Princi Leka ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Jashtme, të Rendit dhe së fundi në Presidencë. Ai shkroi se do t’i përkushtohet Monarkisë/
Princi Leka ka njoftuar largimin nga posti i këshilltarit politik të presidentit Bujar Nishani. Ai ka punuar vitet e fundit në institucionet e Republikës (në Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Rendit dhe më vonë në Presidencë).
Leka njoftoi përmes Facebook-ut se largohet nga detyra e këshilltarit për t’i përkushtuar, sic shprehet ai, “tërësisht rolit të tij si kreu i familjes mbretërore”.
“Duke pasur parasysh kontekstin gjithëpërfshirës dhe megjithëse ruaj një konsideratë dhe një mirënjohje të thellë për emërimin tim në postin e këshilltarit pranë kreut të shtetit, funksioni i cili kulmoi rrugëtimin tim personal dhe profesional në njohjen e administratës dhe shtetit, e gjej të volitshëm momentin për t’u tërhequr nga kjo detyrë dhe për t’iu kushtuar tashmë vetëm rolit tim krejt të veçantë të kreut të familjes mbretërore shqiptare” – shkruan ai.(Ne foto:Princi Leka gjate vizites ne vater, prill 2012)