• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Nuk jeni ne rrugen e Zotit-Po ua përsëris: ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashket”!

August 26, 2013 by dgreca

Ju kujtohen: Mulla  Idriz Gjilani; At Stathi Melani, Atë Luigj Palaj,Hoxhë Voka i Dibrës? Po Fishat i madh me thenien e pavdekshme Kombetare: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”/.. A ju kujtohen…?/

Nga Fahri Xharra/

“Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.” kete nuk po e duan rrethi mbërthyes i tri qendrave anti shqiptare. Këte nuk po e duan.”(fxh)

“  Moje bukura More” një këngë e vjetër 600 vjeqare dhe një nga këngët më të vjera shqipe e cila këndohet edhe sot e ksaj dite.I kujt është mëmëdheu? Pra i kujt është atdheu?

Ju që mirreni  natë e ditë me Librin e  Shenjt të muslimanëve , pse nuk e spjegoni kryesorën , pse i jepni lak gjërave sipas urdhërave që i merrni .?Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare ? e dini këte? Nëse e dini pse nuk e flitni?

”Sipas rrugës  morale islamike, tradhëtia është veprim që shkatërron shoqërinë dhe besimin në të mes njerëzve.Islami dënon tradhëtinë individuale, kolektive dhe kombëtare. Perëndia  i bëri në Librin e Tij të Shenjtë, rregullat e përcaktuara për besimtarët në besnikëri në të njëjtën kohë ai e ka ndaluar rreptësisht pabesinë, “O ju që më besuat. Mos e tradhtoni besimin që kemi vendosur në ju “ Zbulimi i të fshehtave të vendit dhe shoqërisë dhe dhënja e tyre armikut , për t’u mundësuar atyre për të shfrytëzuar njohuritë e këtyre sekreteve në dëm të vendit dhe shoqërisë është një tradhetitë nga më të mëdha..”

(Tradhëtia ndaj atdheut (Kur`an 5:1))

“Më lejoni që fillimisht të bëjë me dije, njëherë e përgjithmonë, për publikun e nderuar se shamia, mbulesa dhe veshja modeste nuk është vetëm imperativ kuranor; por mbulesa është obligim sipas të gjitha librave hyjnore dhe për të gjithë pjesëtaret e religjioneve botërore që pretendojnë se posedojnë libra të shenjtë. (Dr. Shefqet Krasniqi)”

Nuk është e vërtetë kjo që shkruani. Lexoni më poshtë:”Nga historia dhe origjina ,bartja e Hijabit është institucionalizuar  nga” Sharia”,ligji fetar i Islamit.  Hijabi është i ndërlidhur vetëm me dy vargje të Kuranit ,dhe iu është imponuar muslimanëve. Fjala është për vargjet     24:30, 31, 33:59.

1. Surja : Nuur (Drita),vargjet 30-31.

Kurani i paraqetë principet e ligjit të thjeshtësisë ( modestisë) në kapitullin24 (Nuur) Drita- thjeshtësia iu përshkruhet si muslimanëve  ashtu edhe muslimaneve: “ Thuaju besimtarëve që të largojnë shikimin që të ruajnë dëlirësinë,  dhe t`i hedhin vello mbi gjoksin e gjinjtë e tyre… Allahu është i sigurtë  ,njohtës shumë i mirë se çka  ata bëjnë…30,31.” Sipas vargjeve të mësipërme ,muslimani duhet të veshet si i ka hije njeriut në mënyrë të thjeshtë.  Pra nuk parashifet asnjë ndalesë e as denim për femrat e shpluara. ( e përkthyer dhe e spjeguar nga Muhammad Asad” Mesazhet e Kur`anit” (Dar el- Andalus 1984).

Khimari,dhe përdorimi i tij  shërben për të mbuluar gjoksin lakuriq të femrës së kohës “ dhe që  gjoksi nuk është  ,që pa tjetër duhet të shihet.”

2- Surja 59 ( Al Ahzab) vargjet 58-59 ” .

“Bartje e hijabit në  urdhërin e dytë të Kuranit” Sipas tij në atë kohë si femrat ashtu edhe meshkujt binin pre e provokimeve dhe shkeljeve morale. Nëse femra muslimane duhej të mveshte një  pelerinë të madhe, kur dilte nga shtëpija, arsyeja ishte që të mos ngacmon me pamjen e saj dhe të sulmohet.

Bartja e vellos ,hijabit nuk është  urdhër koranik. ( Ibrahim B. Sayed “ Women  in Islam : Hijab(Islamic Reaserch Fondation International ,1998)

Emri “Hijab( Higjab) në Kur`an vetëm 7 herë  përmendet ,pesë  prej tyre si “Hijab” dhe dy herë si “Hijaban”. Shifni 7:46, 17:45  ,  19: 17 , 33:53 , 38:32 , 41: 5 , 42 :51. Asnjëherë fjala “Hijab” nuk është përdorur ,si po na thuhet sot nga të pangopshmit në lidhje “me kodin e veshjes së femrës muslimane “ . Velloja apo hijabi  në  Kuran nuk ka të bëj aspak me ligjet e veshjes  së femrës ,bile as asaj arabe.( ( F.Xharra,Boll mo se na mbytet!)

Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.

Ju kujtohet Mulla  Idriz Gjilani (1901-1949): S´ka fe pa atdhe ”Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t’u bërë legjendë.”

Ju kujtohet At Stathi Melani? E shikonin si prift , fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen , nuk biente në mashtrimin e kohës , nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishtje mendjën e pa ”helmuar” , e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë:” Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoji, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes” E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt , i vetdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër ; por , e thoshte të vërtetën .At Stathi Melani ,një atdhetar shembull ; një atdhetar që duhen t`i kenë lakminë edhe predikusit e sotëm të fesë. * Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe

Më mars  1913, Atë Luigj Palajt, frat nga Janjeva, i cili shërbeu në Gllogjan të Pejës, u burgos dhe u vra në Janosh të Gjakovës. Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman nga fshati Maznik i Dushkajës së Gjakovës)

Rrugës duke ecur të zhveshur, të zbathur, nëpër acar të madh, xhandarët i kishin rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin  serbishten dhe fenë ortodokse.
Mbahet dy ditë i lidhur me rreth 300 shqiptar  të tjerë,  të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pasi i prenë gishtërinjtë, kërkuan nga ai që t’i bindë besimtarët e burgosur me të që të pranojnë konvertimin, por edhe këtë e refuzoi.
Dhe në fund i vranë.

Hoxhë Voka i Dibrës : Veprat kryesore që S. Najdeni (Hoxhë Voka i Dibres) i botoi me alfabetin latin janë dy. E para është “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në Sofje më 1900, dhe e dyta “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.

Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur
lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. ”

Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”(At Gjergj Fishta )  Fol te drejten.. Pergjigju shqip…

Më në fund po iu them troc : ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashket, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. ” Boll mo!(Ilustrimi:Petrit Grezda)

17.08.2013,Gjakovë

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fahri Xharra, ne rrugen e Zotit, nuk jeni

REGJIMI NA I VRISTE POETËT

August 26, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Dyzet e një vjet më parë,ishte 14 shkurt të vitit 1972. Diku rreth orës 20, në shtëpinë e tij, e vranë me gotën e helmit që ia mbushur vetKur po i perendonin sytë në spital, në agimin e ditës së re, në orën 5 të mëngjësit të 15 shkurtit, doli zëri i tij:

 “Më vranë ata të mos këndojë për atdheun, për fëmijët dhe ëndrrat e tyre për lirinë, por kënga për atdheun dhe lirinë do të këndohet gjithmonë.”Kështu udbashët e vranë një poet,i cili ende ishte duke u rritur,por duke u përsosur me njohuri e atdhedashuri,të cilën atë botë pushtuesi as nuk e donte,as nuk e lejonte.Dhe kjo ishte diçka që shihej qartë,regjimi po i vriste poetët.Këtë e pat thënë haptas në promovimin e “VALSI VEROR”më 1972 shkrimtari i madh Beqir  Musliu,në një shkrim drejtuar revistës “ZËRI I RINISË”Regjimi po i vret poetët:“ Alushin e vranë siç e vranë edhe Rexhep Elmazin e poetë të tjerë.Mendimet që i kam patur për poezinë e Alushit, para njëzetë vjetësh,kur e kam lexuar, i kam edhe sot,niveli i poezisë së tij është edhe sot. Shihet vrulli i tij, gjakimi i tij, ngutja e tij në jetë.”Kështu pati thënë i madhi  Beqir  Musliu,për poetin Alush Canaj,e çka mund të themi ne  më shumë se ai poet i madh?!Poetët po i vriste pushteti!I vriste,sepse ata me fjalën e tyre,po ua rrezikonin sundimin pushtues.Ky sundim i pjellës së keqe fashiste sllave,i cili me ndihmën e disa Udbash-ëve shqiptar,të cilët me aq besnikëri po ia zgjasnin jetën pushtuesit,e mbajtën  Kosovën një shekull të pushtuar.E ai shekull i gjatë,u mbajt nga damaret e gjakut të bijëve e bijave më të mira shqiptare,me prangat e  rënda të hekurta nëpër burgjet e errëta,me dhunën më të egër mbi ta:Përse?Ata nuk kishin bërë asnjë faj,asnjë të keqe askujt,madje ishin intelektual të përsosur,njerëz të urtë,të sjellshëm,të moralshëm,e kishin vetëm një të keqe,këtë të keqe ua mveshte armiku,sepse ata nuk donin pushtim,ata nuk mund të thonin jemi sërb,nga se ishin shqiptar të vërtetë,ata donin të ruanin gjuhë e komb.kurse pushtuesi kësaj ia kishte frikën,andaj frika ishte e arsyeshme për pushtuesin,nga se pushtuesi synonte me çdo mjet të na mbante nën pushtim,kurse liridashësit mbronin  të qenunit shqiptar me çdo mjet,madje edhe me jetën e tyre.E dhimbshme,por nuk ka asgjë më fisnike se të flijosh jetën për atdheun e kombin,sepse të tillët janë të pavdekshëm sa të ketë jetë mbi këtë tokë.Atdhetarët kanë dhunti të bëhen poet,këngëtar,sepse çështja thelbësore e tyre është dashuria për atdheun dhe kombin,e ate e kanë dashuri shpirtërore,të cilën meodomos e nxjerrin nga bota shpirtërore mes vargut apo këngës.Po,fillimisht ata nuk mund e  mbajnë atë zjarr shpirtëror pa e shprehur,duke e shprehur ata marrin vet forcë  edhe më tepër,si dhe i frymëzojnë brezat për atdhedashuri.I tillë ishte edhe vet Alush  Canaj,i cili në moshën e njomë u dallua me guxim,ngjizëje të atdhedashurisë,art poetik,shumë aktivitete kombëtare,të cilave  uzurpuesit përherë e më shumë ia kishin frikën.Alushi kishte atdhedashuri në shpirt nga fëmijëria,ishte stërvitur në moshën e njomë me patriotizëm dhe si i tillë mbeti i qëndrueshëm para dhunës fizike dhe psikike që i shkaktonte pushtuesi,ai mbeti i qëndrueshëm dhe i luhatur.Shembullin e tij e kanë ndjekur edhe më tej shumë të ri të kësaj ane,ishin të stërvitur dhe të paluhatur,ndryshe njeriu sado atdhedashës të ishte,po nuk ishte i stërvitur dhe binte rastësisht në duart e Udbash-ëve të asaj kohe,para atyre dhunave barbare do të ligështohej.

Alush Canaj,u lind më 24 gusht të vitit 1952 në fshatin Koretin të Kamenicës, Dardanës së sotme.Në vitin 1956 në kohën e terrorit, të aksionit të armëve dhe të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, familja e tij u vendos në Gjilan. Këtu Alushi mbaroi shkollën fillore dhe gjimnazin.

Si nxënës i fillorës u dallua për talentin e tij ndaj artit poetik. Lexonte me ëndje veprat letrare, duke patur pasion të veçantë poezinë, që më vonë u shndërruar në një dashuri e mori lulëzim të hovshëm. Vjershën e parë e botoi në Rilndjen për fëmijë, në vitin 1965, në moshën 13-vjecare, në 13 pranvera të tij.

Dhe më s`u ndal së botuari ngase portat e gazetave dhe revistave për fëmijë, për vjershat e tregimet e tij,ishin të hapura gjithmonë. Botoi në Pionieri, Gëzimi, Fatosi, Flaka e Vëllazërimit, Shëndeti e Zëri i Rinisë.

Në bankat e gjimnazit bëri emër si poet.Tani më ai nderohej dhe cmohej jovetëm në qytetin e tij, por edhe më gjerë. Vjershat dhe tregimet e botuara , bënin me dije se ishte një talent i rrallë, një penë e mprhetë e lëtrësisë sonë. Emri i tij lakohej shpesh edhe në carcet letrare në Prishtinë, në Rilindje, si një një krijues që do ta begatojë letërsinë tonë.

Katër vjet qe kryetar i Rinisë Shkollore të gjimnazit në Gjilan. Si poet që ishte, shquhej për organizimin e orëve letrare në qytet e tij, manifestime këto që tubonin të rinjë të shumtë, që përmes artit poetik, ngjallnin tek ta idetë atdhetare dhe patriotike, nuk shiheshin me sy të mirë nga lakejt e UDB-së. Ata e kishin kuptuar mirë misionin prej poeti të Alush Canajt.

Dhe e piketuan menjëherë.

Pas përfundimit të gjimnazit u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, nga të cilat u shkëput pas një viti ngase atje e pa për së afërmi urrejtjen gjenetike që kishin serbët nda shqiptarëve. Duke mos e duruar dot këtë, u kthye në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik regjistroi Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe .

“Dhe ne duhet shtrënguar grushtin fort, grushtin si të Migjenit e “ t`i biemë malit që s`bëzanë”.

Derisa ishte në Beograd, i  shkruante letra shokut të tij të bankës,                          Mehmetali Rexhepit, i  tregonte atij për padrejtësitë që i shihte atje në dëm të shqiptarëve, dhe këtë qytet ai e quanate të zi sepse krejt të zezat për shqiptarët e Kosovës vinin nga andej, atje e kishin strofullën.

Një letër e këtillë kishte  shkuar deri në gjimnaz , lexohej me kurreshtje nga nxënësit  atëherë, dorë më dorë,  nëpër orët mësimore , dhe më pas e njejta, bie në duar të organeve të UDB-së. Tashti  UDB-ja , përmes saj  po e njihte edhe më mirë figurën e Alush Canajt. Në letër shkruante përafërsisht kështu:

“ Këtu vëllëzërit tanë qenkan të përbuzur. Ata i shoh çdo ditë në stacione autobusësh e trenash duke bartur valixhet e serbëve, duke pastruar rrugët, duke bërë punë fizike nga më të rëndat për kafshatë të gojës.

Pse të trajtohen në këtë mënyrë shqiptarët në këtë Qytet të Bardhë? Pse? Pse të shtypën me të vetmin faj vetëm pse janë shqiptarë, me plis të bardhë?

Dhe ne duhet shtrënguar grushtin fort, grushtin si të Migjenit e “ t`i biemë malit që s`bëzanë”.

Ta dini mirë, ky qytet qenka i zi! I zi qenka Beogradi! “

Vjershat e tij atdhetare, qëndrimi i tij prej revulucionari i përmasave të gjera, letra nga Beogradi-Qyteti i Zi, bëri ai që të përcillet edhe më shumë nga hijenat e lakejt e UDB-se. Ia kishin frikën fjalës së tij poetike që jehonte nëpër orët letrare, prandaj filluan ta merrnin në biseda informative në zyrat e UDB-së duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij. E bënin këtë  ata që ishin dorë e zgjatur e shkelësit,  që për fat të keq nuk ishin të paktë, ata ashtlëpirësit e mashtruar e shpirtshitur, që nuk e donin diellin të rrezojë mbi Kosovën e përvuajtur.

 

Ndonëse e pati bërë gati për botim përmbledhjet me poezi  Kur qel trëndelina  e Valsi veror, s`arriti t`i shoh të botuara meqë nuk e lan ata që e kishin vënë në shenjestër si tepër të rrezikshëm për sistemin sllavokomunist.

Njezet vjet pas ndarjes së tij nga jeta dorëshkrimet e panë driten e botimit nën titullin Valsi veror, botuar nga Redaksia e Zërit, në vitin 1992, nën përkujdesjen e autorit të këtyre radhëve.

Dhe ata e vranë një natë, pikërisht me 14 shkurt të vitit 1972. Diku rreth orës 20, në shtëpinë e tij, e vranë me gotën e helmit që ia mbushën vetë.

Kur po i perendonin sytë në spital, në agimin e ditës së re, në orën 5 të mëngjësit të 15 shkurtit, doli zëri i tij:

“Më vranë ata të mos këndojë për atdheun, për fëmijët dhe ëndrrat e tyre për lirinë, por kënga për atdheun dhe lirinë do të këndohet gjithmonë.”

Në 41-vjetorin e vrasjes nga UDB-ja të poetit Alush CANAJ

Më vranë ata të mos këndojë për atdheun, për fëmijët dhe ëndrrat e tyre për lirinë(Alush Canaj)

 

Eh,Dardana jonë,mund të thuhet se atëbotë ishte ndër komunat në Kosovë e cila më së vështiri frymonte shqip.Serbët dominonin kudo,përgjonin çka do,por pavarësisht dhunës së egër,nuk mundën kurrë të ndalonin qëndresën dhe atdhedashurinë shqiptare,as me gjak,as me dajak,liridashësit ishin të pregaditur të mbrojnë gjithçka shqiptare,madje nga gjiri i kësaj komune dolën patriot,dëshmor e poet,këngëtar e shkencëtar,që flijuan për atdheun e kombin.Për  Alushin kisha lexuar nga fëmijëria në gazeta e revista,kisha mësuar edhe nga të tjerët për mençurinë  dhe guximin e tij.Librin”Valsi veror”,e kam pasur dhuratë nga një kryeredaktor i  revistës për fëmijë”DORUNTINA”,zotit  Ragip Rama,i cili boton këtë revistë në Gjermani.Kur e pyeta nga ky libër?Ai më u përgjegj:Avdush Canaj,është bashkëpunëtor i revistes “Doruntina”,një njeri i mençur, i kompletuar,poet e publicist i shquar.Kisha njohur emrin e tij,por personalisht nuk e njihja,më tha se është vëllau i Alush Canajt,jeton në Gjilan,më porositi nëse do e shihja në Gjilan të e përshëndesja ngrohët.Kështu edhe ndodhi:Kur shkova në pushime nga mërgimi,në hotelin”Kristal” të Gjilanit,aty tuboheshin intelektualët Gjilanas.Miku im  Nexhat  Rexha,më prezantoj me te,ai më njoftoj ky është miku ynë,poet e veprimtar Avdush  Canaj.Më erdhi mirë që e njoha,biseduam me te gjatë,ia përcolla edhe përshëndetjet e kryeredaktorit Rama,i pranoj ngrohët,vërtetë Avdushi më la mbresa si mik i dashur,veprimtar e poet i madh.

 

Aty mësova se njezet vjet pas ndarjes së tij nga jeta dorëshkrimet e panë driten e botimit nën titullin Valsi veror, botuar nga Redaksia e Zërit, në vitin 1992, nën përkujdesjen e vëllaut të tij Avdush Canajt..Kur përkujtojmë poetinAlush Canaj, shprehim dhembjen e madhe për vrasjen e poetit ngase letërsia shqipe kishte humbur një poet të talentuar të dorës së parë, një zë të ri të poezisë. Por  poeti la vepra,qoftë për fëmijë,qoftë për të rritur,tregime,la edhe veprimtarinë e begatshme kombëtare,ai jeton me çdo atdhedashës,ringjallet në çdo varg dhe do të mbetët në kujtesën e popullit sa të jetë jeta në këtë tokë.Lavdi të madhit dhe të paharrueshmit,poetit dhe veprimtarit të madh kombëtar Alush Canaj.

 

Alush CANAJ:

 

Në këto male

 

Në këto male epike

Me kroje rrëzë guri

Luftoi me kral e mbret

Atë Bajram Curri.

 

Në këto male legjendare

Ku zogjtë pinë ujë  pa gotë

Pushkën s`e ndalën kurr

Azemi e dada Shotë.

 

Në kët male këngësh

Me ballin në re

U betuan dhe lis e gur:

-Do të mbrojmë, atdhe!

 

(1966)

 

Ylli i Arbërisë

 

Kush ia shtypi kokën

kuçedrës  së tërbuar?

Kush ia ktheu

nderin shqiptarit?

Kush e solli në jetë

lulën e lënduar?

Kush ia shëroi krahët

shqiponjës së malit?

 

Skëndërbeu-

trim me fletë,

Skënderbeu-

kurorë e lirisë,

Skëndërbeu-

rrufe, shigjetë…

Skënderbeu-

Yll I Arbërisë.

 

(1966)

 

Ëndrra në krahët e erës

 

Fusha mbylli sytë,

edhe qielli

me këngë të kaltra.

Vrik erdhi gjumi

më çoi te lumi

era në breg

me mori mbi flatra.

 

Fluturoja fushës,

fluturoja malit

sikur me raketë!

Pyllthit me lulëkuqe

vizatova një mollëkkuqe

n`pallat të zambakut

në katin e tretë.

 

Peshqit në det

më mësuan not

te i Dashurisë Kep.

As vetë nuk e di

si rashë në thellësi.

Kur me puthi nëna,

unë: sa një plep!

 

(1969)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: na i vriste regjimi, poetet, Shaban Cakolli

KISHA E PERMETIT: KRISTO FRASHERI:DJALLEZIA E JANULLATOSIT, NGA 25 METRA DO 600

August 26, 2013 by dgreca

Nga Prof. Dr. Kristo Frasheri/

Ka disa ditë që në Përmet disa priftërinj të krishterë ortodoksë të shoqëruar nga një grup qytetaresh apo qytetarësh të zbritur në qytet me autobusë nga Gjirokastra, Leskoviku, Erseka, vunë kujën sikur vajtonin para një “lipsani”, i cili ende nuk ishte varrosur. Kush nuk e di arsyen e kësaj kuje të jashtëzakonshme habitet kur mëson se nuk është fjala për një lipsan, për një njeri të vdekur, por për një Shtëpi Kulture, e cila nuk shembet, por kthehet në identitetin e saj. Përse atëherë kjo kujë e priftërinjve dhe e këtyre pak vajtorëve të grumbulluar me porosi nga lart? Për ata që nuk e dinë, le ta mësojnë!
* * *
Dikur në qendrën e qytetit të Përmetit, në periferi të Pazarit, ekzistonte një kishëz e vogël me dimensione afërsisht 6×5 m, kryesisht për pazarakët dhe për pronarët e dyqaneve të pazarit. Quhej Kisha e Shën Mërisë së Pazarit. Për qytetarët dhe familjet e tyre, ekzistonin dy kisha të mëdha, të cilat janë në funksion edhe sot – Kisha e Shën e Premtes dhe Kisha e Shën Kollit. Vlerë të veçantë ka pasur, ashtu siç e ka edhe sot, Kisha e Shën e Premtes. Në këtë kishë meshonte edhe Mitropoliti i Korçës, nga i cili varej edhe Kisha e Përmetit, kur ai vizitonte qytetin. Me sa thuhet, Kisha e Shën Mërisë së Pazarit është ndërtuar në shek. XVII. Nuk ka pasur vlerë historike apo artistike të veçantë. Pavarësisht nga kjo, ajo ishte një objekt i shenjtë për qytetarët.
Nuk dua të flas për rrethanat e dëmtimit që ajo pati kur Përmeti u dogj më 6 korrik 1943 nga fashistët italianë, mbasi ndonjë përmetar i moshuar mund të ketë tjetër pikëpamje. Unë e mbaj mend Kishën të parrënuar, siç ishte më 1938 kur unë kalova pushimet në Përmet, dhe të dëmtuar, kur shkova në Përmet më 1949. Rëndësi ka fakti se pas çlirimit qytetarët e Përmetit nuk patën mundësi ta rindërtonin Kishën, pasi qenë të angazhuar me rindërtimin e qytetit të bërë shkrumb e hi më 1943. Veç kësaj, përmetarët e paktë në atë kohë, nuk e ndjenin nevojën për rindërtimin e saj, mbasi dy kishat e tjera të qytetit kishin shpëtuar pa u dëmtuar.
Në planin urbanistik të hartuar pas luftës, më 1962-shin, për qytetin e Përmetit, në pjesën ku ndodhej Kisha e Shën Mërisë me disa baraka të parëndësishme që zëvendësuan objektet e djegura, shteti vendosi të ndërtonte dy objekte për të cilat kishin nevojë të ngutshme qytetarët – degën e Bankës së Shtetit Shqiptar dhe Shtëpinë e Kulturës në qytet, të rrethuar nga një lulishte e vogël. Trualli i Shtëpisë së Kulturës, e cila mori emrin “Naim Frashëri”, prej rreth 600 m², përfshiu edhe truallin e Kishës rreth 25 m². Qeveria komuniste e kohës mund të kritikohet përse nuk e rindërtoi Kishën, e cila u shërbente vetëm banorëve ortodoksë, por ndërtoi Shtëpinë e Kulturës, e cila u shërbente të gjithë banorëve, pavarësisht nga përkatësia fetare. Përgjigjen e kuptojnë të gjithë, po të kemi parasysh se shteti komunist deri më 1967 nuk interesohej për objektet fetare të çdo riti, kurse pas vitit 1967 ai jo vetëm i braktisi, por edhe u ngrit kundër tyre.
Pas përmbysjes së regjimit komunist, kur u rimëkëmbën institucionet fetare, filloi dhe interesimi për rimëkëmbjen e faltoreve të rrënuara. Në këto rrethana, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare u interesua dhe për Kishën e Shën Mërisë së Pazarit të Përmetit. Organet e KOASH-it (Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare) kërkuan kalimin në favor të Kishës së Përmetit jo të truallit të Kishës së Shën Mërisë, por të gjithë Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri”, me motivacionin se ajo i takonte Kishës së Shën Mërisë, pasi kishte përfshirë edhe truallin e saj. Kisha siguroi një vendim të lëshuar në 26 maj 1995 nga Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave. Komisioni i njohu asaj pronësinë vetëm mbi truallin. Kisha mbeti e pakënaqur, mbasi kërkonte të shtinte në dorë edhe ndërtesën. Këtë kërkesë Bashkia e Përmetit e quajti në atë kohë të padrejtë, për arsye se sipërfaqja e Shtëpisë së Kulturës ishte gati 25 herë më e madhe se trualli i Kishës së Shën Mërisë. Veç kësaj, edhe çmimi i Shtëpisë së Kulturës si objekt ndërtimor ishte shumë herë më i lartë se Kisha e Shën Mërisë, e cila, kur u ndërtua Shtëpia e Kulturës ishte gati gërmadhë. Bashkia e qytetit u orvat të hynte në kompromis. Kisha nuk pranoi të shpërblehej me një sipërfaqe me vlerë të barabartë sa ajo që kishte trualli i Shën Mërisë së Pazarit. Kështu, çështja u kaloi organeve gjyqësore. Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë Bashkisë së Përmetit, por Kisha nuk u kënaq dhe çështjen e ngriti në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, e cila e ripohoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Përsëri Kisha e Përmetit mbeti e pakënaqur dhe e ngriti çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila e ripohoi në vitin 2002 vendimin e dy Shkallëve të tjera. Më në fund, me kërkesën e Kishës çështja i kaloi Gjykatës Kushtetuese. Edhe Gjykata Kushtetuese më 2004 ripohoi vendimet e tri Shkallëve të Gjyqësorit. Vendimi përfundimtar i kaloi për zbatim Zyrës së Përmbarimit të Përmetit. Pikërisht në këtë moment, çështja u bllokua. Për habinë e të gjithë qytetarëve, Zyra e Përmbarimit “me urdhër nga lart”, nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thoshte se në Shqipërinë demokratike nuk vlen vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se më tepër se Gjykata Kushtetuese vlen vullneti i një kryepeshkopi, i cili vazhdon të pretendojë se për çështjet e “shenjta” nuk vlejnë ligjet e shtetit, madje as Kushtetuta. Kështu, Shtëpia e Kulturës u kthye në mënyrë arbitrare në Kishë, kurse qytetarët e Përmetit mbetën pa Shtëpi Kulture. Veprimi i Zyrës së Përmbarimit, ishte jo vetëm një shkelje e padëgjuar e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nga një zyrë lokale si Zyra e Përmbarimit të Përmetit, por edhe diçka më tepër. Nga ana e arkitekturës, ajo ishte ndërtuar si Shtëpi Kulture me sallë për konferenca dhe sallë për bibliotekë, për zyra administrative dhe për ambiente pune, me korridore dhe me ambiente për nevoja personale. Orientimi i saj nuk ishte siç e kërkon Kisha Ortodokse, nga perëndimi në lindje, por nga veriu në jug. Dukej qartë se frymëzuesit e kësaj kërkese kërkonin ta linin Përmetin, këtë pararojë të Rilindjes Kombëtare, pa Shtëpi Kulture shqiptare. Ata kërkonin, siç vazhdojnë të kërkojnë, të zbojnë nga Përmeti Naim Frashërin për qëllime të errëta. Ndryshe nuk mund të kuptohet përse me fondet e shpenzuara për adaptimin e saj në Kishë mund të ndërtohej një Kishë ortodokse moderne, në vend të një karikature, siç doli e ashtuquajtura Kisha e sotme e Shën Mërisë së Pazarit.
* * *
Të vjen jashtëzakonisht keq kur mendon se Përmeti, qyteti i luleve, i kulturës rilindëse apo i këngëve dhe i dasmave të kulturuara, qyteti i harmonisë fetare dhe i bashkëjetesës kulturore, të nëpërkëmbet nga një rrufe në qiell të kthjellët. Këtu lind pyetja: Kush e shkrepi këtë rrufe në qiell të kthjellët? Dy qenë përgjegjësit hipotetikë: ose Kisha Ortodokse ose Gjykata Kushtetuese. Dihet se Kisha si institucion fetar, madje jo vetëm Kisha Ortodokse, por të gjitha institucionet fetare monoteiste – kanë pretenduar, sidomos gjatë Mesjetës, të përvetësojnë funksionet e shtetit. Pra, kanë pretenduar që ta mbërthejnë në kthetrat e tyre pushtetin politik, financiar, juridik, ushtarak dhe mbi të gjitha pushtetin shpirtëror mbi popullsinë e vendit të tyre.
Përkundrazi, shteti ka qenë dhe vazhdon të jetë shtet modern kur është shkëputur nga Kisha dhe e ka zhveshur Kishën nga pushteti i dikurshëm politik, ekonomik, juridik, ushtarak dhe e ka lënë të lirë të ushtrojë vetëm pushtetin e saj fetar. Madje, në viset ku ka pluralizëm fetar, pushteti i Kishës kufizohet nga shteti deri në atë masë sa ta ushtrojë veprimtarinë e saj vetëm brenda mureve të faltoreve. Kjo, për arsye se shteti është përgjegjësi kryesor i përparimit, i mirëqenies, i sigurisë, i pronës, i lëvizjes dhe i unitetit kombëtar të shtetasve që banojnë brenda kufijve të tij. Arma më e fuqishme juridike që ka shteti përballë institucioneve politike, ekonomike, shoqërore, ushtarake dhe fetare është Kushtetuta shtetërore dhe organi që vendos mbi të gjithë është Gjykata Kushtetuese.
Po të gjykojmë nga ky këndvështrim ngjarjet që ndodhën këto ditë në Përmet, duhet të pranojmë se veprimi i Kishës së Përmetit, i cili nuk e përfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2002 dhe ngriti dorë kundër tij, duhet dënuar juridikisht.
Ku e gjeti Kisha e Përmetit kurajën për të sfiduar Gjykatën Kushtetuese? Nuk ka dyshim se prapa Kishës së Përmetit qëndron kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili doli haptas kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai e justifikoi këtë aksion me argumentin e sajuar se Përmeti ka nevojë për Kishën e Shën Mërisë së Pazarit. Të vjen me të vërtetë rëndë kur dëgjon nga goja e një prelati, i cili ia ka falur jetën fesë së Krishtit, që të justifikohet prapa gënjeshtrave. Para së gjithash, Krishti nuk ka predikuar dhunë dhe mosbindje, por përulësi dhe urtësi. Në rast se dikush të godet në njërën faqe, Krishti të porosit t’i kthesh dhe faqen tjetër. Nuk ka dyshim se ata priftërinjtë e Përmetit që mashtruan Kryetarin e Bashkisë dhe përdorën dhunën ndaj policëve për të hyrë në Shtëpinë e Kulturës, Hirësia e tij duhej t’i dënonte publikisht dhe jo t’i ledhatonte. Me ç’kurajë Hirësia e tij deklaroi se në Përmet po përsëriteshin ngjarjet e shëmtuara të vitit 1967? Ngjarjet e vitit 1967 mos u përsëritshin kurrë, por ngjarjet e ditëve tona nuk kanë asnjë ngjasim me ato të vitit 1967. Më 1967 kishat dhe xhamitë pa përjashtim u mbyllën të gjitha, madje shumë prej tyre u rrënuan ose u adaptuan për funksione të tjera. Përkundrazi, tani në vitin 2013 nuk është e vërtetë ajo që thotë Hirësia e tij se Përmeti mbeti pa Kishë. Kjo është gënjeshtër me brirë. Përmeti ka dy kisha historike, të cilat funksionojnë rregullisht për besimtarët ortodoksë. Në Përmet nuk u ndalua Kisha Ortodokse, siç aludon zoti Janullatos, por u mbyll vetëm një ndërtesë, e cila përdorej abuzivisht si kishë. Askush nuk e pengon bashkësinë ortodokse të Përmetit që ta rindërtojë Kishën e Shën Mërisë së Pazarit, por jo atje ku ka qenë mbasi trualli i saj tani i përket Pallatit të Kulturës. Hirësia e tij Janullatos kërkon medoemos që Shtëpia e Kulturës në Përmet të kthehet në kishë, sepse në një cep të tij ndodhet trualli i Kishës së dikurshme të Shën Mërisë, të cilin perëndia e kishte kthyer në një truall të shenjtë. Shikoni djallëzinë: për 30 m² kërkon të marrë 600 m² dhe për një gërmadhë të marrë një pallat modern.
Ne dimë se perëndia e ka bekuar gjithë rruzullin tokësor. Para së gjithash, Zoti ka bekuar tokën e bukës e cila na mban gjallë. Tokën e kthen në një truall të shenjtë jo Zoti, por bashkësia njerëzore që e ndërton faltoren mbi të. Nga historia e krishterimit kemi mësuar se në truallin e saj dikur varroseshin shenjtorët ose vendoseshin eshtrat e tyre. Për këtë arsye, ato adhuroheshin si troje të shenjta. Dihet se shumica e kishave të sotme janë ndërtuar nga bashkësitë fshatare dhe qytetare për nevojat e tyre shpirtërore, pa pasur në truallin e tyre eshtra shenjtorësh apo dëshmorësh. Ato janë për besimtarët të shenjta, mbasi në to kryhen shërbesat liturgjike. Ka raste kur bashkësitë fshatare e kanë shpërngulur kishën e vjetër në një truall të ri dhe askush nuk e ka quajtur këtë veprim si sakrilegj. Kishën e bëjnë objekt të shenjtë ikonat ose afresket e shenjtorëve dhe të martirëve, të cilët zëvendësojnë eshtrat e tyre.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, dikur ka pasur dy kisha. Më e vjetra ishte Kisha e Shën Prokopit, trualli i së cilës tani ndodhet në sheshin “Nënë Tereza”. Tjetra, Kisha Katedrale e Hyjlindëses, e cila ndodhej afërsisht atje ku sot është ndërtuar Hotel “Tirana Internacional”. Në vitet ’60, plani urbanistik i kryeqytetit i shembi të dyja këto kisha. Ato u zëvendësuan me dy kisha të tjera. Pyesim Hirësinë e tij, përse nuk kërkon ta aneksojë Hotelin “Tirana Internacional”, i cili ka përfshirë në cepin e tij verior edhe truallin e Katedrales së Hyjlindëses? Ku vajti shenjtëria e truallit të Katedrales?
Tani le të kthehemi te Kisha Shën Mëria e Pazarit në Përmet. Pyesim: Përse zhurmë për një kishëz periferike dhe heshtje për një katedrale kryepeshkopale? Ne dyshojmë se në këtë mes lëvrijnë motive të tjera. Duket sheshit se këtu lëvizin motive politike, madje të një politike të djallëzuar. Përmeti është një qytet në të ashtuquajturin “Vorio-Epir”, trevë të cilën Athina e lakmon ta aneksojë. Meqenëse në Përmet nuk ka banorë grekë, nacionalistët e Athinës përpiqen ta helenizojnë me rrugë të ndryshme, me helenizimin e përmetarëve që banojnë në Greqi, me përhapjen e ritualit greqisht në kishat e qytetit, me anën e pensioneve sociale nga ana e administratës greke, me shkollat greke që Hirësia e tij mendon të hapë së afërmi dhe me rrugë të tjera. Në këto rrethana, Shtëpia e Kulturës e cila mban emrin e “Naim Frashërit”, nuk mund t’i shërbejë në asnjë çast platformës heleniste të Athinës. Kjo është arsyeja përse Hirësia e tij ngul këmbë që Shtëpia e Kulturës të kthehet në Kishë Ortodokse.
* * *
Shtypi ynë i përditshëm së bashku me median elektronike i ka dhënë hapësirë aksionit që ndërmorën priftërinjtë e Përmetit kundër Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri”. Duke shfrytëzuar lirinë e shtypit, gazetarët tanë demokratë shkruajnë mbarë e mbrapsht për këto ngjarje. Së bashku me disa të vërteta, jo pak prej tyre përcjellin tek lexuesit edhe njoftime të pasakta, madje në ndonjë rast edhe të dëmshme për çështjen që ata mendojnë se e mbrojnë. Ngrihet një qytetar në Korçë dhe flet sikur është ministër apo kryeministër, kur thotë: “Në emër të Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë, ne dënojmë veprën e Bashkisë së Përmetit, e cila e ka rrëmbyer Kishën e Shën Mërisë së Pazarit”. Dua ta pyes këtë korçar të fantaksur: Kush ta dha këtë të drejtë që të dënosh edhe në emrin tim Bashkinë e Përmetit? Ngrihet një tjetër gazetar, i cili shkruan në gazetën e vet se në Përmet ndodhi një përleshje midis banorëve ortodoksë dhe policisë private. Dua ta pyes këtë gazetar: Ku e gjete këtë të drejtë që dhjetë apo dymbëdhjetë njerëz të ardhur me autobus nga Gjirokastra apo Leskoviku u përleshën me policinë private të Bashkisë dhe këta t’i quash banorë të Përmetit? Përse jo pak gazetarë i fyejnë si pa të keq përmetarët duke i rreshtuar në falangat e Janullatosit? Një tjetër gazetar shkruan se në përleshjen midis përmetarëve ortodoksë dhe policisë private u plagosën dy vetë dhe kur jep emrat e tyre del se ata nuk janë përmetarë, por njëri nga fshati Musi e Sarandës dhe tjetri nga fshati Xarë po ashtu i Sarandës. Ju lutem, të dashur vëllezër gazetarë, mos e shpërdoroni penën tuaj, as lirinë demokratike duke nëpërkëmbur sikur lozni domino emrin e nderuar të përmetarit. Nuk dua të them se të gjithë përmetarët janë për t’u lavdëruar. Midis tyre ka edhe njerëz të mbrapshtë, por etiketojini si të tillë kur bëjnë prapësira.
Midis shkrimeve që këto ditë kam mundur të lexoj, më ka bërë përshtypje analiza që u ka bërë ngjarjeve të Përmetit personaliteti i njohur i minoritetit grek: Panajot Barka. Panajot Barka, në artikullin me titull “Kisha e Përmetit, puçi i Berishës për qeverinë e re”, botuar në gazetën “Shekulli” në datën 19 gusht 2013, shkruan ndër të tjera: “Në simbolikën e veprimeve që e bëjnë këtë ngjarje tepër të rëndë, tërheq vëmendjen fakti që u hoq (nga Shtëpia e Kulturës – K.F.) kryqi dhe u vendos flamuri kombëtar. U hoq emri i Shën Mërisë dhe u vendos emri i poetit të Rilindjes…(!!!)”.
Me gjithë respektin që kam për këtë militant të Partisë Socialiste, le të më falë por do t’ia them troç se po të mos kishte vënë emrin e tij në këtë shkrim do të mendoja se do ta kishte shkruar ndonjë prift grek, i paçliruar ende nga mentaliteti mesjetar, pasi vetëm për ta Shën Mëria vlen më tepër se një hero kombëtar, siç është Naim Frashëri. Arsyetimi im është i thjeshtë, i nderuar Panajot. Shën Mëria nuk më çliroi nga zgjedha osmane. Ai që më çliroi ishte Naim Frashëri. Vëlla, me bashkatdhetarët e mi të feve të tjera nuk më bëri Shën Mëria, por Naim Frashëri, madje ajo më përçau me bashkatdhetarët e mi të besimeve të tjera. Identitetin tim kombëtar nuk ma kaliti Shën Mëria, por Naim Frashëri me shokët e tij. Kjo nuk do të thotë se nuk e çmoj Shën Mërinë, por si yll polar kam Naimin dhe rilindësit e tjerë. E vlerësoj Shën Mërinë si nënën e Krishtit për dhembshurinë që ajo përhap tek njerëzit dhe për frymëzimin që më jep të dua atdheun.
Në artikullin tuaj ju shkruani: “Ortodoksia në Shqipëri është vënë në pozita inferiore. Inferioriteti buron prej pretendimit absurd të identifikimit të kësaj kishe me helenizmin”. Është e vërtetë ajo që thoni ju, se ortodoksia në Shqipëri është vënë në pozita inferiore. Kjo ndjenjë inferioriteti më ka prekur edhe mua, pasi i përkas me rrënjë e me degë bashkësisë ortodokse shqiptare, ndonëse në të vërtetë nuk jam ortodoks praktikant. E njoh ortodoksinë jo vetën nëpërmjet ambientit tim familjar, por edhe nëpërmjet historisë së saj. Ka disa vite që po merrem me historinë fetare të Shqipërisë, të cilën shpresoj ta botoj përpara se të mbyll sytë. Kam lindur në Stamboll më 1920 dhe jam pagëzuar në Kishën e Shën Triallës së Bejollës, e cila ndodhej në juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës. Im atë, Anastas Frashëri, më 1922 ka qenë korrespondenti i gazetës “Shqipëria e Re” të Kostancës, Rumani, kur zhvillohej Kongresi i Beratit, i cili themeloi Autoqefalinë (Pavarësinë) e Kishës Ortodokse Shqiptare. Madje, ai ka shoqëruar si gazetar delegacionin kishtar shqiptar në takimin që pati më 1922 me Patriarkun Ekumenik të Kostandinopojës. Prej tij kam mësuar jo pak hollësira rreth luftës që zhvillohej brenda për brenda Kishës Ortodokse Shqiptare për t’u shkëputur nga presioni i Kishës Ortodokse greke. Ndoshta ju mund ta dini, por unë dua ta përsëris për ata që nuk e dinë, se kisha ortodokse përvetësoi që në fillimet e saj se krishterimi u përket kombeve dhe jo një kombi të vetëm, sado që ky komb mund ta ketë konsideruar veten e vet të privilegjuar nga perëndia, siç mendojnë priftërinjtë grekë. Në bazë të këtij parimi universal, lindën kishat nacionale në çdo shtet-komb. Kështu, gjatë shekujve lindën Kishat Ortodokse Autoqefale bullgare, ruse, serbe, rumune, derisa erdhi viti i bekuar 1922, kur edhe kombi shqiptar shpalli Kishën e vet Autoqefale.
Parimi i dytë i ortodoksisë universale, të cilin duhet ta përsëris gjithashtu për ata që nuk e dinë, ka qenë dhe vazhdon të jetë solidariteti midis kishave ortodokse autoqefale të kombeve të ndryshme, por jo zgjedha e njërës nga tjetra. Secila kishë autoqefale e ka për detyrë të shenjtë të respektojë dhe jo të gllabërojë pavarësinë e simotrës kishtare. Me keqardhje jam i detyruar të them se Kisha Ortodokse Autoqefale greke nuk i ka respektuar asnjë nga të dyja këto parime ndaj KOASH-it. Ngjarjet që ndodhën para Luftës së Dytë Botërore, nuk është nevoja të përsëriten. Ato i ka përfshirë tashmë historia. Më në fund, Kisha Ortodokse greke u detyrua në atë kohë ta respektonte KOASH-in. Përkundrazi, pas Luftës, Athina si qeveri apo si kishë, kjo është punë e saj, u kthye qindra vjet mbrapa. Meqenëse Kisha Shqiptare ishte shthurur organizativisht nga regjimi komunist, ajo kishte nevojë të rimëkëmbej me institucione, me kuadro dhe me faltore. KOASH-i nuk kishte peshkopë për të krijuar një Sinod. Iu drejtua për ndihmë Patriarkatit të Kostandinopojës. Këtë nevojë të domosdoshme e shfrytëzoi Athina. Në bazë të porosisë së Patriarkatit të Kostandinopojës, Athina dërgoi në Shqipëri një misionar për ta ndihmuar si ekzark Kishën Shqiptare të rimëkëmbej. Ky misionar me emrin Anastas Janullatos do ta ushtronte misionin e vet si ekzark dhe jo si kryepeshkop, pra si misionar i përkohshëm. Si ekzark, sapo të realizonte detyrën e ngarkuar, pra sapo të formohej Sinodi i Shenjtë duhej të largohej nga Shqipëria. Me largimin e tij, Sinodi i Shenjtë duhej të zgjidhte kryepeshkopin e Shqipërisë. Ardhjen e tij me detyrë si ekzark, në Shqipëri e miratuan edhe Presidenti i Republikës, Ramiz Alia edhe kryeministri, Fatos Nano, edhe kryetari i opozitës, Sali Berisha. Por ç’ndodhi? Ju, i nderuar Panajot, duhet ta mbani mend, se Hirësia e tij e shkeli fjalën. Me kombinacionet e ndryshme që kurdisi mbrapa skenës dhe me një skenë teatrale që organizoi te Hotel “Tirana Internacional”, ai e shpalli veten Kryepeshkop i gjithë Shqipërisë. Me keqardhje të thellë duhet ta them se ai veproi si një hileqar.
Hirësia e tij Janullatosi nuk është shqiptar, siç e kërkon Statuti i KOASH-it. Ai është grek jo vetëm nga kombësia, por edhe nga ideologjia nacionaliste greke. Ai nuk është misionar ortodoks por një agjitator i nacionalizmit grek, i cili ka për detyrë të përgatisë rrethanat e aneksimit të Shqipërisë së jugut nga Greqia. Kjo është arsyeja përse ai nuk shqetësohet për katedralen e Hyjlindëses së Tiranës, kurse po bën çmos që Shtëpia e Kulturës në Përmet të qëndrojë si kishë e Shën Mërisë. Atë e tërbon emri i Naim Frashërit.
I nderuar zoti Panajot! Në qoftë se do t’i gjykosh ngjarjet e Shqipërisë me syzet e Athinës, nuk ke për t’i kuptuar kurrë rrënjët e vërteta të ngjarjes. Ortodoksinë në Shqipëri nuk e kanë diskretituar të huajt, as priftërinjtë apo hoxhallarët e huaj. Ortodoksinë në Shqipëri e ka diskretituar vetë qeveria greke me politikën e saj antishqiptare, të cilën e ndihmon me sa mundet kryepeshkopi Anastas Janullatos. Aluzioni që bëni ju, zoti Panajot Barka, se Greqia do ta pengojë Shqipërinë të hyjë në Bashkimin Europian, mund të ndodhë. Ndoshta këtë kërcënim ju nuk e keni nga vetja juaj. Mbase është edhe porosi apo sugjerim. Por unë nuk e besoj. Europa nuk është Greqi. Udhëheqësit e Europës së përparuar nuk janë grekë të fantaksur. Nuk është Europa ajo që varet nga Greqia, i dashur Panajot, por është Greqia që varet nga Europa, sidomos tani që është e mbytur në borxhe. Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë çliruar prej kohësh nga mentaliteti mesjetar ballkanik, i cili ua turbullon ende kokën ministrave dhe prelatëve të Athinës. Mjafton të kujtojmë atë që ndodhi të mërkurën, më 21 gusht. Në mëngjes Greqia, duke shkelur vendimin e Shengenit, ndaloi hyrjen e shqiptarëve në Greqi, kurse disa orë më vonë u detyrua të tërhiqet. Përfundimisht, britmat e priftërinjve të Përmetit janë shashka që trembin vetëm laraskat. E drejta nga çdo pikëpamje qëndron në anën shqiptare. Shqipëria ka për detyrë t’i kthejë Kishës së Përmetit tokën e Shën Mërisë së Pazarit, mbase dhe ndonjë pëllëmbë më tepër, kurse priftërinjtë që shkelën vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe prishën rendin publik, duhen dërguar para gjyqit. Ndërkohë, Hirësia e tij kryepeshkopi Anastas nuk është keq të përgatisë baulet dhe të shkojë nga ka ardhur. E siguroj se do ta përcjellim me një “udhë të mbarë!”. Atëherë, i them zotit Panajot Barka, do të shohë se si do të lulëzojë ortodoksia në Shqipëri. (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Filed Under: Analiza Tagged With: Djallezia e janullatos, kisha e permetit, Kristo frasheri

“Shqipëria e Gjeneratës Tjetër ”: Do hapim një epokë të re për territorin

August 26, 2013 by dgreca

Shqipëria gjendet në kushtet e një emergjence sa i përket zhvillimit urbanistik të vendit. Me këtë këmbanë alarmi e ka nisur ditën e parë të konferencës me temë “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, kreu i PS dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Sipas Ramës, nevojitet hapja e një epoke të re për një zhvillim të integruar, dhe për këtë shtoi ai, duhet ndryshuar modeli i qeverisjes së territorit, duke ndjekur modelet më të mira dhe më suksesshme të vendeve të BE.

“Ne sot jemi në kushtet e një emergjence kombëtare. Gjendjen jashtë kontrollit duhet ta trajtojmë si një gjendje të jashtëzakonshme dhe masat që do marrim do jenë të tilla. Kemi dhe sfidën e një transformimi të madh social. Për ne territori është ekonomi. Duhet të mbyllet epoka kur paratë e shqiptarëve u investuan kuturu, planet kuturu, zhvillimet në qytete kuturu. Të hapet një epokë e re e një zhvillimi të integruar. Do ndryshojmë modelin e qeverisjes së territorit, duke ndjekur modelet më të mira dhe më sukseshme të atyre vendeve që janë sot pjesë e BE” tha ai.Rama tha se socialistët nga sot hynë në rrugën e alternativës për të cilën u votuan pasivisht teksa e krahasoi ndryshimin me atë që ndodhi në vitin 1992.

“Nga sot ne hyjmë në një rrugë tjetër, në rrugën e asaj alternative që ne kemi propozuar dhe jemi votuar masivisht nga shqiptarët. Për një ndryshim, që për nga nevoja e brendshme, është e krahasuar vetëm me ndryshimin e vitit 1992″

Prej kohësh, theksoi Kryesocialisti, kemi konstatuar që modeli i ndjekur në të gjithë këto vite ka shterruar, duke hapur plagë të mëdha në territorin e vendit, në jetën sociale dhe ekonominë e vendit.

“Sot mblidhemi me një grup të gjerë protagonistësh, planifikues urbanë, arkitektë, ekonomistë, të ardhur nga e gjithë bota, për përpjekjen e madhe të një modeli të zhvillimit të vendit që sot ka nevojë urgjente për të adresuar problemet e veta në një qasje krejt të re. Modeli i zhvillimit i ndjekur gjithë këto vite ka shteruar duke hapur plagë të mëdha në zhvillimin e vendit dhe ekonominë e vendit. Sfidat janë të mëdha, në fokus do të jetë territori dhe ekonomia. Ne besojmë që deri sot vendi ka rënë viktimë e një zhvillimi kautik. Pika më e dobët e konstatuar edhe nga KE, aletatët dhe partnerët tanë është hendeku në rritje mes asaj që ligjërojmë në letër dhe asaj që zbatojmë në realitet. Këtu jemi për të vendosur piketet për drejtimin e vendit” deklaroi Rama.

Për përballimin e kësaj sfide Kryeministri i ardhshëm theksoi se vendit tonë më shumë se kurre i nevojitet ndihma, kontributorët dhe partneriteti nga jashtë.

 

“Për të ndryshuar krejtësisht Shqipërinë na duhen kapacitete planifikuese, implementuese, dhe kapacitete njerëzore, të cilat i kemi të pamjaftueshme për të përballuar sfidën. Ndaj na duhet partneritet në këtë përpjekje. Kemi fatin të punojmë në kushtet kur Shqipëria ka miq dhe partnerë shumë të mirë, institucione ndërkombëtare të gatshme për të ndihmuar. Të gjithë këta kontributorë ne duam që të shtohen dhe të mbeten të lidhur me një proçes sa qeverisës aq dhe emancipues si për pushtetin vendor ashtu dhe atë qëndror”  shtoi ai.

Lidhur me zhvillimin urban, Rama nënvizoi se nevojitet kalimi në plane rajonale, përmes të cilave shteti duhet të  jetë ai që të drejtojë zhvillimin e territorit, jo individi.

“Para se të vija këtu, fola me një ekspert nga Hollanda e do doja që ai të shpjegonte zhvillimin urban atje ai ku nuk shihet si proces i izoluar nga zhvillimi social. Një nga arsyet e falimentimit të planeve të territorit është se ato janë zhvilluar në kundërshtim me tendencën e zhvillimit social në Shqipëri, nisur që nga ndryshimet demografike të mëdha. Asnjëhërë nuk u mor përsipër përballimi i qasjes me këtë sfidë të kohës. Të ashtuquajturat plane rregulluese kanë rezultuar tërësisht të padobishme për këta që janë stabilizuar rreth e qark qyteteve.Komunat kufitare janë kthyer nga territore të zhvillimit rural në sheshe ndërtimi për banesa e vetëm banese. Pra, ne duhet të kalojmë në plane rajonale. Një nga gjërat që duam të bëjmë është që ta vëmë nga një ndjekës impotent të zhvillimeve në drejtues. Kjo është e mundur në rast se që nga ministrat e pastaj drejtuesit e niveleve të ndryshme do të kuptojnë atë që u tha këtu se duhet të shkrijmë kufijtë e vendosur mes sektorëve, mes administrative dhe të ndërtojmë një qasje të integruar. S’mund të bëjmë më plane si piktura në letër që s’kanë lidhje me realitetin për të marrë nga donatorët fonde për të ndërtuar strategjira pas strategjirash, sepse kemi krijuar një bibliotekë të madhe me letër të pavlefshme, “-tha Rama.

Ndërkaq Zv.Kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi, tha se nuk jemi në zhvillim, por në nisjen historike të proçesit.

“Kjo e sotmja nuk është një zhvillim, por një rinisje historike nga fillimi dhe që përkon me fundin e tranzicionit shqiptar. Me këtë takim ne duam të marrim ide, që mund të jenë edhe të kundërta dhe do na duhet neve që jemi këtu për të ndërtuar ato qëndra që po diskutohen, ato qëndra kreative dhe ku pjesëmarrja e profesionistëve shqiptarë të fushës do jetë e pashmangshme.”

Eglantina Gjermeni, e cila do të mbulojë fushën e turizmit në qeverinë Rama tha se “ne synojmë të marrim modelet më të mira të rajonit dhe do të mbështetemi në atë që është bërë më mirë deri tani.”

Arkitektët dhe urbanistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë, më datat 26-27 gusht, në konferencën “Shqipëria e Gjeneratës tjetër”, që është organizuar nga Partia Socialiste. Ndersa sot diskutimet ekesperteve te huaj do te perqendrohen mbi territorin, neser debati do jete i fokusuar ne ekonomi.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: epoke e re me territorin, Shqiperia e Gjenerates tjeter

Ismet Ramadani:Maqedonia rrezikon rrugën e integrimit

August 26, 2013 by dgreca

Maqedonia ka gjasa reale jo vetëm të merr raport negativ nga Komisioni Evropian, por edhe të humb rekomandimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Ismet Ramadani, nënkryetar i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë.

Intervistoi:Isuf  Kadriu/

RADIO EVROPA E LIRË-Zoti Ramadani, si e vlerësoni punën e Komisionit hetimor, i cili, nuk arriti të dalë me një raport, sa i përket incidentit të 24 dhjetorit në Kuvend? Çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë?

ISMET RAMADANI-Krejt kjo kuptohet se do të reflektohet në të ardhmen euroatlantike të shtetit, sepse dy partitë më të mëdha politike maqedonase tregojnë se nuk janë në gjendje që të japin një vlerësim ku duhet ndoshta edhe dikush patjetër të marrë përgjegjësi për një ngjarje të tillë, jo të pëlqyeshme që ndodhi më 24 dhjetor.
Kështu që besoj se loja e tyre do të jetë më shumë në dëm të qytetarëve, pasi ato do të garojnë se cila prej tyre më shumë do të përfitojë nga ajo që ndodhi në Komision.

RADIO EVROPA E LIRË-Sa ka gjasa që nga dështimi i punës së Komisionit, Maqedonia të humbë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në raportin e progresit të vjeshtës?

ISMET RAMADANI-Mendoj se gjasat janë reale që të fillojë faza e dënimeve që do të vijnë në strukturat udhëheqëse të BE-së, për shkak se, sipas meje, Maqedonia ishte e përkëdhelur në disa situata me vetë ngritjen e bisedimeve në nivelin më të lartë, duke i dhënë shans, mirëpo mund të ndodhë që kësaj radhe ajo edhe të marrë raport negativ.
Me këtë, përfundimisht, do t’i tregohej kësaj qeverie të udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski, se nuk është kjo rruga, e cila e shpie vendin drejt integrimeve euroatlantike. Me këtë do të konstatohej se përfundimisht kësaj udhëheqësie shtetërore duhet t’i jepet një vërejtje më serioze që mund të shkojë deri te përcaktimi për një komponim apo riformatim të një qeverise, e cila do të ishte më integruese sa i përket strukturave euroatlantike.

RADIO EVROPA E LIRË-Që të ndodhë kjo, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mendoni se janë krijuar kushtet apo se pushteti aktual është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

ISMET RAMADANI-Po, mund të jetë si opsion, por atëherë partitë politike shqiptare duhet të dalin me një apel paraprak dhe të thonë se nëse zgjedhjet i fiton një parti politike maqedonase, e cila është dëshmuar se nuk është e interesuar për integrimet euroatlantike, ne me parti të tillë nuk jemi të interesuar të bashkëqeverisim.
Me këtë i bëhet me dije edhe opinionit të brendshëm, por edhe atij ndërkombëtar, se mund të vijë një krizë edhe më e thellë që do të marrë përmasa ndëretnike edhe politike, të cilat me të drejtë mund t’i shkaktojë faktori politik shqiptar. Kjo sepse alibinë e ka shumë të fortë, ngase me parti politike maqedonase, e cila pengon apo nuk është e interesuar që ta zgjidhë çështjen e emrit, apo të bëjë pak më shumë drejt integrimeve euroatlantike, ne nuk mund të bashkëqeverisim.
RADIO EVROPA E LIRË-Sa mund të ndodhë ky unifikim i faktorit politik shqiptar, duke marrë parasysh se përvoja e deritanishme tregon se ato sikur më tepër kanë qenë të interesuara për pushtet, sesa të bëjnë kushtëzime të tilla?

ISMET RAMADANI-Unë mendoj se para elektoratit shqiptar është shtjerrë edhe ai mashtrim që është bërë për të grabitur sa më shpejt pushtetin apo pjesë të pushtetit. Dhe, nuk besoj se do të munden partitë shqiptare edhe një herë të provojnë që elektoratin shqiptar ta vënë në lajthitje pa u dhënë garanci më të mëdha se ata do të kenë vendin e vet në integrimet euroatlantike në qoftëse edhe më tutje lihet hapësirë dhe tentohet të blihet kohë sa i përket integrimeve.
Unë mendoj se atëherë shqiptarët do të jenë humbës të mëdhenj, sepse partia e Gruevskit, si parti konservative nacionaliste, në planin e brendshëm partitë shqiptare do t’i vërë në pozicion të palakmueshëm, inferior dhe do t’ia marrë edhe mundësinë që ato të legjitimohen si parti pozitive dhe në interes të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni.

RADIO EVROPA E LIRË-Partitë shqiptare ishin skajshmërisht indiferente edhe ndaj punës së Komisionit, incidentit në Kuvend e kështu me radhë, Si e shpjegoni ju këtë heshte, këtë indiferencë të tillë?

ISMET RAMADANI-Unë mendoj se është gabim që të merret pozicioni indiferent për çështje, të cilat edhe pse në dukje të parë shihen sikur u takojnë maqedonasve, sepse sado që ne themi se çështja e Komisionit, incidenti në Kuvend është problem midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kisha thënë, reflektohet në pozicionin që ka shteti ndaj integrimeve euroatlantike dhe këtu janë shqiptarët.
Madje, mund të them se në njëfarë mënyre ne po e paguajmë edhe më shumë, sepse vetë inatosja, kryeneçësia e kryeministrit për t’i prishur marrëdhëniet me fqinjët, për t’i prishur marrëdhëniet me BE-në, të gjitha ato po reflektohen në ngecjet e ekonomisë, në rritjen e varfërisë, të papunësisë, të harxhimit të parave të buxhetit, të cilat fare nuk shkojnë në interes të të përmirësimit të jetës së tyre.

RADIO EVROPA E LIRË-Problemi kryesor, me të cilin përballet Maqedonia, është çështja e emrit. Në shtator janë paralajmëruar lëvizje të reja nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic. Shpresoni se mund të ketë ndonjë zhvillim pozitiv, duke marrë parasysh pozicionet e palëve, e në veçanti të kryeministrit Gruevski?

ISMET RAMADANI-Fatkeqësisht, bashkëbiseduesit, të cilët duhet të vendosin për këtë çështje, të marrin vendim, janë shumë larg në qëndrime. Nuk e kap aspak logjika që Samaras dhe Gruevski ta zgjidhin çështjen e emrit, edhe pse presionet mund ta bëjnë të veten.
Këtu kemi të bëjmë me problemin se Gruevski ka shkuar shumë larg sa i përket ndeshjes me historinë më të largët greke dhe asaj që pretendohet nga Gruevski dhe udhëheqësia rreth tij, për Maqedoninë antike, identitetin antik maqedonas dhe këtu besoj se grekët në asnjë mënyrë nuk do të lëshojnë pe, sado që t’i bëhet presion Samasarit, pasi nesër ajo duhet të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë dhe kjo përbërje e tij nuk do të lejojë asnjëherë që asnjë centimetër apo miligram e historisë antike të Greqisë, t’i jepet Maqedonisë.
Ndoshta për ndonjë emërtim gjeografik Greqia do të bëjë lëshime, mirëpo besoj se kjo do të kushtëzohet nga ana e tyre që në formë të shkruar udhëheqësia maqedonase të heqë dorë nga historia antike dhe apo nga ajo që quhet identitet antik.

Filed Under: Interviste Tagged With: Maqedonia, Ramadani, rrezikon integrimin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT