• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Haradinaj u takua në Uashington me Presidentin Nishani

February 5, 2014 by dgreca

5 shkurt 2014 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vizitën zyrtare që po zhvillon në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në ndarjen e “Urdhrit të Flamurit” për kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Pas kësaj ceremonie, Haradinaj pati një takim të veçantë me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet midis dy vendeve, integrimet në Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik dhe tema të tjera, që kanë të bëjnë me zhvillimit dhe objektivat e të dy vendeve tona dhe të rajonit.

Haradinaj, do të ketë sot edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë(BS)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Haradinaj takon presidentin Nishani, Ne Washington

SHBA, të angazhuara për integrimin evropian të Ballkanit

February 4, 2014 by dgreca

Nga Keida KOSTRECI/ VOA/

Pas vitesh investimi dhe angazhimi nga Perëndimi, Ballkani Perëndimor ka arritur sukses të konsiderueshëm. Por disa sfida mbeten ende të pazgjidhura. Në një diskutim në Fakultetin për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington, pjesëmarrërist shprehën mbështetje për integrimin Euro-Atlantik të rajonit, ndërkohë që u bënë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë reformat, dhe të lënë pas tensionet ndëretnike.
Pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara është se vendet e Ballkanit Perendimor kanë arsye të jenë krenare – me anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tranzicionin paqësor të pushtetit në Shqipëri.  Jonathan Moore është drejtor i Marrëdhënieve për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit.
“Objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara për rajonin është integrimi i tij Euro-Atlantik. Siç kanë thënë shumë administrata  amerikane qofshin – demokrate apo republikane – ne duam një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe – ky është fokusi ynë.”
Por zoti Moore tha gjithashtu se vendet e rajonit duhet të përpiqen të zbusin tensionet etnike dhe kombëtare, të luftojnë korrupsionin dhe të përpiqen për reforma ekonomike, të shtojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.
Korrupsioni dhe konsolidimi i shtetit ligjor ishin çështje që u përmendën edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në konferencën për sigurinë në Mynih të Gjermanisë javën e kaluar, ndërsa ai foli për “një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.
“Aspiratat e qytetarëve po merren nëpër këmbë nga korrupsioni, interesat oligarkike, interesat që përdorin para për të shtypur opozitën politike dhe zërat ndryshe, për të blerë politikanët dhe organet e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, tha zoti Kerry.
Ai theksoi rëndësinë e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe tha se këto lidhje janë forcuar që nga rënia e Murit të Berlinit, kur filloi zgjerimi i NATO-s dhe në 10 vjetët, kur BE-ja filloi të zgjerohej përsëri. Dhe zoti Moore thotë se Amerika është e angazhuar që rajoni të jetë pjesë e këtyre organizatave.
“Ne jemi të angazhuar, të vendosur dhe të interesuar në një të ardhme në BE për të gjitha këto vende, dhe nëse duan edhe në NATO. Ky ka qenë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për vite dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë.”
Angazhimi nga jashtë është shumë i rëndësishëm thotë Edward Joseph,  me Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike.
“Nuk ka pasur shumë raste në rajon ku problemet e vështira janë zgjidhur natyrshëm përmes shoqërisë civile apo procesit politik. Në pëgjithësi është dadhur ndërhyrja nga jashtë, një katalizator nga jashtë, që do të thotë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë.”
Zoti Joseph thotë se angazhimi i jashtëm pothuajse gjithmonë ka ardhur kur ka pasur kriza – duke cituar si shembull suksesin e bisedimeve që krijuan rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë – një rezultat i diplomacisë intensive nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.
Të dy panelistët, Moore dhe Joseph ishin të një mendjeje se Maqedonia dhe Bosnja janë dy përjashtime përsa i përket arritjeve. Maqedonia ka pengesë për anëtarësim në NATO mosmarrëveshjet me Greqinë për emrin. Dhe Bosnja vazhdon të ketë fërkime etnike.
Zoti Joseph tha se magneti tërheqës i BE-së nuk ka funksionuar për Bosnjen për shkak se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i tha fund luftës, nuk po funksionon.
“Sipas mendimit tim është një patologji, një problem strukturor dhe ne e dimë se origjina e tij është tek formulimi i marrëveshjes së Dejtonit. Prandaj në librin e Richard Holbrook-ut (“To End a War”) flitej për përfundimin  e luftës dhe jo për ndërtimin e një shteti.”
Zyrtari Moore i Departamentit të Shtetit është dakort se Bosnja është shumë e komplikuar për shkak të marrëshjes së Dejtonit e cila i dha fund luftës por e la Bosnjen të ndarë etnikisht. “Pyetja e vërtetë është: a mund ta shpërbësh strukturën e Dejtonit dhe përgjigja jonë e prerë është Jo, nuk mundesh.”
Shumë nga vendet e Ballkanit mbajnë zgjedhje në vitin 2014. Por ende nuk është e qartë se çfarë përparimi do të shënojnë ato drejt demokracisë së plotë dhe integrimit në BE.

Filed Under: Rajon Tagged With: evropian te ballkanit, per integrimin, SHBA, te angazhuar

Nishani në SHBA, takime në Departamentin e Shtetit

February 4, 2014 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur dje për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të ftesës së ardhur nga një grup senatorësh dhe kongresmenësh për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti do të zhvillojë takime në Departamentin amerikan të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, në Senat dhe Kongresin amerikan.

Ftesa ndaj Presidentit Nishani vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit.
Dy ditë më parë, drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore shprehu rezervat e tij në lidhje me angazhimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, ku i bëri thirrje mazhorancës të marrë masa konkrete dhe jo të ankohet duke fajësuar ata që kishin pushtetin më parë.
Një pikë e fortë kritike e përmendur nga zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit ishte edhe pavarësia e gjyqësorit, ku ai tha që prokurorët dhe gyqtarët duhet të lihen të pavarur në punën e tyre.
“Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që, ata që kanë pushtetin sot të ankohen për ata që kishin pushtetin më parë. Të luftosh korrupsionin dhe të konsolidosh shtetin ligjor bëhet përmes ngritjes së akuzave nga prokurorët, nëse ka nevojë për ngritje akuzash. Nuk duhet të bëhet fjalë thjesht për fajësim të paraardhësve”, është shprehur Moore.
Nga ana tjetër, një tjetër alarm për shtetin ligjor në Shqipëri, rendin dhe sigurinë ka ardhur edhe nga sekretari i Shtetit, John Kerry. Korrupsioni, oligarkë të lidhur me qeveritarë, politikanë të blerë, nënshtrimi i mediave dhe dobësimi i pavarësisë së gjyqësorit, kanë qenë çështjet kritike të ngritura nga sekretari Kerry.
“Ka një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve edhe një herë janë duke u nëpërkëmbur, po shkelen nga korrupsioni, nga interesa oligarkësh, interesa që përdorin paratë për të vënë nën kontroll politikanët, për të shtypur reagimin e opozitës dhe kundërshtarët, për të blerë politikanë, për të cenuar lirinë e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit”, është shprehur sekretari i Shtetit.(Foto: Dielli -Arkiv- Presidenti Bujar Nishani gjate vizites ne VATER, shtator 2013)

Filed Under: Kronike Tagged With: presidenti Nishani, vizite en SHBA

PRINCI LEKA E LA PRESIDENCËN

February 4, 2014 by dgreca

Princi Leka ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Jashtme, të Rendit dhe së fundi në Presidencë. Ai shkroi se do t’i përkushtohet Monarkisë/

Princi Leka ka njoftuar  largimin nga posti i këshilltarit politik të presidentit Bujar Nishani. Ai ka punuar vitet e fundit në institucionet e Republikës (në Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Rendit dhe më vonë  në Presidencë).

Leka njoftoi përmes Facebook-ut se largohet nga detyra e këshilltarit për t’i përkushtuar, sic shprehet ai, “tërësisht rolit të tij si kreu i familjes mbretërore”.

“Duke pasur parasysh kontekstin gjithëpërfshirës dhe megjithëse ruaj një konsideratë dhe një mirënjohje të thellë për emërimin tim në postin e këshilltarit pranë kreut të shtetit, funksioni i cili kulmoi rrugëtimin tim personal dhe profesional në njohjen e administratës dhe shtetit, e gjej të volitshëm momentin për t’u tërhequr nga kjo detyrë dhe për t’iu kushtuar tashmë vetëm rolit tim krejt të veçantë të kreut të familjes mbretërore shqiptare” – shkruan ai.(Ne foto:Princi Leka gjate vizites ne vater, prill 2012)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i perkushtohet Monarkise, la presidencen, princi Leka

SOKOL DEMAKU: E KEQJA ËSHTË SE POLITIKA SHQIPTARE PRISH… EDHE FE, EDHE KULTURË E LE MË LETËRSINË…

February 4, 2014 by dgreca

Bisedoi: Zyba Hysen Hysa/

 – Sa më larg vendlindjes shkojmë, aq më të fortë bëhen litarët që na lidhim me të, litarë të padukshëm, me fuqi magjike, se askush nuk e kupton, se si gjithë jetën, na mbeten në mendje kujtimet e fëmijërisë, apo të asaj pjesë jete që kemi kaluar atje dhe si çdo njeri, dhe ju Zoti Demaku, keni ato “litarët” tuaj që të mbajnë mbërthyer për të qënë përjetësisht i lidhur me vendlindjen?

Së pari ju përshëndes nga veriu i largët, nga vendi i Vikingëve të lashtë, nga Suedia ku njeriu dhe jeta e tij janë të shenjta. Nga vendi ku edhe më herët ka lulëzua letërsia, nga vendi ku dikur edhe këta vetë kanë ikur nga këtu nga mjerimi që kishin, sikur edhe ne bëmë nga trojet tona, nga vendi ku edhe sot ka respekt fjala, gjuha, letërsia dhe njeriu pikë së pari. Po ta them të drejtën me vendlindjen çdo njeri e lidhin shumë gjëra sepse atje njeriu merr hapat e parë të jetës sikur fëmija kur fillon të ecën, njeriu aty bënë fillimet e çdo gjëje, e kjo njeriun e bënë krenar dhe ndjehet madhështor me atë, dhe asnjëherë në asnjë moment vendlindja nuk mund ti largohet nga mendja. Por, edhe pse jemi larg prapë se prapë ne jemi mundua që të mbajmë një lidhje shpirtërore me atje. Ne këtu mundohemi që në mënyrë të thjeshtë ta jetojmë jetën e vendlindjes, ta prezantojmë atë në ketë truall të huaj, përmes fjalës së folur, fjalës së shkruar, prezantimit të së bukurës, të kulturës e traditës sonë. Por kjo nuk është  e lehtë, sepse na mungon shumëçka, edhe pse kushtet dhe mundësit për një gjë të tillë këtu ku ne jetojmë dhe veprojmë ekzistojnë.Një udhëtim në vendlindje, lë mbresa të veçanta te çdo bashkëkombës, që jeton larg Atdheut të shqiponjave.Një natyrë e njëjtë e përshkon tërë atdheun, nga Veriu deri në Jug. Është një natyrë emocionuese për ata, të cilët për herë të parë, por ndoshta edhe që pas ca kohësh, kthehen në vendlindje dhe magjepsen nga pamjet më interesante, të cilat njeriu thotë se vetëm natyra shqiptare ka ditë t’i krijojë. Kjo është në të gjitha viset shqiptare, duke u nisur nga Veriu, me fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore – malore të malit të Albanikut, në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje dhe deri ne pjesët më jugore të vendit: Gjirokastra, Saranda, Poliçani, Delvina, Çorovoda, Përmeti, Tepelena, Selenica, Memaliaj, Himara, Orikumi, Libohova, Konispoli dhe Këlcyra.

–  Nëpër botë ka shqiptarë të emigruar, si u përshtatët me jetën e atjeshme?

-Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën.Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sërë dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar.  Që në vitet e para të erës sonë, shqiptarët synonin të vendoseshin në brigjet jugore të Italisë, në zona që u siguronte atyre mbrojtje.  Asnjëherë nuk ka pasur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa i ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe Greqi. Ne krahasim me Greqinë pseudoortodokse qe s’njeh minoritete nacionale, arbëreshët e Italisë katolike kane ruajtur me besnikëri gjuhen, traditat, kulturën dhe shpirtin shqiptar, qe nga Mesjeta e Skënderbeut, e deri ne këto çaste.

Por kur kemi të bëjmë me Skadninavin të ikurit e parë nga Kosova arrijnë në qytetin suedez Uddevala gjatë vitit 1985, por shumë prej tyre kanë marrë përgjigje negative të azilit dhe janë kthyer sërish në vendlindje. Por në Suedi do kemi mërgimtarët e parë shqiptar sa duket diku nga viti 1958. Por ikja masive do vijon pas viteve 90-ta. Kjo është koha e reprezaljeve të regjimit të diktatorit serb Slobodan Miloshevic ndaj shqiptarëve, te cilët me plotë të drejtë kërkojnë pavarësi dhe shtetësi në Krahinën e tyre. Gjatë vitit 1991 mbahet referendum nga ana e popullatës shqiptare të Kosovës ku 90 % e qytetarëve marrin pjesë në të, e 98 % te tyre përkrahin pavarësimin e vendit nga  Serbia dhe regjimi diktatorial i Millosheviçit.  Suedia gjatë viteve 1960 deri ne vitet 1970 ka marre fuqi punëtore nga Jugosllavia, por në këtë fuqi nuk kanë hyrë shqiptarët. Kryesisht  si fuqi punëtore kanë emigruar në Suedi serbët, sllovenët dhe kroatët, për shqiptarët as qe ka mendua kush për kushtet dhe jetesën e tyre në këtë kohë.

Gjatë viteve 1980 dhe 1990, në Suedi fillon ajo vala më madhe e refugjatëve shqiptarë nga Kosova. Momentalisht sipas disa statistikave por jo zyrtare ne Suedi duhet te këtë mbi 60000 shqiptar. Një gjë është për tu lakmua dhe për tu mbështetur sepse shqiptarët këtu në këtë vend nordik kanë gjetur vetën dhe janë sistemua ashtu si më mirë në jetën e këtushme, çka është për lakmi. Edhe vet shteti ndihmon në të gjitha aspektet e jetës, duke fillua nga familja, vendosja, punësimi e deri tek shkollimi. Është ndoshta shteti i vetëm në botë që financon shkollim e fëmijëve të huaj pa pagesë me të gjitha atributet sikur për fëmijët vendës.

–  Sa dhe si njihet Shqipëria në Suedi? A kemi ne ambasadë në Suedi dhe si janë lidhjet e emigrantëve me këtë ambasadë, a kujdeset ajo për ju, pra ndjeheni se keni një mëmëdhe që kujdeset edhe nga larg? Nëse jo, pse ndodh kjo?

-Me ardhjen tonë këtu vendasit kanë fillua të marrin njohurit e para për shqiptarët dhe vendlindjen e  tyre, por me tepër këta kanë ditur për Kosovën sepse shumica e te ardhurve këtu janë kosovar, por fal punës së shoqatave kulturore, intelektualëve, poetëve, shkrimtarëve dhe publicistëve tanë në mënyrë të denjë është bërë prezantimi edhe i shteti amë Shqipërisë këtu. Pra vendësit kanë njohuri për dy shtetet tona. Këtu në Mbretërinë e Suedisë kemi dy Ambasada shqiptare, por ato janë ambasada e jo me tepër, ato kujdesën ndoshta për vete.

Këtu dua të potencoj se shoqata ku unë aderoj Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë me mjaft sukses prezanton gjuhën, kulturën dhe traditën tonë këtu, është mjaft aktive në vënien e lidhjeve me vendlindjen përmes organizimit të aktiviteteve kulturore e letrare këtu dhe në vendlindje. Bashkëpunimi me poet, shkrimtar, shoqata të ndryshme ne vendlindje, binjakëzime mes shkollave suedeze me ato shqiptare si në Kosovë njashtu edhe në Shqipëri, binjakëzim bibliotekash si është rasti i Bibliotekës Durrës me atë në Borås, vërja e kontakteve mes Shkollës së lartë këtu në Borås me Universitetin Akademia e biznesit në Tiranë, me ndërmjetësimin e QKSH Migjeni, por asnjëherë me ndonjë këshillë apo përkrahje të ambasadave apo dy shteteve tona. Ka tetë vite qe boton revistën në shqip “Dituria” shtatë vite me radhë emiton program në gjuhën shqipe në Radio dituria për bashkëkombësit që jetojnë dhe punojnë këtu e nga qershori i vitit që shkoi me mjaft sukses ka fillua emetimi ne një programi Televiziv në gjuhën shqipe këtu, e gjithë këtë me mbështetje dhe ndihmë të shtetit suedez.

Sa më kujtohet vitin 2012 kishim mysafirë nga republika e Shqipërisë në festimin e  pesë vjetorit të shoqatës sonë dhe njeri nga mysafirët në fjalën e tij sa me kujtohet mua u shprehë se ne qenkemi ambasadorë të vërtetë të vendit tonë, çka na dha shtytje dhe kuraja për një punë dhe angazhim edhe më të madh në prezantimin tonë këtu.

–   Në librin tënd “Një aventurë me drojën e një emigrant “pa atdhe”’, vura re një fakt, se shqiptarët nuk i njohin si kombësi elite, por is “popullsi dygjuhëshe”, mendoni ju që në arenën ndërkombëtare, politikanët tanë nuk bëjnë prezantim dinjitoz të kombit tonë dhe si të duket fakti që kur shkojnë nëpër institucionet ndërkombëtare nuk flasin shqip? Të lutem, më jepni mendimin tuaj se si mund të prezantohemi ashtu siç na takon në botë dhe kush duhet ta bëjë këtë?

Unë shkrova librin “Sadulla Zendeli Daja në aventurën e një emigranti të pa atdhe” dhe dua ta them atë se çfarë më shtyri në këtë. Unë e thash edhe me lartë se ne në mërgatë kemi intelektual, poet, shkrimtarë, publicistë, njerëz të aftë por ata nuk kanë përkrahje nga askush, kjo është defekti në jetën tonë. E Daja, si e quajmë ne leksikografin më të madh dhe me të njohur në përpilimin e fjalorëve së pari suedisht – shqip e tani edhe atij shqip-suedisht, meriton një prezantim, meriton një përkrahje morale, një mbështetje në punën e tij, e ne duhet të jemi krenar që ne kemi në mërgatë një të tillë. Se Daja është edhe pishtar i mbajtjes së mësimit të Gjuhës amtare në Suedi me hapjen e paraleleve në shkollat suedeze ne vitin 1976 për herë të parë. Në fakt dua të them se ne mundohemi te bëhemi më të ditur se të tjerët e në realitet të tjerët nuk e humbin vetën por ata e ngjisin lart atë çka ata kanë.Çështja e gjuhës është më shumë rëndësi mendoj unë kur kemi të bëjmë me përfaqësimin tonë jashtë trojeve tona. Mendoj se çdo herë dhe në çdo vend duhet të përdorët shqipja, ajo është gjuha jonë, gjuha e nënës, dua ta them këtë se suedezët janë shumë të mençur në ketë drejtim dhe gjuhën amtare që fëmija e mësojnë në shkollë e quajnë me këtë emër, pra është e jotja, në këtë rast e jona. Por ne jemi ata që jemi, kam vrenjtur edhe në Tiranë edhe në Prishtinë se më me kënaqësi përdorim një gjuhë të tretë se atë amtare në biseda, e kjo nuk është në rregull.

– Si mendoni ju, emigracioni shqiptar do të jetë përherë masiv?

-Një sëmundje mija vjeçare, unë në shkrimet e mia e quaj kështu, këtë plagë kancerogjene të popullit tonë. Një plagë që është aktuale nga koha e Skenderbeut e deri në ditët e sotme bashkëkohore dhe se as sot nuk ka të ndalur. Unë ndjej se emigrimi do jetë aktual edhe për shumë gjenerata në trojet tona, do jetë një e keqe që do na përcjellë edhe shumë kohë e këtë me vet fajin tonë dhe punën tonë jo të mjaftueshme në ndërtimin e  drejtë të jetës në vend. Ne jemi ata që japim vlerësime kuturu për shumë gjëra por nganjëherë edhe vlerësime se prapështi kur kemi të bëjmë me të ligat që na vinë dhe vet i krijojmë duke i radhitur ato në rezultate e në të kundërtën ato janë fiasko për ne.Edhe suedezet e kanë pasur emigrimin si plagë e brengë një kohë, por sot jo, e pse edhe ne mos te jem ata që do e ndalojmë një të ligë të tillë?

 –  Ju jeni gazetar, shkrimtar, poet… çfarë shkruani zakonisht më me pasion, ku e gjeni veten më shumë? Çfarë tematike kanë shkrimet tuaja që botoni në shtyp? Ku e gjeni kohën që shkruani dhe sa libra keni botuar? Ç’plane keni për të ardhmen porsa i përket fushës së krijimtarisë?

-Po e thatë me vend këtë, se me shkrime kam fillua të merrem që herët në bankat e Shkollës fillore, e pasion e kam poezinë, por tani kultivojë edhe prozën. Kohëve të fundit kam pasur si projekt realizimin e intervistave me figura të ndritshme të kulturës, traditës dhe shkrimit në shqip, çka dhe kam realizua këtë në tri vëllime botuar deri më tani nën titullin “Kujtime nga diaspora I, II dhe III” e kam në dorë edhe vëllimin e  katërtë. Thënë realisht kohë ecën, nuk mjafton por atë duhet shfrytëzua maksimalisht në mënyrë që të del diçka në dritë. Unë kryesisht shkruaj për mërgimin, vendlindjen, njeriun, këto janë tema të cilat i kam për zemër. Kohëve të fundit kam fillua të merrem edhe me përkthime, kështu që këto ditë me doli nga shtypi libri im i parë i përkthyer nga suedishtja dhe se jam i kënaqur me atë çka kam bërë dhe me kritikën rreth librit. Kam botua deri me tani 14 tituj, e kam në dorë dy libra në dorëshkrim, besoj se do i botoj gjatë pjesës së parë të këtij viti.

  –   Cili, apo cilët janë shkrimtarët shqiptarë dhe të huaj që preferoni t’i lexoni? A keni ndonjë idhull? Po në Suedi keni shoqatë shkrimtarësh dhe si funksionon ajo?

-Po i adhuroj shumë shkrimtarët tanë dhe punën e tyre bërë me vite, Çajupi ka lenë mbresa në mua, Naimi, por ai i cili prekë thellë ndjenjat tona është poeti i mjerimit e që ne e ndjejmë këtë edhe sot në vatrat tona, pra Migjeni. E adhuroj Nazmi Rrahmanin dhe Spassen e madh. Këtu adhuroj Astrid Lindgren.Po ne kemi këtu Shoqatën e shkrimtarëve shqiptar, anëtar i së cilës jam  që nga fillimi dhe jam i kënaqur me punë që ne bëjmë përmes saj. Por dua të them se unë jam edhe anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Suedisë.

–  A keni miq të vërtetë dhe sa u besoni atyre, jeni zhgënjyer nga ndonjë mik idealesh? Po me suedezët krijoni marrëdhënie miqësie, si bëhen këto lidhje, apo janë popull i ftohtë? Ndjehet diskriminim racial atje dhe çfarë problemesh ka aktualisht komuniteti shqiptar në Suedi?

Po tek unë nga vendlindja atje thonë me një fjalë popullore se “Miqtë janë krahët e njeriut”, kjo ka domethënie të madhe, por sot ka pësua shumë, sepse miku më nuk është ai që duhet të jetë, interesi ka prishur njeriun. U besoj miqve, por edhe jam zhgënjyer shumë herë nga ta, kjo është koha bashkëkohore, koha e interesit e thash me lartë.

Kam edhe miq suedez dhe jam krenar me atë dhe ndihem mirë në mesin e  tyre, sepse janë njerëz me traditë, me kulturë dhe ajo më kryesorja kanë respekt për njeriun. E thonë atë se janë njerëz të ftohtë, por ndoshta klima dhe vendi i tyre e bënë ketë, por në përgjithësi njeriu kalon mirë me ta. Unë dhe miqtë e mi më të cilët punojmë këtu bashkë ndihemi mirë në mesin suedezve, sepse ata janë ata të cilët na inkurajojnë në punën tonë dhe në prezantimin e çdo gjëje pozitive të kulturës dhe traditës sonë në këtë vend nordik.

 A mendon ti që letërsia shqiptare nga e politizuar, është kthyer në shkrimtarë politikë? A mund të jesh krijues i lirë nëse merr favore nga politika, sidomos në Shqipëri, ku politika ende është në kundërshtim me krijuesit e vërtetë?

-Eh, kjo është e cila ne nuk na është dashur, por thotë një fjalë popullore “Koha e ha kashtën”.Unë tani jetoj në një vend ku politika është larg nga jeta e njerëzve, është nga çdo gjë dhe më beso çuditem kur jam atje kur dëgjoj gjëra të tilla, por ne jemi mbrapa më shumë gjëra këto vitet e fundit, në vend se te ikim përpara ne numërojmë ne vend duke menduar se kemi bërë përparim, por jo, është kundërta si thotë ajo fjala “tre hapa mbrapa e një para”, por jeta vazhdon. Dhe atëherë edhe ata që nuk kanë erë në poezi bëhen poet, edhe ata që nuk kanë erë në gjuhësi bëhen gjuhëtar siç ndodhë tek ne. Se sot kush do mund të publikoj pa kurrfarë kriteri, e kjo e dëmton dhe shkatërron imazhin e një letërsie me famë botërore.

 – Ju jeni për vazhdimin e “miteve” në letërsi? Ku është e keqja e kësaj tradite? Mendoni ju që letërsia e vërtetë shqipe nuk është kjo që propagandohet? Mendoni ju se ka krijues brilant që nuk po e shikojnë dritën e diellit prej egoizmit të shkrimtarëve politikë, se gjoja vetëm ata janë ajka e letërsisë?

Mendoj se nuk ka diç të keqe në këtë drejtim. Bëjë një krahasim me këtë që kultivohet këtu dhe shoh se edhe këta mbajnë këtë traditë dhe respektojnë mitet e tyre, pse mos te respektojmë edhe ne ato mite të cilat me shekuj mbajtën gjallë letërsinë tonë popullore. Por e keqja është se politika prish çdo gjë edhe fe edhe kulturë e le më letërsinë.

–   Si mendoni ju, a duhet të ketë një Lidhje Shkrimtarësh dhe Artistësh shqiptarë mbarëkombëtarë, se kjo formë, ku secili më vete mbledh disa shokë e miq, si të fejohej, a të martohej, apo të festonte ditëlindjen, vetëm duke e uruar dhe e lëvduar dhe kaq, asgjë nuk organizohet, asgjë nuk kalon në sitën e kritikës artistike… Jeni i mendimit se shtetit sot nuk i intereson letërsia dhe arti si në komunizëm, por njerëzit që bëjnë letërsi dhe art?

– Po ndoshta do ishte mirë, por kështu si jemi, kam mendim se nuk arrihet dot, sepse edhe në këtë lami ne jemi të ndarë, pra nuk ka mundësi të jemi unik e të bëjmë atë më të mirën në ruajtjen dhe kultivimin e traditës sonë letrare, sepse secili do ketë interesat dhe atëherë do jetë me vështirë. Nëse ne do jemi a polikë, do ishte me vlerë dhe do realizonim atë çka edhe Rilindësit tanë bënë vite me radhë, por kështu si jemi pak vështirë. Po ne kemi kohëve të fundit shoqata shkrimtarësh në shumë vende të botës, por se vështirë të arrihet një koncenzus për një bashkëpunim të mirëfilltë në ketë drejtim. Por shpresa mbetet e të shohim.

 – Ndonjë mesazh për krijuesit shqiptarë…

– Ta çojmë përpara atë çka Rilindësit bënë më vite sepse meritojmë më shumë dhe të jemi krah për krah me letërsitë e popujve të përparuar sot.

 –Faleminderit Zoti Sokol Demaku që pranuat të bisedonit! Suksese në krijimtari dhe mbarësi në familje!

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Sokol Demaku, Zyba Hysa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT