TIRANË, 21 Mars- Ministria e Brendshme deklaroi të premten se tre shtetasit e arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese turke nuk janё shtetas tё Republikёs sё Shqipёrisё.Në deklaratën për mediat thuhet se “nisur nga lajmi i publikuar sot nё media, ku aludohet pёr arrestimin e tre shtetasve shqiptarё në lidhje me një sulm terrorist në Turqinë qendrore, sqarojmё opinionin publik se nga Policia e Shtetit, pёrmes oficerit tё kontaktit nё Turqi, ёshtё shkёmbyer informacion i menjёhershёm me Policinё Turke, nga ku rezulton se tre shtetasit e arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese turke nuk janё shtetas tё Republikёs sё Shqipёrisё”.
Policia e Shtetit saktёson se lajmi i publikuar nё media nuk ёshtё i vёrtetё dhe rikonfirmon dhe njё herё angazhimin e saj maksimal nё luftёn kundёr terrorizmit.