• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2014

KERKOHEN STUDENTE SHQIPTARE PER STUDIME NE SHBA

October 20, 2014 by dgreca

Njoftim per studime ushtarake ne SHBA/
Qendra e Personel Rekrutimit (QPR) kerkon te rekrutoje studente ushtarake per studime ne Akademite Ushtarake ne SHBA, 6 (gjashte) vende per cdo akademi. Afati kohor per dorezimin e dosjeve prane QPR{Tirane}, eshte deri ne 31 tetor 2014.
Akademite jane:
– Westpoint, New York, SHBA.
– Akademia e Forcave Ajrore, Colorado, SH.B.A.
– Akademia e Forcave Detare/Marinsave. Annapolis. Maryland, SH.B.A.
– 1. Kriteret e pranimit te kandidateve:
• Te kete shtetesi shqiptare.
• Te kete kryer shkolle te mesme brenda ose jashte vendit, te njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit te Republikes se Shqiperise.
• Te mos jete i denuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtesise.
• Te jete ne moshe jo me pak se 18 vjec dhe jo me shume se 22 vjec, ne diten e fillimit te vitit akademik
• Te mos jete i martuar.
• Te jete i afte nga ana shendetesore.
• Te kete nje trup me fizik te rregullt, te shendetshem nga te gjitha pikepamjet, pa asnje mangesi apo shenja qe deformojne pamjen.
■ Te mos jete bartes i virusit HIV dhe Hepatit B; te mos kete kaluar semundje te zemres, veshkave. melcise dhe mushkerive.
• Kandidatet qe do te aplikojne per ndjekjen e studimeve ne institucionet arsimore ushtarake jashte vendit te kene noten mesatare te gjitha viteve te shkolles se mesme jo me pak se 8.5 si dhe te kene noten mesatare jo me pak se 8.5 , vecas per lendet, matematike, fizike, kimi.
-Te zoterojne gjuhen angleze ne te lexuar, te shkruar dhe te folur, ne baze te testimit AL-CFT mbi 70 pike, te zhvilluar nga Qendra e Gjuheve te Huaja ne Komanden e Doktrines dhe Stervitjes.
• Kandidatet nuk mund te regjistrohen per ndjekjen e studimeve ne institucionet arsimore ushtarake jashte vendit ne rast se:
a) Zoterojne diplome ushtarake per nivelin arsimor per te cilin aplikojne;
b) Kane fituar me pare statusin e studentit ushtarak;
c) Kane qene kontingjeni i Forcave te Armatosura per ndjekjen e studimeve ushtarake brenda dhe jashte vendit dhe nuk kane perfunduar studimet.
• Kandidati qe nuk ploteson qofte edhe nje nga kriteret e permendura me siper, s’kualifikohet.
• Komanda e Doktrines dhe Stervitjes (Akademia e Forcave te Armatosura), ne zbatim te pikes 2.12 te vere ne dispozicion te QPR-se te dhenat qe administrojne per kandidatet subjekt te pikave a, b dhe c.
2. Dokumentat per regjistrim:
Kandidati per regjistrim duhet te paraqese prane Zyres se Rekrutimit Tirane keto dokumente:
• Kerkese me shkrim e nenshkruar nga kandidati per ndjekjen e studimeve ushtarake ne SHBA. ku te specifikoher akademia per te cilen aplikohet dhe/ose te renditen akademite qe preferohen nga kandidati.
• Forrnular me te dhenat personale sipas formatit te percaktuar,
• ANEKSI A.
• Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar qe verteton perfundimin e shkolles se mesme dhe listes se notave.
• Certifikate per TOEFL, SAT ose ACT (nese e ka).
• Dokument i cili verteton se aplikanti eshte regjistruar per testimet qe zhvillohen online TOEFL, SAT ose ACT. Data e zhvillimit te testimit nuk duhet te jete me vone se javen e dyte te muajit nentor.
• Fotokopje e kartes se identitetir.
• Certifikate familjare 1 (nje) cope.
• Fotografi per dokument, 2 (dy) cope.
• Deshmi penaliteti.
• Vertetim nga gjykata qe nuk eshte ne proces gjyqesor.
• Vertetim nga prokuroria qe nuk eshte ne proces hetimi.
• Vertetim nga perrnbarimi.
• Raport mjekesor nga Spitali Ushtarak i Forces Takesore ku shprehet nese kandidati eshte i afte per te ndjekur studirnet ushtarake jashte vendit.
• Analiza e SIDA-s.
. Verte’timet mjekesore se kandidati nuk eshte bartes i virusit HIV dhe Hepatit “B” dhe qe nuk ka kaluar semundje te zemres, veshkave. melcise dhe mushkerive.
• Fotokopje e pasaportes se vlefshme per jashte shtetit.
Testi Psikologjik:
Testi Fizik:
Testi i Gjuhes se huaj:
3. Datat e testimit:
05.11.2014
07.11.2014
11.11.2014 Testi intelektual: 13.11.2014

Filed Under: Kronike Tagged With: Kerkohen studente shqiptare, per studime ne SHBA

LAMTUMIRE ADRIOLA!

October 19, 2014 by dgreca

KRONIKE DHIMBJEJE- QINDRA BASHKATDHETARË I DHANË LAMTUMIRËN E FUNDIT ADRIOLA SPAHIUT NË JACKSONVILLE, FLORIDA/
Nga Dalip Greca/
Të Shtunën me 18 Tetor 2014, së bashku me zv/kryetarin e Vatrës, Asllan Bushati dhe Adem Belliun e TV Kultura Shqiptare në New York, udhëtuam nga aeroporti Newark i Nju Xhersit që në orën 5 të mëngjesit. Me peshën e dhimbjes të humbjes së jetës të vajzës të mikut tonë të përbashkët, njëkohësisiht kryetar i degës së Vatrës në Jacksonville, Adriatik Spahiu, ishim nisë nga Bronxi-NY, që në orën 2 e 30 të mëngjesit. Vajza e Adem Belliut,Vera, na kishte përcjellë me makine në aeroport. Pesha e dhimbjes për moshataren e saj ndjehej dhe tek Vera. Pas rreth dy orëve fluturim u ndodhëm në aeroportin e Charlotte-s. Një orë qëndrim aty dhe pas një orë e 15 minutash arrijmë në aeroportin e Jacksonville. Aty takuam kryetarin e Vatrës, dr. Gjon Bucaj, që kishte udhëtuar që në mbrëmjen e së premtes, pasi kishim ngushëlluar së bashku, familjen e Anton Rajës, që humbi djalin e tij, Justin. Ishte një fundjavë e dhimbshme për komunitetin shqiptar, kjo që kaluam.
Vatrani Gjergj Lacuku po na priste me makinën e tij në hyrje të aeroportit.
Kur i afrohemi vendit të ngjarjes, ku u këput jeta e 19 vjecares Adriola Spahiu, Gjergji qëndron dhe na tregon dhimbshëm:- Ja këtu ndodhi tragjedia! E shkreta vajzë!
Në orën 10 e 30 arrijmë pranë Shtëpisë Mortore Ponte Vedra Valley . Jemi gjysëm ore para fillimit të shërbimeve funerale. Kemi kohë të mjaftueshme sa të porosisim aty pranë një kurorë lulesh në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Na ndihmon bashkëshorti i vatarnes Lola Hodo, që së bashku me Adem Belliun, shkojnë dhe bëjnë porosinë. Kurora e tufa me lule ka në dërguar edhe dega e Vatrës në Jacksonville, dega e Vatrës së Queensit në New York, dërguar nga dr. Skënder Murtezani,dega e Vatrës në South Florida me kryetar Kolec Ndoja, i cila së bashku me bashkëshorten ka ardhë t’i shprehë ngushëllimet bashkëshortëve Spahiu, dega e Vatrës në Orlando. Në orën 11 me peshën e dhimbjes në shpirtrat tanë shkojmë drejt arkmortit, ku qëndron 19 vjecarja e pajetë Adriola Spahiu.
– Prehu në Paqë, Adriola!
Cfarë t’i thoshim Adriatikut, Lolës, Mateas, për t’i ngushëlluar? Ku t’i gjenim fjalët? Ishim bërë të pagojë nga dhimbja. Mbahu vëlla? Mbahu motër! Kurajo Matea!
Zoti i merr për vete ëngjejt! Zëri ka iku, psherëtima dhe lot!
Njerëzit vetëm se vijnë varg. Shtëpi mortore duket e vogël për numrin e madh të shqiptarëve që kanë ardhë nga cdo cep i Floridës, por edhe nga Nju Jorku, Michigani, Bostoni dhe shtete të tjerë. Shumë rrinë korridoreve apo në sallën ngjitur me atë ku ëshët vendosë arkmorti. Vargu i gjatë ka mbushur edhe hapsirën jashtë Shtëpisë mortore. Për shumë minuta nuk ka fjalë, dëgjohen vetëm psherëtima e dënesa! Zot, të lutemi! Pse na e more këtë gonxhe, që sapo kishte celë pranverën e jetës? Nuk i kishte mbushë ende 19 vjetët? Po Zoti i di vetë punët e veta! Ne vec na dhemb zemra e na rënkon shpirti ndaj i lutemi e i përgjërohemi!
Adriatiku qëndron i fortë. Lola në krah të tij vec loton, Mateas nuk i besohet se nuk do ta ketë më pranë fizikisht motrën e madhe. Rrëketë e lotëve i zbresin faqeve dhe vec shtërngon dorën e nënës së dashur…
…Vatranët duken se kanë ardhë nga të gjitha anët. Kështu është Vatra si një shtëpi e përbashkët që e ndjenë dhimbjen si një familje e madhe. Janë këtu vatranët e Jacksonvilles, ata të South Floridës, të Orlandos, të Nju Jorkut….Shpresa Gallo ka ardhë së bashku me të birin. Në duar mbanë një buqetë shumëngjyrshe lulesh! Avokatja vatrane Lola Hodo ka ardhë së bashku me bashkëshortin, Gjergji Lacuku bashkë me bashkoshorten,avokati vatran Adrian Gjoka, po ashtu Gjergj Shkurtaj, Zani Hakrama, Elton Hysesai, Janë dhjetëra..Bukurosh Curraj, është i kudondodhur, në krye të punëve, ….
Përvec shqiptarëve kanë ardhë dhe shumë amerikanë për të ngushëlluar familjen. Në funeral respektohet tradita shqiptare. Madje edhe simbolet tona kombëtare, përfshirë Flamurin Kuq e zi. Drejtuesi amerikan i ceremonisë flet gjatë për kurajon, qëndresën dhe historinë tonë Kombëtare, Gjergj Kastriotin Skëndërbeun….Për Adriolën….për ëngjëllin që po ikën…
Fjalime për të larguar dhimbjen. Flet edhe kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, dr. Gjon Bucaj. Fjalët mezi dalin nga dhimbja: E nderuar Familja Spahiu!
I nderuar Adriatik, Zonja Lola dhe Matea, dhimbjen e tuaj të thellë e kemi përjetuar nga larg, prej ditës, kur mësuam lajmin e idhët të tragjedisë që ju u goditi papritmas… Sot kemi ardhë të gjindemi pranë jush për të përcjellë së bashku Adriolën tuaj të dashtun me lamtumirën e fundit.
Adriola u nda nga kjo botë në pranverën e jetës së vet, duke lanë një lule më pak në kopshtin toksor, por prej tashit e deri në amshim, do të jetë një ëngjëll ma shumë në Parajsën qiellore.
Buzëqeshja e saj dhe dashuria për Ju, që i mori me vete, do të vijnë nga lart mbi ju prindët e dashur e të mirë, si rreze ngushëlluse, dhe mbi motrën e vogël Matean, për t’ju zbutë dhimbjen, për t’ju freskue zemrat, që të gjeni forcë ta pranoni me shpirt të qetë mungesën e saj mbi tokë.
Ngushëllim dhe forcë për ju do të jenë kujtimet e saj, dhe kujdesi me dashuni prindërore për lulen e vogël, që keni pranë, Matean,- ta keni me jetë të gjatë e fatlume!
Së fundmi, dr. Gjon Bucaj, ngushëlloi në emër të Vatrës dhe familjes së tij, duke përcjellë kurajo dhe qëndresë përballë dhimbjes.
Në emër të familjes Spahiu, miqëve dhe vatranëve të Jacksonville ka ngushëlluar me fjalë zemre e dhimbje shpirti, Bukurosh Curre. Duke u drejtuar nga arkivoli, ai pshertiu dhimbshëm:- Adriola…Adriola …Adriola…! Sytë përloten. Zëri dridhet…Fjalët s’binden.
– Na mblodhe sot në këtë kor dhimbjesh…Të vështrojmë me drithërima buzësh e psherëtima shpirtrash…Na mblodhe sot të derdhim lot, që nuk i pushojmë dot…Të themi fjalë që s’dalin zëshëm për t’u dëgjuar…
– Dhimbja u vë pengesë fjalëve…
Duke iu drejtuar qindar pjesmarrësve, ai i falenderoi ata qindra njerëz, që kishin ardhë për të ngushëlluar e për t’i dhënë kurajo familjes Spahiu; babait të Adriolës- Adriatikut, nënës Lola, që po i plas shpirti nga dhimbja, motrës Matea, që i rrjedhin lotët pa pushim.
Më pas Bukuroshi përcjell një jetshkrim të Adriolës, e cila lindi më 13 qershor 1995 në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ishte fëmija i parë i Adriatikut dhe Lolës. Ishte një fëmijë i bukur, plot shëndet, lozonjare, që recitonte, këndonte e vallzonte, si për të shprehur gëzimin për jetën. Ishte e qeshur dhe e dashur përherë. Ishte motra e madhe e Mateas. Rrinin gjithëmonë bashkë si motra e shoqe, ku ndanin së bashku lumturinë e moshës, gëzimin që ndjenin në familjen e gëzuar. Të dyja ishin ëndrra e jetës së Adriatikut dhe Lolës. Të katër së bashku ndjeheshin të lumtur.
Fati e ndihu familjen Spahiu, që në vitin 2004 të vinin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gëzimi e lumturia në tokën e bekur të lirisë ua shtoi lumturinë. Adriola ishte e dedikuar që të sillte mirësi e dashuri për të gjithë.Edhe pse jetoi pak dhe jeta u tregua e padrejtë me të, ajo iku duke lënë pas mirësi. Gjërat më të mira e më të bukura , nuk mund të shihen, as mund të preken, ato i ndjenë vetëm zemra dhe shpirti.
Thonë se Zoti i merr ëngjëjt para kohe, packa se prindërve u drithëron zemrat e u thahen shpirtrat. Ëngjjëlli me emrin Adriola iku shpejt në fluturim drejt qiejve dhe na la pas mesazhin-amanet:-Duhet të duhemi, të jemi të gjithë bashkë, ta duam e ta ndihim njeri-tjetrin; ta kalojmë cdo cast në harmoni dhe të ndjejmë lumturinë…! Jeta është e shkurtër…!
Bukuroshi ngushëllon familjen duke u përcjellë kurajo dhe qëndresë dhe së fundi fton të pransihmit të ndajnë kujtimet që ruajnë për Adriolën. Dhimbja sikur lehtësohet për një cast, por sërish, kur arkivoli mbartet nga shtëpia mortore drejt varrezave aty pranë, pshërëtimat, ofshamat e dhimbjes shtohen. Vargu i qindra pjesmarrësve zgjatet tej rrugës kryesore. Në krye të ceremonisë është dervish Elidon Pashai, që ka ardhë nga Teqeja e Baba Rexhepit në Detroit. Ka bërë gjithë atë rrugë të gjatë me disa ndalesa për të qenë pranë vëllait shqiptar të besimit, Adriatikut, dhe familjes së tij, që shpirtrat u janë copëtuar nga dhimbja. Dervishi i ditur , Elidon Pashai,i ka fjalët e shqipes së bukur- balsam për zemrat që dhembin në këtëo ditë morti. Ai flet e ngushëllon shqip, përcjell kurajo cdo fjalë e tij. Këshillon që t’i qëndrojnë pranë familjes Spahiu për t’ia zbutë dhimbjen.Në Varreza ceremonia e varrimit kryhet në një diell të nxehtë. Flamuri kuq e zi me shqipen dy krerëshe ka mbuluar arkmortin. Fjala e dervish Edison Pashait në përcjelljen e fundme është një esse poetike e mrekullushme, që shkon drejt e në shpirtra. Ka aty dashuri për jetë, por edhe dhimbje mërgimi…. Adriatiku, Lola, Matea, me lule ndër duar i afrohen arkmortit, dhe vendosin mbi të lulet…Lule ishte dhe ajo që po varroset. Një dorë dhe’ sipas traditës, takimi dorë më dorë me familjen dhe gjithcka përfundon aty për të marrë me vete dhimbjen e madhe. Agimi, vëllai i Adriatikut, falenderon pjesmarrësit e shumtë dhe i fton ata që të mos mungojnë në drekën e lamtumirës së Adriolës.
Lamtumirë Ardiola!

Jacksonville, 18 tetor 2014

Filed Under: Featured Tagged With: Adriola Spahiu, dalip greca, kronike dhimbjeje, Lamtumire

YJET PERKRAHIN SHQIPERINE PERBALLE HULIGANIZMIT SERB

October 19, 2014 by dgreca

Yjet botërorë të Futbollit i kanë dalë në krahë futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, që si luanë e mbrojtën simbolin Kombëtar, në një arenë huliganësh. Ronaldo, Beckham, Ibrahimoviç, Balotelli, Zanneti, Gattuso, Drogbah:Perkrahim shqiptaret… Shih deklaratat dhe komento se me ke ishte e vërteta. Shprtesojmë që të reflektojë edhe ylli i dikurshëm, PLATINI, idhull si futbollist edhe nga shumë shqiptarë…por jo si kryezartar i futbollit….qe ka frike nga bombat imagjinare…!
Por cfare kane thene ata?
Pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në stadiumin e Beogradit në ndeshjen eleminatore mes Serbisë dhe Shqipërisë, e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm po flet për skenat e dhunës që tronditën jo vetëm shqiptarët por të gjithë ata që e duan lojën e futbollit.
Shumë personazhe të rëndësishëm të futbollit reaguan pas ngjarjeve duke i dënuar ashpër ato, por 5 prej tyre kanë qenë më të bujshmet:
Cristiano Ronaldo: Pas ndeshjes jam njoftuar se në Serbi shpërtheu dhuna mes tifozëve serbë që sulmuan futbollistët e Shqipërisë. Mbeta i tronditur kur pashë filmimet.
Didier Drogba: Nuk është vetëm trimëri të mbrosh flamurin tënd është detyra e çdo njeriu, edhe unë do ta mbroja flamurin njëjtë si ndodhi në Beograd, shpresoj të funksionojë drejtësia.
David Beckham: Jeni shembulli më i mirë për të treguar se si mbrohet flamuri i kombit tuaj me nder, jeni heronj të kombit tuaj.
Zlatan Ibrahimoviç: Kosova është Serbi, nëse nëna ime është e virgjër.
Jurgen Klopp: Fuck Serbia, ky nuk është futboll dhe Fair Play.
Mario Balotelli: 32 mijë serbë u mposhtën nga 23 shqiptarë. Shqiptarët janë një komb i fuqishëm, është e mahnitshme.
Javier Zanetti: Kam respekt për serbët por ajo që bënë është turp për futbollin. Shqiptarët?Luanë.
Gattuso : “Shqiptarët heronj dhe patriotë të vërtetë. Më emocionuan shumë me mënyrën si e mbrojtën flamurin. Dhe më besoni nuk ishte aspak e lehtë për ta te reagonin në atë ambient të pështirë. Edhe unë do veproja si Cana me shokë, madje edhe më keq”.(BS)
.
.

Filed Under: Sport Tagged With: betror, huliganet serbe, Jo, Kombëtaren Shqiptare, perkrahin, Yjet e futbollit

HULIGANET SERBE DOGJEN SERISH FLAMURIN SHQIPTAR

October 19, 2014 by dgreca

MPJ e Shqipërisë dënon me forcë djegien e flamurit shqiptar në ndeshjen Partizani – Crvena Zvezda/-
TIRANE, 19 Tetor/-Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin e shëmtuar të përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit Partizani – Crvena Zvezda, të luajtur mbrëmë në Beograd.
“Konstatojmë me keqardhje se huliganizmi i tifozerisë serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptare u shpreh sërish në Beograd në një ndeshje që nuk kishte aspak të bënte me Shqipërinë apo shqiptarët”, thuhet në njoftimin për mediat të MPJ-së.
Gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë në Beograd u përsëritën sërish aktet e shëmtuara anti-shqiptare ku tifozeria serbe, përveç djegies së flamurit shqiptar shpërtheu në fyerje të rënda ndaj shqiptarëve.
MPJ e Shqipërisë u bën thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve dhe klasës politike serbe të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të distancohet qartë nga akte të tilla që po marrin përmasa të pamenaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit.
“Futbolli dhe asnjë sport tjetër nuk duhet të shihen dhe as të fantazmohen si një mënyrë tjetër e të nxiturit konflikte midis kombeve. Organizata më legjitime dhe më përfaqësuese e futbollit evropian, siç është UEFA, duhet të jetë në krye të kësaj përpjekjeje esenciale, për të bërë të mundur bashkëjetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen jo vetëm nga sportistë por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish”, deklaron MPJ./a

Filed Under: Kronike Tagged With: digjet serish, Flamuri shqiptar, ne Beograd, reagon MPJ

“FLAMURI KOMBETAR” për At Zef Pllumin

October 19, 2014 by dgreca

TIRANE, 19 Tetor-Presidenti Nishani vlerësoi At Zef Pllumin (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin:“Klerikut, martir, të dënuar me persekutim të përjetshëm nga diktatura, i cili me veprën dhe jetën e tij, mbrojti vlerat e mëdha të fesë, kulturës kombëtare, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, të lidhura pazgjidhshmërisht këto me vetëmbrojtjen e atdheut dhe të kombit”.
Në ceremoninë e organizuar sot në Komunën e Shëngjinit, ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të bashkësive fetare si dhe nga qytetarë të shumtë.
Duke vlerësuar figurën dhe veprën e klerikut katolik At Zef Pllumit, Kreu i Shtetit nënvizoi se Zef Pllumi lidh fijen e këputur. “Shoqëria shqiptare, që aq shumë është përpjekur për demokracinë e vet e ka demonstruar aktin e saj të refuzimit ndaj diktaturës më 20 shkurt 1991. Në këtë kontekst Pllumi është një digë e pakalueshme me jetën dhe veprën e tij”, u shpreh më tej Nishani.

Filed Under: Kronike Tagged With: Flamuri Kombetar, për At Zef Pllumin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT