• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Nishani: Shpejtësi në hetimet për personat e lidhur me terrorizmin

March 21, 2014 by dgreca

Zbardhet takimi i Presidentit të Republikës me Kerët e institucioneve/

TIRANË, 21 Mars/- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë një takimi të premten me drejtues të disa institucioneve shprehu mbështetje për proceset që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, Kreu i shtetit u takua paraditen e sotme me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, Adriatik Llalla, kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beçi.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri. Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit.
Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri.
Presidenti Nishani shprehu mbështetjen e plotë për gjithçka që ka lidhje me këtë proces, por edhe me procese të tjera që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj korrupsionit.(Ne Foto: Presidenti Nishani takim me kreret e disa institucioneve/)

Filed Under: Kronike Tagged With: Kerët e institucioneve-, Zbardhet takimi i Presidentit të Republikës me

BRITANIA KTHEN 47 AZILKERKUES SHQIPTARE

March 21, 2014 by dgreca

Ministrat Tahiri – John Taylor: Nuk përfitohet më azil/

TIRANË, 21 Mars/ Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, priti pasditen e të premtes në Aeroportin e Rinasit, Ministrin e Shtetit te Bitanisë së Madhe, John Taylor, i cili kishte ardhur me avion të posaçëm me 47 shtetas shqiptarë, të depërtuar nga Britania e Madhe për qëndrim të parregullt.Përfaqësues të dy qeverive u bënë apel gjithë shtetasve shqiptarë, të mos ndërmarrin përpjekje për të kërkuar azil politik në Britani por edhe vende të tjera të BE-së, pasi Shqipëria aktualisht është jashtë hartës së vendeve që mund t’a përfitojnë këtë status.

Gjatë bisedës mes dy delegacioneve, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicolas Cannon, u fol gjithashtu për shtimin dhe gjetjen e hapësirave të reja të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Ministri Tahiri shprehu vendosmërin se “do të luftojmë trafikun e qënjeve njerëzore  siç jemi të vendosur të parandalojmë çdo përpjekje për emigrim të paligjshëm dhe azil kërkuesit e parregullt”.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të “respektojnë lëvizjen e lirë dhe regjimin e lëvizjes së lirë dhe të konsiderojnë që sot është e pa mundur të kërkosh dhe të marrësh azil në vëndet e BE-së. Shqipëria nuk konsiderohet më vend i denjë për të pritur në vendet e BE-së, qytetarë shqiptarë që kërkojnë azil”.

Tahiri ritheksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare që “bashkë me partnerët tanë të luftojmë këtë fenomen, edhe dimensionin social edhe dimensionin ekonomik, por mbi të gjitha edhe diminsionin kriminal që shfrytëzon pikërisht këtë fenomen dhe krijon të ardhura kriminale të pa merituara, të gjithë ata që shfrytëzojnë në mënyrë kriminale këtë çështje”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: BRITANIA KTHEN 47 AZILKERKUES, shqiptare

Ministria e Brendshme: Të arrestuarit nga policia turke nuk janë shtetas shqiptarë

March 21, 2014 by dgreca

TIRANË, 21 Mars- Ministria e Brendshme deklaroi të premten se tre shtetasit e arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese turke nuk janё shtetas tё Republikёs sё Shqipёrisё.Në deklaratën për mediat thuhet se “nisur nga lajmi i publikuar sot nё media, ku aludohet pёr arrestimin e tre shtetasve shqiptarё në lidhje me një sulm terrorist në Turqinë qendrore, sqarojmё opinionin publik se nga Policia e Shtetit, pёrmes oficerit tё kontaktit nё Turqi, ёshtё shkёmbyer informacion i menjёhershёm me Policinё Turke, nga ku rezulton se tre shtetasit e arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese turke nuk janё shtetas tё Republikёs sё Shqipёrisё”.

Policia e Shtetit saktёson se lajmi i publikuar nё media nuk ёshtё i vёrtetё dhe rikonfirmon dhe njё herё angazhimin e saj maksimal nё luftёn kundёr terrorizmit.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Minsitria e Brendshme, nuk jane shqiptare, terroristet ne Turqi

1 PRILL- LIGJ I RI PER KUJDESIN SHENDETESOR

March 21, 2014 by dgreca

Ligji hyn në fuqi më 1 prill : Ligji jep garancitë e reja për të  paguar pushimin mjekësor për  200.000 njujorkezët/

Nga BEQIR SINA/

NEW YORK CITY : Kryetari i Bashkisë së  New Yorkut, Bill de Blasio ka nënshkruar sot një ligj të zgjeruar për të paguar faturën e pushimit mjekësor ose si thirret këtu “sick time dhe sick day” , duke hapur kështu për herë të parë rrugën për mijëra banorë të Nju Jorkut, të cilët dikur kishin për të zgjedhur në mes të humbjes së një Paycheck dhe shkuarjes në punë edhe duke qenë i sëmurë, për të marrë pagesë si të sëmurë, por duke punuar.Projekt-ligji , i cili u bë ligj është i pari  që kryetari i Bashkisë së qytetit de Blasio ka nënshkruar në ligj , prej se kur mori detyrën më 1 janar 2014. Ky ligj kërkon u bizneseve me 5 ose më shumë punonjës të japë për ata punonjës që kan arsye shëndetësore – pesë ditë pushim mjekësor me pagesë në vitë(kontrolle mjekësore). Në projekt-ligjin e mëparshëm të votuar nga Këshilli Bashkiak i  Qytetit gjatë “mbretërimit” të kryetarit të bashkisë zotit Bloomberg – ishte saksionuar se vetëm bizneset me 20 ose më shumë punonjës mund të ofrojnë kohë për të paguar të sëmurë(sick -day).

De Blasio, pati premtuar dhe mjenjëherë propozoi një zgjerim të projekt-ligjit në janar dhe tani ai projekt – ligj është miratuar nga Këshilli i Qytetit muajin e kaluar .    ” Në një botë të përsosur , këto janë llojet e gjërave që qeveria federale do të ket më shumë kohë përpara për t’i shikuar mirë këto ligje që mbrojnë kujdesin shëndetësor , ” tha de Blasio në nënshkrimin e ligjit të ri, e cila u zhvillua në punishten me të madhe të akullore kompania “Steve” në lagjen Boerum Hill.

” Kjo është gjë e tillë që duhet të jetë një e dhënë e mirë në shoqërinë tonë – një shoqëri gjithnjë e më komplekse , njerëzit që punojnë më gjatë dhe orë më të gjata , në të gjitha llojet e konfigurimit të vendit të punës dhe të familjes . Ju do të keni menduar shumë kohë më parë se qeveria federale do të ket kohë tani për të  thënë ,” hej, njerëzit kanë nevojë për pushim mjekësor të paguar , ata duhet që siguria themelore të mendojë për ta , ne do të ndërhyjmë dhe të kujdeset për çdo njerin në nivel kombëtar . ”    Përveç minimizimin e numrit të punonjësve të kërkuara për biznes , projekt-ligji i zgjeruar ka eliminuar fazat – në periudhën që do të kishte vonuar mbulimin e pagesës së kujdesit shëndetësor për disa punëtorë , duke hequr përjashtimet që ishin për sektorin e prodhimit dhe atë tani nëse ti ke suguracione shëndetësore mund të mbulosh edhe anëtarët e tjerë të familjes që nuk kanë- Buuri ose gruaja, babai ose nëna, gjyshi – gjyshja, nipërit dhe vëllezërit e motrat të gjithë anëtarët e familjes lejohet për të marrë mbulim shëndetësor.  Administrata vlerëson se projekt-ligji i zgjeruar do të ofrojë mbulim me siguracione shëndetësore të 200.000 njujorkezëve të cilët aktualisht nuk kanë pasur sick day dhe sick time të paguar edhe kur kan qenë të sëmurë.Ligji hyn në fuqi më 1 prill .

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 1 PRILL- LIGJ I RI PER KUJDESIN, Beqir Sina, SHENDETESOR

POETI I MUNGUAR

March 21, 2014 by dgreca

 Mendime rreth vëllimit poetik “Mërgata e Luleve” të poetit Albert ABAZI (HABAZAJ)/

Shkruan: MSc Petraq KOTE/ poet, kritik letrar/

…“Poet i munguar ”!/

Oh, sa pak janë si ti i dashur Abazi! Sa shumë libresk poetë që ka sot Shqipëria e më gjerë. Ti je poet që zihe me Albert Abazin! Për t’u bërë shok, mik i mirë, i shtrënjtë dhe i shenjtë i njeriut Albert Abazi, poetit shqiptar, vetëqënies dhe për rrjedhojë i shoqërisë lexonjëse, letërsisë shqiptare. Zihe, se njeriu poet, por edhe i rëndomtë që bota njerëzore e respekton, po nuk respektoi vetëveten, s’ka dhe s’mund të respektojë qytetarinë. Zihe për vlerën që shpesh e zë poshtë antivlera ndër ne zoti njeri – poet i kohës sime, grindavece dhe me kërkesa, dhe me ambicje, dhe me pështyma, dhe me baltra, dhe me vrere, dhe me të pavërteta, dhe me vrasje. Ku mbi ‘të si mbi kalë, hipën politika tinëzare shtetërore, apo injoranca përgjysmë kombëtare. Nuk ka më të tmerrshme se politika tinëzare, injoranca përgjysmë kombëtare! Ajo e ha njeriun e mirë, poetin talent, letërsinë elitare. Ajo ha shtetin vetë dhe përherë kombin.

Mirë bën.Ti vjen erë sot, i dashur. Vjen erë sot, për të ardhur erë nesër, sepse e jeton të sotmen. Dhe duke jetuar të sotmen edhe pse është dhuratë, jeton agimin e të nesërmes që është mister, enigmë. Poetët dhe misteret janë vëllezër. Të paktën llogjikisht dhe çmendurisht pranohet edhe nga psikologjia. Mirë thotë A. Shopenhauer “Ngjajmë, por jemi ndryshe”. E kush më mirë se ty zihet me vetë poetin Albert Abazi, apo poetin 2 herë A. Zihe për të qënë ndryshe edhe nga ai.

Libri yt është Ura më e gjatë e Europës. Kur e mbarova Udhë – Urën u mërzita. Mendoja mbi të 2 Romat dhe “Luanët që drejtonin Luanët ”, por mendoja dhe për 2 Iliritë.

Po ta dinte një poet italian këtë ndjesi timen, që është në të vërtetë e jotja, ka mundësi të kishim dy Udhë  – Ura sot. Një në shqip dhe tjetrën në italisht. Pra, dy  “Mërgata e Luleve “.

Dhe ti pranon i nderuar poet, i nderuar urëbërës e njëkohësisht udhëkalues:

   … “Fatkeqësinë e vjershave të mia

e kuptova kur njoha dinakërinë ”…

…Ura jote poetike që tret emrin “Mërgata e Luleve ”, vendosur mbi shpatulla e këmbë gjigante emigrante europiane që s’janë tjetër veçse këmbë urash, është urë e dhembjes. Eh, sa arkitrarë e trarë figurativë nën syrin e kilometrave të lodhur shtrihen mbi rrafshin e saj. Eh, sa gjurmë mendjesh që koha i shuan e ndez, humbin e  riduken mbi të, lidhin e zgjidhin brigjet e këputura të ngjarjeve antike, mesjetare e moderne të Perëndimit me Lindjen europiane. Jetë, atëhere ngjall libri yt në jetët e dy krahëve të Mesdheut edhe pse ecë mbi dy këmbë që s’janë paralele ose simetrike.

 …“As fis, as gjak, as farë me të s’më lidhet.

Përse dy lot në faqe më ngrinë si dy kokrra breshëri”?

Ky varg gjendet në librin “Mërgata e Luleve”, kjo frymë poezie, çdo klasë shkrimi.

Veç varg të yndyrshëm nuk ka në të, siç lexova diku në parathënie (!). Albert Abazit nuk i rrëshqet vargu. As lexonjësve, vargu i Albertit nuk u rrëshqet nga sytë. Albert Abazi ka varg pykë, gozhdë, plumb, raketë. Vargu që rrebelon nuk ka dhjamë. Dhjam ka vargu dredharak, vargu tinëzar, vargu gënjeshtar. Se vargjet janë si njerëzit që i bëjnë, si poetët. Vargu i Abazit  është varg i kockët, i vetëtimtë, i gjëmimtë. Ky është edhe shkaku  i lidhjes së këtij vargu në mënyrë permanente me vargun e shpirtit të krahinës së tij, Labërisë. Me vargun kështjellë të pa pushtuar të kombit të tij.

Vargu i Albert Abazit nuk të lëpin, nuk të jargos. Vargu i tij të trand, të rrëqeth, të sëmbon dhe të motivon për jetë.

Ai është lirik më shumë se gjithshka, por në barrikadë dhe jo i dhembjes krenare, por i dhembjes kryeneçe, sarkastike. Abazit i dhemb vetja europiane, por më shumë i dhemb vetja shqiptare:

… “Shteti im çapaçul

    Unë të dua, ti ma ngul”…

Distiku tjetër ndaj deputetit të parlamentit të vendit të tij, është gjithmonë kujtonjës dhe koherent:

… “dhe mua më ka si ujët e pakët

Dhe unë e kam si ujët e hollë”…

Abazi është epik më pak se më shumë lirik e pa perëndi. Perëndia e vargut të Albert Abazit është sigurisht e vetme. Ajo e ka emrin “Jetë ”. Sigurisht mes  poetëve vlonjatë, shqiptarë Ali Asllani, Fatos Arapi, Bardhosh Gaçe, Petrit Qejvani, Myrteza Mara, Seit Seitaj, Dalan Luzaj, Mimoza Ibrahimi, Idajet Jahaj, Hiqmet Mehmetaj, Enrieta Sinaj, është edhe poeti Albert Abazi që operon me bisturinë poetike “hapësirë ”. Edhe në ngushtësinë e flakët, syri i poezisë së tij sheh dhe prej aty nis një botë tërë kozmogonike të poetizuar e të papajtuar me sotin. Albert Abazi nuk ka pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër poetik. Ai ka vit poetik. Dimrin tek poezitë e tij e gjen edhe në palcë të korrikut të shpirtit. Dhe verën, në mes të zemrës së të janarit të shpirtit. Kjo është tërmetore. Është tërmetore se nga tërmeti jetë vjen brumi i tij poetik. Albert Abazi nuk i ka kushtuar shumë vëmendje metrikës, vëmendje i ka kushtuar kilometrikës, e cila në terminologjinë e dijes e ka emrin thjeshtë, jetë. Jetë e gjithërealtë, e gjithëshprehur, e gjithëshpirt, e gjithëkuptimt:

“Kur ma gjymtuan e prenë

 Shpirtin me gjysma brisku

 Mbolla një lule të bardhë

 Edhe për Alida Hiskun…”

Poezia e Albert Abazit nuk ka varre. Poezia e Abazit ka djepe. Bile edhe në poezitë e të tjerëve, që koha i  ka varrosur. Ai kërkon t’i rilindë, t’i rirritë e t’i nxjerrë në jetë …por s’arrin dhe ah me pshertimë:

“Retë u mbushën me lot!…”

Antikonformizmi poetik ngre krye dhe udhëheq gjithë revolucionin “Mërgata e luleve ”. “Me pahir sot…qesha pesë centimetra…” deklaron Abazi! Sikur vërtetë qeshja, gazi, hareja matet me sistemin metrikë! A s’ është gjetje Habaziane?! “Mërgata e luleve” nuk është mërgata vërtetë e luleve e transkripta e këtij togëfjalëshi është “Dhurata e luleve ”, dhurata e pasvuajtjeve e pasmbijetesës. Abazi e di mirë provebin Indian: “ Kur më mbaron jeta, nis dhe mbijetoj “! … dhe atëhere poeti deklaron:

“…Qaj me lot të njomë…”  

Ky libër është shkruar në vjet mërgimi 1998, deri në vitin e kthimit abderik 2006. Tipologjia është kolorike. Ai është një manifest që shoqëron anijen Jetë për në dy brigjet e oqeanit njerëzor Lindje – Vdekje dhe Vdekje – Lindje. Që i bie të jetë Shqipëri – Itali dhe Itali – Shqipëri. Lënda është materiali njerëzor, i cili vepron në luftën më  të gjatë të mijëvjeçarëve, më të vështirë por të bukur, “luftën për të mbetur njeri ” e më pastaj, poet…

 

Fier, 3 mars 2007 – 20. 03. 2014

 

 

 

 

TRI POEZI NGA LIBRI I POETIT ALBERT HABAZAJ (ABAZI): “Mërgata e Luleve”

 

         Të fala nga Vlora

 

Vargje të lagura nga shirat e vjeshtës

Për në vise të largëta guxoj të nis,

Druhem nga tetori, muaji i vjershës

Se vreshtat vagëllohen të bëhen feniks …

 

Shkon urimi në Ohrin tim, në Ohrin tënd,

nga Vlora e Lasgushit, në Pogradecin e Asllanit,

një det me të fala po nis me gjithë mend,

se jam fryma labe e Kosovës, Elbasanit …

 

Është shpirti i pastër si vesë prilli

që dritëron për ç’ka Zoti ka bekuar:

të ka, moj vjeshtë, jeta ime sinonimin

me rruaza diellore zbukurar.

 

Vjeshtë, moj e bukur vjeshtë,

të kam rrush, shegë dhe pjeshkë …

Pikturë poetike

 

Mirë se ardhe bukuroshe, vjeshtë buzarta,

me ëmbëlsinë dashamirëse sa butë më zgjove,

si një grua e plotë, e mirë, pa dekorata,

pasaportë dashurie në krahë të zogjve.

 

Një ngjizje mistike më dalldis me vjeshtën

herë si Penelopa më duket, herë si Zhuljeta;

është aroma e saj që ma deh vjershën

kur rebelohet si një Petro Marko me gërsheta.

 

Me Monalizën e Da Vinçit, më duket

Se janë dy motra të kapura për dore.

Kur e shkel, më vjen shumë keq për vjeshtën;

do të zihem me të, po korri hambullore …

 

 

Shirat e vjeshtës

 

Shirat e vjeshtës rrudhin ballin fajtor

vjeshtës nuk i bëra dot karantinë,

me pako të shamie, kur fshin lotët,

i zbuloj personalitetin, psikologjinë …

 

Natës, turbullohet hëna pas shiut,

pastaj na hiqet si vajzë e sjellshme.

Vjeshta përshëndet mikeshën qiellore,

hoje mjalti nga Universi derdhen.

 

Në vjeshtë dhe plaku flokë borë duket

thinjur më bukur nga të tjerët;

shirat e vjeshtës më rrëmbejnë tutje

zgjas duart të këpus yjet e ndezur.

 

Është e pjekur vjeshta, s’mban inate

era e ftoit këndshëm i del pragut,

kur poetëria e imiton nëpër vargje

vjen papritur dimri-princ i akullt.

Filed Under: Kulture Tagged With: Albet Habazaj, Shkruan: MSc Petraq KOTE/ Poeti i munguar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT