• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2015

KRISTO KIRKA-Kryetar i shoqërisë “Besa-Besën”

February 19, 2015 by dgreca

NGA URAN BUTKA*/
Në vitin 1908 Kristo Kirka u zgjodh kryetar i shoqërisë “Besa-Besën” dhe punoi me vetmohim për ta bërë atë vatrën kryesore ku të mblidheshin dhe të bashkëvepronin gjithë shqiptarët. Shoqëria “Besa-Besën” u shndërrua në shoqërinë më të fuqishme të shqiptarëve të Amerikës dhe u bë faktori kryesor i bashkimit të të gjitha shoqërive të tjera në një federatë gjithëshqiptare.
Në këto kushte lindi nevoja për një gazetë, zëdhënëse e shqiptarëve të Amerikës, por edhe tribunë e mendimit të çështjes sonë kombëtare. Më 15 shkurt të vitit 1909, shoqëria “Besa-Besën” nisi botimin e gazetës së mirënjohur “Dielli”. Vetë titulli i saj “Dielli”, i qëmtuar nga Fan Noli, ishte kuptimplotë: Dielli, që do të ndriçonte mendjen dhe rrugën e shqiptarëve. Numri i parë i saj doli në Boston më 15 shkurt 1909, si gazetë e përjavshme, mandej dy herë në javë, ndërsa në kohën e Çekrezit u bë e përditshme, shqip dhe anglisht. Në krye të numrit të parë, shpallej diviza: “Dielli është organ i shqiptarëve kombëtarë, që kërkojnë vetëqeverimin për Shqipërinë”.
Gjatë gjithë ekzistencës së saj, ka qenë një nga faqet më të rëndësishme të shtypit shqiptar. Qysh në krye, ajo ka përkrahur lëvizjet për autonomi në kuadrin e katër vilajeteve, mandej lëvizjet për ndergjegjësim kombëtar, për liri dhe pavarësi, luftën kundër politikave shoviniste e pushtuese të shteteve fqinje, si: Greqia, Serbia dhe Italia, kundër planeve të disa Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë, si edhe ka propaganduar vijimisht idenë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet kombëtar e demokratik, sipas modelit të demokracive perëndimore. Ndërkohë, ka pasqyruar jetën, veprimtaritë kombëtare, politike, ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve të Amerikës dhe ndihmën e tyre në dobi të atdheut e të çështjes kombëtare.
Redaktori dhe editori i parë i gazetës “Dielli” ishte Fan Noli, i cili me editorialet e tij të thukta, i dha drejtimin dhe peshën e duhur kësaj gazete kombëtare.
Në mbledhjen e përgjithshshme të shoqërisë “Besa-Besën” në Boston, më 14 mars 1909, për të zgjedhur Pleqësinë e shoqërisë dhe për të këqyrur ecurinë e gazetës “Dielli”, folën Fan Noli, Kristo Kirka, Nikolla Poçi e të tjerë. Pleqësia e zgjedhur i bëri thirrje Faik Konicës , drejtor i gazetës “Albania” në Londër, që të pranonte drejtimin e gazetës “Dielli”, ftesë që ai e pranoi.
Në këtë mbledhje u zgjodh edhe redaksia e gazetës: G.Gjoleka menaxher, Kristo Kirka gazetar dhe K.Kristofor arkëtar.
Me ardhjen e Faik Konicës në Amerikë, më 9 tetor 1909 dhe vendosjen e këtij personaliteti të shquar për të drejtuar gazetën “Dielli”, u rrit dukshëm cilësia dhe fama e gazetës, por edhe veprimtaria kombëtare e shqiptarëve të Amerikës.
Gjatë vitit 1909 u rishtrua çështja e bashkimit të të gjitha shoqërive në një të vetme. Pleqësia e shoqërisë “Mall’i Mëmëdheut”, përmes një letre botuar te gazeta “Dielli”, argumentonte domosdoshmërinë e shoqërive të krijuara an’e kënd Amerikës. Shoqëria “Besa-Besën” mori nismën që të organizonte një sërë mitingjesh në qendrat kryesore ku banonin shqiptarët, për të propaganduar bashkimin. Mitingu i parë u organizua më 1 nëntor 1909 në Phoenix Hall, ku erdhën shqiptarë nga Bostoni, por edhe nga Natick, Hudson, Buffalo, New Bedford, Worcester etj. Mitingun e hapi Kristo Kirka, kryetar i shoqërisë “Besa-Besën”. Në emër të kësaj shoqërie, ai bëri thirrje për bashkim, si një aspiratë kombëtare. Oratorët Faik Konica, Fan Noli,Themistokli Millona dhe Kol Kristofori folën për rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë dhe për organizimin e shqiptarëve tëAmerikës.
Mitingje masive u organizuan edhe në Hudson, më 12 nëntor 1909, në Bedford, më 18 nëntor, në Natick, më 25 nëntor, në Worcester, më 1 dhjetor, në Southbridge, më 14 dhjetor. Këto tubime luajtën një rol të rëndësishëm për fuqizimin dhe rritjen e shoqërisë “Besa-Besën”, por edhe në rrugëtimin drejt bashkimit. Thuajse një miting në javë, një gjë e pazakontë, por edhe një punë e palodhur, veçanërisht e organizatorit Kristo Kirka, që kishte një energji të pashtershme dhe një vullnet të pathyer.
Gazeta “Dielli” e datës 28 janar 1910, shkruante: “Pleqësia e Besa-Besës mbajti një mbledhje të dielën e shkuar në zyrë të “Diellit”. Ishin në mbledhje Z.Kristo Kirka, kryetari; z. Tromara, sekretari dhe z.Andea Kristo, Stavre Mihal, Xheli Sotir nga pleqësia” Kryetari i shoqërisë “Besa-Besën”, Kristo Kirka, luajti një rol të rëndësishëm bashkues. Por, krahas zgjerimit të shoqërisë “Besa-Besën” me anëtarë të rinj dhe mirëkuptimit gjithnjë e më të madh për bashkimin e gjithë shoqërive në një organizatë të vetme, u shfaqën edhe mosmarrëveshje të brendshme.
“Kulmin këto mosmarrëveshje e arritën në mbledhjen e 20 shkurtit 1910 të kësaj shoqërie, që u mbajt në Boston. Kryetari Kristo Kirka, i cili e drejtoi këtë mbledhje, theksoi domosdoshmërinë dhe nevojën e një lidhjeje apo federimi në mes të shoqërive shqiptare të krijuara në Amerikë… Nga diskutimet që u bënë në këtë mbledhje, u dukën qartë kontradiktat midis kryetarit të shoqërisë “Besa-Besën”, Kristo Kirka dhe drejtorit të “Diellit” Faik Konica, kryesisht për disa artikuj të botuar në gazetën “Dielli”. Kryetari i shoqërisë kërkoi me këmbëngulje që drejtimi i gazetës “Dielli” të kalonte në duart e kryesisë së shoqërisë, gjë që nuk u pranua prej Faik Konicës, i cili theksoi se “përsa kohë do të ishte drejtor i këtij organi, nuk do të lejonte kërkënd të fuste hundët në punët e tij”. Mosmarrëveshjet u thelluan edhe për një problem tjetër që u ngrit në këtë mbledhje: botimi i një gazete tjetër në Boston të titulluar “Flamuri” dhe që drejtohej po prej Faik Konicës. “Flamuri” ndryshonte nga “Dielli”, sepse e kërkonte vetëqeverimin e Shqipërisë vetëm në rrugë kushtetuese. Konica theksoi se e kishte botuar me qëllim këtë gazetë, që ajo të hynte në Shqipëri, sepse gazeta “Dielli” nuk lejohej prej xhonturqve”.
Faik Konica dha dorëheqjen si drejtor i gazetës “Dielli”, ndërkohë që vazhdoi të botonte “Flamurin”. Shoqëria “Besa-Besën” zgjodhi një komision me Kristo Kirkën në krye, për të drejtuar shoqërinë dhe organin e saj, “Diellin”.
Gjithsesi, kjo mosmarrëveshje ishte në dëm të shoqërisë e të gazetës “Dielli”, por edhe të projektit të bashkimit, ndaj të dyja palët bënë një marrëveshje, u ulën në bisedime, zgjodhën një komision të përbashkët dhe shkuan në votime demokratike, me votë të fshehtë. Kryetar i shoqërisë u zgjodh Josif Pani. Kryesia e re ia dorëzoi sërish gazetën “Dielli” Faik Konicës, maj 1910. Të dyja gazetat, për një kohë, u bashkuan në një emër të përbashkët “Dielli dhe Flamuri”.
Pavarësisht nga mospërputhja e mendimeve për probleme apo qëndrime të caktuara, midis Kirkës dhe Konicës vazhdoi bashkëpunimi në dobi të çështjes kombëtare.
Në përvjetorin e parë të “Diellit”, më 11 shkurt 1910, editori i gazetës, Faik Konica, tek përshkruante rrugën njëvjeçare, do të vlerësonte në mënyrë të veçantë veprimtarinë e shoqërisë “Besa-Besën” dhe të kryetarit të saj, Kristo Kirka:
“Me këtë numër, “Dielli” mbush motin e parë të botimit të tij. Kur bën një udhë të gjatë, udhëtari qëndron ndonjë herë, rri mbi një gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh sesa eci dhe ç’mbaroi gjer atje. Ashtu, edhe ne do të marrim forcë të re, duke shikuar punët që bëmë gjer sot…Shoqërisë “Besa-Besën”, kryetarit atdhetar dhe të palodhur të saj, Kristo Kirka, pleqësisë së nxehtë , kurdoherë gati të bëjë detyrën e saj, ana kombëtare u ka hua përhirime nga zemra”
Pas shoqërisë “Besa-Besën”, në SHBA u themeluan edhe mjaft shoqëri të tjera të rëndësishme, që ndikuan në bashkimin, ndërgjegjësimin dhe arsimimin e emigrantëve shqiptarë atje, por edhe ndihmuan bashkëkombasit e tyre në Shqipëri.
Një nga këto, shoqëria korçare ”Arsimi”, e themeluar në vitin 1909 në Hudson, por e zhvendosur më pas në Boston, dha një ndihmesë të çmuar në arsimimin e emigrantëve shqiptarë në Hudson e Boston, por edhe në zhvillimin e arsimit në qytetin e Korçës. Në krye të kësaj shoqërie ishte Kristo Kirka.
Po ashtu, u formuan edhe shoqëritë “Shpresa” në Bideford, shoqëria “Dallandyshe” dhe “Mbarësia” në Marlboro, shoqëria ndihmëtare ”Bashkimi”, “Flamuri i Krujës” e të tjera.
Të gjitha këto shoqëri dhe organet e tyre të shtypit e kishin kthyer shikimin nga Shqipëria që lëngonte nën sundimin osman, por edhe që përpiqej të dilte nga kjo gjendje. Shoqëritë patriotike të Amerikës inkurajonin çeljen e shkollave shqipe, arsimimin në gjuhën shqipe, ngritjen e çetave të para të lirisë, luftën kundër shovinizmit dhe kishës greke, përkrahjen e kryengritjeve të mëdha antiosmane të viteve 1910-1911, si edhe mbrojten e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA.
Ja ç’shkruan gazeta “Dielli”, 18 nëntor 1910:
“Ende pa marrë kryesinë Z. Kirka, anëtarët e Shoqërisë korçare “Arsimi” qenë shumë të pakë, por që kur u zgjodh kryetar Z.Kirka, i cili kurdoherë është rrëfyer atdhetar, anëtarët u shtuan shumë dhe është shpresë që të vejë më përpara shoqëria “Arsimi” për të përmbushur qëllimin e saj. Kryetari Kirka foli me hollësi për qëllimin e shoqërisë dhe u dha kurajo gjithë dëgjonjësve që të mos dëshpërohen për mbylljen e shkollave shqipe në Shqipëri, se do të vijë koha që do të hapen prapë dhe atëherë shoqëria jonë ka për detyrë t’u ndihë shkollave shqip, për të cilat është ngritur”.
Kristoja ishte i mendimit që shqiptarët duhet të përfitonin nga liritë e shpallura nga xhonturqit, për të përhapur abecenë e njësuar , për të ngritur shkolla, klube kulturorë, shtyp të lirë dhe veprimtari të tjera, që të vetëdijësoheshin e të bashkoheshin shpirtërisht.
“Gjuha dhe letërsia shqiptare bënë udhën e tyre, por me mundime. Armiqtë filluan luftën e rregullt kundra shqiptarizmës… Më 1908, kur u shpall lirija konstitucionale, në të gjithë anët ku ndodheshin shqiptarë, u hapnë klube, u botuan fletore, edhe u shtypnë e u përhapnë libra edhe u krijua Normaleja e Elbasanit për të pregatitur mësonjës të aftë. Mirëpo , faktorët ngatërrestarë të huaj, duke u mbështetur n’elementët fanatikë të vendit, dëndësuan luftën në të katër anët. Lufta për shkronjat dhe gjuhën doli në krye. Xhonturqit kërkuan që shqipja të shkruhej me germa arabishte dhe të përhapej kultura osmane. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zënore, por edhe si një gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashkëtingëllore, me një fjalë ishte një mjet mashtronjës për t’i ndaluar shqiptarët në fushën e kulturës. Në tërë Shqipërinë bota u nda më dysh: partizanët e shkronjave latine dhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropiane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, edhe e dyta fanatizmën fetare, e para gjallëri në jetë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë, grekët dhe serbët ndihmonin propagandën e xhonturqve…Nacionalistët u detyruan të formojnë çeta dhe t’organizojnë kryengritje. Me rëndësi ishte ajo e Kosovës, e cila përfundoi me zbritjen e kryengritësve në Shkup” – shkruante Kristo Kirka.
Ai përpiqej që shqiptarët e Amerikës të mbanin gjallë gjuhën shqipe, të shkruanin e të lexonin në gjuhën e mëmës, të merrnin dituri dhe të kulturoheshin. Nga shoqëria “Arsimi” organizoheshin kurse dhe shkolla sezonale për të mësuar gjuhën shqipe të shkruar. Madje, Kristo Kirka, bënte thirrje për themelimin e një shoqërie theatrale, që të zbukuronte jetën e emigrantëve shqiptarë dhe të edukonte atdhetarizmin e tyre:
“Thërriten gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në dramat “Besa” të Sami Frashërit, “Vdekja e Pirros” të Mihal Gramenos etj. dhe çdo atdhetar që dëshiron të marrë pjesë në një shoqëri theatrale, të ndodhen në mbledhjen që do të mbahet më 29 të vjeshtës së dytë 1911, për të rregulluar një shoqëri theatrale”
Kështu, me nismën e Kristos, u themelua shoqëria teatrale “Lahuta”, me qendër në Boston.

*Marre nga Monografia e Uran Butkes”Kristo KIRKA)

Filed Under: Histori Tagged With: Besa-Besen, Kristo Kirka, kryetar, Uran Butka

EMRI I BUTRINTIT RRJEDH NGA GJUHA SHQIPE E FOLUR NE PARATOKEN E TIJ DHE JO NGA GREQISHTJA E VJETER

February 19, 2015 by dgreca

NGA KOZMA TAHO- CLEARWATER FLORIDA/
Emri i Butrintit, thonë autorët greko – helenë vjen nga fjala “ bous “ e greqishtes së vjetër me të cilën ajo emërton kaun , demin. Dhe për ta bërë këtë sa më të besushme, këta servilë të perandorëve romak, sajuan edhe legjendat e themelimit dhe emërtimit të tij prej refugjateve trojan . Autor të sotëm arkeolog , historian e të tjerë e duan Butrintin të jetë i themeluar nga greko – helenët e Korinthit dhe Korkyrës aty rreth shek. VIIp.e.s. Akademia e Kulturës së Romes fashiste dergoj Maria Luigji Ugolinin për ta zbuluar e për tja adresuar Greko – Heleneve themelimin e Butrintit Madje edhe UNESKO që e ka marr në mbrojtje, nëpërmjet penës së përfaqësuesit të saj R. Hodge, e do që të jetë themeluar prej greko – helenëve. Akademia e Shkencave të Shqiperisë solli edhe arkeologen greke K. Hatzis për të na e saktësuar këtë nëpërmjet arkeologut tonë të “ shquar “ N. Ceka me librat “Butroti” dhe “Iliret”. Nuk kam ndërmënd të ndalem në këtë shkrim në lajthitjet e këtyre autorëve që e quajn veten arkeolog sepse vet gjetjet arkeologjike në Kodër Butrint i rrëzojnë lajthitjet e tyre. Mjafton të shikosh faqet 70 dhe 71 të librit të prof. Dh. Çondit “ Butrint , Hystory, Monuments and Museum “ ku tregohen një pjesë e gjetjeve arkeologjike dhe bindesh plotësisht. Arkeologjia po bën gati një shekull që është prezente në Butrint e vërdalloset e punon jashtë rrethimit të parë e të dytë të tij e guxon të flas për Historinë, parahistorinë dhe prehistorinë e tij. Aq më tepër akoma , këta autor nuk guxojnë ti referohen burimeve mitologjike qoftë të asaj arberore apo edhe asaj që bota akademike e pranon për greko – helene. Studiusi i shquar
arvanitas A. Kola që i ështe qasur atyre mendon se themelues i Butrintit është Kadmi mitiko legjendar i cili pat udhëtuar për këtu me qerre të tërhequr nga buajt . Si për ta vërtetuar këtë edhe deri në ditët e sotme dy parcela të medha në mesin e paratokës së Butrintit mbajn emrat” Kandale” dhe “Bundo “ çka mund të lidhet me Ka apo Buall. Të tjerë autor Greko –helen, që e duan me pa tjetë që emri i tij të vij nga gjuha helene thonë se mund të vij edhe nga fjala “bout “ me të cilen ajo emërton rigonin. Autore shqiptar hamëndësojnë se mund të vij edhe nga fjala buzë e shqipes , meqënse ështe ndërtuar buzë detit. Të tjerë akoma ndajnë emrin e tij në biri i trimit apo biri i trojes per të pranuar edhe legjendat e themelimit të tij. Duke kërkuar rreth preardhjes së emrit te Butrintit vura re se: popullsia rrënjëse e Fushë Mursisë, si dhe çobenët vlleh, çam apo labe qe silleshin rreth këtyre trojeve , i emërtonin ato me një emër shumë interesant – VITHRINË, VUTHRINE apo VUTHROT. Interesante është se edhe inteligjenca shqiptare e rreth viteve 30 te shekullit te kaluar i emërtonte keto troje me të njëjtin emër ( shiko per kete raportin e z. Sotir Kolea drejtuar Ministrit te Arsimit Qershor 1930 ). Nën këtë emër gjuha shqipe, e folur në paratokën e Butrintit emërton trojet që fundosen , ulen nën nivelin parësor të tyre, si në vënde te thata ashtu edhe nën nivelin e ujrave. Kështu pra popullsia rrënjëse e Fushë Mursisë e më gjërë ka percjell faktin se këto troje ndoshta mbas ndonjë katastrofe natyrore , tërmeti e rrëshqitje kanë pësuar ndryshim nivelesh. A nuk është ulur toka , madje edhe nën nivelin e ujrave të liqenit , në te ashtuqujturën agora a forum romak si dhe në vet teatrin e Butrintit ? Kjo është tejet e saktë dhe lehtësishtë e vrojtushme . Por , a mund të jetë kjo ulje emërtuse e Butrintit? Për sa njohuri kemi deri më sot, Jo. Emri i Butrintit është i njohur rreth njëmij vjet para se te dodhte kjo ulje , regjistruar nga Hekateu i Miletit, i vetmi visitor i hershëm i tij ,rreth viteve 520 p.e.s. Shtoj me kete rrast se As/ prof. Hernandesi i Universitetit Notre Dame të Amerikës si dhe Prof. Çondi , të cilët gërmuan deri 6-7 metra thell në forumin romak , si neo filohelenist të mirë thanë se nuk mund të bëhet fjalë për qytetërime më të herëshme se shek i VII p. e. s. Ata gjetën ndër të tjera dhe një parmënd druri , material lehtësisht e shkencërisht i datushëm . Ende nuk është publikuar se kujt periudhe i përket ajo : në mos e kanë zhdukur . Si do qoftë Prof. Çondi do të bënte deklaratën e më poshtme për Balkanweb : “ ….Me germimet e reja ne Butrint, dalin në dritë deshmi të reja të një qytetërimi të lashtë ……..me zbulimin e objekteve më të fundit në Butrint vërtetohet me fakte konkrete se Butrinti ka një histori më të herëshme zhvillimi nga ajo që kemi mësuar deri më sot “ ( Ballkanweb Qershor 2012 ) Si do qoftë unë mendoj se trualli që u bë emërtues i Butrintit i përket gjiut liqenor në krah të Portes së Luanit . Në prehistori kjo pjesë ka qënë stere , e pikërisht këtu ka qënë vendosur fshati prehistorik i peshkatarëve. Si rezultat i ndonjë tërmeti të fuqishëm është aktivizuar dhe ka rrëshqitur e zhytur nën nivelin e ujrave të liqenit pjesën më të madhe të fshatit , duke përbër kështu një katastrofë natyrore nga ato që mbahen mëndë e përcillen gjatë në memorjen e shoqërisë njerëzore . Brezat e popullsive rrënjëse të paretokës së Butrintit i përcollën këto troje nën emrin vithrinë , vuthrinë , vuthrot e që nga helenët u shkruajtën Buthrot apo Buthrotos e nga romaket Buthrotum . Një ndër elementët që të çon në këtë hamëndësi është mos ekzistenca e ndonjë kalate portuale me blloqe gurësh qiklopik në këtë pjesë e cila është më e përshtatshmja dhe më e mbrojtura nga batica e zbatica e liqenit . Pikërisht këtu pak metra në krah të varrezave ndodhet një fragment muri paksa i përmbysur , ndërtim i periudhës mesjetare , me sa gjykohet nga Guiskardët, të cilët ndërtuan këtu një flotë detare të tërë siç tregon kronistja Anna Komneni . Kështu pra , prejardhja e emrit të Butrintit nuk ka asgjë të përbashkët me Ka, Dem a Buall, Me Rigon a Buzë, prralla historiano – dijetaresh, por me nje katastrofë natyrore që përpiu një fshat të tërë e që u ruajt e përcoll gjatë në memorjen e popullsisë vëndëse nën emrin Vithrinë , Vuthrinë apo Vuthrot .
KOZMA TAHO
CLEARWATER FLORIDA
Shkurt , 2015

Filed Under: Kulture Tagged With: Emri i Butrintit, Kozma Taho, nga gjuha shqipe, rrjedh

MISTERI I VRASJEVE TE PJESTAREVETE UÇK-së

February 19, 2015 by dgreca

Vrasjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së si po klasifikohen: politike, parapolitike, të qëllimta, të porositura nga Serbia apo nuk llogariten fare?!
Nga Faton Mehmetaj/
Vrasjet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vite që komentohen në Kosovën e pasluftës, nëpër gazeta, në rrjetet sociale, në çarshi e në jetën e përditshme. Shumica prej komentuesve shprehin mllef, shprehin mendimet e tyre, secili i ndikuar nga subjektiviteti i vet. Disa e lavdërojnë UÇK-në, disa të tjerë e poshtërojnë atë, e disa të tjerë bëjnë sehir e derdhin lot krokodili. Prej të gjitha këtyre shtresave rrallëkush ka bërë pyetje dhe e ka ngritur zërin në përjashtim të familjarëve, të cilët kanë pritur nga shteti se do të ketë drejtësi për familjarët e tyre. Pse janë heshtur vrasjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së?! Pse askush apo rrallëkush e ka ngritur çështjen e tyre?! Pse të gjitha hetuesitë, deri në ditët e sotme, i kanë anashkaluar këto lëndë, e disa prej tyre i kanë mbyllur fare?! Në këto pyetje është dashur të përgjigjej hetuesia, policia, UNMIK-u më herët, EULEX-i tani, gjykatat vendore dhe ato ndërkombëtare, prokuroria e shtetit dhe organet tjera kompetente. Vrasjet tragjike të mbi njëqind figurave të rezistencës shqiptare, shumica eprorë dhe ushtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbetur në harresë.
Kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet rresht, por edhe përkundër premtimeve të dhëna se do të zbulohen të gjitha vrasjet e pasqaruara, duke i përfshirë këtu edhe vrasjet e disa prej drejtuesve të UÇK-së në periudhën e ilegalitetit, deri më tani nuk doli asgjë. Neglizhencën, pengimin dhe moszbulimin e këtyre vrasjeve e kanë bërë struktura të lidhura me shtetin. E kanë bërë ata që nuk e kanë dashur unitetin e Kosovës, e kanë bërë ata që nuk e dëshirojnë progresin e Kosovës. Që nga paslufta e këndej janë vrarë mbi njëqind çlirimtarë, shumica prej tyre strategë luftarakë, vizionarë, eprorë të shquar për profesionalizëm, të urtë në përditshmëri e të pathyeshëm në vijat e frontit. Dyshimet janë të bazuara se këto vrasje ishin të organizuara nga shërbimet sekrete serbe, të ndihmuara nga veglat e tyre të ngjashme me “opriçnikët” e Ivanit të tmerrshëm rus. Këto vrasje nuk po ndriçohen qëllimisht nga një shtresë e njerëzve të paaftë dhe injorantë, madje jo vetëm të tillë, që kanë ardhur në pozita të caktuara përmes servilitetit, duke u paraqitur viktimë e duke u strukur e nënshtruar para akëcilit që ka qenë i veshur me pushtet. Kjo shtresë e njerëzve e ka dëmtuar imazhin e organeve tona shtetërore, policisë, hetuesisë e gjyqësisë. Këto vrasje e kanë dëmtuar Kosovën pa masë duke e shndërruar në një shtet kaotik pa qenë. Gjendja në të cilën jemi sot, është meritë e këtyre shtresave. Duhet përmendur se vrasjet enigmatike apo të pasqaruara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në njërën anë dhe të disa personaliteteve politike të Kosovës në anën tjetër, e kanë rrezikuar gjendjen e sigurisë skajshmërisht, ato kanë reflektuar shumë në destabilitetin politik dhe në prishjen e imazhit të Kosovës në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Në përgatitjen e skenarëve të vrasjeve serike, që ndodhën në Kosovën e pasluftës, padyshim se janë të involvuara agjenturat serbe, pasi që qeveritë e Serbisë që nga përfundimi i luftës në Kosovë e këndej të vetmen rrugë për rimarrjen e sërishme të Kosovës e shohin nëse arrijnë ta destabilizojnë apo ta vietnamizojnë Kosovën: t’i fusin shqiptarët në konflikt të dyfishtë: ndërmjetveti dhe me bashkësinë ndërkombëtare.
Dyshimet se Serbia ka dorë në organizimin e këtyre vrasjeve rriten edhe më shumë ngase shumica e dëshmitarëve që kanë dëshmuar në gjyqet dhe në proceset e montuara kundër eprorëve dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka rezultuar se paraprakisht kanë qenë dëshmitarë të përpunuar në Serbi. Madje, dëshmitari N. B. i ka kushtuar mbi 4 milionë euro buxhetit të Kosovës dhe deri më tani me dëshmitë e tij nuk ka kontribuar në asnjë proces gjyqësor për zbardhjen e të vërtetës. Ky person më shumë ka qenë i porositur për ta njollosur UÇK-në se sa ka qenë dhe është dëshmitar i besueshëm i ndonjë procesi të mirëfilltë gjyqësor. Serbia nëpërmjet rrjetit të bashkëpunëtorëve që i ka të instaluar në Kosovë dhe të nomenklaturës që ka arritur ta inkorporon në institucionet e Kosovës, ka ndërmarrë veprime dhe fushata të orkestruara në forma të ndryshme kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, varësisht si u ka rezultuar pas analizës së personaliteteve të tyre veç e veç.
Shoqëria kosovare, organet kompetente të hetuesisë e të drejtësisë duhet të mbledhin prova e fakte konkrete, pos atyre që kanë mbetur, sepse një pjesë e këtyre fakteve janë shkatërruar nga UNMIK-u, pas dështimit të drejtësisë në Kosovë. Për ta implementuar drejtësinë në Kosovë ka dështuar UNMIK-u, EULEX-i (shih për këtë aferat tepër të rënda korruptive që janë bërë publike prej vet pjesëtarëve të këtij misioni), por ka dështuar edhe drejtësia vendore, e cila ka qenë e politizuar dhe e shantazhuar. Këto janë disa nga arsyet pse vrasjet politike të asnjë profili nuk janë zbuluar. Mbi njëqind veta është numri i pjesëtarëve të vrarë të UÇK-së, TMK-së, Policisë së Kosovës, etj., vrasjet e të cilëve nuk janë zbardhur ende. Çështja është se gjykata speciale që pritet të formohet, a do ta konsiderojë këtë shtresë të barabartë për trajtimin e rasteve të vrasjeve të tyre në këtë gjykatë, e cila edhe ashtu po ngitet posaçërisht kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, apo do të anashkalohen e heshten rastet e tyre siç ka ndodhur deri më tani?!
Për zbardhjen e vrasjeve të cilësuara me motive politike, që kanë ndodhur pas luftës, gjatë luftës, apo para luftës janë bërë thirrje të vazhdueshme nga shtresat e ndryshme të shoqërisë, është bërë thirrje tek UNMIK-u, EULEX-i e organet e drejtësisë për të dhënë kontribut në zbardhjen e këtyre vrasjeve, por kjo nuk ka ndodhur. Kanë kaluar mbi pesëmbëdhjetë vite e gjykatat tona, të ndihmuara edhe nga UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk kanë arritur të zbulojnë makar një rast. Ky hendikep po ndodhë për shkak se drejtësia – organet e drejtësisë nuk janë të liruara nga ndikimet politike. Nëse arrihet të bëhet një gjë e tillë, ky mund të jetë edhe njëri nga çelësat e suksesit për zbardhjen e këtyre rasteve dhe dhënien fund manipulimeve të shumta në emër të tyre. Nëse akuzat nuk janë të argumentuara dhe të bazuara realisht, nëse ndodhë të jenë të motivuara politikisht dhe të ngriten për qëllime të dyfishta, prapë do të bëhen gjyqe sa për të thënë, viktimat dhe familjarët e tyre nuk do të marrin drejtësi dhe do të bëhen padrejtësi të mëdha. Nuk duhet të përsëriten praktikat e UNMIK-ut, kur dosjet gjyqësore përgatiteshin në Serbi e UNMIK-ku i zbatonte në Kosovë.
Vrasjet enigmatike të periudhës së pasluftës, të luftës dhe të paraluftës, duhet trajtuar njëlloj të gjitha e jo në mënyrë selektive. Janë mbi 100 pjesëtarë të UÇK-së të vrarë pas luftës, por që askush nuk është marrë me zbardhjen e tyre. Që nga ajo kohë e gjer më sot për këto vrasje është heshtur. Ata që i urdhëruan vrasjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pavarësisht çfarë tabori i takojnë e kanë bërë punën e Serbisë. Kjo do të thotë se mosndriçimi i krimeve dhe lënia e lirë e kriminelëve u shkon përshtati më së shumti atyre që i kanë sponsorizuar krimet dhe kriminelët.
S’do mend se drejtësia nuk ka funksionuar në Kosovë për një kohë të gjatë sepse ka qenë e kapur nga klanet e mafies politike. Kjo është njëra nga arsyet e prolongimit të zbardhjes së vrasjeve që ndodhën në Kosovën e pasluftës. Këto vrasje u heshtën nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore për shkak të lidhjeve të ngushta të klaneve të krimit të organizuar me shtetin. Si pasojë e kësaj u likuiduan edhe shumica e dëshmitarëve të proceseve gjyqësore, shumë prej të cilave procese të montuara, për të vazhduar anonimiteti rreth këtyre vrasjeve me qëllim që prapë sa herë të duan të krijojnë procese të reja, jo për të vënë drejtësi për viktimat, jo për ta ndriçuar të vërtetën, por më shumë për pazare politike, siç mund t’i konvenojë dikujt.
Siç e kemi parë në shtyp, në fushatat elektorale, në gjykata e në jetën e përditshme lufta mes klaneve të mafies politike ka qenë e ashpër dhe për pesëmbëdhjetë vite nuk kanë zbritur fare tensionet. Duke u marrë me vetveten e me njëri-tjetrin e kemi harruar ndërtimin e shtetit, ndërtimin e të ardhmes për brezin e ri, i cili po shpërngulet në vendet e Europës e të botës tash e pesëmbëdhjetë vite herë më pak e herë më shumë.
Serbia gjatë të kaluarës për t’i mbajtur më lehtë nën sundim shqiptarët, i nxiti vëllavrasjet ndërmjet tyre, thuri intriga e shkaktoi ngatërresa të mëdha, pasojat e të cilave shqiptarët i bartën mbi supe me dekada. Dhe tërë këto nuk kanë qenë të ngjarje të rastit, por të parapara me planprograme antishqiptare, të hartuara e të zbatuara nga organet zyrtare të Serbisë. Ndonjë prej këtyre dosjeve është bërë publike vetëm pas njëqind vjetësh! Ky fenomen është i njohur e i trajtuar me qindra herë të paktën qysh kur Serbia e pushtoi Kosovën më 1912 dhe ka vazhduar pa e humbur efikasitetin gjer në ditët e sotme. Interesi dhe prania e lartë e agjenturave serbe në Kosovë dhe ndikimi i tyre tek bashkëpunëtorët dhe lidhjet e veta, qoftë nëpërmjet influencimit apo shantazhit, ka krijuar një klimë të volitshme që Serbia t’u hyn proceseve për të tentuar t’i barazojë krimet e forcave okupuese serbe (ushtrisë, policisë, paramilitarëve serbë…) me ato të shqiptarëve! Serbia ka botuar mbi 400 libra, shkrime, lansime nga më të ndryshmet në shtypin e Serbisë dhe atë ndërkombëtar, duke bërë çmos për ta njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e shenjtë të saj. Si produkt i angazhimit të Serbisë dhe luftës speciale që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë Serbia kundër drejtuesve të UÇK-së, është iniciuar edhe formimi i gjykatës speciale për t’i gjykuar ekskluzivisht ish-pjesëtarët e UÇK-së, gjykatë kjo e vetmja në rajon që do të formohet kundër shqiptarëve e që do të ketë karakter të gjykatës etnike, sikurse gjykata e Nurembergut e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, veçse me një dallim të madh: gjykata e Nurembergut nuk i gjykoi viktimat (hebrenjtë) por agresorin (nazistët) e në rastin e Kosovës po ndodh e kundërta, madje edhe me selektime tendencioze brenda llojit. Kjo qasje është mashtrim i opinionit dhe dhunim i drejtësisë ndaj njërës palë.
Në Kosovën e pasluftës vrasje dhe krime ka bërë kush ka mundur e më së paku pjesëtarët e UÇK-së, megjithëse janë cilësuar si fajtorë kujdestarë për çdo gjë që ka ndodhur, ndonëse fajësia e tyre në më shumë se 80 për qind të rasteve nuk është vërtetuar.
Sidoqoftë, i gjithë angazhimi i shoqërisë kosovare duhet të fokusohet në gjetjen e vrasësve të vërtetë, të cilët, sigurisht se nëse zbulohen do të tregojnë për urdhërdhënësit dhe prapaskenat e moszbardhjes së deritashme të këtyre krimeve. Partitë politike në Kosovë pa dallim duhet të bashkohen për ta luftuar fenomenin e vrasjeve politike dhe të vrasjeve me porosi si dhe të gjitha tentativave që qojnë kah vëllavrasja dhe destabilizimet e mundshme të përplasjeve, që mund të vijnë nga grupet dhe klanet e caktuara të mafies politike. Pse të mos zbulohen vrasjet e mbi njëzet eprorëve të TMK-së?! Pse të mos zbulohet vrasja e ish pjesëtarit të UÇK-së, Avni Elezajt, i cili si 17-vjeçar gjatë kohës së luftës likuidoi njërin ndër kriminelët më famëkëqij të Serbisë, Vidomir Shalipurin, që hyn në vazhdën e sulmeve të vazhdueshme kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së? Avni Elezaj u vra më 12 tetor 2002, në Pejë, bashkë me Bekim Mustafën nga Klina e Poshtme e Skënderajt me banim në Arbnesh (ish- Vitomiricë) të Pejës, edhe ky ish-pjesëtar i UÇK-së. Pos kësaj, më 17 mars 2004, u vra edhe babai i Avnisë, Smajl Elezaj, vetëm pak orë para shpërthimit të protestave të marsit në Pejë. Pse të mos zbulohet vrasja e Avdi Mujajt, nga Strellci i Deçanit, i cili më 1 tetor 2003, u vra në oborrin e shtëpisë së vet në prani të familjes së tij, me ç’rast u plagosën rëndë edhe tre kushërinj të tij?! Pse të mos zbulohet vrasja e vëllezërve Brahim e Rexhep Nikqi, djemtë e atdhetarit të shquar Sylë Mehmeti, të dy aktivistë të çështjes kombëtare dhe pjesëtarë të UÇK-së, të cilët u vranë në një pritë në Shqipëri në gusht të vitit 1999, derisa po vinin në Kosovë?!
Pse të mos zbulohen dhe dënohen denoncuesit apo pjesëmarrësit e mundshëm në pritën në Pestovë, ku u vranë disa nga drejtuesit kryesorë të UÇK-së?! Pse të mos zbulohen rastet e mjekut Hafir Shala e veprimtarit Xhavit Haziri, të arrestuar e më pas të zhdukur nga policia sekrete serbe; vrasjet e Hyzri Tallës, Ilir Durmishit, Afrim Maliqit, të vrarë nga policia sekrete serbe në Prishtinë në fillim të dhjetorit të vitit 1998, në prag të fillimit të ofensivës në Llap. Pse të mos zbulohen organizatorët e pritës në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit, në janar të vitit 1999, ku u vranë mbi tridhjetë shqiptarë, prej tyre 21 pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe disa komandantë të njohur të Zonës Operative të Dukagjinit? Pse të mos zbardhet prita ku u vra nga forcat serbe njëri ndër organizatorët e orëve të para të UÇK-së, Mujë Krasniqi bashkë me 41 bashkëluftëtarë të tjerë në Gorozhub të Hasit në dhjetor të vitit 1998?! Pse të mos zbulohet vrasja e Ekrem Rexhës-komandant “Drinit”, ish-komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, për të cilën UNMIK-u organizoi edhe një proces gjyqësor, ku u akuzuan për vrasjen e tij bashkëluftëtarët e tij, në mesin e tyre eprorë të lartë të UÇK-së, të cilët më pas u shpallën të pafajshëm, por që karrierën ushtarake ua shkatërruan përjetësisht?! Pse të mos sqarohet vrasja e Skënder Gashit, nga Sopniqi i Rahovecit, luftëtar i dalluar i UÇK-së dhe pjesëtar i TMK-së, i cili u masakrua në afërsi të fshatit të tij, e që pesë ditë më vonë si pasojë e kësaj i vdiq edhe babai?! Pse të mos ndriçohet vrasja e Ali Ajetit, Ali Ukajt, Ilir Konushevcit, Agron Rrahmanit, Bahri Fazliut, Sadri Ramqajt, Enver Haradinajt, Shaqir Krasniqit, Agim Makollit, Sadik Ukës e dhjetëra të tjerëve…
Vrasjet në moh, në prita, në pabesi, vrasjet e liderëve politikë, të udhëheqësve ushtarakë e kombëtarë, vrasjet e prijësve kulturorë e fetarë gjatë historisë dhe vrasjet që kanë ndodhur pas përfundimit të luftës së fundit kundër Serbisë dhe dëbimit të forcave ushtarako-policore e paramilitare serbe nga Kosova, nuk janë risi, janë një lloj përsëritjeje e ngjarjeve të hidhura që kanë ndodhur gjatë historisë ndër shqiptarë edhe më parë. Brenda një kohe të shkurtër u vranë liderët më të shquar të kombit shqiptar, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi e qindra të tjerë. Vetëm me emrat e tyre do të mbusheshin disa libra shumëfaqëshe, aq i madh është numri i atdhetarëve të popullit shqiptar, të vrarë për motive politike me porosi të armiqve apo të eliminuar për shkaqe revanshiste, karrieriste apo të luftës së brendshme mes klasave politike. Ky fenomen paraqet rrezik të lartë për popullin shqiptar, ngase vrasjet e motivuara politikisht kanë një kontinuitet, por edhe një tradicion me vrasjet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kanë vazhduar gjer më sot.
Nga historia mund mësojmë dhe të marrim sinjale të qarta prej nga vijnë nxitjet e vëllavrasjes në Kosovë dhe në hapësirat mbarëshqiptare, sepse hetime të mirëfillta për këto vrasje nuk janë bërë pothuajse asnjëherë, kuptohet as për vrasjet e kësaj cilësie që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas luftës së fundit. Vet fakti se këto vrasje nuk janë zbuluar tash e pesëmbëdhjetë vite e disa edhe më shumë, e tregon mosseriozitetin dhe mosangazhimin e shoqërisë tonë në këtë drejtim, veçanërisht të organeve kompetente, duke lënë hapësirë për manipulime të shumta. Për vrasjet politike është folur e përfolur, por edhe është debatuar në kohë fushatash e momentesh sensitive nëpër të cilat ka kaluar populli ynë këto vitet e pasluftës, në vitet e lirisë, për të cilën është derdhur shumë gjak, është dhënë mund e janë bërë shumë sakrifica. Secili qytetar pyet me të drejtë se pse me të vërtetë nuk janë zbuluar këto vrasje kaq gjatë, kur në Kosovë që nga fillimi e gjerë më tani sundimi i ligjit dhe i drejtësisë është mbikëqyrur dhe është zbatuar nga instancat ndërkombëtare, siç janë: UNMIK-u, EULEX-i, KFOR-i, OSBE, por edhe nga instancat vendore, që kanë qenë mbështetës e deri diku edhe zbatues të vendimeve të instancave ndërkombëtare, që veprojnë në Kosovë dhe e ndajnë drejtësinë. Ndoshta nuk pritet aq shumë nga shtresa të caktuara të shoqërisë sonë, të cilat çdo ditë e më shumë po e mohojnë shtetësinë e Kosovës, që të punojnë sinqerisht dhe intensivisht në zbardhjen e këtyre vrasjeve që presin drejtësi tash sa vite.
Vrasjet e pazbardhura politike në Kosovë më shumë janë përdorur nga nomenklatura të caktuara të shoqërisë sonë si gogol për t’i frikësuar grupimet e caktuara me qëllim që t’i mbajnë nën kontroll dhe t’i disiplinojnë ato, e shumë pak ka pasur të interesuar që t’i zbardhin ato vrasje, të ketë drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre.
Qarqe te caktuara, të porositura, mirë të financuara, menjëherë pas mbarimit të luftës kanë organizuar një fushatë të orkestruar kundër elementit progresiv në Kosovë, kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ish të burgosurve politikë dhe pjesës tjetër që ka mbajtur qëndrim të profilizuar për zhvillimin dhe progresin e vendit. Rrathët koncentrikë të këtyre qarqeve kanë qenë dëshmitarë në të gjitha proceset gjyqësore kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Tribunalin e Hagës dhe në proceset gjyqësore të organizuara në Kosovë, procese këto që janë analoge me proceset e gjyqeve të regjimit komunist në ish-Jugosllavi, të organizuara për ta shkatërruar klasën kundërshtare, duke i përdorur aparaturat e shtetit. Për zgjidhjen e kësaj situate ka qenë dashtë një veprim më direkt, por ka heshtur secili, asnjëri nuk ka marrë guxim por edhe nuk kanë qenë të interesuar për ta trajtuar problemin e vrasjeve të pasluftës. Kjo çështje tepër e ndjeshme më shumë ka shërbyer për të ngjallë urrejtje e armiqësi ndaj grupeve të caktuara, veçanërisht ndërmjet LDK-së dhe krahut të luftës, sesa ka qenë një këmbëngulësi për t’i zbardhur këto vrasje, duke lënë hapësirë që sipas dëshirës apo interesave për t’ua vënë në barrë individëve apo grupeve të caktuara. Për t’i zbardhur vrasjet politike, pra vrasjet e aktivistëve të LDK-së dhe vrasjet e eprorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, TMK-së, Policisë së Kosovës, etj. që sigurisht shumë prej tyre janë politike apo akudohet se janë politike, nuk është vonë kurrë, por nuk duhet keqpërdorur e politizuar këto raste, meqenëse është duke u formuar gjykata speciale, ngase politizimi është imponim direkt i përzierjes së politikës në këto procese, të cilat edhe mund të dështojnë si herëve tjera po qe se i lejohet politikës t’i futë duart dhe të ndikojë politikisht në këto procese.
Shpesh herë janë organizuar fushata me porosi nga qarqet e Serbisë për komprometimin dhe shantazhimin e udhëheqësve të ish-UÇK-së, duke shkruar vetëm zi. Fatkeqësisht, kundër këtyre fenomeneve kanë heshtur organet shtetërore, ka heshtur klasa intelektuale, drejtësia, hetuesia, etj., edhe pse e kanë pasur të qartë se kemi të bëjmë me shpifje dhe me fushata të organizuara e të përpunuara në laboratorët e shërbimeve sekrete serbe. Duke u bazuar në fushata të tilla shpifjesh, janë ngritur dhjetëra procese gjyqësore në të cilat janë gjykuar shumë pjesëtarë të UÇK-së, kanë vuajtur me dhjetëra vite burg gjatë qëndrimit në paraburgim, nga gjykimet e deritanishme kanë mbajtur të gjithë bashkë qindra vjet burg dhe më pas më se 80 për qind e tyre ka dalë të jenë të pafajshëm. Edhe pse ata kanë dalë të pafajshëm atyre iu ka shkatërruar karriera politike e ushtarake, janë njollosur moralisht pa të drejtë, iu ka shkatërruar ekonomia familjare dhe u është rrënuar e ardhmja. Kjo shtresë e shoqërisë është keqtrajtuar dhe denigruar skajshmërisht. Mbi 45 pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje, sepse nuk kanë mundur ta durojnë gjendjen në të cilën i katandisi shoqëria kosovare ekonomikisht e politikisht. Shumë prej tyre janë bërë personazhe të rregullta të kronikave televizive e gazetaresve për ilustrimin e skamjes e mjerimit në Kosovë. Afërsisht pesëdhjetë libra janë shkruar kundër UÇK-së nga shkrimtarë, gazetarë të huaj e shqiptarë, çka s’u tha kundër UÇK-së, që rezultuan edhe me procesin Dick Marty, i cili pos akuzave që e dëmtuan shumë rëndë imazhin e UÇK-së, të Kosovës e të shqiptarëve përgjithësisht, baza e të cilave ishte dhe është në Serbi, të gjeturat e bëra publike deri më tani nuk e materializuan asnjë prej akuzave skandaloze të tij.
Gjeneralët serbë kanë deklaruar publikisht se nuk mund të kthehen në Kosovë pa e gjunjëzuar UÇK-në, dikush që ka emër e mbiemër po punon pandërprerë për këtë. Çdo ditë përbaltoset figura e UÇK-së nga kjo shtresë. Mbi tetë mijë shqiptarë të kosovës kanë azil në vende të ndryshme të Europës e botës si të përndjekur nga UÇK-ja, për ta siguruar azilin partitë politike u kanë dhënë dëshmi këtyre njerëzve që janë të përndjekur nga UÇK-ja. Për çudi ka prej tyre që krahas statusit të të përndjekurit politik nga UÇK-ja të marrë në ndonjërin nga shtetet europiane bashkë me të gjithë anëtarët e familjes, kanë ushtruar edhe poste të larta në institucionet e Kosovës! Shoqëria jonë e ndihmuar edhe nga një shtresë e kriminalizuar e pushtetit ia ka dhënë rastin akëcilit që do, t’i quajë kriminelë pjesëtarët e UÇK-së, t’i vret e askush të mos përgjigjet për këto vrasje. Fatkeqësisht, ky është vetëdijesimi ynë. Siç dihet edhe publikisht me qindra lëndë të krimit të organizuar, korrupsionit e lëndë të tjera janë zhdukur nëpër prokurori, sa e sa prova janë zhdukur, sa e sa raste janë fshehur, sa e sa dosje janë bartur në Beograd, sa e sa dëshmitarë janë vrarë vetëm për ta fshehur të vërtetën, sepse një shtresë e shoqërisë sonë është mësuar ta ndërtojë karrierën mbi mundin, djersën, gjakun, sakrificat e fatkeqësitë e të tjerëve. Shoqëria jonë duhet të vetëdijesohet të unisohet dhe t’i zbardhë të gjitha vrasjet që ndodhën pas luftës, e jo të qaset në mënyrë selektive ndaj këtyre rasteve, sepse sipas logjikës që po kultivohet po i bie se UÇK-ja i ka vrarë pjesëtarët e LDK-së e LDK-ja ata të UÇK-së. Siç është dëshmuar publikisht, shumë prej dëshmitarëve të montuar janë joshur me premtime të ndryshme për t’i përdorur kundër UÇK-së, qoftë për rregullim statuti të azilit në vende të ndryshme të botës, qoftë me para, apo benificione të tjera, por ka ndodhur që kur nuk ua kanë përmbushur kushtet dhe kanë dështuar në dëshmitë e rrejshme edhe janë vrarë.
Edhe përkundër pranisë së madhe të forcave të KFOR-it, të policisë së UNMIK-ut, Policisë së Kosovës, pranisë së shërbimeve të shumta inteligjente, pastaj kontingjentit të hetuesve, prokurorëve ndërkombëtarë e vendorë, drejtësia në Kosovë dështoi në zbardhjen e veprave kriminale dhe të vrasjeve të pasluftës, duke mos i vënë fajtorët para drejtësisë. Kjo nuk është vetëm një mungesë vullneti për t’u përballuar me strukturat e krimit të organizuar, por edhe një mungesë e vendimeve politike për të ndërmarrë masa ndaj këtyre strukturave. Kjo logjikë çon në luftë vëllavrasëse, provokon luftë qytetare, nxitë urrejtje, shkakton pakënaqësi, e të gjitha bashkë e bllokojnë progresin e Kosovës drejt integrimit në BE, në NATO e në instancat tjera ndërkombëtare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Faton Mehmetaj, MISTERI I VRASJEVE TE, PJESTAREVETE UÇK-së

PROF. JOVAN MORCKA,SHQIPTARI I AMERIKËS QË COI PRAKTICITETIN NË SHKOLLËN AMERIKANË TË FULCIT NË TIRANË

February 19, 2015 by dgreca

La Ameriken per Shqiperine. Punoi me shpirt për t’i shërbyer vendit të tij, por një ditë ndjeu prangat në duart e lodhura. U akuzua si “agjent” i Fulcit…/
NGA SOTIR LACO/Detroit/
Në një rrugicë qorre të rrugës “Mihal Duri”në Tiranë, deri aty nga fundi i viteve “80” jetonte një burre me trup të bëshëm,i shtyrë në moshë, që në çido stinë të motit, me krahët dhe duart e tij plot kallo, në vetminë e lumtur që jep puna pasionante në pronën tënde,”qëndiste”kopshtin me drurë fruytorë,me barishte, me shpendë e me bletë.Ishte Jovan Morçika,specialist i mekanikës bujqesore dhe i bujqesisë përgjithshme,një puntor,sistematik në përsosmëri dhe praktik deri në hollësi,i cili punoi pa fjalë e pa orar, me rendiment të lakmueshëm,kudo që e hodhën dallgët e jetës.
U lind në Drenovë të Korcës më 3.1.1900.Ishte i biri i Ristos dhe i Angjelinës,Drenova është
Një fshat ne jugëlindje të Korcës 5 kilometra larg.Është fshat me tradita të larta Atdhetare dhe Patriotike,arsimore e kulturore,këto tradita ja kanë krijuar burrat e fshatit që ishin në kurbet dhe
Ishin antarë të shoqërive te Sofjes,Bukureshtit dhe Shoqërisë “Bashkimi” në Worchester MA
USA. Që nga vendet ku ishin sollën të rënë përparimin dhe me kursimet e tyre ndihmuam fshatin e
Tyre nga cdo pikpapmje.Në Drenovë ka lindur dhe poeti ynë Kombëtar ASDRENI që i këndoju atdheut,punës flamurit dhe është autori i Hymnit tonë Kombetar “RRETH FLAMURIT”që sa herë këndohet në raste frestash në ngrihemi në këmbë dhe nderojmë këtë hymn.Një hijeshi të bukur fshatit i japin dhe manat shekullorë që me to prodhohet rakija e manit, që një gotë të pish të kënaq me aromën të clodh dhe të bën me humor.Po le ta lemë fshatin e te vazhdojmëme jeten e Jovanit.
Familja e Jovanit që kishte rënë në sy brez pas brezi,si puntorë të ndershëm e kokë ulur.Në
vitet e Luftës Ballkanike ,për të shmangur rekrutimin me detyrim në ushtrinë greke në moshë ende të re,Jovan Morcka së bashku me të dy vëllezërit e tij më të mëdhenj,emigrojnë në SHBA ku më parë kishtë qene dhe i ati i tyre.Atje në dheun e largët,me vullnetin dhe aftësitë e tij, nis të punojë,po dhe të shkollohet.Bëri disa lloj punësh krahu.Punoi dhe si berber,por më shumë punoi pranë një shkolle bujqësore në rrethinat e Neë Yorkut,ku mësoi shumë nga prakticizmi dhe pragmatizmi amerikan,si në teori dhe më shumë në praktikë,ku ishte i prirur dhe fizikisht i fuqishëm.Studimet e larta i kreu në fakultetin e Agronomisë së Universitetit COLUMBIA ne Neë York,duke dhe punuar vijimisht për të siguruar dhe mbijetesën.Ka qënë nje jetë intesive,duke punuar ajo e Jovanit të ri,kur cdo ditë me cantën e librave në dore,punonte me rendiment dhe studijonte me sukses.Me përfundimin e Fakultetit,iu afrua punë në Amerkë .por atë e digjte malli për tokën mëmë dhe nje nditë vere te vitit 1925,zbriti në portin e Sarandës.Me diplomën e Universitetit në gji,së bashku me të vëllanë e tij solli në atdhe të parin traktor të markës “FORDSON”.
Duhet të gjente nje punë që t’i përshtatej formimit dhe karakterit si njeri me prirje praktike.
Dhe shpejt e gjeti .Ishte një rast fatlum dypalësh ai,kur Harri T.Fulc e pranoi mësues në shkollën e tij dhe shpejt e bëri përgjegjës të fermës së shkollës në Laprakë afër qytetit Tiranës atëhershme.
Jovan Morcka drejtues i praktikave mësimore bujqësore e blegtorale,ishte shtyllë e fuqishme e sigurte për mbarëvajtjen e punëve të shumta të shkollës së mirënjohur.Falë aftësive dhe formimit me kopetencë profesionale dhe metodikë pragmatiste,punës së tij nuk nihte orar dhe lodhje, ndershmërisë dhe thjeshtësisë,Jovan Morcka erdhi duke ja rritur dhe forcuar më shumë,para nxënësëe dhe sidomos ndaj drejtorit amerikan.
Në shpegimin e mësimit ai u dallua për kopetencë të shumanshme (politeknike) talent pedagogjik,qëndresë dhe palodhshmëri në qartësimin e lëndës,që shkonte deri atje,sa që
Nxënësve dhe mënyrën e lëvizjes së gjymtyrëve të trupit gjatë praktikës mësimore,që energjitë e tyre të shfrytëzoheshin në mënyrë sa më racionale.Duke pasur gjithnjë për bazë ruajtjen e shëndetit,ai bëntë dhe analizat e proceve biokimike,të cilat ndodhnin në organizmin e njeriut,gjatë ritmikës së punës dhe të clodhjes.(Te plote lexojeni ne Diellin e printuar)

Filed Under: ESSE Tagged With: en shkollen e Fulcit, Jovan Morcka, Shqiptari i Amerikes, Sotir Laco

Një buqetë urimi për Raimonda Moisiun, gruan qe dhuron cdo ditë buqeta mendimi

February 19, 2015 by dgreca

Nga Marjana BULKU/
Vendosa të shkruaj sot për të edhe pse për një si ajo mund të shkruash në ditë valentinësh pasi poezia e saj është dashuri njerëzore.Po shkruaj sot për të edhe pse 7- marsi do ti shkonte shumë për shtat urimit tim drejtuar asaj. Ajo është gruaja që nuk resht kurrë së promovuari gratë intelektuale, poete e krijuese në diasporë por edhe më gjërë , të të sotmes,por edhe të retrospektivës. Edhe pse nuk njihemi thellësisht ,mjafton të jesh në veprimtaritë e saj letrare dhe do të kuptosh se këmbëngulja ,vullneti dhe shpirti krijues nuk e braktisin kurrë edhe kur vështirësitë bëhen ortek. 8- marset të cojnë prapë tek ajo jo vetëm për shkak të përkatësisë gjinore,por sepse femra është personazh, frymëzim, subjekt, objekt në mendimin e saj poetik dhe gazetaresk… Janë jo pak serenata që tingëllojnë përmes telave të kitares dhe vargjeve të mendimit të saj. Korcarja që Korcën e mban me vete edhe në Amerikën e largët me sokaket e bukur , serenatat që nuk shterrin, syckat e bukura të rinisë së largët , mallin për nënën, dhimbjen për njerëzit e dashur që nuk rrojnë më…
Ajo ka provuar shumë në këtë jetë ,ia din pothuaj cdo shije asaj,,,(nuk më ka folur kurrë por vargu ia rrëfen),ndaj dhe cdokush e ndjen thellësisht fjalën e saj poetike , sepse ajo prek cdo ind, sepse ka peshën reale të kohës që na vret, na përkëdhel, na fal dhe na merr aq shumë nga jeta jonë.
Vendosa të shkruaj sot për të edhe pse mund ta kisha bërë si falenderim kur në një ditë shtatori në ”Audiencë me shkrimtarë shqiptaro-amerikanë” ajo promovoi tre botime të miat (2003 dhe 2008) dhe nuk reshte së falenderuari cdo kontribut, cdo moshë, cdo pjesmarrje e ku më bëri të kuptoj se në këtë realitet ku koha ,impenjimet dhe preukopimet familjare na mbajnë larg edhe një FALEMINDERIT njerëzit i bashkon dhe i bën mirënjohës përjetë. Teksa përmbyll veprimtaritë hedh dritë mbi veprimtarinë e radhës me një vetësiguri të admirueshme të cilën thotë se ia garanton bashkëpuni me anetaret e shoqates miqtë dhe intelektualet që nuk e lënë kurrë vetëm…
Ahhh e zbulova pak nga pak gruan që në perfomancën e bukur të gruas që mund të konsiderohet qënie e brishtë ,fsheh forcën që i duhet një femre për të përballuar jetën e vështirë dhe angazhimet intelektuale gjithashtu. A ia ka dalë?! Plotësisht.
E di që komplimentet i skuqin njerëzit si ajo,por vlerësimet i duhen gjithkujt si ajo që vullnetarisht vrapon për ti falur disa vezullime më shumë shqiptaro-amerikanëve që pasionet, dorëshkrimet mund tua pluhrosë përditshmëria monotone e ritmit amerikan…ndërsa talenti u shuhet dhe braktiset nëse nuk do të ishte ajo me ato takime që më shumë se letrare janë edhe intelektuale, më shumë se intelektuale janë edhe patriotike, më shumë se patriotike janë edhe edukative por më shumë se gjithcka tjetër ato na bashkojnë.
Vendosa të shkruaj sot për të edhe pse mund të shkruaja cdo ditë kur ajo publikon vargje e shkrime…Nuk e kam bërë asnjëherë sepse doja tia bëja buqetë sot në përvjetorin e datëlindjes së saj. E dashur Monda…romanit të gjatë të urimeve të tua po i bashkangjitem edhe unë sot me këtë ”buqetë fjalësh ” për gruan që me fjalën dhuron buqeta – mendimi cdo ditë.
Gezuar!

Filed Under: ESSE Tagged With: e Raimonda Moisiut, Marjana Bulku, ne ditelindjen, Nje buqete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT