• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2014

Papa Françesku në Shqipëri – porosi dhe trashëgimi për ne

September 28, 2014 by dgreca

Shkruan: Nga Don Lush Gjergji/
Gjithnjë jetoj dhe përjetoj skenat madhore të kësaj vizite baritore Kishës Katolike në popullin shqiptar, Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Ishte një takim, edhe më tepër përqafim, mes Papës dhe neve, kur hapte dorën për të përshendetur dhe bekuar morinë e popullit nga aereoporti “Nëna Tereze”, nëpër sheshin “Nëna Tereze”, nëpër rrugët e Tiranës. Kudo brohoritje, gëzim, ngazëllim, kënaqësi, shikime në sy ndaj Atit të Shenjtë, pastaj ndaj njëri-tjetrit, si ta pyesnin njëri-tjetrin: a është e vërtetë, e mundshme, reale kjo, apo po ëndërrojmë?
Fatbardhësisht është e vërtetë! Papa Françesku ishte në Tiranë, në Shqipëri, në vizitë baritore mbarë popullit shqiptar. Unë këtë ngjarje e kam cilësuar si “mrekulli” dhe dhuratë të Zotit, të Kishës, të Papës për shumë arsye, ndër të cilat janë ato që vetë Papa Françesku i ka cekur: martirizimin dhe bashkëjetesën ndërfetare.
“E para sepse shqiptarët kanë arritur të krijojnë një shtet të unitetit kombëtar midis tri feve kryesore të shqiptarëve, islamizmit, ortodoksisë dhe katolicizmit, falë një Këshilli Ndërfetar që vepron me shumë ekuilibrim”. Kjo tha Papa është një gjë e mirë dhe shtoi se, “Prania e Papës (në Shqipëri) do të shërbejë për t’i thënë të gjithë popujve të botës se është e mundur të punohet dhe të veprohet së bashku.”
Arsyeja e dytë me rëndësi pse ai po viziton Shqipërinë në shtator, ka të bëjë me historinë e Shqipërisë, e cila sipas tij, ishte unike ndër vendet ish-komuniste, kushtetuta e së cilës ndalonte me ligj fenë dhe se ishte shpallur vend ateist. “Të merrje pjesë në meshë, ishte kundër kushtetutës” së regjimit komunist, u tha Papa gazetarëve të huaj. Sipas Radio Vatikanit, gjatë përgjigjes ndaj pyetjes mbi vizitën e ardhëshme në Tiranë, ai përmendi gjithashtu edhe shkatërrimin e kishave gjatë sundimit komunist dhe si përfundim, ai sot e ndjenë si detyrë që të vizitojë atë vend fisnik”, është cituar të ketë thënë Papa.
Papa Françesku ndër të tjera tha kështu në intervistën lamtumirëse nga Shqipëria: “Shqiptarët nuk janë tolerantë, ata janë vëllezër pa dallime feje. Së bashku kanë përballuar martirizimin, së bashku kanë ndërtuar demokracinë, së bashku jetojnë dhe veprojnë…”.
Cila ishte porosia kryesore e pranisë dhe fjalës së Papës Françeskut në Shqipëri? Çka tha, çka gjeti në Shqipëri, çka na la si porosi dhe trashëgimi? Sigurisht se për një kohë të gjatë mjetet pamoro-dëgjimore, njerëzit, analistet do të mundohen nga këndvështrimet e ndryshme ta ndriçojnë, interpretojnë, shqyrtojnë, trajtojnë këtë vizitë, çastet kulmore, fjalimet, gjestet, mbi të gjitha jehonën dhe domethënien për ne dhe për botën e sotme. Unë do t’i theksoj disa elemente të rëndësishme dhe shumë aktuale.
1.LASHTËSIA E KRISHTËRIMIT NDËR NE
PapaFrançesku ndër të tjera ka çmuar dhe përkujtuar, për ne dhe për botën, një gjë të madhe dhe të rëndësishme, që shpesh harrohet apo anashkalohet, historinë e krishtërimit tonë që nga kohët apostolike, pra, lashtësinë tonë si të krishterë, sepse ishin ndër të parët e këtyre trojeve që e kemi pranuar Krishtin dhe porosinë ungjillore. Ja fjala dhe theksimi i Papës Françeskut në homeli lidhur me lashtësinë e krishtërimit tonë: “Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj!… Ata që kishin frikë nga e vërteta e nga liria, bënin ç’ish e mundur ta dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj; ndonëse ai që më të hershmit që mori dritën e Ungjillit… Në Leximin e dytë, dëgjuam të përmendet Iliria, në kohën e apostullimit të Palit, përfshirë edhe trojet e Shqipërisë së sotme…”.
Të mërkurën, më 24 shtator 2014, në Audiencën e Përgjithshme në Romë, Papa Françesku përkujtoi dhe komentoi kështu udhëtimin e tij në Shqipëri: “Falënderoj edhe një herë Zotin, sepse, në këtë Udhëtim, më dha mundësinë të takohem me një popull të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes. Vëllezërve e motrave të Shqipërisë u përsëris ftesën për të pasur guximin e së mirës, për të ndërtuar të tashmen e të ardhmen në vendin e tyre e në Evropë”.
2-MARTIRIZIMI SHEKULLOR
Kjo gjë na ka kushtuar shumë gjatë shekujve, nën sundimin e parandorisë romake, gjatë dyndjeve të popujve sllavë, në sundimin pesëshekullor turko-otoman, sidomos nën sundimin e egër komunisto-ateist me martirët e lavdishëm. Papa Françesku ndër të tjera në homelinë e Meshës në Tiranë tha“Duke sjellë përsëri në mendje dhjetëvjeçarët e vuajtjeve mizore e të pesekutimeve të egra kundër katolikëve, ortodokëve, myslimanëve, mund të themi Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre… Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër e motra, për t’ju mbajtur në këmbë; Ai ju priu e ju ngushëlloi e, së fundi, ju ngriti lart mbi krahët e shqiponjës, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit… Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për të mbëshetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë afër nesh, posaçërisht në çaste të vështira… Kishë, që jeton në këto troje të Shqipërisë, falëinderit për shembulliun e besnikërisë ndaj Ungjillit. Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijim e jetës…”.
Përshtypja më e thellë e Papës Françesku ishte mbrëmësorja në katedralen “Shën Pali” në Tiranë, pas dëgjimit të vëmendshëm ta dy dëshmive rrënqethëse të Don Ernest Troshanit dhe motrës Maria Kaleta. Papa qau. Së bashku me të qajtem edhe ne. Ishin lot gëzimi, rrënqerhjeje, tronditjeje, aq sa Papa e la tekstin e përgatitur dhe foli në mënyrë spontane. “Nuk e kam ditur se keni vuajtur kaq shumë… Sot kam prekur me dorë martitrët…Feja e vëretë është burim paqeje e jo dhune! Askush nuk mund ta përdorë emrin e Hyjit për të ushtruar dhunë. Të vrasësh në emër të Hyjit është sakrilegj i madh. Të diskriminosh në emër të Hyjit është çnjerëzore…Vijoni të jeni për vendin tuaj, e jo vetëm, shenjë që tregon se janë të mundura marrëdhëniet e përzemërta të bashkpunimit të frytshëm ndërmjet njerëzve me përkatësi të ndryshme fetare… Jam befasuar shumë… nuk e dija që populli juaj ka vuajtuir kas shumë…”.
Në Audiencën e Përgjithshme të mërkurën pas vizitës në Shqipëri, Papa Françesku, prapë iu kthye përjetimeve dhe vlerësimeve të këtij takimi, ku ndër të tjera tha kështu: “Prandaj, martirët nuk janë të mundur, por fitimtarë: në dëshminë e tyre heroike shndrit sërish gjithpushteti i Zotit, që gjithnjë e ngushëllon populline vet, duke hapur udhë të reja e horizonte shprese. Këtë mesazh shprese, bazuar në fenë e Krishtit e në kujtimin e së kaluarës, ia besova krejt popullsisë shqiptare, të cilën e pashë entuziaste dhe të gëzuar në vendet e takimeve e në kremtime, ashtu si edhe në rrugët e Tiranës…”.
Papa Françesku duke folur në mënyrë spontane për simbolin tonë kombëtar, Shqiponjën, ndër të tjera përkujtoi dhe tha seajo e ka çerdhen e vet, por fluturon në lartësi, figurë tejet e bukur dhe domethënëse për popullin tonë, dhe di rishtas të kthehet në çerdhen e saj.
“Shqiponja jonë” e Lumja Nëna Tereze, është pa dyshim fryt i martirizimit dhe bashkëjetesës, vëllazërisë gjithshqiptare, që ajo e ka realizuar në mbarë botën me fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë.
3.POPULL I RI DHE SHPRESËDHËNËS
Jemi populli më i ri në Evropë, me shumë gjallëri dhe vullnet për jetë dhe për punë. Këtë e ka hetuar edhe Papa Françesku, i cili risnisë sonë ia dha një frymëzim për jetë, ardhmëri, duke u ruajtur prej “tundimeve” të sotme, siç janë materializmi, konsumizmi, hedonizmi, relativizmi dhe ateizmi praktik. Ai në mbarim të meshës në Tiranë, ndër të tjera ia la këtë porosi rinisë shqiptare. “Me forcën e Ungjillit e me shembullin e martirëve, të dini t’i thoni “jo” idhujtarisë së parasë; “jo” lirisë së rreme individualiste; “jo” varësive e dhunës; e t’i thoni “po” kulturës së takimit e të solidaritetit; “po” bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta; “po” jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla. Kështu, do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë e një botë më të mirë…”.
4-VËLLAZËRIA DHE BASHKËJETESA NDËRFETARE SHQIPTARE
Në takimin e Papës Françesku me udhëheqësit e feve tjera ai ndër të tjera tha: “Është e rëndësishme që jeni këtu së bashku: është shenjë e dialogut që jetoni ditë për ditë, duke u përpjekur të lidhni me njëri-tjetrin marrëdhënie bashkëpunimi vëllazëror, për të mirën e mbarë shoqërisë… Nuk mund të dialogohet, nëse nuk nisemi nga identiteti vetjak, nuk shërben. Secili nga ne ka identitetin e vet, është besnik ndaj tij… E kështu, si vëllezër, ecim së bashku. E secili nga ne ia ofron tjetrit dëshminë e identiteti të vet e dialogon me tjetrin, së bashku, pa tradhtuar identitetin e fesë, pa e maskuar, pa hipokrizi… Të dashur miq, ju bëj thirrje të mbani dhe të thelloni traditën e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive fetare në Shqipëri dhe të ndjeheni të bashkuar në shërbim ndaj atdheut tuaj të shtrenjtë… Të gjithë bashkë, për të mirën e Atdheut e të njerëzimit! Vijoni të jeni për vendin tuaj, e jo vetëm, shenjë që tregon se janë të mundura marrëdhëniet e përzemërta dhe të bashkpunimit të frytshëm ndër njerëz me përkatësi të ndryshme fetare…”.
Ja përjetimi dhe dëshmia bindëse e Papës Françeskut dhënë të mërkurën pas vizitës së tij në Shqipëri, në Audiencën e Përgjithshme, duke thënë: “Për këtë, në qendër të këtij Udhëtimi, qe një takim ndërfetar, në të cilin pata mundësi të shoh me mkënaqësi të thellë se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve e bashkësive, që u përkasin feve të ndryshme, jo vetëm mund të dëshirohet, por është konkretisht e mundur dhe e zbatueshme në praktikë. Ata e praktikojnë! Është fjala për një dialog të vërtetë e të frytshëm, larg relativizmit, duke pasur parasysh identitetin e secilit. Në fakt, ajo që i bashkon shprehjet e ndryshme të fesë, është udha e jetës, vullneti për t’i bërë mirë të afërmit, pa e mohuar e pa e nënvlerësuar identitetin e secilit…”.
Nëpërmjet Papës Françesku ishim edhe një herë në “skenën botërore” për ta treguar dhe dëshmuar para Papës, para mbarë botës, kush kemi qenë dhe jemi si shqiptarë dhe si fetarë, çka duam, presim dhe kërkojmë prej njëri-tjetrit, prej botës, cili është orjentimi dhe përcaktimi ynë kulturor, shpirtëror dhe shoqëror, për të tashmen dhe për ardhmerinë tonë sa më të mirë.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe trashëgimi, don Lush Gjergji, Papa Françesku në Shqipëri – porosi, për ne

Nishani: Kontributi më i mirë që mund t`i jepni botës shqiptare është integrimi në shoqërinë ku jetoni

September 28, 2014 by dgreca

Presidenti Nishani takohet me Rrjetin e Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë/
Gjatë qëndrimit të tij në New York, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u prit nё njё atmosferё shumё tё ngrohtё nga anёtarё tё shumtё dhe drejtues tё Rrjetit tё Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë (Albanian Professionals and Entrepreneurs Network) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me tё cilёt zhvilloi njё bashkёbisedim tё hapur pёr zhvillimet nё Shqipёri, perspektivёn e integrimit, marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara, bashkёpunimin me diasporёn, etj.
Presidenti Nishani ishte gjithashtu i ftuar edhe nga Organizata “Rrёnjёt Shqiptare”, njё organizatё qё punon pёr promovimin e trashёgimisё kultuore shqiptare, pёr tё kremtuar pesёvjetorin e themelimit tё saj.
Mё poshtё ёshtё fjala pёrshёndetёse e Presidentit të Republikës në takimin me Rrjetin e Profesionistёve dhe Sipёrmarrёsve Shqiptarё:
“Të nderuar miq,
Bashkatdhetarë,
Motra e vëllezër,
Zonja e zotërinj,
Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sërish me ju në çfarë është bërë tashmë një takim i rregullt, për të ndarë mendime dhe ide për çështje, të cilat janë me interes për të gjithë ne, dhe të cilat kanë të bëjnë me rrugëtimin tonë përgjatë rrugës së zhvillimit dhe progresit. Më lejoni të përfitoj nga ky rast t’ju falenderoj për ftesën tuaj, për praninë tuaj, dhe për mundësinë që ju më keni dhënë për një bisedë të hapur dhe të sinqertë.
Në kohërat e sotme të komunikimit të menjëhershëm, të mundësive të gjithanshme të informimit të shpejtë, kur pothuajse çdo gjë është publike dhe zhvillimet ndiqen shpeshherë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe interpretohen në forma e mënyra të ndryshme nga gjithsecili, është e vështirë të vish nga Tirana për të sjellë ndonjë gjë të re, të paditur. Duhen vetëm pak sekonda për të mësuar nga çdo cep i botës, çfarë ndodh përditë në Shqipëri dhe në Kosovë. Do të doja, megjithatë, që këto pak minuta t’i shfrytëzoja për të theksuar disa momente që mendoj se paraqesin interes edhe për ju:
Së pari, ne nuk do të lodhemi duke përmendur dhe përsëritur atë që është arritur në histori si kontributi më i madh, që janë përpjekjet e admirueshme dhe mbështetja e ofruar nga komuniteti shqiptar në Amerikë, bijtë dhe bijat e Shqipërisë, zemra e të cilëve, pavarësisht distancës, kurrë nuk pushuan së rrahuri me ritmin e vëllezërve dhe motrave në atdhe. Respekti ynë dhe vlerësimi për ta është vendosur përfundimisht në altarin e vlerave më të larta të kombit.
Megjithatë, për fat të mirë, kohët kanë ndryshuar. Dhe kanë ndryshuar shumë dhe për mirë në lidhje me atë që edhe ëndërrimtarët më të guximshëm vështirë se e kishin imagjinuar. Shqipëria dhe Kosova janë duke jetuar në realitete që nuk kanë të krahasuar me asgjë të ngjashme në historinë tonë. Ne jetojmë në paqe, në bashkëpunim dhe mirëkuptim, në marrëdhënie dinamike, por edhe në një konkurrencë të shëndoshë me të tjerët. Krahasimet me të kaluarën shërbejnë pa dyshim si leksione të mrekullueshme të historisë, edhe pse obligimet tona maten sipas angazhimeve, të cilat rinovohen çdo vit, dhe shpesh në terma edhe më afat-shkurtra.
Reformat dhe progresi i Shqipërisë janë, para së gjithash, një arritje e qytetarëve shqiptarë, janë prova e përpjekjeve të tyre me ndikim të gjerë, dhe janë një përkthim i natyrshëm i dëshirave, ëndrrave dhe qëllimeve kolektive. Ato janë investim i brezit të sotëm për të kompensuar të kaluarën sa më shpejt të jetë e mundur, për të fituar kohë, për të investuar në të tashmen dhe për të siguruar më mirë të ardhmen. Megjithatë, reformat dhe zhvillimi jonë janë padyshim rezultat i bashkëpunimit të vendosur me partnerët, miqtë dhe me mbështetësit tanë dashamirës jashtë vendit, mes të cilëve SHBA zënë një vend kryesor.
Është gjithashtu një e vërtetë e padiskutueshme se rreth 1.2 milion shqiptarë – më shumë se një e treta e popullsisë në vend sot – të cilët e kanë bërë zgjedhjen, gjatë dy dekadave të fundit, të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, japin një kontribut të çmuar dhe të mirëpritur në mënyra dhe forma të ndryshme, madje edhe kur ai nuk është drejtpërdrejt i dukshëm. U deshën disa vite për të kuptuar një gjë të thjeshtë: mungesa e shqiptarëve në tribunat e nderit, në altarët e vlerësimit apo tribunat e shkëlqimit nuk kishte të bënte me ndonjë lloj pamundësie të qenies tonë. Kjo kishte të bënte me sistemin që nuk i jepte atyre një mundësi për të qenë të realizuar. Artistë, aktorë, këngëtarë, atletë, gazetarë, studentë të shkëlqyer në universitete të famshme, sipërmarrës të rinj dhe të suksesshëm në fusha të ndryshme, me pak fjalë, ju që jeni sot këtu jeni një dëshmi e vlerave të fshehura, aftësive të pashfrytëzuara dhe rezultateve të munguara. Me suksesin tuaj, ju i keni dhënë vetes dhe familjes tuaj, por edhe Shqipërisë një krenari të ligjshme dhe ju meritoni mirënjohjen tonë. Jeta dhe interesat tuaja këtu, në këtë shoqëri, por unë ju inkurajoj që të vazhdoni të jeni të interesuar dhe të lidhur me Shqipërinë, me zhvillimet atje, sepse përvoja të tjera, këshilla dhe kontributet kurrë nuk do të jenë të tepërta apo të panevojshme.
Shqipëria është anëtare e NATO-s – dhe pas zhvillimeve dramatike në Ukrainë, të gjithë e kuptuan menjëherë rëndësinë strategjike të kësaj arritje të madhe të Shqipërisë. Ndërkohë, Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat në BE disa muaj më parë dhe ajo është më afër se kurrë me BE-në. Pikërisht për arsyen se jemi në rrugën e një zhvillimi dinamik, me qëllime ambicioze, dhe duke u përballur, si çdo vend, me atë që e ardhmja parashikon për ne, ne kemi nevojë edhe për më shumë miq, më shumë lidhje, më shumë njohje, dhe më shumë mundësi. Prandaj, një organizim më i mirë, bashkëpunim edhe më i afërt për të maksimizuar ndikimin në shoqërinë në të cilën ne jemi të integruar, është ndoshta mbështetja më e madhe dhe cilësore që mund të jepet për Shqipërinë, për Kosovën, për botën shqiptare, si pjesë e pandarë e botës perëndimore.
Në një vend si SHBA, ku organizimi i komunitetit është jo vetëm një e drejtë, por një mënyrë e funksionimit të shoqërisë, aftësia për të bashkuar kontributet personale është një garanci për sukses. Kështu, unë do të doja t’ju inkurajoj që të ofroni praninë e aktivitetit tuaj në këtë vend në të gjitha dimensionet e mundshme të suksesit dhe prosperitetit për ju dhe familjet tuaja, por edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë.
Edhe pse gjeopolitika e sotme nuk mund të përcaktohet lehtë, nuk ka dyshim se roli, zëri, ndikimi dhe impakti i Shteteve të Bashkuara në botë do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në aspektin e politikës të zhvillimit ndërkombëtar. Ky vend ka mbërritur këtu, ku është tani, falë lirisë, iniciativës individuale, kurajos për tu përballur me rreziqe dhe, për shkak se është bazuar tek barazia shoqërore para ligjit. Mundësia, të cilën çdo qytetar gëzon në lidhje me arritjen e niveleve më të larta, deri në pozitën e qytetarit të parë të vendit, është në themel të zhvillimit të këtij vendi dhe garanci për të ardhmen. Mark Gjonaj është bërë tashmë shembulli që tregon se nuk ekzistojnë më pengesa apo kufij të pakapërcyeshëm për brezin e ri të shqiptaro-amerikanëve. Unë jam i sigurt se suksesi i tij është sukses i komunitetit shqiptar këtu dhe se ndihma dhe mbështetja juaj ishin vendimtare për fitoren e programit dhe ideve të tij.
Më lejoni të theksoj se kontributi më i mirë, më i vyer që mund t`i jepni Shqipërisë dhe gjithë botës shqiptare është të organizoheni, të gjeni mënyrën për të qenë sa më të integruar në shoqërinë ku jetoni dhe si të tillë e me një zë të fortë të mund të ndikoni aty ku keni mundësi për të bërë që të tjerët të na njohin, me ato që kemi më të mira dhe të mundësoni që interesat që na lidhin e bashkojnë të mbrohen e nxiten më së miri.
Duke ju uruar sukses e begati në të gjitha planet, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem ndonjë interesimi të veçantë.
Ju falemnderit!”(Foto:Kortezi: Beqir Sina)

Filed Under: Komunitet Tagged With: APN, Nishani, organizohuni

Liri Berisha merr Çmimin e Arritjes Globale për Autizmin

September 27, 2014 by dgreca

7th Annual World Focus on Autism Takes Place in NYC/
Nga BEQIR SINA – New York City/
NEW YORK CITY : Organizata më e madhe botërore “Autism Speaks” ka nderuar me Çmimin për Arritjet Globale për Autizmin, Presidenten e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, zonjën Liri Berisha për Arritjet Globale në Luftën Kundër Autizmit. Ky është viti i dytë që “Autism Speaks” jep një çmim të tillë, ndërsa është hera e parë që i akordohet zonjës Berisha. Çmimi ju dorëzua gjatë punimeve të takimit të 7-vjetor të Fokusit Botëror për Autizmin, që po mbahet paralelisht me punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.
E pranishme ishte Princesha e Monakos, zonja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon si dhe zonja të tjera të para nga vende të ndryshme dhe personalitete të ndryshme në luftën kundër autizmit. Suzzane Wright, drejtuese e “Autism Speaks” vlerësoi punën e Presidentes së Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, duke u shprehur se, ajo ka ndryshuar të ardhmen për njerëzit me autizëm në Shqipëri dhe tani ajo po punon në të gjithë rajonin.
“Dr. Liri Berisha është një kombinim unik e një largpamëseje dhe luftëtareje. E dija, që nga momenti i parë që ne u takuam në Forumin e Shafallah-së në Katar, në 2008, se ajo do të ndryshonte botën. Ajo ka ndryshuar të ardhmen për njerëzit me autizëm në Shqipëri dhe tani ajo po punon në të gjithë rajonin”, u shpreh Suzzane Wright.
Çmimi i dhënë vjen për spikatjen e zonjës Berisha në Komunitetin Ndërkombëtar të Autizmit, si një drejtuese e shquar në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe profesional për autizmin në Shqipëri, për ngritjen në Tiranë të qendrës klinike bashkëkohore si dhe për mbështetjen e saj në krijimin e Rrjetit të Autizmit për Evropën Juglindore të ministrave të Shëndetësisë nga vendet e Rajonit.
Zonja Berisha i falenderoi për këtë çmim dhe u shpreh se, ky çmim është një lajm i mirë për çdo shqiptar. Për zonjën Berisha ky është një vlerësim i përpjekjeve të të gjithë personelit të Qendrës Rajonale të Autizmit, në mënyrë të veçantë për prindërit e përkushtuar ndaj fëmijëve të tyre. “Të dashur Suzzane dhe Bob, ky çmim është një dedikim për ju, për ndriçimin e shpresës për të gjithë ata që sfidojnë autizmin në mbarë botën. Si nënë, pediatre dhe Presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, nuk mund të mendoj për një vlerësim më të mirë për punën e vështirë dhe arritjet që ne kemi bërë gjatë viteve të fundit, duke përmirësuar jetën e të gjithë atyre të prekur nga autizmi në Shqipëri”, u shpreh Liri Berisha.
Organizata Ndërkombëtare “Autism Speaks” në takimin e shtatë vjetor e vuri theksin në rritjen e shpejtë të numrit të fëmijëve autik në botë dhe nevojave në rritje të këtij komuniteti. Të dhënat tregojnë se, autizmi po prek rreth 1% të popullsisë globale.

Filed Under: Kronike Tagged With: Çmimin e Arritjes Globale, Liri Berisha, për Autizmin

NGA TAKIMI I SHKRIMTAREVE SHQIPATRO-AMERIKANE NE NEW YORK

September 27, 2014 by dgreca

Shkrimtarët Shqiptaro -Amerikanë, dëshmues dhe trashëgimtarë të traditës,gjuhës shqipe dhe indetitetit kombëtar shqiptar në Diasporë/
(Reportazh nga Aktiviteti-Audiencë me shkrimtarët-organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë)\
Ditën e diel, me 21 shtator në Monroe College, Bronx, N.Y , SHSHSHA-ë zhvilloi takimin e quajtur: Audiencë me shkrimtarët: Dr. Yllka FILIPI, Pierre Pandeli Simsia dhe Marjana Zeneli Bulku .
Në këtë takim morën pjesë personalitete të letërsisë së Diasporës, shkrimtarë dhe artistë, që aderojnë në Shoqatë dhe dashamirës të artit, poezisë, pikturës dhe muzikës, pedagogë të institiucionit Monroe College, King Hall, si edhe të ftuar të tjerë.Takimi ishte i pari për nga lloji i vetë, jashtë monotonisë siç ndodh shpesh në aktivitete të tilla.Ishte një bashkëbisedim i drejt për drejtë i shkrimtarëve me lexuesit, i cili u mirëprit dhe la mbresa të shkëlqyera tek pjesëmarrësit.Kishin ardhur në atë takim bashkëkombas nga Nju Jorku dhe shtetet përreth, New Jersey, Philadelfia, Connecticut, Massachusets, Boston, etj.Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Prof. Haxhi Berisha dhe pedagogë të huaj që japin mësim në atë korpus universitar.
Takim kishte në qendër të vëmendjes prezantimin e shkrimtarëve të lartpërmendur përpara një publiku më të gjerë të Diasporës si edhe fillimin e një nisme të re e cila do të bëhet traditë në të ardhmen dhe do të zhvillohet çdo tre muaj, si edhe diskutimin mbi çështje të rëndësishme që shqetësojnë sot letërsinë shqiptare bashkëkohore. Është për t’u vlerësuar kjo nismë dhe eksperienca e parë e tyre, e këtij lloji e cila sipas Krytares së Shoqatës, znj.Raimonda Moisiu, e cila vec të tjerash u shpreh:–“ do të bëhet traditë duke u mbledhur njëherë në tre muaj, duke i dhënë prioritet vlerave promovuese krijuese letrare-artisike, aspekteve sociale-psikollogjike tëshoqërisë dhe këto të hedhura në artin e bukur të shkrimtarisë nga anëtarët e Shoqatës dhe të Letrave Shqipe në Diasporë.
Sepse SHSHSHA-ë, anëtarësia e saj mbartin me vete nderimin, respektin e kockës së erudicionit intelektual e krijues të tyre, dëshmi të njerëzores e shpirtërores, emocionuese dhe edukative. Vetë natyra, koha dhe liria u dha mundësinë të ngrenë strukturën e memorialit të krenarisë, gjuhës, të idealeve e virtyteve të kombit, pjesë e kulturës amerikane. Në pamje të parë bie në sy gjallëria e integritetit individual e kontributit dimensional krijues, kontribut që të bën të përfytyrosh si kanë qenë ëndrrat e paraardhësve, plot sfida e dhimbje, sakrifica e arritje, përkushtimin pakompromis e shkrimtarëve shqiptarë, -tha znj.Moisiu.
Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i SHSHSHA-ë poeti e publicisti preshevar, z Adnan Mehmeti, i cili si përgëzoi shkrimtarët botues të këtij viti, mes të tjerash theksoi: “E kemi pas shumë të vështirë për të përzgjedhur, për këtë Audiencë të parë me anëtarët e Shoqatës. Por, njerëzit e letrave, jo vetëm e mirëpritën lajmin, por edhe u mirëkuptuam që para jush kësaj here, do të kemi tre emra, që secili prej tyre kanë hyrë seriozisht në letrat shqipe. Fjala është për shkrimtaren, studiesen dhe esseisten, dr. Yllka Filipi, shkrimtarin e publicistin Pierre Pandeli Simsia dhe poeten, prozatoren dhe gazetaren e spikatur dhe të njohur, për analizat dhe opinionet e saj profesionale, në Diasporë, Marjana Zeneli Bulku. Ne do të jemi dëshmitarë për të provuar se vërtet, jemi me fat, dhe do të ndajmë eksperienca krijuese mes kolegësh e dashamirësish nga ku do të mësojmë shumë gjëra interesante, që këta kolegë i kanë mbajtur sekret dhe nuk i kanë shpalosur- më parë. Le të jetë ky një fillim i mbarë, gjysmë e punës, për të vazhduar më tej, me aktivitetet e Shoqatës së Shkrimtarëve. Këta shkrimtarë bartin me vete diellin dhe shkronjat shqipe, shpresën dhe mundësinë, talentin e përkushtimin për të shkruar dhe botuar libra në gjuhën shqipe këtu në Shtetet e Bashkuara. Përballë jush sot, për të drejtuar audiencën do të jetë Kryetarja e Shoqatës, znj.Raimonda Moisiu. Dhe, më lejoni që para se të marrë fjalën, moderatorja e këtij eventi, , dua të ndaj me ju dhe gjithë shqiptarët në Diasporë e kudo që janë, lajmin e mirë që pushtoi rrjetet sociale e të informimit mediatik dhe agjensitë prestigjioze të lajmeve në krejt botën, vizita e Papa Francesku, në atdheun tonë, dhe mesazhi për një Shqipëri të bekuar me tolerancë fetare.
Audienca u zhvillua në dy séanca. Në fazën e parë secili nga shkrimtarët promovues, prezantoi një përmbledhje të krijimtarisë së tij, duke i ilustruar me fragmente të zgjedhura, prozë apo poezi nga veprat e tij/saj.
E para e mori fjalën shkrimtarja dhe studiuesja Dr.Yllka FILIPI e cila pasi evidentoi disa fragmente të qëmtuara me kujdes nga veprat e saj, “Eternitas” (poezi), “Me ipsum ames”, (roman postmodern), “Dante-Kadare” (studim), “Post Hekuba”(Poezi), “Eshtra tempujsh” (Poezi), “Dante-Migjeni-Kadare” (studim krahasues), u shpreh:”Le të bëhet dritë fjala e të gjithë krijuesve shqiptarë të Diasporës, për ta ngritur lart e më lart imazhin kombëtar dhe unitetin shpirtëror të tokës mëmë!”
Janë disa çështje-vijoi Dr.FILIPI, të pashterura asnjëherë plotësisht lidhur me procesin krijues si një sekret i ethshëm i njerëzimit: -A duhet parë shkrimtari si galeri, individ, qenie e përvuajtur, sfinks, magnitudë apo si vetëcensurë që nuk e shijon, por vetëm e kupton jetën? – Ku ta kërkojmë lexuesin e vemëndshëm e selektiv? – A kemi në duar libra të padyshimtë që na qasin drejt globalizmit? Cila i shërben më tepër veprës, protonizmi apo kritika e ftohtë?Pas duartrokitjeve të publikut Dr. FILIPI përcolli mesazhin; “Të dashur vëllezër e motra të gjakut, penës, gjuhës dhe idealeve kombëtare! Fjala juaj u bëftë dritë në çdo vatër shqiptare! Le të themi së bashku lutjen e poetit: “Ati ynë që je në qiell/ Frymëzimin tonë të përdishëm falna neve sot…! Salla u ndez nga duartrokitjet të cilat pasuan edhe më tej, kur Kryetarja e shoqatës Zj. Raimonda Moisiu përzgjodhi disa fraza të shkëputura nga kritika, lidhur me veprën e autores FILIPI, nga Dr. Sadik BEJKO, nga poetja Mimoza Ahmeti, nga Dr. Agron TUFA..
Më pas e mori fjalën z. Pierre Pandeli Simsia, i cili në fjalën e tij tha:
Krijuesit letrarë kanë ndjenjë, imagjinatë, fantazi, për atë që ata mendojnë për të shkruar.Në veprën e tij, krijuesi letrar shpreh ndjenjat që burojnë nga shpirti i tij për t’ia dhënë lexuesit dhe këto zakonisht krijojnë atë, melankolinë e ndjeshme.Melankolia, mendoj unë, është dhe duhet të jetë pjesë e krijimtarisë letrare sipas ngjarjes, personazheve që krijuesi ka menduar për të shkruar.Duke qenë edhe tip i ndjeshëm për ngjarje të ndryshme, sigurisht që edhe doza e melankolisë të del vetvetiu sipas asaj që shkruaj, zakonisht në monolog apo në dialog.
Unë kam shumë vite larguar nga atdheu dhe këtu ku ne jetojmë bashkë nuk mund të ndjehesh pesimist, por, meqenëse unë gjatë këtyre viteve kam shkruar për jetën shqiptare, i kam trajtuar ato elementë që kanë mbjellë pesimizën në popull. Në gjashtë librat e mi vend të vecantë zenë romani “Nuse në derën e hasmit”që është libri im i fundit, botuar në vitin 2013-ë nga Shtëpia Botuese TOENA, promovimi i të cilit u bë po vjet në sallën Tefta Tashko Koço, në Ministrinë e Kulturës në Tiranë.Siç po e përmendni edhe ju, romani është mirëpritur nga lexuesi dhe nga kritika letrare ashtu si edhe romani tjetër “Një dashuri e vrarë”.Ajo që më tërhoqi për të shkruar atë roman me temë gjakmarrjen dhe që ngjarjet unë i kam vendosur në Nju Jork dhe në Shqipëri, ishte pengu im që unë të shkruaja për atë plagë tepër të dhimbshme që vazhdon edhe sot e kësaj dite të kullojë dhimbje.Gjakmarrja, femonemi i përhapurnë Shqipëri, është një çështje e dhimbshme që kanë shkruar edhe autorë të tjerë. Por çdo krijues letrar ka mënyrën dhe metodën e tij për ta shkruar. Menjëherë pas viteve 90-të shoqëria shqiptare, midis të tjerash po përballet me dy “plagë” të mëdha infektuese që kanë mbjellë dhe vazhdojnë të pikojnë dhimbje të mëdha në familjet shqiptare: prostitucioni dhe gjakmarrja.Këto dy plagë të dhimbshme, ishin si një peng që unë mbaja në veten time për të shkruar. Ishin një gërvishtje në shpirtin, një goditje në ndërgjegjen time që trokisnin shpesh herë në mendjen time që unë duhet të shkruaja për këto dy plagë të dhimbshme. Dhe pas një pune këmbëngulëse, ia arrita dhe jam çliruar nga ai peng.
Për të parën, prostitucionin, shkruajta romanin “Një dashuri e vrarë”. Titulli “Nuse në derën e hasmit”, është përzgjedhja më e mirë që ka marrë libri, madje është një frazë e shkëputur nga libri, kur mamaja Evelinë, pasi mësoi lidhjen e vajzës së saj me hasmin e familjes së tyre, midis të tjerash, kur flet me veten e saj thotë: “Çna bëre moj bijë, po hyn nuse në derën e hasmit…”
Libri: “Dr. Selahedin Velaj, Legjenda Vlonjate në Amerikë”. Dr. Selahedin Velaj, me origjinë nga Kanina e Vlorës, prej gati 70-të vitesh që jeton në Sh.B.A.është një figurë e ndritur në Diasporën tonë. Ky personalitet, intelektual që gëzon respektin, vlerësimin, mirënjohjen nga të gjithë ata bashkatdhetarë që e kanë njohur, nuk ka rreshtur kurrë duke dhënë kontributin e tij personal, madje edhe material për çështjet e ndryshme shqiptare.Nuk dua të zgjatem shumë, sepse pak a shumë janë përmbledhur në libri, por po veçoj disa prej tyre: Me iniciativën e Dr. Selahedin Velaj-t, në bashkëpunim me disa miq e shokë të tij, në vitin 1965 u hap shkolla shqipe në Nju Jork. Për disa muaj mësimi zhvillohej në Kishën Ortodokse “Shën Nikolla” në qendër të Manhattanit.Poezi! Mendoj, se sot, është tepruar shumë me fjalën e artë, poezi.Të shkruash poezi është shumë vështirë; e kam fjalën për poezi të mirëfilltë, jo vargëzime të rimuara siç lexojmë shpesh.Po harrohen fjalët, bejte, vjersha, dhe këto, nga autorët janë zëvendësuar me fjalën poezi.Krijues letrarë sot ka shumë dhe, çdo varg që ata shkruajnë e titullojnë, poezi, pavarësisht se mund të jetë bejte, vargje të lira, rimim vargjesh, apo edhe vjershë e thjeshtë.Poezia është një zhanër sa i bukur, po kaq edhe i vështirë për t’u shkruar. Jo çdokush shkruan poezi ”.
Më tej e mori fjalën znj. Marjana Zeneli Bulku e cila i mëshoi temës:
Letërsia si eksperiencë dhe angazhim.
Krijimtaria letrare , një profesion apo pasion,eksperiencë apo sprovë duket se mbi gjithcka na krijon mundësinë ne që të mblidhemi e komunikojmë së bashku edhe pse udhëtojmë dhe lëmë disa preokupime jo të vogla familjare.
Eshtë jetik komunikimi ndërmjet njerëzve, është tipari yni dallues si humanë por në ditët e sotme kur rëndom shikon sesi lufta dhe kërcënimet, shpifjet dhe përplasjet, vrasjet dhe përbaltjet janë shndërruar më së shumti në të vetmin mjet komunikimi, sapo të lexosh lajmet,sapo të shohësh transmetimet televizive, vlera e komunikimit ndërnjerëzor shumëfishohet dhe merr një përmasë të jashtzakonshme.
Kemi harruar të jetojmë si njerëz vallë?
Ky është monologu im i vazhdueshëm.Një monolog nga ku shpesh herë lindin vargjet e mendimeve të mija, enigmat, zgjidhjet, ëndrrat shpresat edhe zhgënjimet…
Krijimtaria letrare sipas meje është një lloj angazhimi që gjithsejcili merr përsipër ,është si një lloj tablete që mbart remedyn e duhur për dhimbjen ,brengën , dëshirën.
E sinqertë ose retorike , e drejtpërdrejtë ose personifikuese, reale apo hiperbolizuese formula e letërsisë ka funksionuar përherë në cdo kohë edhe nëpër librat e ashtuquajtur të verdhë që komandat e regjimeve të padrejta dirigjonin.
Më besoni kur them se unë shpresoj shumë nga artisti qoftë ky i artit pamor apo i atij të mendimit, sepse une besoj shumë tek momenti që e lind artin, mund të jetë i dhimbshëm ai moment por gjithmonë i thurr himn jetës.
Letërsia si përjetim,si mendim dhe si përgjithësim sipas meje, është mjet reagimi ndaj realitetit, e nëse e ndjek me vëmendje aty brenda fjalëve ka një platformë ku shkrihen eksperiencat njerëzore, ngërcet e saj, por edhe zgjidhjet.Sepse poeti e jeton me shpirt jetën, ai nuk merr dhe duke qene i ndëgjegjshëm për këtë jep, jep, jep dhe a e dini cfarë : receta falas mendimi (kështu do ti quaja unë vargjet)! Ndonjëherë sëmundjet shkaktohen nga shpirtrat e sëmurë që unë mendoj se poezia, muzika , arti në përgjithësi, ka forcën ti kurojë. Letërsia si mesazh ka mundësi të depërtojë gjithkund, atë nuk e pengon dot asnjë lloj muri sepse ka si mjet ; Fjalën. Ndoshta pikërisht duke u nisur nga ky fakt personalisht i kushtoj rëndësi asaj cfarë do të transmetojë mendimi. Nuk ka renditje më të bukur fjalësh sesa ajo që ndërton një mesazh , një zgjidhje , një përgjithësim që njeriu i kohëve moderne nuk ka kohë e as vullnet për ta lexuar, por po, ai ka nevojë të dëgjojë poezi e pse jo të shërojë shpirtin e lodhur apo ”të sëmurë” nga kohët e vështira përmes disa rreshtave.
Më kujtohet shpesh një poet evropian që thoshte se poezia i ngjan një krisme në mes të një shfaqjeje,,,ajo pra nuk vret, as plagos,por ajo duhet të dëgjohet dhe për më tepër kur kjo ”shfaqja jonë tragjikomedi-shqiptare” ka kaq shumë paradokse dhe anomali , i duhet lënë shteg poezisë, asaj të sinqertës që lind pas cdo dhimbjeje, gjatë një nate të pagjumë, pas cdo skandali që politika shfaq dhe fsheh, lind pas cdo akti të thjeshtë njerëzor që ekranit miop ndoshta nuk i jep përfitime, por jetës dhe njerëzve u jep leksione të mëdha.
Letërsia si angazhim , është tregues dhe matës demokracie, është pjesmarrje në proceset e mbarsura me problematikë njerëzore që poeti i sheh neutralisht, jo i yshtur, jo i detyruar,por i lirë, real,,,gjëra për të cilat duhet thënë pse jo edhe faleminderit sepse ku është fjala, është problematika, zgjidhja , aty është heroi dhe viktima, fantazia dhe realiteti , historia dhe e tashmja ,aty është NJERIU.
Dhe së fundmi më lejoni të guxoj të them se si poezia është sinqeritet,,,nuk ka akt më të sinqertë se ai poetik, sigurisht kur është i maturuar dhe i pjekur , pasi mendoj se nje akt të tillë nuk e nxit askush pëvecse një zë i brendshëm , kemi provuar të gjithë të shkruajmë.A nuk është ajo një veprimtari që as urdhërohet e as komandohet ,as retushohet e as mohohet sepse ajo ekziston tek krijuesi i vet ai që vazhdimisht e kemi quajtur UNI poetik.
Unë besoj tek letërsia ,tek fjala e ndërtuar me sinqeritet dhe maturi, besoj tek piktura , besoj tek tingulli muzikor , sepse besoj tek njeriu artist, në mos i tëri i vërtetë ka një pjesë sado të vogël vërtetësie…Ja, mjafton kjo kredo e imja për të pëgjithësuar edhe njëherë gjithcka dua të them dhe kam thene: Nga lartësia e poezisë si art mendimi botën e shoh më mirë!
”Prej nga këtu
Sodis gjithë botën.
Më dhemb ajo që aq shumë dhemb…
Padrejtësi e neveritëshme
m’i mbyll sytë e përlotur,
spektator i vetvetes jam”,-do ta përfundonte fjalën e saj znj.Bulku.
Pas një pushimi të shkurtë prej disa minutash filloi seanca e dytë e takimit lidhur me pyetje-përgjigje midis publikut dhe shkrimtarëve, lexuesit dhe dashamirësve.Seanca e dytë ishte më aktive në formën e një tryeze të rrumbullakët bashkëbiseduese, jo thjesht me pyetje përgjigje për letërsinë, por edhe shkëmbim idesh ,–mbi të fshehtat, sfidat e labirinthet e procesit krijues, pasi në audiencë bëhej fjalë për autorë me përvojë e pjekuri krijuese letraro-artistike, në prozë, poezi, përkthim e publicistikë. Iu la hapësirë spontanitetit dhe larmishmërisë së përvojave letrare, nga vetë autorët dhe pjesëmarrësit dashamirës në audiencë me qëllim për të bindur një audiencë skeptike me pikëpamjet e merituara të këtyre shkrimtarëve, dhe përcollën mesazhet aktuale mbi kontekstin e letërsisë shqipe moderne sot në Diasporë , Shqipëri, Kosovë e botë, – që do të thotë qasje afër globalizmit. C’po ndodh sot me shkrimtarët?A kemi prozatorë, poetë, përkthyes të zotë e me pjekuri profesionale?Si prezantohet Letërsia Shqipe sot në Diasporë e botë?
Ky lloj aktiviteti do të bëhët traditë , qe Shoqata e Shkrimtarëve do të organizojë Audiencë me Shkrimtarë –duke i dhënë prioritet vlerave promovuese të anëtarëve të Shoqatës dhe të Letrave Shqipe në Diasporë.
Çfarë informacion të ri mund të ofrojmë me anë të temave të rëndësishme për komunitetin e krijuesve, dhe se cfarë mund të përfitojmë në motivimin e tyre duke i sjellë në vëmendje të kolegëve , anëtarëve të Shoqatës, por edhe dashamirësve të artit e letërsisë dhe atyre që aspirojnë të bëhen shkrimtarë. Pra, si sistem kompleks i dalë nga organizmat dhe Shoqatat apo si lënie në dorën e fatit dhe sa publiku di për këtë temë? Pra, u sollën përvoja e këndvështrime të ndryshme për të gjetur gjuhën e përbashkët, duke i dhënë ngjyrë kombëtare e historike aktivitetit.Pati diskutime te mprehta mbi fatin e gjuhës shqipe nga Diasporë, të ardhmen e brezit të ri, koncertet në gjuhën shqipe, abetaren etj. Nga pjesëmarrësit e tjerë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës shqiptare që veprojnë në Sh.B.A., si Themeluesja e Festivalit të fëmijëve shqiptaro-amerikanë në Diasporë, Pedagogja e Muzikës, znj. Pranvera Sula-Coba, intelektualja e POWER with Purpose Independent Associate, znj. Elida Kolo, shkrimtarja dhe publicistja znj. Nimfa Hakani, etj, duke dhënë edhe mendimet e tyre të ndryshme për një bashkëpunim me shoqatën në vitet e ardhshëme.Znj. Pranvera Sula Coba, pasi ndau me audiencën eksperiencat e saj mbresëlënëse dhe sfidat e saj, punën e përkushtimin e saj, se si arriti që në dy vjet të korrte suksesin dhe të realizonte Dy Festivale të Fëmijëve të Diasporës, duke i dhënë emër kulturës shqiptare jo vetëm në SHBA, por edhe në trojet shqiptare e ballkanike, mes të tjerave ajo tha: Ju falenderoj nga zemra për mundësinë dhe ngrohtësinë shpirtërore e krijuese që po cfaqni në këtë Audiencë me Shkrimtarët , duke na vlerësuar. Jam këtu jo vetëm si dashamirëse e letërsisë, por dëshiroj të përcjell sinjalin e bukur shpirtërisht e artistikisht për ato yje të vogla –fëmijët , ardhmëria e Diasporës shqiptare në SHBA -që shëndrisin Diasporën dhe identitetin tonë kombëtar, trashëgojnë gjuhën shqipe, vlerat dhe traditat kombëtare e historike, – me emrin e tyre, me gjakun shqiptar që rrjedh ndër dejet e tyre dhe me talentin e tyre.Ju falenderoj të gjithëve si Shoqatë që më ftuat dhe më dhatë fjalën të hap edhe unë siparin e një diskutimi paksa i vecantë nga tema e ditës, por që i bashkon letërsia dhe muzika, duke kërkuar mbështetjen tuaj dimensionale, qoftë edhe me tekste këngësh për Festivalin e ardhshëm të Fëmijëve në Shkodër , në tokën mëmë, që ne si Diasporë na është dhënë mundësia të përfaqësohemi me dy këngë. Dua t’ ju siguroj që kudo që të jemi bashkëpunimi dhe krenaria, janë ndjenja të domosdoshme dhe të arritëshme, si të ecim përpara për një revolucion në evenimentet letraro-artistike, të cilat do të nxjerrin në pah meritat dhe vlerat e artit tonë të shkruarit dhe të muzikës .Ndjehem tejet e lumtur që po kaloj një mbasdite të mrekullueshme mes zërit krijues, qytetar e intelektual të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë. Ju faleminderit!Folën e diskutuan poeti Mëhill Velaj, Gjeto Turmalaj, talentja e re Veneta Callpani, Rrustem Ulaj, Vilma Tafaj Mehmeti, etj. U anëtarësuan krijuesë të rinj në SHSHSHA-ë, enciklopedisti i folklorit dhe gurrës popullore rapsodi Rrustem Ulaj dhe romancierja e re Veneta Callpani.
“Organizatorët dhe moderatorët e këtij takimi z. Adnan Mehmeti dhe znj.Raimonda Moisiu, e prezantuan atë takim letrar me profesionalizëm duke treguar edhe njëherë vlerat e tyre të larta; me oratorinë e tyre, duke i bërë edhe një prezantim shoqatës nëpër vite që nga krijimi i saj në artin i bukur të shkrimtarisë, që depërton si mesazh mirësie e dashurie në të përditshmen njerwzore, -u shpreh shkrimtari e publicisti i njohur Pierre pandeli Simsia, mbas takimit, para kamerës televizive të Kulturës Shqiptare ( Albanian TV Culturale). Takimi zgjati tri orë dhe kaloi në një atmosferë jashtëzakonisht poetike, të ngrohtë dhe me patos të lartë atdhetar.Ishte tejet mbresëlënës dhe u mblodhëm si një familje e madhe, e bukur shqiptare; na mblodhi letërsia.
Takimi u përcoll nga media shqiptare dhe amerikane; Televizioni: Kultura Shqiptare me producent, z. Adem Belliu dhe TV lokal Amerikan.
Në fund për pjesëmarrësit u shtrua një kokteil.(Korresp i Diellit)

Monroe College King Hall Bronx New York
Shtator 2014

Filed Under: Reportazh Tagged With: shkrimtaret, shqiptaro-amerikane, takim ne New York

ORGANIZATA ÇAMERIA DHE 11 SHOQATA NË SHBA I DORËZUAN PRESIDENTIT NISHANI PETICIONIN PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES ÇAME

September 27, 2014 by dgreca

Të Premten në mbrëmje, 26 shtator 2014, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, me kërkesën e Vatrës, priti në New York, një përfaqësi nga Organizata Shqiptaro Amerikane Çamëria në Amerikë dhe Kryetarin e Vatrës, dr. Gjon Buçaj, që shoqërohej nga editori i Diellit, Dalip Greca. Përfaqësia e Shoqatës Çamëria kryesohej nga Kryetari Fuat Mamo dhe sekretari Endri Merxhushi dhe Armand Braho.
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i uroi mirëseardhjen në SHBA dhe e garantoi se Vatra dhe Komuniteti Shqiptar, vlerësojnë veprimtarinë e tij në krye të Shtetit Shqiptar. Po ashtu Kryetari Buçaj, falenderoi për imazhin e bukur që dhanë shqiptarët me rastin e pritjes së shkëlqyer që iu rezervua Papa Franceskut me 21 Shtator në Tiranë, duke i treguar Botës se Shqiptarët janë vend i civilizuar, kanë kulturë perëndimore dhe përcollën pasurinë më të çmuar shpirtërore, bashkëjetesën fetare.
Dr. Buçaj e falenderoi presidentin për vlerësimet që i ka bërë diapsorës së Amerikës, veçanërisht Federatës Vatra.
Presidenti Nishani, tha se e vlerësonte shumë mikpritjen dhe bujarinë e komunitetit shqiptar dhe rolin e madh që ka luajtur dhe luan Vatra në historinë tonë Kombëtarae. Përherë e kam vlerësuar, tha Presidenti, dhe do ta vlerësoj edhe në të ardhmen atë ç’ka ka bërë Vatra për Kombin, në çastet më të vështira të tij. Na takon të gjithëve, tha presidenti, që ta bëjmë të njohur atë ç’ka ka bërë Vatra për çështjen tonë Kombëtare.
Presidenti Nishani vlerësoi rolin e madh që diaspora shqiptare luannë ditët e sotme.Këtu në diasporë, tha ai, egzistojnë kapacitete intelektuale dhe atdhetare, që Kombi duhet t’i shfrytëzojë më mirë.
Kombi ynë ka vuajtur nga pushtuesit dhe nga diktatura komuniste, ku u godit ashpër inteligjencia, nacionalizmi, edhe vatranët që i kishin shërbyer aq shumë Atdheut.
Dr. Buçaj kujtoi me këtë rast edhe propozimin që ka bërë Vatra për dekorimin e martirëve vatranë të pushkatuar e burgosur nga diktatura.
Kryetari i Shoqatës Çamëria, Fuat Mamo, i arratisur nga Shqipëria komuniste në fillim vitet ’80, e falenderoi presidentin për pritjen dhe për vlerësimin e çështjes Kombëtare dhe kërkoi që të bëhen veprime konkrete për të çuar drejt zgjidhjes përfundimtare çështjen çame. Ne tha z. Mamo, kemi ardhë së bashku me Vatrën, por edhe me mandatin e shumë shoqatave të tjera këtu në SHBA, për të përcjellë shqetësimin e komunitetit Çam të Amerikës, por dhe më gjërë, për moszgjidhjen e çështjes çame, e cila për mendimin tonë nuk është shumë në konsideratë nga politika dhe shteti, pavarësisht fjalëve. Natyrisht, tha z. Mamo, ne e vlerësojmë që qeveria e ka futur në programin e saj, dhe hapat e parë janë hedhë, por ne kërkojmë zgjidhje dhe jo qëndrim në vend. Sot, tha Mamo, edhe kryetari i vatrës ndjehet çam dhe ka ardhë në këtë takim për këtë problem, por edhe bashkatdhetarët tanë nga Malësia, Plavë-Gucia, Ulqini, Kosova, janë me në. Me këtë bashkim zërash të diapsorës shqiptare, pa dallime partiake, ne duhet t’i përcjellim edhe një mesazh politikës shqiptare, që të gjejë pikat e bashkimit së paku për çështjen Kombëtare.
Duke i dorëzuar peticionin për zgjidhjen e çështjes Çame, kryetari i Shoqatës Çamëria, i shprehu besimin persidentit se zërin e tyre do të çonte atje ku duhej dhe se ky peticion, do të shërbejë si shtysë për të mos e lënë në heshtje tragjedinë çame, gjenocidin, e pa pranuar të shtetit grek.
Nga shoqata Çamëria falenderuan presidentin dhe shprehën shqetësimet për çështjen çame, Endri Merxhushi dhe Armand Braho.
Duke marrë Peticionin, presidenti Nishani, falenderoi për besimin që shoqata Çamëria, Vatra dhe shoqatat e tjera të bashkuara në këtë shqetësim, treguan ndaj institucionit të Presidentit të Republikës.
Z. Nishani evidentoi faktin se edhe në drejtim të çështjes Çame gjërat kanë lëvizur për mirë. Tani flitet më hapur dhe problemi shtrohet në mënyrë institucionale edhe nga shteti shqiptar. Ai tregoi se për të parën herë çështja Çame është shtruar nga institucioni i Presidentit nga ai gjatë takimit me Presidentin Grek, Papulias, të cilit i tha se ka ardhë koha që çështja çame të shihet si një çështje që nuk mund të shmanget. Kjo u deklarua edhe gjatë konferencës para gazetarëve. Gjithësesi , tha presidenti për çështjen çame duhet të punojmë të gjithë, nuk duhet të punojë vetëm shoqata Çamëria, apo vetëm Partia që përfaqëson këtë komunitet në Parlament, por edhe partitë e shoqatat e tjera. Kjo është pjesë e pazgjidhur e çështjes tonë Kombëtare.
Pjesmarërsit në takim falenderuan presidentin për pritjen dhe marrjen e Peticionit.
***
Në këtë Peticion për avancimin e zgjidhjes së Çështjes Çame, drejtuar Presidentit të Republikës, Organizatës Shqiptaro Amerikane Çamëria iu bashkuan Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, Fondacioni ‘’Plave Guci’’-New York; Shoqata Atdhetare ‘’Malesia e Madhe’’-Detroit; Shoqata Atdhetare’’ Ana e Malit’’-New York; Fondacioni ‘’Ded GjonLuli’’-New York,Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’-New York;Fondacioni Humanitar ‘’Malesia’’-New York;Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’-New York; Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’- Chicago, Bashkimi Kombëtar dhe Shkolla Shqipe në Bronx, Shoqata “Rugova” në New York.(Korrespondenti i DIELLIT)
***

PETICION

Republika e Shqipërisë 26 Shtator 2014

Drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Z. Bujar Nishani

Shumë i nderuar Z. President;
Ju përcjellim përshëndetjet më të sinqerta dhe vlerësojmë veprimtarinë tuaj demokratike për shqiptarët dhe Shtetin Shqiptar në funksionet e ushtruara, më parë si Ministër e tani si President i vendit.
Ne, shqiptarët e Amerikës, kemi jetuar dhe jetojmë gjithmonë me shqetësimet e vëllezërve e motrave tona në vendlindje, dhe përcjellim me vëmëndje të madhe çdogjë që shkon në dëm të popullatës shqiptare, kudo si në Kosovë, Mal tëZi, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri. Ne jetojmë këtu në vendin kampion të lirisë dhe demokracisë, në këtë vend të bekuar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,jemi organizuar në shoqata të ndryshme dhe bashkëpunojmë me njëratjetrën me frymën patriotike të trashëguar brez pas brezi nga Konica, Fan Noli etj.
Ne që po ju shkruajmë jemi shqiptarë Çamë, të dëbuar pas një dhune të përgjakshme në vitet 1944-1945 nga trojet tona. Ne kemi shumë çështje me interes kombëtar,dhe i jemi drejtuar e i adresohemi seriozisht komunitetit shqiptar dhe ndërkombëtar.
Siç e dini, Çamëria është sot nën administratën e Greqisë dhe ka mbetur për fat të keq edhe sot e kësaj dite. Si anëtarë të bashkësisë shqiptare këtu që jetojmë e punojmë në SHBA, jemi të shqetësuar për shqiptarët e krahinës shqiptare të Çamërisë martire edhe kemi të drejtë të pyesim dhe t’i drejtohemi qeverisë sonë: “Çfarë pobën qeveria shqiptare për Shqiptarët e Çamërisë këto vitet e fundit?”
Z. President;
Çamëria, është njëkrahinë vitale shqiptare, si nga aspekti ekonomik, kulturor,por edhe gjeostrategjik. Dialekti shqipi Çamërishtes është më i vjetri në gjuhën shqipe (në këtë dialekt Dhespoti i Çamërisë detyrohet të përkthejë Dhjatën e Re më 1877, se besimtarët e krishterë nuk e kuptonin meshën në gjuhën greke), dhe jo për çudi edhe mbas mbi 500 vjetëve flitet ende sot nga pasardhësit tonë edhe në jug të Italisë. Sot vetëm në Shqipëri jetojnë mbi 300.000 shqiptarë të ardhur ose me prejardhje nga Çamëria. Diskriminimi ndaj popullsisë çame ende vazhdon.
Po ju drejtohemi juvesi president i Shqipërisë për të mbrojtjur të drejtat njerëzore për të gjithë shqiptarët.
Qeveria greke, nëpërmjet Ambasadës dhe zyrave të saj,vazhdon ti refuzojë hyrjen çamëve me banim në Shqipëri me arsyen e mosarsyes se kanë lindur në Greqi. Ata faktikisht kërkojnë të vizitojnë vatrat ku kanë lindur dhe të vendosnin një tufë me lule në vendet ku kanë qenë varrezat e të parëve të tyre.Aq më tepër, si mund të pretendohet për respektimin e te drejtave njerëzore, veçanërisht për të drejten e pronës, kur nuk u jepet e drejta për të hyrë legalisht në Greqi?!
Sot në Kuvendin e Shqipërisë gjendet një Rezolutë si platformë për zgjidhjen e çështjes çame që përmban 13 pika, të cilat mbështeten dhe marrin në konsideratë qëllimet dhe parimet e larta të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Deklaratën Universaletëtë Drejtave të Njeriut dhe legjislacionin shqiptar.

Z. President:
Po ju drejtohemi Juve z. President për një afrim dinjitoz, demokratik të gjithë vendeve të Mesdheut, për një të ardhme paqësore dhe vëllazerore midis popujve të ndryshëm të ndërhyni që Çështja Çame, si problem i të drejtave të njeriut të marri zgjidhjen e duhur.
Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kufijve, por kërkojmë të njihen të drejtat tona;
– Kërkojmë dënimin e genocidit grek të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë;
– Riatdhesimin dhe njohjen e të drejtave si; shtetësinë, gjuhën, pronën, traditat dhe kulturën;
– Kompensimin prej mbi 70 vjetësh të çshrytëzimit të padrejtë të shtepive, pronave dhe pasurive të tjera nga pronarët e paligjshëm.
Duke u nisur nga fakti se Qeveria e sotme e ka vënë në programin e saj Problemin Çam, atëherë duhet që pranë Ministrisë së Punevë të Jashtme të ngrihet sa më parë komisioni për të drejtat e popullit te Çamerisë.
Ne z. President, jemi të shqetësuar për më tepër, se disa qarqe nacionaliste greke të sponsorizuara edhe nga elementë grekofilë këtu në Amerikë, këmbëngulin në këtë drejtim, në një kohë që në Greqi nuk njihen pakica kombëtare shqiptare. Me të drejtë na është rritur shqetësimi me mosabrogimin e ligjit të luftës të vitit 1940 nga Greqia, mos ndoshta dikush përpiqet që në rrethana të caktuara ta vëjë në veprim?! Kjo mund të duket si diçka absurde kur të dy vendet, Shqipëria dhe Greqia, janë anëtare të NATO-s dhe për më tepër kanë nënshkruare dhe Paktin e Miqësisë më 1996, por ne nuk shohim predispozicion të palës greke për ta zgjidhur një herë e mirë problemin çam.
Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje pasi e ardhmja e Shqipërisë është në Komunitetin Europian. Shpresojmë që shteti shqiptar,që ju keni nderin të drejtoni, të përdorë të gjithë mekanizmat juridike dhe politike për ta zgjidhur këtë dramë të popullsisë çame.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ORGANIZATA ÇAMERIA, Peticion, presidenti Nishani, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT