• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2014

Presidenti Obama: Në shekullin e XXI nuk ka vend për Shtetin Islamik

August 20, 2014 by dgreca

EDGARTOUN (SHBA), 20 gusht- Presidenti Barack Obama gjykoi sot se grupime si ai i xhihadistëve ultraradikalë të Shtetit Islamik (SHI), që mori përsipër vrasjen e gazetarit amerikan, nuk kanë vend në shekullin e XXI.
“Shteti Islamik nuk flet në emër të asnjë feje. Asnjë besim nuk thotë se duhen masakruar të pafajshmit. Ideologjia e tyre është hiçi”, theksoi Obama, duke kërkuar një mobilizim për të evituar që ky “kancer” të përhapet.
Duke i kërkuar qeverive dhe popullsive të Lindjes së Mesme të punojnë së bashku për të zhdukur këtë kancer, ai premtoi se SHBA-ja, që vazhdon me sulmet ajrore në Irak prej disa ditësh, do të vazhdojë të luftojë kundër xhihadistëve ultra radikalë.
“Ata kanë plaçkitur qytete dhe fshatëra, vrarë civilë të pafajshëm dhe të paarmatosur në veprime të dhunshme shumë frikacake”, theksoi Obama, me fytyrën serioze, gjatë një fjalimi në Edgartoun, në Masaçuset, ku po kalon pushimet me familjen.
“Ata kanë rrëmbyer gratë dhe i kanë torturuar, përdhunuar dhe skllavëruar. Ata kanë vrarë myslimanë, si sunitë edhe shiitë, me mijëra. Ata u kthyen më pas nga kristianët dhe nga minoritetet fetare”, vazhdoi ai.
“Ne do të jemi vigjilent dhe të pamëshirshëm. Kur amerikanët sulmohen diku në botë, ne bëjmë të pamundurën që drejtësia të vihet në vend”, paralajmëroi Obama duke kërkuar një mohim të qartë ndaj kësaj ideologjie nihiliste.
Presidenti amerikan theksoi se ka biseduar edhe me familjen e James Foley pas ekzekutimit që tronditi ndërgjegjen e të gjithë botës.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi sot autenticitetin e videos së publikuar dje ku tregohet vrasja e gazetarit amerikan.
Në një video të shpërndarë në internet, Shteti Islamik tregon një njeri të maskuar dhe të veshur në të zeza që i pret kokën James Foley. Gazetari ishte rëmbyer nga persona të armatosur në nëntor të vitit 2012 në Siri.
James Foley, 40 vjeç, ishte një reporter me eksperiencë, kishte mbuluar ngjarjet e konfliktit në Libi para se të shkonte në Siri, ku ai merrej me ngjarjet që shoqëruan kryengritjen kundër regjimit të Bachar al Assad-it për faqen amerikane të internetit “GlobalPost”, AFP dhe shumë media të tjera.
Pentagoni njoftoi gjithashtu se sulmet ajrore në Irak vazhdojnë dhe sot u kryen disa të tjera kundër Shtetit Islamik

Filed Under: Kronike Tagged With: Në shekullin e XXI, nuk ka vend, për Shtetin Islamik, Presidenti Obama

Ekzekutimi Si Hakmarrje e ISIS ndaj gazetarit Amerikan

August 20, 2014 by dgreca

James Foley, reporteri i lirë 40-vjeçar amerikan, u ekzekutua në mënyrë ç’njerëzore me prerje koke me thikë nga terroristët ultraradikalë të Shtetit Islamik.
Ekzekutimi i tij u publikua i plotë në një video në rrjetin social Youtube. Por më pas pamjet rrënqethëse u larguan nga drejtuesit e këtij rrjeti. Video e shpërndarë nga vetë xhihadistët titullohej “Mesazh për Amerikën”. Në nisje, shfaqet një mesazh me shkrim në arabisht dhe anglisht, ku shpjegohet se ekzekutimi i reporterit është përgjigjja e parë në formë hakmarrjeje për urdhërin që presidenti amerikan Barak Obama dha për sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në veri të Irakut.
Më pas flet vetë Foley, i veshur me uniformën e të burgosurve të Guantanamos, i cili përpara se të ekzekutohet, reciton një mesazh, që pa dyshim është përgatitur nga pengmarrësit e tij.
Ai akuzon qeverinë amerikane si përgjegjëse për vdekjen e tij, ndërsa shpreh hidhërimin që nuk pati kohë të takonte familjarët përpara se të vdiste.
Pas tij, xhihadisti me fytyrë të mbuluar, i cili dyshohet se është shtetas britanik, pasi flet anglisht me një theks londinez paralajmëron se një tjetër amerikan është në duart e tyre dhe do të ekzekutohet.
Bëhet fjalë për korrespondentin e revistës “Time” Steven Joel, i zhdukur në gusht të 2013-ës në Libi. Gjithçka sipas tij, varet nga vendimet e ardhëshme të presidentit amerikan Barak Obama.
Për këtë video reagoi nga Uashingtoni, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane Caitlin Hayden. Ajo e konsideroi tmerruese videon dhe tha se shërbimet inteligjente po punojnë për të verifikuar nëse ajo është autentike.
Ndërsa familjarët e reporterit amerikan përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat , u bëbë thirrje pengmarrësve, të kursejnë jetët e robërve të tjerë, ndërsa shprehën krenarinë për punën e djalit të tyre në Siri.
James Foley, reporter lufte, që më parë kishte mbuluar ngjarjet në Afganistan e Libi, për media të ndryshme amerikane, u zu rob më 22 nëntor 2012 në verilindje të Sirisë, teksa realizonte reportazhe, për konfliktin mes forcave qeveritare siriane dhe atyre anti-Asad.
Më herët, Shteti Islamik kishte paralajmëruar se do të hakmerrej ndaj Shteteve të Bashkuara për sulmet ajrore, kundër objektivave të tyre në veri të Irakut, që ndihmuan në avancimin e militantëve kurdë dhe forcave qeveritare të Bagdadit drejt Mosulit.

Filed Under: Kronike Tagged With: e ISIS ndaj, gazetarit Amerikan, Hakmarrja

PORTRETIZIM KARAKTERËSH KOHORE

August 20, 2014 by dgreca

Shkruan: Avdi Ibrahimi/
Kujtesa nga veprimet intelektuale nuk më tradhtoi kurrë, kjo më bëri të mundshme njëkohësisht më dha mundësin të krahasoj aty për aty sjelljet dhe veprimet që bënin në kohë ilegaliteti në vitët e shkuara kur gjysma e atdheu ndodhej i pushtuar nga sllavët e jugut, kështu jetova këtë kohë të rrezikshme të shoqërisë sonë shqiptare, që shumë rrallë mbajta shënime duke i ruajtur në vetvete, pa shënime të veçanta e mjete që ndihmojnë kujtesën e jetës në ilegalitet me shokët e shoqët që ishin përfshi vullnetarisht në rrugën e lirisë për t`i larguar sllavët e jugut nga trojet shqiptare. Por mbajta disa shënime të veçanta në kohë lufte të UÇK-së, ato fije të veçanta të qindra e mijëra fateve të luftëtarëve të lirisë dhe popullit tone që po përjetonte një dhunë e terror të paparë nga serbo-malazezët-maqedonasit e mercenarët e tyre shqipfolës. E natyrisht që kjo nuk ishte fare e lehtë edhe të veproje me armë në dorë kundër okupatorit e në anën tjetër të shkruash ngjarje të vërteta që ndodhnin asokohe. Ky stërmundim me pushkë e laps për atdhe, ky përpunim krijues që jepte rezultate, që i vënë në lëvizje parreshtur me mija njerëz e që përhapej në miliona të tjerë se liria e ka çmimin e madh, këtë punë e bëja pa ndihmës dhe tërë ato letra që kam shkruar për vite me radhë, janë të shkruara nga dora ime, pa kërkuar as ndihmën më të vogël nga të tjerët, por të gjitha shkrimet i kam quar deri në fund duke u dhënë formën punimeve të mia krijuese. Vetëm nga sfera krijuese nga një jetë e zakonshme kuptova thellësisht elementin djallëzor, në dukje normale zbulova një jetë të papërsëritshme e të pakrahasueshme ashtu si te Rubensi e Onore De Balzaku, krijimtari të stuhishme eksploroja pandalshëm duke mos ndjerë as edhe njëherë ndonjë shqetësim nervor, kështu vura në pah, tejpamësinë e tërë anomalive të shpirtit, si në kohë veprimi në ilegalitet të plotë, po ashtu edhe në kohë të luftës çlirimtare. Kjo dukuri e të metave tona njerëzore u bë si motiv i pikpamjeve të mia aq kritikuese sa ishte e është edhe në vijimsi një rrugë e rrëshqitëshme me plot rreziqe.
Por, në asnjë mënyrë nuk u përula asesssi nuk u shqetësova nga shpifjet e shpifarakët e ndyrë, nga e përditshmja e zakonshme, që mendonin të çekuilibronin punën time intelektuale e krijuese letrare, kurrënjë dobsi nuk ka mundur të më detyroj ta lë punën time intelektuale e krijuese letrare, i mbyllja plagët e rënda shpirtërore nga shpifësi që vret, në këtë kontekst rigjeja duke mos lejuar vetës asnjë rënie shpirtërore, por përkundrazi rigjeja gjallërinë e mëparshme. Nuk e ndajë assesi shëndetin nga frymarrja e ajrit të pastër të natyrës që aq shumë e dua, vazhdimisht përpiqem të mos e ndaj qëndrimin e zgjuar nga puna e përditshme, e natyrisht nuk e ndaj, e nuk mund ta ndaj assesi as krijimtarin realiste nga përditshmëri e jetës, kamë gjithnji parasysh vazhdimsinë e jetës pavarësisht tendosjet e punës së lodhshme intelektuale gjatë ditës dhe deri natën vonë. Edhe pse kamë gjumë të mjaftueshëm, por të plotë, në çdo mëngjes më ripërtin një energji mrekullisht normale të mendjës së kthjellët.

Me ata njerëz që pata fatin të bashkëpunoja në ideale të përbashkëta kombëtare më njohin si të shoqërueshëm e më qëndrim të butë njerëzor, por në koncepte politike të atdhedashurisë jam i pamëshirshëm, që në asnjë rast nuk mund të ma hedhe askush në asnjë mënyrë, nuk pranoj mashtrimin, gënjeshtrën, dyshimin pa argumente faktike, e kam hedhur qysh moti nga zemra e errësirës, që më kohë i pres rrugën çdo dredhie duke iu kundërvënë me kohë, e në këtë rast nuk i lejoj vetës të sillem si soditës, por vë para së gjithash kritikën e pamëshirshme e konstruktive. Në këtë kontekst pranoj edhe kritikën e sinqertë që nuk ka prapavi me motive politike shpifëse e dyshuese pa u bazuar në fakte e argumente të mirëfillta.
Për mua është e kotë gjith ajo përpjekje e kundërshtive të ndryshon formën time të krijimtarisë, që të më bëjë të zbusë ashpërsinë apo papajtueshmërinë, që ky vullnet krijues kërkon gjithnji qëndrime të qarta dhe të sinqerta, mua më tundon vetëm e vërteta. Çdo gjë e turbullt e hamendur e thash e themeve rrenacake, si në raportët e marëdhënieve shoqërore personale midis njerëzish aq edhe në ato dritëhije intelektuale të madhërishme mbarënjerëzore, që jetojnë në iluzione, nuk do të preferoja ngutjen, por do të veja në pah dukurit me një mendje mprehtësi të dritës drejtpërsëdrejti. Kur kam raste që nuk e kuptoj aty për aty ndonjë gjë, nuk mbështes atë pikpamje nga cilidoqoftë, atë që nuk e kuptoj nga thellësia e vetëvetës, vështir e kam që ta pranoj dike të ma qartësoj pa e njohur sinqeritetin e tij. Mendja kështu ma thotë të jamë i papajteshëm, edhe pse ka raste kur jam i detyruar ashtu i vetëm të jam kundër armiqëve, qofshin ata me dhjetra here më të shumtë në numër, shpalos me sinqeritet duke argumentuar me gjuhën e fakteve çdo kundërshti që nuk ka një qëllim të mire ndaj së vërtetës. Natyra më ka bërë të tillë të pamëshirshëm edhe ndaj vetës kur nuk kam të drejtë, jam stërvitur disi të mos besoj aq mendjelehtësisht gjërat e pa verifikuara dhe të pa argumentuara, kjo gjë më jepë vazhdimisht të zbuloj me kohë çdo mashtrim të errët të pavetëdijes, kështu përpiqem të nxjerrë në dritë prapa çdo pohimi një rrëfim dhe atë ta shprehë me sinqeritetin më të madh, në çdo të vërtetë thellohem nga syçeltësia të përhapë atë të vërtetë duke zbatuar në radhë të pare një kontroll logjik nga vetja, duke ecur me hap të matur, për të fituar siguri, për ta çfaqur mendimin haptazi, ky karakter është i lidhur me natyrën time, mendimi im rrjedh mbase jo edhe aq nga qëndrimi i vullnetshëm, por vetëtin disi vetvetishëm, nga ajo mënyra ndryshe e të parit të gjërave që po jetojmë, përgjithsimet e parakohshme të publikimit krijues për mua krejt natyrshëm do të ishte një kundërsens i së vërtetës. Ky mendim kritik i imi shpesh here më ka bërë të harroj çfarë kan menduar të tjerët për të njetën çështje mbi sinqeritetin e njeriut, kjo për mua nuk është asfarë kokëfortësie, por kam mendimin tim të patundur se është vetëm një domosdoshmëri e pashmangshme në të parit e gjërave në kontekst të drejtë që të jam vetvetja e një kujtese përsiatëse nga ajo që ka shkuar.

Prizren 20 Gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: KARAKTERËSH KOHORE, PORTRETIZIM

Ukraina bllokon 14 kanale ruse të televizonit

August 20, 2014 by dgreca

Nga XHAVIT ÇITAKU/
Ukraina ka bllokuar 14 kanale ruse të televizionit që transemetonin program nëpërmjet të rrjetit kabllor të këtij shteti, duke përfshirë edhe kanalin ” Rusia sot”. Kanalet televizive ruse janë duke u kritikuar dhe akuzuar nga autoritet ukrainase se po transmetojnë dhe po propagandojnë ” luftë dhe dhunë”, shkruan Anton Gersjenko nga Ministria e Punëve të Brendshme në faqën e saj të Facebook-ut. Sidomos lajmet e transmetuara po luajnë një rol të madh e shumë negativ në luftën propagandistike në konfliktin e filluar kohë më parë, i nxitur dhe i ndihmuar nga Rusia. Ky hap i ndërmarrë kundër këtyre mjeteve elektronike të informimit sigurisht se do t’i ” godet” popullsinë ruse- folëse, që jeton në Ukrainën Lindore, e cila me nxitjen që po bën regjimi i Putinit kanë kapur edhe armët në dorë për t’u ” ndarë” nga Ukraina me qëllim të bashkimit me Rusinë.
” Si shtet sovran e i pavarur mund dhe duhet ta mbrojmë Ukrainën në tërësinë e saj tokësore nga agresioni rus që qëllimisht po nxitë urrejtje e grindje midis qytetarëve të shtetit tonë” ka shkruar në fund Gerasjenko, transmetojnë mejtet e huaja të informimit

Filed Under: Kronike Tagged With: ruse të televizonit, Ukraina bllokon 14 kanale, Xhavit Citaku

DIASPORA SHQIPTARE NË SHBA REAGON ASHPËR NDAJ BURGOSJES SË VEPRIMTARIT NAIM PRELVUKAJ

August 20, 2014 by dgreca

Diaspora Shqiptare në SHBA reagon ashpër ndaj burgosjes së veprimtarit Naim Prelvukaj. Shoqatat tona dhe Diaspora denojnë burgosjen arbitrare të veprimtarit të palodhshëm, zt. Naim Prelvukaj. Akuzat që i bëhen zt. Prelvukaj janë tendencioze, antidemokratike dhe cenojnë rëndë të drejtën elementare, shprehjen e mendimit të lirë.
Ne, në Diasporë, me vëmendje dhe shqetësim kemi përcjellur ndodhitë në fshatin shqiptar Martinaj të Plavë-Gucisë.
Ne. po ashtu me vëmendje. kemi përcjellur edhe rezistencën paqësore të banorëve të këtij fshati në veçanti të zt. Naim Prelvukaj.
Ne e konsiderojmë se e drejta e të shprehurit të moskënaqësisë qytetare është e drejtë bazë e një shteti apo shoqërie demokratike.
Shteti i Malit të Zi dhe aparati shtetëror duhet që urgjentisht të lirojë Naim Prelvukajn, sepse mbajtja e tijë prapa grilave është akt antidemokratik, akt i cili do të thellojë edhe ma shumë ndarjen dhe mobesimin e plotë në të drejtën e të qënit qytetar i lirë në trojet tona etnike.
Shoqatat tona ragojnë dhe do të ngrehim zërin e protestës ndaj nëpërkëmbjes dhe përbuzjeve sisitematike të të drejtave të shqiptarëve nën Malin e Zi.
Diaspora është e vendosur që të jetë ambasador dhe zë i fuqishëm i bashkëkombasve tanë në SHBA.
Ne alarmohemi dhe me indinjatë pranojmë informacione të këtilla të arrestimeve politike të veprimtarëve tanë, arrestime që synim kanë disiplinimin e dhunshëm të atyre që ngrehin zërin e arsyes, zërin e të drejtave të bashkëvendasve të vet.

Shoqatat:
Fondacioni ‘’Plave Guci’’-New York
Shoqata Atdhetare ‘’Malesia e Madhe’’-Detroit
Shoqata Atdhetare’’ Ana e Malit’’-New York
Fondacioni ‘’Ded Gjon Luli’’-New York
Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’-New York
Fondacioni Humanitar ‘’Malesia’’-New York
Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’-New York
Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’-Chicago

New York, Detroit, Chicago
20 Gusht 2014

Fondacioni Plavë Guci
P. O . Box 670923 Van Cott Station
Bronx NY 10467
914-439-5798

Filed Under: Komunitet Tagged With: diaspora shqiptare, Naim prelvukaj, NË SHBA REAGON ASHPËR NDAJ BURGOSJES SË VEPRIMTARIT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT