• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

NE ARIZONA U PROMOVUA LIBRI”SHPREHI DHUNTITE E ZOTIT TEND!” I AUTORIT DIDMAR FAJA

January 13, 2014 by dgreca

Nga Lulzim Mulliqi/

“Shprehi dhuntite e Zotit tend!”, eshte libri me i ri i autorit, Imam Didmar Faja,prijes i Qendres Shqiptaro-Amerikane ne  hoenix, Arizona (SHBA). Promovimi i ketij libri u be keto dite ne ambientet e Restorantit”Nicki”prone e bashkeatdhetarit tone, Fatmir Borici ne qytetin Surprise te shtetit te Arizones.Ne kete promovim merrnin pjese figura te njohura te komunitetit tone, pastaj veprimtare te njohur te ceshtjes sone kombetare dhe prijes te tjere fetare nga shteti i Arizones dhe me gjere.
Kete mbremje promovuese e shpalli te hapur gazetari i “TV ILIRIA”,mr.Lulzim Mulliqi i cili se pari i pershendeti te pranishmit dhe nder te tjerash theksoi ,se ky liber,ne te vertete eshte permbledhje shume e dobishme,kryesisht e ligjeratave te mbajtura nga imami i nderuar(autori i librit),Didmar Faja, ne Xhamine dhe komunitetin e tij, ne Arizona.Me pas gazetari,Lulzim Mulliqi lexoi nje pjese te analizes qe ka bere per kete liber Myftiu i zones se Shkodres,Imam Muhamed Sytari.Me fjale te tjera ,ky eshte nje botim qe i sherben me se miri te gjithe imameve dhe prijesve te ndryshem fetare muslimane,qe duhet medeomos te arkivojne gjurmet e tyre duke kontribuar njekohesisht ne ngritjen intelektuale dhe besimit hyjnor te komunitetit dhe bashkesise fetare nepermjet shkrimit dhe leximit.Libri pershkohet nga boshti i mirenjohjes ndaj Zotit dhe falenderimit per miresine e tij ndaj autorit.Libri ne fjale perbehet nga nje gjuhe e pasur frazeologjike kuranore mjaft e rrjedhshme dhe e kapshme per c’do shtrese lexuesish.Ne kete liber spikasin disa momente te rendesishme qe kane te bejne me metodologjine e kerkimit shkencor,teologjik dhe intelektual te autorit.
Eshte shume me rendesi per lexuesin te kuptoje se autori,ne kete liber,ka kombinuar interpretimet tradicionale me shpirtin mistik te botimeve te vjetra te korifejve te fese islame,duke i dhene nje shije te mrekullueshme intelektuale dhe shpirterore temave te trajtuara me finese ne 190 faqet e tij.Temat e trajtuara ne kete liber jane gjitheperfshirese ,ato perbehen nga nje numer i vecante i kaptinave
qe i sjellin me afer lexuesit faktoret relevante qe ndikojne ne kuptimin e vlerave te besimit.Temat me te rendesishme qe spikasin ne kete liber jane:Bota e besimit,balanca ne fe,ndjekja e tradites profetike,nevoja e bashkepunimit nderfetare,dimensionet e brendshme te namazit e deri te temat e reja qe jane risi ne kete liber si:Kujdesi per mjedisin dhe ruajtja e ambientit e deri te paraqitja e disa dukurive negative te shoqerise se sotme sic eshte droga dhe demet e saj.Kjo eshte nje teme ku autori ka shkruar me mature ,duke deshmuar veten edhe si njohes i mire i realiteteve te shoqerise se sotme,ku paraqiten fenomene te cilat ne si pjese e shoqerise duhet t’i parandalojme.Gjithashtu autori flet edhe per simptomat,demet dhe menyrat e parandalimit te droges ne shoqeri.Promovimin e ketij libri ne vecanti,e kane pershendetur perfaqesuesit me te larte te Qendres Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Shqipe e Arizones” si Kryetari i Bordit Drejtues te kesaj shoqate,Skender Bajrami,pastaj nenkryetari,dr.Arben Lasku,ish- presidenti i pare i kesaj shoqate,Remzi Barolli dhe anetari i Keshillit te Xhamise,Ylber Fetahu. Nderkaq, nje analize me te hollesishme te ketij libri e beri imami i Xhamise se Nju xhersit,dr i shkencave te filozofise,Rifat Alili i cili nder te tjerash tha”Ky liber eshte model per besimtarin si individ,per sprovat dhe problemet me te cilat mund te perballet njeriu gjate jetes,sikur qe eshte model per besnikerine qe duhet treguar besimtari ne detyrat me te cilat eshte ngarkuar.Vet titulli i ketij libri eshte kuptimplote sepse tregon qarte se duhet treguar dhuntite e Zotit tend!Ky liber poashtu,sjell prova historike dhe teologjike se si formimi fetar eshte i pazevendesueshem ne te gjitha periudhat e zhvillimit te shoqerise njerezore” theksoi nder te tjerash imami,Rifat Alili.Ne fund te ketij promovimi fjalen e mori edhe autori i librit,imami Didmar Faja i cili pasi i pershendeti te pranishmit, foli per vlerat,rendesine dhe qellimin e botimit te ketij libri.Ne fund te gjithe pjesemarresve ju dhurua nga nje kopje e ketij libri te nenshkruar nga vet autori i librit.Ndersa pronari i restorantit,bashkeatdhetari yne, Fatmir Borici per nder te promovimit te ketij libri,per mysafiret  shtroi gratis nje darke me ushqime tradicionale shqiptare.

Filed Under: Kulture Tagged With: Didmar Faja, Duaje Zotin tend, Lulzim Mulliqi

Gjuha shqipe – gjuhë e perëndive !

January 13, 2014 by dgreca

Shkruan: Fahri Xharra/

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qënë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Pseudostudiusit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme  që ta mojojnë birërinë  pellazge-ilire-shqiptare , praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm  gllabërimin e Kosovës por edhe të Shqipërisë. Dihet se të dhënat  shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat ,parailirët autokton ( të rrënjës)  pellazgët cilësohen shprehimisht si bij të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë” ,si të gdhirë në Europë që para shfaqjes së Hënës në hapësitar qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufinj e nuk kishte fqinj.

“Po cila ishte gjuha e Pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit .Shumë shkencëtarë  i  kanë identifikuar Pellazgët me Arvanitasit e sotshëm ” (Gjuha e Perëndive , Aristidh Kola,2003)

”Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tuja më bëri të të përkushtoj këtë libër ,  bija ime,që ta kesh gjithëmonë afër që mos të harrosh kurrë mëmëdheun tëndë dhe gjuhën tënde ëmtare, vlerat  e së cilës do t´ia njeh  e ardhmja . Në shekullin që t´i do të jeton do ti takon si burrit ashtu edhe gruas, dhe nëse mundesh të bën atë që e bëri yt at që nuk ishte shqiptar. Puno sa të mundesh për të rigjallëruar gjuhën e paraardhësve tanë të përbashkët sepse edhe unë si europian që jam rrjedhi nga pellazgët  e rrënjës (autokton)  që e populluan Europën , këtë kontinent të madh ishullor që jeton në tokë  dhe që ishte rrugë e kalimit dhe vendosjës e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit” .(Konstainipojë ,31,12 .1893 Edourd Schneider) (Letra e autorit Edourd Schneider  dërguar bijës së tij në librin: “Pellazgët, dhe pasardhësit e tyre” Paris 1894)

“Fjala “MENI” në këtë rast duhet të ishte shpallur si fjala më e vjetër e shkruar e gjuhës shqipe. Për mendimin tonë nuk ka shumë rëndësi kush e gjeti këtë fakt dhe në çfarë dialekti është shkruar fjala, rëndësi më të madhe ka, që këtë fakt ta bëjmë të dobishëm për gjuhën dhe kulturën tonë. Me këtë hap gjuha shqipe do të kalonte si vjetërsi e shkruar nga viti 1462 në vitin 750 p.e.s., kur pranohet se Iliada është formuluar në formën e shkruar. Në këtë mënyrë të thjeshtë gjuhës shqipe vjetërsia do ti shtohej rreth 2213 vjet, d.m.th. vjetërsia e saj do të kalonte në vitin 750 p.e.s. Në këtë mënyrë gjuha shqipe do të renditej gjuha më e vjetër e shkruar e rajonit të Egjeut. Kjo është një nder i madh që mund ti sjellim gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.( Lutfulla Peza & Liljana Peza : Në kërkim të të rrënjëve të gjuhës shqipe) “

Nga këto tri libra e nxorra këtë përfundim  që me të vërtetë duhet të jemi krenar që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë dhe je jemi pasardhësit e denjë e një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit ,gjuhës sonë  dhe trashëgimisë sonë hujnore  më në fund tí bindë që të heshtin. Nga këto libra dhe libra të tjerë mund të shofim dhe të bimdemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet tjera.Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.

“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi , sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen . Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch)

Nëntë muzat e Mnemosines (Mνημοσύνη)Të nëntë muzat sipas mitologjisë ” greke.” ishin:Calliope (E epikes)Clio (Histori),Erato (Dashuri),Euterpe (Musikë),Melpomene (Tragei)Polyhymnia (Hymnet),Terpsichore (Vallzimet),Thalia (Komedi)

Urania (Astronomi). Por si linden keto ?

Gruaja e Jupiterit ishte Mnemozina e cila i lindi të nëntë muzat, te cekura më lartë.

Si lindi fjala Mnemozinë? Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne – Ment,Mendje ,inteligjencë dhe msoi , me m sue , nga rrenja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson dicka, dhe ment – menja ,te menduarit . Pra Mnemosina ishte perëndesha e te mesuarit ,nga e cila linden të nëntë muzat , ne greqisht Muze qe rrjedhë nga shqipja Msois -mësuese , arsimtare. Lum ne, për gjuhën tonë të perëndive.!

A duhet të studjojmë? A duhet harruar të kaluarën? A t´i mëshojmë grusht gjuhës sonë hyjnore dhe historisë sonë pellazgjike? JO! Nga rrjedhë fjala defter (tefter, defteros etj) .Te vjeter jemi !Ne kete liber  shkruante Edouard Schneider  se defter i  thuhet librit ,që rrjedhë nga dy fjalë pellazge ( lexo sot shqipe) dy & ftyra ose dyftyra që në menyrë alegorike shpesh për  të m´shehur të vërtetën në libër. Një fytyrë e verteta dhe fytyra tjeter e mëshefur ne liber.Libri nuk ishte per gjithkend.(Edouard Schneider ,1897, E verteta pellazgjike).

Ju kujtohen turqit ,grekët dhe serbë se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip?

 

Fahri Xharra

11.01.14, Gjakovë

***

Anton Pllumaj

ALFABETI ILIRË
Vinça – Lokalitet e liman (skele) në Danub afër Beogradit (Serbi) – i njohur për gërmime arkeologjike.
Anal.etim.
Vinç-i = çekërk për ngarkim – shkarkim. Për të pas para sysh gjenezën autentike të toponimit duhet të vlerësohen përshkrime gjeografike e historike.
Si lokalitet arkeologjik, larg e tejkalon rëndësinë e kufinjëve lokalë. Stratifikimet e shtresave arkeologjike, sipas të dhënave materijale deshmojnë se Vinça është qendër banimi qe nga Neoliti, Eneoliti dhe Halshtati (epokë keramikore e më vonë të veglave e paisjeve të bronzit e të metalit).
Pozicioni i vendbanimit tregon se civilizacjoni lind afër lumejve, liqejve (p.sh: Eufrat, Tigri, Nili etj.) atje ku ka kodita të volitshme për ndërtimin e sistemeve të irigacionit e të krijimit të kulturës ”terra mare”, e cila ka ndikuar zhvillimin e sajë në tërë Ballkanin deri në Kretë, Azi të Vogël e në krejt Mesdheun. Vinça është zhvilluar duke u bërë djep i hershëm i civilizimit, të kulturës materijale e shpirtrore – që reflektoi në jug, lindje e perëndim.
Përveç zbulimeve epokale në kohën e fundit është zbuluar alfabeti ilirë – autentik me alfabetin Etrusk të cilin Ilirët e kanë mbartur në Itali.
Prandaj alfabeti ilir u shndërua në vatër të kulturës të Mediteranit e më tutje.
Shkrimi (alfabeti) ilir bëhet Matricë për alfabetet e popujve mesdhetarë e kontinentalë.
Veçanarisht duhet theksuar kontributi vendimtar i librit ”Fundi i misterit etrusk” të profesorit të Sorbonës, Zahari Majanit, i cili solli zbulime të reja në linguistiken shqiptare, duke e detyruar kombin shqiptar e historinë e tij për merita të absolvimit të gjuhës etruske, duke zbuluar bazat autentike me gjuhën shqipe.
Në zonat dialektore të Veriut shqiptar që nga lashtësia janë ruajtur oazat paleodialektore, me forma arkaike të moroflogjisë, por edhe me kuptimin e sotëm semantologjik.
Shkenca gjithnjë e më tepër po nxjerr nga thellësitë e errta të së kaluarës: të vërtetat, faktet e çmuara nga historia e këtij populli. Literatura shumë shekuj ka qenë e errësuar dhe e pavlersuar si problem i rëndësishëm, kurse tani po shndërrohet në sistem të studimit. Pa njohjen e vërtetë të së kaluarës historia mbetet e paqartë dhe e errët. Historia, arkeologjia, linguaistika, toponomastika, nuk i kanë thënë të gjitha. Iliria nuk mund të mbetet ”terra incognita”.
Përshkroi: Anton Pllumaj, Tuz – Malësi e Madhe (nën Malin e Zi) me 13.05.2013.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, gjuha shqipe, gjuhe e perendive

Si e ngrita TV “Pasqyra Shqiptare” në zemër të Kanadasë

January 13, 2014 by dgreca

Flet regjizori dhe skenariati Ilir LENA /

Nga Raimonda MOISIU/

Toronto është kryeqyteti i Kanadasë dhe ndodhet jo shumë larg kufirit  midis  dy shteteve që ndajnë së bashku Amerikën e Veriut, -SHBA-së dhe vetë asaj. Vetë fjala Toronto –është një fjalë në gjuhën e fisit Huron dhe  nënkupton  “Vendi  i Miqve”. Është pikërisht aty  ku rrjedhin me vrull dhe gurgullon frymëzimi i kristaltë dhe njomin buzën muzat, – ujëvarat  në lumin Niagara, një nga shtatë mrekullitë e botës. Mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike kanadeze  bën pjesë edhe kultura shqiptare që  vazhdon përpjekjet për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje. Nevoja për zërat e kulturave të ndryshme si një domosdoshmëri dhe shprehi të humanizmit thelbësor, qytetar e intelektual, por edhe  i motivuar me dashuri e mirësi, i pajisur me individualitet profesional, me krenarinë e modestinë kombëtare, regjizori dhe skenaristi Ilir LENA –emigruar në Kanada prej vitesh, arriti që të ngrejë televizionin shqiptaro-kanades me  emrin simbolik “Pasqyra Shqiptare”, jo vetëm si një nga mediat televizive shqiptare të  spikatura,  por edhe MEDIA TOP-në Amerikën e Veriut.

Në këtë intervistë Drejtori i Emisionit televiziv për Shqiptarët e Kanadasë “Pasqyra Shqiptare” dhe “Albanian Ëaves”, z.Ilir Lena  rrëfen se si i lindi ideja për ta ngritur TV shqiptaro-kanades,  strukturën e emisioneve të tij që nga; mbulimi gjeografik, TVSH satelitore që përfshin në programet e saj emisionet e “Pasqyra Shqiptare”, larmi tematike nga jeta në komunitet, emisione me strukturë të qëndrueshme dhe bashkëpunimin me organizatat shqiptaro-kanadeze, cilësia e lartë  e figurës dhe prodhimi i dokumentarëve si pjekuri profesionalizmi.

Të gjitha këto tregojnë forcën e progresit, integrimit dhe pjesëmarrjes në jetën social –ekonomike, kulturore-artistike  dhe politike në shoqërinë demokratike kanadeze të komunitetit shqiptaro-kanades, por ajo c’ka është më e rëndësishme integrimin dhe ruajtjen e vlerave kombëtare dhe identitetit shqiptar. Ju lutem ndiqni intervistën për më shumë:

– Z. Lena, “Pasqyra Shqiptare” që ju drejtoni, është një nga mediat televizive shqiptare jo vetëm e spikatur, por edhe MEDIA TOP e Amerikës së Veriut, kryesisht në Toronto, Kanada. Cilat janë kontaktet tuaja të para me botën e medias televizive?

Faleminderit që e vlerësoni kaq shumë këtë emision. Nuk e di në se e meritojmë të cilësohemi si të tillë, por ndoshta fakti që “Pasqyra Shqiptare” shfaqet vetëm dy herë në javë, na bën të jemi shumë të vëmendshëm në përzgjedhjen e subjekteve si dhe ndaj detajit në montazh. Gjithashtu, formati i ngjeshur i jep emisionit ritëm dhe në fund, teleshikuesi nuk e kupton se si fluturoi koha. Kjo është vërtetë shenjë cilësie. Nga ana tjetër, do të kishim dashur të kishim më shumë minutazh, sepse komuniteti shqiptar në Kanada është rritur shumë, bashkë me të edhe struktura njerëzore dhe ajo e problematikës është bërë më e larmishme.

Më pyetët për kontaktet e mia me botën televizive. Unë në fakt nuk jam diplomuar në këtë fushë. Studimet e larta i kam përfunduar në Tiranë në vitin 1990 në fushën e Kontabilitetit dhe Financave. Për herë të parë rashë në kontakt me një trupë televizive dhe u bëra rastësisht pjesë e saj, në marsin e vitit 2000. Në atë kohë shoqëroja si bashkësponsor dhe këshilltar nëpër Kanada regjisorin e TVSH-së, z. Esat Telitin, i cili po xhironte dokumentarin “Na duhet një Niagarë”. Puna me të si dhe me bashkëpunëtorët e tij, Arben Tafili dhe Gavrosh Haxhihyseni, shërbyen si një lloj stazhi. Ky qe momenti kur mora ngacmimin e parë në fushën e prodhimeve televizive. Por, përfshirja e vërtetë në këtë fushë u bë realitet vetëm në vitin 2003, kur ish-drejtori i parë i emisionit (2002-2003), z. Fadil Maliqi me origjinë nga Ohri, u tërhoq nga prodhimi dhe më paraqiti te OMNI 1 TV këtu në Toronto si një kandidaturë të përshtatshme. Kjo ishte një përgjegjësi e madhe, të cilën gjatë 3-4 viteve të para e kam ndarë me mikun dhe bashkëpunëtorin, Arian Dheri, njohës i mirë i kameras dhe montazhit. Gjithashtu, bashkëpunimi 10 vjeçar (2003 e në vazhdim) me Esat Telitin dhe Arben Tafilin, dy profesionistë veteranë në Tiranë, ka qenë më se i dobishëm dhe u jam shumë mirënjohës.

-Si drejtor i emisionit, si e vlerësoni përparimin e tij në këto 11 vjet të transmetimit?

Emisioni ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Kjo është rrjedhojë e rritjes profesionale të stafit tonë. Për këtë mund t’ju sjell një shembull domethënës. Që prej vitit 2005, pothuajse çdo vit, përveç emisioneve të rregullta javore, ne kemi arritur të prodhojmë edhe dokumentarë televizivë një-orësh. Tre prej tyre (“Marsel”, “Jani” dhe “1999”) janë prodhime edhe me përkthim në anglisht dhe janë transmetuar shumë herë nga rrjeti OMNI me mbulim të gjithë Kanadanë në oraret pik të fundjavave. Jemi krenarë për këtë arritje, sepse gjinia e dokumentarit është një nga më të vështirat.Vetë emisioni ka tani një strukturë të qëndrueshme; edhe kjo është një shenjë pjekurije. Gjithashtu, është rritur cilësia e intervistave, kronikave, reportazheve, lajmeve, madje edhe ana grafike, falë dy artistëve, Valdet Salihu dhe Arbër Malile. Bashkëpunimi me dy profesionistë të mirënjohur, Antigoni Papastathin, paraqitëse (prezantuese) dhe folëse si dhe Hyshi Kantarxhiun, kompozitor, i ka dhënë emisionit një tjetër përmasë profesionale.Në përparimin tonë ka një meritë edhe Artur Lena, im vëlla. Ai është një përkthyes shumë i mirë, por mbi të gjitha një redaktor i rreptë i shqipes. Së fundi, dua të nënvizoj që emisioni prodhohet dhe transmetohet me rezolucion të lartë (High Definition), shkalla më e lartë e cilësisë së figurës sot në televizion.

– Siç thatë vetë, ju vini nga një fushë tjetër profesionale, dhe eksperienca juaj ka qënë e pakët në median elektronike. Përveç pozicionit si drejtor i emisionit, çfarë detyrash të tjera mbuloni aty?

Unë përdor edhe kamerën si dhe njoh montazhin. Por, edhe të shkruarit e teksteve dhe skenareve, janë pjesë e punës sime të përditshme. Sidomos në gjinitë e gjata, siç janë reportazhi dhe dokumentari, çdo autor (regjisor) këshillohet të jetë edhe skenarist, sepse kështu puna ka më shumë rendiment dhe cilësi.

– Ç’dallim ka mes medias së shkruar dhe asaj televizive? Janë këto të lidhura me njëra –tjetrën?

Televizioni është një fushë e zhvilluar e medias, që e sjell lajmin, informacionin apo edhe krijimin artistik kryesisht nëpërmjet figurës. Megjithatë, ai s’mund ta zëvendësojë kurrë median e shkruar, sepse mendimi nuk mund të shpaloset mjaftueshëm në televizion, si në gjerësi, ashtu edhe në thellësi, sa ç’mund të bëhet në median e shtypur. Nga ana tjetër, pa shkrimin nuk ka televizion. Çdo prodhim televiziv fillon me një skenar. Thuhet shpesh në këtë industri që një film i mirë (artistik, dokumentar, etj.) buron gjithmonë nga një histori e shkruar mirë. Në këtë kontekst mund të them që të shkruarit është një zanat shumë i vështirë. Ju si gazetare dhe poete, e dini më mirë se unë këtë gjë.

-Më tregoni diçka mbi përmbajtjen e emisionit. Ku jeni të fokusuar më së shumti?

Emisioni pasqyron kryesisht jetën e shqiptarëve në Kanada. Figura e shqiptarit vjen në ekranin tonë përmes portreteve televizive, bisedave, kronikave dhe reportazhve të festimeve dhe veprimtarive të shumta kulturore që mbahen mes shqiptarëve në Kanada. Temat dhe personazhet janë të larmishme, pasi rreth 35 mijë shqiptarët që jetojnë në Kanada përbëjnë një mozaik më vete krahinash, moshash, shkollimesh, prirjesh, interesash, besimesh, bindjesh, etj. Nga ana tjetër, bashkëpunëtorët tanë në Tiranë, Teliti dhe Tafili, na sjellin nga Shqipëria biseda dhe kronika të posaçme (ekskluzive) për “Pasqyrën Shqiptare”. Kryesisht na vijnë figura të shquara të kulturës si dhe ngjarje të rëndësishmë kulturore. Materialet e tyre pastaj ne i montojme dhe i përshtasim për formatin tonë këtu. Gjatë këtyre viteve ne kemi sjellë në ekranin e “Pasqyrës Shqiptare” mbi 1200 shqiptarë, duke filluar nga Ismaili Kadare dhe At Zef Pëllumbi, e deri te fëmijët e klasave shqipe në Kanada, apo drejtues shoqatash, shkrimtarë në Kanada, muzikantë, etj. Politikës i rrijmë larg, madje edhe kur sheh ndonjë figurë politike në emisionin tonë, ose është në pension, ose tema e bisedës është apolitike.

– Cilat janë marëdhëniet me stafin e bashkëpunëtorëve?

Marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe shpresoj të mbeten të tilla për shumë vite të tjera. Të gjithë bashkëpunëtorët që përmenda më lart janë profesionistë të figurës, tingullit, apo fjalës. Si artistë ata kanë një pasion të pashoq për punën e vet, por edhe një merak  për produktin. Kjo mua më jep shumë qetësi dhe ma lehtëson shumë punën e drejtorit. Ndjehem koleg mes tyre.

-Si janë marëdhëniet tuaja me komunitetin shqiptar? A e ndihmoni njëri-tjetrin reciprokisht?

E kam thënë edhe në një media tjetër, por tani po e artikuloj në një kontekst të ri. Komuniteti në radhë të parë duhet parë si konsumator i produktit (në këtë rast, atij informacionit televiziv). Ka një nevojë për televizion shqiptar serioz në Kanada dhe kjo është premisa e parë mbi të cilën mund të nisësh një punë të suksesshme. Në televizion nuk mund të jesh i sukesshëm pa audiencë. Ne e kemi këtë audiencë dhe punojmë fort që ta mbajmë dhe ta rrisim. Kjo arrihet duke pasqyruar sa më gjerësisht dhe cilësisht jetën kulturore të shqiptarëve, por edhe problemet e tyre të integrimit. Njerëzit na ndjekin dhe këtë e vejnë re edhe sponsorët, të cilët na ofrohen pastaj duke vendosur reklamat e tyre gjatë minutave tona. Në se marëdhënia nuk ndërtohet mbi këtë bazë reciprociteti të ndershëm, nuk ka vazhdimësi. Në se do t’i binim gjoksit se po “sakrifikojmë” për komunitetin, nuk do të ishim 100% të sinqertë. Në radhë të parë, çdo njeri përpiqet për veten, familjen e tij dhe kur puna ka cilësi, i shërben komunitetit si dhe sjell një frymë qytetare dhe afrimi të shqiptarëve, kjo të bën krenar.

-Si e kuptoni në se ju ndjek apo jo teleshikuesi?

Prania afatgjatë e shumë sponsorëve në emision, pjesëmarrja masive në veprimtaritë artistike (koncerte, premiera, përvjetorë, etj.) që kemi organizuar në vite, emailet, letrat, telefonatat, kontaktet e drejtpërdrejta me njerëzit; këto janë disa nga format ku bazohemi se sa ndiqemi.

– Si drejtues i këtij institucioni por edhe si shqiptar, a e shihni rolin e tij efikas jo vetëm në anën komerciale të tij por edhe atë të integrimit të kulturës shqiptare në Kanada?

Po, patjetër. Mediat vizive duhet dhe mund ta luajnë këtë rol. Edhe ne japim ndihmesën tonë në këtë drejtim, qoftë nëpërmjet informacioneve në shqip që përcjellim te teleshikuesit, qoftë edhe duke shërbyer si urë komunikimi mesi komunitetit dhe pushteteve qendrore, lokale, apo edhe organizmave të tjera jo-qeveritare apo artistike.

– Mendoni se gjatë këtyre viteve të aktivitet televiziv keni justifikuar jo vetëm përkushtimin, por edhe mesazhin që dëshironi të transmetoni nga ekrani në familjet e bashkëkombasve tuaj?

Jam i bindur që po. Vetëm një gjë dua ta sqaroj. Mesazhet tona nuk janë të zhurmshme, se pastaj do të binim në sloganizëm, apo edhe propagandë. Mesazhet tona përcillen nga shembujt pozitivë që ne zgjedhim të sjellim në ekran, qofshin personazhe, apo edhe ngjarje. Shqiptarëve nuk u mungojnë shembujt pozitivë. Detyra jonë është të thërrasim në ekran pikërisht këta shembuj, se ata pastaj e bëjnë më mirë punën e përcjellësit të mesazheve.

– Mesazhi që dëshironi të jepni për audiencën shqiptare?

Kam edhe një mesazh tjetër, shumë të thjeshtë për të gjithë lexuesit tuaj nëpër botë: na vizitoni te faqja jonë ëëë.pasqyra.net ose ne Facebook, PASQYRA SHQIPTARE TV, dhe na shkruani se çfarë mendoni për ne.

Zonja Moisiu, ju falenderoj shumë për këtë mundësi të shkëlqyer për ta bërë të njohur

“Pasqyrën Shqiptare” edhe për lexuesit tuaj të shumtë.

Ju faleminderit.

Bisedoi: RaimondaMoisiu((Intervistë me z.Ilir Lena, regjisor/skenarist/drejtor i emisionit televiziv për shqiptarët e Kanadasë, “Pasqyra Shqiptare” (www.pasqyra.net)

Filed Under: Featured

Mensur Spahiu ne Sofren Poetike te Diellit

January 13, 2014 by dgreca

Mensur Spahiu/

Cikel poetik/

Leksione të huaja/

Takohem me ty e të pyes për shëndetin,/

ti më flet për ditën, syzet, ngrohtësinë e diellit!/

Takohem me ty e të pyes për lodhjen,/

mundimin gjatë ditës,/

ti më flet për mrekullitë në fund të detit!/

Takohem me ty e të pyes për prindërit,/

motrat, vëllezërit,/

ti më flet për buzët, bluzën, macen edhe qenin!…

Sërish takohem me ty,

e ti flet e flet me leksione të huaja!

 

Kafshimi i fjalës

Diçka të shpejtë më kërkoi vajza,

ngutshëm fliste dhe me sy!

Më nevojitej medicin-fjala,

ula kokën si për ta përgatitur!

I acartë ndërhyri djali,

sikur vajza rrëmbeu diçka prej tij!

Më ngriu në buzë fjala,

sy azmatiku rënduan në fytyrë!

Në të sajën shpërtheu gruaja,

sunduese më shumë se çdo perandori!

Më kot gjuha kërkoi pështymën,

në gojën e tharë të azmatikut!

Kafshuar dhëmbësh më afroheshin fjalët,

shkëlqimi tyre i metaliktë!

Koka ra si e prerë nga shpata,

prej kafshimit lemeritës nga fjala!

 Në më harroftë dielli

Mësova se pëlqen të largohesh,

diku larg në tjetër vend…!

Ec, shpejto

atje ku veten e mendon me më shumë mirësi!

Druhesh, ruhesh… Sesi rrudhesh,

venitesh e mpihesh!

I dëgjoj fjalët, i ndjej e i shoh dhimbjet, dridhjet

dhe ato që grinden nëpër gjoksit tënd…!

Shpengohu prej meje… E di, pa ty, pa qetësi…

E di, e di, veç ti gazplote,

gazlirë, qëndisur në sy shendetplote rritesh…

Hidhesh, shtrihesh e qesh, ngrihesh,

shton shtatin, vlimin, shton dije të çuditshme

dhe s’kërkoj tjetër kënaqësi!

Oooo, me të njëjtën frymë, me të njëjtin diell,

fluturon nëpër qiellin e gjoksit tim të larë pas shiut,

(pas shiut, e mira ime,

pas shiut në trazim të madhërishëm për lehtësim),

flutur ther e ther, pa pushim, dhimbja ime, sërish!

Dhe, beso, unë notoj e notoj,

si ti, në kërkim për shërim joshem papushim!

E dhimbshura sa qielli me yjet, hapësira,

të përgëzoj… nxito… nxito… shpejto e vrapo…

Në më harroftë dielli, s’të harroj!…

 

 Zog i zogut tim

Nipit tim, Aldos

Me doçkat e vogla, bar i ri, erëmirë,

i lirshëm në rritje

ther e ther nëpër shtroje, nëpër sy

dhe në gjoksin tim plot dhimbje ndizet,

merr krahë e fluturon gëzim i rritjes tënde!

Afrohu, afrohu, mos ki frikë, afrohu,

s’më shqetëson, s’më shton dhimbjet!

Druhesh, trembesh prej dridhjes së duarve,

fytyres, buzëve të mia dhe frikesh e qesh,

frikesh në afrim… e në mua ther e ther!

As nga loti im-det, pafund, pa fillim,

mos u frikëso, mos u trishto, lule erëmirë,

zog i zogut tim në pritje të rritjes për fluturim;

në të shmallem, thërmohem e tretem njëherësh!

… Të besoja se gjatë rrugës së rritjes tënde

do të mund të puthje,

të përqafoje a të prekje të vërtetën;

në çast le të mbyllet syri,

do të joshesha krejt në qetësim, zog i zogut tim!

 

 Gënjej veten

Nexhip Ejupit

Ndërsa nxitoj në pikëtakimin me ty,

dikush në rrugë më përshëndet

dhe si duke iu këputur trupit, buzëqesh…

Bëj se i kthej respekt, se i buzëqesh.

Në kafe dikush më thërret në emër

dhe si duke u djegur sysh e fytyrës nga malli,

ngre dorën e më fton në tryezë.

Bëj sikur digjet në mallin e tij, malli im,

bëj sikur…

Dhe në punë si miqësisht dikush afrohet;

bëj se dëgjoj, se flas, bëj sikur qesh!

Në shtëpi, miku im, as gruaja e as fëmijët,

të bardhë e të lirë si drita, nuk ngrihen në respekt!

Hesht… Kafshoj sytë drejt dhomës!

(Ca gjëra nuk blihen, ca gjëra nuk shiten,

ca të tjera është mirë të mos i dish,

të mos i shohësh, të mos i ndjesh!)

Vështroj pasqyrën. Bëj sikur… Bën sikur!

Medet! Në fytyra e sy, në gjokse e hapa,

në duart e buzët e njerëzve, në përshëndetjet,

buzëqeshjet e në pritjepërcjelljet,

bile edhe në përqafimet e psherëtimat e puthjes së tyre,

hënëzon ftohtësi e kohës moderne, dashuri e pakuar!

… Medet e medet, qindraherë-zemërthyer, miku im,

gënjej veten se jam gjallë, se jetoj mes dashurive!

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Mensur Spahiu, sofra poetike e Diellit

NJË BEJLURÇINË E RE NË KORÇËN PLAKË

January 13, 2014 by dgreca

KRISTAQ  TURTULLI/

Kush janë këta njerëz të moshave të ndryshme që protestojnë përpara bashkisë së qytetit të Korçës, në këtë ditë të ftohtë fillim janari, të vitit 2014? Fytyrat e tyre nuk janë të egërsuara. Ato kanë një revoltim dhe indinjatë të heshtur, të trishtuar.

Janë qytetarët fisnikë, të familjeve më të vjetra të qytetit dhe nuk dinë të bëjnë ndryshe dhe kështu kanë qenë gjithmonë. Janë pjesëtarët e familjeve të shquara të qytetit të Korçës: të parët e tyre kanë luftuar për mbrojtjen dhe identitetin e qytetit, krijimin e shtetit të parë shqiptar dhe të kombit. Janë pjesëtarët e familjeve të mëdha;Turtulli, Fundo, Nuke. Mullixhiu, Llogori etj. Që kanë nxjerrë burra të shquar si Mihal Turtulli, Thoma Turtulli, Llazar Fundo. Janë 160 familje. Të çilët kanë qenë dhuruesit dinjiteti dhe krenaria i qytetit të tyre. Familjarët e tyre kanë pritur vite dhe vite me radhë devotshmëri dhe durim, më shumë se shtatëdhjetë vite të rimarrin pronat e tyre.

Po a do bejlurçina i ri i Korçës plakë, që sot na qenka kryetarkë i bashkisë?!

Prej këtyre familjeve të shquara që protestojnë përpara ndërtesës së ngurtë, u kanë ikur breza, në varfëri dhe mizërie pa provuar vërtetësinë  e rivendosjes në vend të pronës, drejtësinë e zbatuar me ligje të vërteta demokratike, prej qeverive demokratike. Bijtë dhe bijat e tyre kanë vuajtur në kullat e hirit për bukën e gojës së bashku me prindërit por njëherësh kanë shpresuar dhe shpresojnë në ligjet e reja dhe shteti i ri demokratik. Kur do të vijë kjo ditë e bekuar dhe tu njohë atyre më në fund të drejtën e pronës të mohuar në dekada dhe dekada.

Dikush nga punonjësit e bashkisë prapa hekurave të përdredhura të zyrës i pëshpërit shoqes në krah me indiferentizëm:

‘Me sa kam dëgjuar janë ish pronarët e vreshtave! Nuk e kuptoj  se çfarë kërkojnë këta pronarë të vjetër xhamën. Tani u kujtuan të protestojnë, pas njëzet e ca vjet demokraci!’

Ish pronarët! Pëshpërit dikush tjetër dhe mbledh buzët, akoma paska Shqipëria ish pronarë që protestojnë për ti njohur dhe mbrojtur pronat e tyre. Ku qenkan këta akoma. Pronarët e rinj ke qejf ti shikosh. S’u bën syri tërr. Të shëndetshëm, të sigurt, kokoroçë. Kaq të paduruar janë këta ish pronarë, që pas njëzet e kusur demokraci kujtohen të grumbullohen, e të protestojnë! Punë e madhe le të bëjnë siç kanë bërë. Kundër kujt protestojnë, kundër kryetarit të bashkisë. Po kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraqi, është i yni bre. Raqka ishte nënkryetar i bindur i partisë. Tani u ngrit një pozitë më lart. S’ka  as dy tre muaj që është zgjedhur në drejtim të Parizit të vogël.

Kryetarka i ri shoku Sotiraq Filo nuk ka trashëguar prona, dhe nuk di dhe nuk çan kryet ta dijë sa e dhimbshme dhe e tmerrshme është kur të merret me përdhunë prona. Kur të mohohet prona. Për shkak të pronës, nëmesh, mallkohesh burgosesh, përndiqesh dhe persekutohesh me gjithë kuç dhe me maçkë për vite me radhë. I di shoku Sotiraq Filo këto?! E çfarë rëndësie ka për një kryetar të ri e shkuara, edhe në e di, edhe në se nuk e di. E thamë, ai nuk ka prona. Por kjo nuk do të thotë të mos bëhet me prona. Kush nuk ngjiti shkallët e pushtetit dhe nuk u pasurua në Shqipëri tonë, ku korrupsioni dhe padrejtësitë janë ulur këmbëkryq.

U përfol se shoku Sotiraqkë u zgjodh me vota të blera, në popullin fukara që ha bukë me listë. Me vota të vjedhura. Po janë fjalë vëlla, veç fjalë?! Edhe sikur të jetë e vërtetë. Punë e madhe, njëri do zgjidhej kryetar. Si nga socialistja, apo demokratikja. Të dy qenë Sotiraqë. Dy kanxherë në një derë. Blerjet dhe vjedhjet e votave janë bërë të modës tek ne.

Ish pronarët qëndrojnë të grumbulluar, përpara bashkisë, nën thëllimin e ftohtë të fillim janarit dhe kërkojnë të  drejtat e tyre, të shkojë më në fund haka tek i zoti. Por i zoti e shet dhe tallalli se jep. Pronat, vreshtat në kodrat e qytetit janë me tapi, të njohura dhe me gjyq dhe janë të futura brenda zonës së verdhë. Me një plan të rëndësishëm studimor, evropian. Ato janë si një ballkon i bukur i qytetit të Korçës dhe i gjithë fushës së saj.

Por me kryetarkën Raqkë nuk bëhet shaka, ai tani është  Ligji dhe Sotiraqi. Dhe nuk do të lëshojë pe. Pronarët e ligjshëm korçarë le ti shohin me dylbi tokat e tyre. Le ti ëndërrojnë, si ëndërr mos më prek, por jo ti gëzojnë.

Të gjithë shqiptarët kërkojnë të hyjnë në Evropë, me se me paterica me kryetarë bashkie, Sotiraqë. Sekretar partie, ish komunistë mafiozë. Kryetarë qeverie që vazhdimisht premtojnë, gënjejnë, nuk dinë dhe nuk duan të njohin se çfarë është e drejta e patjetërsueshme e pronës. Janë ndërruar në Korçë disa kryetarë bashkie, nga të dy forca politike. Të dyja partitë; socialistja dhe demokratja, paçka se shajnë dhe akuzojnë njëra tjetrën, janë si pendë qe. Një kryetar hyn dhe tjetri del, një Çilo dhe një Vangjel. Të gjithë janë munduar ti bëjnë bisht çështjes së drejtë të pronësisë. E kanë zvarritur, për të mos pasur kokëçarje. Por së paku nuk e kanë përbuzur, mohuar dhe përdorur gjithfarëlloj mashtrimesh dhe pabesish si ky bejlurçina Raqka ynë. I cili kërkon ti vërë kapakun qypit të çështjes së pronës dhe ta zërë grykën me brymë për njëherë e mirë

Mu kujtua vitet e para të  demokracisë. Secili nga ne ishim të mbushur me shpresë dhe besim për ditët e mira që paskësaj do të vinin. Dhe kishim të drejtë. Nuk na mbante më kurrizi. Na u përlotën sytë prej emocionit. Erdhi më në fund dita e bardhë e lirisë dhe besimit. E mbështetëm me të gjitha forcat e shpirtit.

Dy vëllezërit e mi i shkurtuan nga puna dhe me plot besim dhe shpresë shkova tek kryetari i komitetit i sapo emëruar nga partia demokratike, aso kohe ish (P. Ll) E njihja qysh në ditët e para të lëvizjes demokratike. Duke i paraqitur tapitë e dyqanit e të pronave të tjera, të fabrikës së kartonit, etj të babait, të cilat e kishte në zamër të pazarit. I thashë (P. Ll) të më ndihmonte, të më kompensonte diçka nga ish dyqani i babait. I cili nuk ekzistonte, përgjatë viteve ishte rrafshuar prej kohësh. Mbasi e kish zënë urbanistika rrugore e zhvillimit të qytetit dhe stacioni i ri i autobusëve.

Kryetari ngriti supet, dyqani i babait tënd nuk ekziston, më tha. Ti e di më mirë se unë që aty është bërë rrugë kryesore e qytetit, ç’të bëj, ku ta gjej, më thuaj ti. Fabrika e kartonit u prish me makineritë u shkatërruan. Më kompenso, i thashë, janë tre familje që duan të mbushin barkun me bukë, më jep një nga dyqanet që sot janë të shtetit, i  thashë. Pa, pa, pa, është punë që nuk bëhet. Vendos parlamenti dhe qeveria demokratike për to. Pastaj në konfidencë më pëshpëriti: E dëgjove se ç’thanë të dy motrat shitëse në vetëshërbimi? Do të presim me sëpata, do të shpiem gjakun deri në gju po të tentojnë të vijnë tu a marrin dyqanin. PD nuk është për haqe dhe hatërembjetje, por për drejtësi dhe zhvillim. Ne do krijojmë shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, së pronës, i thashë. Nuk është logjike, i thashë, shumë nga shitëset kanë zbritur nga fshati, janë të afërmit e partisë së punës, e të sigurimit të shtetit, kanë a s’kanë disa muaj që punojnë ne dyqanet e shtetit dhe të bëhen pronare në mallin në huaj. Dhe ne të mbetemi… Më beso mua, më tha(P. Ll), shteti i ri demokratik do ti rregullojë të gjitha sa më mirë, në Shqipëri tonë ka vend boll për të gjithë, të shpronësuarit dhe për pronarët e rinj.

Ika, në shkallët e komitetit takova një mik, kishim qenë së bashku qysh në ditët e parë të krijimit të PD dhe ja qava hallin, isha shumë i zhgënjyer. E ndjeja që diçka nuk shkonte. Ai nënqeshi me ironi dhe më tha. Beson me naivitet se do shkojë haka tek i zoti? Sigurisht, i thashë, përse të mos shkojë haka tek i zoti. Boll me padrejtësi, në radhë të parë demokracia është për ne, për ish të përndjekurit dhe ish pronarët. Në atë krah fli ti, në atë krah, nuk të le laroja të hajë baloja, më tha. Nuk e besova. Në programin e të gjitha partive të krijuara është shkruar me germa të mëdha kthimi i së drejtës së mohuar dhe i pronave pronarëve të ligjshëm. Mos je i dehur, i thashë. Dhe mund të jem i dehur, më tha. Mu duk gati i çmendur, për të mos thënë i lig.

Është përfolur se dikur, Gorbaçovi mbodhi si udhëheqësit e partive motra dhe u tha. Të bëjmë sikur lemë lëmë pushtetin politik dhe o burra të marrim pushtetin ekonomik dhe atë politik. Kjo e vërtetë është si drita e diellit.

Pronarët e ligjshëm, të përndjekurit dhe të persekutuarit mbetën për të gjitha gjërat në bisht. Ata me fisnikëri asnjëherë nuk kërkuan dhe kanë kërkuar gjak dhe hakmarrje, sepse janë qytetarë. Më thoni cili pushtetar i djeshëm, operativ, punonjës sigurimi, gardian i torturave u përndoq dhe u godit prej të përndjekurve, dhe të persekutuarve: Asnjë.

Ata ia lanë drejtësinë dhe hakmarrjen të madhit Zot. Por me sa duket zoti është i shurdhër. Ata përsëri me durim kanë pritur dhe presin që të vijë një ditë dhe shteti tu a njohë të drejtën e tyre.

Politikanët shqiptarë vazhdojnë me hipokrizinë e politikanëve të së kaluarës historike të shtetit shqiptar të cilët ndonëse ditën ulërijnë dhe brohorisin për Europën dhe vendet evropiane, natën numërojnë paratë e fituara nga kompromiset e pista në emër të shtetit shqiptar. Po kështu edhe sot ekziston një grup i madh politikanësh shqiptarë të rangut të lartë por edhe të mesëm apo të ulët të cilët janë pasuruar sistematikisht gjatë kohës ë tyre të drejtimit por që nuk u pëlqen integrimi në BE, ndonëse me fjalë e kërkojnë atë.

Ju lutem më thoni, cila nga familjet e vjetra Shqiptare ka marrë pronat të drejtat e mohuara dheishtë ngritur në vendin e merituar. Asnjë. Partitë dhe qeveritë i kanë lënë qëllimisht në bisht. Kanë alergji për të shkuarën, për të vërtetën, historinë. Më lindi menjëherë pyetja e rëndësishme: Përse nuk u pëlqen disa grupeve të politikanëve shqiptarë integrimi në BE?

Nuk u pëlqen  politikanëve të sotëm të forcave politike, sepse ata kanë ndryshuar ngjyrat e xhaketave dhe bij të një nëne. Sepse ka një grup politikanësh të cilët u ngritën  nga hiçi dhe tani janë të plotfuqishëm, biznesmenë të mëdhenj apo të mesëm dhe u pëlqen kjo mënyrë anarkike e të drejtuarit të shtetit shqiptar për këto 22 vite, sepse në këtë mënyrë kanë shmangur: taksat, kanë bërë evasion fiscal, kanë shkelur ligjet dhe i kanë shpëtuar me këtë rast edhe burgut.

Sotiraqi thotë se në fushatë u premtova qytetarëve që pronat e ish pronarëve në kodrat e qytetit ti bëjë kurorë të gjelbër. Pronat e kujt ua premtove qytetarëve të tyt eti apo tët gjyshi? Sepse duhet të premtosh për atë që ke vetë në zotërim dhe jo mallin e tjetër kujt.

Sipas tij, vreshtat në kodër, pronat e familjeve më të shquara të qytetit, janë mall me zot. Po Sotiraqi tani është zot, bejlurçinë e qytetit. Premton, thotë do ti bëj pronat e të tjerëve zonë të gjelbër dhe nesër nxjerr nga sirtari projektin e zhvillimit të qytetit të vitit 2010 të përgatitura dhe të propozuara nga disa firma  të huaja dhe ua jep nën dorë pronarëve të rinj. Si gjithnjë pronarët e vjetër do mbeten me gisht në gojë. Punë e madhe janë mësuar këta ti mbajnë gishtat në gojë…

Ai bërtet me djallëzi satanai: Ju si familje të mëdha, nuk doni që kodrat e qytetit të jenë të gjelbëruara. Ish pronarët e mbledhur përpara bashkisë i thanë kryetarit Sotiraqit, Ne e duam qytetit më shumë se ty o kryetarë. Dakord jemi, bëji pronat tona të gjelbëruara. Por meqenëse ke vendosur ti bësh zonë të gjelbër, atëherë blijini, na jep dhe ne të drejtën tonë, ose na i kompeso. Ai u thotë, bashkia nuk ka para tu a blejë, dhe vend për ti kompensuar. Ne kemi vendosur ti bëjmë zonë të gjelbër.

Ku po shkojmë në Evropë apo në mesjetën, inkuizicionin komunist, që jo vetën nuk përfillej e drejta e pronës, por digjej me zjarr dhe me hekur ai që kish pronë. A nuk jemi tashmë në një shtet demokratik, ku ‘A’ e parë e një shteti demokratik është respektimi i dhe ruajtja e pronës të mbrohet me ligj. Shteti po i mbron pronat, por pronat e pronarëve të rinj, bijtë dhe bijat e ish komunistëve dhe politikanëve të rinj me prejardhje komuniste. Përse duhet të jemi hipokritë. Prandaj shumë shqiptarë kanë ikur larg në kurbet dhe mendojnë vetëm ikjen, largimin prej mëmëdheut.

Pritën përmirësimin, vendosjen e së drejtës, një vit, një dekadë, dy dekada dhe Shqipëria ajo që ka qenë, në vend numëro: Njëri hyn dhe tjetri del, një Çilkë dhe një Vangjel….

Dhe punonjësit e bashkisë së bashku me kryetarkën e tyre Sotiraq Filo thonë me inat:

Ç’ dreqin duan këta ish pronarë që menduakan dhe kërkuakan pronat e tyre. Sa qesharake. Shqipëria është mbushur kudo me pronarë të rinj. Çfarë duan këta pronarë të vjetër, si të ardhur nga një kohë e largët. Nuk i mjafton Shqipërisë pronarët e rinj, pehlivanët e rinj, bosët e rinj, miliarderët e rinj.

Sa çudi, pronarët e vjetër si të ardhur nga relikat e humbura, u kujtuan të bëjnë rrëmujë, të protestojnë për disa dava prona. Por ata nuk bëjnë rrëmujë me fisnikëri si gjithmonë kërkojnë, por tani u ka ardhur thika në palcë.

Kjo është Shqipëria.

Mos harroni po të ishte vendosur e drejta e pronës e ligjit dhe e shtetit të së drejtës në vitet e para të proceseve demokratike, do të ishte shumë ndryshe Shqipëria, nuk do kish më vrasje dhe vit të mbrapshtë 1997.

‘Shakarat’ dhe paradokset shqiptare asnjëherë nuk kanë të sosur. Ndërkohë vitet ikin me vrap. Po bëhen afro njëzet e kusur vjet ‘demokraci. Një periudhë relativisht e gjatë për të parë dhe dëgjuar ndryshime cilësore për një komb që gjendet në kërthizë të Evropës,  por që shumë se jemi një dëshirave të kërkesave larg Evropës. Ne themi se jemi të plot vitalitet dhe forcë për të ndryshuar dhe përparuar. Ne themi se duam me gjithë shpirt të shkojnë në gjirin e Evropës  e se Evropa është shumë nazemadhe për të mos thënë egoiste ndaj nesh. Ne gjithnjë kemi qënë fare pranë,  në shkallinën e fundit për të pranuar të mirën. Bërtasim, por se nga gjendet një mistrec, një‘ters pojani’ dhe na i prish të gjitha planet.

Lëviz një karrige prej furtunat e pakënaqësive, marrëzive dhe vjedhjeve, dhe ikën pushtetari i një partie. Nisin fushatat elektorale, në emër të popullit, për të mirën e popullit, për të ardhmen e popullit. Me lugë bosh si hamalli Tataç, dikur, dhe ju premtojnë për dhuratë gjënë e të tjerëve. Më në fund lëvizi përsëri karriga erdhi në emër të popullit në pushtet një pushtetar tjetër. Pronarët e vërtetë si gjithnjë, me gisht në gojë.

Pra një hyn dhe një del:

Një Cilkë dhe një Vangjel…

Mjaft më. Tani ka ardhur koha të flasin ndërkombëtarët, komiteti evropian, institucionet e ndryshme botërore dhe gjyqi i Hagës.

Filed Under: Featured, Sofra Poetike Tagged With: Kristaq Turtulli, ne Korcen plake, Nje bejlurcine e re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT