Nevzat Halili me disa bashkëpunëtorë të tij kanë shpallur sot Republikën e Iliridës në Maqedoni. Qytetarët e mbledhur në Sheshin Skënderbeu në Shkup kanë nënshkruar pajtimin e tyre për shpalljen e kësaj republike.
Sot ne shpallim Republikën e Iliridës ndërsa Maqedonia duhet të rregullohet si shtet i Unionit Iliridë-Maqedoni. Nuk jemi për ndryshimin e kufijve të jashtëm të Maqedonisë, mirëpo duhet të definohen kufijtë administrativ të Unionit të Iliridës dhe Maqedonisë. Kjo duhet të jetë sipas modelit që kishin para disa viteve Serbia dhe Mali i Zi dhe Belgjika që ka tani. Nëse nuk merren parasysh këto kërkesa, nëse këto kërkesa tona injorohen nga institucionet ekzistuese të Maqedonisë atëherë do të organizojmë referendum. Ne shqiptarët kemi 400 mijë vota në Maqedoni”, deklaroi sot Nevzat Halili, president i Republikës së Iliridës.
Ai tha se Republika e Iliridës do të përfshijë pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, gjegjësisht kjo republikë do të shtrihet nga Kumanova deri në Manastir, ndërsa kryeqyteti i Iliridës do
të jetë Shkupi. Halili thotë se Republikën e Iliridës do ta jetësojnë me mjete demokratike dhe paqësore. Sipas tij, Republika e Iliridës do ti ketë të gjitha institucionet e një republike.
Halili tha se presin mbështetjen e faktorit të brendshëm si dhe bashkësisë ndërkombëtare. Halili tha se për shpalljen e Republikës së Iliridës janë njoftuar të gjitha institucionet relevante të vendit si dhe faktori ndërkombëtar.
“Presim përkrahjen e SHBA-ve, Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Gjermanisë si dhe të gjitha shteteve tjera mike për Republikën e Iliridës”.
Nevzat Halili tha se motoja e Republçikës së Iliridës është “Vetvendosje dhe paqe”. Ai më tej përmendi Deklaratën e pavarësisë së SHBA-ve e cila hapet me këto fjalë: “Çdo kush, çdo qenie njerëzore në botë ka të drejtën e qeverisjes me vetveten dhe të vetvendosjes’, si dhe deklaratën e ish presidenti amerikan Woodru Wilson i cili në konferencën e paqes në Versaj të Parisit 1919 tha se “çdo popull ka të drejtën e vetëvendosjes”.
“Statusi i shqiptarëve në këto troje as ka qenë as do të jetë shprehje e realitetit historik, sepse këtu injorohet ekzistenca mbi 30 shekullore, harrohen luftërat shumë shekullore të shqiptarëve, injorohet hiseja e shqiptarëve në kryengritjen e Ilindenit, Krushevës…Shqiptarët të pakënaqur nga debati publik i Kushtetutës së parë pluraliste të Maqedonisë nuk dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991 ku thuhej: A jeni për Maqedoni të pavarur dhe sovrane, me të drejtë bashkangjitje një shteti apo bashkësie shtetesh të federatës jugosllave”, deklaroi mes tjerash presidenti i Republikës së Iliridës, Nevzat Halili.
Archives for September 2014
Enveri vdiq, kujdes metastazat e tij!
Nga Marjana Bulku/New York/
Edhe pse vitin 1985 e lamë pas e bashkë me të portretin, botimet, përmendoret e tij ,,,duket sikur dicka ështe ngurtësuar ndër ne , ajo që ndoshta nuk arriti të shembej kurrë, një kult, një filozofi, ajo e nënshtrimit ndaj të keqes ,si dorëzim ndaj saj, pa e kundërshtuar, refuzuar, mohuar.
Rëndom lexoj se si të guximshmit , ”trimat”, apo protagonistët e momentit ngrihen mbi vdekjen si ngadhnjimtarët e filmave që koha e tij dirigjoi , duke harruar se Enveri ka lënë pas metastazat kudo në mentalitetin tonë , atë shoqëror, kulturor, ekonomik, politik, infrastrukturor,madje deri në mjediset e ngushta ku debati të shpall mik ose armik, ku fjala tjetërsohet, ku liria ,qoftë kjo edhe e mendimit dënohet dhe cfarë është më e keqja ku mendimi i lirë censurohet nga : nihilizmi, injoranca dhe militantizmi i sëmurë .
Kur përmendoret e tij shembeshin nga po ai popull që pranoi ti ndërtonte, nderonte ato, mendoj se nëpër mendjet tona të skllavëruara qenkërka ndërtuar një sistem mjaft imunitar që nuk ditkërka të reagojë përballë sistemeve që gjenerojnë padrejtësi.
Enveri vdiq,por kur dëgjoj të permendet kaq dendur filloj të besoj në pavdekësinë e tij.
Mjaft më!!!! (ndjesë për urdhëroren, krejt jasht natyrës time) Por ndjehem e lodhur nga ironitë, paroditë, politikat e varfra , ndoshta qëllimisht ,që na e sërvirin kaq shumë , qoftë edhe si luftëtarë të paepur të tij. Sejcili me sjellje dhe mendim, me akte dhe reflektim, me debate dhe ndërveprim mund të ndikonte ,të ndikojë sadopak që metastazat e tij kancerogjene të neutralizohen.
Urrejmë njëri -tjetrin për përkatësi të ndryshme politike, fetare, shoqërore, gjeografike???
Dhunojmë pronën e tjetrit, varrosim mendjet dhe stimulojmë padrejtësisht e në mënyrë preferenciale?
Nuk kuptojmë se konkurrenca kur ajo është e lirë dhe bazuar në rregulla është liri???
E ke të pamundur të dëgjosh dikë që edhe pse nuk të pëlqen apo s’je dakort ,prapë është më mirë ta dëgjosh sesa tia dhunosh lirinë duke e shpallur të padëshiruar???
Fjala transparencë , konsesus, janë gjithmonë e më të rralla ndërsa si praktikë tingëllojnë të huaja????
Kush po e ringjall Enverin sot??? Të më falin nostalgjikët ,por e di se edhe ata e kuptojnë më së miri se cfarë nga qënia dhe vepra e tij i shkaktoi kancer këtij vendi dhe popullit të tij.Imituesit e tij apo viktimat?! Imituesit e tij janë shumë dhe ngado ,”pushtetin me cdo mjet edhe pse rrënon dicka apo gjithcka përreth” tingëllon si parrullë fitrjesh. Ndërsa viktimat,,, gjithashtu shumë janë gjithmonë të pafat, por fati i tyre është shpesh herë varri i diktatorëve ndoshta edhe përjetësia e tyre. Koha do ta vlerësojë!
Mjaft përmendët Enverin , personalisht më shkaktoni lodhje dhe neveri, dikujt tjetër zemërim dhe i zgjoni inate e mëri apo edhe revansh. Do doja të mos ia pëmendja emrin,por ja që edhe unë e bëra.Ai ka vdekur krejt natyralisht nën rrëketë e lotëve hipokritë, formalë, ndoshta edhe realë por deri në dalldisje alla shqiptare.Ka dicka tjetër që duket se u ringjall ndërsa ai jepte shpirt : Imituesit e tij. Ndërsa viktimat rënkojnë dhe heshtin po njësoj,ikin dhe harrojnë pa kërkuar shpagim ,por deri në mos harrim. Zërat e tyre si jehonë flasin ,rrëfejnë, tregojnë për ato metastaza që ndërprenë jetë.
Që metastazat e tij të vdesin gjithashtu na servirni me ndershmëri për cdo ditë dicka tjetër ,modelin e një realiteti të shëndetshëm ,pa na e imponuar, pa u rebeluar nga kundërshtimi, pa u hakmarrë nga refuzimi ,pa na mashtruar se jemi një fanar që ndricon botën.Edhe gënjeshtrat dhunojnë. Vërtet nuk guxoni të artikuloni se cfarë po ringjallet në këtë vend?! Apo pushteti ju ka errësuar arsyetimin dhe guximin. Shkaku ishte enveri, pasoja është indiferenca që nëpër konferenca dhe komisione nuk është gjë tjetër vecse show i rradhës. Drejtoni sytë nga viktimat , ato që heshtën , ato që u varrosën si qytetërimet e vjetra nën gërmadha jetësh , nëse doni të dërrmoni pëfundimisht metastazat e kancerit të tij le të flasin viktimat dhe jo vetëm xhelatët.
Nji tjetër Puthje e Shenjtë, për Tokën Arbnore…
Refleksion nga Jozef Radi/
*Mbi vizitën e Papa Françeskut të Parë me 21 shtator 2014/
* Ardhsh i Bardhë, Papa Françesk në tokën e Arbërve të Lashtë!/
Në ma pak se 22 vite, mbas puthjes së Papës “legjendë”, Gjon Pali i Dytë, asht Papa Françesku i Parë, i dyti Papë që puth tokën shqiptare, dhe prej atherë shumë gjana kanë ndryshue për mirë ndër shqiptarë…
Sigurisht, kjo ngjarje historike që po afron në kohë të vështira, e ka nji mesazh të randsishëm që do lexue me kujdes, (jo veç prej atyne që besojnë në Zot), e do përcjellë me shpirtgjanësi, duke pasë gjithnji parasysh se Papa asht Bariu Shpirtnor i ma shumë se nji miliard e 200 milion njerzve të shpërndamë në mbarë Botën, pra i ma shumë se nji të pestës së saj… Edhe pse Shqipnia s’asht vend i nji shumice katolike, po asht nji udhkryq i feve dhe besimeve fetare, nji vend ku ende ruhen të gjalla si gjurmat ma të hershme të paganizmit, po edhe kthetrat ma të egra të ateizmit; si shpirti madhështor i Martirëve të Fesë e të Gjuhës Shqipe po edhe barbaria e pashembullt e pushtuesve; si mirkuptimi dhe harmonia fetare ndër njerëz po edhe fryma që nxit përçamje e politikave… të gjitha këto në shpirtin e këtij populli, në dukje i vogël, i tkurrun e pambrojë, po i madh në mbijetesë, në shpirtmadhsi e me shembujt ma të naltë të humanizmit dhe sakrifikimit.
Ardhja e Bariut të Shenjtë, Simbolit të fesë Katolike, në kët kohë të vështirë konfliktesh dhe kërcënimesh për mbarë botën, sigurisht sjell me vedi mesazhe të qarta, pra ka tekst të lexueshëm të plotë e të kthjellët për gjithkend, po njiherit ka shumë edhe nëntekst, edhe shikim në prespektivë, besoj edhe shumë vëmendje, mos me e lanë kët Botë me rrëshqitë edhe ma poshtë në theqafjet tragjike të historisë dhe konflikteve…
Puthja e tokës së Arbërit, prej nji Ati të Shenjtë, nuk asht thjesht nderim për kët vend, po ngrihet si nji vlersim që i bahet krejt historisë dhe traditave të këtij vendi, asht vlerësim për krejt komunitetet e besimeve të tjera në Shqipni, të cilat deri sot e kanë gjetë gjuhën e përbashkët të dashnisë e mirkuptimit të ndërsjelltë, po që duhet ta dëshmojnë edhe ma tej, jo veç në solidaritet me ardhjen e Papa Françeskut të Parë, por duhet që atë çka vetë populli shqiptar e ka kultivue ndër shekuj, e që sot quhet pasuni e njerzimit e shembull harmonie midis feve, t’u lihet e pacënueme brezave që vijnë, dhe jo vetëm atyne, po edhe mbarë botës si nji dëshmi kulmore: se harmonia dhe respektimi i njerzve edhe me besime edhe mbrenda nji familje asht e mundun… e pra ne shqiptarët deri sot e kemi… dhe pa frikë duhet me e quejtë si vlerë e madhe e humanizmi!
S’asht i paqëllimtë fakti pse Papa ka zgjedhë Shqipninë, me përcjellë kët mesazh të vlerave morale, në nji kohë të egër kjo e sotmja, në të cilën po bjerren me shpejtësi vlera njerzore dhe qytetnime. Njeriu i sotëm po shfaqet gjithnji e ma shpesh i pangopun prej fitimit e gryksisë; prej qejfeve e luksit të shfrenuem; prej pushtetit e mashtrimit; prej asgjasë që sa hap e mbyll sytë bahet gjithçka… Kjo e ka vu në dilemë Njeriun, Familjen, Shoqninë, Shtetin, Fenë, Botën Mbarë! E shqiptarët janë të sapodalun prej nji shtypje të pashembullt njerzore dhe fetare; prej nji dhunimi të paprecedent historik dhe ideollogjik; prej padrejtësish cinike të jashtme dhe krimesh të mbrendshme të pandëshkueme kërrkund me ligj; e kur në të njejtën kohë ata i jepnin botës nji Nanë Terezë; e kishin lanë vedin nën kthetrat e nji Diktatori nga ma të egrit e Botës. Në kët çerek shekulli liri, toka e shqiptarëve asht në përpjekje titanike me u çue në kambë e me e gjetë vedin atje ku i takon: midis Qytetnimit.
Sot asht edhe nji Shqipni tjetër, nji Shqipni e shpërndane në krejt botën, e që asht pjesë e Qytetnimi të Madh, sigurisht me vlerat dhe difektet që përcjellin ata njerëz që ikin natën prej Shtypjes ma të Egër… Ata janë pjesë integrale e Botës që ecën përpara, në përpjekje me e kapë kohën e humbun dhe ritmet që Botës i erdhën natyrshëm… Po asht edhe ajo nji Shqipni që ndjen e që vuen, që vuen ndoshta edhe ma shumë at zhgënjim që sjellin politikat që mendojnë veç Pushtetin dhe sundimin dhe aspak Njeriun e humanizmin…
Sigurisht, mikpritse e Papa Françeskut të Parë asht politika e sotme shqiptare, ajo që ndokush e quen edhe vazhduese e së djeshmes, e cila do të përpiqet me e shfrytëzue imazhin e kësaj vizite të përcjellun nga mbarë bota, me sistemue disi tualetin e saj, e me i dhanë siguri vedit për gjithçka ndodh… Unë mbetem i sigurt, se pakon e vlerave morale që Papa Françesku ka me e dëshmue haptas, ma së pari ka me e shkelë në thù krejt ato politika, që po e shtojnë në progres gjeometrik vorfninë dhe keqtrajtimin e Njeriut në mbarë Botën dhe bashkë me vorfninë ata po ndikojnë dukshëm edhe në bjerrjen e vlerave morale e humane! E politika shqiptare e derisotme s’mundet kurrsesi me i bishtnue këtij mesazhi!!!
Edhe komuniteti katolik shqiptar, i cili flamurin e kuq me shqipe e ka të gdhendun në shpirt me shembuj e histori, përgjat rrugës së vet të lavdishme ka dëshmue jo vetëm tolerancë dhe dashuni, po me vetëdije asht flijue në altarin e atdheut duke shndërrue binomin “fe e atdhe” nji fjalë të vetme, duke u murosë me dinjitet e lavdi në themelet e historisë së shtetit shqiptar si garant i bashkjetesës dhe harmonisë, që mbetet çelsi i lavdisë së këtij vendi.
Prandej, Mirseardhja e Papa Françeskut të Parë, s’duhet të jetë thjesht falenderuese e protokollare, po e ndjeme thellë, ajo do të mbesë si nji dëshmi që çdo shqiptar duhet ta mbajë me vedi, pse i përkasim nji qytetnimi të lashtë e fisnik, dhe se asgja barbare as e ka sundue dhe as ka për ta sundue shpirtin tonë, edhe pse pësimet ma tragjike të historisë, ende randojnë mbi ne…
Ardhsh i Bardhë…!
Veç ne shqiptarët e përdorim kët shprehje Papa Françesk, dhe s’e themi thjesht për ardhjen tande si simbol bardhësie, po asht e thanun prej kur s’mbahet mend, qyshse Miku i largët e ka msy ma së pari portën tonë… e sot në kët ditë të Madhe kjo shprehje s’i përket askujt ma shumë se Ju!
Ardhsh i Bardhë, Papa Françesk në tokën e Arbërve të Lashtë!
* E dërgoi për DIELLIN autori. Faleminderit Jozef!
VATRA- PROPOZIM PËR EMËRTIME RRUGËSH APO INSTITUCIONESH ME EMRA VATRANËSH TË SHQUAR
Në një thirrje publike drejtuar organeve të pushtetit lokal në Tiranë dhe qarqet e Shqipërisë, Federata Vatra, apelon, që emra vatranësh të shquar,që kanë dhënë jo vetëm për Vatrën, por edhe për Kombin, është e mira që të përdoren për emërtime të rrugëve, shesheve, apo institucioneve të vendit.Mire do te ishte qe ky propozim te merret ne konsiderate edhe bashkite e komunat nga vinin keta vatrane.Ja një pjesë e emrave që Vatra propozon:
1- Fan S. Noli- Themelues Kishës Autoqefale, Themelues i Vatrës dhe Diellit, Ministër i Jashtëm, kryeministër.
2- Faik Konica, themelues i Vatrës, drejtues i Diellit, Ambasador i Shqipërisë në Washington.
3- Mehmet Konica, delegati i Vatrës në Londër
3- Aqif Përmeti, drejtues i Trupave Vullnetare të Vatrës për mbrojtjen e kufijëve të Shqipërisë, Komandant i Mbrojtjes Kombëtare.
4- Charles Telford Erickson, diplomat i Vatres ne Washington, perfaqesues i Vatres ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe ne Konferencën e San Fraciskos
5- Kolë Tromara, Kryetar i Vatrës, ndër themeluesit e Bandës Kombëtare “VATRA”, Prefekt i Gjirokastrës, Ministër i Kulturës-Korce
6-Kristo Kirka, bashkëthemelues i Vatrës, menaxher i Diellit, Deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nën/prefekt i Himarës, Bilishtit, kryetar i bashkisë Korcë.
7-Bahri Omari, editor i Gazetës Dielli per 8 vite, prefekt, deputet në Parlament, Ministër i Punëve të Jashtme.
8- Kostë Cekrezi- Editor i Diellit, përfaqësues i Shqipërisë në Washington,themelues i Shoqatës Shqipëria e Lirë dhe Gazetës”Liria”, autor librash shkollore dhe historik etj.-Korce
9- Dr. Mihal Turtulli, delegati i Vatrës në Zvicër, inisiator i Fushatës së madhe të Vatrës” Për Shpëtimin e Shqipërisë”, i zgjedhur anëtar i këshillit të Lartë në Kongresin e Lushnjës
10- Aqile Tasi-ish kryetar i Vatrës, editor i Diellit, Drejtor i Bibliotekes Kombetar.
11-Kristo Dako- Kryetar i Vatrës, editor i Diellit- Korce, Kryetar i Partise Politike ne SHBA, autor librash etj.
12-Kristo Floqi- Bashkëthemelues i Vatrës, editor i Diellit, autor veprash letrare
13- Loni Kristo- Sekretar i VATRES, editor i Diellit-Korce, deputet i Parlamentit etj.
14 – Nelo Drizari- Editor i Diellit, autor librash-Mallakaster-Fier
15- Qerim Panariti, editor i Gazetes Immigranti,editor i Diellit & sekretar i Vatres per 18 vite, editor i revistes Studenti etj.
16 Antoni Athanas, kryetar i Vatres, sponsor i saj per dy dekada.
17, Athanas Gega, editor i Diellit, autor i librash- Shkoder.
18-Xhevat Kallajxhiu, drejtor i Gazetes Demokratia-Gjirokaster, nen/prefekt ne Gostivar, gazetar i zerit te Amerikes, editor i Diellit, autor librash.
19- Refat Xh Gurrazezi, sekretar dhe editor i Diellit.
21- Thoma Nassi, drejtuesi i Bandës “VATRA”, profesor, kompozitor etj.
22- Nexhmie Zaimi, gazetare, zv/kryetare e Vatres, autore librash- Libohove-Gjirokaster
23- Arshi Pipa, stdiues dhe shkrimtar i njohur, pedagog, ish Kryetar i Vatres dhe editor i Diellit.
24- Ali Kuci, udheheqes i fushates se Vatres per Shpetimin e Shqiperise-Berat
25- Kristo Thanas, kryetar i Vatres-Kolonje-Korce
26 Petraq Kolonja,gazetar, mesues per shkollat shqipe, punetor i madh per Kulturen Kombetare.
27- Peter (Petraq) Ktona, gazetar, autor i librit “Misioni i Federatës Vatra dje dhe sot.
SOFRA E DIELLIT- POEZI ITALIANE DHE SHQIPTARE SI MIRESEARDHJE PER PAPEN
POEZI ME RASTIN E VIZITËS SE PAPES NE TIRANË/
ANNA MANNA/
Në vitin 1996 themelon Shoqatën kulturore Manna dhe ishte presidente e saj deri në vitin 2007. Çmimi Lulja e shkëmbit që e futi në listën e çmimeve letrare, është një ballafaqim i guximshëm mes disiplinave të ndryshme. Organizon shumë evente që meritojnë mirënjohje: Medalja e artë e Komisionit të Shanseve të Barabarta, Çmimin Zire’ e artë pranë Universitetit të Akuilës për Vullnetarizmin kulturor, Çmimin Simpatia e Presidentit, Çmimin e kulturës të Kryeministrit. Ka botuar shumë libra me poezi dhe prozë dhe libri Larg pluhurit është prezantuar si libri i parë i një gruaje në Parlamentin Europian në Romë/
MËNGJES PASHKE/
Në dritën
e marsit
dhimbja
shfaqet
në ngjyrat e gjalla
të ankthit pa cipë
apo mashtrime.
Ajo zbehtësi
e tërbuar
brenda
trungjeve të thatë
Reklamon
dëshirën tonë
në ndonjë qelizë
ende rreh një hipotezë lulëzimi.
Këtë mëngjes
mezi dallova
një fole
mbi degët e njomura
me mahnitje të re bleruar.
PËRKËDHELJE PAKUFI
Mëmbetinëfaqe
Përkëdhelja e atittim,
Përkëdhelja e Papëssëmirë
Prejvelittëbesimitcikur
Nënjënatë me zjarrendezur
nëRomë
Nështëpifamilja
Përrethtryezësprejditëve
Tekvështronshpresën
E drojturpërtëardhmen
Mëmbetinëmendje
Zëri i tij
Prejtelevizoritkurdilte
Dhepërhapejnëbotë
U bëfasovatekmendoja
Se mëshpejt se njëavion
Ai fluturonte
I kapërcentetëgjithëkufijtë
Nëshpirtin e çdoshtëpie
Ai zbriste
Gjithënatënmbetanëballkon
Me sytëmbërthyer
Tekzëri i tij
Qëmesyjeve
Ta zbulojaatë mister
ORNELLA CAPPUCCINI
Lindur dhe banuese në Romë. Është Kavaliere nderi e Republikës italiane, poete, tregimtare dhe eseiste e njohur edhe për praninë e saj të madhe në panoramën letrare italiane. Ka botuar volume lirike si përtej horizontit, Trigonometria e luleve, Elegji të Jubileut. Ka marrë edhe Çmimin e nderit për poezi fetare.
TË KËRKOJ
Në jehonën e erës të kërkoj,
Në iluzionin e kohës,
Në fluturimet arabe me pendë,
Në pëshpërimën e luleve,
Në harmoninë e netëve të buta,
Në dritën e agmit të parë,
Në shkëlqimin e agimeve perlë,
Në rrëpirën e burimeve të argjendta,
Në degët me flokënajë të bollshme,
Në magjinë e një cicërime,
Në skutat e mbledhura të Unit.
Dhe…kur në errësirën e natës
Nga thellësia, i lehtë ngrihet
Mendimi para Pafundësisë,
Nga përshpejtimi i rrahjeve
Të zemrës e zbuloj se je përgjithmonë
Tek mua,
Mes bukurisë së KRIJESËS.
NË KËMBË TË KRYQIT
( Të Birit ia ndërron ngjyrën e fytyrës )
Më mbështjell,
I errët dhe i zi, Misteri,
Shpata më e pabesë
Zemrën time ma shpon,
Ndërsa në këmbë të kryqit
Fytyra jote, O Zot,
Botën ma ndriçon.
Shpirti dorëzohet, o Krishti im,
S’e kap dot kujtimin Tënd
Herën e parë
Në piqi mbi gjunjtë e mi!
Giovanni Campisi
Poet, poliglot, tregimtar, eseist, botues dhe themelues i Edizioni Universum prej 20 vjetësh. Është edhe studiues i problemeve të natyrës njerëzore. Jeton në Capri Leone në provimcën e Mesinës. Është e njohur kudo veprimtaria e tij letrare mbi 30 vjeçare.
Çdo ditë me Zotin
Faleminderit, O Zot,
për këtë ditë të re
që më dhuron,
për gjërat e bukura apo të këqia
qofshin që mund t’i shoh,
për njerëzit apo qëniet e tjera
që mund t’i takoj,
për këtë ditë tjetër jete
që brenda meje mund të çelë,
për gëzimet dhe dhimbjet
që sot mund të ndjej,
për dëshirën që ta këndoj
Himnin tënd të jetës
Q ti ë ma dhurove.
O Zot, të falenderoj !
Në emër të Zotit
Në emër të Zotit
para ujërave të pakufi të detit
për orë pafund u ula
pa nxjerrë asnjë fjalë.
Në emër të Zotit
me mijëra njerëz punova
pa vënëkurrë kushte,
që të përgatit të ardhmen
e brezave të rinj.
Në emër të Zotit
qava para një morie njerëzish
për jetët që më s’jetojnë.
ARJAN KALLÇO
Lindi në vitin 1967 në qytetin e Korçës ku edhe aktualisht jeton. Është poet, përkthyes, tregimtar, studiues, kritik, gazetar. Autor i disa vëllimeve me poezi, tregime, përkthime, i artikujve të shumtë në gazeta.
TASH QË TI NUK JE MË
(Papa Gjon Palit II)
Tash që fizikisht nuk jeton më
Mes shqetësimeve të botës,
Ajo s’rresht së kërkuari.
Ndihet jetime pa fjalën tënde
Që të dielave e trondiste
Përgjumjen përbuzëse
Përballë varfërisë.
Ndihet jetime pa dhelitë e tua
Që të dielave i përkdheklte
Ëndrrat e njerëzve që ëndrra
Mbetën.
Tash që fizikisht nuk je më
Po të shpallin shenjt, ligësi e maskave,
Sepse kur ishe gjallë, s’deshin
T’u besonin mrekullive që përsëriteshin
Prej dashurisë tënde.
Këmbëngulin të dergjen mes mëkateve
Të parasë dhe pangopësisë
Se gjithçka mund të blihet, bile edhe
Vetë nderi.
Tash që fizikisht nuk je më
U shfaqet guximi yt i drejtë, prandaj
Vazhdojnë të mos besojnë
Tek engjëlli apo i përzgjedhuri.
Tash që fizikisht nuk je më
E ndiej mungesën tënde, sepse kur udhëtoje
Me ty udhëtoja dhe unë, me bindjen
Se bota që ende flinte gjumë
Do të zgjohej një ditë.
29 Aprile 2011
MARY, MARY
Eh, sa Poetë shkruan
Këngë për emrin Mary,
Sa vargje janë derdhur
Lumë :
Mary e Qiellit
Mary e Hënes
Mary e Tokës
Mary e Diellit.
Por askush s’u kujtua
Për ty,
Asnjë varg s’ke dëgjuar.
Në jetë s’ka kuptim fjala Kurrë
Ngjan me fundin pa fillim.
Diç ke lënë pa ke shpresë,
Ja ku je në vargun tim.
Angelo Sagnelli
Poet italian lindur në vitin 1945 në lendinara, Romë. Ka botime të shumta qysh nga viti 2000. Nga tetori 2011 tek Kafja e vjetër greke në Romë promovon kulturën italiane.
KURORA
Kurorat e shumta ndër duar
Janë shikime drejt qiellit,
Janë drithëra që i djegin duart,
Janë çelësa që çelin mistere.
Në to fshihen stinët
Koha e pritjeve dhe e heshtjes
Dëshira që të flasim me Zotin
Historia e tokës dhe e njerëzve.
Besimi që na bashkon është dashuri
Ta jep shpresë dhe e mund frikën;
Është qëllimi që jetën e justifikon,
Burimi që çdo shkretëtirë e njom.
Angelo Mundula
Lindi në vitin 1934, me profesion avokat dhe poet metafizik italian. Është autor i shumë volumeve me poezi dhe pjesë në antologji të ndryshme.
Kujtim për Zotin
Muzikë hyjnore. Mos e kërko gjetkë Jezusin,
Në telat e shpirtit gjendet gjithmonë.
Nëse e dëgjon në heshtje
Buron muzika e thellë e Mikut të pastrehë
Dhe përditë në zemrën e njeriut e kërkon
Shtëpinë e tij të lindjes.
Çdo portë hapet e mbyllet,
Çdo barkë e nxjerr në det Mendimtarin
E përjetshëm, që të jetë
Gjithmonë i bollshëm mishi dhe
Në tryezën e të ftuarve
Buka kurrë të mos mungojë.
Përgatiti për botim
Arjan Kallço
- « Previous Page
- 1
- …
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- …
- 57
- Next Page »