• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2014

S’KA SHANSE PËR AZILKËRKUESIT NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA’ PER AZIL NE ZVICER

December 28, 2014 by dgreca

Flet Z. MARIO GATTIKER, SHEFI I ZYRËS FEDERALE TË EMIGRACIONIT NË ZVICËR – S’KA SHANSE PËR AZILKËRKUESIT NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA’/
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Gjatë muajit dhjetor Presence Suisse organizoi një “Rösti Lunch” me gazetarët e APES. Tashmë kjo mënyrë komunikimi është kthyer në traditë, ku përmes një dreke pune Departamenti Federal i Punëve të Jashtme është organizuesi dhe ndërmjetësi midis gazetarëve të APES me zyrtarë apo diplomatë të nivelit të lartë të shtetit helvetik.
Duke shijuar një meny të pasur dhe elegante pranë gotës me verë që nuk mungon kurrë, bëhet biseda me gazetarët, shkëmbehen mendime dhe pyetjet marrin përgjigje.
Kësaj here Presence Suisse organizoi takimin me zotin Mario Gattiker, shefin e Zyrës Federale të Emigracionit. I pranishëm ishte edhe Shefi i Presence Suisse Ambasadori Nicolas Bideau.
Temë e takimit kësaj here ishte “Politika e emigracionit në Zvicër përballë sfidave të reja”. Zvicra është një vend i vogël me një shkallë shumë të lartë të emigracionit. Por çdo gjë e ka një kulm. Dhe Zvicra duket se e ka arritur. Jo se Zvicra ka hequr dorë nga një prej tipareve të saj identifikuese që është mikpritja. Këtë vit, për shembull, në Konfederatën Helvetike janë pritur rreth 20 mijë emigrantë nga zonat e krizave, sidomos Eritrea dhe Siria. Dhe gjatë vitit 2015 pritet që të hyjnë në territoret zvicerane rreth 31 mijë azilkërkues. Pikërisht në këtë fluks rekord, politika zvicerane është përqëndruar në reformat në emigracion dhe sistemin e azilit. Referendumi i 9 shkurtit 2014 mbi emigrimin si “masa kundër emigracionit” ku kishte pika që e përfshinin edhe Bashkimin Europian apo lëvizja e ECOPOP, një asosacion ekologjik në Zvicër që kishte ndërmarrë prej 2 nëntorit 2012 një iniciativë popullore federale e cila u votua më 30 nëntor të këtij viti për të limituar emigracionin dhe mbipopullimin, paçka se u kthye në Ecoflop pas disfatës në votim – por gjithsesi – këto situate të reja kanë hapur diskutime si në vend ashtu edhe jashtë.
Prandaj ishte organizuar kjo dreke pune me shefin e Zyrës Federale të Emigracionit Mario Gattiker, i cili prej një 1 janarit 2015 do të jetë Sekretar i Shtetit, pas ndryshimeve të rëndësishme që janë bërë në organizimin e Konfederatës, pasi me vendim të Këshillit Federal të Zvicrës Zyra Federale e Emigracionit prej 1 janarit do të bëhet Sekretariat i Shtetit për Migracionin, çka do t’i rritë funksionet e zotit Gattiker në skenën politike brenda dhe jashtë Zvicrës.
Midis të tjerave gjatë fjalës në drekën e punës që pati me ne gazetarët e APES në Bernë, zoti Gattiker vuri re si pozitive humbjen e iniciativës të Ecopop. “Unë jam i kënaqur që iniciativa e Ecopop është refuzuar. Por sfidat qendrore mbeten.” E tillë është kriza e refugjatëve që sa vjen edhe rritet, ndërsa Zvicra si një vend i vogël në raport me vendet e tjera të Europës, ka një shkallë të emigracionit shumë të lartë. Kjo kërkon të menaxhohet, sidomos pas referendumit të 9 shkurtit, që duhet të implementohet. Natyrisht Zvicra nuk heq dorë nga traditat humanitare. Dhe kjo është një nga sfidat në politikat e emigracionit.

Ne shqiptarët e njohim mikpritjen e Zvicrës. Këtu jeton prej disa dekadash një komunitet i madh i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e tjerë që, për nga numri, i kalon çerek milioni, të vendosur këtu prej disa brezash si emigrantë ekonomikë dhe politikë. Pastaj kemi luftën e Kosovës kur Zvicra i hapi dyert për rreth 60 mijë refugjatë, të cilëve iu dha strehë dhe mundësi jete e pastaj i ndihmoi të ktheheshin në atdhe për t’ia nisur jetës nga e para. Shqiptarët nga Kosova në Zvicër vazhdojnë të jenë burim të ardhurash dhe shprese me remitancat e tyre, kur kemi parasysh sidomos papunësinë e madhe që shkon rreth 70 %, informalitetin dhe mosfunksionimin e shtetit ligjor në Kosovë.
Dhe pikërisht në këtë situatë dramatike e ka pikënisjen fluksi i ri i shqiptarëve nga Kosova që marrin ikën për në Europë nëpër Serbi, duke u mashtruar nga trafikantë të qënieve njerëzore se gjoja vendet e Bashkimit Europian do të hapin dyert për emigrantët.
Një situatë e tillë u përjetua edhe në Shqipëri disa ditë më parë nga porti i Vlorës ku mashtrues gënjenin shqiptarët se dikush po i priste me krahë hapur në Gjermani.
Pikërisht për të sqaruar këtë pikë VOAL iu drejtua zotit Gattiker me pyetjen nëse kjo masë e madhe shqiptarësh që po lë Kosovën, a do të jenë të mirëpritur në vendet e BE-së apo Zvicër. Dhe përgjigja nga Zyra Federale e Emigracionit është kjo: “Shansi i azilkërkuesave nga Shqipëria dhe Kosova për të marrë azil në Zvicër është jashtëzakonisht i vogël. Mbrojtja kundër persekutimit është në parim i garantuar nga autoritetet e vendeve të tyre. Prandaj, aplikimet për azil që vijnë nga qytetarët e këtyre shteteve janë dukshmërisht të pabaza dhe nuk japin të drejtë për një leje qëndrimi. Megjithatë, edhe përjashtimi mund të ndodhë, një ekzaminim individual është i bazuar me ligj.”
“Zyra Federale për Emigracion kryen procedura të cilat janë të ngjashme me procedurat e përshpejtuara (brenda më pak se 48 orëve). Këto procedura kanë nisur prej vitit marsit 2013 për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, vende të cilat konsiderohen të sigurta.”
Në kërkim të deshifrimit të fjalëve “të egzaminimit individual” apo çfarë do të thotë “Shansi i azilkërkuesave nga Shqipëria dhe Kosova për të marrë azil në Zvicër është jashtëzakonisht i vogël” i jemi referuar statistikave po nga Zyra Federale e Emigracionit, sipas të cilave shkalla për pranim të azilkërkuesave nga Kosova është 0.6 %, ndërsa pjesa tjetër dmth 99.4% kthehen në Kosovë brenda 48 orësh. Pra s’ka shans!

Filed Under: Emigracion Tagged With: Elida Buçpapaj, kosova, PËR AZILKËRKUESIT, shqiperia

BUNK’ART & BUNK’REAL

December 28, 2014 by dgreca

Nga GëzimLlojdia*/
1-Bunk’art-ky labirinth misterioz i nëndheshëm, për mote të tëra i heshtur në zemër të kryeqendrës shqiptare. Silueta e tij është zbuluar .Asgjëkund syri,nuk të ndesh një labirint si ky kaq të veçantë, që të tundon me pamjen e tij,formën, larg çdo përfytyrimi,pyetja kureshtare zgjon kërshëri: Por kush e ngriti dhe me ç’mjete? Ç’farë enigme mbart,ky monument i pagojë,dëshmitar i heshtur i kohës tonë!
2.4 vite më parë një projekt i këtillë zuri fill edhe në jug. Pashalimani pozicionet në gjirin e Vlorës ,gji detar i njohur dhe më i madh në jug të vendit. Gjiri i Vlorës 19 km i gjate dhe 16 km i gjerë. Brenda kësaj setreje, gjendet ishulli vendit .Në Pashaliman aktualisht bazë detare në Gjirin e Vlorës në vitin 2010, do të jetësohej projekti më i madh historik. Ngritja e 3 muzeumeve të përfshira në projektin:”Kompleksi muzeal i Pashalimanit”.Numri i muzeve tre të përcaktuar:1 -muzeu arkeologjik ,2-muzeu i Luftës së Ftohtë 3-muzeu i Marinës.
3.
Orikumi është një qytet në udhën drejt jugut.Qyteti antik aktualisht rrënojat e pakta rreth 5 ha strehohen në bazën detare të Pashalimanit ,në kodrën e Palokastrës.Përpara ka lagunën ku gjenden disa rrënoja brenda saj,dhe në jug të lagunës nekropoli në vendin quajtur :Sheshi i gorricave”. Muzeu i parë dhe më i hershmi do të ishte ai arkeologjik.Në këtë gji gjendet qyteti i lashtë i Orikut. Ngrihet mbi një kodër të ulët shkëmbore,thonë historianët e cila kontrollonte dikur kanalin, që lidhte detin me lagunën. Vëzhgimet dhe kërkimet arkeologjike kanë vërtetuar qenien e një muri rrethues, i cili përmendet edhe nga Çezari.Sterja ndahet me rripin e tokës dhe kodrën e Palokastrës
Emri i hershëm.Oriku ka qenë një qytet i njohur nga kohët e hershme si qytet port në Adriatik.
Bazuar te (Dictionary of Greek and Roman Geography (1854). Përshkrimi për këtë qytetet antik është i njohur me emërtimet si : Oricus, Orikos. Është përmendur me këtë emërtim nga autorët :(Hecat Fr 75 ap Steph B. sv;….. Herodi IX 92;.. Scyl P. 10;. Polyb vii 19;. Scymn 440;.. BEST Ad Dion 321;. Orikon, Ptol iii 14 § 2;…. PlinIII 26).Autorët e mësipërm e quajnë:një qytet dhe port në Iliri, jo shumë larg nga Apolonia dhe goja e Aous.Aous i njohur në burimet e kësaj periudhe .Kuptimi është për lumin ujëshumë Vjosa. Derdhja e këtij burimi kryhet në Mifol.Themelimi
Në këtë pjesë është marrë në shqyrtim edhe themelimi i qytetit. Legjenda,shkruhet aty, ia atribuon themelet e saj Euboeans për kthimin e tyre nga Troja .(Scymn. LC) dhe Apollonius (Argon. iv 1216.)Flet për ardhjen e një pjese të Colchians në këtë port, dhe kështu Plini e quan atë një Colchian koloni. Orikumit është i njohur në histori si një strehë e frekuentuar nga romakët në komunikimet e tyre me Greqinë, nga të qenit të saj shumë e përshtatshme për të vendosur në kalimin nga Brundusium dhe Hydruntum. Luftërat.Burimet e saj përmendin luftimet në këtë qytet port .Para erës sonë 214, qyteti u mor nga Philip V. i Maqedonisë, por më pas ra në duart e Romakëve dhe M. Valerius Laevinus, i cili komandoi në Brundusium, me një ushtri të vetme dhe një flotë të vogël. (Liv. XXIV. 40.) Pas fushatës së vitit 167 pr.Krishtit, Paulus Aemilius hynë me trupat e tij fitimtare nga Orikumi për në Itali. (Plut. Aemil Paul 29…) Cezari, pasi ai kishte zbarkoi trupat e tij në Palaeste( (Lucan iv.460;. Comp caes pes iii 6,) ose plazhi i strehuar Palasë,vendi i rrethuar nga koka e rrezikshme e maleve Ceraunian, brenda një dite të zbritjes së tij marshuan drejt Orikumit, ku një skuadrilje e flotës Pompeian ishte stacionuar. (Iii Caes. BC 11;… Apianit, BC II 54) Orici ka deklaruar mosgatishmërinë e tyre për të rezistuar konsulli romak dhe Torquatus, guvernatori i dorëzoi çelësat e kështjellës, Cezarit. Flota e vogël të cilën ai e kishte sjellë me forcat e tij u hodh deri në Orikum, ku porti u bllokua nga fundosje një anije në gojën e saj.
Cnaeus, bir i Pompeius, bëri një sulm kur ka rrekur ta mbajë, dhe prerja e katër anijeve, të djegur në pjesën tjetër. (Iii Caes. BC. 40.)
Ajo vazhdoi si një strehë të rëndësishëm në Adriatik. (. Hor. Carm Iii 7 5;…. Propert Eleg I. 8, 20; Lucan iii.187.) P [. 493]
Ajo do të duket nga Virgil (x Aen.. 136) se Orikumit ishte i famshëm për terpentinë e saj, ndërsa Nicander (Ther. 516) aludon për arka druri . Qyteti u rindërtua nga bujaria e Herodes Atticus. (Philostr.. Att saj. 5.) Goja e lumi e Dukhades është një varg i lagunave, në mes i cili shtrihet Orikumt, mbi faqen e shkretëtirës quajtur tani Erikho, zënë (në 1818) vetëm nga dy ose tre kasollet midis gjurmët e një ujësjellësi. (Smytb, Mesdhe, fq. 46). Emri i pranishëm (Iericho, Anna Comn. XIII. P. 389) është shqiptim në rrokjen e fundit, si në fjalën e lashtë, dhe E zëvendësuar nga një ndryshim O dialektik të përbashkët. (Pouqueville, Voyage, vol Ip 2,64;….. Leake, North Greqi, vëll I. Pp 36, 90) Një monedhë e Oricus ka për llojin e saj një kokë të Apollonit. (Eckhel, vol. II. P. 167.)
Në Enciclopedia Italiana (1935)Alberto Gitti merr në shqyrtim qytetin e Orikut:
ORICO (‘Ωρικός ose’ Ωρικόν, Orâcus dhe Orâcum). – Qytet i rëndësishëm detar i Epirit, sot Eriko në Shqipëri. Sipas traditës, a u themelua nga Eubeesi, i cili, pas kthimit të tij nga Trojës, u vendosën atje nga një stuhi, sipas Pliny, megjithatë, ishte një koloni e Colchis. Pikë e rëndësishme strategjike për komunikime midis Greqisë dhe Italisë, ishte shpesh në fushën e veprimit të luftërave të mëdha, të tilla si të ndryshme romake-ilire, të parë dhe të tretë, maqedonase dhe sidomos lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut. Gjatë dimrit të 48 të. C. ka vuajtur shumë dëme. Ishte një koloni romake gjatë perandorisë dhe u restauruar dhe e zbukuroi Atticus Herodit.
4.Muzeu nr 2 rikonstruksion i godinave ekzistuese për muzeun “Luftës së ftohtë”.Rikonstruktruktimi i godinave ekzistuese për muzeun “luftës se ftohte’.Godinat të cilat kanë shërbyer si objekte për ushtrinë shqiptare në vitet e luftës së ftohtë. Sipas detyrës së projektim ;Emërtimi i godinave (ambienteve) Hyrja e repartit,komanda dhe shtabi ,truproja,klasa,fjetore,depo, kuzhine mense, parku ,biblioteke infermieri,banjo, dushe kolektive,ambient sportive,trashe hendek lidhje bunkierë .
Pozicionohen nga shkolla e instruksionit deri tek hyrja e arkeologjikut. Janë gërmadha të mbetura me përjashtim të një godine të rikonstruktuar 3 vjet më parë. Hyrja ka mbetur origjinale si në kohën kur ekzistonte dhe një pamje origjinale,që na shfaq filmi:”Ballë për ballë”.Brenda fjetoreve do të pajiseshin me rrobat ushtarake të asaj kohe ,me citate nëpër murre për rregullin dhe disiplinën ushtarake,parulla dhe filma dokumentarë dhe artistikë të asaj kohe portrete dhe citate ushtarësh ,pra gjithcka që ka ekzistuar gri si në kohë të saj kur lufta e ftohtë përfshiu edhe këtë zonë në vitet ‘60 kur ngjau prishja me kampin socialist. Investimi në këtë zonë do të riktheje fytyrën e vërtetë të një periudhë,që bota dhe qytetërimet i njohin me emrin :”Lufta e Ftohtë”. Fillimi i saj kur dy kampet pozicionohen qenësisht drejt njeri-tjetrit. Vendi ynë atë botë e përjetoi në fillesë në kampin socialist dhe më vonë me daljen nga Traktati i Varshavës . Në këtë zonë në fillim të kohës së përjetimit të intimitetit më vendet socialiste në tetorit të vitit 1957, e vizitoi vendin tonë ministri i Mbrojtjes së ish-Bashkimit Sovjetik, mareshal Zhukovi dhe më vonë ka mbritur Hrushovi në bazën e Pashalimanit duke kërkuar që kjo të kjo zonë të kthehej në një qendër kundër trupave dhe anijeve të NATOS në detin Mesdhe.
5.Ndërtimi i muzeut te“marines “.Muzeu i Marinës do të vendosej në pjesën midis detit dhe lagunës. Një detyrë projektimin është realizuar madje është miratuar hapja e kanalit të futjes se anijeve. Kuadrati i vendosjes se nëndetëses dhe te gjithë llojet e anijeve dhe bankine betoni .Mendohet dhe sipas grupit të punës që po punoj atje për realizmin e këtij projekti aty të vendoset një nëndetëse . Nëndetësja e përzgjedhur është një ndër më të mbajtura pas shkatërrimit që ju bë kësaj baze në vitin ‘97. Do të vendoset edhe një anije luftarake e asaj kohe,katër silurues, si dhe mjete të tjera detare që kanë shërbyer në marinën shqiptare . Duhet ët sjellim në kujtese se në nëntor të vitit 1957 u zhvillua në qytetin e Durrësit ceremonia e përurimit të Brigadës së parë të Nëndetëseve. Nëndetëset u sollën nga Bazën detare të Baltiskut,Ishin plot katër nëndetëse së bashku me bazën e tyre lundruese “Nemçinov”, e cila më vonë mori emrin “Tomorri”.Duke sjellë fakte për gjitarët e detit :” fillimi i vitit 1960, bazës së Pashalimanit, respektivisht Brigadës së Nëndetëseve të vendosur aty, iu shtuan edhe tetë nëndetëse të tjera, po të projektit C 613 së bashku me bazën lundruese “Katjelnikov”. Kësisoj, brigada e nëndetëseve u kompletua me 12 anije të tilla të tonazhit të mesëm dhe dy baza lundruese. Ajo e kishte vartësinë nga Komanda e Flotës Detare të Detit të Zi, e cila asokohe komandohej nga admirali Kasatanov, i cili më vonë u emërua në detyrën e kryekomandantit të Flotës së ish-Bashkimit Sovjetik.
Nëndetëset i kam parë të ankoruara tek bankina e tyre ,në gjirin e Pashalimanit ,siç dua ti quaj në të vërtetë nuk ekzistojnë më,qartësisht kujtimi i tyre ruhet vetëm nëpër fotografi,ruanin një tis të mjegullt , të ftohtë,krenare dhe të frikshme . Një masiv hekuri në formën e një gjitari deti . Syprina e sipërme e tyre e barkosur për të vijuar nën ujë ku shtrihen pjesa tjetër .Uji ku gjysma e nëndetëseve i fshihet syrit të njeriut është i kthjelltë dhe ka peshq të shumë. Kam shoqëruar mjaftë turistë , të cilët e njohin historinë e Luftë së Ftohtë dhe bazën detare në Gjirin e Pashalimanit .Nuk mund të hyje brenda . Kapakët e hyrjes ishin me dyllë ushtrie, që do të thotë ;nuk lejohet .E treta nuk ishte fringo e re . Këtë e kanë quajtur nëndetësja 105, që në të vërtetë, nuk ka të tilla ,aty në bazën e tyre ,por që trillimi i përket shkrimtarit tek filmi i njohur shqiptar . Kjo pra nëndetësja sëbashku me motovedetën “Mujo Ulqinaku “ e njohur tek filmi shqiptar “Duel i heshtur “, ishin fokusuar në kuadër të një projekti do të vendoseshin tek muzeu i Marinës . Edhe një motovedetë , që do të vendoseshin në kanal për të jetësuar projektin e muzeu të marinës .
Shtjellim i kësajhistorie është kjo:Orikumi ,që në vitet 60 njohu jetën e natës ,kur nëpër qytete dhe katunde të këtij vendi flihej herët Aty dikur ishin rusët .Rusët pinin vodkë. Luanin futboll. Rusët aty ku sot është bashkia ishte shtëpia e kulturës .Kërcenin tërë natën . Ikën rusët dhe erdhën kinezët . Këta ishin krejt e kundërta .Tërë ditën punonin dhe tërë natën e Perëndisë , flinin gjumë . Qyteza e vogël flinte, për të filluar më shpejt punesat e ditës .. Të pasionuarit e detit thonë se ka mjaftë anije të mbytura nga luftërat . Një prej drejtuesve të nëndetëseve më ka treguar se unë e njohë me pëllëmbë gjirin e Vlorës , sepse me nëndetëse jam ulur në fundin e tij por nuk ka kaq shumë anije të mbytura , sa shprehen zhytësit amator të ujit. Me ndërtimin e këtij parku të nënujet zhytjet kontrollohen edhe për ata që nuk e njohin destinacionin nënujor . Në disa prej anijeve të mbytura gjatë luftës ka ende municion të pashpërthyer dhe si gjithmonë përmbajnë rrezik për eksplorime të nënujshme .Në strehën Pashalimanit ,gjirit detar të përmendur nga gjeografi grek Skylaks,i që në shekujt 5 para Krishtit , në vitin ’43 ka qenë një flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët .Nëndetëset shqiptare janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit janë zhvendosur më në jug .Kanë udhëtuar për një strehë tjetër .Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos .
Çfarë ishte baza e Porto Palermos ? Baza e Palermos ishte tuneli për të cilin u punua për më shumë se 20 vjet nga forcat ushtarake shqiptare dhe kryesisht u shfrytëzua puna e ushtarëve dhe xhenierëve të cilët shkonin ushtarë në këtë zonë ushtarake . Baza e Palermos ishte projektuar nga kryeministri i kohës M.Shehu , për tu bërë baza e një mjeti tjetër detar . Këto quheshin katër-silurues . Mjet sulmues i përmbi ujshëm i forte si roje e detit. Katër silurueset do të vinin nga Kina , aleati i vetëm i shtetit tonë deri në vitet ‘ 80, kur u prishën marrëdhëniet me shtetin e largët aziatik dhe me vëllezërit e shkurtër të verdhë .Sipas komandantit të njërës nëndetëse B Nika ,provat për nëndetëse në Palermo u kryen për një periudhë 8 mujore nga qershori i vitit 1986 deri në marsin e vitit ’87. Ishin 4 nëndetëset , nëndetësja 3 bëri provat . Cilat prova dhe në çfarë konsistonin ato ? Provat ishin në hyrje dhe dalje ,karikimet .Provat u bënë për 8 muaj .Muaji prill solli zhvendosjen e 4 nëndetëseve nga baza e Pashalimanit me të gjitha resurset e tyre dhe u përqendruan në Palermo ,në bazën më të re ,në strofullin më të heshtur . Për mote të tëra të heshtura në tunelin e Palermos .Nëndetëset e nisën garën nga kohërat e luftë së dytë .Si të tilla mbetet një urë lidhëse me botën,që nuk shquhet përtej mjegullave. Asgjëkund syri,nuk të ndesh një monument deti kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e saj , formën , mënyrën e vendosjes. Larg çdo përfytyrimi , përbënë armatimin ushtarak , për një vend të vogël në kohët e një lufte të madhe . Ato ishin atraksioni më i madh i gjiritë Vlorës në vendin tone dhe po shkruajnë fundin e fundmë të një epoke që ne e quajtëm :”Lufta e Ftohtë” . Kur u përqendruan nëndetëset në Palermo ,baza e Pashait u mbush me Grupin e Sazanit .4 vjet qëndruan nëndetëset në Palermo. Në vitin 1992 nëndetëset u rikthyen në bazën e hershme të tyre në Pashaliman . Nëndetësja tre që komandohej nga B.N qëndroi 8 vjet në dok . Në vitin ‘ 88 u fut në dokun e Pashalimanit . Ka ndenjur jashtë dhe nuk u riparua plotësisht .
Të dhëna për nëndetëset :Karburanti: Në një ore 175 litra karburante harxhonin . .Rezerva ishte 119 tone diesel. Nga vinte karburanti i tyre . Mund te kishte edhe nga Rusia .Uji: -11.3 ton ujë cisterna .Vaj: -9.8 ton vaj.Përmasat:E gjate 76 m. E gjere 6.3m .Pesha :Në gjendje për lundrim për të lundruar me ujë dhe karburant, pesha shkonte 1045 ton në ujë .Dhe kur zhytej pesha shkonte në 1298 ton, sepse mbushej me 253 ton ujë për të zhytur në thellësira.Bateritë : 224 bateri në 2 dhoma . Njëra dhomë mbante 112 bateri . Pesha e një baterie 750 kg .Nën ujë punohej me bateri vetëm 1 ore. Nxirej jashtë periskopi në thellësi 9.5m nxjerre një tubo thithëse ku merë ajër me të cilën diezeli,punon:Sistemi diesel përbëhej nga 2 motor me nga 2000 k/fuqi shpejtësia arrinte 18 milje në ore .Përmbante dhe 2 elektromotor kryesor. Fuqia e këtyre elektromotor 1350 k/fuqi , shpejtësia është 13 milje në orë. 2 elektromotor ekonomike ,secili nga 50 kuaj/ fuqi me lidhje dhe shkëputje .Shpejtësia 4 km në ore me këtë, shpejtësi mund të përshkosh 300 milje rruge dhe duhet bërë karikim baterive. Temperatura :Në vere brenda arrinte në 45 gradë . Filmi :” Ball për ballë “ që tregon marinarët të veshur me kapotë nuk i përgjigjet një realiteti .Përmban :12 silura . Diametri i një silure 533 mm. Koka shpërthyese kishte 400 kg tritol mbante 22 mina fundore i vendoste ne fund te detit.7 dhomat e nëndetëseveNëndetësja ka 7 dhoma.1-i pari i silurëve dhe i fjetines së marinarëve. Silurat, ka 6 fole silura , që futen .Ato ndahen në 4 në bash dhe 2 në kiç .2 të kiçit janë për vetëmbrojtje dhe duhet të do të thotë: të jenë akustike ,që të vijë dhe të ndjek .4 të tjerat janë për gjuajtje dhe ka edhe 6 silurë rezervë .
2-lokali i baterive . Radiove dhe fjetina e ngrënia e oficerëve dhe komandantit te nëndetëseve dhe zv-komandanti.3-posti qendror i drejtimit të nëndetëseve,timoni vertikal,horizontal,periskopi,shpejtësia matësi,aparaturat matëse dhe aparati i drejtimit dhe qitjes me silurë.4-lokali i baterive,kuzhinës dhe fjetinës së nënoficerëve dhe marinarëve. Bateritë janë poshtë janë te lidhur me ventilim.5-lokali i motorëve me nafte dhe karikimit ta ajrit.
6-lokali i elektormotorave nene ujë dhe mbi ujë .
7-lokali qe ka 2 silurë dhe posti rezerve ne rast prishje te krahut te peshkut dhe zemra e nëndetëseve qe pompojnë vaj ne te gjithë mekanizmat.
Presioni i ajrit në nëndetëse
Nëndetësja ka 22 bombola ajri secila ka 410 litra ajër qe komprimon ajër. Nga këto 6 janë brenda ne nëndetëse . 3 janë ne lokal te dyte dhe te 4 janë rezerve te karikuar me 200 atmosfere.
Te tjerat janë nen kuverte 16 përdoren për te shfryre ajrin cisternave te nëndetëseve ajo ka 10 cisterna te ndara ne 3 grupe.Nëndetësja zhytej me atë presion qe ka sipërfaqja . Mbahej ai presion,dhe nuk kuptohej. Veshja e lehte.
Sistemi i shërbimeve
2 toilete, 1 nw motor, 1 posti qendror . 1 dush . Në nëndetëse përdorej veshje e lehtë . Marinarët qëndronin brenda me brekë nga temperaturat e larta. Nëndetësja kishte kapacitete te qëndronte 30 dite në ujë .Nëndetëset tona kane lundruar 21 dite ne vitin 1971. Ushqimi kuota ishte nw toke 108 lekw dita. Nw det ishte 250 leke dita. Çdo gjë ishte 2. pra te dubluara .Anija tepër te sigurta vetëm donin mendje. Presioni :deri we 30 metra ndihej pak poshtë nuk ndihej.Balancimi :Çdo lëvizje nga një lokal ne tjetrin duhej bwrw me leje sepse behej balancimi nëse do tw lëvizte nga dhoma në dhomë krijonte lëkundje. Çdo lëvizje bëhej me urdhër .
Në gjirin e Vlorës në vitet ‘60 nëndetëset i dëgjonim kur gjëmonin brenda gjirit. Më e veçanta ishte se ato kishin pajisje dyshe d.m.th. për çdo gjë kishin pajisje, që nëse njëra prishje ose bllokohej vihej tjetra në funksionim. Nga të cilat sistemi hidraulik pësonte më shumë defekte. Kur bënin uljen nën det pësonin edhe defekte, por pjesa tjetër vihej automatikisht në funksion. Problemi më i madh qëndronte kur binte zjarri. Kur binte zjarr izolohej duke u mbyllur dhe mungesa e oksigjenit e shuante flakët. Ne kemi bërë remont kapital për nëndetëset këtu në Pashaliman. Veshja e nëndetëseve .Ato përbëheshin nga një veshje e fortë metali ishte pjesa e jashtme dhe e brendshme rreth 2 .5cm. Kishin motor të fuqishëm. Kishin dhoma apostafat edhe për të vdekur. Gjithçka ishte parashikuar edhe rastet e mortit dhe kthina e veçantë ku mund të mbyllej kufoma deri sa të përfundonte misioni. Bateritë e nëndetëseve kushtonin shumë. Në ’97 ato u vodhën. U vodhën kolltukët , pajisjet, aparaturat dhe nuk dihet as për çfarë i donin. Më të shumtën e kohës nëndetëset qëndronin të stacionuara . Nëndetëset ishin një prodhim 50 vjeçar dhe ishin tepër rezistence . Flitet se ato kanë kryer edhe misione të largëta por nuk dihet sa është saktësia e këtyre thënieve. Nëndetëset uleshin diku aty ku është sot porti italian në Radhim bënin manovrat e uljes një proces me mbushje uji dhe zhytje. Avarit ishin , por edhe sistemi i dyfishtë për gjithçka i kapërcente ato. Ne i riparuam krejt bëmë riparim kapital kur ikën edhe kinezët në uzinën tonë. Në vitin 1997 u hyri edhe “mola” ndryshku dhe tashmë bëjnë vetëm punën e një treguesi, që dikur kishim gjitarë deti, nëndetëse por që tashmë nuk janë më. Ose janë të vdekura të lidhura në portin e tyre, në Pashaliman. Ngjyra gri sipër dhe ndryshku në pjesën e poshtme janë tregues të një kohe të ikur, për këta gjitarë mund të flitej në kohën e shkuar, pra dikur ishin, ose ekzistonin sepse ato janë vetëm pjesë hekuri të fortë 100m të gjatë rreth 8m të larta dhe kulla sipër treguese. Ishin nëndetëset e një ushtrie, që u kapërdi e kacavirr nëpër vende të lindjes. Dhe këtu në Pashaliman, historia e tyre njihet më mirë dhe tregohet thjeshtë si për një gjë të zakonshme jo si një histori e veçantë e gjitarëve të detit të veçantë. Historia e tyre tashmë ka përfunduar dhe do të kujtohet si dikur koha e Cezarit kur erdhi në këtë gji detar për të sulmuar Pompein.Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit, nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës,kwtu i mbyll shënimet e ishoficerit.
6-Kompleksi muzeal i Pashalimanit do të përbënte atraksionin më të parë në Ballkan për muze të kësaj natyre si dhe do të priste, do tw përcillte mijëra vizitor, që kanë kërshërinë të njohin historinë e shtrirë në një periudhë të gjatë kohore,duke filluar me kohët e antikitetit ku gjenden ende gjurmët me teatrin e Orikut përtej mjegullave, për të përshkruar historinë e luftës së Ftohtë si dhe mjetet luftarake detare, që i shërbyen asaj periudhe. Mirwpo sic ngjet nw kwtw vend, historitë filloj ngre ditwn,prish natën,projekti erdhi arkeologjiku parashikoi deri te 300mijw euro ndërtim muzeu,rikonstruksione objektesh,hapje rrugwsh,pastrime etje ,ndërsa ushtarakwt e bazës,sollën njw shifrw diku 6.2milion euro.Kwshtu gjithw kështjella cuditwrishtw u rrwzua,mbeti vetëm projekti.

Filed Under: ESSE Tagged With: BUNK’ART & BUNK’REAL, Gezim Llojdia

2014 – VITI KUR NUK U NDËRTUA ASGJË

December 28, 2014 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/
Viti 2014 ‘socialist’ në Shqipëri kaloi në shenjë të stigmatizimeve ndaj vitit 2013 ‘demokratik’, çka na i kujtoi stigmatizimet gjysmëshekullore që iu bënë në këtë vend vitit 1938.
U largua, me ritme të papara, administrata militante pd-iste dhe u zëvendësua nga administrata militante ps-iste.
U bë gjithnjë e më largët ajo kohë kur Shqipëria do të ketë një administratë të qëndrueshme profesioniste, qytetare.
U bënë vetëm çndërtime, duke rrënuar ndërtimet e paligjshme kaotike të periudhës së tranzicionit. Ato janë aq shumë saqë, po të vazhdohet me ritmet – konsiderueshëm të larta – aktuale të prishjeve të tyre, çndërtimi do të kërkonte të paktën një dekadë.
U çthanë disa nga ndërtimet e thëna nga regjimi i mëparshëm. Për shembull, përfundimisht, në jugun e Shqipërisë nuk do të ndërtohen më hidrocentrale. Kështu, viti 2014 shënon mbylljen e perspektivës së zhvillimit energjitik të Shqipërisë. Ashtu siç ndodhi gjatë gjithë periudhës së ‘ndërtimit socialist’ të vendit, ashtu siç ndodhi gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, në jug nuk do të ndërtohen hidrocentrale. Sepse ato do t’i cënuakëshin parqet kombëtare. Ndërsa në veriun e Shqipërisë nuk ka më se ku të ndërtohen hidrocentrale.

U ritha vetëm Rruga e Arbrit, e cila do të rifillojë së ndërtuari më 1915, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Beograd në mes qeverisë kineze dhe qeverisë shqiptare. Le të shpresojmë.
Asnjë vepër e projektuar nuk nisi, asnjë vepër e nisur nuk vazhdoi, asnjë vepër e lënë përgjysmë nga 2013-a nuk mbaroi së ndërtuari nga 2014-a.
2014-a ishte vit i moratoriumit të ndërtimeve.
Mirë, po pranojmë se gjatë vitit 2014 u punua për ndërtimin e imazhit të Shqipërisë. Këtu autorët dhe përkrahësit e kësaj teze kanë parasysh kryesisht Lazaratin. Kanë parasysh kandidimin zyrtar të vendit në BE. Kanë parasysh ardhjen e Papës Françesk në Shqipëri. Kanë parasysh dronin në Beograd. Dhe nuk përmendin se po gjatë këtij viti pati ndodhira të cilat e asnjësuan – për të mos thënë më shumë – ndikimin e atyre zhvillimeve ndërtuese të imazhit të Shqipërisë. Nëse të parat janë investime, të dytat janë kundërinvestime. Dhe nuk është ndalur, nuk është ngadalësuar prirja që kundërinvestimet t’ua kalojnë shumëfish investimeve.
E njëjta gjë edhe në Kosovë. Vetëm 4 njohje të reja. Ndërkohë që premtimet kishin qenë se do të ndodhnin njohje të shumta dhe të rëndësishme. Asnjë përfitim politik, ekonomik apo diplomatik nga dialogu me Beogradin. Veriu kolonizohet me serbë. Pjesa tjetër e vendit zbrazet nga rinia shqiptare që largohet masivisht nga vendi për mungesë perspektive. Dhe, çka është më ironike, kjo dukuri përshkallëzohet pas koalicionit të pakuptimtë PDK-LDK.

Nga mbarimi i vitit 2014 edhe në Tiranë një marrëveshje tripartiake PS-PD-LSI për kthimin e deputetëve ‘demokratë’ në Kuvend. Marrëveshja arrihet në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal, kur mbaron gjysma e mandatit qeverisës të cilin PS e mori më 2013. Frytet e kësaj marrëveshjeje klienteliste të radhës nuk do të pasyrohen në punësime, në ulje taksash, në më shumë dritë, më shumë ujë të pijshëm, nuk do të pasyrohen në reforma, në përmirësimin e jetesës së qytetarëve, në përmirësimin e rendit, në përmirësimin e klimës politike. Nuk do të ketë më shumë shtet ligjor, nuk do të ketë më shumë demokraci, nuk do të ketë më shumë mirëqenie të përgjithshme. Thjesht do të ketë hapësirë të bollshme korrupsioni edhe për kreun e opozitës, ashtu si gjatë gjithë tranzicionit. Nuk do të ketë kërcënime për hapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Nuk do të ketë më denoncime për korrupsion në prokurori.
Pandëshkueshmëria do të vazhdojë. Krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të largohen në drejtim të paditur. Do të ketë vetëm akuza dhe kundërakuza spektakolare në Kuvend dhe në media.
Gjatë këtij viti qeveria vazhdoi me stilin e nihilizmit dhe të premtimeve, si në kohën kur ishte opozitë.
Në Evropën demokratike arritjet e një mandati të një qeverie maten me veprat e kryera – sa vepra të vogla, sa vepra të mesme, sa vepra të mëdha.
Më 2015, sigurisht, qeveria ‘socialiste’ do ta ketë shumë më të lehtë t’i bëjë krahasimet me vitin 2014 se me vitin 2013.

Filed Under: Analiza Tagged With: 2014 - VITI KUR NUK, Nga SKËNDER BUÇPAPAJ, U NDËRTUA ASGJË

Mijëra vetë në përcjelljen e oficerit të vrarë në krye të detyrës

December 28, 2014 by dgreca

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, Guvernatori i shtetit Nju Jork, Andrew Cuomo dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio mbajtën fjalime në kishë për nder të oficerit Ramos. Të pranishëm ishin qindra njerëz, mes tyre edhe familja e oficerit Ramos, duke përfshirë të venë e tij dhe dy djemtë./
Nga Beqir SINA – Queens – New York/
QUEENS NYC : Mijëra njerëz morën pjesë në shërbimet funerale dhe të varrimit në Kishën katolike “Christ Tabernacle Church” në Queens, të shtunën paradite – për të i dhënë lamtumirën e fundit Oficerit të NYPD, Rafael Ramos, i martuar me dy fëmijë, i cili është vrarë një javë më parë së bashku me kolegun e tij, oficerin Wenjian Liu.
Në këtë ceremoni – e cila u trasmetua nga të gjitha televizionet amerikane drejtpërsëdrejti ishin të pranishëm më shumë se 25.000 oficerë policie në uniformë – përfshirë edhe policët shqiptarë që shërbejnë në uniformat blu të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.
Gjithashtu – mijëra qytetarë njujorkez mbushën rrugët jashtë oborrin e kishës dhe rrugët përballë saj në lagjen Queens – Nju Jork, për të nderuar oficerin e vrarë Rafael Ramos – mbasi funerali i oficerit tjetër të vrarë Liu – është planifikuar për fundjavën e ardhshme në Brooklyn Nju Jork.
Media amerikane tha se oficerët të policisë nga i gjithë vendi erdhën dhe u bënë së bashku në shenjë solidariteti për të nderuar dy oficerët të rënë në krye të detyrës në Nju Jork.
Disa media cituan oficerët nga shtetet e ndryshme për të treguar solidaritetin e tyre :” Më vjen keq për familjen. Ne jemi këtu për të nderuar një oficer të rënë. Pavërësisht, në qoftë se ai është nga Los Angeles, Alaska, Porto Riko … Ne jemi këtu për të mbështetur Oficerin Ramos dhe familjen e tij “, tha lejtnant Alphonso Wrighti i cili vinte nga Departamenti të Policisë së Nju Jorkut, por me shërbim në Bufallo.
“Ne jemi të gjithë të njëjtës familje të madhe, këtu, dhe kjo nuk ka rëndësi nëse ju jeni nga Nju Jorku, Çikago, Florida, Kalifornia, apo ndonjë shtet tjetër. Kur një oficer vdes, ne të gjithë jemi prekur në të gjithë Amerikën dhe unë mendoj që ne jemi si një shoqëri, “tha Oficeri William Riga i Departamentit të Policisë së Çikagos.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe nën/Presidenti Joe Biden, Guvernatori i Shtetit, zoti Andrew Cuomo – kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, Komisioneri i policisë Uilliam Bratton, dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët mbajtën edhe fjalime lamtumire .
Zëvendëspresidenti Biden tha se vrasja e dy oficerëve të policisë “preku shpirtin e një kombi të tërë.” Njerëzit duartrokitën gjatë kur zoti Biden e quajti Departamentin e Policisë së New Yorkut më të mirin në botë.
“Kur plumb një atentati vë në shënjestër dy oficerë, ajo në shënjestër ka vënë këtë qytet, dhe ajo shënjestër ka goditur shpirtin e të gjithë kombit”, tha Biden. “Oficeri Ramos dhe partneri i tij ishin pjesë e unifromave blu të New Yorkut- i cili ka Policinë më të mirën në SHBA dhe kjo nuk është një frazë boshe. Kjo është ndoshta për të treguar se në Nju Jork – SHBA- kan departamentin e Policisë më të mirën në botë. “.
Nga ana e tij, zoti Cuomo tha se Nju Jorku humbi një hero!/
Guvernatori Andrew Cuomo tha se të dy familjet e oficerve të vrarë do të kenë mbështetjen e shtetit’, por gjithashtu ai mori pak kohë për të folur edhe mbi të protestave të fundit, kundër vendimit të madh të jurisë në rastin e Eric Garner.
“NYPD ka bërë një punë të jashtëzakonshme sidomos këto javët e fundit,” tha Cuomo duke shtuar se “NYPD duke mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës, edhe pse ata, vetë, ishin në shënjestra kërcënimesh në disa raste policia- u dallua për profesionalizmin e tyre.”
Ndërsa, kryebashkiaku de Blasio, tha se oficeri i policisë Ramos do të kujtohet gjithmonë. “Kjo ngjarje e dhimbshme na ka treguar neve të gjithëve aq shumë në këto ditë të fundit dhe na ka dhënë aq shumë shpresë në mes dhimbjes dhe qendresës sonë të përbashkët” tha de Blasio.
De Blasio, i cili ka qenë subjekt i shumë kritikave nga sindikata e policisë të qytetit në trajtimin e tij të protestave të fundit, ngase ata janë të pakënaqur me atë që e quajn “një mungesë të mbështetjes nga kryetari i Bashkisë në vdekjen Eric Garner në Staten Island” nuk i shpëtoi pakënaqësive.
Me këtë rast disa policë të Nju Jorkut, që ndodheshin në kishë, kthyen shpinën gjatë fjalimit të de Blasios. Mbasi ata pas kësaj ngjarje, e kanë kritikuar kryetarin e bashkisë për disa nga deklaratat e tij publike, për të cilat ata thonë se mund të provokojnë sulme të tilla si ato që çuan në vrasjen e oficerit Ramos dhe partnerin e tij të patrullës, Wenjian Liu nga distancë e afërt.
Kritika për kryebashkiakun Bill de Blasio, kish arritur në lartësi të reja ditën premte.
Dje, pasdite një aeroplan i vogël privat që tërhiqte lart në qiell një banderolë trasparente, ku ishte shkruar me të kuqe një parrullë ku thuhej : “de Blasio, our backs have turned to you.””, një parrull kjo që dënon kryebashkiakun mbi dekleratat e tij- flutoroi mbi qytet.
Sindikatat e policisë e akuzojnë de Blasion të ket “kontribuar” me dekleratat e tij të pakujdesshme në një klimë të mosbesimit ndaj policëve – pas vdekjes së Eric Garner dhe Michael Brown.
Gjatë fjalimit të tij, Komisioneri i policisë Uilliam Bratton tha se Ramos – sapo ishte emëruar si një prift nderi i departamentit të policisë për komisariatin e Policisë 84. Ramos, tha ai kishte qenë duke studiuar për t’u bërë një prift dhe kishte javët e fundit të studimeve për prift.
Bratton më pas iu drejtua dy djemve të Ramos ‘, duke thënë: “Ne jemi këtu sepse babau juaj u vra. Prezenca jonë flet për rëndësinë e personit të vrarë, babai juaj u vra sepse ai përfaqësonte diçka…Ai ka përfaqësuara uniformat blu – pikërisht ato uniforma që mbajn qytetin tonë së bashku duke e bërë atë më të sigurt dhe të qetë për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari. ”
Bratton gjithashtu ka dekoruar Ramos dhe Liu gjatë fjalimit të tij me dekoratën e klasit të parë “Detective First Grade” .
Djali më i madh i Ramos – Justini, thotë se familja e tij është e prekur jashtëzakonisht nga mbështetja e treguar gjatë këtyre ditëve nga të gjithë njujorkezët – populli dhe uniformat blu por edhe prej oficerëve të policisë nga i gjithë vendi.
“Babai im ishte një njeri i karakterit. Ai ishte një njeri vetëmohues. Ai gjithmonë shërbente dhe duke e lënë familjen e tij, mangut, vazhdimisht, duke vënë të tjerët para vetes, unë i jam përgjithmonë mirënjohës për flijimet që ka bëra babai im”,tha ai.
Funerali i oficerit tjetër të vrarë Liu është planifikuar për fundjavën e ardhshme në Brooklyn Nju Jork.
Dy oficerët u vranë më 20 dhjetor, ndërsa ishin ishin duke patrulluar me makinën policisë në një rrugë të lagjes Myrtle në Brooklyn. Personi që hapi zjarr më pas vrau veten.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, e oficerit të vrarë në krye të detyrës, Mijëra vetë në, përcjelljen

NEW YORK: NJË DASËM E MADHE DIBRANE NË “EL CARAIBE”

December 28, 2014 by dgreca

Më shumë se 700 të ftuar kanë uruar Dritan Kolarin dhe Dafina Dikën: TË TRASHËGOHENI!/
Ibrahim Kolari, vatran prej tre dekadash, anëtar i Këshillit të Vatrës,ish kryetar i Shoqatës Dibrane, veprimtar i komunitetit shqiptar në Amerikë ndër më të dalluarit, një biznesmen i suksesshëm me investime në vendlindje, kandidat për bashkinë e Dibrës, të shtunën në mbrëmje, me 27 Dhjetor 2014, ka ftuar miqtë, të afërmit, bashkëpunëtorët në një dasëm të pazakontë, ku pjesmarrja i kalonte të 700 të ftuarit. Dritani, djali i tij dhe i bashkortes Merita, vuri kurorë me Dafinën, të bijën e familjes Dika, zonjushën Dafina Dika. Dasma u organizua në një nga restorantet më famoze të New Yorkut, ku harmonizohet tradita e shume gjeneratave me bashkohoren, El Caribe Country Club Caterers në Brooklyn, New York. Me një kapacitet prej rreth 1000 e më shumë të ftuarish, restoranti mbahet si një nga më konkuruesit sfidues për raste të tilla, veçanërisht për dasma.EL Caraibe shquhet për dekor klasik, dizajn elegant, tavane të harkuar dhe ndriçim spektakolar, ku gjithaçka duket fluorishente.
Sa për menynë e ushqimeve, kuzhina e Ela Caraibe është e pakonkurueshme. Piëkrisht në këtë mjedis u organizua dasma e martesës së djalit të Ibrahim dhe Merita Kolarit,-Dritanit, ku të fuarit ishin jo vetëm nga Dibra, por nga e gjithë Shqipëria, nga Çamëria dhe Kosova.
Orkestra, ku shkelqentejo vetem Raif Hyseni, por dhe instrumentistit e tjere, këngët e kënduara nga diva e këngës popullore Merita Halili, Shqipe Kastrati, i talentuari Bledi Maqellara e të tjerë këngëtarë të ftuar , ia shtuan emocionet dasmës. I Zoti i dasmës, Ibrahimi, tek u uron mysafirët pjesmarrës në këtë dasëm të madhe, uron çiftin, krushqinë, por nuk harron dhe individët, si biznesmenin dhe veprimtarin Rrustem Gecaj , veçon mysafirët nga Vatra, zv/Kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Zef Balaj, Marjan Cubi, Ramiz Mujaj,Uka Gjonbalaj,Ramadan Gashi, editorin e Diellit, përfaqësuesin e Çamërisë Sali Bollati, Lavdrim Cami,dhe shumë nga mysafirët e veçantë. Ai gjenë momentin dhe i thotë pak fjalë për Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës, e cila për 102 vite, nuk i është ndarë çështjes Kombëtare.
Dasma u përshkua nga tradita shqiptare, ku natyrisht mbizotëroi traditat e njohur dibrane, këngët dhe vallet e Dibrës, dhe në krye të valles janë ata, nusja, dhëndri, por dhe vetë Ibrahimi e Merita. Edhe motrat e dhëndrit- Dritanit, e “ngritën” në këmbë dasmën, duke kënduar, vallzuar, duke shoqëruar çiftin, qe shkëleqen nga bukuria.
Mysafirët e Vatrës përshëndesin familjen Kolari dhe çiftin me këngën -himn”XHamadani vija-vija” dhe të gjithë së bashku ngrihen në valle.
Nusja në valle, prerja e tortës,vallja e qelesheve, ishin disa nga çastet me më shumë emocione që u shoqëruan me duartrokitje. Dasma ka vazhduar deri në pasmesnatë dhe u mbyll me urimin e 700 të ftuarëve: Të trashëgohet çifti!(dg)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dlaip Greca, dritan Dafina, Ibrahim Kolari, NEW YORK: NJË DASËM E MADHE DIBRANE NË "EL CARAIBE"

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT