• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Kasnecët e mortit të kombit

August 15, 2013 by dgreca

“Herodoti nuk e dinte se emrat e heronjve Homerikë dilnin qartë në Pellazgjisht, ashtu si dhe studiuesit tanë Amerikanë, që ende nuk janë të ndërgjegjshëm se ato ruhen pastër në shqipen e sotme”.Libri ”The Shkypetars”,faqa 13(George Fred Williams,US President)/

SHKRUAN: FAHRI XHARRA/

“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.” thoshte dikur    Mit-hat Frashëri.

“Rreziku më i madh i Turqisë, -thoshte parlamenti i  xhonturqëve -nga  gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e mori lumi Turqinë’’. Rreziku më i madh i trekëndëshit antishqipëtar  (Beograd-Athinë- Ankara) vazhdon  ende të jetë arsimimi i shqiptarëve.

Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit  dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prap në kthetrat  e lartmadhërisë së saj-ish robërisë. Vetëm të verbrit nuk mund t`i shohin pasojat e lirimit nga robëria dhe marrja në duar të veta të fatit të tyre nga njerëzit e robëruar dhe formimin e një shoqërie të dalë rishtas nga robëria

Sot , ndër shqiptarë Perëndimi dhe jeta Perëndimore është çështja  e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe qështje e ngjitjes në varganin e botës së përparuar në atë botë që quhet  Perëndim.

Kush jemi dhe çka duam? A flasim ate ,që e mendojmë apo a e mendojmë ate që  po na  turpëron? Turpi  në kuptimin, që unë po mendoj nuk është i turpshëm për “ jazexhitë”tonë, se ata po na e sigurojnë vendin në parajsë. Neve si shqiptarë që jemi, na duhet vetë të jemi të devotshëm dhe se biletat e botës së amshuar  i kemi të siguruara. Por ,kjo që po ndodhë me ne, a është turp ndaj miqëve tanë? A është turp ndaj ardhmërisë sonë të pa sigurt?

Çka duhet të vepron mbi ne që të na bënë të qartë, se nuk jemi në një udhë të drejtë? Çka duhet të ndizet mbi ne që të na kthjellon, që të na jep pak dritë për të kuptuar se jemi në rrugen e mashtrimit? Humnerës gjithëkombëtare të përgatitur nga “ miqtë “ tanë shekullorë, veq që nuk iu është prerë shiriti.

Po kush do t`a prenë shiritin ?

Enterococcus faecalis është një  bakterje gram-pozitive ,e pa lëvizëshme dhe e rrumbullakët . Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyjë në shkencën e tyre, por kjo m`u duk mënyra më e mirë të spjegoj dhe të godas një infektim shoqëror, nga një bakterje e njohur. Enterococcus faecalis, shkurt” koki” ,mund të gjendet i vetëm  apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijon infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën.

Si mund t`a përshkruash qëndrimin  mohues, nihilist i  disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim  nga një Koki , nga një “jazegji”?

“Simptomat e  Enterococcusve, janë ethet, infektimet e kanaleve të urinës,gjer të infektimet me plagë të hapura.. Simptomat tjerë janë edhe ulja e shtypjes së gjakut, rritja e rruzave të bardhe në gjak ,frymëmarrja e shpeshtuar dhe konfuzioni mendorë”   Çfarë bashkërastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare.?

Nëse dikush e kërkon ndërrimin e historisë ,a nuk shkatohet konfuzion në mendjet tona?  Nëse dikush e mohon prejardhjen shqiptare të Skënderbeut dhe Nënës Tereze, a nuk të shkakton, ky mohim, një  shpeshtim të frymëmarrjes? Shpeshtim i cili nuk të lë ngihesh frymë? Kur Kadareja, Fishta ,Pjetër Bogdani  mohohen si të tillë, dashtë e padashtë të rritet numri rruzave të bardha të gjakut, shenjë kjo që një infektim i rënd është futur në trup. Kjo është leukemia e kombit.

Kur ulet shtypja (presioni) e gjakut ,njeriu rrezikon të mbetët pa jetë, dhe mohimi i vetvetës nga “jazexhitë”tonë,e  që nuk janë të pakët në numër, po na ndjellin kob; po na e rrezikojnë jetën e kombit dhe njohjës ndërkombëtare të tij.

Të gjithë po i shofim fantazmat fetare  të nxitura  nga jasht të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami  nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dijmë?  Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër.

“Jazexhitë”  e përdorin logjikën e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova, pa fakte, pa realitet, e përdorin alibinë e paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të veta për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.

Kurse, për të realizuar qëllimet e tyre të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tyre “jazexhitë krijojnë kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.

Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat gjithëkombëtare.  Në rastin e ”jazexhive”, normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit..

Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Gjergj Fishtën, Skënderbeun,Pjetër Bogdanin, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të “jazexhive”,dhe tutorëve të tyre me plane afatgjate.

“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre e plogështojnë dhe e shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon).  Dhe me këte pak a shumë spjegohet qendrueshmeria e skajshme ne “dokrrat “e “jazexhive”

Sa herë na duhet koha, ajo na mungon. Sa herë na duhet guximi ai nuk shfaqet. Sa herë i duhemi kombit, ne flejmë.  Pse na përsëriten kohërat? A kemi nevojë për këtë përsëritje, apo është provokim i natyrës që na bëhet çdo 100 vjet? A po, mos e zbërthejmë vetvehten deri në atë masë sa të tjerët e kanë lehtë të ndukin copat tona ? Shikoni, në vend se fjalët e Konicës e shkrimet e tij të na mbesin një kujtim i bukur për zgjarësinë shqiptare, ne  duhet përsëri  të përsërisim vetvetën duke i përsëritur të njejtat gabime.

Duhej pra ndjekur nga afër realiteti konkret, me këmbë në tokë, hap pas hapi, i duhej bërë thirrje nga zemra Shqiptarëve përpara rreziqeve që po na  kanosen nga fanatizmat fetare të nxitur egërsisht nga jashtë për qëllime të mbrapshta, deri në zhdukje të identitet kombëtar.

“E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim; po ka një ëmbëlsi më vete, sepse të qetohet vetëdija kur folë ç’duhej të flisje. Unë e di fort mirë, ma kanë thënë edhe miq qindra herë që do t’ju pëlqeja shumë më tepër sikur të ju veja pas “qejfit”, sikur të flisja ashtu si jini të mësuar të dëgjoni prej të tjerësh. Po natyra ime është ndryshe. Dhe, i shtyrë prej kësaj natyre, dëshiroj sot të ju shkunt nga gjumi, të ju thom ca të vërteta t’ashpra, por të ftohta dhe të matura, dhe të ju bëj armiqt’e mi sa-do-që nuk më njihni: po të tilë armiq, që në ca vjet, në pakë vjet, të thoni: “Ah, ç’na këshillonte mirë! Ah sa të dreqtë [drejtë] kish! Ah sikur t’i kishim vënë veshin! “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica. “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica.    E njejta gjë na duhet edhe sot.  Të rrishë urt, të mos flasësh, të mos kritikosh, dhe t`i numërosh ditët deri në varësinë e plotë të dreqit të mallkuar, kur nuk do njihemi më ndërveti, nuk do të flasim më për  atë që e duam.

“Shikoni Vranjën dhe Leskovacin “ -thoshte Konica.  “Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dboj, duke ua mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? Jo!   A mos  e pengoi Turqia këtë bartje?Jo. A o mos Turqia i ndihmoi Serbisë?.Po. Ishte gjallë atëherë shqiptaria kur u zbrazën tokat që nga Molla e kuqe?

Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës (ndërhyri puna e fesë)”.

“Kombi shqiptar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, i përket qytetërimit perëndimor, me një kulturë të lashtë dhe të thadruar nëpër shekuj brenda kësaj përkatësie. Dhe këtë askush s’e ka vu në dilemë, deri ne këto dekadat e fundit, kur kemi fituar lirinë dhe për pasojë na janë shfaqur prirjet proturke e proorientale.(N.Ukaj)”

– Ishim në gjumë të gjatë shekullor. Flinim e flinim. E edhe nëse e donim zgjimin, fillonte terapia e re me sedativë edhe më të fortë se herëve të kaluara që ta na e kthenin përsëri gjumin, që kurr të mos zgjohemi. Na e kishin frikën?!

Nga ai gjumë shekullor, kurrsesi të zgjohemi ngase interferencat magnetike të antenave të huaja po i pengojnë valët tona, ato të ndritjes së mendjes sonë.

“Jazexhitë” janë shumë të “varfër” dhe të “rreckosur”dhe kobtarë kur e shkapërderdhin në mënyrë tragjike mendjen e popullit. Ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj përgatitjeve nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të “dehur “ apo të “droguar” në “ jazitë “ e tyre(tur. jazmak- me shkrue). Duhet ditur se trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha thahen, edhe çeliku e hekuri thyhet, por kombi i ynë as thahet e as thyhet. Por “jazexhitë” këte po e dëshirojnë,dhe po ndjellin kob.

Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngusht nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor.

Rrjedhat e dëshirave sa do që të meshefura dukeshin, tani kanë filluar të dalin haptas nga “jazegjitë” shqiptarë, vajtimi i “jazexhive” për të kaluarën e “ndritur” dhe ndjellja e kobit shihet edhe nga lotët e tyre që “të thajnë zemrën dhe shpirtin”.Dhimbshuria për të kaluarën e “ndritur” nuk ka fund, ndjellja e kobit nuk përfundon me kaq por është duke vazhduar deri  sa vorbulla e paparashikushme prej nesh por e përgatitur që moti nga ata që e mendojnë zhbërjen tonë, do të na përpijë përfundimisht.

“Jazexhit” janë kasnecët e kobit tonë kombëtar dhe zhurmëshëm po na lajmërojnë. Po, na? Prapë kasnecët po bërtasin;  prapë kasnecët po çirren !

Per ata që e mohojnë vetvetën s`i duhen kombit! Ç`menduri e skajshme e Unit  të semurë  dhe të tjetërsuar deri në pabesueshmëri!!!…..

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, kasnecet e mortit, te kombit

DY BETEJAT E FITUARA TË AIDA (LUMI) BEJTE

August 15, 2013 by dgreca

Historia e shqiptares me karakter të fortë në Toronto,që fillimisht i ofruan pozicionin e një pastruseje në një Institucion financiar, por që me vullnet dhe pasion shkollimi ajo i gjeti “çelsat” për të hapur kështjellën e mbyllur kanadeze. Pozicioni më i fundit i vajzës nga Peqini:Drejtoreshë e Financës për Amerikën e Veriut në një kompani me buxhet rreth 200 milion dollarë./

 Nga Ruki Konda & Dalip Greca/

 Aida Bejte (Lumi), vajza nga Peqini, që jeton në Toronto(Kanada) është një grua me karakter të fortë, që nuk di të tërhiqet në përballje me jetën, edhe kur ajo, jeta, përpiqet ta sfidojë. Fillimi i saj në Toronto ishte paksa ironik, asaj, ish studentes së shkëlqyer të Ekonomikut, i duhej që të bënte punët e pastruses në një institucion financiar, ku paguhej sa për bukën e gojës. Kërkesave për një punë më afër profesionit, i përgjigjeshin”Je e mbikualifikuar”, ose ”Nuk keni eksperiencë kanadeze”! Po ku ta merrte eksperiencën kanadeze Aida, në Shqipëri? Por ajo nuk u tërhoq, krahas punës së rëndomtë, fillimisht ndoqi kurse shkollimi dhe kualifikimi për konvertimin e diplomës, që të njihej e barabartë në nivelin e  “Bachelor of Commerce” me universitetet Kanadeze. Pastaj ndoqi studimet e mëtejshme dhe fitoi titullin/ licensën për kontabilist i pavarur në fushën e Kontabilititetit Drejtues (CMA-Certified Management Accountant designation). Beteja për shkollim nuk mbaroi aty. Ajo nuk ndjehej e plotësuar në profesion pasi që kur ishte në Tiranë e kishte ëndërr të kryente një Master në një Universitet prestigjoz. Dhe kështu aplikoi dhe pati fatin mes shumë konkuruesve të pranohet dhe të kryejë studimet për Master Ekzekutiv (Executive MBA – Master of Business Administration) në një nga shkollat më te mira te bisnesit ne Kanada, tek “Ivey School of Business”. Dhe ajo, vajza me shumë ëndrra, që iu afrua pozicioni i pastruses në një institucion financiar, falë zotësisë, vullnetit dhe pasionit për shkollim,e gjeti celësin si ta “pushtonte” kështjellën kanadeze. Pozicioni më i fundit që ajo ka kapur është ai i Drejtoreshës se Financës për Amerikën e Veriut për një kompani me buxhet rreth 200 milion dollarë.

Beteja tjetër me të cilën u përball Aida ishte përballja me sëmundjen. Ishte pothuajse 35 vjec kur në një ditë të bukur Gushti, një ditë para se djali t’i bëhej 4 vjeç, shkëputet nga puna për një takim te zakontë tek mjeku gjenekolog. Dhe aty mësoi se në trupin e saj kishte kancer, po, po, kishte atë sëmundjen e tmerrshme, por sërish nuk u dorëzua. Ndiqni intervistën që i morëm Aidës:

Pyetje: Aida, si do ta prisje intervistimin nga gazeta më e vjetër në botim e botës Shqiptare”Dielli” që botohet Amerikë prej 104 vitesh?

Aida Lumi Bejte– Thellësisht e nderuar dhe njëkohësisht ndjehem shumë e vogël krahasuar me dritën e Diellit dhe ngrohtësinë e Vatrës.

– Cfarë e lidh Aidën me Vatrën? Keni pasë dikë që ka pasë aktivitet në organizatën më jetëgjatë shqiptare”Vatra”?

Aida– Më lidh emri i tim ati, Hamit Lumi. Gyshi im i mëncur, ndjesë pastë, Kadri Lumi, në kujtim dhe nder të xhaxhait të tij, patriotit Hamit (Çela) Lumi ia vuri këtë emër babait tim. Hamit (Çela) Lumi, i lindur në Vermik të Vlorës në vitin 1869, dhe më pas diplomuar në Janinë, pasi u kap dhe u burgos nga perandoria Osmane për shkak se jipte mësim shqip ku të mundej, ne fshatra të Vlorës, në qytet, madje dhe në burg (me abetaret që ia sillte miku i tij Hasan Prishtina), më 1912 u largua për në Boston ku deri në fund të jetës së tij u bë pjesë e pandarë e Diellit dhe Vatrës duke lëvruar çështjen shqiptare.

 – Kush është Aida?- ju lutem një prezantim për lexuesit e Diellit(Te plotë do ta lexoni në Diellin e printuar)  

Filed Under: Interviste Tagged With: Aida Bejte Lumi, dalip greca, interviste me, Ruki Konda

Një fejesë e zgjedhur mes dy familjeve të mëdha në Detroit

August 15, 2013 by dgreca

Nga Tomë Mrijaj/

Detroit (MI). Në një ambient festiv shqiptar dhe intim familjar, dy të rinj shqiptaro-amerikanë kurorëzuan fejesën, në prani të shumë miqve, shokëve, që kishin ardhur për të ndarë gëzimin me çiftin e ri. Më 10 gusht 2013, në mjediset komode të Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali në Detroit (MI), u zhvillua ceremonia e fejesës së Robert Përlleshit me Valdete Dema.

Makinat varg njëra mbas tjetrës ndalojnë përpara Kishës së madhe, që ndodhet në Rochester Hills, Detroit. Sapo hyn në oborrin e madh të Kishës, të duket vetja sikur je në Kalanë e Krujës apo në Sheshin Skënderbeu në Tiranë e Prishtinë, ku, busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastritoti, të bën që t’a ndjesh vetën krenarë se jemi shqiptarë. Përpara të shfaqet një vepër madhështore kulti e stilit modern, ku, mjeshtërisht janë ndërthurur klasikja e ritit roman katolik me vlerat e çmueshme të traditës së pasur shqiptare.

Në hyrje gjendet Kisha me rreth 1875 ulëse, e cila është ndërtuar e re në vitin 2002. Historia e lavdishme mbi 2000-vjeçare e Krishtërimit në trojet Ilire deri në ditët tona, është e pasqyruar në pikturat me tematikë patriotike, realizuar mjeshtërisht nga një piktor shqiptar, nën përkujdesin e përkushtuar të ideatorit dhe misionarit të palodhur për Fe e Atdhe, një ndër liderët e shquar atdhedashës të komunitetit shqiptar në Amerikë, I Përndershmi Dom Anton Kçira.

Emocionet të pushtojnë gjithë trupin, tek sheh se Atdheu në Kishën e Shën Palit në Detroit, është më pranë, ndonëse jemi mijëra milje larg vendlindjes. Në hollin e saj në faqet e murëve, gjenden pikturuarat me veshjet apo kostumet me larushin shumëngjyrëshe popullore, duke e sjellë në Amerikë Nënën Shqipëri dhe trojet e tjera etnike shqiptare në miniaturë…

Tek afrohesh i mbushur me gëzim bisedon lirshëm me njerëzit, që gjenden në ambintet e ndryshme të Kishës, të gjithë të flasin shqip dhe të urojnë mirëseardhjen në gjuhën e bukur amtare. Buzë klasave komode, ku, mësohet çdo ditë gjuha dhe historia shqipe, sheh mësimdhënës mërgimtarë.

Në hyrje të minishkollës, gjendet përjetimi i emërit të Poetit Komëbtar ‘At Gjergj Fishta’ dhe pak më tutje një bibliotekë e pasur me tituj të autorëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Amerikë dhe shumë vepra të ardhura nga trojet shqiptare.

Për të gjithë ato, që jetojnë dhe punojnë në SHBA dhe trojet etnike, njihet kontributi i madh e i vijueshëm, që ka dhënë për disa dekada Kisha Katolike Shqiptare e Shën Palit në Rochester Hills (Detroit, MI), nën udhëheqjen e bariut shpirtëror I Përndershmi Don Anton Kçira, për çështjen shqiptare në Kosovë dhe mbas rifitimit të lirisë dhe demokracisë së fesë në Shqipëri mbas vitet 1990.

Sa herë që bashkëatdhetarët tanë mblidhen, në gëzime pranë sallës së mëdha komode të Kishës më të madhe të botës shqiptare të Amerikës e gjtkë, gjithnjë me nderim dhe respekt, kujtohet me nostalgji, roli kryesor që ka luajtur udhëheqsi shpirtëror dhe aktivisti i palodhur e i kudondodhur atdhetari i shquar I Përndershmi Dom Anton Kçira…

Këtë sipas traditës së krijuar nga I Përnmdershmi Dom Anton Kçira, në sallën e madhe me 1200 vende e rrethuar me piktura e vepra arti të mirëfillta kombëtare, zhvillohen aktivitete kulturore, si: festivale, manifestime të ndryshme kombëtare, takime me personalitete të shquar të botës shqiptare nga trojet etnike, dasma dhe fejesa, duke e kthyer atë në një Qendër të madhe të botës shqiptare në shtetin e Michagan-it.

Ishte një gëzim, që do të ruhet gjatë në kujtesën e të pranishme. Të rinjtë intelektualë Robert & Valdete, mes një atmosfere festive muzikore, shkëmbyen unazat e fejesës.

Gëzimi dhe lumturia, lexohej fare lehtë në sytë e dy të sapofejuarëve, dhe në buzëqeshjen e çiltër të kryefamiljarëve të tyre Hilë Përlleshi, pinjoll i familjes së Ndue Përlleshit dhe pedagogu i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema, pinjoll i familjes zëmadhe të Shaban Demës, që sot me anë të kësaj fejese, u përforcuan miqsitë mes dy familjeve të mirënjohura në Kosovë, New York dhe Detroit, Përlleshi & Demaj.

Këto dy familje të njohura në historinë e Kosovës, shumë dekada më parë, kanë qenë pjesëmarrëse aktive në levizjet nacionaliste liridashëse antisllave serbo-komuniste në trojet e Kosovës.

Pak minuta para orës 12:00 në mesditë, në sallën komode, filloi vallëzimi, ku, dy të rinjtë buzagaz, ishin të parët që nisën të vallëzojnë nën tingujt e muzikës së lëhtë me esencën embëlsisë së dashurisë së tyre…

Sapo mbaroi vallëzimi, i riu Robert Pelleshi, me një buzëqeshje fisnike i afrohet Valdetes, ku, ulet në gjunj e i merr dorën e njomë, duke i vendosur plot gëzim unazën e fejesës. Ishin vertetë momente emocionuese dhe shumë të gëzueshme, për të gjithë të pranishmit dhe veçanërisht për prindërit e gëzuar të të dy të rinjve.

Pedagogu i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema, i shoqëruar nga tingujt e muzikës shqiptare, merr mikrofonin dhe uron miqsinë e përtërirë mes dy familjeve mike Dema & Përlleshi. Ai, i emocionuar nga gëzimi, u uron fejesën dy të rinjve, ku, thotë ndër të tjera, se: “Ju Robert & Valdete, me fejesën tuaj sot, i vendoset vulën themeleve të miqsisë tonë të hershme prej shumë dekadash.”

Më pas në emër të familjes Përlleshi, fejesën dhe miqsinë e hershme e përshendeti me fjale të përzgjedhura Prof. Ndue Përlleshi i Riu, i cili, foli gjatë me fakte dhe argumente historike mbi historinë e parardhësve: luanin e Kosovës koamdantin Ndue Përlleshi (1908-1949) dhe bashkëluftëarin e çetës së tij nacionaliste, deshmorin e Shqipërisë Etnike Shaban Demën (1919-1948).

 

 

Përlleshajt & Demajt, kanë një histori të gjatë miqsie

 

 

 

Ndoshta, për lexuesit e kohës sonë, është mirë të thuhet pak rreshta në këtë shkrim-reportazh, mbi historinë e dy parardhësve të  çifitit të ri të porsafejuar në Detroit, Ndue Përlleshi e Shaban Dema, që me gjakun e tyre për liri, skaliten emërat në altarin e lavdishëm të historisë.

Historia e Kosovës, është e mbushur me ngjarje, data dhe figura të rëndësishme, që bënë historinë e saj ndër shekuj, duke shënuar kësisoj faqet e lavdishme të historisë martire të popullit dardan.

 

Familjet Përlleshi & Dema

 

Ndue Përlleshi, lindi në Paskalicë, fshat në Lug të Drinit, më 1908. Ishte biri i Gjonit nga Paskalica dhe Prenës nga Nepolja e Lugut të Baranit. Shkrim e lexim mësoi në Zllakuqan, në shkollën e Kishës të hapur asokohe (1897) nga Atë Shtjefën Gjeçovi. Thuhej se mësuesi i tij ishte Ndue Vorfi.

Edhe pse s’kishte kryer ndonjë shkollë të lartë, ai qysh në ditët e hershme të fëminisë së tij, kishte mësuar mjaft në odën e burrave të familjes së tij, të pajisur me tradita burrërie, nderi e trimërie.

Ndou, ishte aktiv në jetën politike të kohës. Që nga viti 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste (për herë të parë u hap kufiri shqiptar Kosovë-Shqipëri).

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë asokohe Dr. Kapidan Mark Gjon Marku, duke parë kontributin dhe seriozitetin e të riut Ndue Përlleshi, e emëroi Kryetar Komune në Vogovë të Hasit, që gjendej në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri.

Kjo pozitë drejtuese, që iu dha Ndout të ri, bëri që ai të njihej për s’afërmi me personalitetet e jetës politike dhe luftarake. Më vonë Ndue Përlleshin e shohim kryetar në komunën e Becit.  Ai deri në fund të vitit 1944, ishte kryetar në Komunën e Budisalcit. Në këtë kohë vjen brigada e VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumë mirë aktivitetin e Ndue Përlleshit.  Në malet e Dollcit, u takua me çetën e Ukë Sadikut. Me çetën e Ndout ishte Prof. Ymer Berisha, Marije Shllaku, sëbashku me vëllezërit e tij Zefin, Hilin dhe bashkëluftëtarët besnik Ndrecë Nikollën, Shaban Demën, Zef Sokolin e shumë të tjerë.

Çeta e Ndue Përlleshit, kishte mbetur të veprojë thuajse e vetme, me pak luftëtarë dhe ishte gjithnjë e ndjekur nga OZN-a. Më 8 shkurt të vitit 1948, sëbashku me dy shokët e tij, Ndrecë Nikollën e Shaban Demën, u rrethuan nga OZN-a në Mal të Bokshiqit.

Mbas disa orë luftimesh, mbetën të vrarë dy shokët e tij Ndrecë Nikolla dhe Shaban Dema, ndërsa Ndou i plagosur qëndroi në mesin e pyllit deri në orët e para të mëngjesit, ku, me një breshëri plumbash çan rrethimin, duke lënë në fushë të betejës shumë të vrarë e të plagosur nga forcat e ndjekjes partizane (komuniste) dhe vullnetarët e rekrutuar me dhunë.

Ndou, me plagë të rënda arrin në shtëpinë e tij. Kur po i mjekonin plagët, aty vjen kryetari i komunës së Jagodës, Jank Boriçi, i cili, hedh një bombë brenda në shtëpi. Ndou me shpejtësi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pëlcet dhe plagoset rëndë Janku.

Sipas disa shënimeve të botuar në “Shejzat” e Prof. Ernest Koliqit në Romë dhe në ‘Albanien Liber’, shkruhej: “Ndue Përlleshi sëbashku me Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën, u vra nga forcat partizane të Shqipërisë në Bjeshkët e Iballes, në vendin e quajtur Boset, me datën 29 gusht të vitit 1949, ku edhe sot nuk i dihet varri..”

 

 

Deshmori i kombit Shaban Dema (1919-1948)

 

Shaban Dema, ishte dhe mbeti dëshmori i lirisë. Ai u lind në vitin 1919, në një familje me tradita patriotike, në fshatin Stupë.

Qysh në fëmijëri u rrit në fushat e fshatrat e Lugut të Drinit. Më vonë, ai u njoh me krerë të dalluar të çështjes kombëtare, si: komandantin sypatrembur Ndue Përlleshin, Prof. Ymer Berishën, Marie Shllakun, Shaban Polluzhën etj.

Aktivitetin patriotik Shaban Dema, e filloi në moshë të re sapo kishte mbushur 20 pranvera. Ai, në fillim ushtroi detyrën e oficerit të Batalionit të kapiten Rudit.

Më vonë, behet pjesëmarrës aktiv në luftën e njohur të Drenicës, e udhëhequr nga trimi i maleve Shaban Polluzha. Shaban Dema, mbante titullin major në ushtri dhe shquhej si një strateg, në luftë kundër serbo-sllavo komunistëve.

Kështu, në luftën e përgjakshme të Drenicës, ai mori plagë të rënda dhe një ditë kapet rob nga UDB-ja jugosllave, ku, e dërgojnë në Burgun e Pejës në Kullën e Sheremetit. Mbas një viti e gjysëm, ai arrin me sukses të arratiset nga  burgu…

Një ditë dimëri Dema, i bashkohet Çetës së komandantit Ndue Pëlleshi, të cilit, nuk iu nda deri sa ra deshmor në fushën e nderit, në mbrotje të Shqipërisë etnike, kundër hordhive sllavo-komuniste dhe komunistëve shqiptarë.

Mbas shuarjes së rezistencës së Drenicës, Shaban Dema, nuk u dorëzua. Luftëtari i shquar për lirinë e Kosovës, Shaban Dema kishte moral të lartë kombëtar dhe modesti shpirti si bashkëluftëtar i vendosur i komandantit Ndue Përlleshi deri në vdekje.

Çeta e Ndue Përlleshit, ndiqej kemba-këmbës nga ushtria partizano-çetnike, pjesëtarët e OZN-ës dhe vullnetarët e rekrutuar me forcë. Luftëtari i vendosur Shaban Dema dhe Ndrecë Nikolla, u vranë heroikisht në luftën e Bokshiqit, më 8 shkurt të vitit 1948.

Me të drejtë, ai sot është përjetuar me një monument historik, në fshatin Stupë, ndërsa më nderime të larta eshtrat e tij u rivarrosen në fshatin Budislac (afër vendlindjes).

Filed Under: Reportazh Tagged With: mes dy familjeve, nje fejese e zgjedhur, te medha ne Detroit, Tom mrijaj

“LE TË USHTOJË KAMBANA E LIRISË”- 50-VJETË NGA FJALIMI HISTORIK I MARTIN L. KING-UT

August 15, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Ishte muaji gusht i vitit 1963.  Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lëvizja për të drejtat civile e udhëhequr nga prifti protestant, i përndershmi Martin Luther King, kishte arritur kulmin.  Ajo ishte një lëvizje, misioni i së cilës ishte për të siguruar të drejta të barabarta për shtetasit zezakë afrikano-amerikanë  dhe kundër diskriminimit të tyre në aktivitetet e jetës së përditshme në këtë vend.  Ishte në përpjekje e Martin Luther Kingut, si udhëheqsi kryesor i kesaj lëvizjeje që t’i siguronte popullit të vet të pakën mundësinë për të marrë pjesë në të ashtuquajturën  “ëndërrën amerikane.”Qendra Martin L. King në qytetin Atlanta të shtetit Xhorxha, në një njoftim për mediat në lidhje me këtë pëvjetor,  shpalosi planet për festimin prej dhjetë ditësh të këtij përvjetori, njëkohësisht u bën thirrje komuniteteve në Amerikë dhe anë e mbanë botës që të marrin  pjesë në përkujtimin e këtij përvjetori duke u rënë kambanave, (me 28 gusht,në ora 3 pa dreke, sipas orës së Uashingtonit), në kujtim të njërit prej fjalimeve më historikë të shekullit të kaluar, fjalim ky që ndryshoi  përgjithmonë Amerikën dhe pati jehonë anë e mbanë botës.

Vajza e Martin L. King-ut,  Bernice King u bëri thirrje komuniteteve të ndryshme anë e mbanë botës që të adaptojnë programe përkujtimore, që sipas saj, “të bashkojnë njerëzit me pikpamje të ndryshme politike dhe kulturore, ashtuqë të festojmë humanizmin e përbashkët në mënyra krijuese dhe shpresëdhënse, në frymën e “ëndërres” së Martin Luther King-ut.

Fjalimi u mbajtë në datën 28 gusht, 1963 në përmbyllje të të ashtquajturit , “Marshimi në Uashington”,  ku morën pjesë mbi 250-mijë marshues, përfaqsues të të gjitha racave, para monumentit të presidentit Abraham Linkolnit në Uashington.   Marshimi ishte pa dyshim demonstrata më me rëndësi në historinë e lëvizjes së të drejtave civile në Amerikë, dhe fjalimi i Martin Luther Kingut ishte kulmi i atij marshimi.   Thirrja e marshuesve ishte “për punë e për liri” dhe për të drejta të barabarta, por ishte toni i shpresës në fjalimin e Martin L. King-ut ai që, sipas historianëve, e dallon atë fjalim klasik dhe për këtë ai mbahet mend dhe kujtohet.

Sipas historianëve dhe bashkpuntorve të ngushtë të tij, Martin Luther Kingu e kishte përgatitur më përpara fjalimin për këtë rast të rëndësishëm, megjithëse ai rrallë herë, sipas tyre, i shkruante fjalimet dhe predikimet e tija, por fliste gjithmonë pa letër.  Por pjesën më të rëndishme, për të cilën ky fjalim mbet në histori, ai nuk e kishte të shkruar.   Atje nga fundi i fjalimit, thuhet se ai largon mënjanë fjalimin e shkruar dhe i drejtohet turmës me këto fjalë:

“Unë u them ju sot miqë të mi se ndonëse përballemi me vështirsitë e mëdha të sodit dhe të nesërmës  – unë gjithnjë ëndërroj.  Është këjo një ëndërr që i ka rrënjët e saja thellë në ëndërrën Amerikane. Është një ëndërrë, se një ditë ky komb do të zgjohet dhe do të  jetojë sipas, nenit themelor të kushtetutës, se ‘Ne i konsiderojmë këto të vërteta si provë dhe dëshmi se të gjithë njerërzit janë krijuar me të drejta të barabarta.’

Atëherë  sikur deshti që pësëri  të theksonte ‘ëndërrën’’ e tij përtej drejtësisë dhe barazisë midis racave, ai foli për një të ardhme që tejkalonte edhe ndryshimet raciale, duke thënë se, “Ëndërrojë se një ditë në kodrat dhe logjet e shtetit Xhorxha, bijtë dhe bijat e ish-skllevërve dhe bijtë e bijat e ish-skllavo-pronarëve do të kenë mundësinë të ulen së bashku në të njëjtën sofër të vëllazërimit….Ëndërroj se një ditë, katër fëmijtë e mi do të jetojnë në një vend, ku ata nuk do të gjykohen për nga ngjyra e lëkurës së tyre, por për nga karakteri i tyre.”

Ishte shpresa biblike e Martin Luter Kingut 50-vjetë më parë, që pothuaj askush nuk e parashikonte atë ditë të nxehtë të gushtit, të vitit 1963.  Ishte e vështirë të parashikohej  50-vjetë më parë – ndoshta edhe për vet Martin Luter Kingun — se, sot në 50-vjetorin e këtij fjalimi historik,  do të ishte një president i Shteteve të Bashkuara me origjinë afrikano-amerikane, ai i cili do të kryesojë festimet me rastin e këtij përvjetori, ku sipas organizatorëve, do të fillojnë në Atlanta dhe do të vazhdojnë në Uashington për gjithsejt 8 ditë, dhe ku pritet të marrin pjesë me qindra mijëra veta nga Amerika  dhe qindra mijëra të tjerë anë e mbanë botës.  Përfshirë ish-presidentë, kongresmenë e senatorë dhe zyrtarë të qeverisë federale,  si edhe përfaqësues të lartë ndërkombtarë dhe të organizatave kombëtare dhe ndërkombtare.

Më 28 gusht, ditën aktuale të 50-vjetorit të mbajtjes së fjalimit historik, do mbahet një shërbim ndër-fetar në Uashington para ceremonive dhe para se  Presidenti Barak Obama të mbajë fjalimin e rastit,  në shkallët para monumentit të Abraham Linkolnit, ekzaktërisht aty ku 50-vjetë më parë mbajti fjalimin e tij i Përndershmi Martin Luter King, duke i deklaruar kombit dhe botës, se “ Ëndërroj se do vijë dita kur të gjithë bijtë dhe bijat e Perëndisë, të bardhë e zezakë, hebrejë dhe të tjerë, përfshirë katolikët dhe protestanët do të bashkohemi dhe dora dorës të këndojmë së bashku se më në fund jemi të lirë, jemi të lirë më në fund – dhe falenderojmë të Madhin Zot, se më në fund me të vërtetë jemi të lirë.”

Për lexuesit anglisht-folës do të rekomandoja që pot ë kenë mundësi të  ndëgjojnë këtë fjalim në youtube. Është 17-18 minuta i gjatë por është me të vërtetë një fjalim klasik për nga përmbajtja po se po, por edhe për nga mënyra e të shprehurit të këtij oratori të madh.  Është një fjalim plot pasion që të frymëzon për të mbrojtur drejtësinë, është si një gjëmim kundër padrejtësisë, por është njëkohsisht  edhe një fjalim shprese për një ditë më të mirë për të gjithë  bijtë dhe bijat e Perëndisë.  Është këjo një thirrje nga një gjuhë biblike që mundë të keqen me të mirën, nga goja e një predikatori Baptist protestan, por edhe një udhëheqsi moral kombëtar, i cili tani me të drejtë e ka monumentin e tij ball për ball me monumentet e themeluesve dhe baballarëve të kombit amerikan, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, në mirënjohje të kontributeve të tij ndaj këtij kombi dhe mbarë njerëzimit.

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: 50 vjet, Frank shkreli, i M Luter King, nga fjalimi

Bisedë me publicisten e veprimtaren e njohur në Sh.B.A., znj. Mimoza Dajçi

August 15, 2013 by dgreca

Themeluesja dhe drejtoresha e Organizatës së Gruas Shpresë  & Paqe, znj. Mimoza Dajçi, bashkë me antarë të organizatës për 3 vite përpiqen të fuqizojnë gratë shqiptare në diasporë duke i mbështetur në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Nëpër aktivitetet e shumta në New York dhe Washington DC znj. Mimoza Dajçi dhe organizata e saj kanë mbështetur gratë shqiptare dhe amerikane duke kërkuar barazi gjinore, mundësi ekonomike, shkollimi dhe kontribojnë vazhdimisht në këtë fushë.Organizata e Gruas Shpresë  & Paqe (The Women’s Organization Hope& Peace) u themeleua në muajin prill të vitit 2011 në Bronx, New York në drejtim të Mimoza Dajçi. Organizata është një grupim i pavarur jo fitimpurës, që përkrah vajza e gra shqiptare dhe amerikane për mbrojtjen e të drejtave të tyre në edukim, tolerancë fetare, etj. “Duke jetuar prej mëse 10 vitesh në këtë lagje të madhe të populluar me shqiptarë së bashku me disa vajza e gra shqiptare e pamë të udhës të themelonim një grupim të tillë. Zëri dhe lëvizja feministe shqiptare në këtë zonë nuk ndihej pasi nuk ekzistonte një organizatë gruaje,” shprehet znj. Mimoza Dajçi.  Në intervistën e mëposhtme dhënë për gazetën Dielli znj. Dajçi flet për rolin dhe aktivitetet e organizatës që ajo drejton.

Intervista me znj. Mimoza Dajçi: Të drejtat e femrës shqiptare

Bisedoi: Ermira Babamusta, New York

 Cili është misioni i organizatës dhe objektivat e saj?

Mimoza Dajçi: Misioni ynë është i bazuar në të drejtat e femrës shqiptare. Fakti që fenomeni i dhunës ka shoqëruar mentalitetin e ulët të disa meshkujve shqiptarë edhe përtej oqeanit, dhuna është prezente çdo ditë edhe këtu nëpër familjet tona, prandaj na del për detyrë të punojmë e të manifestojmë materiale propagandistike kundër dhunës. Dhuna mund të ushtrohet në familje, shoqëri, institucione pune apo ambjente publike. Ngritja dhe kualifikimi i jetës së femrës në këtë lagje të New York-ut si dhe shkëmbimi i eksperiencave pozitive mes njëra tjetrës  në fusha të ndryshme të jetës sjell përparim e mirëqënie. Gjithashtu ne mbështesim gruan e persekutuar politike në Shqipëri që përjetoi kalvarin më të egër të diktaturës komuniste, femrën e dhunuar në Kosovë nga makineria serbe, plagë lufte këto që më së shumti kanë dëmtuar femrën në Kosovë, e akoma kanë pasoja të rënda për jetën e fëmijët e tyre. Përkrahim vajzat e gratë në Mal të Zi, femrën Çame dhe të drejtat e tyre të mohura e të pazgjidhura akoma. Pra femrën shqiptare në tërësi në të gjitha trojet shqiptare, pse jo edhe atë amerikane në rast të ndonjë abuzimi apo shkelje flagrante.

Përshkruani ju lutem disa nga aktivitetet kryesore të organizatës që ju drejtoni.

Mimoza Dajçi: Ne kemi kryer një sërë aktivitetesh, por më të rëndësishmet do të quaja festimin e Ditës së Nënave Amerikane që mbahet çdo vit të dielën e dytë të muajit maj, ku në një nga këto festime ne i kemi dërguar një ftesë për pjesëmarrje edhe Gruas së Parë të SHBA Znj. Michele Obama, por sigurisht ajo duke qenë shumë e ngarkuar nuk mund të marë pjesë në çdo gëzim apo ftesë që mund ti paraqitet.

Vlen për tu theksuar në një nga këto festime të Ditës së Nënave Amerikane që ne e mbajtëm në Lokalin e një bisnesmeni shqiptar në Bronx, ku na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Senatorët Ruth Hasell Thompson, Jeff Klain, një përfaqësi e Zyrës së Antarit të Bashkisë në New York James Vacca, avokati i njohur amerikan e miku i ngushtë i shqiptarëve Stiven Kaufman, Drejtori i përgjithshëm i Bisneseve në Bronx Joseph Thompson, përfaqësues nga Organizata Shqiptare Vatra, gazetarë të medias shqiptare dhe asaj amerikane, veprimtari Mark Gjonaj i cili sot gëzon postin e lartë si Asablyman për Distriktin Nr.80 në Bronx, Fondacioni Shqiptaro – Amerikan me president Z. Esad Rizai, Trupi Diplomatik i Republikës së Kosovës u përfaqësua nga Konsullja Znj. Arta Rama dhe Zv, Ambasadorja në Washington, DC Znj. Gjeneza Budima, etj. Në një nga këto festa poetja e humanistja e njohur shqiptare Znj. Rita Saliu shpalosi fotoekspozitën e saj personale me pamje nga krimet e luftës në Kosovë, pasi ajo ka hyrë tri herë atje me forcat e NATO-s gjatë periudhës së luftës.

Ndarja e ndihmave ushqimore për gratë me të ardhura të pakta financiare e veçanerisht ndaj atyre që ka në përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti si dhe ndihmesa që u kemi dhënë disave prej tyre në lidhje me dokumentat ekonomike, sociale nga institucionet amerikane.

Kemi marë pjesë në një konferencë për gruan në Tampa, Florida organizuar nga disa shoqata amerikane ku përparësi kishte lëvizja feministe dhe parandalimi i luftës nëpër vende të ndryshme të botës, ku shumë bijë e bija të këtij vendi po vriten. Çdo vit fesojmë Ditën Ndërkombëtare të Familjes së bashku me organizata të tjera në Godinën e Kombeve të Bashkura, si dhe Ditën Ndërkombëtare të Prindërve me Federatën Universale të Paqes. Kemi qenë të ftuara në Samitin Botëror të Paqes në Seul, Kore. Pas disa ditësh do të udhëtojmë për në Washington, D.C per te marre pjese ne veprimtarite e perkujtim te 50 vjetorit te fjalimit historik “I have a Dream”… te Liderit dhe aktivistit per te drejtat civile dhe per ti dhene fund racizmit ne SHBA – Dr.Martin Luther King Jr. mbajtur ne Shkallet e Monumentit te Lincolnit ne WAshinton, DC. Fjalim  ky qe eshte vleresuar si fjalimi me i mire amerikan i shekullit XX  nga nje sondazh akademistesh qe u mbajt ne vitin 1999 mbi fjalimet publike. . Me këtë rast kush ka mundësi dhe dëshirë pjesëmarrje mund të na kontakojë për ti siguruar vajtje ardhjen me autobus, siç i është rezervuar edhe organizatës tonë.

 

Çfarë përfaqëson organizata?

Mimoza Dajçi: Organizata është një grupim i pavarur jo fitimpurës, jo qeveritar (NGO ose OJQ) që mbledh rreth saj vajza e gra shqiptare dhe amerikane që aspirojnë të drejtat e plota të tyre, ngritje e përparim, shpërndarjen e tolerancës fetare në familje, shkollimin e tyre e të fëmijëve, gjë në Shqipëri shtresa ish e persekutuar e kishte të ndalur rreptësisht, pasi nëse rridhje nga një familje me biografi jo të mirë, dmth nëse kishe një pjesëtar të familjes të burgosur, pushkatur me apo pa gjyj ose të internuar detyrimisht ishe i/ e përjashtuar nga e drejta e lartë e studimit. Ndërsa në këtë vend të lirë e demokratik cilido zgjedh drejtimin e duhur për shkollimin e lartë.

 

A mund të njohim lexuesin tonë mbi jetën tuaj, kush jeni, me çfarë mereni tjetër konkretisht në SHBA, si dhe aspiratat tuaja në të ardhmen?

Mimoza Dajçi: Kam ardhur në SHBA në fund të vitit 2000 dhe pas pak muajsh për arsye persekutimi në familjen time dhe në bazë të një veprimtarie të ngjeshur politike e shoqërore që kam patur në Shqipëri ku shpesh më është rrezikuar edhe jeta nga  ekstremistët e majtë e dashakeqës të demokracisë, Zyrat e Emigracionit Amerikan më kanë njohur Statusin e Azilantes Politike. Një Dokument shumë i rëndësishëm ky e me vlerë jo vetëm për mua por edhe për familjen time. Im atë Enver Dajçi ka vuajtur dënimin si i burgosur i ndërgjegjes në burgjet e diktaturës komuniste, ndërsa xhaxhain Rasim Dajçi akademist i lartë, ushtarak e ka pushkatur pa gjyq Shefqet Peçi në vitin 1943 në Prizren.  Unë në Shqipëri kam qenë edhe anëtare e Këshillit Kombetar të  të Partisë Demokratike. Me këtë rast shpreh falenderimet e mija të sinqerta për këtë Institucion si dhe Qeverinë Amerikane që mirëpret e pais me të gjitha dokumentat e qëndrimit edhe shqiptarët që kanë një të kalur të hidhur e me plot aktivitet për demokracinë e përmbysjen e komunizmit në Shqipëri. Përveç këtyre angazhimeve të mija shoqërore e familjare pasi kujdesem edhe për prindët e mi tashmë të moshuar e të sëmurë,  punoj si ndihmës teknike në një spital në Bronx.

 

Si arritët të integroheni në jetën amerikane?

Mimoza Dajçi: Për këdo që largohet nga vendi e familja emigracioni është i rëndë, aq më tepër kur kushtet ekonomike  janë të vështira, kështu ka ndodhur edhe me mua, pasi vonë u stabilizova me një punë fikse, kisha fituar të drejtën e qëndrimit politik si dhe ndihmën ekonomike nga shteti amerikan, por gjithësesi puna është ajo që të mban gjallë e të siguron mundësinë për një mbijetesë më të mirë e më komode. Në atë kohë vajza ime Merlini ishte studente në Romë për shkenca politike, me një bursë nga Këshilli i Europës, të cilën e fitoi me mundin e djersën e saj, pasi jo vetëm që mori pikët maksimale gjatë intervistës që pati pranë Amasadës Italiane në Trianë, por edhe në fakultet në Romë ku zhvilloi testin e pranimit fitoi të drejtën për studim me rezultate të larta. Gjuhën italiane e mësoi nga im atë, ajo e fliste italishten pa filluar klasën e parë fillore. Më pas pasi dokumentat për bashkim familjar me vajzën përfunduan ajo erdhi këtu. Unë vërtetë kam persekucion politik në famijen time, ku më është mohuar e drejta e studimit etj, të cilën e përfundova vetëm pasi në fuqi erdhi qeveria demokratike, por kjo nuk do të thotë që unë kam qenë më e persekutuara në atë vend, vujatjet e mija e të familjes sime do ti quaja sot pas këtyre viteve si një pikë e vogël uji në oqeanin e madh të dhimbjes shqiptare që ka përjetuar populli ynë nga diktatura më e egër në Europë. Nga torturat në burg e nga Komisioni Shtetëror Tri palësh im atë renditet në Grupin A1, ndërsa për xhaxhanë akoma nuk dimë se ku ndodhen eshtrat e tij. Në Amerikë sapo erdha aplikova për Azil Politik, të cilin e fitova shumë shpejt e kështu ditë pas dite fillova të lidhem e të jem në kontakt me komunitetin tonë. Para ardhjes këtu punoja si inspektore e arsim kulturës në Bashkinë e Tiranës, ku Kryetar në atë kohë ishte Z. Albert Brojka për të cilin ruaj një respekt e konsideratë të veçantë, si dhe bashkëpunoja me shtypin e ish të persekutuarve politik të Shqipërisë. Gjithashtu dua të shtoj se jam krenare për vajzën time Merlinin, e cila si rezultat i notave të saj të shkëlqyera në kolegj ka qenë e ftuar në Ceremoninë e Inagurimit të Presidentit Barack Obama në Washington, D.C.

Cili është fokusimi juaj përsa i përket temës së femrës dhe rolit të organizatës?

Mimoza Dajçi: Roli i organizatës sonë është paqësor, i ndjeshëm e dashamirës. Prapagandojmë materiale për parandalimin e dhunës, kryesisht në familje. Kemi kontatke të drejtëpërdrejta me rajonet e policisë, Qendrën për Drejtësi Familjare që varet direkt nga Zyra e Michael Bloomberg, që trajton fenomene të kësaj kategorie. Si dhe mbështesim çdo lloj inisiative që i shërben mirëqënies e ngritjes së vlerave humane, kulturore e artistike të çdo njerës. Ne dënojmë krimin e dhunën, marim në brojtje viktimën e individin e lënduar.

 

Mund të flasim pak më gjerë për rolin e femrës në Kosovë? Si ka ndryshuar ky rol në vite dhe si e shikoni sot?

Mimoza Dajçi: Kosova si për çdo shqiptar edhe për mua ka qenë një ëndërr ta shikonim të lirë, të pavarur e të bashkuar me tokën mëmë, por dashur pa dashur është edhe një nga prioritet e mija, pasi në gjakun tim rrjedh gjak nga familja e Boletinëve, kështu që kurrë nuk kam qëndruar e nuk kam për të heshtur për atë krahinë të vendit tonë që u martirizua padrejtësisht nga zaptuesit e çdo kohe. Sot ne si organizatë ndihemi pranë femrave shqiptare në Kosovë, kemi kontakte të drejtë përdrjeta me ato. Vazhdimisht ngremë zërin për të drejtat e vuajtjet e tyre një pjesë e të cilave janë përbuzur dhe larguar nga familja për shkak të përdhunimit që i është bërë gjatë periudhës së luftës. Faktet janë tragjike. Ajo është një plagë e madhe e shoqërisë shqiptare. Qeveria e Kosovës duhet ti kthejë më shumë sytë nga kjo pjesë e shoqërisë që akoma po lëngon nga traumat e luftës, ku edhe një pjesë e fëmijëve të tyre po rriten pa familje, të braktisur nga babai e nëna me probleme të rënda psiqike. Disa nga këto gra kanë dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës. Kemi qenë në kontakt me disa organizata që kanë marë në mbikqyrje këtë kategori viktimash, situata e tyre është për të dëshëruar, kanë akoma nevojë për ndihma ekonomike, veshmathje etj. Në rastin më të parë që do të kemi mundësi të fitojmë ndonjë projekt humanitar për femrën e dhunuar në Kosovë do të angazhohemi me të gjitha forcat e kapacitetet tona intelektuale që ndihmat të shkojnë në destinacion e duhur e ti shërbejnë motrave e nënave tona që si shkak i luftës jeta e tyre u është rënduar.

Sigurisht që Kosova si Shteti më i ri në botë ka ecur e ka shënuar përparime të dukshme, nëpër kuvende e institucione të larta të shtetit janë zgjedhur apo drejtohen nga gra e vajza të dipllomuara në Kosovë, Shqipëri, SHA apo diku tjetër, këto tregues pozitiv shënojnë se aty ka zhvillim, ka progres e shpresë për më të mirë në të ardhmen. Por ligji i përfshirjes së gruas në politikë mendoj se nuk ka barazinë e duhur midis meshkujve e femrave, e këtu duhet të punohet që peshorja të anojë njësoj nga të dy anët, situata gjinore të barazpeshohet siç duhet.

Cili ka qenë bashkëpunimi juaj i mëparshëm në Shqipëri apo edhe këtu mes organizatave të ndryshme jo qeveritare?

Mimoza Dajçi: Përsa i përket Shqipërisë unë kam bashkëpunuar me Shoqatën e ish të persekutuarve politikë të Shqipërisë, Tiranës, ku kam qenë e zgjedhur nga elektorati i saj Sekretare e Përgjithshme për Degën e Tiranës, kam qenë themeluese e Shoqatës së Gruas ish të persekutuar politike të Shqipërisë dhe sekretare e përgjithshme e saj ku kemi bashkëpunuar në disa projekte me organizatat e huaja për refugjatet nga Kosova, siç është IRC, Oxfami. Kam përsëri raporte të mira me këto grupime si dhe me Qendrën për mbrojtjen e viktimave, etj.

Ndërsa këtu kemi raporte të mira me shtypin shqiptaro – amerikan, Federatën Universale për Paqen UFP, Qendrën për Drejtësi Familjare, Senatoret Ruth Hasell Thompson, Jeff Klain, Asamblyman Z. Mark Gjonaj, avokatin Stiven Kaufman, organizatat e ndryshme shqiptaro – amerikane etj.

Cili është një moment historik për gruan kosovare?

Mimoza Dajçi: Pjesëmarrja e gruas në politikë e vendimarrje në Kosovë është pjesërisht e kënaqshme, por përsëri ka vend për përmirësime. Kuota e ligjiit për perfshirjen e saj në politikë kap shifrën 30 % , kjo shifër duhet të rritet pasi pa një pjesëmarrje të barabartë dhe emancipim të plotë të gruas në jetën politike, sociale e ekonomike të vendit nuk ka zhvillim.

Planet e së ardhmes për organizatën tuaj?

Mimoza Dajçi: Planet tona në të ardhmen, ne si objektiv tani për tani kemi hapjen e një qendre informative për gruan në një zonë të Bron-xit, ku ajo të jetë e hapur 24/7 për marje dhënie informacione mbi situatën e femrës në këtë lagje të New York-ut. P.sh të orientojmë të sapo ardhuarat se ku është zyra e ndihmës ekonomike, ku janë spitalet, policia, stacionet e transportit, apo edhe femrën e dhunuar ta drejtojmë atje ku asaj i lypet ndihma e parë që kërkon.

Si ka ndikuar komuniteti shqiptar dhe Amerikan në përgjithësi në misionin e organizatës tuaj, dhe përkrhajen e femrës në Kosovë?

Mimoza Dajçi: Ne kemi patur mbështetje të gjerë jo vetëm nga komuniteti ynë, por edhe nga politika dhe institucionet amerikane e ky është një avantazh që na shërben për ecjen tonë në rrugë të mbarë drejt synimeve dhe prespektivës tonë, çfarë shton edhe më shumë interesin për të gjetur përkrahjen ndoshta edhe të ndonjë projekti që ti dedikohet drejtë përsëdrejti gruas së dhunuar nga paramilitarët e militarët serbe në Kosovë. Ne mendojmë se zhvillimi dhe emancipimi i plotë i gruas në Kosovë sjell edhe përparimin e vendit. Në të gjitha takimet që kemi patur me senatorët apo kryebashkiakun në Bronx Ruben Dias. Jr ne kemi paraqitur situatën e femrës shqiptare në Kosovë, veçanersiht asaj të dhunuar e traumatizuar nga lufta atje. Kemi paraqitur fakte e foto të ndryshme nga lufta e krimet në Kosovë. Ndërgjegjësimi i tyre për këtë situatë ka qenë i plotë, e ne i kemi kërkuar edhe një vizitë të mundshme të tyre në këtë shtet të ri. Reagimet kanë qenë poztive premtuese, pro do tja lemë kohës. Me këtë rast unë dua të ndalem edhe tek Gruaja e Parë e vendit Znj, Michele Obama, e cila ka një aktivitet të ngjeshur human, shoqëror e paqësor. Eshtë një femër aktive, me një kapacitet të lartë intelektual e patriotik që frymëzon çdo nënë, vajzë apo grua për të gjetur veten në jetën e përditshme. Ajo është si një pikë pozitive referimi për gratë e reja se si duhet të sillen në familje, shoqëri e punë. Siç dihet ajo renditet këtë vit tek 100 femrat më të fuqishme në botë nga revista periodike amerikane “Forbes”. Për organizatën tonë është ëndërr takimi me Zonjën e Parë në Shtëpinë e Bardhë edhe shkëmbimi i eksperiencave të saj me anëtaret tona. Realizimi i kësaj ëndrre do të shënohet edhe si një nga arritjet e aspiratave tona.

Faleminderit për intervistën znj. Dajçi. Mesazhi juaj.

Mimoza Dajçi: Ti themi Stop dhunës e krimit. Të flasim sa më shumë për paqen e jo për luftën. Të jemi mirënjohëse ndaj mirësisë që na ofron dikush. Të mos braktisen prindët nga fëmijët që ndodhen jashtë vendit në emigracion. Të japim e të marim respektin e duhur. Të  edukohemi të themi më fal e faleminderit. Të kemi tolerancë fetare, e mirëkuptim brezash.  I bëj thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës që të gjitha ato gra që u martirizuan nga diktatura komuniste në Shqipëri tu jepet titulli Heroina të kombit. Si dhe të vlerësohen e të trajtohen me status të veçantë gratë dhe vajzat në Kosovë që kanë përjetuar dhunë nga makineria serbe, disa prej tyre që kanë veprimtari të lartë patriotike të marin tituj e vlerësime si Heroina të kombit.  Ashtu si dhe Bosnja qe u ka njohur grave të dhunuara nga lufta status me përfitim pensioni.

Faleminderit edhe juve Ermira.

Filed Under: Interviste Tagged With: bisede me Mimoza Dajci, Ermira Babamusta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT