Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, Guvernatori i shtetit Nju Jork, Andrew Cuomo dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio mbajtën fjalime në kishë për nder të oficerit Ramos. Të pranishëm ishin qindra njerëz, mes tyre edhe familja e oficerit Ramos, duke përfshirë të venë e tij dhe dy djemtë./
Nga Beqir SINA – Queens – New York/
QUEENS NYC : Mijëra njerëz morën pjesë në shërbimet funerale dhe të varrimit në Kishën katolike “Christ Tabernacle Church” në Queens, të shtunën paradite – për të i dhënë lamtumirën e fundit Oficerit të NYPD, Rafael Ramos, i martuar me dy fëmijë, i cili është vrarë një javë më parë së bashku me kolegun e tij, oficerin Wenjian Liu.
Në këtë ceremoni – e cila u trasmetua nga të gjitha televizionet amerikane drejtpërsëdrejti ishin të pranishëm më shumë se 25.000 oficerë policie në uniformë – përfshirë edhe policët shqiptarë që shërbejnë në uniformat blu të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.
Gjithashtu – mijëra qytetarë njujorkez mbushën rrugët jashtë oborrin e kishës dhe rrugët përballë saj në lagjen Queens – Nju Jork, për të nderuar oficerin e vrarë Rafael Ramos – mbasi funerali i oficerit tjetër të vrarë Liu – është planifikuar për fundjavën e ardhshme në Brooklyn Nju Jork.
Media amerikane tha se oficerët të policisë nga i gjithë vendi erdhën dhe u bënë së bashku në shenjë solidariteti për të nderuar dy oficerët të rënë në krye të detyrës në Nju Jork.
Disa media cituan oficerët nga shtetet e ndryshme për të treguar solidaritetin e tyre :” Më vjen keq për familjen. Ne jemi këtu për të nderuar një oficer të rënë. Pavërësisht, në qoftë se ai është nga Los Angeles, Alaska, Porto Riko … Ne jemi këtu për të mbështetur Oficerin Ramos dhe familjen e tij “, tha lejtnant Alphonso Wrighti i cili vinte nga Departamenti të Policisë së Nju Jorkut, por me shërbim në Bufallo.
“Ne jemi të gjithë të njëjtës familje të madhe, këtu, dhe kjo nuk ka rëndësi nëse ju jeni nga Nju Jorku, Çikago, Florida, Kalifornia, apo ndonjë shtet tjetër. Kur një oficer vdes, ne të gjithë jemi prekur në të gjithë Amerikën dhe unë mendoj që ne jemi si një shoqëri, “tha Oficeri William Riga i Departamentit të Policisë së Çikagos.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe nën/Presidenti Joe Biden, Guvernatori i Shtetit, zoti Andrew Cuomo – kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, Komisioneri i policisë Uilliam Bratton, dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët mbajtën edhe fjalime lamtumire .
Zëvendëspresidenti Biden tha se vrasja e dy oficerëve të policisë “preku shpirtin e një kombi të tërë.” Njerëzit duartrokitën gjatë kur zoti Biden e quajti Departamentin e Policisë së New Yorkut më të mirin në botë.
“Kur plumb një atentati vë në shënjestër dy oficerë, ajo në shënjestër ka vënë këtë qytet, dhe ajo shënjestër ka goditur shpirtin e të gjithë kombit”, tha Biden. “Oficeri Ramos dhe partneri i tij ishin pjesë e unifromave blu të New Yorkut- i cili ka Policinë më të mirën në SHBA dhe kjo nuk është një frazë boshe. Kjo është ndoshta për të treguar se në Nju Jork – SHBA- kan departamentin e Policisë më të mirën në botë. “.
Nga ana e tij, zoti Cuomo tha se Nju Jorku humbi një hero!/
Guvernatori Andrew Cuomo tha se të dy familjet e oficerve të vrarë do të kenë mbështetjen e shtetit’, por gjithashtu ai mori pak kohë për të folur edhe mbi të protestave të fundit, kundër vendimit të madh të jurisë në rastin e Eric Garner.
“NYPD ka bërë një punë të jashtëzakonshme sidomos këto javët e fundit,” tha Cuomo duke shtuar se “NYPD duke mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës, edhe pse ata, vetë, ishin në shënjestra kërcënimesh në disa raste policia- u dallua për profesionalizmin e tyre.”
Ndërsa, kryebashkiaku de Blasio, tha se oficeri i policisë Ramos do të kujtohet gjithmonë. “Kjo ngjarje e dhimbshme na ka treguar neve të gjithëve aq shumë në këto ditë të fundit dhe na ka dhënë aq shumë shpresë në mes dhimbjes dhe qendresës sonë të përbashkët” tha de Blasio.
De Blasio, i cili ka qenë subjekt i shumë kritikave nga sindikata e policisë të qytetit në trajtimin e tij të protestave të fundit, ngase ata janë të pakënaqur me atë që e quajn “një mungesë të mbështetjes nga kryetari i Bashkisë në vdekjen Eric Garner në Staten Island” nuk i shpëtoi pakënaqësive.
Me këtë rast disa policë të Nju Jorkut, që ndodheshin në kishë, kthyen shpinën gjatë fjalimit të de Blasios. Mbasi ata pas kësaj ngjarje, e kanë kritikuar kryetarin e bashkisë për disa nga deklaratat e tij publike, për të cilat ata thonë se mund të provokojnë sulme të tilla si ato që çuan në vrasjen e oficerit Ramos dhe partnerin e tij të patrullës, Wenjian Liu nga distancë e afërt.
Kritika për kryebashkiakun Bill de Blasio, kish arritur në lartësi të reja ditën premte.
Dje, pasdite një aeroplan i vogël privat që tërhiqte lart në qiell një banderolë trasparente, ku ishte shkruar me të kuqe një parrullë ku thuhej : “de Blasio, our backs have turned to you.””, një parrull kjo që dënon kryebashkiakun mbi dekleratat e tij- flutoroi mbi qytet.
Sindikatat e policisë e akuzojnë de Blasion të ket “kontribuar” me dekleratat e tij të pakujdesshme në një klimë të mosbesimit ndaj policëve – pas vdekjes së Eric Garner dhe Michael Brown.
Gjatë fjalimit të tij, Komisioneri i policisë Uilliam Bratton tha se Ramos – sapo ishte emëruar si një prift nderi i departamentit të policisë për komisariatin e Policisë 84. Ramos, tha ai kishte qenë duke studiuar për t’u bërë një prift dhe kishte javët e fundit të studimeve për prift.
Bratton më pas iu drejtua dy djemve të Ramos ‘, duke thënë: “Ne jemi këtu sepse babau juaj u vra. Prezenca jonë flet për rëndësinë e personit të vrarë, babai juaj u vra sepse ai përfaqësonte diçka…Ai ka përfaqësuara uniformat blu – pikërisht ato uniforma që mbajn qytetin tonë së bashku duke e bërë atë më të sigurt dhe të qetë për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari. ”
Bratton gjithashtu ka dekoruar Ramos dhe Liu gjatë fjalimit të tij me dekoratën e klasit të parë “Detective First Grade” .
Djali më i madh i Ramos – Justini, thotë se familja e tij është e prekur jashtëzakonisht nga mbështetja e treguar gjatë këtyre ditëve nga të gjithë njujorkezët – populli dhe uniformat blu por edhe prej oficerëve të policisë nga i gjithë vendi.
“Babai im ishte një njeri i karakterit. Ai ishte një njeri vetëmohues. Ai gjithmonë shërbente dhe duke e lënë familjen e tij, mangut, vazhdimisht, duke vënë të tjerët para vetes, unë i jam përgjithmonë mirënjohës për flijimet që ka bëra babai im”,tha ai.
Funerali i oficerit tjetër të vrarë Liu është planifikuar për fundjavën e ardhshme në Brooklyn Nju Jork.
Dy oficerët u vranë më 20 dhjetor, ndërsa ishin ishin duke patrulluar me makinën policisë në një rrugë të lagjes Myrtle në Brooklyn. Personi që hapi zjarr më pas vrau veten.