• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Avokati i Popullit kërkon iniciativë legjislative për hapjen e dosjeve

February 22, 2014 by dgreca

Nga Gjergji Mima/ -Institucioni i Avokatit të Popullit kërkoi sot  ndërmarrjen e një iniciative legjislative me qëllim hartimin dhe miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve.Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni, Elona Demollari, u shpreh se “Institucioni i Avokatit të Popullit, në kuadër të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, nisur nga ankesa të paraqitura nga individë ish të persekutuar politikë, por edhe në një kuadër më të gjerë angazhimi institucional për krijimin e standardeve të mirëqeverisjes, ka vlerësuar dhe vlerëson se, shoqëria jonë meriton të kete një proces transparent të hapjes së dosjeve”.

“Ky proces gjykojmë se është një nga çështjet e vonuara dhe ende të pazgjidhura të shoqërisë sonë, duke kërkuar ndarjen nga e kaluara totalitare dhe antivlerat e saj, si dhe nxjerrjen e drejtësisë historike nepermjet transparencës në jetën publike”, u shpreh Demollari.

Sipas saj, “përpjekjet e bëra deri tani në këtë drejtim kanë rezultuar të pasuksesshme në kuadër të respektimit të normave, parimeve dhe vlerave demokratike të shtetit të së drejtës”.

“Kjo gjë evidentohet që nga ligji nr.8043 datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, dhe hyrja në fuqi më pas, e ligjit nr.10034 datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, i cili me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.9 datë 23.03.2010, të bazuar edhe në opinionin e kërkuar të Komisionit të Venecias, u shfuqizua si i papajtueshëm me Kushtetutën. Ky proces i brendshëm, i bazuar edhe në një Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë, të datës 30.10.2006, “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, është komplementuar paralelisht në koncept dhe ide me akte të organizmave ndërkombëtarë, anëtare e të cilave është edhe Shqipëria, sikundër Rezoluta 1096 (viti 1996), e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, apo përsëritja e saj në thelb në një formë më të zgjeruar, me Rezolutën 1481 (25 Janar 2006), por nuk ka mundur të nxjerrë një produkt të gjithëpranuar, përmes miratimit të një ligji gjithëpërfshirës e të mbështetur në parimet ekzistenciale të një shoqërie demokratike, për hapjen e dosjeve”, theksoi Demollari.

Sipas saj, “situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.9 datë 23.03.2010, ka krijuar një ngërç institucional dhe ligjor, i cili afekton të gjithë jetën politike, sociale dhe psikologjike të shoqërisë shqiptare, për shkak të mungesës së një filtri ligjor, që përputhet me një qëndrim parimor në këtë çështje, për të ditur se cilët janë në raport me të shkuarën, individët politikëbërës, drejtues dhe vendimmarrës, apo përfaqësues”.

Ne, vijoi Demollari, “gjykojmë se, një ligj për hapjen e dosjeve, për më tepër pas kaq vitesh tranzicion, nuk duhet të kthehet në një ligj “represiv” ndaj individëve të caktuar, por në një mundësi reflektimi për shoqërinë në tërësi”.

“Një raport i drejtë midis të drejtës së publikut për të marrë informacionin dhe interesit publik për të ruajtur të rezervuara disa të dhëna duhet të përbëjë edhe thelbin e konceptimit të këtij ligji”, theksoi zëdhëësja e AP.

“Sa më sipër, me qëllim kryerjen e një procesi real të hapjes së dosjeve në vend, si një element i rëndësishëm i respektimit të të drejtave të njeriut, në kuadër të shtetit të së drejtës, kemi sugjeruar nevojën e realizimit të iniciativës legjislative për miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.Rekomandimi per ndermarrjen e kesaj inisiative u eshte derguar Kryetarit te Parlamentit, kryeministrit, kryetareve te grupeve parlamentare dhe deputeteve te pavarur. Gjithashtu Avokati i Popullit ka negociuar dhe me grupet e interesit ne lidhje me kete rekomandim kaq te rendesishem per shoqerine tone”, përfundon deklarata e Institucionit të AP.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Avokat i Popullit, Igli Totozani, per hapjen e dosjeve, Proces transparent

VIZITA E VENIZELLOS & REAGIM PER CESHTJEN CAME

February 22, 2014 by dgreca

PDIU reagon pas takimeve të Venizellos në Tiranë: Mospërmendja e çështjes çame, e papranueshme/

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas takimeve të zëvendëskryeministrit grek Venizellos në Tiranë.

Me anë të një deklarate PDIU thekson faktin se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e kanë të vështirë të gjejnë konsensusin për të mirën e kombit, si reformat e nëpunësit civil dhe reformën administrative, por, e gjejnë konsensusin e heshtur në dëm të së mirës kombëtare për të mos diskutuar çështjen çame.

“Mospërmendja e çështjeve tona kombëtare, si çështja çame, është e papranueshme”, thuhet në deklaratën e PDIU.

“Ne duam të besojmë se në togfjalëshin « mirëpërdorim të Traktatit të fqinjësisë së mirë dhe aktivizim të komisioneve për çështjet që na shqetësojnë », dy palët kanë folur për çështjen çame. PS në qeverisje e ka detyrim të respektojë Rezolutën e riaktualizuar në parlament, zotimet e veta sipas projektrezolutës që inicioi, dhe programin e saj në lidhje me çështjen çame”, vazhdon deklarata.

PDIU reagon gjithashtu edhe për çështjen e toponimeve, ku po humbet shumë kohë.

“Praktika ndërkombëtare të cilës i janë referuar dy ministrat e jashtëm ka shumë modele, por ne duam atë që nuk i krijon probleme,kosto shtesë qytetarëve tanë”.

Deklarata e plotë

“Ndoqëm me vëmendje njoftimet dhe deklarimet e bëra nga politikanët kryesorë të vendit pas takimeve me zëvendëskryeministrin grek Venizelos. Është krejt e qartë se për shkak të krizës ekonomike dhe mbajtjes së presidencës së radhës së BE-së, Greqia është e interesuar të mbajë qëndrime konstruktive ndaj vendeve të rajonit, në veçanti Shqipërisë. Kështu ngjanë disa prej qëndrimeve që u shfaqën prej numrit dy të qeverisë greke. Por për ne si parti që ka në programin e vet mbrojtjen e interesit kombëtar, në veçanti zgjidhjen institucionale të çështjes çame mbeten disa pikëpyetje prej këtyre takimeve.

A është biseduar për çështjen çame, që nuk u përmend specifikisht në publik nga drejtuesit e institucioneve të përfshirë në bisedime ? Ne e dimë se përmendja publike e kësaj çështje krijon ndjeshmëri tek pala tjetër, por ama e dimë se përmendja tregon vendosmëri në mbajtjen gjithmonë në axhendë të kësaj çështjeje.

Shpresojmë që në takimet kokë-më-kokë të ketë pasur një dosje të dhënë në duart e zëvendëskryeminsitrit grek për të mos u dukur një “larje goje” detyrimi shtetëror i politikës shqiptare nga të dyja peshores politike, që e kanë të sanksionuar me një rezolutë të miratuar në Kuvend. Nëse ky është serioziteti i shtetarëve të sotshëm, të djeshëm e të ardhshëm, atëherë shoqëria do të kërkoj zgjidhje të reja, ndoshta edhe radikale.

Përmendja e togfjalëshit « mirëpërdorim i Traktatit të miqësisë, dhe riaktivizim i komisioneve dypalëshe », të krijon idenë e një kornize të mirë juridike për ballafaqimin me çështjen çame apo dhe çështje të tjera si ajo e pronave të shqiptarëve, të drejtat e minoritetit shqiptar në Greqi, etj. Por a janë diskutuar të gjithë këto çështje në takimet me zotin Venizellos ?

Na duket e çuditshme ndërkohë sesi kreu i partisë kryesore të opozitës, zoti Basha nuk ka përfshirë në njoftimin zyrtarpërmendjen e kësaj çështjeje, gjithmonë nëse ajo është përmendur ne takim. Opozita duhet te jete me ezeshme per keto ceshtje.

PS dhe PD e kanë të vështirë të gjejnë konsensusin për të mirën e kombit, si reformat e ligjit të nëpunësit civil dhe reformën administrative, por, e gjejnë konsensusin e heshtur në dëm të së mirës kombëtare për të mos diskutuar çështjen çame. Mospërmendja e çështjeve tona kombëtare, si çështja çame, është e papranueshme.

Çështja e toponimeve për të cilën PDIU gjithmonë ka qenë aktive, propozuese, e angazhuar, u përmend gjithashtu, por mbetet e paqartë se cila është praktika ndërkombëtare të cilës palët duhet t’i referohen. Pse kjo praktikë na ofroka zgjidhje kaq të vonuara dhe të shtyra në kohë, e që krijojnë kosto tek qytetarët tanë ?

Të mos harrojmë se kjo është një çështje të stisur nga pala greke, thjesht dhe vetëm për tu hakmarrë nga rizgjimi i shqiptarëve të Çamërisë dhe i çështjes çame. Ndaj, kjo është çështje po aq politike, sa janë politike dhe shpalljet non grata në kufi të gazetarëve, gjyqtarëve, nëpunësve shtetërore, përfaqësuesve politikë, e kategorive të tjera të respektueshme të shtetit shqiptar, për të cilat z. Venizelos deklaroi se “nuk dinte gjë”. Nëse ai dinte dhe gënjeu, është problem i madh në marrëdhëniet dypalëshe. Nëse ai nuk dinte realisht, atëherë pyetja retorike që lind është përse i paguajmë, ne taksapaguesit, punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nga ministri e deri te punonjësi më i thjeshtë? Si nuk e paskan informuar ministrin grek për këto padrejtësi, që helmojnë çdo ditë e më shumë marrëdhëniet shqiptaro-greke?”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ceshtja came, PDIU, venizelos

Gazmend Toska, rimëkëmbësi i ndërmarrjeve të tekstilit në Francë

February 22, 2014 by dgreca

Ne Foto:Industrialisti Gazmend Toska me bashkëshorten/

Prej vitesh Gazmend Toska është industrialist dhe drejton katër fabrikat e tij në Francë dhe një në Berat. Ai thotë së jeta e tij ka kaluar në tre faza dhe se tani është në fazën e tretë. Pjesa e parë ka qënë në Shqipëri, deri në moshën 22 vjeç, pjesa e dytë në Francë, nga mosha 22- 50 vjeç, ku u formua me kulturën dhe mendimin francez dhe ku krijoi familjen me një shqiptare. Sot jeton familjarisht në jug të Francës, por udhëton shpesh për të drejtuar fabrikat e tij që ndodhen në qytete të ndryshme. Bashkëshortja, Ardjana, e diplomuar për gjuhën frënge në Universitetin e Tiranës, punon mësuese në gjimnaz ku jep frengjisht, histori dhe gjeografi. Vajza e madhe, Laura, studion në një nga shkollat më të mira të biznesit, që radhitet e 32-ta në botë ndër mijëra të tilla. Ka zgjedhur një specialitet që lidhet me industrinë e tekstilit, ndonëse në fushën e biznesit të luksit dhe modës. Gazmend Toska thotë se pjesa e tretë e jetës së tij, pas moshës 50 vjeç, lidhet me krijimin e “urave” midis Francës dhe Shqipërisë duke prurë në vendlindje eksperiencën e tij mbi 30 vjeçare dhe duke u bërë lobues i palodhur në Francë për imazhin pozitiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Z. Toska ju jeni tashmë një industrialist i njohur si në Francë, ku jetoni prej vitesh, ashtu edhe në Shqipëri. Me pak fjalë si do ta përshkruanit rrugëtimin tuaj për të arritur deri këtu?

Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj mund të them se jeta ime ka kaluar në tre faza. Tani jam në “pjesën e tretë” të saj. Pjesa e parë ishte në Shqipëri, deri në moshën 22 vjeç, ku u formova, ndjeva dhe kuptova gjakun dhe zemrën shqiptare. Puna, respekti dhe dashuria për të tjerët janë vlera që mendoj se i kam trashëguar nga familja ime. Pjesa e dytë në Francë nisi nga mosha 22- 50 vjeç, ku u formova me kulturën dhe mendimin francez dhe ku krijova familjen me një shqiptare. Sot jetoj familjarisht në jug të Francës, por udhëtoj shpesh për të drejtuar fabrikat e mia që janë në qytete të ndryshme. Bashkëshortja, Ardjana, e diplomuar për gjuhë frënge në Universitetin e Tiranës, punon mësuese në gjimnaz ku jep frengjisht, histori dhe gjeografi. Edhe ajo kaloi përballjen me jetën franceze dhe fitoi konkursin për mësuese frengjishte, diçka e rrallë për një të huaj. Vajza e madhe, Laura, studion në një nga shkollat më të mira të biznesit, që radhitet e 32-ta në botë ndër mijëra të tilla. Ka zgjedhur një specialitet që lidhet me industrinë e tekstilit, ndonëse në fushën e biznesit të luksit dhe modës. Djali, Martini 14 vjeç, ndjek ciklin shkollor këtu. Ndërsa pjesa e tretë, pas moshës 50 vjeç, lidhet me krijimin e “urave” midis Francës dhe Shqipërisë, duke prurë në vendlindje eksperiencën time 30 vjeçare dhe duke u bërë lobues i palodhur në Francë për imazhin pozitiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ju jeni larguar nga vendlindja në periudhën e regjimit komunist… Cilat ishin arsyet e largimit?

Fillimisht u largova në vitin 1983 kur isha në vitin e dytë në Universitetin e Tiranës, dega inxhinieri tekstile. Unë isha një ndër katër studentët e këtij universiteti që u përzgjodhëm për të përfunduar studimet në Francë, ku mora 3 diploma me rezultate të shkëlqyera edhe në informatikë e inxhinieri mekanike. Me rikthimin në Shqipëri në vitin 1989 u emërova pedagog në fakultetin e inxhinierisë së tekstilit në Universitetin e Tiranës ku punova vetëm 6 muaj sepse në vitin 1990, para përmbysjes së regjimit, u largova për arsye politike në Francë.

Nga media franceze ju konsideroheni si një industrialist franko-shqiptar i suksesshëm. Cili ka qënë çelësi i këtij suksesi?

Natyrisht që vështirësitë që një i huaj të bëhet sipërmarrës në Francë janë të mëdha, shumë më të mëdha sesa për autoktonët. Për të arritur këtu, duhen disa aftësi kryesore që, sipas përvojës sime, janë: kompetenca, kapaciteti i adaptimit me kulturën dhe mentalitetin francez, këmbëngulja dhe të qënit lider në mënyrë natyrale. Dëshira për të qënë i suksesshëm dhe motivimi janë kushte të domosdoshme, por jo të mjaftueshme. Kjo duhet shoqëruar me kompetencë në aktivitetet ku operon. Dhe për një të huaj në Francë shpesh këto janë dhe vështirësia më e madhe. Unë fillova punë si inxhinier në kërkime shkencore në fushën e kimisë në grupin “Rhône Poulenc”, grupi më i madh francez në atë kohë. Puna në atë grup më dha vit pas viti kualifikimin e nevojshëm. Më pas nga fusha e kërkimeve kalova në drejtimin e uzinave dhe projekteve, ku u specializova për menaxhimin e problemeve në uzinat në vështirësi apo në prag falimentimi. Udhëtoja shpesh në botë dhe mendoj se kjo eksperiencë është pozitive, pasi arrin të përmirësosh rezultatet në sektorët ku punon.

Në revistën më të madhe franceze ekonomike “LES ECHOS”, datë 19 tetor 2006, në rubrikën “Artikulli kryesor” botohej profili juaj si biznesmen me titullin “Gazmend TOSKA ka fibrën e tekstileve teknike”. Ju në këtë artikull cilësoheni si rimëkëmbës i ndërmarrjeve të tekstilit…

Falë eksperiencave që fitova vit pas viti, në vitin 1999 bleva një ndërmarrje në trajtimin e kollarisjes së fijeve sintetike në verilindje të Francës, e cila regjistronte defiçite të rënda prej shumë vitesh dhe ndodhej në prag të falimentimit. Arrita ta shpëtoj dhe pas 5 vitesh ajo u rimëkëmb tërësisht. Më pas bleva ndërmarrje të tjera, që ishin po ashtu në vështirësi, të cilave arrita t’u hap dhe t’u jap horizonte pozitive në vijim. Tashmë kam 4 sipërmarrjet e mia private në fushën e tekstileve teknike në Francë që qarkullojnë 15 milionë euro në vit, ndërsa kam punësuar direkt 150 punonjës dhe indirekt 600 të tjerë. Aktivitetin kryesor e kam me grupin “Noiret”, i specializuar në prodhimin e copave që i rezistojnë zjarrit dhe që përdoren nga ushtria, zjarrfikëset, forcat e ndërhyrjes speciale, industritë e mëdha mekanike, metalurgjia, pikat e karburanteve etj. Më duhet të them se aktiviteti që kryejmë kërkon një nivel të lartë specializimi, ndërsa është e pamundur ta transferosh aktivitetin në një vend tjetër. Por, në Francë shteti ofron mundësi dhe politika për industrialistët në përpjekje për ruajtjen e vendeve të punës.

Zoti Toska vitet e fundit ju vini shpesh në Shqipëri për t’i dhënë jetë ëndrrës tuaj për rigjallërimin e industrisë prodhuese në Berat, i njohur për ish-kombinatin e tekstileve, por jo vetëm. Si i shihni marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës dhe cili është modeli që ju zbatoni për zhvillimin e këtij biznesi?

 

Prej disa vitesh kam hapur në Berat shoqërinë “Marlotex” që sot punëson rreth 100 vetë dhe ka perspektivë për të ardhmen. Kjo shoqëri, që administrohet nga motra ime, e nisi aktivitetin me disa makina qepëse në një garazh dhe sot punon si filial i kompanisë La Bresse në Francë për prodhimin e konfeksioneve prej poliesteri dhe pambuku. Në Berat cilësia e punës e grave dhe vajzave është e nivelit evropian, por disponibiliteti i fuqisë punëtore varet nga pronari për ta balancuar përgjegjësinë sociale, për ta paguar e trajtuar si duhet punonjësin. Të 100 punëtorët e punësuar tek fabrika ekzistuese kanë të garantuar 4 javë pushime të paguara, pagesë 50% për ditët kur nuk punojnë. Përgjegjësia sociale është objektiv i punës sime pasi gjykoj se qëllimi final nuk është pasurimi i një pakice, por i gjithë komunitetit. Është e rëndësishme që modeli social dhe ligjet të respektohen rigorozisht, se nuk mund të kesh një ndërmarrje konkurruese me tregjet euriopiane pa motivim të fuqisë punëtore. Punëtorët duhet ta konsiderojnë “të tyren” ndërmarrjen nëse ndaj tyre zbatohen rregullat sociale. Është një lloj ekuilibri natyral mes punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe këto bëhen në mënyrë të ekuilibruar. Krahas shoqërisë “Marlotex” kam krijuar dhe agjencinë “Onufri Voyage” që promovon shkëmbimet turistike midis Francës dhe Shqipërisë si dhe fondacionin “G.Toska” që ndihmon në fusha si bamirësia, mbështetje në rast katastrofash natyrore, arsim, kulturë, ekologji, art, kulturë, në marrëdhëniet Francë-Shqipëri dhe promovimin e imazhit të Shqipërisë. Principi im është një shprehje e Nënë Terezës: “Ne s’mund të bëjmë gjëra të mëdha. Ne mund të bëjmë vetëm gjëra të vogla, por me shumë dashuri”.

Në këndështrimin tuaj përse ka nevojë zhvillimi i Beratit duke qënë se prej vitesh ju kontribuoni në vendlindje?

Për mua, zhvillimi i ekonomisë në Berat mbetet kushti kryesor që qyteti të përparojë. Në Berat, aktiviteti im ka një dimension social të rëndësishëm, pasi një pjesë e fitimeve shkon në dhënien e bursave në ndihmë të fëmijëve të braktisur dhe të të moshuarve në kushte ekonomike të vështira. Mendoj se është e rëndësishme që në Berat të punësojë banorët dhe të krijojë fitime që të mos dalin nga Shqipëria. Një projekt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për rrjetat e mushkonjave sjell një tjetër shans për zhvillimin e industrisë së tekstileve në Berat.

Si një industrialist i suksesshëm në Francë si e konsideroni të ardhmen e industrisë së veshjeve dhe manifakturave në përgjithësi në Shqipëri? Çfarë këshille mund t’u jepnin biznesmenëve të fasonit?

Nisur nga kriza ekonomike që ka lëkundur tregjet europiane dhe botërore, industria shqiptare e fasonit duhet të ecë drejt ciklit të plotë të prodhimit duke e zgjeruar aktivitetin e saj edhe jashtë fasonit. Investimet e huaja në Shqipëri në industrinë e veshjes dhe tekstileve favorizohen nga tre elementë: kosto punëtore e ulët, taksat e ndërmarrjes të ulëta, tatim-fitimi dhe niveli profesional i punëtorëve shqiptarë. Por, nga ana tjetër fasonistët duhet të kenë njohuri të plota për tregun e lëndës së parë, deri tek produkti final. Qëllimi është që bashkë me këtë industri të reformuar të arrihet deri në 4-fishim të pagave. Për këtë duhet të krijohen ndërmarrje më të mëdha që të mbyllin ciklin e prodhimit. Roli i shtetit për sensibilizimin dhe ndihma e tij ndaj ndërmarrjeve në këtë fushë është i rëndësishëm.

Ju njiheni edhe si promotor i tërheqjes së investitorëve francezë në Shqipëri, sigurisht edhe në Berat…

Eksperienca pozitive në Berat më ka dhënë mundësinë që prej disa vitesh të bëhem “ambasador” i mesazhit drejtuar industrialistëve Perëndimorë se: “Në Shqipëri keni një Kinë të vogël” për prodhimet manifakturale ku punëtorët shqiptarë dinë të punojnë shumë mirë, nëse u krijohen kushtet.

Ç’mendoni për nismën e Albanian Excellence?

Është një iniciativë pozitive, natyrisht. Sepse mendoj se sa më shumë të flitet për eksperiencat pozitive të shqiptarëve kudo ku jetojnë, aq më shumë do t’u jepen shembuj pozitivë të rinjve, të cilëve këtu shpesh u mungojnë modelet.(Kortezi:ATSH)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Gazmend Toska

Afërdita Zonja, zë-bilbili i këngës shqipe

February 22, 2014 by dgreca

Nga Megi Zonja/.- Që kur  nisi  të këndonte në aktivitetet kombëtare të këngës, shumë artistë e konsideruan zërin e saj të ngjashëm më zërin e artistes së madhe  Tefta Tashko Koço. Dukej se këngët e interpretuara  nga artistja e madhe , jo vetëm që i shkonin për shtat për t’i kënduar, por Afërdita Zonja do t’i interpretonte thuajse  në  të njëjtin nivel.

Dikush do ta quante zë bilbil, të tjerë kanarina e këngës shqipe , kur në fundvitet 1974-1975 Radiotelevizioni Shqiptar do të organizonte konkurset e zërave të bukur. Këngëtarët fitues të atij konkursi  merrnin pjesë më pas në festivalin e këngës së dhjetorit Ishte viti 1975  kur këngëtarja e re dhe simpatike korçare morri pjesë në këtë event. ku shpall dhe fituese . Ishte kënga “Si lule bjeshke” kompozuar nga Naim Gjoshi me tekst të Basir Bushkashit me të cilën interpretoi në Festivalin e 14-të të Këngës në RTV, ku fitoi çmimin e tretë.

Më pas do të merrte pjësë pa  disktutim në Festivalin e 15-të të Këngës në RTV 1976 me këngën “Shokë jete”, kompozuar nga Aleksandër Lalo. Kur u kthye në Korçë, pas Festivalit të 15-të, atëhere nxënëse në shkollën e mesme, shokët dhe shoqet e klasës i kishin përgatitur një të papritur.  Kur Afërdita ksihte hyrë në klasë, ata  kishin nisur të këndojnë këngën e saj, pjesëmarrëse në festival.

Një vit më vonë, në Festivalin e 16-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar në 1977  Afërdita do kapte sërish një sukses. Një nga dy këngët që këndoi u vlerësua me çmimin e dytë. Ishte kënga “O moj shamishpalosura” kompozuar nga Alfons Balliçi me tekt të Koçi Petritit .

Por kulmin e saj  këngëtarja korçare do ta arrinte në Festivalin e 18-të të Këngës në RTV, Dhjetor 1989, kur së bashku me këngëtaret Zeliha Sina dhe Liliana Kondakçi do të fitonin çmimin e parë me këngën “Festë ka sot Shqipëria”, muzika A. Prodani me tekst të Zh. Jorganxhiut. Me pas ajo do të vlerësohej sërisht me çmimin e parë me këngën “Fëmija i parë”

Afërdita tregon për ATSH-në se, menjëherë pas festivalit, Legjenda e këngës shqiptare, Vaçe Zela që e kishte kënduar atë këngë në kohën e artë të rinisë së saj, i kishte  uruar. E bashkë me urimin i kishte thënë: “Më solle një “fëmijë” tjetër sonte…”

Kompozitoret e asaj kohe bënë eopkë të re me krijimtarinë e tyre në vitet 70- 80. Sot kënga shipe ka humbur identitetin e saj  kemi kompozitorë dhe kengëtare qe kopiojne ryma te vendeve te tjera ,ështe për të ardhur keq tha Këngtarja.

Gjatë atyre viteve Afërdita nuk mund t’i mungonte aktiviteteve të shumta artistike që zhvilloheshin edhe në qytetin e saj, Korçë. Kënga “Ky liqeni i malit” kënduar në një nga festivalet e këngës në Korçë u bë shumë shpejt e njohur, jo vetëm në qytetin e Korçës.

Serenatat e pavdekshme korçare me të cilat ajo ishte rritur do interpretoheshin me mjeshtëri nga zëri i saj i bukur. Qytetarët korçarë edhe sot u kujtohet këngëtarja me zërin e saj  nën interpretimin e serenatave të shumta korçare si: “Perëndeshë e bukurisë”, O ky bilbili i malit, … Dhe ajo vazhdon të mbetet ashtu, si tridhjet e ca vite të shkuara kur filloi së kënduari. Edhe sot ,  vazhdon të këndojë me të njëjtin vokal si atëhere,  në vitet e largëta dhe të suksesshme të festivaleve të këngës dhe aktiviteteve të tjera muzikore, me të njëjtin timbër, me të njëjtën ëmbëlsi zëri ne nje prej lokaleve te Kryeqyteti . Serenata korçare nje ambjent shumë i ngrohtë i cili i sjell çdo jave publikut Kryeqytetas nostalgjine e serantave me zerin e Aferdita Zonjes .

Aferdita Zonja tregon se shqiptarët janë të kutivuar me jetën e natës, lokali është shumë i frekuentuar nga artëdashesit kryeqytetas, qa me shume që Serenatat jane  perla të pa vdekshme ku i këndohët dashurisë. Ajo  i krahason serenatat me  këngët napolitane ne Itali . Sa here qe ajo i këndon,i japin një ndjesi të vecantë dhe i kujtojne vitet e rinise, vendlindjen e saj .. Korçen  vendi ku u rit,  u shkollua , u martua me gazetarin e njohur Artur Zonja ku dhe lindi dy  fëmije binjak Aldi dhe Megin.

Afërdita Zonja tregoi për ATSH, se jeta Arturin nuk ka qëën e lehtë , për shkak të punës qëka gazetari orë pa orë, pavarësisht se e ka ndihmuar shumë në profesionin e saj. Ëndrra e saj  jo shumë e largët është ,një  duet me vajzën  e saj .”Dua të kem një kujtim për të ardhmen”, thotë Afërdita me ëmblë\inë që e karakterizon .

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Afërdita Zonja, zë-bilbili i këngës shqipe

Xhokonda një militante… feministe?

February 22, 2014 by dgreca

 Xhokonda dhe buzëqeshja e saj misterioze a janë zbërthyer, 500 vjet pasi është pikturuar nga Leonard da Vinçi? Sipas një autori amerikan, Mona Lisa është një lloj militanteje që shprehet për barazinë gjinore.

Kjo është teoria, më pak origjinale, e një historiani arti amator nga Teksasi, në jug, William Varvel, më e reja ndër hipotezat e shumta, eruditët apo trilluesit, që shoqërojnë ekzistencën e gjatë të tablosë më të famshme në botë.
”Mona Lisa kërkon, në mënyrë të koduar, të drejtat teologjike të grave”, shprehet një ish-pedagog matematike dhe autor i librit “Zonja flet, sekretet e Mona Lizës” (The Lady Speaks, Brown Books) që sapo është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me fjalë të tjera, mundësinë që edhe gratë të bëhen priftëresha në Kishën katolike.

Amatori 53 vjeç, i cili e ka studiuar për 12 vjet Leonardo da Vinçin, siguron se ”Xhokonda është një lloj deklarate për të drejtat e grave”.
Përmes 180 faqeve, jo gjithmonë të lehta për t’u lexuar, Varvel shpjegon se ka zbuluar se si piktori “e ka zbukuruar tablonë me 40 simbole, të nxjerrë nga 21 vargje të kapitullit të 14-të të Librit të profetit Zakaria, në Testamentin e vjetër.
Dokumenti njofton lindjen e ”Jerusalemit të Ri”, simbol i një shoqërie ideale ku mendohet se njihen të drejtat e grave, duke përshkruar në të njëjtën kohë qytetin e vërtetë antik, thekson ai.

Autori vendos kështu lidhje mes përshkrimeve gjeografike ose simbolike të tekstit të shenjtë dhe detajeve të tablosë, rrugë, ujëra, ura, tyl, kanavacë ose pozicioni i modelit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: feministe, militante, Xhokonda

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT