• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2014

DREJTËSI PËR GRATË E DHUNUARA GJATË LUFTËS NË KOSOVË

May 20, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Të martën më 20 Maj, 2014, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga kryesoi mbledhjen e dytë të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës së Kosovës. Takimi inaugurues i këtij Këshilli u mbajt Marsin që kaloi gjatë të cilit u përcaktuan detyrimet dhe angazhimet e pjesëmarrësve të institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare për të ndihmuar dhe për të mbështetur njërën prej kategorive më të ndjeshme të viktimave të luftës në Kosovë. Është ky, më në fund, një angazhim i shtetit dhe i institucioneve të Kosovës, i cili duke marrë parasyshë seriozitetin e këtij krimi çnjerëzor e barbar, duhej të trajtohej në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, shumë vite më parë. Por siç tha edhe Presidentja Jahjaga gjatë takimit të posaçëm të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, ky angazhim i ri i institucioneve dhe i shoqërisë civile u bë i mundur si përfundim i miratimit nga Kuvendi i Kosovës , Marsin që kaloi, të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.
Por megjithëse kanë kaluar 15 vjet nga mbarimi I luftës, më në fund të pakën po bisedohet për këto krime dhe siç thotë fjala e vjetër, më mirë vonë se kurrë. Natyrisht se shteti dhe shoqëria kanë obligimet kryesore ndaj kësaj kategorie të viktimave të luftës. Dhe si rrjedhim nevojitet angazhimi i intitucioneve shtetërore, që siç tha edhe Presidentja e Kosovës Jahajaga, për të zhdukur tabutë dhe njëkohësisht e doemosdoshëme është njohja e këtij krimi të fshehur të luftës duke dërguar — nga nivelet më të larta, “një mesazh të qartë tek secila viktimë se ato nuk janë të vetme dhe që ne, si institucione dhe si përfaqësues të shoqërisë, do të përmbushim obligimet tona për t’ju ofruar atyre, në radhë të parë, njohjen ligjore dhe më pas qasjen në shërbimet e nevojshme psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore, me synim rehabilitimin, dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri.”
Përveç kësaj, shteti i Kosovës në bashkpunim me vendet mike dhe me organizatat ndërkombëtare duhet të marri hapa të menjëherëshëm, edhe në nivel ndërkombëtar, që dhuna seksuale të trajtohet si një krim lufte dhe si përfundim, të kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Këtë angazhim të institucioneve të Kosovës për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara, në të vërtetë, e vuri në dukje edhe Zëvendës Kryeministrja në detyrë Edita Tahiri, gjatë një bisede shoqërore që pata me të në New York para dy javësh, e cila siç duket, për këtë nismë ka siguruar edhe mbështetjen e disa ish-deputeteve të Kosovës, përfshirë edhe Ministren e Integrimit në detyrë, Vlora Çitaku. Gjatë takimit të parë të kësaj nisme të grave përfaqsuese të politikës së Kosovës, javën që kaloi (shih foton më poshtë), Edita Tahiri tha se nisma ka për qëllim të bind Organizatën e Kombeve të Bashkuara që të përgatisin një raport zyrtar, i cili sipas saj, do të “vendosë drejtësinë për femërat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, si dhe për këtë tragjedi lufte, për krimet dhe gjenocidin që Serbia dhe forcat serbe kanë bërë gjatë luftës në Kosovë.” As Kombet e Bashkuara, as vetë Kosova dhe as organizata të tjera nuk kanë botuar ndonjë raport mbi numërin përfundimtar në lidhje me viktimat e dhunës seksuale kundër grave dhe vajzave gjatë luftës së Kosovë, as për përgjegjësit e këtyre krimeve. Me përjashtim të në një raporti të organizatës Human Rights Watch me qëndër në New York, mbi dhunën seksuale të kryer nga forcat serbe në Kosovë. Në atë raport thuhet se përgjegjësia për këto krime lufte bie mbi krejtësisht mbi shpatullat e oficerëve dhe komandantëve të forcave ushtarake dhe policiore të Serbisë. Raporti i botuar në vitin 2000 thekson gjithashtu se dhuna seksuale në Kosovë nuk ishte as e rradhë dhe as e izoluar, por përdorej me qëllim si një instrument lufte për të terrorizuar popullatën civile shqiptare. “Këto nuk janë incidente të rastit të kryera nga disa njerëz të çmendur. Dhuna seksuale është përdorur si instrument lufte dhe duhet të dënohet si i tillë. Këta individë që kanë kryer këto krime të tmerrshme duhet që patjetër të sillen para drejtësisë”, ka thënë Regan Ralph , drejtori ekzekutiv i degës mbi të drejtat e grave pranë Human Rights Watch.
Ndërkaq, shkurtin që kaloi, Sekretari britanik i punëve të jashtëme, William Hague ka njoftuar mbajtjen e një konference të nivelit të lartë kundër dhunës seksuale si instrument lufte — konferencë kjo që do mbahet më 10-13 Qershor në Londër dhe në të cilën do të marrin pjesë përfaqsues nga 140-vende. Gjatë një fjalimi në Washington, shkurtin që kaloi duke njoftuar mbajtjen e kësaj mbledhjeje, Z. Hague ka thënë se nuk është një gjë e zakonshme që një burrë politikan të flasë mbi çështje të dhunës seksuale, por ai theksoi se, “dhuna dhe krimet seksuale janë kryesisht akte dhe krime të meshkujve kundër femrave dhe fakti se ato kanë ndodhur kur bota nuk bëri asgjë për t’i ndaluar ato krime, duhet të turpërojë, në radhë të parë, të gjithë burrat”kudo. Në të vërtetë — nënvijoi Sekretari britanik i punëve të jashtëme — injorimi i këtyre krimeve sikurë ato kinse nuk kanë ndodhur, është në vetvete diçka që nuk është burrërore. Nëqoftëse femrat gjithnjë trajtohen me këtë urrejtje të tmershme dhe barbare në kohë lufte, ato nuk do të trajtohen si të barabarta as në kohë paqeje, ka thënë mes tjerash dhe me të drejtë zyrtari i lartë britanik.
Presidentja Jahjaga njoftoi të martën në takimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës së Kosovës se Republika e Kosovës do të marrë pjesë në mbledhjen e nivelit të lartë në Londër mbi dhunën seksuale në kohë lufte, konferencë e cila do të bashk-kryesohet nga Sekretari britanik i punëve të jashtëme dhe aktorja amerikane Angelina Jolie. Presdientja e Kosovës tha gjithashtu se si pjesëmarrëse në këtë tubim, në emër të grave të dhunuara, Republika e Kosovës do të japë kontributin e vet në përpilimin e marrveshjeve ndërkombëtare për të evidentuar dokumentacionin mbi krimet e dhunës seksuale kundër femrave gjatë luftës në Kosovë dhe njëkohësisht do të ofrojë prëvojën e vet në këtë fushë, në mbështetje të përpjekjeve ndërkombëtare për të sjellur para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit.
Mirëpo, për realizimin e këtij objektivi, është i nevojshëm angazhimi kombëtar, i jo vetëm grave politikane të Kosovës, por edhe i të gjithë burrave, me qëllim “për të thyer heshtjen që ka mbizotëruar mbrenda dhe jashtë vendit”, mbi këtë çështje. Këto janë krime të cilat përbëjnë shkelje flagrante të konventave të Gjenevës mbi torturat dhe të ligjeve të luftës dhe si të tilla përbëjnë gjenocid dhe janë krime kundër njerëzimit. Njohja e këtyre krimeve çnjerëzore si krime lufte si dhe angazhimi i shtetit të Kosovës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të njohur me ligj statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, rritë sadopak shpresat se kriminelët serbë të këtyre akteve barbare do të sillen eventualisht para gjyqit. As më pak as më shumë — kjo është drejtësia që më të drejtë kërkojnë viktimat e dhunës seksuale të luftës së Kosovës, drejtësi kjo që u është mohuar atyre për 15-vjetë dhe të cilën ua ka borxh jo vetëm shteti dhe shoqëria, por edhe bota, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara dhe orgnaizata të tjera ndërkombëtare.

Ne Foto: Nga takimi i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës së Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: DREJTËSI PËR GRATË, E DHUNUARA GJA.TË LUFTËS, Frank shkreli, ne Kosove

U ngriten qendrat e rrjetëzimit të bizneseve shqiptare nëpër Amerikë

May 20, 2014 by dgreca

Nga HALIL MULAJ/
Siç ka bërë nëpër shumë vende të Europës perëndimore dhe në Nju Jork me rrethe, Ministria e Diasporës e mbështeteur nga IOM dhe UNDP dhe i financuar nga qeveria e Finlandës vazhdoj me projektin e organizimit të Diasporës përmes krijimit të qendrave të rrjetizimit të bizneseve shqiptare nëpër botë, projekt ky që ka për qëllim përafrimin e biznesmenëve shqiptar dhe bashkëpunimin mes tyre përmes projekteve të përbashkëta dhe investimeve në trojet shqiptare
Në vazhdën e kësaj gjatë javës që e lame pas këto rrjete u formuan në Londër, Toronto, Detroit, Chicago dhe Dallas.
Delegacioni i Ministrisë së Diasporës i Republikës së Kosovës përbëhej nga ministri i diasporës Ibrahim Makolli, drejtori për diasporë Naim Dedushaj, Ardian Spahiu nga UNDP, Robert Cansel nga IOM, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, Irena Kashtell, Elmi Berisha e Besim Malota nga shoqata e biznesmenëve të Kroacisë dhe Nju Jorkut.
Ndalesa e parë në kontinentin veriamerikan ishte Toronto e Kanadas, qytet ky ku jeton numër jo i vogël i bashkëkombasëve tanë. Me këtë rast u formua dega e rrjetizimit të bizneseve për Kanada dhe u zgjodh kryesia 9 antarëshe që do të drejtohet nga biznesmenënt Bashkim Breznica kryetar dhe Afrim Gashi nënkryetar
Gjatë qëndrimit në Toronto ministri Makolli takoi edhe z. Robert Bejns nga këshilli për NATO i Kanadas, i cili është edhe koordinator i shoqërisë kanadeze-shqiptare për NATO me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe ndihmën e këtij këshilli për Kosovën.
Ndalesa e radhës ishte shteti Michigan, respektivisht qyteti Detroit, ku gjithashu u formua kryesia koordinuese e degës së rrjetizimit të bizneseve shqiptare për Michigan që do të udhëhiqet nga Prenk Gjokaj dhe Xhon Gojçi.
Në Detroit delegacioni i ministrit Makolli vizitoi fabrikën HTC, pronë e bashkëkombasit tonë Gjergj Junçaj, fabrikë kjo që prodhon profile preçize metalike që përdoren edhe në industrinë e ndërtimit të aeroplanëve, e cila zë vendin e tretë në SHBA në këtë lami dhe punëson rreth 200 punëtor.
Delegacioni i Ministrisë së Diasporës qëndroi edhe në Chicago, ku gjithashtu formoj degën e rrjetizimit të bizneseve shqiptare për shtetin e Illinois. Biznesmenët në Chicago zgjodhën kryesinë 14 antarëshe të shoqatës së bizneseve, që do të koordinohet nga biznesmenët Gani Ahmetaj, Valton Hoti, Sedat Sadiku, Afrim Sejdiu e Pajazit Murtishi.
Në Chicago, respektivisht në qytetin Cortland në periferi të Chicagos u hap edhe Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane. Hapjen solemne të kësaj qendre e bëri minisri Ibrahim Makolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet dhe aktivist të komuitetit.
Ndalesa finale e delegacionit Kosovar ishte qyteti Dallas i Teksasit, ku jetojnë numër solid bashkëkombasish, rreth 5 mijë, por të stabilizuar shumë mirë ekonomikisht dhe të organizuar tërësisht në baza kombëtare, ku gjithashtu u formua qendra e rrjetizimit të bizneseve për Teksas. Me këtë rast u zgjodh edhe kryesia 15 antarëshe e shoqatës së bizneseve, që do të koordinohet nga veprimtari i çështjes kombëtare, njëherit edhe kryetar i komunitetit të Dallas-it, biznesmeni Nazar Mehmeti kryetar, Ramiz Tafilaj e Ismet Smajli nënkryetarë, Kreshnik Bishani sekretar, Bruno Ceka arkëtar dhe Gani Fejza zëdhënës.
Qëllimi i projektit të rrjetizimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre përmes projekteve të përbashkëta dhe investimeve në trojet shqiptare.(Me i zgjeruar do te publikohet edhe nje fotoreportazh ne Diellin e printuar.)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Halil Mulaj, nëpër Amerikë, rrjetëzimit, të bizneseve shqiptare, U ngriten qendrat e

Rob Astorino,mik i shqiptareve,Kandidati i republikaneve per Govrnator i Nju Jork-ut

May 20, 2014 by dgreca

Astorino, është më i “kualifikuari” në renditjen e kandidaturave brendapartiake, në të cilat Republikanët e New Yorkut, ranë unanimisht dakort , në Konventën e tyre shtetërore, për t’u bashkuar në atë që Republikanët njujorkez, kësaj rradhe, e kan quajtur atë: “Një luftë për të shpëtuar Nju Jorkun “/
Nga BEQIR SINA, New York/
RYE BROOK , NEW YORK – Rob Astorino , kryeshefi ekzekutiv i kantonit “Westchester County” në zonë veriore të Nju Jorkut, këtë fund javë ka pranuar caktimin e Partisë Republikane, për të kandiduar për guvernator të shtetit të New Yorkut, të enjten në Konventën Republikane të mbajtur në Rey Brook – NY.
Delegatët, republikanë, nga të gjitha degët, thanë se ia dhanë besimin zotit Astorino, ngaqë besojnë se ai ka për ‘ta mundur më 4 Nëntor Governatorin Andrew M. Cuomo, të cilin, ata e përshkruan si “pikturë” me një pamje të zymtë të qëndrimit në këto 4 vjet në Albany – në qeverisjen e këtij shteti, i cili, simbas, tyre po vuan nga një apati ekonomike , “mbytje” të qytetarve nga taksat dhe me mungesë të një kurajo politike” .
Kjo ishte një përzgjedhje në zgjedhjet fillimore brenda partisë Republikane, duke filluar, atë që do të jetë një betejë e madhe e vështirë – për tu mundur zotin Cuomo , thekson shtypi njujorkez, i cili sot i ka kushtuar vemendje të madhe, zgjedhjeve paraprake, që mbahen sot në 6 shtetet e SHBA – Arkansas, Georgia, Idaho, Kentucky, Oregon dhe në Pennsylvania.
Mbasi sipas tyre, Governatori Cuomo, është një demokrat, i cili mbetet relativisht më popullor në sondazhet njujorkeze.
Kurse, zoti Astorino, është më i “kualifikuari” në renditjen e kandidaturave brendapartiake, në të cilat Republikanët e New Yorkut, ranë unanimisht dakort , në Konventën e tyre shtetërore, për t’u bashkuar në atë që Republikanët njujorkez, kësaj rradhe, e kan quajtur atë: “Një luftë për të shpëtuar Nju Jorkun ”
Z. Astorino , është një 47 vjeçar , i cili ka lindur në shtetin e Mount Vernon , por u rritë në provicën njujorkeze Mount Pleasant duke u arsimuar në Universitetin Fordham në Bronx të Nju Jorkut . Rob Astorino me gruan e tij, Sheila MekKloski, dhe tre fëmijët e tyre, pranojë besimin e republikanëve në Konventën Republikane Shtetit të New York-ut më 15 maj. ” Ne nuk duam që t’i themi fëmijëve tanë dhe nipërve e mbesave për atë që “New Yorku ynë dikur na ishte !”, dhe unë jam i sigurt, që ju nuk doni Nju Jorkun, kështu , t’a krahasojmë me atë se çfarë ka qenë, andaj të gjithë së bashku t’a ri-bëjmë New Yorkun, dhe të shkojmë më 4 Nëntor në “Një luftë për të shpëtuar Nju Jorkun ” tha zoti Astorino, duke shtuar se: ” Por, kjo është ajo që do të ndodhë, nëse nuk veprojmë tani në mënyrë urgjente dhe serioze Rob Astorino, është ,kandidati republikan për guvernator , dhe do të konkurojë në garë me republikanin tjetër Christopher Moss , por nga analistët republikan, thuhet se zgjedhja e tij për kandidat nga kampi Republikan, ka “përfunduar” qysh në konventën Republikane, të shtetit e mbajtur në kantonin Rye Brook , NY, të enjten .
Në shtetin e Nju Jorkut, republikanët nuk kanë fituar një garë për Governatorë, më, prej se kur republikani George Pataki , e la mandatin e fundit që nga viti 2002 , dhe ata tani pritet të përballen me sfida të ndryshme, si ajo me Governatorin Mario Cuomo një anëtarë i Partisë Demokrate, ku njerëzit që janë të regjistruar si demokratë i tejkalojnë republikanët 2-1 në gjithë shtetin e New Yorkut . Dhe nj?7 sfidë tjetër është se duhen “përmbysur” sondazhet, mbasi sondazhet deri tani kanë dhënë zotit Cuomo një avantazh të gjerë mbi zotin Astorino .
Por, udhëheqësit e Partisë Republikane, shpresojnë kësaj rradhe shumë tek “germa E”, në atë që ata e quajnë frustrime intensive me ekonominë e shtetit të New Yorkut në këto 4 vjet. Ata besojnë se ka një frustrimi me disa nga veprimet e zotit Cuomo – si guvernator , duke përfshirë kalimin e tij të nxituar të ligjeve më të ashpra, si ai armëve pas të shtënave në masë që ndodhën në Shkollën fillore në Newtown , Connecticut , dhe pavendosmërisë së tij në se do të lejojë hydrofracking-un .
Demokratë e New Yorkut, do të mbajë konventën e tyre javën tjetër në Long Island .Eshtë pak interesante thekson shtypi njujorkez sot, se Governatori Cuomo, ka shmangur dje gazetarët, për të folur pak më shumë për ofertën e tij , kur e pyetën se ” A e kënaqin arritjet e tij dhe ajo çka ka bërë ai për këto 4 vjet për shtetin e New Yorkut, në një “luks” në një detyrë, që ka për të mbetur me një “përleshje” me Republikanët në 4 Nëntor .
Megjithëse, ka qenë Partia Demokratike, e shtetit ajo që e ka sulmuar zotin Astorino në emër e guvernatorit , duke kritikuar atë për kundërshtimin e tij për të drejtat e abortit dhe të ligjeve të rrepta të armëve në duart e qytetarëve .
” Në fjalimin e sotëm ne kemi mësuar se republikani Rob Astorino, është dyfishuar më poshtë në axhendën e tij ultrakonservative krahut të djathtë , ” tha Peter E. Kauffmann , një zëdhënës i Partisë Demokratike të shtetit .
Z. Astorino është komentator në radio, më së fundi ai po komenmton për një radio televizion katolikë – Channel SIRIUS XM në satellitë , dhe ka mbajtur disa poste të zgjedhura në Westchester County . Ai u zgjodh Kryeshef Ekzekutiv i qarkut në vitin 2009 dhe fitoi rizgjedhjen vitin e kaluar .
Republikanët, shpresojnë zoti Astorino, mund të përsëris suksesin e tij – duke tërhequr votuesit e të gjithë spektrit politik . Ai ka disa avantazhe : Pas një karriere të gjatë të komunikimit me publikun në të gjithë shtetin e New Yorkut, , duke dhënë intervista dhe bërë komente ëdo ditë në mbrëmje në TV Channel SIRIUS XM . Të enjten , ai mbajti një pjesë të shkurtër të fjalimit të tij në spanjisht .
Duke folur me gazetarët të enjten , zoti Astorino pranoi sfidat ai me të cilat përballen , siç janë për ngritje fondesh, për të “mopshtur” avantazhin e zotit Cuomo -. Por, ai tha se ka besim se do të ketë mbështetje për mbledhur para të mjaftueshme për të qarkulluar anembanë Nju Jorkut, mesazhin e tij “Një luftë për të shpëtuar Nju Jorkun ”
Ndërkaq, duke e parë kandidimin e zotit Astorino, në këndëvështrimin me raportet që ka ai me komunitetin shqiptarë, në prefekturën Westchester County, ku edhe jetojnë një numër i konsiderueshem i familjeve shqiptare, në gjendje shumë të mirë ekonomike, shqiptarë të emigruara në kohë e rrethana të ndryshme, ato janë shumë të mira.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Governatori, republikan, Rob Astorino

Rob Astorino,mik i shqiptareve,Kandidati i republikaneve per Govrnator i Nju Jork-ut

May 20, 2014 by dgreca

Astorino, është më i “kualifikuari” në renditjen e kandidaturave brendapartiake, në të cilat Republikanët e New Yorkut, ranë unanimisht dakort, në Konventën e tyre shtetërore, për t’u bashkuar në atë që Republikanët njujorkez, kësaj rradhe, e kan quajtur atë: “Një luftë për të shpëtuar Nju Jorkun “/

Filed Under: Komunitet Tagged With: kandidati republikan, mik i shqiptareve, per Governator, Rob Astorino

20 MAJI… PER JU JETIMë…

May 20, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/
Nanë Tereza thshe:
■Fëmijët janë dhurata ma e bukur e Zotit.
Çdo fëmij ka të drejtë të vijë në këtë Botë pamvarsisht dëshirës sonë.
■Në shtëpinë tonë jetonte një fëmijë shumë i thatë, që nuk hante asgja.
Ishte i dëshpruem sëpse ato ditë i kishte vdekë Nana. Kërkova një murgeshë që i përgjante Nanës së tij dhe e porosita murgeshën që të mos bante tjetër vetëm të luente me voglushin. Mbas pak kohe ky fëmij u qetësue dhe filloi jetën normale.
■Jam e bindun se tortura ma e madhe kundër njeriut asht ndjenja e braktisjes.
■Mendo: Se, Krijuesi i Gjithësisë ka krijue kohë për ne, për krijesat e tij të vogëla.
Ka vetem nje Zot dhe Ai asht Zot tek të gjithë. Asht e rendësishme të kuptohet se gjithësejcili shihet si i barabartë perpara Zotit.
Gjithmonë kam thanë se ne duhet të ndihmojmë një Hindu të bahet Hindu ma i mirë, një Mysliman të bahet Mysliman ma i mirë, një Katolik, të bahet katolik ma i mirë.
***
■Shqiptarët sot duhet të krenohen per Figuren Botnore të Nanë Terezës, e cila në qendren e Shpirtit Saj, kishte të ruejtun dashunin dhe sakrificen per jetimët e gjithë Botës…
■Per një fakt jam shumë i sigurtë se, Jetimët, as nuk mendojnë, as nuk andrrojnë, as nuk e dishrojnë dhe, as nuk punojnë kurrë, dhe asnjëherë, gjithë jeten e vet që nga veprat e tyne Bota që i rrethon me pasë të pakten edhe një jetim ma shumë se ka!
■Nga zemra Ua uroj atyne fatzezëve që kanë këte emen, që e ardhmja të mos iu randojnë sado pak ndergjegjen e tyne me pamundsinë me i sherbye familjes e shoqnisë, me evitue në çdo kohë mundsinë me shtue edhe një jetim ma shumë në çdo vend ku i ka shpernda jeta.
■Me shumë dashuni, u uroj Jetimëve Diten e Tyne… 20 Maji 2014 !

Melbourne, 20 Maji 2014.

Filed Under: Sociale Tagged With: ... PER JU, 20 MAJI, Fritz radovani, JETIMë...

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 73
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT