• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Thaçi fajëson Beogradin për zvarritje

August 26, 2013 by dgreca

Beogradi është duke zvarritur zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi./

Nga Zijadin Gashi/
Në prag të takimit të së martës në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë para kabinetit të tij qeveritar se Prishtina po i zbaton obligimet e marra me marrëveshje, por të njëjtën nuk po e bën edhe Beogradi.
Përveç çështjes së zgjedhjeve lokale për të cilat Beogradi pritet të luajë një rol aktiv në bindjen e komunitetit serb në komunat veriore që të merr pjesë, në takimin e të martës në Bruksel pritet të diskutohen edhe çështjet e mbetura në negociatat rreth çështjeve si energjia, telekomunikacioni dhe zbatimi i marrëveshjeve tashmë të arritura.
Sipas kryeministrit të Kosovës, Prishtina i ka kryer obligimet e veta, por këtë nuk e ka bërë edhe Beogradi.
“E them shumë hapur se Kosova i ka përmbyllur obligimet e veta, i ka kryer me kohë në afat rekord dhe sipas standardeve evropiane dhe marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian, i Baroneshës Ashton ka qenë i qartë, kjo zvarritje dhe vonesë ka ndodhur nga neglizhenca dhe hezitimi i Beogradit, besoj që të jenë tejkaluar këto problematika që ka ngritur Beogradi pas marrëveshjes së 19 prillit. Ne do të respektojmë edhe nesër si gjithmonë marrëveshjen e 19 prillit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Një nga termat që Beogradi është i interesuar të diskutojë në takimin e radhës në Bruksel është ajo e logos së shtetit të Kosovës në materialin zgjedhor.
Autoritetet serbe e kanë kundërshtuar praninë e çfarëdo simboli në zgjedhje që do të nënkuptonte  shtetësinë e Kosovës.
Mirëpo, kryeministri Thaçi u është kundërpërgjigjur, duke thënë se çështja e simboleve nuk mund të jetë objekt diskutimi mes Prishtinës e Beogradit pasi që vendimin për pamjet e fletëvotimeve, sipas tij, do ta marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.”Sa i përket zhurmës që është bërë për logo, Qeveria e Kosovës dhe delegacioni i Kosovës nuk e ka ndonjë mandat sa i përket kësaj çështje. Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës dhe është autoritet i plotë i Komisionit Qendror Zgjedhor, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike. Kjo çështje nuk shtrohet së diskutuari në Bruksel dhe nuk është as në autoritetin e Qeverisë së Kosovës që të merr ndonjë vendim”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër Beogradi zyrtar insiston që zgjedhjet të jenë neutrale në raport me statusin e Kosovës.
Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, u ka thënë medieve në Beograd se neutraliteti i zgjedhjeve në raport me statusin e Kosovës është një nga kushtet e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje.
“Që zgjedhjet në Kosovë të organizohen dhe mbahen ato duhet të jenë neutrale në raport me statusin ngase vetëm përmes zgjedhjeve neutrale mund të dalin komuna neutrale të cilat do të mund të përmbushnin kërkesat dhe interesat serbe në Kosovë”, ka thanë Gjuriq.
Pavarësinë e Kosovës ai e ka cilësuar si të rrejshme kurse ka ftuar serbët lokale që të marrin pjesë në zgjedhje duke besuar se neutraliteti do të garantohet dhe pranohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Takimi i të martës në Bruksel ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq pritet të ndërmjetësohet nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Pas këtij takimi, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të udhëtoj për në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e rregullt tre mujor që zhvillohet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Filed Under: Komente Tagged With: fajin e kane, serbet, Thaci

Lista e përbashkët, keqpërdorim dhe demagogji e Beogradit

August 26, 2013 by dgreca

Liderët serbët të Kosovës qendrore, pjesëmarrës në institucionet e Kosovës, janë të ndarë në mendime lidhur me rëndësinë dhe rolin që mund ta ketë pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale të nëntorit në Kosovë  me një Listë të përbashkët./

Nga Bekim Bislimi/

Listën e përbashkët serbe e ka paralajmëruar Beogradi zyrtar, duke u bërë thirrje serbëve lokalë në Kosovë që të garojnë në zgjedhje përmes kësaj liste.
Petar Miletiq, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se një Listë e përbashkët serbe në zgjedhjet lokale nuk ka shumë kuptim.
Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që një gjë e tillë të ndodhë dhe se një listë e tillë është joreale të formohet.
“Në qoftë se në zgjedhjet, për shembull, për komunën e Leposaviqit do të paraqitej vetëm një listë, atëherë çfarë do të zgjedhin qytetarët dhe për kë do të vendosnin? Prandaj, unë nuk shoh asnjë arsye që të ngulfatet pluralizmi dhe vullneti i zgjedhësve. Le të paraqiten më shumë lista dhe kush i fiton zgjedhjet ai do ta formojë pushtetin”, vlerëson Miletiq.
Por, Rada Trajkoviq, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lista e përbashkët serbe, listë kjo që ishte formuar në zgjedhjet e kaluara, thotë për Radion Evropa e Lirë se serbët e Kosovës nuk kanë zgjidhje tjetër përveç Listës së përbashkët, për shkak se, sipas saj, kryeministri Thaçi  në vazhdimësi po i ofron Partisë së Pavarur Liberale  logjistikë, si një partnere e koalicionit qeverisës.
Trajkoviq thotë se kjo parti ka krijuar monopol në përfaqësimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
“Në anën tjetër, i kemi serbët që janë krejtësisht të shpartalluar, të cilët disa janë për, dhe disa kundër zgjedhjeve. Por, mendoj se për ne është tepër e rëndësishme që serbët të dalin në zgjedhje, ku logjistikën do ta jepte shteti i Serbisë, në kuptimin e mbështetjes financiare, në kuptimin e mbledhjes së njerëzve rreth një ideje. Por, edhe në kuptimin që ajo listë nuk do të jetë e vetmja”, shprehet Trajkoviq.
Por, cili do të jetë ndikimi i Beogradit mbi pjesëmarrësit në Listën e përbashkët dhe a dëshiron ai që ta mbajë kontrollin e plotë mbi serbët e Kosovës, duke i instrumentalizuar ata?
Petar Miletiq, konsideron se ideja e Beogradit për një bashkim të serbëve në një listë, më tepër ka të bëjë me demagogji se sa me qëllim të mirë.

x “Mendoj se kemi të bëjmë me demagogji dhe kinse nën një mantel të unitetit po dëshirohet t’iu dërgohet njerëzve porosia që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhje. Do të thotë, uniteti në këtë rast është si një trik i marketingut parazgjedhor dhe jo si një gjë thelbësore. Mendoj se kjo është çështja”, thekson Miletiq.
Por, deputetja Trajkoviq vlerëson se ndikimi i Beogradit mbi serbët e Kosovës do të jetë i natyrshëm, sepse sipas saj, këta të fundit nuk mund të mbijetojnë pa ndihmën e Beogradit.
Ajo, gjithashtu, shpreh  mendimin se në qoftë se Beogradi do t’i keqpërdorë serbët e Kosovës, kjo do të jetë një e drejtë legjitime e tij.
“Keqpërdorimi është e drejtë legjitime. Ju po e shihni që Thaçi po i keqpërdorë liberalët. Pse, pra, do të ishte aq e tmerrshme nëse Beogradi i përdorë serbët? Kjo është diçka normale për mua”, thotë Trajkoviq.
Sipas saj, serbët e Kosovës janë para dy zgjidhjeve të këqija dhe ata duhet ta zgjedhin më të voglën, e që në këtë rast është Lista e përbashkët serbe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bekim Bislimi, demagogji, Lista sebe

SHENJTORJA SHQIPTARE QË I LUTEN SERBËT

August 26, 2013 by dgreca

Mendoj që ka ardhur koha për ti thënë të vërtetat historike të kombit tonë, por e vërteta nganjëherë është edhe e dhimbshme./

Nga Arben LLALLA*/

Ne Foto:Shen Angjelina, shenjetorja shqiptare qe i luten serbet/

Shqiptarët janë një popull euforik, me ndjenja të forta emocionale dhe tolerant, të cilët nuk janë kujdesur shumë për të shkruar historinë e tyre në përgjithësi. Kanë qenë të huajt ata që kanë shkruar në përgjithësi historinë e popullit shqiptar, dhe është e kuptueshme që këta të huaj të bëjnë shpeshherë edhe shtrembërimet e ngjarjeve historike ose të fshehin të vërtetat e krenarisë të kombit shqiptar.

Arkivat dhe bibliotekat e botës dhe manastiret e vendeve fqinje me Shqipërinë fshehin shumë të dhëna rreth shqiptarëve, ndoshta në këto vende gjenden edhe libra të shkruar në gjuhën shqipe të shek.XI. Si pasojë e këtyre që thamë më lart kemi mungesa të lidhjeve të shumë ngjarjeve duke krijuar një boshllëk të madh në historinë tonë kombëtare.

Shën Angelina ose Nëna Angelinë që serbët i përkulen dhe i falen me aq dashuri dhe përkushtim është një vajzë shqiptare. Për këtë figurë ne do japim disa të dhëna për tia bërë të njohur opinionit se shqiptarët janë një popull vital e me kulturë dhe nga ky popull kanë dalë shumë Shenjtor që bota e krishtere i respekton dhe përkulet para tyre. Prandaj është më e pëlqyeshme kështu se sa të mbahet në heshtje dhe ky fakt i vërtetë që Shën Angelina e Serbisë është shqiptare me gjak, gjuhë dhe edukatë.

Angelina Komneni-Brankoviç (1440-1520) ishte e bija e princit Gjergj Arianit Komnenit (1383-1462). Gjergj Arianit Komnen Golemi Topia kishte për grua Marinë e cila ishte e bija e Despot Gjin Muzakës. Angjelina Komneni u martua me Despotit serb Stefan Brankoviç (1417-1476), i cili ishte i verbër, ceremonia e kurorëzimit të tyre u bë në qytetin e Shkodrës në Nëntor 1460. Nën mbrojtjen e Skënderbeut çifti i ri qëndroj një vit në Shqipëri ku lindi edhe djali i tyre i parë Georgio Brankoviçi. Më tej me këshillimin të Skënderbeut familja Brankoviç nëpërmjet Lezhës kaluan në Itali pasi Serbia ishte pushtuar nga Turqit. Derisa sa vdiq Despot Stefani jetoj me dhurata bamirësie nga Venediku, Dubroniku dhe Papa. Ai ishte Despot i Serbisë nga viti 1458-1459.

Angelina Komneni nga martesa me Despotin e Serbisë Stefan Brankoviç bëri tre fëmijë, Gjergji – Georgio, Gjoni-Jovanin dhe Marinë. Pas vdekjes së Despot Stefanit në 9 Tetor 1476, Angelina bashkë me fëmijët jetonin në mjerim dhe kështu ajo i shkroi një letër mbretit të Hungarisë Mattias i cili i ftoj për të jetuar në Hungari duke i dhënë titull Despot në Mërgim të Serbisë Georgit më 1486. Në vitin 1496 Georgi u bë murg dhe titullin mbretëro ia la vëllait të tij Gjonit-Jovanit. Georgio u bë Kryepeshkop i Beogradit me emrin Maksim-Maxim në vitin 1508, dhe ishte Argjipeshkv deri sa vdiq më 1516.(Titulli Argjipeshkv i përket kishës katolike dhe jo ortodoks).

Gjon-Jovan Brankoviçi e mori titullin Despot më 1496 dhe e mbajti këtë titull deri sa vdiq më 1502, dhe ishte trashëgimtari i fundit i familjes Brankoviçe pasi nuk lanë trashëgimtar të gjinisë mashkullore. Jovan Brankoviçi u martua me Jelenom dhe kishin pesë vajza, pas vdekjes gruaja e tij u martua me Ivanish Berisllaviç duke i dhuruar edhe titullin Despot.

Për përkushtimin dhe devotshmërisë që tregoj Angelina për familjen e saj dhe dashurisë ndaj Zotit, duke ndërtuar manastire për gra, kisha serbe e shpalli atë të Shenjtë. Angelian Komneni e arsimuar dhe e edukuar në familjen prindërore, me dashurinë e saj për bashkëshortin dhe fëmijët qartë tregon shpirtin human të femrës shqiptare. Ajo u martua me një njeri të verbër dhe nuk e braktisi atë kurrë. Kur turqit pushtuan Serbinë, Angelina mori me vete për në Hungari relikat dhe eshtrat e burrit të saj.

Dita e përkushtimit të Shën Angelinës është 30 Korriku, (me kalendari e vjetër 12 Gushti), dita e vdekjes së saj, 1520. Çdo 30 Korrik e tërë Serbia feston për të nderuar dhe kujtuar shqiptaren Angelina Komneni-Brankoviçin. Por Shën Angelina përkujtohet edhe më 10 Dhjetor bashkë me burrin e saj Despot Stefanin. Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha Ortodokse Serbe me titullin Shën Angelina, Nënë e Nderuar.

Shumë relika dhe eshtra të familjes Brankoviç ndodhen në Manastirin e Krushedolac, midis tyre edhe krahu i majtë i Nënës së Nderuar Shën Angelinës. Ky manastir që është ndërtuar nga vetë Angelina ndodhet në Vojvodinë afër qytetit Sremit,

Nëse historianët shqiptar do të ishin marrë pak më shumë rreth Shenjtorëve me origjinë shqiptare që bota i respekton dhe i lutet, atëherë ne sot do i faleshim shenjtorëve shqiptar dhe jo atyre grek e sllavë.

Shënim: Shkrimi ka qëllime historike, ju lutemi mos e keqpërdorni politikisht

*Historian

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, Llalla Arben, qe i luten, serbet, shenjtorja shqiptare

Mike Tyson:”Nje yll qe po shuhet”

August 25, 2013 by Administrator

 

Nga Albano Kolonjari

 

Legjenda e boksit profesionist Mike Tyson po shuhet. Vdekja e vajzes se tij Exodus ne 2009, alkoli dhe droga jane shkaktaret kryesore. Tyson hedh drite dhe mbi nje fakt shume pak te njohur, per publikun dhe fansat e tij. Ai ka tentuar te vrase veten 5 vjet me pare. Tyson ne nje konference per shtyp ne New York deklaroi se:”Do te doja te ndryshoja jeten, Te jetoja ndryshe. Dua te jem si te gjithe te tjeret sepse e di qe jam duke vdekur. Jam ne prag të vdekjes, sepse jam nje pijanec, jam nje i alkoolizuar kronik”. Mike Tyson është i bindur se ka mbërritur në limitin e jetës së tij, ndërsa pranoi për herë të parë publikisht, se varësia nga alkooli po e shkatërron dita ditës gjithmonë e më shumë. “Une jam nje njeri i keq. Une kam bere shume gjera te keqija ne jete, dhe deshiroj qe te gjithe te harrojne ate qe une kam bere dhe te me falin. Une do te kisha shume deshire qe te ndryshoja jeten time, por jam i pafuqishem per ta bere ate”.

 

“Une nuk kam deshire te vdes. Per here te pare nuk kam pire alkol per gjashte dite”. deklaroi ai te dielen ne mbremje. Une shpresoj te gjej forca dhe te vazhdoj keshtu. Per here te pare ne publik, Tyson pranoi se ai ka tentuar te vrase veten pese vjet me pare dhe se gjithashtu ai eshte nje perdorues droge e cila po i merr jeten.

 

Born: June 30, 1966 (age 47)

Height: 5′ 10″ (1.78 m)

Weight: 233 lbs (106 kg)

Spouse: Lakiha Spicer (m. 2009), Monica Turner (m. 1997–2003), Robin Givens (m. 1988–1989)

Children: Exodus Tyson, Amir Tyson, Rayna Tyson, Morocco Tyson, Mikey Lorna Tyson, Miguel Leon Tyson, Milan Tyson, D’Amato TysonMore

Filed Under: Sport

Telenovela “Berisha” ne serialin e fundit. Lacio me dy “gardiane” shqiptare.

August 25, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

Portieri i Kombetares Shqiptare Etrit Berisha do te jete lojtar i Lacios. Mediat suedeze kane konfirumar tashme largimin e tij nga klubi i Kalmarit. Sipas tyre Lacio ka vendosur te paguaje 4 million korona, (300 mije euro) per kartonin e portierit shqiptar. “Operacioni” duket se drejtohet nga Drejtori i Klubit te Lacios Igli Tare, i cili ka ndikim te drejteperdrejte tek Etriti. Transferimi i Berishes te Lacio do ti jape fund “telenoveles”:” Lacio-Kievo-Berisha”. Kievo pretendon se ka nje kontrate me Berishen te nenshkruar ne veren e ketij viti. Vete portieri thote se:”kontrata nuk eshte e vlevshme pasi ajo eshte nenshkruar pa prezencen e menaxherit te tij dhe ne te njejten kohe pa folur me klubin e Kalmarit qe ka ne pronesi kartonin e tij”. Duket se Lacio i ka premtuar Berishes “Numrin 1” te portes duke konkuruar dhe zevendesuar ne porte, portierin actual Marketi. Ashtu si edhe me pare, pengesa kryesore per Berishen eshte leja e punes ne Itali, pasi ai eshte ekstrakomunitar. Berisha ka deklaruar disa here se do te pajiset me pasaporte suedeze dhe si i tille ai mund te luaje, duke mos ndikuar ne numrin e lojtareve te huaj tek Lacio. Etrit Berisha eshte nje “zbulim” i trainer De Biasi. Ne ekipin Kombetar por edhe tek Kalmar Berisha ka treguar aftesi dhe ka vertuar qe eshte nje pike e forte per ekipin. De Biasi reklamoi “portierin” e tij tek disa skuadra ne Itali qe luajne ne Seria A. Kievo dhe Lacio kerkuan sherbimet e tij dhe kjo beri qe dy skuadrat e njohura italiane te perfshiheshin ne nje konflikt ndermjet tyre. Pritet qe kete jave te konfirmohet transferimi i tij tek Lacio. Tek skuadra bardhekaltert Berisha do te gjeje kapitenin e Kombetares Shqiptare Lorik Cana. Interesant eshte fakti qe zevendesuesi i Berishes do te jete nje tjeter portier shqiptar. Behet fjale per Strakosha JR, i cili ne fillim te ketij sezoni eshte thirrur per tu stervitur me ekipin e pare, duke mbrojtur porten per 45 minuta ne nje ndeshje miqesore. Etrit Berisha ka lindur ne Prishtine ne 10 mars 1989 dhe eshte 1.94 cm. 24 vjecari luajti ndeshjen e pare me Kombetaren kuqezi ne takimin Shqiperi-Iran 1-0.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT