RRETH LIBRIT TË KADRI TARELLIT “MISIONARË NË UDHËN E DIJES” – PUBLICISTIKË/
NGA FRAN GJOKA/
Kadri Tarelli është emër i njohur në letrat shqipe. E kam njohur si koleg,si gazetar dhe tani si shkrimtar. Si mësues ka shëtitur në shumë shkolla të Durrësit, Kavajës dhe Lushnjës ku kontribuoi me devotshmëri në edukimin e brezit të ri. Punoi kudo me pasion dhe përkushtim për të përgatitur nxënës të aftë për të përballuar sfidat e tregut të punës,për të përgatitur njerëz të aftë për tu dalë zot fateve të vendit. Njeri serioz, fjalëpakë, intelektual i përgatitur dhe me vlera. Kurdoherë i zinte vend fjala dhe mendimi si njeri, si mësues dhe si drejtues në disa shkolla të rrethit të Durrësit. Puna e vështirë, por fisnike e mësuesit ka ngacmuar gjithnjë pasionin e tij për të shkruar.
Ka nisur të shkruajë që në moshë të re në shumë organe shtypi, por revista “Mësuesi” u bë streha e tij e përhershme. Unë me Kadriun jam njohur vite më parë në zyrat e kësaj redaksie, ku punonin edhe shumë miq tanë të përbashkët si Ilir Kanini, Murat Gecaj, Vjollca Spaho, Viron Kona, të cilët na hapën rrugët, kurdoherë për të shpalosur mendimet dhe përshtypjet tona për nxënësit, për punën në shkollat tona, sistemin arsimor, arritjet, problemet apo shqetësimet. Dhe Kadri Tarelli ishte kurdoherë i pranishëm në faqet e shtypit, ku shpaloste mendimet e tij për çështjet e arsimit, të kulturës dhe edukatës, reformës arsimore, kurrikulave, planeve, programeve, dhe teksteve mësimore, duke dhënë një ndihmesë të rëndësishme në përmirësimin e punës dhe jetës në shkollat tona. Kadriu ishte punëtor i palodhur, mësues i përgatitur, njeri i drejtë dhe i ndërgjegjshëm për rëndësinë e detyrës që kryente. Ai nuk heshti kurrë. Mbante qëndrim ndaj dobësive, kritikonte te metat, bënte vërejtje gjithnjë për përmirësimin e punës në të ardhmen. Prandaj ka mbetur figure e nderuar në arsimin dhe gazetarinë tonë, intelektual i përmasave kombëtare.
Megjithë vështirësitë e punës si mësimdhënës, gazetar, redaktor dhe recensent në disa libra, Kadri Tarelli nuk e lëshoi kurrë penën nga dora. Ai qe gjithnjë në aktivitet, kurdoherë i pranishëm në fushën e letrave, prandaj kohët e fundit është prezantuar para lexuesëve me librin publicistik “Misionarë në udhën e dijes”, botuar nga shtëpia botuese “Milleniumi i ri” në Durrës. Pikërisht aty ku autori ua ka kushtuar veprën e tij me shumë vlera sistemit arsimor, shkollës dhe figurës së nderuar të mësuesit.
E shfletova veprën e tij me një frymë. I lexova me dëshirë të shtatë kapitujt e shtjelluar dhe vura re se, freskia e mendimit dhe penës së Kadriut ishin ende të gjalla si në rininë e hershme. Vlerat e kësaj vepre janë të prekëshme, sepse për arsimin dhe mësuesin sot pak shkruhet. Ata pak vlerësohen si nga shoqëria ashtu dhe nga shteti, prandaj edhe autori ngre shumë probleme, vlerëson maksimalisht shumë figura mësuesish, shumë institucione arsimore që punojnë në kushte jo shumë të favorëshme, por me përkushtim për të përgatitur dhe edukuar armatën e madhe të nxënësve. Shkrimet problematike të Tarellit synojnë të eliminojnë dobësitë, të korrigjojnë gabimet dhe të përmirësojnë punën në sistemin tone arsimor dhe nëpër shkollat tona. Shumë shkrime të tij, megjithëse janë shkruar në peirudha kohore të ndryshme, sepse Kadri Tarelli ka një jetë që shkruan, mbeten aktuale edhe sot në ditët tona. Artikuj të tilla problemor, si: “Ç’të bëjë drejtori…”, “A do gjendet ilaçi kundër dhunës?”, “I vështirë ky plani vjetor i shkollës?!” etj. Probleme të tilla jetësore për shkollën tonë, vetëm një gazetar dhe drejtues i përkushtuar si Kadri Tarelli mund të ngrinte në faqet e shtypit.
Mësuesit kanë qenë dhe janë misionarë të përkushtuar për të rritur, mësuar dhe edukuar brezat. Ata jetojnë dhe punojnë mes nxënësish dhe kolegësh. Kush më mirë se mësuesit i njohin tipet e nxënësve, prirjet e tyre, gjendjen shëndetësore, fizike dhe ekonomike, vlerat e tyre mësimore, edukative dhe morale, madje në shumë raste më mirë edhe se prindi. Po që të njohësh të gjitha këto karakteristika duhet të jesh një mësues i zellshëm, aktiv,i përgatitur, i përkushtuar dhe individ me norma shoqërore. Pikërisht këtyre njerëzve të zellshëm dhe të dashur, të pasionuar për mësimin dhe edukimin u ka kushtuar disa fragmente të librit të tij edhe shkrimtari dhe gazetari i njohur Kadri Tarelli. Pak është vlerësuar figura e mësuesit gjatë gjithë periudhave të kohës, por kur vlerësohesh nga pena e artë e Kadriut, njeriu, aq më shmë mësuesi, domosdo e ndjen veten krenar për punën që ka bërë, për djersën që ka derdhur për të edukuar nxënësit e tij të dashur. Në trevën ku ka punuar dhe vepruar autori, figurat e shquara të arsimit kanë qenë të shumta, kontributi i tyre në zhvillimin dhe përparimin e shkollës ka qenë shumë i rëndësishëm.
Këjo ka qënë arsye, për të cilën autori ka punuar dhe hulumtuar disa figura të shquara të arsimit, ku përshkruan jetën, veprimtarinë, vështirësitë e punës dhe përpjekjet e tyre në fushën e arsimit dhe dijes. E nis me “Mësuesin e popullit” Sulejman Zalla, që punoi gjithë jetën për të edukuar te nxënësit atdhedashurinë, duke dhënë kontribut edhe në drejtim të zhvillimit të gjuhës dhe shkollës shqipe në vitet e vështira të konsolidimit të sistemit tone arsimor që në periudhën e luftës për pavarësi, për të vazhduar me patriotin nacionalist Prenkë Kaçinari, aktivist, patriot dhe profesor, dënuar me brugim të përjetshëm në vitin 1947 dhe shpallur “Martir i demokracisë”, mësuesi që la gjurmë të pashlyera në kolektivat arsimorë ku punoi dhe kontribuoi dhe tek nxënësit qe pati pergatitur. Më tej flet me respekt për punën dhe vuajtjet e ish gjimnazistit të viteve ’40 Zihni Dervishi, më pas për mësuesin e apasionuar Petrit Velaj “Doktor i shkencave”, për “Mësuesin e merituar” Eqerem Shijaku, për “Mësuesin e popullit” Agim Shehu, si dhe për Islam Alikajn, Zyber Sallakun, Hasan Ulqinin, Muzemil Osmanin, Fadil Elezin, Mustaja Fajen, etj, të cilët shkrinë jetën e tyre për t’u dhënë brezave dije e kulturë dhe për t`i përgatitur për të ardhmen. Gjatë shfletimit të kësaj vepre, më ra në sy mjeshtria më të cilën Kadri Tarelli përshkruan dhe përgatit reportazhet dhe shenimet e udhëtimit. Këto përshkrime letrare, për punën plot pasion që bëhet në shkolla, nuk janë thejsht një përshkrim sipërfaqësor, por janë shkrime publicistike përmes të cilëve autori përshkruan eksperiencën pozitive të kolektivave mësimore, duke ngritur problemet shqetësuese dhe bërë edhe vërejtje për përmirësimin e punës në të ardhmen. Në këtë sens, shkrimet e tij publicistike patën jo vetëm vlera njohëse, por edhe vlera edukative sa i përket propagandimit të përvojave pozitive në kuadrin e zbatimit të reformës mësimore në sistemin tonë arsimor. Flet me pasion dhe krenari për punën pozitive që bëhet nga kolektivat pedagogjike në shkollën 9-vjeçare jopublike “Vincens Prendushi” në qytetin e Durrësit, për kolektivin e shkollës së vjetër “Shaqe Mazreku”, që festoon 75-vjetorin e saj, për shkollën jopublike “Kasa”, ku autori ka qenë edhe drejtues i saj për disa vite, etj. Në këto shkrime kolektivat arsimorë të këtyre shkollave kanë gjetur veten dhe janë motivuar për të përmirësuar punën dhe arritur rezultate të larta në të ardhmen.
Kadri Tarelli nuk ka heshtur. Ai ka trajtuar shpesh edhe çeshtje që kanë shqetësuar shkollën, çështje që kanë ndikuar negativisht në punën e shkollës sonë. Ka trajtuar tema të mprehta sociale dhe mësimore siç është “braktisja e fshehtë”, “Veprimtaria e bordeve të shkollave”, çështjen e nxitjes së talenteve të reja, punën për zbatimin me korrektësi të Dispozitave Normative në sistemin tonë arsimor, çështjen e përdorimit të fjalëve dhe shprehjeve të huaja në ambiente publike, apo problemin shumë të diskutuar të hartimit të karakteristikave të nxënësve. Të tërheq vëmendjen edhe një cikël shkrimesh të ndërtuara mbi përvojën e binjakëzimit të disa shkollave të rrethit të Durrësit me shkolla të qyteteve të Borasit në Suedi dhe Istogut në Kosovë.
Duke udhëtuar në librin e Kadri Tarellit, “Misionar në udhën e dijes” – publicistikë, krijon vetvetiu bindjen se, ke të bësh me një intelektual të pergatitur dhe të përkushtuar ndaj fushës së shkollës, arsimit dhe dijes, të cilës i ka kushtuar talentin, njohuritë dhe energjitë e tij. Ai nuk është shkëputur dhe as hesht për të promovuar vlera, figura, aktivitete dhe veprimtari pozitive që ndihmojnë për ta çuar arsimin, shkollën dhe artin e mësimdhënies përpara.
Suksese miku im i dashur Kadri. Pena jote qendistë here-pas-here vepra të reja!
Archives for May 2014
SOT MBYLLET “TRINA” – FËMIJËT PËRSËRI NË “VATHË”
Vëzhgim nga Athina/
Nga Abdurahim Ashiku/
SOT, më 5 maj 2014, MBYLLET “TRINA”, fëmijët e mërgimtarëve në Greqi PËRSËRI NË “VATHË”, përsëri në pritje të bamirësisë kristiane greke për një shans radhe, shans që si zakonisht do të vijë në gusht në prag e pas “Panagjisë së 15 Gushtit”.
Në këto njëzet e dy ditë të “trinës” së hapur nuk ndodhi asgjë që të përbëjë lajm. Policia greke hapi “trinën” më 13 prill për ta mbyllë më 5 maj. Të liruarit nga “vatha” shkuan dhe u kthyen me vrap, kësaj radhe me një model të ri ikje dhe kthimi, modelin e çuditshëm të mosvënies së pullës dalje-hyrëse mbi pasaportë (!)
Në hapësirën e këtyre njëzet e dy ditëve lajm në medie bëri udhëtimi në Tiranë i kryekuvendarit të Republikës së Greqisë Majmaraqis, takimi i tij me të gjithë emrat e përveçëm të politikës shqiptare: me Kryekuvendarin Meta, Presidentin Nishani, kryetarin e opozitës Basha, kryeministrin Rama…, takim sipas motivit të vjetër “Erdha-Pashë-Ika…”
Gjuha e krye politikanëve nuk lëvizi në zgavrën e gojës për të shqiptuar burgosjen e pashembullt në ditët e sotme të fëmijëve për fajin se ata kanë të shkruar mbi pasaportë emra që nuk i përmban toponimia e kohës, emra që ndonëse modeli i pasaportës e kërkon të shkruhen në shqip dhe në anglisht, administrata analfabete shqiptare i shkruan si t’ua thotë kaploqja, madje deri atje sa dy germa të gjuhës shqipe i ha me “hotdog”.
Për të mos u ngrënë hakun dhe djersën organizatorëve, në hapësirën e njëzet e dy ditëve, në qendër të Athinës, në sheshin Sintagma, përpara Kuvendit të Republikës së Greqisë u mblodhën disa mërgimtarë, diku te një skuadër futbolli me gjithë rezervat të cilët “protestuan” për toponimet.
Mirë bënë. Nuk u mohohet e drejta njerëzore e protestës. Veçse zëri i saj nuk kaloi më shumë se hapësira e veshëve të të tubuarve. Askush nuk shkroi. Askush nuk filmoi. As zë, as figurë. Nuk kishin pse. Tubimi u bë në adresë të gabuar. Gjetkë duhet të ishin mbledhur. Gjetkë duhet të protestonin.
Greku, në ndalimet që u bën fëmijëve në kufi duke i mërdhirë deri në palcë në pikë kalimet kufitare bën hesapet e veta, hesape që ka tash dy vjet duhet t’i kishte bërë shteti shqiptar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Brendshme. Hesap shumë i thjeshtë: Janë shkruar pasaportat me gabime toponimike? Tërhiqi dhe bëji ashtu si duhen bërë, si e thonë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare. Detyroi të gjithë ata që e shkaktuan këtë precedent të paparë, që i ngrinë së ftohtit fëmijët në kufi, t’i ribëjnë me shpenzimet e tyre, madje të rrinë ca muaj tek “shtatë dritaret”…
Ministria e Brendshme bëri në këtë hapësirë kohore një “autokritikë”. Pranoi se pasaportat e fëmijëve shqiptarë duhen të kenë afat pesëvjeçarë dhe jo dhjetëvjeçar. Caktoi edhe kohë skadimet, edhe pagesën për çdo aplikim. Për toponimet nuk tha asnjë fjalë, qoftë edhe për kortezi, qoftë edhe për ndjesë. Mbase ka menduar se tash fëmijët, me kohë aplikimet çdo pesë vjet, do ta kalojnë edhe tmerrin e përjetuar, do të shkruhen toponimet në rregull.
Mbase…
Megjithatë, miku im, pasaportën e vajzës së tij përcjellë nga ana ime në internet si dëshmi e mbrapshtisë së administratës dhe shtetit përgjegjës për të, më tha se po e zgjidh ndryshe, ashtu siç e ka zgjidhur për djalin. Po aplikon që vajza e tij tre vjeç të marr nënshtetësi greke, të hyjë e të dalë në Shqipëri dhe në të gjithë botën me letërnjoftim e pasaportë greke. Edhe ai, si prind i fëmijës “grek”, shpejt pret të marrë letërnjoftim e pasaportë greke…
Shteti ynë me veprimet dhe mosveprimet e tij i ka hapur rrugë humbjes së dinjitetit, identitetit, mohimit ligjor të të qenit shtetas shqiptar, harrimit të të shkruarit dhe të folurit shqip.
Në pasaportën greke të shkruarat mbi të janë në dy gjuhë: në gjuhën e vendit-greqisht (me germa latine) dhe në gjuhën e botës-anglisht. Një greku i ndalohet ta ketë të shkruar mbi pasaportë Hellas. Detyrimisht duhet ta ketë të shkruar Greece.
Kështu e kërkojnë rregullat e botës, rregullat e Evropës ku duam me ngulm të jemi pjesë me të drejta të plota…
E duam por jo kështu…
SOT më 5 maj 2014 ora 24.00 mbyllet “trina” !
A do të thyhet ndonjëherë?
Është KOHA për ta thyer por…
Kur dhe nga kush?
Athinë 5 maj 2014
ÇMIMI QE DUHET TE PAGUAJE PERENDIMI
Opinion Nga Ajet Delaj/ New York/
Perplasja e perendimit me Rusine eshte haraçi qe duhet te paguaje perendimi per lenjen ne mes te rruges te revolucioneve demokrate te fundit te viteve 80te si dhe ndihma e pakusyer dhe e pakushtezuar e perendimit per te rimkembur Rusine.
Miljona antikomuniste te pushkatuar per bindjet e tyre e aspiratat e tyre per liri e demokraci e deri edhe per nje fjale goje e po kaq te masakruar e shfrytezuar edhe pa buke pergjate tere sundimit te perendorise te se keqes te kaloje pa ndeshkimin me te vogel edhe pse krimet e komunizmit nuk kane qene me te vogla se te nazizimit nuk mendoj se ka gje ketu per te mos kuptuar nga lideret perendimore mbi ate qe po ndoll ne Ukrine e ne vet Rusine.
Ekonomite e lulezuara sipas komunisteve deri diten kure rane u grabiten dhe u vodhen nga komunistet dhe trashigimtaret e tyre deri ne centin e fundit qe ishte djersa dhe gjaku i miljona qytetareve te lindjes pasi ata vete per rreth gjysme shekulli kane qene vetem gjakpires e parazite e prape nuk u muar asnje veprim kunder tyre e nuk u ndeshkua askush.
Kesaj i thone pasi ta keshe plagosur ariun ta kurosh e sherosh e te ankohes se tani ariu po me ha.
E madhja Theçer ka thene se komunizmi dhe socializmi jane njelloj te rrezikshem per njerzimin. Perse perendimoret ne kohen e luftes se ftohte shoqerite e tyre mbajten ne pushtet te djathtet edhe per periulla 20 vjeçare e Presidenti Charles De Gaulle beri tre kushtetuta per te ndaluar komunistet te vinin ne pushtet ndersa ish-komunistet e pareformuar u lane te rikthehen ne pushtet me vota te vjedhura e manipuluara ne te tere Lindjen ishkomuniste e perendimi heshti.
Europianet dhe Amerikanet jo se nuk kane kuptuar por nuk kane dashur te kuptojne pasi shembujt i kane pasur te qarte e para syve.
Ish presidenti i njerit nga vendet Balltike ish emigrant ne USA kure e pyeten mbas mbarimit te mandatit si President i Lituanise rreth viteve 2000 nese nuk jam gabim se perse nuk u derdh gjak me rrezimin e komunizmit pergjigja e tije ishte e shkurter dhe e sakte “Komunizmi nuk eshte rrezuar” dhe me tej ka shtuar se kishte deshtuar ne demokratizimin e vendit pasi sa here kishte inicuar reforma domethense te dy krahet e parlamentit bashkoheshin kunder tij pasi te dy krahet ishin neokomuniste qe kishin ardhur aty me metoda jodemokratike.
Me tej akoma ne Rezoluten e Parlamentit te Europes mbas 2005 per te denuar krimet e komunizmit nga 720 parlamentare kane marre pjese ne seance 80 e kane votuar pro rezolutes diçka me shume se 50% pra 42 apo 43 parlamentare.
Çfare ka ketu per te mos kuptuar z Fyle Komisioner i Zgjerimit te BE e shume Fyle te tjere ne Europe e Amerike. Megjithate lavdi Zotit Krimea apo Ukraina nuk eshte fundi i botes apo i demokracise perendimore pasi jane thjesht kembane e forte alarmi per te perveshur krahet e rifilluar aty ku eshte lene ne 90ten. Thellesisht besoj se tashme perendimi eshte i qarte se ku ndollet ne raport me ish-komunistet qe nuk jane gje tjeter veç neokomuniste po aq antidemokrat , kriminel e antiperenimore sa the baballaret e tyre.
Zevendesimi i regjimeve kriminale komuniste me regjime kriminale te korruptua e oligarkike ne Europen e Lindjes eshte e papranueshme per popullesite e ketyre vendeve por ne te njejten kohe edhe e paqendrueshme.
Tregues me te mire te kesaj gjendje te vazhdimsise kriminale nuk mundet te kete sesa okupimi i Krimese e gjysmes se Ukraines pa shprazur nje pushke. Elitat kriminale te korruptuara te lindjes ish komuniste perveç se jane te korruptuara jane edhe filo-ruse qe ju kane hypur popujve te tyre ne qafe e natyrshem e konsiderojne demokracine e perendimin si armikun e tyre kryesor.
Demokracite perendimore perpara se te perballen me Rusine duhet te pastrojne shtepite dhe oborret e tyre pasi eshte e turpshme se si ish Kancelari Gjerman perqafohet me Putinin ne te njejten kohe qe vazhdon te derdhet gjaku i popullit ukrainas nga falangat ruse e shume qeveri kryesisht te majta te ish-lindjes komuniste heshtin e mundohen te flirtojne nen rrogoz me Putinin.
Histora ka treguar se armiku me i madh e shkaterrues per diktaturat dhe regjime kriminale eshte stuhia e lirise qe ben qe popujt e shtypur te ngrihen e ringrihen pa marre para syshe asnje rrezik.
Perendimi duhet te japi shenja te qarta per popujt e shtypur se me rrezimin e diktaturave nuk do pranojme regjime kriminale te korruptuara qe zakonisht diktaturat perpiqen qe te lene pas gje qe fatekeqesisht duhet thene ka ndollur gjer tani.
Perendimi i ka te tera mundesite njerzore , morale e financiare per te udhehequr si deri me tani nje bote paqesore e demokratike duke vendosur ne themel te rendit boteror lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ashtu siç ka bere edhe gjer tani.
Nuk kerkohet gje tjeter ne organizimin e shtetit e shoqerise ne europen e lindjes veç ajo qe eshte funksionale ne perendim, ligj, drejtesi, mbeshtetje sociale e pagim taksash nga gjithe qytetaret e natyrshem te gjitha keto menazhuar e kontrolluar nga nje pushtet qe del nga vota e lire dhe e ndershme e qytetareve te ish-lindjes komuniste.
Flitet ne konferenca antikorrupsion ne Shqiperi e gjoja behen strategji per luftimin e tije e nuk thuhet nje fjale per grabitsin me te madh te pasurise se shqiptareve Qeverine e krimit te organizuar qe sundon vendin qe 24 vjet e askush nga perendimoret nuk prononcohet .
Si eshte e mundur te lejohet Kryeministri Shqiptar Edi Rama te shperndaje tapi mbi token e pronareve shqiptar si Enver Hoxha ne 1946 ku ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise e tera aktet e konventat nderkombetare ku shteti shqiptar ka firmosur duke perfshire edhe Gjtkaten e Strasburgut dhe partneret perendimore te Shqiperise heshtin.
Nese perendimi do te japi suport per lirine e demokracine e popujve te shtypur te lindjes ish komuniste energjite dhe uniteti i lindjes me perendimit do te arrije nje nivele te papara me pare e rusve do filloje t’ju bjeri çatia e shtepise se tyre.
Koha ka treguar se ngritja e popullit per liri e demokraci ka rrezuar diktatura te fuqishme kriminale e te organizuara e furis se popullit nuk i ka rezistuar askush nga regjimet diktatoriale , as Rusia.
Ajet Delaj
New York
Pse kryeministri Thaçi i kërkoi zgjedhjet të afërta?
Nga Teuta Berisha*
Gjatë takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, Kryeministri Thaçi deklaroi publikisht që zgjedhjet e parakohëshme të mbahen në 8 qershor. Pavarësisht se ka muaj që parti të opozitës insistonin që të bëheshin zgjedhjet e parakohëshme, por kjo kërkese nuk pranohej nga Kryeministri. Fare papritur ndryshoi mendim Kryeministri dhe deklaroi që kërkon që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në një datë të afërt. Nga kjo deklaratë kuptojmë që kryeministri e ka përgatitur terrenin për zgjedhje shumë kohë para deklaratës dhe në këtë mënyrë tenton që të zejë partitë opozitare në befasi.
Interneti vitet e fundit është një element i rëndësishëm për te fituar vota. Rrjetet sociale dhe media përdoren pothuajse nga të gjithë politikanët për të bërë fushatë. Si shembull mund të themi zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri te cilat u fituan nga Edi Rama. Edi Rama i përdori shumë shpesh rrjetet socale duke shpërndarë vazhdimisht fotografi propoganduese. Prandaj kjo fushatë luajti rol të rëndësishëm gjatë fushatës zgjedhore. Këtë taktikë po ndjek edhe kryeministri Hashim Thaçi. Pavarësisht se rrjeti social Facebook ka vite që është hapur kryeministri e hapi kohët e fundit profilin e tij te vonuar. Menjëherë pasi e hapi profilin shumë fotografi dhe deklarata filluan të postoheshin në profil. Prandaj duket qartë se pavarësisht nuk i mbështeste zgjedhjet e parakohëshme vazhdimisht ka postuar fotografi në pozicione te ndryshme. Synimi është që të fitoje më shumë vota por fatkeqësisht sipas raporteve të Bashkimit Evropian Kosova është një ndër vendet më të varfëra të Evropës. Prandaj shoqëria Kosovare nuk ka nevojë për fotografi por për llogari se sa u punua gjatë viteve të qeverisjes së tij.
Një arsye tjetër se pse kryeministri kërkon që zgjedhjet të mbahen shpejt është sepse shqetësohen nga harresa. Pra, fatkeqësisht pati një rritje te vogël të rrogave vetëm muajin e fundit të qeverisjes Thaçi. Gjithashtu për shkak të fushatës u bënë e shumë premtime që venë në pikëpyetje se sa mund të realizohen ato. Tani që kjo rritje e rrogave dhe këto premtime të jenë të freskëta në mendjet e njerzëve kryeministri insiston që zgjedhjet të mbahen sa me shpejt që është e mundur. Por, Kosova e tregon vetë realitetin e hidhur dhe disa fotografi e disa reklama nuk munden që ta mbulojnë këtë realitet. Nivelin e varfërisë dhe të papunësisë mund ta venë re të gjithë Kosovarët sepse janë vetë ata pjesë e këtij realiteti të hidhur.
*/Deputete në kuvendin komunal Obiliq
Gjuha si instrument për shtetformim!
Nga Fahri XHARRA/
Sa më shumë po ” lundroj ” nëpër të kaluarën tonë, po e shoh se gjithëmonë ishim në kurthin e të ” shkolluarëve” të jashtëm qoftë të atyre vendimmarrës ose të atyre që i donin tokat tona (vëndimkërkues) . Me këtë deshta të them se nuk paska pasë qenë e kotë kërkesa turke –greke-serbe që ne të mos kemi shkolla dhe të jemi të paarsimuar sepse :” Ne e dijmë se ajo që është më bindësja për egzistimin e një populli është Gjuha e tij, Shkrimi i tij dhe Arsimimi i tij ” shkruante akademiku rus Çudinov në një rast kur donte të mohonte egzistencën tonë historike.
” Gjuha shihet si një vegël dhe përbërës i rëndësishëm në ndërtimin e një ndërgjegjeje kombëtare. Gjuha është kryesorja në ngritjen e vetdijës kombëtare ”
” Sa i përketë çështjes shqiptare ” ishte vetëm krahina e Elbasanit dhe e Beratit e cila e ka ruajtur gjuhën më të pastër” i bindëte lexuesit dhe politikën e kohës gjeografi freng Gaston Bravier , në momentin kur bëhëj përgatitja nga diplomatët e fuqive të mëdha për ndarjen e kufinjëve të rinj pas ”vdekjës ” së coftinës së Ballkanit – Turqisë.
Duheshin arsyetime dhe vendime sa më të ”nderëshme” që në mënyrë sa më ”njerëzore” të bëjej ndarja për shtetet që duheshin të lindëshin. E ndër ato edhe Shqipëria. Vihej në dyshim çështja e shqiptarëve . A kanë histori ? A kanë gjuhë? A kanë të kaluar ? Shqiptarët ,pra!
Gjeografi Gaston Gravier thoshte ” nuk jemi të sigurtë për gjuhën e shqiptarëve , sepse duke e cituar Gustav Mayerin që në fjalorin e tij të gjuhës shqipe ” mbi krejtësisht 5000 fjalë , memzi mund të i dallojmë 400 nga ilirishtje e vjetër” (?). Pra një ”komb” që i flet
5 000 fjalë e ato krejt të huaja nuk e meriton shtetin ? Nëndori i vitit 1912 , periudha me plotë luftëra në Ballkan dhe krijimi i shtetit shqiptar . A janë të denjë shqiptarët për shtetin e tyre ? Pra gjuha , përveq tjerash edhe gjuha që shqiptarët nuk e kanë.
” Gjuha shihet si një vegël dhe përbërës i rëndësishëm në ndërtimin e një kombi .Gjuha është kryesorja në ngritjen e vetdijës kombëtare ” Kishim gjuhë ne?
Të dhemb zemra kur i lexon njeriu këto që bisedoheshin për ne dhe pa ne. Ku ishim ne , çka bënim ? A kishim shkolla , njerëz të shkolluar që ti dilnim zot atdheut ? Jo.
Pra gjuha ishte shërbimi i propagandës drejtuar opinionit publik të fuqive të
mëdha.(La langue au service de la propagande destinée aux opinions publiques des grandes puissances)
Në Nëndor të 1912-tës , në kohën e luftërave në Ballkan , u krijua shteti shqiptar që edhe u pranua nga Konferenca e Londrës në Dhjetor të të njejtit vit. Caktimi i kufinjëve të Shtetit Shqiptar i futi në grindje përgjatë disa muajve fuqitë e mëdha me shtetet fqinje te Shqipërisë : Greqinë ,Serbinë dhe të Malin e Zi. Këta e dëshironin të zvoglojnë sa më shumë shtrirjen e Shtetit të Ri , dhe kështu e kundërshtonin me të madhe versionin maksimalist ( Shqipëria etnike fxh) të nacionalistëve shqipëtar si dhe përkrahjen e Austrohungarisë për Shqipërinë ( “La bataille des langues dans les Balkans ou la dimension linguistique de la Question d’Orient vue de Franceà la veille de la Grande Guerre”-Nicolas PITSOS)
Gjuha ishte elementi kryesor dhe shërbente si instrument i prerjës së tokave shqiptare. ”Një popull pa gjuhë të vetën , pa histori nuk mund të menagjoj një shtet të ri”. Si fqinjët ashtu edhe disa nga fuqitë e mëdha të kohës luanin në këtë letër shpifëse që sa më shumë të jenë bindës në ”vendimet” e tyre coptuese. Duhej bindur opinioni europian që kemi të bëjmë me do ” mbeturina historike” si e thonin serbët dhe grekët . ” Shqiptarët -thonin ata i flasin 100 dialekte , nuk mirren vesh ndër veti. Një i Janinës që të flet me tjetrin nga Skutari (Shkodra) iu duhet ndërmjetësi për ”përkthim”.
”Banorët e imperatorisë otomane kurr nuk janë definuar në baza nacionale , para se të lindin fabrikimet mitike nacionale , që mundësuan identitetin nacional duke filluar nga shekulli i 18-të. Organizimi social dhe përkufizimi i individit nga autoritetet osmane , mbështetej në përkatësinë fetare dhe regjionale ” – kështu e spjegonin ata që nuk e donin që në hartën e re të figuronte Shqipëria etnike. . * (Të njetat teorina kohëve të fundit na dualën e dhe nga mohuesit tonë kombëtar )
Por çka ishte interesante , që në ”territoret turke ” që duheshin ndarë dërgoheshin kronistët e ndryshëm , korrespondentët dhe ”specialistët ” e gjuhëve orientale të cilët e vënin ”diturinë dhe njohuritë ” e tyre në shërbim të propagandës të vendeve ballkanike.
Ishte edhe një luftë mediatike për ”humbjen” e çdo vlereje kombëtare shqiptare.( A po ju dukët e njejtë me kohën e sotit ? Sot të ndërsyer nga të huajt , po ndëgjojmë gjithfarë
”mrekullirash ” nga vetë shqiptarët. Atëherë nuk kishim , por sot edhe pse i kemi , jemi në të njejtën gjendje) .
Edhe pse i kishim disa zëra në kohën e përmendur të Luftës së Madhe të rënjës së Perandorisë Osmane , të cilët me sa mundeshin dhe punonin për të mbrojtur një popull bonjak ( populli dhe tokat shqiptare) , por ekoja e tyre ishte shumë e zbehtë në zhurmën e madhe të ezanëve , të ortodoksisë greke dhe asaj serbe të përcjellura nga filharmonitë dhe korët mijëra antarëshe të Europës . Europa ishte zgjuar vetëm me një qëllim : të largohet mortaja aziatike , pa i llogaritur dëmët e një populli me 100 000 km katror pronësi..
Një zë i fortë por gati i vetmuar ishte ai i Princit Albert Ghika (Gjika ) të Rumanisë
i cili më 1908 e botoi librin ”L Albanie et la question d Orient ” (Shqipëria dhe çështja e Orientit) i cili sa i përketë gjuhës shkruante:” Gjuha ilire e folur sot e gjithë ditën nga shqiptarët është provë e një vitaliteti dhe ndjenje kombëtare. I takon grupit të gjuhëve indo-europiane duke e ruajtur origjinalitetin e saj vetjak. Gjuha shqipe dhe të folmet e saja nuk kanë asnjë ngjajshmëri as me sllavishten ,as me greqishten e as me turqishten…. Shqiptarët përkundër vendimeve të Kongresit të Berlinit , paraqesin shembullin shperthyes të homogjenitetit të tyre të pa presedan , ndërsa marrëveshja e tyre atdhetare , është një marrëveshje që rrallë shihet te kombet tjera ku feja nuk ka pasur asnjë ndikim. Përndryshe shqiptarët musliman , katolik dhe ortodoks kanë vendosur që së bashku të përgjigjen me forcë kundër malazezëve, serbëve dhe grekërve , që të pengojnë copëtimin e tokave të tyre dhe të mbrojnë të drejtën e tyre të mohuar të egzistencës si shtet dhe si komb ”
Po sot ku jemi ?
Fahri Xharra,03.05.14
Gjakovë
- « Previous Page
- 1
- …
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- …
- 73
- Next Page »