• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

PROGRAMI SHQIP I “ZËRIT TË AMERIKËS” NUK MUND TË MBYLLET

March 27, 2014 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Dje duke përcjellë faqen e Zërit të Amerikës online u përballa me një lajm të cilin nuk do të kisha dashur kurrë ta lexoja, se programi shqip i Voice of America, krahas atij në gjuhën maqedone dhe serbe, për shkak të buxhetit, parashikohet që në vitin 2015 të ndërpresë transmetimin në radio dhe televizion.

Lajmi m’u duk gjëja më e pamenduar e mundëshme. Sepse ndërsa Voice of America shkurton buxhetin ngaqë s’ka para për të mbajtur në këmbë mediumin më të rëndësishëm për informimin e Shqiptarëve në Ballkan; në Shqipëri, në një nga vendet më të varfra të Europës, ku pensionistët e mbajnë frymën gjallë me 100 $ në muaj, parja derdhet lumë në dhjetra televizione, radio e gazeta, të cilat manipulojnë dhe dezinformojnë opinionin publik pasi kanë humbur pavarësinë si pushtet i katërt dhe janë kthyer në instrumenta të politikës, duke dalë totalisht jashtë rolit që kanë mediat në një shoqëri të lirë dhe demokratike.
Kur e kanë lexuar lajmin e mësipërm për mbylljen e programit shqip të VOA, baronët e madiave të Tiranës kanë fërkuar duart dhe i kanë shkelur syrin njëri-tjetrit, duke thënë me zë të ulët „e hoqëm qafe edhe Zërin e Amerikës“.
Kur lindi, Zëri i Amerikës, ishte pjesë e Zyrës për Informim të Luftës, pastaj kaloi nën Departamentin e Shtetit. Sot është nën varësinë e Qeverisë Federale të SHBA dhe mbështetet nga International Broadcasting Bureau (IBB), drejtori i të cilit zgjidhet direkt nga presidenti i SHBA me konfirmim të Senatit. Shikoni se çfarë rëndësi ka.
Një vit më parë Programi shqip i Zërit të Amerikës mbushi 70 vjet. Kjo radio filloi transmetimin për herë të parë më 1 shkurt 1942, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur William Harlan Hale do të shqiptonte: „Këtu ju flet Zëri i Amerikës. Lajmet mund të jenë të mira. Lajmet mund të jenë të këqija. Ne do t’ju themi të vërtetën”. Dhe me këtë kredo Zëri i Amerikës hyri në histori dhe bëri histori. Duke u kthyer në burim shprese për miliona dëgjues e shikues.
Zëri i Amerikës u përball me shumë sfida. Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë, përmbysja e sistemit komunist.
Ishte një kohë, që zgjati gjysmë shekulli, kur ne shqiptarët ishim të rrethuar nga vargojtë e diktaturës dhe terri informatik. Por, me rrëzimin e Murit të Berlinit, në shtëpitë tona filloi të hynte një rreze dielli përmes Zërit të Amerikës. Programi i radios jepej me valë të shkurtëra, dhe fjalët dëgjoheshin me vështirësi, e copa-copa, por shqiptarët e kishin marrë mesazhin që u dërgonte SHBA, se do ta mbështeste popullin shqiptar në rrugën për liri.

Zëri i Amerikës drejtohej asaj kohe nga Elez Biberaj, që vinte nga një familje antikomuniste, të cilin organi i propagandës komuniste shqiptare Zëri i Popullit e kishte shpallur armik. Elez Biberaj bashkë me ekipin e tij, të gjithë shqiptarë që kishin përjetuar në një farë mënyre kalvarin komunist, fliste në emrin e Zëri të Amerikës duke ngritur hov dhe trimëruar zemrat e miliona shqiptarëve. Emisioni i lajmeve zgjaste vetëm 30 minuta, në orën 18:00 dhe 20:00, por ishte një kohë e maftueshme që kombi të niste ringjalljen.
Kur të gjithë djemtë e mirë të Nënës që kishin shkuar në Amerikë për t’i dalë asaj në krah, nuk jetonin më,kur kishte vdekur Faik Konica, Fan Noli e dukej sikur komunizimi nuk do të shkulej më, në skenë u rishfaq fuqishëm me një dimension të ri Zëri i Amerikës, që nuk kishte ndalur asnjëherë, prej vititi 1943, së foluri shqip.
Do të ishte Elez Biberaj që do të fitonte një popullaritet të menjëhershëm, si një profesionist i shquar, i guximshëm dhe figurë me integritet. Elez Biberaj është figura më e spikatur e diasporës shqiptaro-Amerikane këtë çerek shekulli. Ai do të vinte në krye të programit shqip, të cilin e kishte drejtuar më parë Frank Shkreli një tjetër shqiptaro-amerikan i madh me një shërbim shembullor për më tepër se 30 vjet tek Zëri i Amerikës, i cili e vazhdon kontributin e tij me përgjegjësi të madhe sot përmes gazetarisë së shkruar.
Elez Biberaj bëri që Zëri i Amerikës të hynte në çdo familje shqiptare. Dëgjohej nga të gjithë. Shteti komunist dridhej nga themelet, populli shqiptar ngrihej hov. Sepse përçonte të vërtetën.
Zëri i Amerikës ishte një nga faktorët që çoi në përmbysjen e diktaturës, sepse përçoi mrekullisht në gjuhën shqipe mesazhin e qartë që vinte nga qeveria e SHBA, ndërkohë që në qeverinë Amerikane përcolli zërin e shqiptarëve që kërkonin mbështetje për të përmbysur një regjim kriminal dhe mizor i cili përmes makinerisë të propagandës për 50 vjet e kishte paraqitur Amerikën si armiken e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Programit shqip i Zërit të Amerikës e kaloi me sukses edhe Luftën në Kosovë, po ashtu edhe konfliktin në Maqedoni që solli Marrëveshjn e Ohrit. Gjithnjë duke ruajtur kredon dhe misionin e tij.
Programi shqip i Zëri të Amerikës ka shoqëruar edhe tranzicionin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj, i cili është shumë i gjatë dhe i vështirë për shkak se klasa politike, duke patur si palë mediat, i ka tradhtuar interesat e Sovranit dhe vendin e diktaturës, pushtuesit apo shtypjes prej segregacionit e ka zënë diktatura e korrupsionit, që e ka kapur shtetin. Në këto kushte shumë delikate dhe të vështira, Sovrani kërkon që të ketë një aleat të besueshëm, që t’u thotë të vërtetën dhe t’i trimërojë. Dhe këtë mision mund ta kryejë Programi Shqip i Zërit të Amerikës.
Lufta kundër korrupsionit është po aq e vështirë sa edhe Lufta e Ftohtë apo lufta kundër rrëzimit të sistemit komunist. Zëri i Amerikës e ka treguar me punë dhe përkushtim se i përballon me sukses sfidat. Programi shqip i Zërit të Amerikës, duhet t’i kthehet kohës të tij më të mirë. Të vërtetat duhen shqiptuar troç nga njerëz të cilët me formatin dhe angazhimin e tyre, si profesionistë dhe personalitete gëzojnë besimin e audiences dhe teleshikuesve. Programi shqip i Zërit të Amerikës e njeh rrugën e këtij suksesi.
Unë, personalisht si gazetare, që e kam nisur karrierën si raportuese e Zëri të Amerikës, iu qëndroj besnike idealeve të këtij medium të lirisë, dhe bëj thirrje që Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe të fuqizohet që të ketë ndikim sa më të madh në realitetin shqiptar.
Prandaj, natyrisht jam kundër mbylljes së këtij programi dhe i ftoj shqiptarët e diasporës shqiptaro-amerikane të bashkojnë zërin e tyre, të lobojnë e të ndikojnë pranë miqve amerikanë dhe pranë institucioneve përkatëse të vendit mik dhe aleat me qëllim që të mbahet hapur programin shqip i Zërit të Amerikës.
Do të vijë ndofta edhe ajo kohë kur programi do ta ketë kryer misionin e tij fisnik, por kjo kohë tani nuk ka ardhur ende. Kauza e lirisë, ndërtimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, integrimet dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik janë sfida që kërkojnë mbështetjen e programit shqip të Zëri të Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, nuk mund, te mbyllet, zeri i amerikes

NJOFTIM PER TE PAME

March 27, 2014 by dgreca

 Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se ditë më parë, me 18 Mars 2014, në Brooklyn, në moshën 93 vjecare vdiq dhe u varros me 20 Mars në varrezat Millstone në NJ nëna dhe gjyshja jonë e dashur  ZAKE GJELAJ – GJONBALAJ

Sipas traditës, djemtë e së ndjerës: Dema, Binaku e Ferizi, vajzat Nuria e Sofia, me familje dhe farefis presin vizita ngushëllimi me 6 Pril 2014, ditë e dielë, nga ora 10AM gjërë në 5PM, në Maestro’s në Bronks, ne adresen 1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462

Telefoni i familjes Gjonbalaj 718-812-4452

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: familja Gjonbalaj, te pame

Ambasadori Arvizu i dorëzon çmimin “Kampionët e Vepro Tani”, Youth Solidarity Albania

March 26, 2014 by dgreca

TIRANË/ Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu i dorëzoi Youth Solidarity Albania çmimin “Kampionët e Vepro Tani”, për muajin shkurt.

Youth Solidarity Albania është vlerësuar për përpjekjet e tyre për të mbledhur kapakët e shisheve dhe përdorimin e të ardhurave prej riciklimit të tyre për të blerë karroca për personat me aftësi të kufizuar.

Gjatë vlerësimit të gurpit, Ambasadori theksoi se, qysh prej nisjes së projektit në mars 2013, Youth Solidarity Albania ka mbledhur pothuajse 5 tonë kapakë shishesh. Ambasadori tha se kjo përpjekje e jashtëzakonshme mishëronte frymën e Vepro Tani! dhe se nuk është e tepërt të themi se “çdo kapak shisheje përfaqëson shprese,” për ata njerëz që përdorin karroca.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ambasador Arvizu, Youth Solidarity

Panair ndërkombëtar në Tiranë për edukimin e studentëve jashtë vendit

March 26, 2014 by dgreca

Nga Zina Tosku/ Përfaqësuesit e mbi 30 universiteteve lider evropiane do të jenë të pranishëm për tu ofruar studentëve shqiptarë edukimin jashtë vendit. Në panairin ndërkombëtar World Education , do të jenë të pranishëm dhe përfaqesuesit e shkollave të mesme elitare nga Britania e Madhe, Holanda , Zvicra , Spanja , Italia , SHBA. Sipas një njoftimi për shtyp, ata do të jenë të pranishëm në Tiranë, më 28 dhe 29 mars 2014 në hotel ” Rogner Europapark ” nga ora 11-17. Për herë të parë 5 shkolla elitare britanike do të marrin pjesë : Cardiff Sixth Form College, e cila njihet në përgatitjen e nxënësve për provimet në mjekësi , shkolla London Mandar Portman worldëard – e famshme për përgatitjen për pranim në universitetet elitare të Oxfordit dhe Kembrixhit , British Wycliffe College – shkolla e parë, e cila u pranua në Association of Gifted Children .

Për shkak të interesave të shumta për arsimimin në Gjermani, Shkolla Berlin Brandenburg International me mësimdhënien në gjuhën angleze do të jetë për herë të parë në Tiranë. Shkolla mbulon të gjitha programet IB nga mosha 3 deri në 19 vjeç. Kolegji i Lewis Hamilton-it, kampionit të Formula 1 – CATS College , do të jetë i pranishëm për takime me familjet shqiptare dhe do të japë bursa të veçanta nga 30% , deri në 50% të tarifës së shkollimit për edukimin e fëmijëve shqiptarë.

Pranim të drejtpërdrejtë për studentët shqiptarë do të ofrohen nga dy pjesëmarrësit e rinj –European University në Barcelonë , i njohur për stazhet e studentëve në kompani prestigjioze dhe Universiteti i Northampton , i cili mban vendet e para në Angli për punësimin e të diplomuarve. Ata do të zhvillojnë intervista me kandidatët gjatë panairit dhe do t’u japin atyre mundësinë për të filluar studimet e tyre nga ky vit akademik. Në njoftim zyrtar theksohet se “ një hyrje e re është London School of Business and Financ” të vendosur në të Londrës, ku japin mësim akademikt të njohur britanikë, Bill Klinton, Toni Blair , Richard Branson janë shpesh lektorë të ftuar .

Për shkak të interesit në arsimimin në SHBA, një Shoqata e 12 universiteteve lider amerikane do të jenë të pranishëm në panair dhe do të japë bursa vjetore nga 3000 dhe 4000 USD mbi rezultatet akademike. Kandidatët , të cilët dëshirojnë të rrisin nivelin e tyre të gjuhës së huaj, do të mund të zgjedhin mes pushimeve verore duke mësuar gjuhën jashtë vendit ose cilësisë së kurseve të gjuhës angleze në shkollën Britanika , partner i projektit World Education , i cili ofron kurse gjuhe me çmime midis 6999 dhe 18 , 000 lek/ nivel.

Panairi është i hapur për të gjithë kandidatët, të cilët dëshirojnë të arsimojnë veten e tyre jashtë vendit dhe për të marrë këshilla profesionale falas si dhe për të patur takime personale me përfaqësuesit, duke folur në lidhje me pranimin në shkollat elitare perëndimore si dhe në universitete. Panairi është i hapur për të gjithë kandidatët, të cilët dëshirojnë të arsimojnë veten e tyre në shkollat elitare perëndimore. Ky projekt u lancua ne 2003 dhe operon në 250 vënde përfshirë dhe Shqipërinë

Filed Under: Kulture Tagged With: ne Tirane, Panair per Edukimin

Kosovë- Mali i Zi, nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim policor

March 26, 2014 by dgreca

PRISHTINË/ Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rasko Konjevic, nënshkruan sot në Prishtinë një marrëveshje për bashkëpunim policor.
Duke falenderuar ministrin malazias, Konjeviç, për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dyja vendeve, ministri Rexhepi theksoi se ky bashkëpunim është i një niveli të lartë.
“Me marrëveshjen për bashkëpunim policor do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të ndryshme”, theksoi Rexhepi.
Kjo marrëveshje përfshinë edhe çështjen për patrullime të përbashkëta mes dy policive, bën të ditur Ministria e Brendshme e Kosovës në njoftimin zyrtar të dërguar.
“Sot diskutuam që gjatë sezonit veror të ketë patrullime të përbashkëta në disa pika turistike të Malit të Zi, të cilat frekuentohen nga një numër i madh i qytetarëve nga Kosova”, tha ministri Rexhepi.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Konjeviç, tha se vizita e tij në Republikën e Kosovës ishte shumë produktive. Ai theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim policor, do të përparojë marrëdhëniet mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
Të dy ministrat pohuan se biseduan edhe për procesin e demarkacionit të kufirit, mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku u tha se në një të ardhme të afërt, në bazë të procedurave të rregullta, të nënshkruhet edhe Marrëveshja e demarkacionit të kufirit.
Gjithashtu u bisedua edhe për promovimin e komunitetit malazez në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, ministrat e të dyja vendeve nënshkruan edhe marrëveshjen për rregullimin e regjimit të trafikut kufitar, marrëveshjen për hapjen e pikë-kalimit kufitar Kotllovë-Kuqishtë, për trafikun rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve, marrëveshjen për përcaktimin e pikë-kalimit kufitar rrugor ndërkombëtar Kullë-Savino Vodë, Protokollin për mbajtjen e takimeve të rregullta të policisë kufitare në të gjitha nivelet e menaxhimit, Protokollin për zbatimin e kontrollit kufitar të përbashkët dhe pagesën e shpenzimeve të krijuara në punë në kalimin kufitar të përbashkët Kotllovë-Kuqishtë si dhe Protokollin për formimin e patrullave të përbashkëta përgjatë kufirit të përbashkët shtetëror.
Të gjitha këto marrëveshje kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian për të dy shtetet.

Filed Under: Rajon Tagged With: Bajram Rexhepi, Kosove, Mali i Zi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT