• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

FLAMUJT E MELANKOLISË

February 20, 2014 by dgreca

  Një keqkuptim pansllav i lirisë/

NGA REXHEP KASUMAJ/ BERLIN/

1.

Një grusht qytetarësh nga vënde të ish-hemisferës sovjetike demonstroi në udhët e stadiumet e tyre, në Bratisllavë, Pragë e Varshavë, kundër pavarësisë së Kosovës. Nuk pamë të ketë ndodhur kështu në sheshe metropolësh të tjerë në Holandë a Gjermani, Zvicër a Suedi dhe asnjëherë e askund në Europën e vjetër. Vlerësimi fillimtar i tyre, pasuar nga dy-tri fjalë shtjelluese, ishte: si dhe përse ringrihej kjo kulturë dhe ndjesi e përceptimit negativ të lirisë: të rezervuar për një palë dhe të papërkitshme për një palë popujsh të tjerë. Dhe, në fakt, ç’ishte  sentimenti i çuditshëm pansllav, fragment i të cilit rezulton të jetë dhe ky afsh solidarësie me serbë? Sigurisht, ruajmë besimin se ato kjenë ca grupime margjinale, ose mëkëmbje e mbetje qarqesh revanshiste neokomuniste (si në vitet e britmave të vetmuara për Millosheviqin), apo dhe hjekësi agjenturash të ruso-serbëve të sprapsur e disfatuar. Po nëse, ndërkaq, pretendojnë shpërthimin autokton e të vetvetishëm, aherë manifestimet e tyre, do të sipërshfaqnin një marrëdhënie problematike të trefishtë: pra, me lirinë, pastaj me Europën dhe, së fundmi, me ata vetë.

Për zymtësinë e parë, ndoshta, ka një shpjegim. Dashni të zjarrtë mes kombesh, si mes njerëzish, nuk ka e nuk kishte ndonjëherë. Janë prore ineresat që i çojnë në afrimitet akut e kohëshkurtër apo natyral e të gjithmonshëm.

Mandej, keqkuptimi i dytë i këtij pejsazhi histerik të Lindjes është Europa mbarë. Ajo, padyshim, është asimetrike (Stefan Kornelius S.Z.) në kultin e punës a shkallën zhvillimore, përkushtimin idealist a shpirtësinë e trashëguar…Por e tillë nuk duhet të jetë me pasionet njeriut për t’ardhmen e përbashkuar të saj. Por këta, me sa duket, vuajnë pikërisht komlekset e anës së keqe të asimetrisë. E, për pasojë: kjo na qenkësh,  Shtëpia e përbashkët që ata ëndërrojnë e konceptojnë? Kombe në renditje tabelare? Me aftësi shtetërore dhe pa të tillë, domethënë kombe më të poshtëm nënshtetërorë? Nuk është e papritshme, ndaj, që një intelektual i tyre, Henryk Brokeri mohimtar, përtall identitetin dhe greminos vetë idenë e Europës. Kurse një tjetër, po nga ky nënqiell, ish-Presidenti çek Klaus, ndihet i frikësuar nga një bashkësi e shtrënguar kontinentale dhe pledon për një aleancë voglanësh që do të mbroheshin prej saj! Po prej kujt? Shih paradoksin ironik: prej botës atllantike që i çliroi nga vargojtë e diktaturës dhe kolonializmi moskovit.

Dhe mosmarrëveshjen e tretë, më të zorshmen, ata e kanë me veten e tyre! Do të kujtojmë një thënje gati profetike që sikur hedh gjithnjë dritë mbi këtë kaos të ndërgjegjes nacionale, po dhe njerëzore përgjithësisht. Kur gjeneralë të Wehrmachtit kaluan tokën çeke, prefekti i atëbotshëm i Pragës do të thoshte, figurshëm bukur dhe pashlyeshëm saktë, fjalinë proverbiale: “Me gjermanët si invadorë humbim lirinë, kurse me rusët ne humbim shpirtin”! Apo mbase, ende më lektural vjen evokimi i Valesës së paharruar, që në intervistën për një gazetë perëndimore në mesvitet e 80-ta të stuhishme, jepte me humor të zi tabllonë e rrojtjes në mëshirën e “internacionalizmit proletar” të bllokut dhe traditën e grykësisë gllabëruese ruse ndanë të gjithëve në fqinjësinë e saj, e më tutje rrokullisë. Një traditë e shndërruar, tevona, në stil, mënyrë e kod të sjelljes imperiale të tyre. Dhe, i pyetur për bashkëpunimin me sovjetët, ai pohon me një elokuencë të hollë sarkastike: “Kemi bashkëpunim të shkëlqyer, siç i ka hije miqëve. Ne atyre u japim sheqer, kurse ata ne na marrin vaj”! Që këtej, më qartë në brutalitetin e saj cinik, nuk mund të pikturohej mneri i qizmes dhe revanit barbar të ariut të panginjur stepor. A nuk shprehte ai kësodore një përjetim kolektiv të bashkëkombësve të tij? Si transformohej, prandaj, urrejtja e ligjshme për gjakun e pushtimin, në admirim për to? A mund të luftoje okupimin dhe, madje, rrethimin gati të përjetshëm rus dhe, më pas, në një kohë e rast të dytë, të hymnizosh shtypjen, armët dhe etnocidin serbian mbi shqiptarët, që kanë poaq dhe mentorësinë ruse? Përse pra, ky sindrom, kjo psikologji e anëmbajtjes ndanë projektit dhe praktikës së krimit, që fundi i shekullit do ta identifikonte me Serbinë, sikurse dikur, mesi e vijimi i tij, shenjëzohej me ariozofinë e tmerrshme nacional-socialiste apo “sovranitetin e kufizuar” të protektorit vëllamadh, që do vrisnin, prenin e poshtëronin atdhetë e tyre? Aherë e atë kohë, që s’është fort moti, kur jo vetëm vdekja dhe kampet e saj bënin plojë, po dhe në rrafsh frymësie, teoritë e varietetit të racave si paravan i seleksionizmit mortor, do ti shpallnin sllavët inferiorë, pa zotësinë dhe të                                                                                                                        drejtën jetës egalitare.

Nga ky përvijim, rrjedhon të jetë konservuar dhe nënshtresa plasaritëse, tashmë, mbareuropiane. Sipas një silogjizmi të kulluar, rrjeshtimi proserbian, shpie tek portat e Kremlinit, për të mbyllur rrethin në një llogore të hapur kundër Europës! Gjallojnë, kësisoji, akoma ato tri Europat e moçme  subidentitare – gjermanike, latine e sllave – në përpjekjet e tyre latente për dominancë, mbi të cilat, kjo e sotmja komunitare, s’është veçse një pelhurë që posa hekuroset sërish zhubroset, derisa një ditë të shohim me pikëllim pllakën përkujtimore në varrezën e saj?!

Perandoritë janë, mbase, të doemosshme. Këtë dilemë shtronte, disi në formë pyetjeje e sfide mendimore, Herfried Münkler (në librin e mrekullueshëm “ Imperien”), natyrisht, jo në kuptimin hegeljan se gjithçka reale është e arsyeshme, por në atë historik: si përskajuese të sigursë e paqes, anipse shpesh të padrejtë. Madje dhe Meternich, po nga ky kundrim, ishte dalzotës i sajesave të mëdha shtetërore në Rendin e atëbotshëm të tij. Tek mësoja për brohorimat e dishrimit të egër në bulevardet e provincializmit politik, ca pyetje të ngjashme do të shtroja dhe unë. Athua ishte aq e mirë e përthekuese Perandoria e kuqe për këta popuj? E tillë që tani të ketë lënë pas afektin e varësisë prej saj? Jo vetëm si binjakëri shpirtërash, po dhe nëvojë mëkimi e rehatimi politik? Dhe prirjen iracionale të vetëvuajtjes për të qenë lumturisht të sunduar? A ishte ajo, që këtej, një instancë drejtimi e frenimi, vitaliteti e sendërtimi për ata që, ja, nuk e përvetësojnë dot kurrësesi universalitetin e lirisë?

Mirëpo, megjithë ngucjet e pamira nga oborret e tyre, dhe disa supozime të sipërthëna që nuk janë të papërfillshme, nuk imitojmë kurrë marrëzinë humbamane. Dhe nuk e bëjmë aspak për bonafiditet formalist, por pse, njëmendësisht, është i huaj përçmimi biologjist i popujve, qoftë dhe i atyre natyrorë, si fillesë e ligë e darvinizmit etnik. Votrat e tyre kanë kaluar kalvar të vërtetë mbijetese me gjak e lot dhe janë farkues të mëdhenj të fateve e qytetnisë europiane. Ndaj behte e befta: si ishte i qasshëm ky relikt apo ribulëzim i skemave e sferave të arkivuara interesore me vëllazërinë e përflakur sllave në mes? E, rrjedhimisht, dhe i pashmangshmi elaborim i kontekstit socio-politik të tij.

2.

“Humbja e shpirtit” që parandjente prefekti i atdhetar i Pragës, duhej të ushqente analogjinë e kundërt (tek çekët me Republikën e tyre, thuajse të paemër): jo thirrjen histerike për amnestinë e krimit të testamentuar, por bashkëndjesinë e humbjes së shpirtit shqiptar nga okupimi i lodhshëm serb. Pastaj, a nuk përgjason një copë udhe komuniste e lënguar paralelisht dhe, veçanërisht, fataliteti gjeopolitik (i polakëve, mes kudhrës gjermane e çekanit rus) me fatalitetin e njëjtë të vendshtrirjes së tokave arbnore midis serbëve e grekëve që kanë grabitur e rrudhur hapsinë e tyre? E pse jo, dhe madhësia a madhështia modeste (bie fjala e sllovakëve anonimë) do të duhej të përnxiste, njëlloj mirëkuptimi për aspiratën liridashëse të një nacioni, poashtu të vogël e të lashtë.

Mirëpo, me sa duket, smira e zezë dhe afeksioni i rindezur e i habitshëm sllavoman, kanë errësuar arsyen e zogorisë që deklamoi vullnet të panatyrshëm kundër lirisë, kësaj përmase të lindur njeriu dhe vlere të shejtnuar të Europës së re!

Porse, vetëjetesës sovrane e të lirë të shqiptarëve, nuk mund t’ia prejnë udhën flamujt e melankolisë gjithësllave. Atë e kanë në dorë vetë shqiptarët: për ta bërë ose për ta humbur!

Berlin, Shkurt 2104

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Falmujtt e melankolise

SHOQATAT SHQIPTARE NË SHBA REAGOJNË NDAJ KËRCENIMEVE TË GJUKANOVIÇIT

February 20, 2014 by dgreca

Ne,  shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA reagojmë  ashpër dhe denojmë kërcenimet e despotit malazias, Milo Gjukanoviç.
Tentimi për disiplinimin e subjekteve politike shqiptare në Ulqin për shkak të etjes personale të Gjukanoviçit për pushtet është provokim i rëndë për të gjithë shqiptarët në rajon.
Ne, Shqiptarëve, asnjëherë nuk kanë arritur të na disiplinojnë as perandoritë e okupuesit ngado që ishin ato, e lëre ma një trafikant ndërkombëtar cigaresh i llojit të Gjukanoviçit.
Ne, diaspora shqiptare në SHBA, ia bëjmë me dije shtetit malazias dhe pushtetarëve të kësaj krijese se edhe ne dijmë dhe kemi potenciale  që kërcenimeve të tilla t’iu kundërpërgjigjemi qartë dhe fort.
Ne nuk do të ndalemi në kërkesat tona legjitime që Shqiptarët nën Mal të Zi të  gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë në bazë të konventave ndërkombëtare të botës demokratike.
Mali i Zi nuk duhet lejuar që të hyjë në Unionin Europian duke nëpërkëmbur dhe shkelur të drejtat e popullatës autoktone shqiptare nën Mal të Zi.
Disapora shqiptare në SHBA do të ngrejë fuqishëm zërin në mbrojtje të interesave nacionale të shqiptarëve nën Mal të Zi që në mënyrë sistematike po shkelen nga shteti malazias me në krye Milo Gjukanoviçin.
Shoqatat nënshkruese:
1. Shoqata “Ana e Malit” –New York
2. Shoqata  “Ded Gjo’ Luli” – New York
3. Fondacioni “Dom Simon Filipaj” – New York
4. Fondacioni “Plavë-Guci” – New York
5. Fondi Humanitar “Malësia” – New York
6. Shoqata Atdhetare  “Malësi e Madhe” – Detroit
7. Shoqata Atdhetare “Kraja”  New York

Filed Under: Featured Tagged With: Gjukanovici, ne SHBA, reagojne, shoqatat shqiptare

SAMI FRASHËRI, I BIRI DHE MASHTRUESI ERMEN MIHRAN…

February 20, 2014 by dgreca

“Shqipëria ç`ka qenë,çèshtë,ç`do të bëhet”(-Për çdo format të enciklopedisë merte një çerek mexhite/

*Varri i gruas me mermer,djali kontribues në sportet turke/

NGA  GËZIM LLOJDIA*/

     1.Samiu me diturin  “Shqipëria ç`ka qenë,çèshtë,ç`do të bëhet”( 1889). Po të shtroheshin vargjet e tij të kapej e të bëhej litar,të niste në gurin e parë kilometrik, ajo do tu binte dy tre herë rreth e rrotull,trojeve shqiptare.Stambolli si një nga qendrat e perandorisë otomane ,këtu janë vendosur ,kanë jetuar dhe janë shuar shumë jetë shqiptarësh. Një lagje e këtillë kryeqendra e perandorisë  jetoi Naimi dhe shkencëtari Samiu. R Mitrovica i  cili ka bërë edhe një vizitë,në varrezat publike përball xhamisë Sahrai, Gedite ku ishte shtrirë në arkë-morti trupi i  shkencëtarit Sami Frashëri. Në një studim për shkencëtarin Frashëlli R.Mitrovica në vitin 1950 botuar tek Flamuri,faqe 45 shprehet se për të gjithë këto shuma e të hollave që ai mori nuk i  kalonte të 100 lira turke ar. Aty thuhet se ishte një ermen nga Kajseria  me emrin Mihran që e shfrytëzonte. Ky paskësh qenë një spekulant, që ai vetë Samiu e kishte nxjerr befasisht në dritë, në fillim si nëpunës me pagesë dhe më vonë radhues dhe kryeradhës  në fletoren e vet “Sabah”. Ky njeri djallëzor në thelb dhe në shpirt gjen një mënyrë që të blejë të drejtën e fletores nga greku Papadopulos dhe te bëhet pronar duke e paguar tashmë vetë  sa të dëshironte ai shkencëtarin e varfër të dërmuar nga sulltani dhe të sëmurë.

2.

Të dhënat që i  ka bërë publike në vitin 1950 Mitrovica thuhet se për çdo format të enciklopedisë,njeriu me shpirtin djallëzor Mihrani i jepte një çerek mexhideje. Një lirë turke mbante 4 mexhide. Madje është thënë se të hollat e fundit për një vëllim të enciklopedisë nuk ia kishte paguar .Shikoni se cfarë shpirti ,afritë dritësim i jepte Sami Frashëri punës së enciklopedisë sa  që të mos mbetej mangët vepra  e tij,pjesën  e fundit e ka dhënë pa para Për këtë vepër kolosale shprehet Mitrovica ai prishi 12 vjet të jetës nga 1888-1889,kurse pagesa për 12 vjet mundim  ka  shkuar tek 300 lira. Kështu ky shkencëtar I shquar që ka lënë këtë trashëgimi ka bërë një jetë modeste. Më 4 maj 1884 martohet me  me të bijën e Kadi Asqer Sadedinit Efendiut dhe kështu shkon të jetoj në shtëpinë e vjehrrit të vetë në Kandilli,për një periudhë kohe që zgjat nga 8-10 vjet. Ndërkohë nga klima ai bëhet shiatik dhe kërkon ndërrimin e shtëpisë dhe shkon në Eren Koy ku me shumë halle dhe borxhe kishte ngritur një kioskë. Kjo shtëpi e bukur zbukuruar sipas planit të vet Saimut ishte e hipotekuar në arkën  e sigurimit. Mbas vdekjes së shkencëtarit ajo nuk kishte ndonjë vlerë të madhe dhe u shit nga  arka e sigurimit me një çmim të hollë tek ministri i  oborrit Ragip Pashai.

3.

Nga kujtimet që ka lënë Zaim Brahimi (ditari i Zaim Brahimit- libri im, G.Llojdia)thuhet se vdekja e dy vëllezërve të fundit frashëllinjë ndodhi në 4 vjet të njeri-tjetrit. Në 18 qershor,ditën e shtune te vitit 1904 Samiut me moshë 54 vjeç ju këput shpirti dhe varri ishte në varrezat publike kundrejt Xhamisë Sara Guditë në Stamboll. Pranë varrit të tij që ishte vetëm dhe pa gurë ishte varri i Emnesë me mermer.

5.

Duke paranderë largimin nga jeta,ngase ditët e numëruara,po i fironin, pak përpara se të vdiste Halid Frashëri ka shkuar dhe i   ka kërkuar klerikut Alush Frashëri  të birit të Dalib Frasherit, fëmijët ti edukonte. Frashëllinjte ishin shquar për inteligjencë, pra arsimi i tyre duhej plotësuar. Nga arka e teqesë dolën të hollat për të shkolluar Abdylin dhe më pas të tjerët. Në vitin 1862, Emine Myteveli, gruaja,që u dha jetë fëmijëve mbartës të mbiemrit Frashëri,bie në gjumin e amshuar,në moshën 48 vjeçare.

6

Pronat e Frashëllinjëve ju shitën kaninjotëve.Mbledhësi vlonjatë i historisë F. Shaska,përmend një ligjërim folklorik lab,që ai vet e ka dëgjuar nga i ati XH.Shaska,që këndohej në ziafete dhe  dasma labërishte. Lebërit e ruanin zakonin e hershëm për ti vendosur në këngë,ngjarjet ,që në një farë mënyre kështu të përjetësoheshin,në kohëra.

Përmbajtja e kësaj kënge shfaqet kështu:Avdul ç’mënde pate?/Shite çifligje e irate/Shite Kallmin në Myzeqe/Mustafa Begës ja dhe/Qysh e dhe o derëzi/Për një karroqe flori/E dhashë për Shqipëri/Që të mos e marrë njeri/As grek,sërb e Mal i Zi/Avdul Frashëri,Avdul Be/Po Zvrënecin kujt ja dhe /E bleu Dalan Kanina/Për dy karroqe stërlina…

Kështu pronat e frashëllinjëve të krijuara brez pas brezi shkuan për çështjen e madhe shqiptare. Trashëgimia e tyre pasurore shkoi për zgjedhjen  e çështjes së kombit të tyre.

7.

Enciklopedia britanike ka shkruar këto radhojë për Sami Frashrin.

Shamsuddin Sami Frasheri , i quajtur edhe Shamsuddin Sami Fraser ose  Sami Frashëri , i (i lindur më 1 qershor 1850 , në  Fraser , Shqipëria , Perandoria Osmane – vdiq më 18 qershor 1904 , Stamboll ) , autor dhe lexikograph -së i cili ishte një figurë udhëheqëse të shekullit të 19 .I lindur në një familje myslimane shqiptare , u arsimua në shkollën greke të Janinës i dhe ju  dha edhe mësime në gjuhën turke , persiane dhe arabe nga tutorët privat . Pas lëvizi  në Stamboll , ai filloi një karrierë në gazetari dhe ishte gazeta mëngjes ( ” mëngjesit ” ) në vitin 1875 . Ai gjithashtu i lidhur , por shkrimtarëve turke BEC . Ai përktheu vepra nga frëngjisht dhe shkroi disa romane dhe drama , sidomos Taaşuk -i Talat dhe fitnet ( 1872 ), një roman që dënon zakonet e martesës turq , dhe tre luan , Besën , Sidi Yahya . Shfaqja e fundit , e cila ishte konsideruar shumë i hapur , çoi në një mërgim dy- vjeçare në Afrikën e Veriut .Pas kthimit të tij , Frasheri duke punuar në atë që janë konsideruar kontributet e tij më e madhe , lexicographical tij punon Kamus – i Fransev është , një frëngjisht – anglisht , anglisht – frëngjisht dictionary , Kamus – i- Alam ( ” Fjalori Universal ” ) , një punë enciklopedike në gjashtë vëllime dhe Kamus – i Turki ( ” Dictionary Turkish ” ) , ne dy volume . Puna e fundit është veçanërisht interesante si një përpjekje për të pastruar gjuhën turke. Shumë projekte të tjera shkencore kanë mbetur të  papërfunduara nga vdekja e tij .

8.

Djali iu shkencëtarit nga Frashëri.Ali Sami Yen(1886-1951).Jeta e djalit të Samiut.

I lindur në Kandillit , Stamboll, Turqi më 20 mars, 1886, Ali Sami Yen është më i njohur si themelues i Galatasaray Sports Club . Emri i tij fillestar ishte Ali Sami dhe ai ishte i biri i Semseddin Sami Frashëri , një nga shkrimtarët më të famshëm osmane – shqiptare , filozofët dhe dramaturgët . Pas hyrjes në fuqi të ligjit për emrat e familjes në vitin 1934, Ali Sami Yen mori mbiemrin , e cila fjalë për fjalë do të thotë ” mundi ! ” .Ali Sami ishte student në prestigjioze Galatasaray Lycée në Stamboll . Në tetor 1905 ai vendosi me disa nga shokët e tij studentë për të krijuar një klub të futbollit . Në fillim ,qëllimi i deklaruar ishte: ” Për të luajtur së bashku si anglezët , që të ketë një ngjyrë dhe një emër , dhe të mundë ekipe të tjera jo turke ” . Yen ishte presidenti i parë i klubit ( për 13 vjet ) në mes të 1905 dhe 1918, dhe përsëri për një magji të shkurtër në 1925 .Përveç themelues i  Galatasaray SK , Ali ka bërë kontribute të shumta të tjera për sportet turke . Ai ishte president i Komitetit Olimpik Kombëtar turk në mes tëviteve 1926 dhe 1931. Ai ka trajnuar ekipin kombëtar turk në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtar në vitin 1923 kundër Rumanisë .Ali Sami Yen vdiq në vitin 1951 .Si themelues dhe president i parë i Galatasaray SK , Ali Sami Yen i dha emrin e tij në stadium Galatasaray -së . Me një kapacitet prej 25.000 vendesh ,”Stadiumi “ Sami Yen është i vendosur në qendër të Stambollit , në Mecidiyekoy .

Krijimtaria e Sami Frashrit ,njw pjesw e saj:Novels

Ta’aşşûk-ı Tal’at ve Fitnât (Albanian: Dashuria e Talatit me Fitneten –English: The Love Betëeen Talat and Fitnat, 1873)

Drama[edit]Besâ yâhut Âhde Vefâ (Albanian: “Besa ose Mbajtja e Fjalës” – English: Besa or The Given Ëord of Trust, 1874).

Is a melodrama aiming Besa as a subject, but in a very tragic situation; the father kills his son to keep the given ëord.

·         Seydi Yahya (1875)

·         Gâve (1876)

·         Mezalim-i Endülûs (Never printed)

·         Vicdân (Never printed)

Dictionaries and Encyclopedical Works[edit]

·         Kamûs-ı Fransevî (1882–1905, French-Turkish dictionary)

·         Kamûs-ı Fransevî (1885, French-Turkish dictionary)

·         Küçük Kamûs-ı Fransevî (1886, French-Turkish dictionary)

·         Kamûs-ül Â’lâm (6 volumes, 1889–1898, Encyclopedia of General Science, knoën to be the first Encyclopedia printed in Turkish)

·         Kamûs-ı ‘Arabî (1898, Arabic-Turkish dictionary, unfinished)

Kamus-ı Türki (2 volumes, dictionary of the Classical Ottoman Turkish language, still ëidely used as a reference as of today, 1899–1900, reprints and facsimiles in 1978 and 1998)

Scientific Ëritings[edit]

Şemseddin Sami also did a series of scientific ëritings in Albanian such as Qielli (Sky), Toka (Earth), Njeriu (Human Being), Gjuha (Language), and many more.

Educational Ëritings in Albanian[edit]

·         Allfabetarja e Stambollit (Alphabet of Istanbul, 1879),

·         Abetarja e Shkronjëtoreja (Grammatical Ëork, 1886).

Other[edit]

In Turkish in his “Pocket Library” collection, he published small scientific booklets on subjects as Astronomy, Geology, Anthropology, History of Islam and the Islamic civilization, Ëomen,Mythology and Linguistics. He also published a small compilation of Humor named Letâ’if in tëo volumes, a compilation of Proverbs and Quotes named Emsâl in four volumes, and a series of reading-oriented educational books for schoolchildren.

Sami Frashëri together ëith Jani Vreto supported the idea that the Albanian alphabet should be based on the Greek alphabet, since according to them, Albanians and Greeks have the same ancestors, the Pelasgians.[6]

Linguistics[edit]

·         Usûl-ü Tenkîd ve Tertîb (1886, Orthography of Turkish)

·         Nev’usûl Sarf-ı Türkî (1891, Modern Turkish Grammar)

·         Yeñi Usûl-ü Elifbâ-yı Türkî (1898, Neë Turkish Alphabetical System))

·         Usûl-ü Cedîd-i Kavâ’id-i ‘Arabiyye (1910, Neë Method for Learning Arabic)

·         Tatbîkât-ı ‘Arabiyye (1911, Exercises in Arabic)

Political Work

·         Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhetë (Albania – ëhat it ëas, ëhat it is and ëhat it ëill be, 1889).

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane te Arteve

Filed Under: Featured Tagged With: eremini, i biri, Sami Frasheri

POROSI E PROF. ARSHI PIPËS…

February 20, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/

Ne Foto:20 Shkurt 1991… Rrëzohet shtatoria e diktatorit në Tiranë…/

 Nga Fritz RADOVANI/

Shumë pak Shtete të vogla si Shqipnia kanë nxjerrë Personalitete të Mëdha sa né!

Mund të jetë kenë muej korrik ose gusht i vitit 1990, kur e kam degjue në radio “Zëri i Amerikës” tue porositë Popullin Shqiptar, pra plot 24 vjet maparë Prof. Arshi Pipa tha: “Pa u hjekë nga Sheshi Skënderbe shtatoria e diktatorit Enver Hoxha, kurrë Populli Shqiptar nuk mund të vendosin demokracinë…” E degjova, po mu duk e pamujtun! Prof. Petro Fundo shpesh persëriste mbas vitit 1985: “Diktator si ay, vazhdojnë per të sunduar edhe persëvdekuri.” Edhe këte kur e kishe degjue më dukej e pamujtun!

Me thanë të vertetën, mbas muejt janar 1990, kur u pat ba protesta e heshtun në Shkoder per heqjen e bustit Stalinit, dhe revolta e Burrave të Malësisë në korrik, me arkivolin e Djalit të rij Pllumb Pllumbaj, para komitetit partisë me thirrjet “poshtë Ramiz Alia!”, “Poshtë Nexhmije kurva!” etj… thirrje plot duf e urrejtje per vrasësit diktatorë, na dukej vetja se jemi tue jetue “dikund”…por, gënjejmë me dashtë me percaktue se ku?

Data 11 Nandor 1990 në Rrëmaji, vazhdonte me na u dukë një “anderr”… Edhe pse Don Simon Jubani, i këputi njëherë e pergjithmonë prangat e robnisë komuniste.

Na dukej një “vegim” ardhja e Tij nga burgu i shfarosjes së Burrelit, dhe ecja e Tij Burrnore drejtë Fitores per Ringjalljen e Fesë, kur shpresat tona ishin vyshkë…

Kush mund të besonte se pasuesi i diktatorit Enver Hoxha, anadollaku Ramiz Alia, strukej si qen i zgjebosun nga frika e një Don Simon Jubani, që e kishte mbajtë të pranguem mbi 26 vjet nder birucat e akullta e të pashpresë me pa me sy Lirinë?!

Popullit Shqiptar i kishte ikë frika, Ai po shihte Driten e Lirisë së dishrueme!

U zgjuen studentët…U zgjue Kavaja…U zgjue Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë…Shkodra edhe njëherë bastjon i Demokracisë…13 Dhjetori 1990 shembi perjetsisht diktaturen ma barbare që kanë kalue Shkodranët e Rozafes Heroike…Ata të parët e shkrryen perdhé surratin e pasardhësit të sulltan Mehmetit II, që zbatoi porosinë se: “Nuk duhet të mbesin i gjallë asnjë Shkodranë!” A ju kujtohet çka ngjau mbi bust?

Edhe pse këto ngjarje sollën Demokracinë në Shqipni…Po mundohen me u “harrue” dhe me kenë e mujtun me u “fshi” nga Historia e Lavdishme Shqiptare.

E nuk zgjati…U zgjuen minatorët e Valiasit…U zgjuen puntorët e fshatarët e të gjitha krahinave të Shqipnisë… E ky ishte fundi i diktaturës komuniste edhe në Shqipni!

E fundi i diktaturës komuniste kerkonte shpagimin nga vetë diktatori…

20 Shkurti 1991, ishte dhe mbetet në Historinë e Popullit Shqiptar “Dita e Fitores” mbi rrenojat 47 vjeçare të komunizmit gjakatarë e shperftyrues, Dita e Fitores mbi diktaturen komuniste që sundoi në Shqipninë Martire të Gjergj Kastriotit!

Asht Dita e Fitores kur as armët e diktatorëve nuk mujtën me ndalue hovin dhe guximin e minatorëve të Valiasit, që e terhoqen zvarrë bishen e ngordhun e të qelbun per të gjatë të Kryeqytetit të fundit…që shembi komunizmin, Tiranës Heroike.

Ndoshta, them ndoshta, se shpesh kujtoj humnerat neper të cilat kemi kalue tash 70 vjet, e në fund çoj mendjen tek të Parët tanë që më thonin: “Ju jeni të rijë e me siguri, një ditë keni me pa Ditët e Lirisë!..” Ishte Besimi i Tyne i vendosun tek permbysja e asaj ideologjije shkatrruese marksiste – leniniste që kishte plandosë miljona njerëz në Botë!

Po edhe né u plakem…dhe po ua trashigojmë disa kujtime Brezave ma të rij, mbasi me kohen po fshihen shumë fakte e ngjarje nga Historia e Shqipnisë.

***

Një Mik i nderuem nga ShBA, (VD, të cilit i mora leje per publikim), më shkruen:

          “Jeta e Shqiptarve nuk vlen aqsa jeta e Jahudijve! Pse? Asnji Jahudi nuk e levdon Hitlerin? Gjysa e Shqiptarëve (e ndoshta ma shumë) vazhdon edhe sot me e levdue dhe me e vajtue “shokun” Enver. Sikurse Enver Hoxha, do t’u konsideronte nji agjent serbo-rus, (ashtu si ishte) i vumë në pushtet per me shkatrrue elementin Etnik Shqiptar në Ballkan, atëherë, ndoshta, të gjithë Shqiptarët do ta urrejshin. Pra, duhet të identifikohet “figura” e Enverit me ata të Rankoviçit e Stalinit, me Çausheskun e Rumanisë, per me krijue në gjeneratat e reja urrejtjen që meriton. Gjeneratat e vjetra janë pertej mundësisë së shpetimit. Nuk e kuptojnë endè se të gjithë Shqiptarët janë persekutue prej Enverit. Pushkatimet dhe dënimet që janë ba prej tij, kishin per qellim me i shtij friken në palcin e çdo Shqiptari. Kooperativat e bunkerat kishin per qellim me e vorfnue gjithë popullin. Shkollat kishin per qellim me e mashtrue popullin që në fëmini. Interrnimi nder kampe ishte nji institucion skllavizimi që furnizonte krahë pune per me ushqye dhe me pasunue Bllokun e Tiranës dhe kryesisht familjen e Enverit. Fushat e Tepelenës e Lushnjës, Myzeqeja dhe minjerat e qymyrit, kromit dhe bakrit janë shfrytzue me skllavët që janë plakë në kampe pune per me i sherbye Enverit falas, por zyrtarisht, gjoja pse ishin “anmiqë të popullit”. Familja e Enverit asht pasune aq sa Shqipnia ka kenë e vorfën, pse Enveri, ka shitë edhe gjakun e Popullit Shqiptar.

          Duhet të përmblidhen statistika mbi sa vetë janë vra e pushkatue, sa u burgosën dhe ia shtetizuen shtëpijat e pasuninë e tyne dhe kush e çfrytzoi até, tue fillue nga Blloku i “udhëheqsave”? Sa kjenë interrnue, si dhe ku punojshin, në çfarë konditash dhe sa e çka prodhojshin, sa u paguejshin ata?

          Bota interesohet per fakte të dokumentueme me statistika, me pershkrime të kjarta e të sakta. Edhe pa u hapë dosjet mund të krijohet nji pershkrim i hatashem në kjoftëse çdo kush prej nesh, bahet dishmitar tue dokumentue informatat që ka.

          Jo Shqiptarët, po, edhe mbarë bota do të kerkonin hapjen e dosjeve, po kje se vehet në dritë në formë masive barbarizmi i diktatorit Enver.

          Me respekt, VD…” (Botohet pa asnjë ndryshim prej origjinalit. FR. 2014).

***

E perballë opiumit që po i jepet perditë Popullit Shqiptar, asht e domosdoshme që në çdo shtëpi Shqiptarët sot, duhet të mbajnë një Liber!

E ky Liber asht Libri i “Kujtesës së Historisë”!

Titulli i Librit asht: “TYRANTS” nga NIGEL CAWTHORNE.

Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë në faqe 172 të shkrueme me shkronja të mëdha: “Enver Hoxha”.

Aty autori i Nderuem, ka paraqitë të vërtetën e pashkrueme deri tashti për Shqipninë dhe Shqiptarët. Bota e njeh E. Hoxhen, po Shqiptarët, vazhdojnë gjumin…

          Melbourne, 2014.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, Porosia e Arshi pipes

Protesta e PD: Rama, dëgjo zërin e qytetarëve ose Largohu!

February 20, 2014 by dgreca

*“Surpriza” e protestës, djali i ish-presidentit Mejdani kundër Edi Ramës, ne mitingun e PD/

Mbyllet pas më shumë se 45 minutash protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ora 14:00 e pasdites së 20 Shkurtit,  e ka gjetur Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj në sheshin “Skëndërbej”, aty ku 23 vite më parë do të rrëzonin bustin e Enver Hoxhës. Mbështetësit  me pankarta në duar ku shkruhej  “Konsensus jo tritol”, “Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë” , “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ‘Rilindja doli rrenë”, “Rama mashtruesi” e nisën  marshimin  nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar më pas drejt bulevardit dhe për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave.Protesta e opozitës është zhvilluar e qetë në formën e një marshimi ku kanë marrë pjesë përkrahës të PD-së që kanë mbërritur në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit.

Pikërisht përbara selisë së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestë kanë ndalur për të zhvilluar një tubim të shkurtër. Tubimi është shoqëruar me dy fjalë hapëse të mbajtur nga dy të rinj dhe më pas e ka marrë fjalën kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i PD-së ka akuzuar  qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Basha deklaroi se ky është mitingu më i madh që është zhvilluar në historinë pluraliste të Shqipërisë dhe i bëri thirrje qeverisë të reflektojë nga ky mobilizim I opozitës shqiptare.

Basha u shpreh se, “sot 23 vite më pas vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm, po zhbëhen, cënohen nga Rama-Meta vlera të rëndësishme, vlera pa të cilat nuk ia vlen të jetohet, si liria e drejta, vota e lirë, shteti ligjor e demokracia. Përkeqësimi është ulur këmbëkryq në çdo shtëpi që kur erdhën këeta. Me këta horizonti i Shqipërisë vetëm mbyllet ditë për ditë.

“Kaq shumë sot këtu, më shumë seç ka parë ky shesh në vitet e luftës për demokraci. Jemi sot këtu para se e keqja të prekë fundin, para se të humbasim sërish statusin në qershor. Ja ku jemi, hapni sytë, barrikadë vendimtare kundër oligarkisë, kundër blerjes së pushtetit nga mafja dhe oligarkët e rinj, kundër kthimit mbrapa”, tha Basha në fjalën e tij.

Pas fjalës së Bashës, mitingu ka vijuar me shpërndarjen e qytetarëve duke u kthyer drejt sheshit “Skënderbej” Protesta nisi rreth orës 14.10 ku përkrahës së opozitës kanë nisur një marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt selisë së Kryeministrisë.

“Surpriza” e protestës, djali i ish-presidentit Mejdani kundër Edi Ramës

Protesta e Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa surpriza, në radhët e qytetarëve të cilët demostruan pakënaqësite për qeverinë, ishte dhe djali i një prej figurave historike në të majtën shqiptare, ish-presidentit Rexhep Mejdani.Një foto, evidenton praninë e Denion Mejdanit në radhët e protestës, ndërsa i kontaktuar nga Ora Neës, ai thekson se kjo pjesmarrje është shprehje e solidaritetit  në përkujtimin e rrëzimit të komunizmit, por në të njëjtën kohë dhe protestë për veprimet tendencioze, arrogante e anti ligjore  të segmenteve të caktuara të kësaj qeverisje, të cilat sipas tij po pengojnë integrimin e vendit.Denion Mejdani, ka mbajtur post drejtues në Adminsitratën Shtetërore, gjatë qeverisjes Berisha, teksa muajt e fundit u bë mjaft mediatik falë  përplasjeve me Drejtoreshën e Doganave, çka solli dhe shkarkimin e tij nga puna.

 

 

 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT