Nga HALIL MULAJ/
Siç ka bërë nëpër shumë vende të Europës perëndimore dhe në Nju Jork me rrethe, Ministria e Diasporës e mbështeteur nga IOM dhe UNDP dhe i financuar nga qeveria e Finlandës vazhdoj me projektin e organizimit të Diasporës përmes krijimit të qendrave të rrjetizimit të bizneseve shqiptare nëpër botë, projekt ky që ka për qëllim përafrimin e biznesmenëve shqiptar dhe bashkëpunimin mes tyre përmes projekteve të përbashkëta dhe investimeve në trojet shqiptare
Në vazhdën e kësaj gjatë javës që e lame pas këto rrjete u formuan në Londër, Toronto, Detroit, Chicago dhe Dallas.
Delegacioni i Ministrisë së Diasporës i Republikës së Kosovës përbëhej nga ministri i diasporës Ibrahim Makolli, drejtori për diasporë Naim Dedushaj, Ardian Spahiu nga UNDP, Robert Cansel nga IOM, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, Irena Kashtell, Elmi Berisha e Besim Malota nga shoqata e biznesmenëve të Kroacisë dhe Nju Jorkut.
Ndalesa e parë në kontinentin veriamerikan ishte Toronto e Kanadas, qytet ky ku jeton numër jo i vogël i bashkëkombasëve tanë. Me këtë rast u formua dega e rrjetizimit të bizneseve për Kanada dhe u zgjodh kryesia 9 antarëshe që do të drejtohet nga biznesmenënt Bashkim Breznica kryetar dhe Afrim Gashi nënkryetar
Gjatë qëndrimit në Toronto ministri Makolli takoi edhe z. Robert Bejns nga këshilli për NATO i Kanadas, i cili është edhe koordinator i shoqërisë kanadeze-shqiptare për NATO me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe ndihmën e këtij këshilli për Kosovën.
Ndalesa e radhës ishte shteti Michigan, respektivisht qyteti Detroit, ku gjithashu u formua kryesia koordinuese e degës së rrjetizimit të bizneseve shqiptare për Michigan që do të udhëhiqet nga Prenk Gjokaj dhe Xhon Gojçi.
Në Detroit delegacioni i ministrit Makolli vizitoi fabrikën HTC, pronë e bashkëkombasit tonë Gjergj Junçaj, fabrikë kjo që prodhon profile preçize metalike që përdoren edhe në industrinë e ndërtimit të aeroplanëve, e cila zë vendin e tretë në SHBA në këtë lami dhe punëson rreth 200 punëtor.
Delegacioni i Ministrisë së Diasporës qëndroi edhe në Chicago, ku gjithashtu formoj degën e rrjetizimit të bizneseve shqiptare për shtetin e Illinois. Biznesmenët në Chicago zgjodhën kryesinë 14 antarëshe të shoqatës së bizneseve, që do të koordinohet nga biznesmenët Gani Ahmetaj, Valton Hoti, Sedat Sadiku, Afrim Sejdiu e Pajazit Murtishi.
Në Chicago, respektivisht në qytetin Cortland në periferi të Chicagos u hap edhe Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane. Hapjen solemne të kësaj qendre e bëri minisri Ibrahim Makolli i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet dhe aktivist të komuitetit.
Ndalesa finale e delegacionit Kosovar ishte qyteti Dallas i Teksasit, ku jetojnë numër solid bashkëkombasish, rreth 5 mijë, por të stabilizuar shumë mirë ekonomikisht dhe të organizuar tërësisht në baza kombëtare, ku gjithashtu u formua qendra e rrjetizimit të bizneseve për Teksas. Me këtë rast u zgjodh edhe kryesia 15 antarëshe e shoqatës së bizneseve, që do të koordinohet nga veprimtari i çështjes kombëtare, njëherit edhe kryetar i komunitetit të Dallas-it, biznesmeni Nazar Mehmeti kryetar, Ramiz Tafilaj e Ismet Smajli nënkryetarë, Kreshnik Bishani sekretar, Bruno Ceka arkëtar dhe Gani Fejza zëdhënës.
Qëllimi i projektit të rrjetizimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre përmes projekteve të përbashkëta dhe investimeve në trojet shqiptare.(Me i zgjeruar do te publikohet edhe nje fotoreportazh ne Diellin e printuar.)