• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Konferenca e donatorëve dhe zona e lire ekonomike në Gjakovë

March 24, 2014 by dgreca

Konferenca e donatorëve dhe zona e lire ekonomike në Gjakovë,në prizmin e planifikimit hapësinor dhe urban*/

Shkruan: arch.Ylber Vokshi-Ylli/

Shoqëria jonë ka kaluar nëpër ndryshime të mëdha ekonomike,sociale dhe kulturore. Si rezultat i dhunës shtetërore (lufta e vitit 1999),si dhe ndryshimeve rrënjësore të sistemit ekonomik dhe politik në erën e globalizmit. Ekonomia e tregut, prona private dhe procesi i decentralizimit janë sfidat ma të mëdha në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik. Ky trekëndësh magjik konsiderohet si gurë themel i një shoqërie te hapur demokratike.

Gjakova edhe tani mbetet një nga komunat ma të varfra në Kosovë,nga një komunë dikur e zhvilluar,me punësim të madh në nivelin federal,me aftësi prodhues e çka është ma kryesore me njerëz të vyeshëm dhe punëtor. Me një qasje tërësisht të gabueshme dhe tendencioze për 15 vite,çuditërisht u arrit të shkatërrohet e tërë infrastruktura zhvillimore e Komunës,e krijuar me mund të madh me dekada,thua se ajo nuk ishte pjesë integrale e Kosovës.

Konferenca e donatorëve që u organizua këto ditë ka rëndësi të veçante që organizohet edhe në nivelin komunal,është ky një kualitet i ri,që do të ndihmojë stabilitetin e shtetit,por duhet të jemi realist për kërkesat tona dhe atë çka na afrohet. Nga një angazhim i madh i të gjithë faktorëve komunal,edhe me angazhimin pothuaj se vullnetar të ekspertëve të shumtë gjakovar,u arri që me sukses për dy ditë të kemi shumë prezantime të projekteve të ndryshme dhe kërkesave reale për financim të tyre. Kishte shumë premtime nga donatorët prezent ato dy ditë,ishte kjo një ndodhi që efektet e veta do ti ketë afatgjate,për atë duhet përgëzuar ideatorët dhe të gjithë të tjerët që ndihmuan që kjo konferencë me sukses të realizohet.

Konferenca e donatorëve që u mbajt tregoi një interesim të dukshëm të donatorëve që veprojnë në Kosove. Kjo është inkurajuese për iniciatorët që e organizuan ketë ndodhi në Gjakovë,që edhe ne të ardhmen të prezantojnë projekte tjera të cilët i plotësojnë kriteret e një konkurrence të madhe në rajonin e Ballkanit. Çdo donacion-ndihmë e ardhshme është e mirëseardhur për ne duhet pasur dituri dhe kujdes nga ana e jonë për realizimin e tyre,e mos të lejojmë keqpërdorimet ashtu si ka ngjarë me shumicën e projekteve në vitet e pas luftës.

Kjo fazë kaloi,tek tani fillon faza thelbësore,puna e madhe që i pret gjakovarët për të filluar me i materializuar këto projekte,që direkt apo indirekt do të ndikojnë në punësim si dhe rritjen ekonomike. I tërë ky proces do të jetë i realizueshëm nëse është në përputhje me dokumentet hapësinore ekzistuese , të reviduara apo të reja,duke ia përshtatur kërkesave të reja në përputhje me direktivat,rregullat dhe normat e standardet e Planifikimit Hapësinorë dhe Urban.

Në mungesë të dokumenteve REALISTE të planifikimit hapësinor dhe urban ( PZhK. PZhU dhe PRrU),shumë investime janë humbur e shumë të tjera kanë dështuar,nga puna jo serioze e organeve përgjegjëse në tërë Kosovën. Nuk mjaftojnë vetëm “dëshirat”,e në disa raste edhe projekte ekzekutive pa koncepte realiste zhvillimore komunale,e ma gjerë në nivelin e Kosovës dhe regjionit. Sektori i prodhimit,si esencial në zhvillimin e Gjakovës,duhet përkrahur edhe me mjete tjera stimuluese si janë kredit e buta me kushte të volitshme apo subvencione tjera, e jo të lihet vetëm në iniciativa private.

Punimi dhe aprovimi i disa dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe urban në komunën e Gjakovës në vitin 2007,ka qenë jo serioz dhe ka pasur efekte negative te faktori ndërkombëtar e posaçërisht te donatorët kryesor. Është punuar në mënyrë stihike për të plotësuar vetëm kërkesat e një grupi të caktuar të njerëzve,pa pjesëmarrjen në vendimmarrje të atyre për të cilët punohen këto dokumente,për atë kanë mbetur ne sirtarët e komunës,nuk janë zbatuar. Trajtimi i hapësirës  urbane në Komunën  e Gjakovës në vitet e fundit ka qenë skandaloze,pasi në emër të “forcës” kanë vepruar shumë “patriot”.Askush nuk do të jep donacione për të korrigjuar gabimet e qëllimshme hapësinore dhe urbane të jona.

Një sfidë e madhe është edhe shpallja e Gjakovës dhe Mitrovicës si Zona     të Lira Ekonomike nga ana e Qeveris së Kosovës. Natyrisht për ketë është punuar intensivisht në vitet e fundit,nuk është kjo dhuratë nga zoti si dëshiron dikush ta thekson,kjo është e bazuar në shpirtin progresiv që e karakterizon Gjakovën me shekuj,ku moto kryesore ka qenë dhe është PUNA dhe vetëm puna,për të pasur mirëqenie dhe progres individual dhe shoqëror të Komunës dhe Shtetit të Kosovës.

Se sa është i rëndësishëm ky veprim i Qeverisë është e tepërt për të shpjeguar,është kjo një dritë që shihet në fund të tunelit në Gjakovë. Lehtësitë e mëdha që Komuna i ka me shfrytëzimin e infrastrukturës ekzistuese industriale,e ngërthyer me kapacitetet e vjetra prodhuese,me fuqinë punëtore të edukuar me dekada dhe me traditë industriale,janë garanci për funksionimin e kapaciteteve të reja dhe joshjen e investitorëve të huaj për eksportimin e prodhimeve tona,e çka është ma kryesore me rritjen e punësimit në ekonomin konkurrente të tregut botëror. Natyrisht duke respektuar të gjitha rregullat (ligjet) vendore dhe ndërkombëtare,me një përgjegjësi individuale dhe kolektive,në tërësi sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare të Planifikimit Hapësinor dhe Urban. Tek tani kërkohet një angazhim maksimal i tërë faktorëve relevant të kyçur në ketë proces e posaçërisht të stafit menaxhues profesional që do të udhëheq procesin e ri-ndërtimit të Gjakovës.

Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013, po vërehet një fryme e re demokratike e pa ditur në Kosovë,ku për të gjitha problemet madhore të cilat i shqetësojnë qytetarët e Gjakovës organizohen takime dhe “debate publike”,për tu dëgjuar edhe zëri i qytetarëve ose të banorëve të zonave të caktuara të qytetit. Natyrisht se ekziston një skepticizëm real,por uroj që se shpejti të tejkalohet atëherë kur dëgjohet zëri i qytetarit. Vetëm atëherë kur do të krijohet bindja-ndjenja së jemi pjesëmarrës dhe kontribuues direkt për zhvillimin dhe planifikimin e hapësirës ku jetojmë dhe veprojmë,do të kemi rezultate pozitive.

Me siguri do të ketë edhe kërkesa tjera për reparte prodhimi,lokacionet e reja duhet përcaktuar me disiplinë në përputhje me dokumentet hapësinore ekzistuese komunale,me revidimin ose punimin e ri të tyre, në tërësi sipas Ligjit të ri të Planifikimit Hapësinor,në frymën e ekonomisë globale të tregut,duke i respektuar dhe mbrojtur interesat e komunitetit,posaçërisht në aspektin e mbrojtjes së mjedisit dhe direktivave mjedisore ndërkombëtare.

Do të ishte ky një kontribut për të mos përsëritur gabimet e të së kaluarës. Vetëm puna e përkushtuar profesionale dhe menaxhimi adekuat i pavarur,e i pasuruar me dituri të reja do ta shpie Gjakovën dhe Kosovën përpara.

Prishtinë,   arch.Ylber Vokshi-Ylli- ylberv1@yahoo.com

*Ne Foto: Pamje nga Gjakova

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture, Opinion Tagged With: ekonomike, Konferenca e donatorëve dhe zona e lire, në Gjakovë

NE SOFREN E DIELLIT- Alfons Grishaj Dy poezi te perkthyera dhe “Metafora e metaforave”

March 24, 2014 by dgreca

Alfons  Grishaj: DY POEZI TE PERKTHYERA/

Ka kohë që mendoj të nxjerr në gjuhën shqipe dy poezi që mbështeten në motive themelore që shprehin realitete jetike, pa të cilat bota nuk mund të bëjë. Sidomos për ne shqiptarët që kemi vuajtur dhe vazhdojmë të vuajmë, këto poezi tingëllojnë aktuale. Njëra lidhet me atë që shpesh ka munguar në tryezat e shqiptarëve, kurse  tjetra është me atë që ka munguar vazhdimisht në shoqërinë tonë. Por, si trajtohen politikani dhe buka, nga dy kolosë, njeri poet dhe humanist, tjetri poet dhe diktator?

Poezia e Artur Miedzyrzecki 1981:

What Does the Political Scientist Know?

What does the political scientist know?

The political scientist know the latest trends

The current states  of affairs

The history of doctrines

What does the political scientist not know?

The political scientist doesn’t know desperation

He doesn’t know  the game that consist

In renouncing the game

It doesn’t occur to him

That no one knows when

Irrevocable changes may appear

Like an ice floe’s sudden cracks

And that our natural resources

Include knowledge of venerated laws

The capacity for wonder

And sense of humor

 

Çfarë njeh një shkencëtar politik?

 Çfarë njeh një shkencëtar politik?

Shkencëtari politik njeh tendecat më të fundit

Gjendjen aktuale të problemeve

Historinë e doktrinave

 Çfarë nuk njeh një shkencëtar politik

Shkencëtari politik nuk njeh dëshpërim

Ai nuk njeh lojën që konsiston

Në braktisjen e lojës

 Dhe atij nuk i ndodh

Që të mos dijë njeri kur

Ndryshimet e parevokueshme mund të ndodhin

Si thyerjet e papritura të aisbergut

 Dhe se burimet tona natyrore

Përfshijnë njohjen e ligjeve të respektuara

Kapacitetin për çudira

Si dhe sensin e humorit

 Poezia  “Il Pane” e Benito Mussolinit është quajtur si një ndër poezitë më të bukura të Poetëve të mëdhenj italianë, biles kjo poezi u përfshi edhe në Antologjinë e Poezisë Italiane të kohës. Më vonë, kjo poezi u klasifikua si aforizëm, madje nga aforizmat më me famë në botë:

Benito Mussolini

Il Pane

Amate il pane, cuore della casa,

Profumo della mensa,

Gioia del focolare.

Rispetate il pane, sudore della fronte,

Orgolio del lavoro,

Poema di sacrificio.

Buka

 Duajeni bukën, zemrën e shtëpisë,

Parfumin e mensës,

Gëzimin e vatrës.

 Respektojeni  bukën, djersën e ballit,

Krenarinë e punës,

Poemën e sakrificës.

 

 

 

 

    ***

 Metafora e metaforave

Nga Alfons Grishaj

Krahu i kanarinës, ibrik kafeje
Në kupën Grand Canyon rrëkëllen ndjesitë e muzës.
Çmendet
Harpa nazemadhe që shijon Lui XIII-të në papafingon e Titanikut.
Fytyra e dashnorit prej sapuni arktik,  pamflet i hijes së përmortshme.
Privilegji dhe sakrilegji, shandane të qirinjve
Që ndizen në epshin e  dritëhijeve gjeometrike,
Dhe fiken si yje në kavernat e zeza qiellore.
Heu, ti djall, kartmonedhë e unit që ngre gjirizet
Në piedestalet e frymës…
Hakmerru ndaj emrit tënd të përbindshëm,

Duke falur këngën e kardinalëve në pranverë.
Të shohim në do bëhesh ëngjell e kush do bëhet djall!
Jeta do bëhet bori, pa konfliktin e katër stinëve që i përvidhen njëra tjetrës…

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Alfons Zeneli, dhe Metafora, dy poezi te perkthyera

Basha i përgjigjet Ramës:Gati të takohem për dialog, por prano Konsesusin jo formal

March 24, 2014 by dgreca

Letrës së Kryeministrit Edi Rama, për t`u ulur sy më sy, për reformën administrative territoriale, Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha, ka zgjedhur ti përgjigjet me të njëjtën rrugë komunikimi. Në letër përgjigjen drejtuar kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha  thekson se vetëm pranimi i konsensusit në të gjitha hallkat vendimarrese do të bënte të mundur që takimi të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave të shkëmbyera publikisht Kryedemokrati, është i kujdeshëm të ketë një përgjigje dhe për 84 votat të cilat kur vjen puna për reforma që kërkojnë shumicë, mazhoranca nuk ka nguruar ti përmend.

Kryetari i opozitës, shkruan se pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngren opozita, Partia Demokratike i qëndron e do t’i qëndrojmë deri në fund dialogut si vlerë dhe si mundësi e pazëvendësueshme për ecjen përpara të reformave në vend.

Në këtë kontekst, Basha shprehet i gatshëm  të takohet në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE. Por edhe për reformën administrative-territoriale. Por për Lulzim Bashën, pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij konsensusi në komision është i pamjaftueshëm.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha i përgjigjet Ramës:Gati, të takohem për dialog

Vlorë: “Shtëpia e kosovarëve”, lidhja e vlonjatëve me Isa Boletinin

March 24, 2014 by dgreca

Nga Harilla Koçi/Diku në pjesën veriore të sarajeve të familjes së njohur të Vlorajve, vetëm pak metra larg saj, aty ku sot ndodhet Hotel “Sazani”, ka qenë një godinë dykatëshe, e cila nga vlonjatët e vjetër njihej me emrin “Shtëpia e kosovarëve”.

Godina, dëshmi e kontributit të Isa Boletinit për Qeverinë e Vlorës/

Godina që ka ekzistuar në Vlorë deri në vitin 1925, ka qenë dëshmi e ngjarjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, asaj të  Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Godina dykatëshe lidhet me emrin e personazhit të njohur të lëvizjes patriotike shqiptare nga Kosova, Isa Boletinit.Sipas historianëve, Isa Boletini mbërriti në Vlorë një ditë pas aktit të shpalljes së pavarësisë, në krye të disa dhjetra luftëtarëve, të gatshëm të mbronin me jetën e tyre qeverinë dhe tërësinë territoriale të shtetit të parë shqiptar. Ai u vendos në këtë godinë. Ndërkohë, në ato ditë të vështira, trupat e komanduara nga Isa Boletini u vendosën në dy pozicione, në krye të lagjeve “Muradie” e “Topana”, të cilat vlerësoheshin nga strategët ushtarakë të kohës mjaft të favorshme për realizimin e detyrës së mbrojtjes së aktivitetit të qeverisë së Pavarësisë.

Kufijtë e këtyre dy lagjeve, ndër më të vjetrat në qytetin e Vlorës, u bënë edhe barriera e pakapërcyeshme për çdo tentativë të mundshme të kundërshtarëve të aktit më të madh të historisë së Shqipërisë, pavarësisë së saj. Për ditë dhe javë të tëra, trupat e komanduara nga Isa Boletini qëndruan në rojë të aktivitetit të Qeverisë së drejtuar nga Ismail Qemali. Por, historia e patriotit të njohur nga Kosova nuk mbaron këtu. Ajo do të vazhdojë edhe në vitet pasardhëse. Pas largimit të tij nga Vlora, Isa Boletini la në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit 25 burra nga Kosova.

-Kosovarët, në Vlorë deri në vitin 1925-

Luftëtarët nga Kosova qëndruan në Vlorë deri në vitin 1925. Ata cilësoheshin si një trupë e zgjedhur dhe mjaft besnike ndaj Ismail Qemalit, duke zbatuar detyrat e lëna nga komandanti i tyre. 25 kosovarët i shërbyen qeverisë së përkoshme edhe pas vendosjes së rendit në Vlorë, për vite me rradhë. Shtëpia e tye ishte godina 2- katëshe, në afërsi të sarajeve të familjes Vlora, e cila u ishte dhënë në shenjë mirënjohjeje. 25 kosovarët qëndruan këtu deri në vitin 1925. Ishte pikërisht ky momenti, kur nis të marrë jetë një projekt i bashkisë së atëhershme të qytetit për të ndërtuar një lulishte të madhe në zemër të Vlorës, atje ku ajo është edhe sot, në Sheshin e Flamurit.

Bashkë me sarajet e Vlorajve u rrafshua edhe godina dykatëshe. Të dy këto objekte, dëshmitare të periudhës së Pavarësisë, u prishën për t’ja lënë vendin një mjedisi të gjelbëruar që edhe sot përbën një nga krenaritë e Vlorës. Godina dykatëshe ka mbetur edhe sot në kujtesën e të moshuarve, me emrin “Shtëpia e kosovarëve”. Disa prej tyre u larguan drejt vendlindjes në vitin 1925. Por, disa syresh qëndruan këtu në Vlorë, duke u bërë pjesë e komunitetit vlonjat. Ata ndërtuan këtu jetën, krijuan familje, lanë pas trashëgimtarë.

-Një rrugë me emrin e Isa Boletinit-

Në këtë sfond të ngarkuar me ngjarje, godina dykatëshe e emërtuar “Shtëpia e kosovarëve”, që qëndronte aty ku sot është Lulishtja e Sheshit të Flamurit, është simbolika e një ideali të përbashkët të të gjithë shqiptarëve, nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Prej saj nuk ka mbetur asnjë foto, por kujtimi i saj është i gjallë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje dhe si mirënjohje ndaj kontributit të shqiptarëve të Kosovës në çështjen e pavarësisë, bashkia i ka vendosur emrin e Boletinit një rruge të qytetit.

 

Filed Under: Histori Tagged With: lidhja e vlonjatëve, me Isa Boletinin, Vlorë: “Shtëpia e kosovarëve”

Kryeministri Thaçi falënderon në 15 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

March 24, 2014 by dgreca

Prishtinë, 24 Mars / Kryeministri Hashim Thaçi përkujton se sot u bënë 15 vite nga intervenimi i NATO-s në Kosovë. “Kurrë nuk do ta harrojmë rëndësinë e ndihmës jetike që e pranuam si popull. Dëshiroj të shpreh falënderimet e thella për SHBA, NATO dhe të gjithë Aleatët tjerë nga mbarë bota”, shkruan kreu i Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Media kosovare duke përkujtuar ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s thekson se fillimi i fushatës së bombardimeve që zgjatën 78 ditë vlerësohet si një datë e rëndësisë vendimtare për historinë e Kosovës, si një ditë e kthesës së madhe për të ardhmen e saj

 

Filed Under: Rajon Tagged With: 15 vjet, falenderim, Kosove, NATO, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT