• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2014

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mbajti takimin në kolegjin Monroe të Nju Jorkut

September 22, 2014 by dgreca

Simsia : “Organizatorët dhe moderatorët takimit Adnan Memeti dhe Raimonda Moisiu, e prezantuan atë takim letrar me profesionalizëm duke treguar edhe njëherë vlerat e tyre të larta; me oratorinë e tyre, duke i bërë edhe një prezantim shoqatës nëpër vite që nga krijimi i saj”/
Nga Beqir Sina
BRONX NEW YORK : Mbrëmje e suksesshme, takim mbresëlënë e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Sh.Sh.Sh.A), shkruan në faqen e tij të rrjetit social facebook shkrimtari i njohur në diasporë Pierre – Pandeli Simsia.
Ai shkruan se siç ishte njoftuar Kryesia e Sh.Sh.Sh.A. organizoi një audiencë me shkrimtarët, anëtarë të Shoqatës nën drejtimin e Presidentit të saj, poeti Adnan Memeti, Kryetarja Raimonda Moisiu, nënkryetarët Marjana Zeneli Bulku, Yllka Filipi, më 21 shtator, 2014 në Monroe College –King Hall, në, Bronx New York
Simbas Simsisë, i cili është vetë anëtarë i kryesisë së shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë, thuhet se takimi ishte i pari për nga lloji i vetë, jashtë monotonisë siç ndodh shpesh në aktivitete të tilla. Ishte një bashkbisedim i drejt për drejtë i shkrimtarëve me lexuesit, i cili u mirëprit dhe la mbresa të shkëlqyera tek pjesëmarrësit.
Në këtë takim thuhet se kishin ardhur në atë takim bashkëkombas nga Nju Jorku dhe shtetet përreth, New Jersey, Phiiladelfia, Connecticut, Masachutes, Boston…
Organizatorët dhe moderatorët e atij takimi Adnan Memeti dhe Raimonda Moisiu, e prezantuan atë takim letrar me profesionalizëm duke treguar edhe njëherë vlerat e tyre të larta; me oratorinë e tyre, duke i bërë edhe një prezantim shoqatës nëpër vite që nga krijimi i saj shkruan Simsia duke shtuar se” Është për t’u vlerësuar kjo nismë e tyre”.
Takimin mbresëlënë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë , thotë ai na e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Prof. Haxhi Berisha dhe pedagogë të huaj që japin mësim në atë korpus universitar, si edhe bashkëkombas të tjerë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës shqiptare që veprojnë në Sh.B.A… duke dhënë edhe mendime e tyre, të ndryshme, për një bahkëpunim me shoqatën në vitet e ardhshëme.
Në fund shkrimtari Pierre – Pandeli Simsia shkruan se takimi ishte mbresëlënës, mbasi u mblodhën simbas tij si një familje e madhe, e bukur shqiptare; dhe për këtë njerëzit e letrave dhe adhuruesit e librit në diasporë i mblodhi libri i i disa shkrimtarëve të njohur shqiptarë në diasporë .
Takimi është përcjellur edhe nga media shqiptare dhe amerikane; Televizioni: Kultura Shqiptare me prodencent, z. Adem Belliu dhe Televizioni lokal amerikan Bronx 12.
Në fund për pjesëmarrësit u shtrua një kokteil.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, mbajti takimin në kolegjin, Monroe, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, të Nju Jorkut

SHBA: Takimi 10 – vjetor Iniciativa Globale Clinton u hap në New York, me ndarjen e çmimeve Clinton Global Citizens Awards 2014

September 22, 2014 by dgreca

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar Çmimin për Promovim të Paqes”Clinton Global Citizens Awards 2014″ nga Iniciativa Globale Clinton/
Nga BEQIR SINA New York City/ NEW YORK CITY : Seth Meyers u bë pritëse e 8-të vjetorit e mbrëmjes së çmimit “Clinton Global Citizens Awards” ku nderuan me këtë rast Leonardo DiCaprio, themelues,i Fondacionit Leonardo DiCaprio; Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës; Hayat Sindi, Themelues dhe CEO, Instituti I2; Dr Irwin Mark Jacobs, Themelues, Kryetar dhe CEO Emeritus, Qualcomm Incorporated; dhe Greg Asbed dhe Lucas Benitez, Co-themeluesit, Koalicioni i Punëtorëve Immokalee. Çmimet u ndanë me paraqitjet e tyre nga Madeleine Albright, Eva Longoria, Randy Jackson ndërsa preformoi me një shfaqje muzikore Aloe Blacc, Natalie Merchant, Jason Mraz, dhe të ftuar specialë Raining Jane, dhe The Roots
Darka vjetore në Sheraton Hotel – New York, është inisiativa e familjes Clinton ish- Presidentit Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Rodham Clinton, dhe e bija e tyre Chelsea Clinton të cilët e nisën këtë Iniciativë 10 vjet më parë në atë që quhet Clinton Global Initiative (CGI) duke krijuar dy vjetë më pasë dhe takimin vjetor me ndarjen e çmimit “Clinton Global Citizens Awards”, organizuar nga gazetarin Seth Meyers, të NBC-së, programi “Natën vonë me Seth Meyers. ”
Çmimet, të cilat nderojnë individët e shquar duke ilustruar me plot shembuj shtetësinë globale nëpërmjet vizionit dhe lidershipit të tyre, të njohur për punën e tyre, u nderuan me motivacionet përkatëse :” Greg Asbed dhe Lucas Benitez për punën e tyre në emër të fermave në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Leonardo DiCaprio për përkushtimin e tij për inisiativa për shkaqe mjedisore dhe përpjekjet e tij për ruajtjen e botës nga ndotjet e oqeaneve, Hayat Sindi për punën e saj për të inkurajuar inovacionin dhe sipërmarrjen në mesin e të rinjve në Lindjen e Mesme, Dr Irwin Mark Jacobs për të sjellë fuqinë transformuese të teknologjisë wireless për komunitetet duke u shërbyer globalisht, duke përfshirë zhvillimin aksesin e grave në teknologjinë wireless dhe fuqizimin e tyre ekonomik, dhe Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga për të promovuar rolin e gruas udhëheqëse në pajtimin në rajon dhe ndërtimin e institucioneve politike dhe ekonomike të Kosovës për të fituar anëtarësimin në BE.
“Këta fitues të këtyre çmimeve përfaqësojnë disa nga udhëheqësit më vizionare në botë dhe mishërojnë çfarë do të thotë të jetë një qytetar i vërtetë në përfshirjen e tyre në Inisiativat globale,” tha presidenti Bill Klinton. Dhe, shtoi “Ato duke sjellë së bashku kan ngritë një komb, kan dhënë një zë për të mirën e popullsive të margjinalizuara, kan punuar për të mbrojtur mjedisin tonë të brishtë, për të pajisur brezin tonë të ardhshëm me aftësitë që ata kanë nevojë, që të ketë sukses, andaj edhe unë jam i inkurajuar nga përpjekjet e tyre dhe së bashku jemi optimistë për të ardhmen tonë kolektive. ”
Në veprimtari morën pjesë me një spektakël muzikorë Aloe Blacc, Natalie Merchant, Jason Mraz me të ftuarit të veçantë Raining Jane , Harlem Samba, Jeremy Ellis, The Roots. Kurse me paraqitjet e tyre në ndarjen e çmimeve erdhën në skenën e ndrjeve të çmimeve Clinton Global Citizens Awards,ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright, aktoria Eva Longoria, ish- sportisti i All-Pro NFL Player dhe Kryetar dhe bashkëfinancues dhe themelues i Fondacionit, Nnamdi Asomugha Asomugha, President dhe CEO i World Wildlife Fund Carter, dhe Roberts e Randy Jackson, të cilët shërbyn si drejtor muzikë për ngjarjen.
Kësaj rradhe Clinton Global Citizens Awards thanë se kanë nderuar individë të shquar të shoqërisë civile, filantropinë, shërbimet publike dhe në sektorin privat që të ilustrojnë punën dhe veprën e tyre me shembuj në shtetësinë globale, nëpërmjet vizionit të tyre, udhëheqjen dhe ndikimin në trajtimin e sfidave globale. Që nga ndarja e çmimit të parë Clinton Global Citizens Awards në vitin 2007, fituesit e çmimit Clinton Global Citizen Awards përfshijë udhëheqësit e shquar të shteteve, shoqëria civile dhe në sektorin privat:
Udhëheqja në filantropi : Leonardo DiCaprio, Themeluesi, Fondacioni Leonardo DiCaprio
Leonardo DiCaprio mori çmimin Global Citizens Awards, së bashku me Jamie Foxx – Leonardo DiCaprio foli në skenë në marrjen e çmimit Clinton Global Citizens Awards, në mbërmjen e 8- vjetore të ndarjes së këtyre çmimeve mbajtur në Sheraton Times Square të dielën në mbrëmje (21 shtator) në qytetin e Nju Jorkut.
Aktori 39-vjeçar u bashkua në këtë ngjarje me Eva Longoria, Chelsea Clinton me prindërit e saj Hillary dhe Bill Clinton, Seth Meyers, Randy Jackson, Trudie Styler, RonanFarrow, Uma Thurman, dhe Miss New York Kira Kazantsev .

Lidershipi i Gruas në Shërbimin Publik : Atifete Jahjaga, Presidenti i Kosovës

Atifete Jahjaga është Presidenti i Republikës së Kosovës. Para se të vinte në këtë pozicion, Presidentja Jahjaga ishte zëvendës drejtore e përgjithshëme e Policisë së Kosovës. Ajo është diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe ka ndjekur programet pasuniversitare në Universitetin e Leicester, Universiteti i Virxhinias, të George C. Marshall Center, dhe Akademisë Kombëtare të FBI-së. Që prej marrjes së detyrës, Presidentja Jahjaga, ka kontribuar në forcimin e institucioneve demokratike, normalizimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, dhe duke ndryshuar imazhin e Kosovës jashtë vendit. Ajo është shumë aktive në promovimin e një programi të reformës evropiane dhe është e vendosur të luftojë korrupsionin dhe konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Nën udhëheqjen e saj, fuqizimi i femrave në Kosovë ka përparuar. Ajo ka marrë një qëndrim të fortë për çështjen e viktimave të përdhunimit gjatë luftës, me një fokus në njohjen e statusit të tyre ligjor. Presidentja Jahjaga ka punuar shumë për të ndërtuar ura lidhëse mes komuniteteve të Kosovës, dhe ajo ka qenë shumë aktiv në dialogun ndërfetar mes komuniteteve të ndryshme fetare të Kosovës, duke e parë atë si një mënyrë për të luftuar radikalizimin dhe promovuar pajtimin.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar Çmimin për Promovim të Paqes nga Iniciativa Globale Clinton.Gjatë fjalës së saj në Nju Jork, presidentja ka falënderuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, për rolin e tij në përfundimin e luftës në Kosovë.
“Kosova – ajo Kosovë të cilën ju e çliruat dhe rindërtimin e së cilës e ndihmuat – do të vazhdojë të jetë një rrëfim i madh shprese”, ka thënë mes tjerash Jahjaga.
Presidenti Clinton, Sekretare Clinton,
Zonja dhe Zotërinj, të dashur miq,
Mirëmbrëma.
Sekretare Albright, ju faleminderit për këtë paraqitje të mrekullueshme. Jam thellësisht e prekur.
Është nder i madh të jesh këtu këtë mbrëmje dhe të nderohem me çmimin për “Lidership në Shërbim Publik (Leadership in Public Service)” nga Nisma Globale Clinton (Clinton Global Initiative), nga njerëzit të cilët përmes dedikimit të tyre të pamohueshëm ndaj shërbimit publik dhe lidershipit, si dhe përkushtimit për të sjellë paqe dhe drejtësi dhe për përmirësimin e jetërave të miliona njerëzve në mbarë botën, njëmend e kanë definurar këtë shekull.
Zoti President, Zonja Sekretare, e konsideroj këtë çmim të veçantë një çmim për popullin e Kosovës, jetërat e të cilëve i keni prekur dhe ndryshuar përjetësisht me vendimin tuaj për ta ndalur gjenocidin, dhe duke qëndruar pranë nesh që nga ajo kohë në ndërtimin e një vendi paqësor dhe demokratik.
Ndërtimi i paqes nuk ka qenë i lehtë. Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Kosova ishte një vend i mbuluar me rrënoja. Jetërat ishin të thyera në mijëra fragmente. Familjet ishin të ndara. Shumë prej tyre përjetësisht. Lidhjet në mes të komuniteteve ishin të grisura.
Por nga ky hi, dhe nga këto momente të dhimbjes, një vendosmëri, një vullnet i fortë – e jo dëshpërimi- rilindi. Ne ishim të vendosur të lëvizim përpara, të ndërtojmë një Kosovë të re. Jam shumë krenare që isha pjesë e kësaj ndërmarrjeje. Kosova do të mbetet një tregim i lavdërishëm i shpresës.
Udhëheqja në Shoqërinë Civile Hayat Sindi, Themelues dhe CEO, I2 Instituti Greg Asbed dhe Lucas Benitez, Co-themeluesit, Koalicioni i Punëtorëve Immokalee Koalicioni i Punëtorëve Immokalee (CIW) është një organizatë e të drejtave të njeriut punëtor të bazuar në të njohur për arritjet e saj në fushën e përgjegjësisë korporative sociale, organizimin e komunitetit, dhe ushqim të qëndrueshëm.
Udhëheqja në Sektorin Privat Dr Irwin Mark Jacobs Irwin Mark Jacobs është themelues kryetar dhe CEO emeritus i Qualcomm, një kompani që ai bashkë-themeloi në vitin 1985 si CEO me 2005 dhe kryetar deri 2009, ajo udhëhoqi rritjen prej fillimit deri në Fortune 500 kompani, e cila tani punëson mbi 30.000 njerëz në mbarë botën.
Rreth Iniciativës Globale Klinton
Themeluar në vitin 2005 nga presidenti Bill Klinton, Iniciativa Clinton Global (CGI), është një iniciativë e Fondacionit Klinton, e cila mbledh udhëheqësit e botës për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje për sfidat më të mëdha në botë. Takimet vjetore CGI kanë sjellë së bashku më shumë se 180 kryetarë shtetesh, 20 laureatë të çmimit Nobel, dhe qindra udhëheqës CEOs , krerët e fondacioneve dhe të OJQ-ve, filantropët më të mëdha, dhe anëtarët e mediave. Deri më sot, anëtarët e komunitetit CGI kanë bërë më shumë se 2.900 angazhime, të cilat tashmë kanë përmirësuar jetën e më shumë se 430 milion njerëz në mbi 180 vende.
CGI gjithashtu mblidhet edhe në një takim të veçantë Amerika në CGI, një takim i përqëndruar në zgjidhje bashkëpunuese për rimëkëmbjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, dhe Universiteti CGI (CGI U), i cili bashkon me universitete dhe studentët e diplomuar për të adresuar sfidat e ngutshme në komunitetin e tyre ose nëpër botë. Për më shumë informacion, vizitoni clintonglobalinitiative.org dhe na ndiqni në TwitterClintonGlobal dhe Facebook në facebook.com/clintonglobalinitiative.
Rreth Çmimit Clinton Global Citizens AwardsTM
Ky çmim është themeluar në vitin 2007, Çmimi Clinton Global Citizens Awards u ndahet qytetarëve që mishërojnë thirrje presidentit Bill Clinton për veprim duke i nderuar individët të shquar që japin me shembujt e tyre veprime në shtetësinë globale nëpërmjet vizionit dhe lidershipit të tyre. Këta qytetarë kanë vërtetuar se sektorët e ndryshëm të shoqërisë mund të punojnë së bashku me sukses që të gjejnë zgjidhje që kanë ndikim pozitiv, që zgjasin ndryshimet shoqërore. Ata janë të zgjedhur bazuar në qasjet e tyre të reja, dhe në rezultatet e demonstruar dhe qëndrueshmërinë e punës së tyre. Nëpërmjet aftësitë e tyre të rralla për forcimin e shoqërisë civile, këto largpames të na frymëzojnë për të ndërmarrë veprime që të bëhen qytetarë të vërtetë botërorë.

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 vjetori, Beqir Sina

PETOVA -IME NJË ANDËRR E PËRPARIM HYSI

September 22, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
1.Petova është një katund në Myzeqe.Ku gjëndet aktualisht Petova?Themi në Myzeqe . Pa kërkuar adresë.Por aerodrom nuk ka ,udhë sigurisht fushë dhe jetë ka gjithashtu frymon në të gjitha jetët. Dhe atje ku vagëllima e diellit dhe perëndimi i tij puthen ëmbëlsisht.Sipër është manastiri.Ky katund i vogël por shpirtërisht pa përmasa gjeografike ka qenë epiqëndra e një rrëfimi të tërë të shkrimtarit fierak, Përparim Hysi.
2.
Përparim Hysi është një tregimtar shqiptar.Përparim Hysi është një rrëfimtar i shkqlyer.Sapo kam përfunduar rrëfimet e tia, dhe ndjehem se kam lexuar Milto Sotir Gurën,Mitrush Kutelin,Sotir Andonin,Dhimitër Xhuvanin etj,ky rrëfimtar në penën time është Jakov Xoxe, i kohëve të sotme ,ky rrëfimtar i një mënyre shpjeguese. Qasja narrative, më shumë se çdo tjetër,u ofron shkrimtarëve një shans për të menduar dhe shkruar për veten e tyre. Ne të gjithë kemi përvoja të paraqitura në kujtesën tonë, të cilat janë të denja për ndarjen me lexuesit. Por nganjëherë ato janë ndërfutur kështu me kujtime të tjera, që vijnë nga kohët e largëta.Ky rrëfimtari ynë, Perparim Hysi na rrëfen në mënyrën më të bukur, po aq lirike dhe po thjeshtë ,jetën e e një katundi në zemër të Myzezqesë.Quhet Petovë.
3.
Tendencat e sotme e kanë lënë në hije librin.Një arsye e gjetur si shkak është zhvillmi i fuqishëm i internetit dhe mjeteve të tjera audiovizive.Një arsye tjetër është se botimet sidomos ato shqiptare të cilat thyejnë çdo rekord , janë vërshime ujërash në stinë dimëri,ujërash të trubulluara. Rrallë e tek në këtë përmbytje nëse kërkon si kërkuesit e arit,mes kësaj turbullire, nëse gjen si ata gurët e çmuar,ka vec pak botime.
Autorët e sotëm vargëzojnë shumë , por poezi të vërtetë nuk shkruajnë. Rrallë dhe për mall do të gjesh në këtë përrua të rrëmbyeshëm,poezi që të lënë mbresë dhe ndenjë. Ngase vjen kjo?Parëndësia e fjalës?Apo pathellësia e kërkimit,ka nxjerr botime të shterpëzuara!
Autorët e sotëm shkruajnë kilometra të tëra në prozë,por tregim të mirë apo roman nuk ka .Ku letërsia e viteve të hershme shqiptare, ajo e viteve “30 deri diku nga vitet50- 60 ,kur u ngritën murre.
4.
Një ndër ato botime, që dua ta krahasoj jo vetëm lëndën, por edhe mënyrën e të shkruarit me divët e letrave shqipe është botimi i fundit i autorit Përparim Hysi:”Një mesh për rrobaqepësin e Konti Monte Kristo”.
Në të vërtetë ky titull është i rremë për mua. Unë do ta kisha quajtur thjeshtë dhe bukur Petova .Ose dicka që fillon me Petovën ose dicka që përfundon me Petovën. Kjo Petova mu shfaq në ëndërr. E përfytyroj atje,diku C’frymë mistike kishte gëlltitur në vite? A është Petova si Gororneci ynë ku nëpër peragmente të zverdhur flitet se në katundet me pyje e ahorë hijerëndë,me burime e ujëra që pëlcasin në hënë të ngrënë dikur gatuhej edhe magjia.Në Goronecë ndryshe nga të tjerët ujërat rridhin në të kundërtë.Në Goronecë vashat laheshin në vivar gollomesh.Në Goronecë ,druri pritej vetëm në hënë të plotë.Me pak llafe ky iëhstë porterti i Goronecit.
Nga shkon udha o udhëtar i botës për në Petovë? Përvijojnë kërkimet e tyre në rrafshin gjatësor,për të gjetur ku bie Petova dhe dua të them se diku ajo bie është si katundet e tjerë të sofrës së madhe të begatë të Zotit.Petova është në Myzeqe.Është një katund në përfytyrimin tim si të gjithë katundet shqiptare.Por Petova ngjanë nga pena e këtij rrëfimtari, krejt ndryshe.Lexo Kutelin apo Milto Sotir Gurën,lexo rrëfimtarët e hershëm shqiptarë për të kuptuar ku bien katundet tanë dhe si jetojë atje,në kohë të kohës,
E quajta të rremë titullin e botimit. Petova është zemra e gjithë kësaj lënde apo zahire që ka prerë,shkundur e grumbulluar të bërë dëng nga rrëfimtari ynë. Përmasat e saj nuk kanë hapësira gjeografike, por vetëm shpirtërore. E pamatshme është Petova në sytë dhe mëndje të rrëfimtarit tonë. E gjithë kjo shtëllung shpirtërore ka ardhur tek ne,nga pena e këtij rrëfimtarit. U skriptua çdo ndryshim i frekuencës së shpirtit.
” Një zë,që ndal vrullin në mes.Fatin,lereni në vorbullën e vet!Fati është parathënë.Cdo copëz e ndryshuar.Për njeriun më mire, le të vdesë.Askund se gjejmë dot thelbin e së vërtetës.Dhimbshëm na lënë të presim. Rrëfimi është gjetur në të gjitha format e krijimtarisë njerëzore dhe artit, duke përfshirë atë të fjalës, shkrimit, këngës, filmit, televizionit, lojrave, fotografisë, teatërit.
Nëse autori del jashtë Petovës, tregon se ai diku ka ngecur,nëpër lluc apo baltë,pluhur e shi,jashtë asaj hapësire gjeografike edhe pena thyhet .Prandaj edhe rrëfimet që vijnë jashtë Petovës,që nuk kanë frymën dhe mirësinë saj i lexova shpejt dhe mu dukën pa ndenjë. Ndryshe ishte me tregimet ku autori mollohis çdo herë nga një rrëffim të ri . Është finë.Ka varg të bukur. Përdorë doza humori.Mjaftë kuptimplotë.Për të gjithë brezat.Këto janë rrëfimet e Perparim Hysit. Sigurisht jo nën hënë të ngrënë, por mes ditës me diell,në një katund të Myzeqesë,në Petovë.
Njihet fakti që letërsia e sotme vuan nga e njëjta temë. Shiko mik,se vetëm Petova ka prodhuar kaq tema ,ku mërfilli bëhet letërsi.
Dhe lexohet letërsi. Petova është si Gororneci ynë.Ku plakat e mëhallës mollohisnin historira për vashat,dhe nur e bukuri u ndrisnin kur shkonin në qish,veshur me atë bukuri e seriozitet o Zot,lemë të shoh!Kur ujërat e moqillës përmbysnin sofan,plakaria lëshonin kujën :C’bëni kështu o të shkretë,në natën xixëllëk,ku verbohej i verbëri,dhe vashat në Gjomitë, ëndërroheshin të shkoni nuse në fshatrat pranë detit.
Petova nuk është në një kohë, por në të gjitha kohët. Prandaj ,rrëfimet për Petovën tregojnë se çfarë diademi ka gjetur rrëfimtari. Shumë autorë shqiptarë kanë gabuar ngase kanë zgjedhur si tema vende, që kurrë si kanë parë apo si kanë njohur,për të bërë letërsi të madhe. Të mëdhenjtë e kësaj fushe u bënë të këtillë,ngase e kanë sjellë gjithë mademin e saj me po atë shkëlqim,bukuri e lezet si e kanë përjetuar në kohët e tyre.Pra kanë sjell atë, që kanë përjetuar dhe njohur. Nuk ka nevojë të krijosh fabula. Aty fabula flet vetë,ngase katundi shqiptar gjithë kohës ka vuajtur nga pesha e dhimbjes, dhe era të eklipsuara në mjegullnajën e shpirtit . Shtresa e parë shtëllung, përzihet. Por enigma mbyt të çarën, aq shpesh sa mëngjeseve ato i shikon me një ngrysje mistike. Ekzistencë e kufizuar. Nëpër itinerarin enigmatik të “këtij botimi ….Bëjmë rrugëtimin e mbrëmjes. Befasisht. Ngecim në vend. Rruga një siluetë e ngrirë. Cili tregim është ky zotëri?
5.
41 rrëfime të autorit Përparim Hysi, tregojnë nivelin e lartë krijues në botimin e fundit. Tregimet janë të shkurtra janë shkruar qartë dhe me finesë. Fabula është e gjetur për çdo tregim. Personazhet janë real.Cfarëdo të mbeten në kujtesë?Farua,apo mësuesi i fshatit,kulaku,mbledhje e partisë,zbori,prishja e objketeve të kulteve,besnikëria e qenëve, arixhofka,gjyshja hanko Hazbua,dhe të tjerë të rrëfyera me ndenjë nga rrëfimtari Përparim Hysi.Kur lexon këto rrëfime mëndja të gjesdis tek rrëfimtari i madh M.Kuteli.Proza e mirë është poezi dhe rrëfimtari është një llojë këngëtari,që rrëfen mirë,bukur dhe sinqerisht .
E njësova këtë autorë më të tjerë, që sot punohen nëpër shkolla në lëndën e letersisë ,por besojë do të kem të drejtë, sepse rrfëimet e këtij autori nuk bien poshtë atyre emrave, që kanë bërë letrat shqipe ndër kohëra.
Duke rrëfyer histori. Rrëfimi nga një pikë e caktuar e mendimit, shpesh autorit, e përcjell këtë ndenjë si dhe detajet specifike dhe të ofruara për ti marrë lexuesit duke përfshirë edhe elementet.Tregimet e këtij autori kanë një bazë dhe kjo pikë është përcaktuar shpesh në fjalinë hyrëse, por mund edhe të gjenden si të fjalisë së fundit në paragrafin e hapjes. Që një tregim mbështetet në përvojat personale, ajo shpesh është në formën e një historie. Kur shkrimtari e përdor këtë teknikë, ai duhet të jetë i sigurt për të përfshirë të gjitha konventat e tregimit: komplotin, karakterin, vendosjen, kulmin dhe sigurisht përfundimin. Tregimet ekëtij autori janë të mbushura zakonisht me të dhënat, që janë zgjedhur me kujdes për të shpjeguar, mbështetje, apo të tregoj të bukur një histori. Të gjitha detajet lidhen me pikën kryesore ku shkrimtari është duke u përpjekur për të bërë.Dhe në të fakt rrëfimtari Përparim Hysi e ka bërë.Disa nga elementët e përdorur nga autori;është thënë nga një këndvështrim i caktuar,e bën dhe mbështet njëbazë , është i mbushur me detaje të sakta,përdor fjali me kuptim, përdor konfliktin ,fare pak dialogun,të gjitha këto kanë sjell një prurje që rrall e ndesh ndër botimet e shumta,që bëhen sot. Dihet, që qëllimi i një raporti rrëfimi është për të përshkruar diçka.. Është teksti për dashurinë? Jeta në korsi të shpejtë? Shoqëria? Pasuria dhe pushteti? Varfëria? Me fjalë të tjera, raportet narrative shpesh dalin nga qëllimi i autorit apo nga pikëpamje të shprehur përmes libërit.Dihet gjithashtu se komponenti kryesor i një tregim është historia, të dhënat që duhen të jenë të zgjedhura me kujdes të shpjegojë, për të mbështetur, dhe të rritur këtë histori. Tregimet që ka sjell autori Përparim Hysi,janë përgjithësisht janë të shkruara në vetën e parë. Tregimet mbështeten fakte në konkrete, detaje shqisore për të përcjellë pikën e tyre. Këto detaje të krijojnë një efekt të unifikuar me forcë, një përshtypje dominuese.Dhe të gjithë këto,kaën një bazë ,fshatin myzeqar,Petovën dhe një rrëfimtar të shkëlqyer si Përparim Hysin.

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, perparim Hysi, Petova ime

SOKRAT SHYTI-Mbijetesa e njeriut dhe e letërsisë

September 22, 2014 by dgreca

Mbijetesa e njeriut dhe e letërsisë/
Nga Agron Tufa/
Shkrimtari Sokrat Shyti është i “panjohuri i madh” që sapo ka shfaqur majën e ajzbergut të krijimtarisë së tij letrare. E them këtë duke u nisur nga ajo sasi e pakët e librave të tij të botuar në këto vitet e fundit dhe kryesisht romanit voluminoz “Nata fantazmë” (Tiranë 2014). Romanet: “PËRTEJ MISTERIT”, ” MES TUNDIMIT DHE VORBULLËS”, ” GËRRYERJET E MAKTHIT”, “HIJA E TURPIT DHE E VDEKJES”, ” KOLONELI KRYEDHJAK”, ” SHPRESAT E NËMURA”, ” PËSHTJELLIMET E FATIT I, II”, dhe vepra të tjera, të gjitha romane me nga 350 – 550 faqe, janë në dorëshkrime që presin të botohen. Ëndrrat dhe vrulli i parë i romancierit të ri, që kthehej nga studimet jashtë shtetit plot energji e dashuri për artin dhe letërsinë, u prenë që herët nga tehu i egër i diktaturës komuniste. Por Sokrat Shyti me sa duket, i përket asaj rrace shkrimtarësh që nuk mposhten dhe nuk dorëzohen. Ëndrra e vjetër e shkrimtarisë u mbajt e fshehur dhe e topitur nën lëkurë, përfund një shpirti, që e di mirë, se diktaturat janë nomade, sado absurde e të egra qofshin dhe se karakteri i tyre nomad, nuk mund të fitojë mbi karakterin e shkrimtarit, i cili është i përjetshëm, së paku, sa për t’i shkruar diktaturës nekrologjinë e saj.
Kështu ka ndodhur gjithmonë dhe kështu ndodhi dhe me Sokrat Shytin. Oshënar i dëbuar në një “bermundë” të një province të humbur, ai doli i gjallë, pas 27-30 vjetësh dhe filloi ringritjen nga hiri.
Po kush është Sokrat Shyti?
Po japim një portret të shpejtë, blic, në pamundësi të një portreti të plotë, ngase jeta e tij është e tillë, sa nuk mund të rroket me një shënim si ky.
I kthyer nga studimet në Univesitetin shtetëror të Moskës, fill pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjete në vitin 1960, Sokrat Shyti punon në radio “Diapazon” (që aso kohe gjendej në rrugën e Kavajës), në një redaksi me miqtë e tij gazetarë – Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani – që të dy, mandej, të arrestuar, e më vonë, të pushkatuar nga rregjimi komunist. Përveç radios, Sokrati 21 vjeçar, nese e përfytyrojmë, ka asokohe interesa pasionante letrare. Shkruan romanin e parë “Madam doktoresha” dhe është në prag të botimit, por… ajme! Fill pas arrestimit të miqve, si për ta mbushur kupën, një vëlla i tij piktor, arratiset jashtë shtetit. Sokratin e arrestojnë në shtator 1963, ndërsa në nëntor të atij viti e internojnë familjarisht me nënën dhe motrën e vogël në një vend midis Ardenicës dhe Kolonjës së Lushnjës. Për 27 vjet rresht familja banon në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ndërsa Sokrati u nështrohet punëve të detyruara. Pëgjatë 27 viteve ai është i shtrëguar ligjërisht të paraqitet tre herë në ditë tek i Plotfuqishmi i zonës. Nuk ka të drejtë të lëvizë nga vendi i internimit, është i privuar nga çdo lloj dokumenti, etj. Në këto kushte, mes një kasollje lopësh, ai lindi dhe rriti fëmijët. Pas rënies së komunizmit, vazhdoi të qëndrojë edhe për tre vjet të tjera në atë vend vuajtjeje dhe vetëm në vitin 1993, kur dy fëmijët iu bënë për shkollë, arrin të shpërngulët pa plang në Tiranë, ku së bashku me 9 familje të tjera të internuarish politikë, pushteti i atëhershëm i strehon në ish-kopshtin nr 9. Pas viteve ‘2000, me mundime të mëdha e falë ndihmës së dashamirëve të tij, Sokrat Shyti ia del të botojë në tirazh të pakët e lidhje të thjeshtë 3-4 libra – një pjesëzë të vockël të krijimtarisë së tij.

Romani “Nata fantazmë” i Sokrat Shytit.
Mund të them se asnjë roman shqiptar deri më sot, nuk ka arritur të prek në mënyrë aq kaleidoskopike shtresat e realitetit shqiptar të kohës së diktaturës. Në sfondin e tejngopur me intriga të mëdha politike të përmasave perandorake, në një pezhishkë të botës, frymon e regëtin “njeriu i vogël”, “njeriu i tepërt”, fati i të cilit rrokulliset nga njëra gjysmëperëndi politike tek tjetra. Por jeta, përditshmëria që konfigurohet mes presave të egra e ingranazheve, fatet e hipertrofizuara që rrëkëllehen nga ankthi në ankth nën syrin survejues të diktaturës, ka gjetur shprhjen e saj autentike në qindra faqe tek romani “Nata fantazmë”. Në faqet e romanit ndjehen ngërçet dhe paralizat e këtyre fateve të njerëzve të vegjël, sikundërse drithërimat e drejtorëve, shefave, ministrave: askush nuk është i sigurtë për fatin e tij, për ekzistencën e tij. Planet e romanit janë të gjera, të tipit tolstojan, por bota, psikika emocionale, komplekset dhe përjetimet metafizike të personazheve që popullojnë romanin janë të frymës dostojevskiane. Për nga përmasat dhe ndjeshmëria romani “Nata fantazmë” mund të quhet gjithëpërfshirëse, sepse rrok dhe prek të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, nga jevga, polici, kasapi, peshkshitësi, deri tek funksionarët e mesëm e të lartë partiakë e shtetërorë, sekretarë politikë e ministra, përfshirë dhe kryetarin e parlamentit, të cilët vetëm kur ndjejnë në rrembat e gjakut mashtrimin përjetojnë në vetvete zhgënjimin më të hidhur, por e kanë të pamundur ta pakësojnë grykësinë e ligësisë. Nga ana tjetër secili kërkon të përligjë ekzistencën e tij, secili kërkon të thotë të vërtetën e tij, secili kërkon një mbështetje nga dikush më i fortë, që të mos skartohet nga agregati i hekurt e nivelizues i diktaturës. Dhe gjithka e ka një çmim: dikush e paguan varësinë, përuljen, dobësinë me dorëzimin e nderit dhe personalitetit, dikush tjetër e paguan guximin me jetën: në një bota ku nuk ekziston mëshira, njeriu duhet të shpikë armën e mbijetesës. Shkrimtari i jep gjithkujt mundësinë, pavarësisht rrangut apo pozicionit në hierarkinë shoqërore, të zbulojë atë çfarë përfaqëson, atë që e mban gjallë. Dikë e mban gjallë sfida, arroganca, dikë dinakëria, intriga e servilizmi, po dikë tjetër e mban gjallë frika, sikundër është kapter Bakiu, që e përdor frikën e tij, alivanosjen, si armë të mbijetesës. Meqë ra fjala, gjithë romani pulson nga frika, nga lloje të ndryshme ankthi e frike. Frika mund të themi, se është dhe Kryepersonazhi që ndërton polet e fuqishme emocionale të veprës.
Fatet e njerëzve janë vendosur në një sfond të tejnginjur nga pasiguria dhe terrori: ata sot janë, nesër dalin para skudrës së pushkatimit, shpesh pa e mësuar se për çfarë ekzekutohen. Jemi në pikun e terrorit dhe pasigurisë: shteti komunist bën hekatomba të përgjakshme mbi intelektualët, për t’i treguar bindjen dhe nënshtrimin servil Stalinit. Në mënyrë artistike është përcjellë në qendër të romanit “shën bartolomeu” shqiptar, që nis me hedhjen e një sasie dinamiti në ambasadën sovjetike. Përgjatë natës arrestohen qindra intelektualë dhe pushkatohen 22 prej më të shquarve. Me këtë banjë gjaku Stalini do të kënaqet dhe siguria e burrecëve të shtetit tonë është e garantuar. Ajo çka mbetet është shija e hidhur tragjike e fatit, jo më të të pushkatuarit, por fati i familjes. Por në këtë lëmsh mpleksen dhe personazhe të tjerë, nga njerëzit më të thjeshtë deri tek shefja e kabinetit të ministrit të shtetit, e cila, si femër me ndjeshmëri të butë bëhet përçuese e zërit të brendshëm, futet në qelinë e skëterrshme të viktimës, profesorit kirurg, bashkëshortit të mikeshës së saj, jo thjeshtë ta ngushëllojë përpara pushkatimit sa të krijojë një urëlidhëse mes tij dhe të shoqes, të marrë me shkrim amanetin e fundit, që ky ta çlirojë të gjorën grua nga vetmia e vejanes për vitet në vazhdim.
Gjuha e personazheve është dhënë në mënyrë adekuate, në përputhje me vokalin njerëzor e shoqëror, shpesh me paradokse, pasazhe të humorit të zi, logjikës absurdiste dhe sarkazmës. Karakteristikat ligjërimore ruajnë koloritin ambiental, por edhe shkallën e përkatësisë kulturore e sociale të personazheve.
Romani “Nata fantazmë” është një roman i shkruar, kryesisht, në traditën realiste, i cili shterron ato kuadre të realiteteve tona shoqërore e politike, të cilat për pesëdhjet vjet mbetën jetime, të papërjetuara nga “shkrimtarët e partisë” dhe dogma sunduese e “realizmit socialist”. Romani i Sokrat Shytit i ringre këto realitete për t’u ripërjetuar, duke i kthyer asaj kohe një pjesë të borxhit tonë moral dhe për të theksuar, se asgjë nuk është harruar. Është një roman thellësisht human për mesazhin dhe frymën që përcjell, ndërsa botët e polarizuara dhe të homogjenizuara artistikisht, i sjellin letërsisë shqipe një kontribut thelbësor në gjuhën dhe ndjeshmërinë e narrativës romanore.
Vlerësimi i këtij romani, përveç velrave të padiskutueshme letrare, është një mirënjohje dhe gjest, që sado i vonuar, duhet të na përbashkojë rreth aktit të rezistencës njerëzore, rezistencës ndaj të keqes dhe mbijetesës së njeriut dhe letërsisë. A nuk është një mrekulli, që të gjitha këto virtyte njerëzore dhe artistike kanë mbijetuar të padëmtuara tek njeriu dhe shkrimtari Sokrat Shyti?

Agron Tufa,

Tranë, shtator 20014

Filed Under: ESSE Tagged With: Agron Tufa, Mbijetesa e njeriut dhe e letërsisë, Sokrat Shyti

PAPA FRANCESKU NË TIRANË,KOMBI NË FESTË

September 21, 2014 by dgreca

Mirëserdhe Papa Françesku- Mbërrin në Tiranë Ati i Shenjtë!
TIRANË, 21 Shtator/- Papa Françesku mbërriti të Dielën paradite, rreth ores 08.55 te mengjesit ne Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, në këtë vizitë të parë në Shqipëri, të pritur me padurim nga shqiptarët.
Në këtë vizitë historike, Ati i Shenjtë u prit me një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës dhe përfaqësues të Kishës Katolike etj.
Kjo është vizita e parë që Papa Françesku zhvillon në Europë, dhe e dyta për një Papë që viziton Shqipërinë, pas Papa Gjon Palit të II në vitin 1993.
Papa Françesku zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama në sallën VIP të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të pagëzuar me emrin “Marubi Lounge”. Ky emertim, “Marubi Lounge” i eshte dhene pasi Marubi, njihet si figura më përfaqësuese e kulturës shqiptare në Ballkan dhe më gjerë si ndërthurja mes së shkuarës dhe modernes.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama i dhuroi Atit të Shenjtë një kupë nga dheu shqiptar, të cilën e publikoi një ditë më
Shtegtimi Apostolik i Papës Françesku në Tiranë, është i dyti i një pape në vend. I pari ishte ai i Gjon Palit II (25 prill 1993), dy vjet pas rënies së diktaturës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë. Shtegtimi, që zgjati 14 orë, arriti kulmin në Shkodër. Katedralen e Qytetit të martirizuar të Veriut, kthyer nga regjimi komunist në pallat sporti (1967), kushtuar vetëm pak kohë para Shtegtimit Apostolik, Papa Vojtila kremtoi Meshën, bekoi gurin e parë të themelit, mbi të cilin do të lartohej, për të tretën herë, Shenjtërorja kombëtare e Zojës së Këshillit të Mirë”(ndërtuar në shekullin XV, rrënuar nga turqit më 1479, rindërtuar më 1895, rrënuar përsëri më 1967) dhe shuguroi katër ipeshkvijtë e parë, ndërmjet të cilëve, imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i sotëm i Tiranë-Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Papa Françesku mban Meshën e Shenjtë: Paqe në Kombin tuaj!

“Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj”, tha Papa Françesku gjatë Meshës së Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”, të mbushur si asnjëherë nga mijëra qytetarë.
Papa Françesku, po kremton Meshën e Shenjtë së bashku me 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.
Në meshë marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe pelegrinët nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe nga vende të ndryshme të botës.
Në hapësirën para altarit, janë të vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite. Pjesëmarrësit kanë zënë vend në shesh që prej orëve të para të mëngjesit.
Predikimi i Atit të Shenjtë gjatë meshës në Sheshin Nënë Tereza
Ungjulli i sotëm na thotë se përveç 12 Apostujve Jezusi thërret shtatëdhejtë e dy nxënës të tjerë dhe i nis ndër fshtara e qytete për të kumtuar mbretërinë e Hyjit. Ai erdhi për të sjellë në botë dashurinë e dëshiron ta përhapë përmes bashkimit e vëllazërisë. Prandaj formon menjëherë bashkësinë e dishepjve, bashkësi misionare, e atje i stërvit për mision për të shkuar. Metoda misionare është e qartë dhe e thjeshtë dishepujt shkojnë nëpër shtëpi e kumti i tyre nis me një përshëndetje plot kuptim”Paqe në këtë shtëpi”. Nuk është thjesht përshëndetje, është edhe dhuratë, paqja. Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezët të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj
Në misionin e shtatëdhjetë e dy dishepujve pasqyrohet përvoja misionare e bashkësisë së krishterë të të gjitha kohëve: Zoti i ringjallur e i ngjallë nuk nis vetëm të dymbëdhjetët, por nis Kishën mbarë, nis çdo të pagëzuar për ti’a u kumtuar Ungjillin gjithë popujve. Në rrjedhë shekujsh jo gjithnjë u pranua kumti i paqes i sjellë nga lajmëtarët e Jezu Krishtit: nganjëherë ia mbyllën portat. Në një të kaluar jo të largët edhe porta e popullit tuaj u kyç, u mbyll me vargonjtë e mohimeve e ndalimeve të një sistemi që mohonte Zotin e pengonte lirinë fetare.
Ata që kishin frikë nga e vërteta e liria , bënin ç’ështe e mudnur që të dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj, ndonëse ai qe ndër më të hershmit që mori dritën e Ungjillit. Në leximin e dytë dëgjuam të përmendet Iliria, që në kohët e apostullimit të Palit, përfshirë edhe troejt e Shqipërisë së sotme.
Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar !. Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit. Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër emotra , për t’ju mbajtur në këmbë. Ai ju priu e ngushëlloi e së fundi ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit. Uroj që Shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, tju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira.
Sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e protagonizmit të ri misionar për të gjithë ata që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit. Secili i pagëzuar e ka një vend e një detyrë për ta kryer në Kishë e në Shoqëri. Secili duhet të ndjejë veten të thirrur për të punuar bujarisht në kumtimin e Ungjillit e në dëshmimin e dashurisë: për të fuqizuar lidhjet e solidariteti, për të krijuar kushte jete më të drejta e më vëllazërore për të gjithë. Sot erdha t’ju jap zemër e ta përforconi shpresën në ju e rreth jush: t’i vini në lëvizje breznitë e reja; të ushqeheni përherë me fjalën e zotiti, duke ia hapur zemrat Krishtit: Ungjilli i Tij ku tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë ngazëlluese e rezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishitn i jep kuptim jetës së njerëzve të çdo njeriu.
Me frymën e bashkimit ndërmjet ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve, laikë ju inkurajoj t’i jepni hov të ri veprimtarisë baritore e të vijoni kërkimin e formave të reja të pranisë së Kishës në gjirin e shoqërisë.
Posaçërisht ju drejtohem të rinjve: mos keni frikë t’i përgjigjeni bujarisht Krishtiti, që ju fton që ta ndiqni!.
Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për t’i shërbyer Hyjit e vëllezërve tuaj. Shumë burra e gra presin dritën e Ungjillit e hirin e sakramenteve
Kishë që jeton në tokën e Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm në udhën e dashurisë, të lirisë e drejtësisë e të paqes. Amen!
Engjëlli i Tënzot
Të dashur vëllezër e motra, para se ta përfundoj këtë Kremtim, dëshiroj t’ju përshëndes të gjithë ju, që keni ardhur në Shqipëri nga vendet fqinje. Ju falënderoj për praninë e për dëshminë e fesë suaj.
Në veçanti ju drejtohem ju të rinjve. Ju ftoj ta ndërtoni jetën mbi Jezu Krishtin: Kush ndërton mbi Krishtin, ndërton mbi shkëmb, sepse Ai është gjithnjë besnik, edhe kur ne e shkelim besën (shih 2 Tm 2,13). Jezusi na njeh më mirë se askush tjetër; kur gabojmë nuk na dënon, por na thotë: “Shko, por tani e tutje mos mëkato më” (Gjn 8,11). Të dashur të rinj, ju jeni brezi i ri i Shqipërisë. Me forcën e Ungjillit e me shembullin e martirëve, të dini t’i thoni ‘jo’ idhujtarisë së parasë, ‘jo’ lirisë së rreme individualiste, ‘jo’ varësive e dhunës, e t’i thoni ‘po’ kulturës së takimit e të solidaritetit, ‘po’ bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta, ‘po’ jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla. Kështu do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë e një botë më të mirë.
Po i drejtohemi tani Virgjëreshës Nënë, që e nderoni sidomos me titullin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nisem shpirtërisht për në Shenjtoren e saj në Shkodër, që e doni aq shumë , e ia besoj gjithë Kishën në Shqipëri e mbarë popullin shqiptar , në veçanti familjet, fëmijët e të moshuarit. Zoja ju drejtoftë për të ecur së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen”.

Papa Françesku: Ruani me kujdes bashkëjetesën paqësore e bashkëpunimin mes feve
“Ruani me kujdes bashkëjetesën paqësore e bashkëpunimin mes feve”, deklaroi Ati i Shenjtë në fjalën e mbajtur në presidencë.
Më poshtë fjala e plotë e Atit të Shenjtë:
Zoti President,
Zoti Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të trupit diplomatik,
Shkëlqesi, zonja e zotërinj
Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat të vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”, si edhe për pritjen tuaj kremtore.
Ka kaluar tashmë gati një çerek shekulli që kur Shqipëria e gjeti përsëri udhën e mundimshme, por edhe joshëse të lirisë. Kjo udhë i krijoi mundësitë shoqërisë shqiptare të niste ecjen e rindërtimit material e shpirtëror, të vinte në lëvizje shumë energji e nisma, të ishte e gatshme për bashkëpunim e shkëmbim me vendet afërta të Ballkanit e të Mesdheut, të Evropës e të mbarë botës.
Liria, të cilën e gjetët përsëri, ju ka lejuar ta shikoni ardhmërinë me besim e shpresë, të nisni projekte e të rilidhni marrëdhënie miqësore me kombet e afërta e të largëta.
Respektimi i të drejtave njrëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin shoqëror e ekonomik të një vendi.
Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihen e garantohen të drejtat e tij lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët.
Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, që duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje; e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.
Klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, është pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e instrumentalizojnë dallimet ndërmjet besimeve të ndryshme, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje e dhune, e jo në mundësi për dialog të hapur e të respektshëm, për persiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjin e zbatimi i ligjit të tij.
Askush të mos mendojë se mund të përdorë Hyjin si shqyt, kur sheston e kryen akte dhune e mujshie! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për veprimet që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut e me të drejtat e tij themelore, në radhë të parë me të drejtën e jetës dhe të lirisë fetare të të gjithëve!
jo që ndodh në Shqipëri tregon, përkundër, se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve dhe bashkësive me përkatësi të ndryshme fetare jo vetëm që urohet, por është e mundur dhe e zbatueshme konkretisht. Bashkëjetesa paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, në të vërtetë është pasuri e paçmueshme për paqen dhe zhvillimin e harmonishëm.
Është vlerë që duhet ruajtur e duhet ushqyer çdo ditë me edukimin për të respektuar dallimet dhe identitetet specifike të gatshme për dialog e bashkëpunim në dobi të të gjithëve duke e njohur dhe nderuar njëri- tjetrin.Ështe dhuratë që duhet t’ia lypim gjithmonë Zotit , në lutje. Uroj që Shqipëia ta vijojë këtë udhë duke u bërë për shumë vende shembulll frymëzimi.
Zoti President, pas dimrit të izolimit e të përndjekjeve , erdhi më në fund pranvera e lirisë. Përmes zgjedhjeve të lira e strukturave të reja insitucionale është përfocuar pluralizmi demokratik dhe kjo ka ndihmuar në rihapjen e veprimtarive ekonomike. Shumë vetë, veçanërisht në fillim të shtyrë nga kërkimi për punë e kushte më të mira jetese, morën rrugën e emigrimit dhe ndihmojnë si e sa munden për përparimin e shoqërisë shqiptare.
Shumë të tjerë i gjetën arsyet për të ndenjur në atdhe e për ta ndërtuar nga brenda . Mundimet dhe flijimet e tyre kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme.
Kisha Katolike nga ana e vet mundi të rinisë jetën normale duke rindërtuar hierarkinë e saj dhe duke rilidhur fijet e një tradite të lashtë.
U ndërtuan ose rindërtuan vendet e kultit, ndër të cilët spikat Shenjëtorja e Zonjës së Këshillit të Mirë në Shkodër, u hapën shkolla dhe qendra të rëndësishme edukimi e asistence në shërbim të të gjithë qytetarëve. Prania e Kishës dhe veprimi i saj shikohen me të drejtë, prandaj jo vetëm si shërbim ndaj bashksëisë katolike, por ndaj mbarë kombit.
E lumja Nënë Terezë bashkë me martirët që e dëshmuan fenë me heroizëm -atyre u takon mirënjohja jonë më e thellë e lutja jonë – sigurisht galdojnë në Qiell, për punën e burrave e të grave vullnetmira në rilulëzimin e shoqërisë dhe të Kishës në Shqipëri.
Mirëpo tani paraqiten të tjera sfida , që presin përgjigje. Në një botë që priret ndaj globalizmit ekonomik e kulturor, duhet bërë çdo përpjekje që rritja e zhvillimi të jenë në shërbim të të gjithëve e jo vetëm të një pjese të popullsisë. Gjithashtu ky zhvillim nuk do të jetë i vërtetë, nëse nuk do të jetë i përballueshëm dhe i barabartë, dmth nëse nuk do t’i ketë mirë parasysh të drejtat e të varfërve dhe nëse nuk do të respektojë mjedisin.
Globalizimit të tregut duhet t’i përgjigjet globalizimi i solidaritetit; rritja ekonomike duhet shoqëruar me më shumë respekt për botën e krijuar; bashkë me të drejtat individuale duhen mbrojtur edhe ato të realiteteve të ndërmjetme mes individit e shtetit me në krye familjen. Shqipëria sot mund të përballet me këto sfida në kornizën e lirisë dhe të stabilitetit që duhen përforcuar dhe që japin shumë shpresa për të ardhmen.
Falenderoj me gjithë zenmër secilin prej jush për mikpritjen e ngrohtë dhe si Shën Gjon Pali i II , në prill të 1993 , i lutem Marisë , Nënës së Këshillit të Mirë, ta mbrojë Shqipërinë dhe i besoj asaj shpresat e mbarë popullit shqiptar. Hyji dikoftë mbi Shqipërinë hirin dhe bekimin e vet!.

Atmosferë festive në sheshet e Tiranës, Ati i Shenjtë shpallet “Qytetar Nderi”

Entuziazëm dhe atmosferë festive në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit shqiptar, ka mbizoteruar sot , teksa Papa Françesku përshkoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përshëndeteti qytetarët që kishin mbushur bulebardin kryesor te Tiranes.
Ati i Shenjtë, nga makina e tij e bardhë, përshëndeti dhe bekoi mijëra qytetarë dhe besimtarë që kanë ardhur nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera, për të përshëndetur Papa Françeskun, në këtë vizitë historike në Shqipëri.
Makina e tij ka lëvizur ngadalë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Vatikanit, dhe me 40 fotografi të cilat paraqesin historinë e trishtë të klerikëve që u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga sistemi dikatorial, për shkak të besimit të tyre fetar.
Ndërsa ecte drejt altarit ku u zhvillua Mesha e Shenjtë, Papa Françesku u përcoll nga thirrje gëzimi dhe mijëra duar që e fotografonin dhe filmonin pa pushim me celularë.
Emocionues ishte veçanërisht momenti kur Ati i Shenjtë ndaloi makinën dhe bekoi dy fëmijë që ndodheshin mes turmës së njerëzve në sheshin “Nënë Tereza”, ku Papa Françesku do të mbajë edhe Meshën e Shenjtë.
Pamjet madhështore ku qindra e mijëra besimtarë, pa dallim feje e kombësie janë mbledhur për të pritur Atin e Shenjtë, e kanë shndërruar sot Tiranën në kryeqendrën katolike të botës.
Një tjetër moment i rëndësishëm në ceremonialin për pritjen e Papës ishte edhe nderimi i Atit të Shenjtë me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili i dorëzoi Atit të Shenjtë “Çelësin e Tiranës”.

Filed Under: Reportazh Tagged With: KOMBI NË FESTË, PAPA FRANCESKU NË TIRANË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT