrë sekrete në vitin1952,me mandat për t’i zënë dhe përgjuar të gjitha llojet e komunikimeve nga burimet e jashtme, duke përdorë çfarëdo lloji të pajisjeve të përgjimit, që mund të imagjinosheshin, shkruan New York Times.
Element i ri është teknologjia kompjuterike, e cila e bënë depozitimin aq të lirë dhe analizat e të dhënave aq të shpejta, sa që agjencia nuk ballafaqohet me pengesa teknike se sa shumë të dhëna do të tuboj dhe do t’i përdorë.
Kjo i bënë kufizimet politike shumë më të rëndësishme. Por, është vështirë të debatohet për një politikë të mençur, kur secili detaj mbahet sekret nga publiku.
Shumica e qeverive evropiane, me gjasë, për një kohë të gjatë, ishin të vetëdijsmhe për kapacitetet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Evropianët e zakonshëm, megjithatë, nuk ishin të vetëdijshëm për këtë, derisa Der Speigel, i publikoi numrat këtë javë, se sa shumë thirrje private telefonike, imejla dhe mesazhe telefonike, N.S.A.tash i monitoron në Evropë, çdo muaj.
Gazeta ka raportuar për 500 milionë njerëz vetëm në Gjermani.
Ky numër i madh ngritë dyshime se shumë përgjime të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë nuk kanë lidhshmëri me sigurinë kombëtare amerikane ose me zbulimin e terroristëve.
Por, shkruan New York Times, përgjimi i agjencisë ndaj evropianëve të zakonshëm është krejtësisht legal nën ligjin e Shteteve të Bashkuara; kjo agjenci e katë ndaluar vetëmpërgjimin e amerikanëve pa autorizim të gjykatës.
Agjencitë gjermane të inteligjencës në mënyrë të ngjashme e kanë të ndaluar t’i spiunojnë gjermanët. Është naive të vlerësohet se agjencitë aleate të inteligjencës nuk i shkëmbejnë të dhënat, të cilat për disa mund të kenë kufizime, por për të tjerët jo.
Për këtë arsye tmerri i politikanëve evropianë duket se është i fryrë, ashtu siç janë kërcënimet e tyre për pezullimin e bisedimeve për marrëveshjen tregtare trans-Atlantike (mund të ndodhë që strategjitë e negociatave kanë qenë synim i monitorimeve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë).
Nuk do të ishte befasi të mësohet se evropianët ishin përpjekur të grumbullojnë informacione të inteligjencës për strategjinë e negociatave të Shteteve të Bashkuara, po ashtu.
Marrëveshja ende mbetet në interesin më të mirë të të gjithë pjesëmarrësve, shkruan New York Times.
Një rezultat i mirë i zbulimeve aktuale mund të jetë riforcimi i kërkesës evropiane për rregulla më të ashpra në mbledhjen e informacioneve për individët privatë nga kompanitë dhe qeveritë.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë ndoshta nuk duhet t’i shikoj këto rregulla si kufizuese për aktivitetet e saj të fshehta, por ndoshta ato mund të ndikojnë që agjencia të jetë më tepër e kujdesshme dhe selektive në praktikat e saj.
Antagonizimi i shtetasve të disa prej aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara nuk është strategji shumë premtuese për shtimin e sigurisë ndërkombëtare, shkruan në fund të editorialit, e përditshmja New York Times.(Pergatiti:Fatmir Bujupi)

Filed Under: Kronike Tagged With: degjimi i Evropes, New York Times

Raca shqiptare (2)

July 3, 2013 by dgreca

“Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.” – e shofim pra, që 400 vjet para Rudolf Vichow-it e kishin thënë edhe turqit . Turqit pra ,kishin mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata .(1466)/

Nga Fahri Xharra/Gjakove/

Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë. (Kronikat e Tursun Beut: “Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.” – e shofim pra, që 400 vjet para Rudolf Vichow-it e kishin thënë edhe turqit . Turqit pra ,kishin mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata .(1466)

“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq  kapacitetin kafkor më të madh në Europë.Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.( Rudolf Virchow 1878).

M`u desht të shkruaj edhe një herë për racën tonë shqiptare sa e lavdëruar pa aq edhe e urrejtur nga të huajt (disa) . Po shkruaj edhe për atë që disa “internacionalist” shqipëtar reaguan shumë keq në publikimin e shkrimit të “Racës Shqiptare “(F.Xh 29.06.13).

Vetëmohuesëve përveq mohimit të historisë , mohimit të figurave të mëdha historike shqiptare  iu pengon edhe një shkrim i sinçertë  për racën tonë :    “Ç’janë këto ide raciste: “raca më superiore”, o Fahri Xharra! Mendon se me këto ide i beënë shërbim të mire popullit? Keso ide kishin nacistet. Keto ide i shpiken bile vete hebrenjte dhe vuajten nga keto ide. Ato u perpunuan mire nga komunistet (lloji i Marksit). Nuk ka kafka te races me superiore. Nuk jeni ju te merreni me evolucione e revolucione. E gjithe raca njerezore ka te njejten kafke ( ndoshta me forma antropologjike te ndryshme), dhe ajo nuk tregon superioritetin. Sot nuk ka asnje argument shkencore nga te gjitha hulumtimet neurologjike dhe neurokirurgjike qe tregon per superioritetin e kafkave te ndonje populli. Dhe intelegjenca nuk varet nga madhesia kafkes, perveq atyre me anomali. Mos u merr keto gjera!  ( dini, gazeta Dielli)

Se sa kemi qenë to mohuar dhe të ” papërshtshëm” pëe botën e civilizuar po e japi një pjesë të vockël nga libri i Sveta Protiqit “ Albanski problem” (1913) : “ Edhe turqit që  kanë ardhur nga Azia e te cilët nuk i takojnë ndonjë raceje indogjermane ( mendon racës arijane), kanë treguar njëfarë kulture dhe pas tyre kanë lëne gjurmë të kulturës dhe ca monumente kulturore. Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njtën shkallë të parapambeturisë në në të cilën ishin edhe para një mijë vjete“

“Raca, thotë Guenther-i përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjey veçorive fizike dhe pajosjeve shpirtërore të veçanta.dallohen nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i ngjajnë njëri-tjetrit”  Edhe diçka më tepër na  jep dr. Rene Martial:” Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës,të mshefura ose të shfaqura ( posaqërisht gjuha) dhe vizat antropo-biologjike përbëjnë Brenda kohës ( historisë) një njëssi të dalluar:(Race, Heredite. Mercure de France ,1938)

Tek e fundit ky shkrim nuk e ka qëllimin  e propagimit të një racizmi , sepse nuk mirret aspak me krahasimin dhe poshtërimin e racave tjera. Lexoni ; Sveta Protiq :Albanski problem:” dhe atëherë do të bindeni se çka është krahasimi racist në mes të serbëve dhe nesh.

Nuk mund të  rri duarkryq dhe të heshti karshi shtrembërimeve të qëllimta dhe të pa baza që na i bënin serbet’  dikur dhe tani :“ Në Shqipërinë Veriore , Shqiptarët e kanë humbur shumë pastërtinë e races së tyre. Ta ata është përzier gjaku serb. Të gjithë shqiptarët muhamedan në të vërtetë janë Serbë”( S.Protiq)

Në librin e tij shumë më vlerë :”Raca shqiptare “(1944,1997) , autori Jakov Milaj thotë:” Në një pike që të gjithë autorët janë të një mëndimi: në bukurinë plastke të shqiptaëve. Dhe kjo bukuri pranohet edhe nga antropologët e vërtetë.”

De Gobineau , origjinën tonë e gjenë tek ilirët ” të denjë për emrin popull” . Individualizmi fizik i tyre thot ai”: shqiptari , një pjesën e vërtetë  kombëtare të vijave tëtij ,dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. nuk i përngjanë as grekut e as sllavit e as turkut” “ Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me grekët , ose me boshnjakët “ perfundimi i tij është i prerë “shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shenja të veçanta që e dallojnë mirë prej të gjithë popujve tjerë të botës”

Sveta Protiq ( 1913) shkruan “ Që kur  qështja shqiptare ka filluar të ngritet e posaqërisht në kohën e fundit ( Koha e Konferencës së Londrës) , ka hyrë në modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karaktreri i tyre shumë tërhjekës dhe simpatik. Por Matej Protiqi shkruan duke e cituar Dr. Kurt Hassert-in”(1989: “ Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit në të cilin ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh.” kurse një farë Chopeni sipas Protiqit paska pas shkruar’”Shqiptarët i kanë vetit dhe zakonet e njerëzve të egjër , dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit “( “Albanski problem, 1913”)

Edhe sot reagojmë kështu:  “Përralla t`kota. ky profesor (Rudolf Virchow-i fxh) duhet të ket  qenë albanofil dhe t`ket parë rrugen e vetme për t`shpetuar shqiptarët dhe ka pretenduar se jemi më superior nga gjitha racat evropjane. Para  se t`kundershtoni, veni gishtin ne kafken aq te bukur qe pasket dhe mendo! “. Mohim ,mohim ,mohim!

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit,filozofë,ligjëvënës,burra shteti,shkencëtarë,letrarë,dijetarë,poetë e artiste të mëdhënj.Numrit të njerëzve të dëgjuar,që njihen si Shqiptarë,duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurishë,që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

Por edhe Konica ankohet: “…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe të garantuar . Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

Miq te nderur, deshta të bëj një  krahasim në mes nesh dhe serbëve. Serbët thonë per veti qe janë ” popull hyjnor” (”Nebeski narod”). A ka ndonjë serb të ” cmendur”që kishte jo guxuar por as qe ti shkon mendja në mohimin e kësaj gënjeshtreje të tyre nacionale.? Unë me shkrimin tim vetëm se e perserita atë që e ka thënë Rudolf Virchow-i ,dhe……..

Fahri Xharra, 2,07.13

Gjakovë

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, raca shqiptare

Lamtumira e Doktorit!

July 3, 2013 by dgreca

Valëzime fletësh gjithëfare, përballje ndjenjash nga më të ndryshmet, përzierje këngësh e vaji,të cilat kurrë nuk kishin qëndruar më afër njëra tjetrës,i bënin mbështetësit e Doktorit, që ende të mos besonin se kësaj radhe vërtetë kishte ndodhur diçka e papritur,si asnjëherë tjetër deri më tani.
Ndaj që në dukje të parë, vërehej se ata dhe shqiptarët kudo,sodisnin me dhimbje dhe befasi skenën ku do të ngjitej idhulli i tyre shumëvjeçar,figura e të cilit,tanimë ishte kthyer në simbol të së mirës dhe përparimit,lirisë së lëvizjes dhe prosperitetit të vendit.
Megjithatë,siç u pa në këto zgjedhje, shumicës së votuesve nuk u kishte mjaftuar zhvillimi dhe arritjet ,madje as rrëzimi i diktaturës e heqja e torturuesve nga pushteti si dhe largimi i persekutorëve që për gjysmë shekulli u kishin qëndruar shqiptarëve mbi kokë. Ndaj, tani ai po gozhdohej pa të drejtë, si Krishti dikur, nga të paditurit dhe mosmirënjohësit e atdheut  të tij.
Kjo e mundonte secilin mbështetës por më e rëndë e dëshpëruese duhej të ishte situata për Doktorin,Luanin e mundur pas shumë kohësh, të goditur në befasi me këtë ngjarje nga e cila nuk e kishte të lehtë,që të ngrihej e ngjitej krenar dhe luftarak si dikur,në arenën e “dyluftimit”,ndoshta i lodhur edhe nga mosha, por më shumë i tronditur nga një humbje e tillë e papritur.
Ndaj,gëzimeve të dikurshme me këngë e buzëqeshje për fitoret e së kaluarës,tani u kishte ardhur fundi,këto ditë atmosferën e mbulonin lotët e ardhur rëndë dhe furishëm,si pjesë e natyrshme e jetës që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e lumtur,në të cilën mund vetëm të festohet.
Megjithatë,luftëtari i orëve të vështira,dëshmoj edhe një herë se nuk do të dorëzohej as në këto momente,ndaj ai doli ti përshëndeste votuesit dhe tu jepte lamtumirën përfundimtare mbështetësve të tij të flakët si dhe gjithë dashamirësve të vërtetë të demokracisë, të cilët as në çastet e fundit të karrierës, nuk donin të largoheshin nga Doktori, duke e vajtuar humbjen dhe qarë me lot ndarjen.
Vaji më i madh do të shpërthente në çastet më të vështira të kësaj paraqitje, kur para mbështetësve besnik, Dr.Sali Berisha bënte të njohur largimin,me ç`rast nga qindra sy filluan të rridhnin lot dhembje e dëshpërimi, jo vetëm për humbjen por edhe për dorëheqjen e tij.
Ky burrë luftarak,karizmatik dhe i paepur -ndër vite,vërtetoi edhe një herë se nuk ishte Luan vetëm i kohëve kur fitonte, por ai u tregua Dragua i situatës edhe në humbje, si rrallë ndonjë personalitet tjetër shqiptarë deri më tani.
Krenaria prej malësori, dhe gjeni tradicional e kryengritës i tij,megjithëse në çaste të rënda për te dhe partinë që udhëhiqte,bënë që edhe në momentet kur kundërshtarët dëshironin ta shinin të përlotur, përulur e dërmuar, ai të paraqitej i fortë dhe i paepur,para publikut, duke befasuar të gjithë, dashamirë e kundërshtarë, me elanin e tij të pamposhtur prej udhëheqësi vital.
Kryeministri Berisha, ishte heroi i shumicës së shqiptarëve. Ai përgjatë gjithë angazhimit të tij politik,sa herë u ndal në fshatra dhe qytete të Shqipërisë dhe trojeve tjera etnike,tuboj me mijëra njerëz kudo shkeli këmba e tij.
Doktori u tregua gjithmonë i fortë dhe i paepur, bile më i fort se cilido personalitet tjetër në vend, duke u bërë shembull me qëndrimin e tij edhe për politikanët e ardhshëm shqiptar, si udhëheqës model i cili,pa menduar dy herë, mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë e dështimit në zgjedhje, duke ofruar edhe dorëheqje të parevokueshme  për këto shkaqe, gjë që nuk ishte “dhunti” e njohur, deri më tani ndër politikbërësit tanë.
Ndaj edhe pas humbjeve,ai dilte prapë krenar në vendin e preferuar,ku për vite me radhë,para mijëra qytetarëve dhe simpatizantëve të tij nga i gjithë vendi dhe kombi,shumë herë kishte mbajtur fjalime të zjarrta e frenetike,prej nga i ftonte bashkëkombësit për bashkim, punë e zhvillime të përbashkëta, gjeste të cilat priteshin me dashamirësi duke u shpërndarë e përpirë me eufori, nga të gjithë bashkëkombësit kudo, brenda dhe jashtë atdheut.
Në cilin do vend ku ai foli,çdo herë shpërthyen emocione të zjarrta të cilat ndiznin zemrat e të gjithë bashkëkombësve, sidomos të atyre në trojet e pushtuara etnike, ku adrenalina vëllazërore rritej deri në pafundësi dhe forcoheshin lidhjet e afshëta kombëtare,të zbehura aq shumë dhe në mënyrë të dhunshme nga shkëputja hermetiko-komuniste, gjysmëshekullore e shqiptarëve.
Me ardhjen e Sali Berishës në pushtet edhe ndjenjat e afrimit ndërshqiptar, përjetuan një ringjallje të vërtetë, jo thjeshtë vetëm tek mbështetësit e tij si personalitet, por tek të gjithë bashkëkombësit e ndarë dhe coptuar në disa shtete.
Ndaj edhe pas numërimit të votimeve,grupet fituese,heshtnin të strukura nga frika e dështimeve të një pas njëshme, duke mos besuar ende se vërtetë,pas kaq shumë kohësh,më në fund u kishte buzëqeshur fati i madh që mu ata të fitonin nga Luani i vjetër prej të cilit ishin mësuar të njihnin vetëm humbje.
Sali Berisha u bë udhërrëfyes zhvillimi, në kohën kur atdheu i tij ishte i zhveshur nga çdo gjë dhe kishte marrë pamjen e një vendi të braktisur, pa rrugë e infrastrukturë, me mungesë pune e ushqimi, ku mbijetesa e njerëzve mundësohej prej ndihmave të huaja,të cilat vinin nga jashtë.
Dëshirën e madhe për ta parë nga afër vendin amë,edhe unë si shumë shqiptar nga trojet e shkëputura të Shqipërisë etnike,do ta realizoja në mënyrë “ilegale” në marsin e vitit 1991,duke kaluar kufirin me lejen e “Bajram Currit” siç i thonin atëherë,natën përmes maleve të pashtrikut.
Por ato që unë pashë atëherë,sot me siguri tingëllojnë të pabesueshme për shqiptarët e lindur pas atyre viteve,dhe ç`është e vërteta,nëpër të gjitha pjesët ku unë kalova, e sidomos në veri  nga Kruma deri në Shkodër,atë kohë Buka nuk ishte bukë. Ajo ishte përzierje me misër, grurë thekër dhe kashta,e cila mjerisht nuk dallonte shumë ,nga ushqimi “alternativ” që pakë kohë më përpara,Enver Hoxha u përmendte (barin) shqiptarëve,për të ruajtur sistemin e mbajtjes së tij në pushtet, komunizmin.
Para se Doktori ta rrëzonte diktaturën komuniste dhe vendoste demokracinë në vend,kishte kohë që sistemi i kuq qe  kthyer në tmerr me ngjyrë të huaj,i cili për gati gjysmë shekulli u sillej vërdallë mbi krye dhe sikur donte tu merrte shpirtin shqiptarëve dhe Shqipërisë me skamje e varfëri të pafund.
Mbyllja hermetike, gjysmë- shekullore dhe izolimi total i Shqipërisë nga e gjithë bota, bënë që vendi të mos ketë zhvillim ekonomik dhe ndihet mungesa e gjithçkaje deri te ushqimi më i thjeshtë që ndikonte për të keq sidomos nëpër fshatra,ku fëmijët ishin të zverdhur tërësisht, kurse veshja e shqiptarëve, më tepër se e mjerueshme.
Pamja, ndjenjat dhe sjellja e popullit ,kishin ndryshuar shumë nga ato që tregonin baballarët tanë,për vëllezërit e gjakut tonë të ndarë me kufij,ku shpresa e humbur, kishte mbuluar çdo gjë kombëtare, ndërsa shqiptarët ëndërronin vetëm të mbushnin barkun me ushqim ,pa guxuar të përmendnin ndryshime dhe jetë më të mirë.
Edhe kamionët e ndihmave me grurë që niseshin nga Durrësi,vinin duke u shitur gjatë rrugës, për të mbetur të përgjysmuar nëse jo gati tërësisht të zbrazur,derisa arrinin në vendin e destinuar për shpërndarje.
Kështu që, udhërrëfyesit të Demokracisë dhe bashkë- rrugëtarëve të tij,jo vetëm se u kthehej në frikë e dhimbje- shpresa, por u turbullohej edhe shikimi sa herë e shihnin atdheun në gjendjen në të cilën e kishin sjellë komunistët, të cilët kishin arritur deri aty,sa një popull të tërë ta përulnin në lypsar, nga varfëria dhe mjerimi.
Ndaj, mu në vitet më të rënda, kur shumica e dëshpëruar mbyllte sytë për të lënë atdheun dhe ikur nga sytë këmbët duke u hedhur edhe në ujërat e detit të gjerë, në të cilin qindra e ndoshta mijëra shqiptar gjetën vdekjen, dhe s`u kthyen më kurrë në atdhe, Doktor Sali Berisha me gjithë vështirësitë nga të cilat shumë kush tmerrohej,pa asnjë hezitim mori përsipër dhe arriti t`a nxirrte atdheun nga balta,gjë që atë kohë nuk mundej as guxonte secili edhe po të donte me gjithë dëshirën më të madhe që mund ta kishte,për ta bërë këtë punë.

Nga varfëria dhe krimet e komunizmit edhe Dielli sikur ishte errësuar dhe nuk ndrinte më si dikur në Shqipëri. Atëbotë retë e rënda të frikës dhe pasigurisë për të mbajtur shpirtin gjallë, në zemrat e shumëvuajtura të shqiptarëve kishin zbehë tej mase dashurin dhe besimin e mundësisë së të jetuarit në atdhe,ndaj ata të tmerruar ishin vënë në rrugën e ikjes dhe donin të largoheshin sa më parë nga nëma që i kishte kapluar.

Ndaj,me të drejtë heroi i dikurshëm i shpëtimit të vendit,i cili i siguroi stabilitet e të ardhme Shqipërisë,edhe në situatën e humbjes- shpaloste me krenari fjalimin e përgatitur,duke shikuar turmën e njerëzve drejtë në sy,para të cilëve numëronte arritjet e shumta qysh kur kishte marrë udhëheqjen e vendit, që nga gjendja në të cilën e nisi dhe deri sa e përfundoi, e cila tani ndryshon shumë-për të mirë.
Përlotjet e mëhershme që mund të ishin nga gëzimi i arritjeve dhe fitoreve të korrura me të drejtë,tani si asnjëherë tjetër ndryshonin,këta ishin lotë të rëndë të humbjes dhe lamtumirës së Sali Berishës, pas 23 vitesh pune e përpjekje,në drejtimin dhe arritjet e gjithanshme me sukses të një vendi si Shqipëria, të cilës dikur nuk i mungonte vetëm demokracia dhe shprehja e fjalës së lirë, por çdo gjë e domosdoshme për mbijetesën e njeriut, që nga rrobat,puna,rrugët e deri te ushqimi.
Kryeministri i vetëdijshëm për peshën e përgjegjësisë, pak pas orës 20, të ditës së mërkurë,më 26 Qershor të vitit 2013,datë kjo e cila do të mbahet mend gjatë, do hyjë në histori,dhe mbetet e pa harruar në zemrat e shumë shqiptarëve, doli krenar dhe dinjitoz ashtu siç i ka hije një politikani trim dhe të paepur kombëtar, icili përkundër lotëve dhe thirrjeve të simpatizantëve,”Berisha në zemrat tona” dhe “mos ik”, “mos ik”,deklaroi me vendosmëri se merrte të gjitha përgjegjësit mbi vete për humbjen dhe nuk mund të plotësonte dëshirat e shumë dashamirësve për mbetje,sepse kishte vendosur që përfundimisht të dorëhiqej nga udhëheqja e PD-së.
Me këto fjalë ai përloti jo vetëm bashkëpunëtorët e ngushtë dhe zëdhënësen simpatike të PD-s,Erleta Mëhilli por shumë shqiptarë si në sallën ku fliste edhe jashtë sajë, në Shqipëri, Kosovë,Çamëri, Iliridë, Preshevë e Malësi, dhe në krejt diasporën tonë kombëtare anë e mbanë botës, ku ka shqiptar.
Ky ishte moment më i vështirë për cilindo që kishte bashkëjetuar arritjet e Shqipërisë,por që mbante mend edhe prapambetjen si dhe shkatërrimin e saj nga sistemi sllavo-komunist, të cilin Berisha e rrëzoi në vitet e 90-ta. Dy gjendje këto, që ndryshonin shumë, mu si nata me ditën.
Berisha ishte ai që me tepër mund, punë e përpjekje vendosi Demokracinë dhe sistemin e lirë zgjedhor në vend, solli përparimin e shqiptarëve, zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të vendit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe heqjen e vizave për bashkëqytetarët në Evropë.
Në anën tjetër, pas zgjedhjeve,grupi i fituesve të rastësishëm, i rënë në orgji dhe ekstazë-gjatë një ekskursioni, dëshmonte origjinën duke bërë zanatin me Def e dalldi jevge, në autobusin e cërgashëve, pjesëtar të të cilit,vetëm pak kohë më parë, gjatë fushatës elektorale, deklaronin pa fije turpi as dinjiteti njerëzor,para kamerave televizive,se po tallnin bythën me popullin,por që tani fituan votat dhe duan të udhëheqin me Shqipërinë.

Në këtë mënyrë, para syve të 7-8 milion shqiptarëve, pas 23 viteve të punës dhe përpjekjeve të gjithanshme Politiko-ekonomike dhe zhvillimore, për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, Doktor Sali Berisha,po përfundonte karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.
Natyrisht për mbështetësit dhe ata që e njihnin Shqipërinë e parademokracisë, ndarja ishte më e vështirë seç mendohej, ngase arritjet më të mëdha të të gjitha viteve të pas Pavarësisë, mbajnë vulën e emrit të tij, të cilat bashkë me ecjen dhe përparimin,kanë zënë vend përjetësisht në zemrat e çdo shqiptari që përjetoi kohët e vështira nën vuajtjet komuniste, para se të vinte  Sali Berishës në Pushtet.
Ndaj me të drejtë edhe reagimet e shumë personazheve publike pas dorëheqjes së Dr. Sali Berishës, ishin emocionale dhe prekëse për të gjithë. Këtu më poshtë po vë pjesë nga reagimet e disa personaliteteve:

Elton Deda,
Edhe pse unë i dhashë suport Edi Ramës,
Ti ishe shpresa jonë e parë për moskthimin e komunistëve.

Çiljeta Xhilaga,
Kisha kohë që nuk derdhja lot…Më ka prekur shumë dorheqja e doktorit.

Ardit Gjebrea,
Një gjest i cili tregon qytetari e përgjegjësi dhe hodhi poshtë paragjykimet ndaj një lideri historik.

Klevis Bega – Kastro Zizo:
Pa diskutim që je në histori Z.Berisha. Burrnia me fisnikërinë të mbuluan qenien sot.

Ermal Mamaqi,
Sali Berisha superman! Për çdo gjë ke bërë mirënjohje, respekt, nderim….

Aldon Lipe,
Populli shqiptar i ka merituar udhëheqësit që ka zgjedhur. Por shpeshherë edhe nuk meriton ndonjë prej tyre.

Rigels Rajku,
Mr.Sali Berisha  Momente emocionuese, e mbylli si burrat… Malësor i vërtetë.

Inida Gjata – Zhaku,
do na mungosh o doktor!

Eni Koçi:
Sali Berisha,je dhe do të mbetesh krenaria dhe nderi i gjithë shqiptarëve.

Afërdita Dreshaj,
I madhi mbetet i madh tërë jetën… Ne do të të kujtojmë, sepse bëre realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve, bashkove Shqipërinë me Kosovën.

Rosela Gjylbegu,
Respekt dhe mirënjohje…

Julian Deda,
Nga statuset e ndryshme në “Facebook”, po vë re se të gjithë e duan Doktorin.Derisa të rrosh do të përulem para teje, para emrit tënd. Betohem që ky popull do t’ju kërkojë prapë, por do jetë vonë për ata që të shitën për një copë bukë. Faleminderit Doktor!

Bleona Qereti:
Je i madh Sali Berisha!

Pra, përkundër humbjes së këtyre zgjedhjeve, shumë bashkëkombës nuk harruan asnjëherë se Doktori erdhi kur shqiptarët e kthyer në gjysmë skllevër nga sistemi totalitar në atdheun e tyre,të lodhur nga vrasjet, tortura dhe shtypja, shihnin me nostalgji nga kufijtë e fqinjëve dhe brigjet e kaltërta të detit pas të cilave e mendonin lirinë,një jetë pa brenga dhe gjetjen e lumturisë, kur edhe hija e tyre, sikur donte të ikte në rrugë të pakthim.

Ata edhe tani e kujtojnë se si ai me ndihmën e studentëve arriti ta rrëzonte komunizmin dhe tu sillte shqiptarëve lirinë e prosperitetin,zhvillimin dhe mundësin e jetesës në vendin e tyre, për të cilat  Doktori kontribuoi shumë, dhe punoi me entuziazëm e pasion, gjatë gjithë udhëheqjes së tij.
Shqiptarët ende e mbajnë mend se si Sali Berisha nuk u ndal asnjëherë për Shqipërinë të cilën e ngriti dhe ndërtoi shpejt në të gjitha cepet e saj.Si e rregulloi atë me infrastrukturë bashkëkohore sipas standardeve të kohës dhe stolisi me rrugë, fabrika e shkolla të reja si dhe pallate marramendëse,në të cilat edhe Poeti më skeptik,tani nuk ligështohet më, por ulet plot kënaqësi, këmbë-kryq dhe u këndon me shumë krenari arritjeve sublime të atdheut, duke mos harruar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve kudo në Evropë.
Ndaj,edhe është e kuptueshme për të gjithë se mu për shkaqet e lartcekura, mbrëmja e 26 qershorit nuk ishte e thjeshtë as e lehtë për shqiptarët,që pas 23 vitesh,të largohej nga udhëheqja një talent i lindur proevropian dhe njeriu simbol i përmbysjes së komunizmit i cili i dha shumë vendit dhe arriti atje ku asnjëherë nuk mundën të arrinin të tjerët.
Madje,Doktori pati fatin e madh që karrierën e tij ta përfundoi edhe me një fitore të ndritur për Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve,siç ishte projektit TAP; për të cilin ai u përpoq dhe loboi deri në momentet e fundit të qeverisjes,me të gjitha mundësitë.
Pra ky pojekti i famshëm për transportin e gazit (TAP) nga Azerbajxhani,sipas shkrimeve të shtypit, përfshin mëse 206 km.gjatësi, në brendësi të territorit tokësor të Shqipërisë,nga Korça e Berati deri në Fier dhe rreth 60 km. territor ujorë,në pjesën shqiptare të detit,prej nga ai kalon drejt Italisë i cili jo vetëm se është me shumë rëndësi për zhvillimin e mëtejmë ekonomik të vendit,por pritet ti punësoj edhe mbi 20 mijë punëtorë dhe specialist shqiptar.
Ndaj, edhe pse shumë politikan, pas përfundimit të karrierës nga “yje” të imponuar nëpër kohë dhe situata, përfundojnë në fingij të shuar, të cilët vetëm mund t`ia djegin pabesisht dorën,secilit që provon,t`ua heqë hirin e padukësisë së tyre, Doktori i bënë dritë vendit dhe kombit me veprat e tij.
Sali Berisha,ishte dhe mbeti njeri i shpresës së shqiptarëve dhe lokomotiva e zhvillimit të Shqipërisë i cili me të drejtë – do të nderohet me pietet të lartë edhe në të ardhmen dhe kujtohet gjatë nga të gjithë shqiptarët,arritjet e të cilit do t`i çmojë lartë koha dhe vlerësoj me respekt historia në të ardhmen.
Ajo për çka, me të drejtë mund të kritikohet Sali Berisha, dhe me të cilën ai vërtetë u mbeti borxh shqiptarëve, është mos realizimi i rrjetit të lidhjes së përçuesve të lartë energjetik ndërmjet dy vendeve tona, as në katër vitet e fundit të qeverisjes së tij,për transferimin e rrymës elektrike,Kosovë-Shqipëri.
Megjithatë puna e bërë gjatë qeverisjes së tij vlerësohet lartë,kurse në citimin e tij, ish ministri i Brendshëm, z.Flamur Noka*, arritjet e z.Sali Berisha,i numëron në këtë mënyrë:

***
Lider qe solli demokracinë në vend.
Lider që ngriti flamurin tonë përkrah vendeve të tjera të NATO-s.
Lider që bëri Shqipërinë më të sigurt në rajon.
Lider që bashkoi popullin shqiptare nëpërmjet Rrugës së Kombit.
Lider që bashkoi shumë familje shqiptare më liberalizimin e vizave.
Lider që rriti zhvillimin ekonomik në Shqipëri.
Lider që rriti cilësinë e jetesës së shqiptarëve.
Lider që solli 24 orë drita, ujë dhe pa paguar ne ato i kishim.
Lider që ngriti ndjeshëm turizmin shqiptar
Lider që bashkoi Elbasanin me Tiranën
Lider që u tradhtua nga të mirat që i bëri këtij populli
Lider që kurrë nuk do të harrohet
Lider si ty nuk vjen më Sali Berisha
Ne ty të duam , ti je lideri ynë”.
Duke i pasur parasysh këto dhe shumë fakte tjera,si përfundim- populli dhe bashkëkombësit kudo, duhet ti shprehin falënderim të thellë Doktorit. Ai punoi shumë për Shqipërinë,pranoi zgjedhjet,nuk kërkoi hapje kutish as rinumërim votash,nuk ftoi njerëzit të vriten në demonstrata për të bërë të tjerët fajtor dhe kthyer Shqipërinë në arenë lufte,siç ishte bërë zakon dhe provuar disa herë gjatë viteve të qeverisjes së tij, nga ata që tani thuhet se fituan, nuk fajësoi as kënd për mossuksesin e koalicionit dhe partisë së tij në zgjedhje, mori të gjitha përgjegjësit e humbjes mbi vete, ofroi dorëheqjen si burrat dhe përfundoi karrierën në mënyrën më njerëzore. Ndaj,shqiptarët në të gjitha trojet,i janë dhe do ti mbeten përherë mirënjohës për të gjitha sa ka bërë për ta. Shëndet e  gjithë të mirat dhe jetë të gjatë e të lumtur në pension, Doktor.

Lamtumirë Sali Berisha!

Gani Qarri     Cyrih, 30 Qershor 2013

 

Filed Under: Kulture, Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Gani Qarri, Lamtumirea e doktorit, mosmirenjohja e Sovranit, raca shqiptare 2

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT